Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> “Agimi i Artė” nė Kakavijė: Do luftojmė pėr Vorio, Epirin
igli_st
Postuar nė: 03.09.2013, 09:54
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 973
Antari Nr: 27508
Bashkangjitur: 14.09.2012



Anila Jole

Fotografi e jashtme

“Agimi i Artė” ka zhvilluar tė dielėn nė mesditė njė protestė edhe nė pikėn kufitare tė Kakavijės.

Protesta udhėhiqej nga deputeti Kristos Papas ndėrsa pjesėmarrėsit, mes tė cilėve edhe shqiptari nga Lukova, Roberto Haidi, mbanin nė duar flamuj grekė, flamuj me stemėn e Vorioepirit dhe flamuj nazistė.

Arsyeja pėr protestėn, sipas njoftimit tė “Agimit tė Artė” ishin ngjarjet e fundit nė Pėrmet, ajo qė ata e quajnė “vala e terrorizmit tė policisė shqiptare” nė Himarė, gjatė ceremonisė pėrkujtimore tė Aristotel Gumės, si dhe pėr tė treguar se nuk harrojnė ēėshtjen e Vorioepirit.

Fotografi e jashtme

Protesta zgjati pėr rreth njė orė, gjatė sė cilės lėvizja e qytetarėve dhe mjeteve u bllokua.

Nė tė u dėgjuan slogane nė mbėshtetje tė ēėshtjes sė Epirit tė Veriut, si: "Atje, atje nė Pėrmet do tė ngrejmė flamurin grek", ose “Vorio Epiri ėshtė Greqi, do tė kthehemi sėrish ta ēlirojmė kėtė tokė”.

Nė fjalėn e tij Kristos Papas tha: "Kemi ardhur sot kėtu, nė kufijtė artificialė mes Shqipėrisė dhe Greqisė, nė mėnyrė qė tė demonstrojnė luftėn tonė pėr ēlirimin e Vorio Epirit. Shqipėria e ka frikė “Agimin e Artė”, sepse ėshtė e vetmja parti qė ka qenė nė programin e saj luftėn pėr Vorioepirin”.

Fotografi e jashtme

Duke vijuar ai tha se “Qeveria greke iu jep aleatėve tė NATO-s bazat nė Suda dhe Kalamata pa asnjė shkėmbim. Nė fakt ajo duhet tė kėrkojė ndėrkombėtarisht zbatimin e Protokollit tė Korfuzit pėr Autonominė e Vorioepirit dhe ky do tė jetė hapi i parė pėr ηlirimin e kėsaj toke greke”.

Nė fund Papas i ftoi tė pranishmit tė kthehen me shikim nga Epiri i Veriut: “Tė kėndojmė himnin tonė kombėtar me zė tė lartė qė tė na dėgjojnė vėllezėrit tanė nė Sarandė, Himarė dhe Pėrmet", u shpreh ai.

Me himnin kombėtar dhe parullat nacionaliste ka pėrfunduar protesta e "Agimit tė Artė" nė Kakavijė. Pėr zhvillimin e kėsaj proteste nė kufirin shqiptaro-grek nė Kakavijė, nuk pati njoftim nga policia shqiptare.


----------------------------------------
Ατλαντίδα
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio