Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Gjermania lejon seksin e tretė nė lindje
JamesWat
Postuar nė: 04.11.2013, 13:48
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 425
Antari Nr: 27611
Bashkangjitur: 30.11.2012



Fotografi e jashtme

Gjermania u bė vendi i parė nė Europė qė lejon regjistrimin e foshnjave me karakteristika tė tė dy sekseve tė regjistrohen as femėr dhe as mashkull.

Prindėrit do tė lejohen tė lėnė tė pashėnuar gjininė nė certifikatat e lindjes duke krijuar nė praktikė njė kategori tė re, atė tė “gjinisė sė papėrcaktuar”.

Lėvizja synon tė heqė presionin mbi prindėrit pėr tė ndėrmarrė vendime tė shpejta mbi seksin e tė sapolindurve. Megjithatė disa aktivistė thonė se ligji i ri nuk shkon deri atje ku duhet. Ka aktualisht rreth 2 mijė njerėz me karakteristika tė tė dyja gjinive.

Ata njihen me “interseks” sepse kanė pėrzierje tė kromozomeve femėrore dhe mashkullore dhe me raste edhe gjenitale me karakteristika tė tė dyja sekseve.

Prindėrit e kėtyre rasteve vendosen nėn presion pėr tė zgjedhur njė gjini nė mėnyrė qė tė regjistrojnė fėmijėn. Nė disa raste, ndėrhyrjet kirurgjikale bėhen pėr ta kthyer fėmijėn aq sa ėshtė e mundur nė njė drejtim apo nė njė tjetėr.

Pasaportat gjermane, ku personi identifikohet si M pėr mashkull dhe F pėr Femėr, do tė kenė edhe njė shenjė tė tretė, X pėr interseks. Mbetet e paqartė se ēfarė pasojash do tė ketė pėr martesat nė Gjermani, tė cilat pėrkufizohen si martesa mes njė burri dhe njė gruaje ndėrsa pėr ēiftet e tė njėjtit seks rezervohet e drejta e partneriteteve civile.


----------------------------------------
Nese 50 Miljon njerez besojne nje absurditet, prape absurditet mbetet,,, (Anatol France)
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio