Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Kosovari kėrcėnon me bombė spitalin:, Gjinekologu mė pa gruan lakuriq
igli_st
Postuar nė: 01.11.2013, 13:14
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 973
Antari Nr: 27508
Bashkangjitur: 14.09.2012



Vėrejtjes sė gjyqtares se mjeku asistent ishte aty pėr tė mėsuar profesionin e tij, ai i pėrgjigjet: “Kush ėshtė ai qė e lė vullnetarisht gruan e tij nė dispozicion qė tė tjerėt tė mėsojnė mbi tė?”
Njė rast ekstrem i fanatizmit tė njė shqiptari tė Kosovės ka alarmuar spitalin e Winterthurit, nė kantonin e Cyrihut.Punėtori i ndėrtimit ka kėrcėnuar me vėnie bombe kėtė spital vetėm pėr faktin se njė mjek asistent e ka parė gruan e tij lakuriqe gjatė kontrollimit gjinekologjik qė i ka bėrė asaj njė mjeke, transmeton albinfo.ch.
Edhe tash, pas mė shumė se njė viti nga ngjarja e turpshme, personi nė fjalė tregon se nuk e ka ndryshuar mendimin. “Pėrse gjatė kontrollit gjinekologjik aty duhej tė ishte i pranishėm edhe njė burrė? Unė kam sjellė njė njeri dhe jo njė kafshė nė spital” ka thėnė 42 vjeēari, punėtor i ndėrtimtarisė.
Nė gusht tė vitit 2012 ai kishte sjellė partneren e tij tė atėhershme, bashkėshorten e tashme, po ashtu kosovare, pėr kontrollim gjinekologjik nė spital. Gjatė kėtij kontrollimi qė e bėnte njė gjinekologe ishte i pranishėm si pėrkthyes edhe bashkėshorti, pasi qė gruaja nuk dinte fare gjermanisht. Por pėrveē tij aty po merrte pjesė edhe njė asistent, gjegjėsisht mjek qė po bėnte praktikėn. Prania e kėtij tė fundit e kishte zemėruar sė tepėrmi kosovarin, por ai nuk kishte thėnė asnjė fjalė gjatė kontrollit.
Por, ai kishte shpėrthyer dy ditė mė vonė dhe i kishte telefonuar mjekes nė numrin intern tė spitalit, duke i thėnė se nuk pajtohej fare me praninė e mjekut gjatė kontrollimit. Ai do tė kėrkonte adresėn e saj private dhe do ta gjente atje, pastaj ajo do ta shihte se ēfarė do t`i ndodhte. Dhe nuk i kishte mjaftuar kjo, por kishte kėrcėnuar se do ta “bombardonte” Spitalin Kantonal tė Winterthurit, shkruan tagesanzeiger.ch. Pas kėsaj, spitali ka alarmuar policinė e cila ka arrestuar kėrcėnuesin nė vendin e tij tė punės.
I ndodhur para gjyqtares, kosovari ka thėnė se “mjekja mė ka shkatėrruar jetėn, pasi qė i ka mundėsuar njė burri ta shohė gruan time lakuriqe”. Ajo madje ka shkatėrruar edhe martesėn e tij. Prej asaj dite ai ka probleme me martesėn. Ka probleme psikike, merr mjete antidepresive dhe ndodhet nė trajtim mjekėsor.
Gjyqtarja ka provuar tė kuptojė se si ka mundėsi qė njė njeri qė kishte jetuar 18 vjet nė Zvicėr dhe qė kishte qenė i martuar deri nė vitin 2010 me njė zvicerane tė pėrjetonte kaq rėndė njė veprim fare normal siē ėshtė kontrolli gjinekologjik, nė tė cilin ai kishte marrė pjesė vetė. Por ai e quante “tradhti” qė gruaja e tij tė kontrollohej, nė prani tė njė mashkulli, pa marrė leje nga ai ose pa e pyetur fare.
Pyetjes sė gjyqtares se a e kupton se mjeku asistent ishte aty pėr tė mėsuar profesionin e tij, ai i pėrgjigjet: “Kush ėshtė ai qė e lė vullnetarisht gruan e tij nė dispozicion qė tė tjerėt tė mėsojnė mbi tė?”
Avokati i kosovarit ka kėrkuar lirim nga fajėsia pėr klientin e tij. Ai, sipas tij, prej kėtij rasti ėshtė ndryshuar nė tėrėsi dhe nuk ishte fare nė gjendje tė shihte padrejtėsinė e veprimeve qė bėnte. Ai ishte ndjerė kaq i indinjuar nga “tradhtia e rėndė” sa qė kishte pėsuar njė thyerje nervore. PeØr kėtė arsye, klienti i tij nuk bart pėrgjegjėsi penale.
Nga ana tjetėr, sipas gjyqtares nuk ka bazė qė ė mendohet se i akuzuari ka ndonjė sėmundje psikike. Pėr kėtė arsye ajo e ka dėnuar atė pėr kėrcėnim me njė gjobė me kusht prej 90 njėsish ditore nga 40 franga dhe ia ka ngarkuar shpenzimet e procedureØs gjyqėsore prej 1800 frangash.

Burimi:Ketu


----------------------------------------
Ατλαντίδα
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio