Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Ēmimi Nobel nė fizikė: Sqarimi i prejardhjes sė, materjes
JamesWat
Postuar nė: 02.11.2013, 22:01
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 425
Antari Nr: 27611
Bashkangjitur: 30.11.2012



Prof. Dr. Jahja Koka,
Anetar nderi I IASH


Materja eshte koncept fundamental ne fizike me domethenje te rendesishme edhe per kimi, biologji dhe shkencat teknike dhe teknologjise ne pergjithesi.

Koncepti I materjes apo mases, si sasi e saje, ka vra mendjen njerzore qe nga mendimtaret e hereshem te civilizimeve, ndaj edhe evidentohet si kategori filozofike ne te cilen bazohet materializmi.

Ne kronologjine e mendimit njerzore nga Aristoteli apo para tij, pastaj, Njutoni, Einstein-i dhe shum gjeni te shekullit te meparshem mundesuan avancimin e fizikes atomike apo materiale. Ata dhane kontributet e tyre ne teknologjite dhe shkencat bashkohore, frytet fascionate te te cilave sot i shijojme. Te gjitha pra, fundamentin e vertet e kane me masen dhe levizjen e saje, perfshi ketu edhe materjen e menqur apo boten e gjalle.

Pas zhvillimeve mira vjecare te mendimit njerezor cuditerisht arritem ke nje pyetje fillestare. Arritem qe ne fillim te Miljenumit te ri, ti kethehemi edhe nje here pyetjes se c’eshte masa apo materja?

Pikerisht per kete pyetje apo pergjigjeje, ne kete vite, sot me 8. Tetore te vitit 2013 u perhap lajmi qe cmimi Nobel ne Fizike i takoi dy shkenctareve: Peter Higgs, professor i Universitetit te Edingburgut (BM) dhe Francis Englert professor i Universitetit te Lire te Brukselit ne Belgjike. Lajme apo informacione te shumta per kete ngjarje munde te gjenden posa te shkruani ne internet per Cmimn Nobel per fizike ne vitin 2013.

Por qellimi im ketu, eshte te jap nje sqarim sa me te afert edhe per lexuesit qe nuk i perkasin lemise ne fjale. Sqarimi me i mire i nje fenomeni apo ngjarje behet nese niset qe nga fillimi I saje. Fillimi i formimit te mases apo materjes eshte qe ne mometin e Big Bang-ut. Para ketij moment nuk ka ekzistuar as hapsira as koha e as materja. Ne momentin e Big –Bangut formohet hapsire-koha ne te cilen fillon procesi i formimit te mases, pasatj yjeve, planeteve, gallaktikave, tufave te tyre dhe Universit ne teresi. Ketu nenkuptohet edhe procesi i formimit te sistemit diellor, palenteve, tokes sone, njeriut me mendjen e tij qe sot mundohet te kupton se c’eshte materja.

Perkunder disa revulucineve tekniko-teknologjhike, zhvillimit te teorise kuantike, njohjes se konvertimit te materjes ne energji dhe anasjelltas, akoma vete procesi apo mekanizmi i formimit te materjes mbetej enigmatik.

Iden me serioze lidhur me formimin e materjes dhe mekanizmit perkates e ka dhene Peter W. Higgs ne punimin me titull “ Broken symmetry and the masses of the guage bosons”, botuar me 19 tetor te vitit 1964 ne revisten shkencore “Physical Review Letters, Vell. 13, Nr. 16. Ne kete punim ta quaj te cuditshem, ku me madhesi vetem 1 faqe e gjysem, jep sqarimet fundamentale teorike mbi formimin e materjes. Vlene te theksohet qe punimi epokal ne fjale, refuzohet nga Phys. Review , para se te botohet ne revisen qe shihet e botuar. Recensa siqe shihet nga ky rast nuk jane gjethmone te drejta apo ne nivel professional.

Ide te njete teorike , ne menyre te pavarur japin F. Englert dhe R. Brout ne punimin e tyre te botuar ne Pys. Rev. Lett 13, 321 ne vitin 1964.

Te theksojme qe me teorine e tij Peter Higgs sqaron qe me momentet shum te hereshme pas B-Bangut nuk ekzistonte materja apo grimacat materiale me te cilat do te ndertoheshin atomet, molekulat, galaktikat dhe Universi. Ne ato momente shum the hereshme kur formohen vetem grimca jo materiale, simetria natyrore si parakusht I ekzistences se matrjes dhe anti materjes thehet apo prishet. Si shkak I prishjes se simetrise ne fjale anulohet anti materja e cila e bashkar me materjen do ta bente anhilimin apo zhdukjen e saje dhe se ne nuk do te ishim sot. Por ne kushtet e permendura te thyerjes se simetrise, fillon formimi dhe ekzistimi I materjes te cilen ne sot e perjetojme dhe nga cila edhe na perbehemi. Por esenca e tere kesaj ngjarje fillon me formimin apo tani ekzistimin e Bozoneve, pas B-bangut te cilat do te quhen BOZONET HIGGS.( Ne fizike ekzistojne dy lloj grimcash: fermionet siqe jane elektronet etj., te cilat karakterizohen me spinin e tyre me vlere gjysme ( ½), dhe Bozonet te cilat kane spin te plote).

Sipas Higgs, teorise se tij matematikore qe nuk ka shum formula, bozonet ( qe tani i quajm Bozonet Giggs, ishin ato te cialt i japin grimcave skalare, vetite e mases, te cilat pas B-bangut, nuk e kishin. Pra ia japin kete atribut dhe se ketu konsiston procesi i formiomit apo zanafilles se mases apo materjes.

U dasht qe nga viti 1964, kur Higgs zbuloi kete teori, te kalojne 49 vite ( pra nje gjysem shekulli) qe kjo te paranohet si teori definitivisht valide per mekanizmin apo menyren se si dhe prej nga erdhi materja. Si duket mendja levize me shpejte se sa dora (eksperimenti). Edhe per zbulimet tjera teorike siqe ishte ajo e efektit fotoelektrik te Eisteinit duhej te kalonte nje kohe e gjate derisa te verifikohet eksperimentalisht, per cka edhe ai fiton Cmimin Nobel per teorine e zbuluar vite me pare. Vetem kur nje teori shihet qe funkcionon praktikisht munde te paranohet e pjekur per Nobel.
Por si te realizohet praktikisht ajo qe Giggs parashihte me teorine etij? Orvajtejet ishin te pa nderprera me decenje. Nuk po i permendi shum orvajtje ne kohen 50 vjecare, por po theksoj Eksperimentin e Cernit ( ne Zvicer) ne te cilin marrin pjese 10 000 shkenctar dhe inxhinjere nga ma se 100 shtete.

Esenca e ketij eksperimenti eshte simulimi artificial i B-Bangut apo vrimave te zeza. Ne nji tunel nentoksor me diameter 27 km, ne thellesi prej 175 m, ne kufirin France-Zvicer, afer Gjeneves, nxitohen protonet ne drejtim te kunderte derisa te arrihet nje shpejtesi pothuej se sa shpejtesia e drites kur edhe behet ndeshja e tyre.

Protonet apo grimcat qe ndeshen, sejcila ka nje mase te vogel (1.67 x 10-27 kg) por me qe ato ne Experimentin e Cernit apo kolizionit te Hadroneve ( ne kete rast protoneve) arrijne shpejtesin gadi te drites, ato arrijne energji kolosale kinetike. Pra kur ato ndeshem , merrni me mendi si dy makina qe levizin ne derjtim te kundert me shpejtesi te drites, arrihet nje energji kolosale si rezultat i ndeshjes se tyre. Keshtu qe si rezultat i ndeshjes ne fjale eshte matur qe qendra e mases se atyre grimcave arrine nje energji prej 8 Terra eV ( energji kolosale apo marramendese!). Nuk eshte veshtire te supozohet qe kjo energji kolosale e koncentruar te “kondenzohet” ne mase. Kjo perplasje kaq kolosale eshte asociacion apo simulim i B-Bangut.

Pas shum eksperimenteve, me daten 4 Korrik te vititi 2012 zedhenesi i eksperimentit, Fabiola Gianoti, deklaron qe kane zbuluar, si rezultat te ndeshjes se pershkruar, shenja te qarta te zbulimit te grimces se re.
Duhet te theksohet qe Bozonet Higgs pas formimit kane nje jete shum te shkurte , pjese shumm shum me te vogla se sekondi. Ndaj ato nuk munde te detektohen ne menyre direkte, por detektohen produktet apo grimcat perberse si product i shkatrrimit apo vdekjes se tyre. Rezultatet e arritura gjate ketyre matjeve qe bazohen ne nivele te permendura energjetike, mundesuan zbulimin e Bozoneve ne fjale.
Tani eksperimenti ne fjale eshte duke pauzuar, perkatsisht duke u pergaditur ne menyre qe ne vitin 2014 do te ri-fillon nga puna. Por energjija e pershruar e makines ne vitin 2012, ne vitin e ardheshem do te jete e dyfishuar. Ndaj edhe priten rezultate shum me te qarta.

Konfirmi i pershkruar eksperimental i ekzistences se Bozoneve Higgs duke vertetuar teorine e P. Higgs dhe ne menyre te pavarur teorine e njejet te F. Englert, bene qe sot te publikohet qe ata me plot merite fituan Cmimin Nobel.
Sqarimi i formimit te materjes, zhvillimit apo tranformimit te saj, ka rendesi te jashtzakonshme ne sqarimin e formimit te Universit, dhe rrjedhimisht ne zhvillimin e mendimit njerzor per fenomenet kimike , teknologjike dhe biologjike.



----------------------------------------
Nese 50 Miljon njerez besojne nje absurditet, prape absurditet mbetet,,, (Anatol France)
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio