Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Sot, 103 vjetori i lindjes sė Nėnė Terezės
igli_st
Postuar nė: 26.08.2013, 20:51
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 973
Antari Nr: 27508
Bashkangjitur: 14.09.2012



Fotografi e jashtme

TIRANĖ- Sot shėnohen 103 vjet nga lindja e humanistes dhe nobelistes shqiptare me famė nė tė gjithė botėn, Nėnė Tereza.
Angje Gonxhe Bojaxhiu, qė mė vonė e ndryshoi emrin nė Nėnė Tereza, u lind nė Shkup nė 26 gusht tė vitit 1910 nga prindėr shqiptarė. Qė nė moshėn 12 vjeē kishte dėshirė tė bėhej misionare "pėr tė pėrhapur mesazhin e dashurisė sė Krishtit". Nė moshėn 18 vjeē hyri nė urdhrin e motrave tė Notre-Dame de Lorette, nė Dublin, qė punonte me arkipeshkvinė e Kalkutės.

Nėnė Tereza, e veshur gjithnjė me mantelin e bardhė, me shirita blu tė urdhėrit tė Misionareve tė Bamirėsisė, qė ajo kishte ngritur nė vitin 1950, kishte zakon tė thoshte se vepra e jetės sė saj nuk ishte veēse "njė pikė lehtėsimi nė njė oqean vuajtjesh". Por, shtonte ajo, "nėse kjo pikė nuk ekzistonte, ajo do t'i mungonte detit".

E lidhur me vlerat mė tradicionale tė Kishės, besimtarja kishte siguruar njė ditė se nėse do tė kishte jetuar nė periudhėn e Galileut, ajo do t'i kishte dhėnė tė drejtė Kishės kundėr tij. Ajo kundėrshtonte gjithnjė tė gjitha format e abortit.

Nėna e saj superiore nė Dublin dhe Papa kishin mė shumė besim tek ajo, ndaj nė fillim tė vitit 1948, ajo lejohet tė largohet nga urdhėri dhe nga "Motra Agnes" bėhet atėhere "Nėnė Tereza", pėr nder tė shenjtores franceze Sainte-Terese e Lisieux, vendoset nė barakat e Kalkutės, nė Indi, ku nė vitin 1950 themeloi urdhėrin e saj tė murgeshave tė quajtur Misionaret e Bamirėsisė. Nga ajo kohė iu dedikua tėrėsisht tė varfėrve.
Grua e vendosur, e guximshme, pragmatike dhe e pajisur me njohuri tė mira pėr bizneset, njė ditė kur po kalonte nė Romė, i kėrkoi Gjon Palit II njė pjesė tė pasurive tė Vatikanit pėr tė varfėrit e saj. Papa i dhuroi makinėn e tij Rolls Royce, qė ajo e shiti nė ankand me njė ēmim shumė tė leverdisshėm. Disa e qortuan se kishte siguruar fonde nga persona pak tė pėlqyeshėm, si ish-diktatori haitian Jean-Claude Duvalier.
Nė vitin 1979, Ēmimi Nobel i Paqes, shpėrbleu punėn e palodhshme tė Nėnė Terezės nė favor tė tė varfėrve dhe personave qė ishin duke dhėnė shpirt, duke i dhėnė njė autoritet botėror asaj qė shumė prej adhuruesve e konsiderojnė si njė shenjtore.

Nėnė Tereza i ka drejtuar njė mesazh popullit shqiptar nė 30 prill tė vitit 1993, gjatė njė prej vizitave tė saj nė atdhe. Mesazhi cilėsohet si i pari dhe i fundmi drejtuar popullit shqiptar. "Ju do ta doni Shqipėrinė aq sa do tė doni njeri tjetrin. Unė do tė lutem pėrherė qė shqiptarėt tė kenė bekimin e Zotit. Dua tė lutem pėr ne, pėr popullin e varfėr tė Shqipėrisė, pėr popullin e Kosovės qė vuan", thuhet nė mesazhin e humanistes me famė botėrore.

"Shenjtore e tė varfėrve", Nėnė Tereza ndėrroi jetė nė 5 shtator 1997 nė moshėn 87 vjeē, pas njė gjysmė shekulli shėrbim ndaj tė braktisurve nė Indi dhe nė mbarė botėn. Ajo prehet nė selinė e Urdhėrit tė Misionarėve tė Bamirėsisė nė Kalkuta. Nė vitin 1997, pak para se tė ndahej nga jeta, Nėnė Tereza kishte 4000 motra, tė pranishme nė 610 shtėpi misionare, tė pėrhapura nė 123 vende tė botės.
Gjashtė vjet pas ndarjes nga jeta, u shpall "E Lumturuar" nga Papa Gjon Pali i II, njė moment qė i ka hapur rrugė shėnjtėrimit tė saj. Kur i thoshin se do tė shenjtėrohej, ajo thoshte: "Nė fillim mė lini tė vdes".
(e.m/ata/balkanWeb)


----------------------------------------
Ατλαντίδα
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio