Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet



  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Perjashtohet nga shkolla shkaku i mbuleses
extige_88
Postuar nė: 20.10.2013, 18:10
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 317
Antari Nr: 25112
Bashkangjitur: 23.05.2010



Do doja te dija mendimin e te gjithe anetareve te forumit se cfar mendimi kan me rrjedhat e fundit ne Kosove. Ky shtet eshte i regjistruar si shtet laik qe nuk i perket asnje religjioni, mirepo nencmime, keqtrajtime, si dhe malltretime ju bejn vetem atyre te cilet i perkasin religjionit islam, me saktesisht atyre te cilet ne menyre vullnetare kane vendosur thjesht te mbulojn trupin e tyre. Sipas kesaj institucionet vijne ne perfundim qe keto nxenese nuk kane te drejte te vijimit te shkollimit ne keta shkolla mirepo duhet te shkojne ne medrese. Parashtrohet pyetja ne cfare shkollash ateher duhet te shkojn ata te cilet vine gjoksin jasht, kembet e zhveshura ? Mos valle ata duhet te dergohen ne shkolla per striptiz? Mos valle ata duhet te dergohen ne shkolla per filma Porno ? Mendoni se keshtu duhet te veprohet ne nje shtet demokratik laik ? Mendoni se ketu kercenohen thjesht vetem personat te cilet kane deshire vullnetare te mbulojn veten dhe pa i ber asnje pengese dikuj tjeter ?


Ne qofte se te gjithe heshtim, ndryshimi nuk do te vije nga vetja, mirepo jemi ne ata qe mund te ndryshojm te ardhmen.


Me respekt,
Extige


----------------------------------------
I don't mind beeing busy, but i mind wasting my time..
PM
Top
ChronicMan
Postuar nė: 20.10.2013, 23:50
Quote Post


Jam nė rrjedhoja
***

Posti: Antarė
Postime: 39
Antari Nr: 27740
Bashkangjitur: 15.06.2013



Shkolla eshte shum publike prandaj , edhe elemetet krishtere jan te ndalume , kur ti mbushe 18 vjet ajo vajza atehere ne fakulet mundet si ninxha me u mbulu me ferexhe ,ka ate te drejte

por sidoqot Kosova e theu ligjin ,edhe e kan kthy ate vajzen ne shkoll.
PM
Top
igli_st
Postuar nė: 22.10.2013, 22:05
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 973
Antari Nr: 27508
Bashkangjitur: 14.09.2012



Fotografi e jashtme


----------------------------------------
Ατλαντίδα
PM
Top
extige_88
Postuar nė: 31.10.2013, 02:26
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 317
Antari Nr: 25112
Bashkangjitur: 23.05.2010



Po vec dikush i kisht dhan 1 paralajmrim :) , kshuqe i kisht zbut fjalet atifetja


----------------------------------------
I don't mind beeing busy, but i mind wasting my time..
PM
Top
JamesWat
Postuar nė: 31.10.2013, 13:36
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 425
Antari Nr: 27611
Bashkangjitur: 30.11.2012



po sjell se pari nje shkrim rreth ketij problemi shoqeror.
..ndoshta e shpjegon qarte kete teme.


Problemet tona shoqėrore: Mbulesa e grues

Invazjoni i Shqipnis prej Turqve, midis fatkeqsive tė tjera, na solli edhe ate tė mbulesės sė grues qė adoptoi fen myslimane. Rrjedhimet e kėsaj fatkeqsije duken pėrherė ma tė mdhaja kur tė mendohet se peēeja ka qenė edhe pjesėrisht vashdon tė jetė nga njena anė njė brengė pėr gruen nė ēdo pikėpamje dhe nga ana tjetėr njė farė dobėsimi kombėtar.

Parlamenti shqiptar, me njė ligje tė votueme nė 1937, deshti me e sherue kėtė plagė tė madhe tė njėj pjesės sė kolektivitetit tonė shoqnuer; por, pėr shkaqe tė mbrendėshme e tė rrethanave tė dituna ndėrkombėtare nuk i u mberrijt plotėsisht qėllimit tė deshiruem. Preoblemi vazhdon tė jetė edhe i pazgjidhun dhe si i tillė prestohet pėr studim.

Kėjo ēashtje ka pėr né randėsi, prandej do mundohemi ta paraqesim nė tė gjitha aspektet e saj: 1) Origjinen e mbulesės sė grues pėrgjithėsisht 2) gjendjen e grues myslimane shqiptare para dhe pas votimit tė ligjės me d. 9.5.1937 e reaksionin e shkaktuem prej kėsaj ligje, dhe 3) zbulimin definitiv tė grues myslimane shqiptare.

I) – Origjina e mbulesės sė grues pėrgjithėsisht

Mbulesa e grues nuk ka njė origjinė fetare, dhe aq ma pak myslimane. Asnjė dispozitė e shprehėt e kuranit nuk urdhnon mbulimin e fytyrės tė grues. Dhe si mund t’ishte e kundėrta kur dihet qė Muhameti bani aqė reforma nė favor tė emanqipimit tė grues me gjithė qė gjatė udhės sė tij gjeti njė reaksjon tė fortė nga zakonet? Nga ana tjetėr nuk kishte asnjė arsye qė ay t’i vente grues njė brengė tė re mbi ato qė kishte, kurse n’Arabi zakoni i grues nuk ekzistonte fare.

Historikisht asht e dijtun se zakoni i mbulesės ase i fshehjes sė grues pre burrit ka ekzistue nė Lindjen e Afėrme (Persi, Siri, Irak) shumė kohė para pėrhapjes sė fesė myslimane. N’aristokracin e kėtyne vendeve ishte zakon i rranjosun mbyllja e grave nėpėr hareme dhe fshehja e tyne prej burrave tė huej, d. m. th. Jo gjini ose krushqi e afėrme.

Mbas okupimit tė Lindjes s’Afėrme prej fuqive ushtarake tė myslimaneve t’Arabis dhe pėrhapjes sė fčs sė tyne nė kėto vende, ndodhi edhe aty ay fenomen shoqnuer qė ngjet kurdoherė: kur i munduni ka tradita zakonore ma tė forta se mundėsi, nė vend qė tė mundunit t’i imponohet zakonet e mundėsit, i imponohen pėrkundrazi kėtij tė fundit zakonet e tė mundunit. Arabėt myslimanė nuk i u shmangėn dot kėtij rregulli shoqnuer. Popullatat e Lindjes s’Afėrme, ma tė kulturueme, ma tė pasuna, ma tė forta nga pikėpamja e zakoneve, i imponuen fčs sė re zakonin e mbulesės sė grues. Dhe si feja myslimane ra ndėr duert e aristokracisė sė kėtyne vendeve , kleri mysliman zakonin e mbulesės sė grues e transformoi nė dogėm fetare tue u a paraqitė besnikėvet, pėrkundra dispozitave tė kuranit, si t’urdhnuėm prej Profetit.


II) – Gjendja e grues myslimane shqiptare para dhe mbas hymjes nė fuqi tė ligjės d. 9-5-1937 dhe reaksjonet e ndryshme tė shkaktueme prej kėsaj ligje

Mė nji herė mbas okupimit tė Shqipnis nga turqit, njė pjėsė e ndishme e popullsis shqiptare adaptoi fenė e sunduesit. Sė bashku me fenė, u imponue ndėr qytete dhe ndėr katundet afėr tyne edhe mbulesa e grues. Kurse ndėr malcit, grat shqiptare, krenare dhe liridashėse, nuk u mbuluen. Prej vitit 1920 e deri me 1937 pari vend nė Shqipni procesi i kundėrt i sa u tha ma nalt: nė qytetet e Toskenis dhe nė Tiranė, gjatė kėsaj periudhe njė shumicė grash myslimane hodhėn poshtė peēen me inisjativė tė tyne. Kurse nė Veri, me pak pėrjashtime ky proces pėrparimi nuk u ba aspak ose fare pak.

Kėjo ishte gjendja e grues shqiptare myslimane nė kohen kur u votue ligja me datėn 9.5.1937 me tė cilėn urdhnohej zbulumi i fytyrės sė grave. Kėsaj ligje kleri mysliman jo vetėm qė nuk i bani asnji reaksjon kundėrshtimi, por pėrkundrazi disa personalitete fetare me randėsi i lėshuen njė deklaratė me shkrim mbretit Zog, inisjator i kėsaj ligje, simbas tė cillės nuk ekzistonte asnji pengim nga pikėpamja fetare qė grueja myslimane tė delte jashtė me fytyrėn tė zbuluet. Reaksjoni i vertetė kundėr ligjės nė fjalė u ba nė Veri tė Shqipnis e sidomos nė qytetin e Shkodrės nga ana e borgjezis sė pasun, e cilla preferoi qė tė mbyllte grat pėr jetė nepėr shtėpija se sa t’i lejonte me dalė jashtė me fytyra tė pambulueme. Por sidoqoftė, ligja, tue mos hasė nė asnji kundėrshtim me violencė, u aplikue deri ditėn qė ngjau okupasjoni italjan i prillit tė 1939-ės. Mbas kėsaj date ligja pėrparimtare u hodh nė shport dhe grueja myslimane nė Veri tė Shqipnis vuni pėrsėri ēarēafin nė krye.

III) – Zbulimi i grues myslimane shqiptare

Grueja e jonė myslimane duhet tė zbulojė fytyrėn pėr tė shenue hapin e parė tė marrjes sė saj pjesė nė jetėn tonė shoqnore, sepse ndeja e saj e mbyllun pėrveē se damton sė pari atė, damton, pastaj, edhe interesat e vendit. E damton atė, pse tue u mshefe qysh e vogėl ajo nuk ka mundėsi me pėrfitue pre tė mirave tė arsimit. E ė tė vėrtetė asnji prej vajzash myslimane tė ndryshme nuk ka pasė mundėsi tė bajė ma tepėr se pesė klasė shkollė fillore. Nga ana tjetėr tė ndejunt e ndrymė asht nė dam tė shėndetit, tė konstruksjonit fyzik tė grues, qė u prestohet kėshtu ma kollaj edhe smundjeve tė ndryshme. Kėto pėr tė tanishmen. Ne t’ardhmen, kur tė vijė koha e martesės, vajzat e ndryshme do ta ndijnė damin ma tė madh; sepse djemėt e ri tė klasės sė tyne shoqnore qė do tė kenė mbarue njė shkollė tė mesme ose studime tė nalta, kanė me pasu shumė tė veshtirė me u martue me vajza qė s’do tė kenė pa kurrė. Tė merret me mend pėr shembull se sa dam thė madh do t’i bahej vajzave myslimane tė Shkodrės sikur shumica e djelmve tė Shkodrės intelektuale tė martoheshin me gra tė hueja ose prej qyteteve tjera tė Shqipnis.

Mbulesa e grues damton edhe interesat e vendit nga shumė pikėpamje. Pikėsėpari, mbulesa e grues u ka dhanė shkas shumė tė huejve me na paraqitė si popull e vend prapanik, tue e mbeshtetė thezėn e tyne mbi nonjė fotografi tė nonjėj grueje shqiptare me ēarēaf a me ferexhe e si gogol. Pastaj mungesa e arsimit tė njėj pjesė tė madhe tė seksit femnuer qė pėrbahet prej grave myslimane tė mbulueme do t’i sjelltė njė dam tė madh selekjonimit intelektualė tė vendit tonė, nė rase se dhe nė tė ardhmen njė shumicė grash myslimane do tė vazhdojshin tė mbajtė peēen. Sikundėr nė lamin ekonomik konkurrenca pėrmirėson ofertėn e gjanave, ashtu edhe nė lamė intelektuale shumica e konkurencave pėrmirėson klasat drejtuese tė njėj shteti tė qytetnuem. Nuk mund tė ketė nė Shqipni konkurencė intelektuale tė fortė tė seksit femnuer, nė rasė se njė pjesė e vajzave myslimane do tė rrijshin tė mbylluna nepėr shpijat e tyne.

Grueja myslimane do tė zbulohet. Nuk mund tė bahet ndryshej. Nė qoftė se vendi i ynė do t’eci kahe pėrparimi, nuk mund tė lajė njė numėr tė madh grash pa marrė pjesė nė shvillimin kulturuer dhe ekonomik nė t’ardhmen. Qė tė pėrparojmė edhe na si kanė pėrparue vendet e tjera t’Europės, duhet qė tė gjithė Shqiptarėt, burra e gra, tė madhaj e tė vogjėl, t’i pėrvishemi punės tue lanė mė nj’anė pėrtacin dhe zakonet qė pengojnė punėn. Nė rastin konkret duhet tė shdukim mbulesen e grues.

Mėnyrėt e arrijtjes sė kėtij qėllimi janė dy: inisjativa e t’interesuemeve dhe forca shtetnore. Pėr ne nuk asht e pamundun qė mo ti arrihej qėllimit me inisjativen e t’interesuemve. Do tė mjaftonte qė disa persona me vullnet tė mirė tė klasave drejtuese tė qyteteve tė Shqipnis sė Veriut, tė merrshin pėrsipėr kėtė barrė dhe t’u shpjegoshin masave se mbulesa e grues ka qenė zakon i disa vendeve tė hueja; pra, zakon i mportuem nė Shqipni prej Turqvet dhe se ky zakon nuk ka tė bajė fare me besimin mysliman. Kėjo inisjativė mund tė merrej edhe prej vetė klerit mysliman, mbassi mbulesa e grues asht nė kundėrshtim tė dukshėm me frymėn liberale e pėrparimtare tė kuranit, sidomos me qėllimet e Profetit, i cilli, ka pėrkrahė gruen pėrkundra zakoneve t’asaj kohe tue parapa nė, librin e shejtė, dispozita ligjore pėr mprojtjen e saj. Kleri mysliman, po tė donte me ecė mbi gjurmėt e Profetit, duhej qė ay vetė tė merrte nė dorė flamurin e pėrparimit. Nė kėtė rasė, ay nuk do tė bante gja tjetėr veēse tė ndriēonte opinionin publik mysliman mbi pėrmbajtjen e saktė tė kuranit mbi ēashtjen nė diskutim.

Mėnyra tjetėr pėr zbulimin e grues asht pėrdorimi i forcės shtetnore. Ky tagėr i sovranitetit u pėrdorue me ligjen d. 9.5.1937. Na jemi tė mendimit qė kėjo ligje tė vihet rishtaz nė fuqi posa tė stabilizohet qetsija e mbrendėshme, nė rasė se deri n’atė kohė t’interesuemt vetė nuk kanė hjedhė poshtė peēen.

Tue pėrfundue, propozojmė t’interčsuemve: tė formohet njė shoqatė myslimane pėr zbulimin e grues e cilla tė ketė pėr qėllim:
1) qė tė ndalojė me anė kėshillimesh fshehjen e atyne vajzave qė ende nuk kanė vu peēen mbi fytyrė dhe
2) t’u apė ndihmėn materjale tė gjitha vajzave myslimane qė kanė me u zbulue, tue i dergue nepėr shkolla e tue u prokurue mjetet e njėj edukate ma tė persosun.

Ma sė fundi, duhet tė bindemi tashma se koha e peēes ka prendue. Gjykojmė pra se asht nder pėr ne qė ta lamė vetė kėtė zakon tė mbrapėsht e tė damshėm pėr interesat tina. Mos tė presim qė peēeja tė hiqet me pahir prej forcave tė Gjindarmeris.

https://ateistet.org/sk1310401y


----------------------------------------
Nese 50 Miljon njerez besojne nje absurditet, prape absurditet mbetet,,, (Anatol France)
PM
Top
JamesWat
Postuar nė: 31.10.2013, 14:35
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 425
Antari Nr: 27611
Bashkangjitur: 30.11.2012



 Citim (extige_88 @ 20.10.2013, 12:10)
Do doja te dija mendimin e te gjithe anetareve te forumit se cfar mendimi kan me rrjedhat e fundit ne Kosove. Ky shtet eshte i regjistruar si shtet laik qe nuk i perket asnje religjioni


Kėto rrjedha nuk janė shfaqur vetėm ne Kosove por nė tė gjitha shtetet demokratike(laike) ku egzistojnė kultura tė ndryshme.
Shteti laik thjesht ėshtė njė shtet i ndarė prej fesė,kjo nuk do tė thotė se nuk ka religjione nė atė shtet.


 Citim (extige_88 @ 20.10.2013, 12:10)
...mirepo nencmime, keqtrajtime, si dhe malltretime ju bejn vetem atyre te cilet i perkasin religjionit islam, me saktesisht atyre te cilet ne menyre vullnetare kane vendosur thjesht te mbulojn trupin e tyre.


Si gjithmonė vetėm juve nuk u respekton shteti. smil3dbd4d4e4c4f2.gif
A mund tė na sjellėsh raste kur nėpėr shkolla lejohen murgeshat me mbulesa apo te krishterė me kryqe nėpėr qafa mėqė vetėm myslimanėve u bėhen kėto padrejtėsira??!

 Citim (extige_88 @ 20.10.2013, 12:10)
Sipas kesaj institucionet vijne ne perfundim qe keto nxenese nuk kane te drejte te vijimit te shkollimit ne keta shkolla mirepo duhet te shkojne ne medrese.


Mund tė na sjellėsh nene nga kushtetuta e Shqipėrisė apo e Kosovės mbi rregullat e veshjes sė nxėnėsve nepėr shkollat publike?

 Citim (extige_88 @ 20.10.2013, 12:10)
Parashtrohet pyetja ne cfare shkollash ateher duhet te shkojn ata te cilet vine gjoksin jasht, kembet e zhveshura?


Sė pari duhet tė njohėsh rregullat e shkollės,pastaj e ke tė drejtėn tė diskutosh pėr thyerje rregullash nė raste tė veēanta.
Me sa di unė nėpėr shkollat publike djemve u ndalohet edhe kapelja apo kapuēi.


 Citim (extige_88 @ 20.10.2013, 12:10)
Mendoni se ketu kercenohen thjesht vetem personat te cilet kane deshire vullnetare te mbulojn veten dhe pa i ber asnje pengese dikuj tjeter ?


Po sikur persona tė tjerė tė perdorin maska nėpėr institucionet publike,a kėrcenohet njeri kėtu??
Morra shembullin e maskės meqė ėshtė edhe festa e Hallowinit sot.
smil3dbd4ddd6835f.gif

Fotografi e jashtme



----------------------------------------
Nese 50 Miljon njerez besojne nje absurditet, prape absurditet mbetet,,, (Anatol France)
PM
Top
Igenieur
Postuar nė: 30.01.2014, 09:04
Quote Post


Miku i ri
*

Posti: Antarė
Postime: 4
Antari Nr: 27367
Bashkangjitur: 21.05.2012



O ju Hajvana! Shtet laik a do te thote se nuk kan te drejten e Religjionit? Kur do ta kuptoni ju se bartja e shamise nje e drejt perzonale e nje Gruaje esht? Te drejtat perzonale jan te mbrojtura me secillen kushtetut ne bote. Mirpo ju mundoheni qe fejen ton te paster e cila mbrohet nga Allahu ta pengoni qe hovin e mar ne tere boten ta ngadalesoje, mirpo nuk do te keni suksese. Nese nje femer Shqiptare vishet me miniq (kjo esht poshteresi per femrat shqiptare pa mar parasysh feja) ose me gjoksin jasht, dhe e prish Moralin e cdo Femre shqiptare adhe pse neve Muslimanve na pengon nje Pamje e tille , ne mendojm se ajo esht nje e drejt perzonale e saj "ateher" mos u prekni edhe te te drejtat e Motrave tona te nderuara se shum keq do te devijoni.
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio