Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Koha e rilindjes kombėtare shqiptare nė Turqi..
Princo
Postuar nė: 03.12.2013, 20:17
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 5953
Antari Nr: 22031
Bashkangjitur: 06.04.2009



Turqia ėshtė shteti me numrin mė tė madh tė shqiptarėve nė botė. Stambolli mė 1850 kishte 60.000 shqiptarė (mbi 4 herė mė shumė se Prizreni) dhe sot mbetet qyteti me numrin mė tė madh tė shqiptarėve.

Shqiptarėt nė Ballkan duhet t’i shikojnė shqiptarėt e Turqisė dhe Turqinė siē e shohin hebrenjtė e Izraelit SHBA-nė, bullgarėt e Maqedonisė Maqedoninė, dhe serbėt e Republikės Serbe Serbinė. Shqiptarėt nuk kanė tjetėr aleat tė ngushtė mė tė madh pos Turqisė dhe SHBA-sė.

Tė gjithė ata shqipfolės qė shajnė e bėrtasin si gjąja kundėr Turqisė, do tė ishte rast analog po qė se hebrenjtė e Izraelit tė shanin SHBA-nė, ēka nė realitet ėshtė e pamundur pėr izraelitėt.

Gjersa shqiptarėt nė Perėndim janė duke ikur nga identiteti i tyre kur i ndėrrojnė emrat nga Hajdar nė Hary Bajraktari, nė Shqipėri dhe Kosovė u ngjesin fėmijėve emra “shitoresh multi-etnike” qė nuk dihet tė cilit nacionalitet janė, shqiptarėt nė Turqi mbajnė emrat origjinal si Almeda Abazi dhe u kthehen mbiemrave tė trojeve prej nga kanė emigruar si: Kosova, Ipek, Presheva, Toplica, Mitrovica, Gjilan. Kjo duhet tė jetė periudha e rilindjes sė dytė kombėtare, sepse edhe ajo qė e njohim si rilindje, ka ardhur nga shqiptarėt e atij drejtimi, pra nga Stambolli. Ata qė janė kundėr kėsaj rilindje dhe fėlliqin me gojė kundėr shtetit ku jeton numri mė i madh i shqiptarėve, duhet t’i fusni nė lista me emėr e mbiemėr si sabotues dhe antikombėtarė, dhe duhet tė ndiqen si armiq tė kombit. Shqiptarėt nė Perandorinė Osmane ishin bashkėsundues, i zgjeruan territoret e veta nė tė katėr anėt, dhe fama e tyre kishte arritur zenitin.

Sot, shqiptarėt nė Ballkan nuk kanė forcė ajrore, por ata nė Turqi kanė. Nė vijim po u sjelli fjalimin tim nga Simpoziumi i mbajtur mė 1 dhjetor para 700 studiuesve nė Stamboll. Simpoziumi ishte organizuar nga Shoqata e Mėsimdhėnėsve Ndėrkombėtar dhe Udhėheqėsve tė Arsimit.

Mehmet Akif Ersoj, tekstet e historisė dhe letėrsia shqipe nė Kosovė

Ėshtė njė nder i madh dhe kėnaqėsi e veēantė pėr mua sot tė jem i pranishėm nė mesin tuaj kėtu nė Stamboll pėr herė tė parė nė jetėn time, nė qytetin i cili qė nga viti 1850 ėshtė vendbanimi me numrin mė tė madh tė shqiptarėve nė botė. Unė quhem Isa Mulaj. Vij nga njė familje dhe shtet qė nuk ka himn tė vetin shtetėror, pra nga Kosova. Mirėpo, vij nga familja, njė pasardhės i sė cilės e ka shkruar himnin e sotėm tė Turqisė. Po ashtu, vij nga shteti i cili ende nuk ka ushtri te veten dhe nė tė gjenden ushtarėt e huaj, por vij nga familja qė ka dhėnė dy anėtarė nė luftė pėr Republikėn e Turqisė.

Njėri quhej Selim, qė njihej nė fshatin Shushicė si asker i mbretit dhe luftėtar trim qė kishte shėrbyer nė Vilajetin e Kosovės, i cili mė 1913 ishte rekrutuar nė luftėrat pėrreth kėtij qyteti ku jemi sot dhe nė Ēanakala. Ai shėrbeu nė armatėn e pestė, divizionin e 19-tė tė korpusit tė III-tė qė udhėhiqej nga Mustafa Kemali, i cili, siē e dini, ishte promovuar nė kėtė pozitė komanduese tė divizionit nė fjalė nga atasheu ushtarak i Perandorisė Gjermane, Otto Liman von Sanders. Anėtari tjetėr quhej Nazif dhe ishte kapiten i Flotės sė Dardaneleve gjatė Luftės sė Turqisė pėr Pavarėsi.

Selimi ishte djali i Halitit, nipi i Tahir Efendiut ose babait tė Mehmet Akifit, ndėrsa Nazifi nipi i Selimit. Nga gjashtė djem sa i kishte Haliti, vetėm Shabani ose mė i madhi kishte mbetur nė fshatin Shushicė dhe ka lėnė pasardhės, prej nga e kam prejardhjen unė. Djali i dytė Rexha dhe i pesti Misini kishin emigruar nė Turqi dhe nuk kemi informata se ku mund tė ndodhen pasardhėsit e tyre. I treti Selimi dhe i gjashti Zeneli nuk kanė lėnė pasardhės, ndėrsa i katėrti Hajredini (qė ėshtė emėr i ripėrtėrirė i gjyshit tė Mehmet Akifit), ka pasur vetėm njė djalė, Nazifin ose kėtė kapitenin e flotės sė Dardaneleve qė ka e mbyllur jetėn nė Turqi, por nuk e dimė se kur. Kėto janė migrimet e familjes Mulaj pas Tahir Efendiut, respektivisht nipave tė tij.

Sot unė nuk kam ardhur kėtu t’iu tregoj apo t’a pyes ndokėnd prej jush se ku janė e ku s’janė tė shpėrndarė pjesa mė e madhe e familjes sė Hajredin Mulajt ose babait tė Tahir Efendiut, edhe pse e di se ata janė shumė mė nė numėr nė Turqi se sa qė kemi mbetur ne nė Kosovė. Shpresoj se kėtė do ta bėjmė sė bashku ndonjėherė tjetėr.

Qėllimi im nuk ėshtė as t’iu tregoj diēka rreth veprave tė Mehmet Akifit pasi shumica prej jush kėtu mund t’i keni studiuar dhe i njihni ato mė mirė se unė, por t’iu tregoj se ēka nuk kemi ditur ne si familje, institucionet arsimore tė Kosovės dhe Shqipėrisė pėr Mehmet Akif Ersojin, nė kohėn kur pjesa mė e madhe e botės kishte njohuri tė bollshme pėr tė. Kjo mos njohuri e jona rreth tij, ėshtė njohuria mė e madhe qė ju mund ta merrnit nga unė deri nė vitin 2000. Nė fillim tė kėtij fjalimi unė e theksova se vij nga njė familje, shteti i sė cilės nuk ka himn tė vetin, por njėri nga pasardhėsit e kėsaj familje mė 1921 e ka shkruar Himnin Kombėtar tė Turqisė.

Kjo mund tė duket ironike, por e vėrteta ėshtė kjo: para se ta shkruaj Marshin e Pavarėsisė pėr Turqinė, Mehmet Akifi kishte shkruar, siē i quaj unė “disa himne kombėtare” ekskluzivisht tė lidhura pėr shqiptarėt, me njė vlerė shumė tė rrallė dhe mėsime tė qarta si pėr tė kaluarėn ose atė kohė, ashtu edhe pėr tė sotmen dhe tė ardhmen, por qė historia dhe letėrsia shqipe qėllimisht apo nga mos dija i ka anashkaluar nė tėrėsi, si veprat ashtu dhe vetė autorin e tyre. Paraqitja shumė e thellė e identitetit dhe mentalitetit shqiptar nė poezitė e Mehmet Akifit, fatkeqėsisht ende nuk ka depėrtuar nėpėr institucionet arsimore shtetėrore tė shqiptarėve, madje ai as qė pėrmendet kund si personalitet. Po them fatkeqėsisht, sepse ēdo studiues i huaj kur analizon poezitė e tij pėr shqiptarėt, ėshtė nė gjendje t’i kuptoj kėta si kolektiv mė mirė se sa qė vetė shqiptarėt sot janė nė gjendje t’ua pėrshkruajnė vetveten.

Njė prej befasive tė (pa)kėndshme tė mia ishte kur nė enciklopeditė anglisht pėr Mehmet Akifin kam hasur nė kėtė vlerėsim: “Botėrisht i cilėsuar si njė prej mendjeve mė tė spikatura letrare tė kohės sė tij”. Kur mendoja se sa e sa shkrimtarin e huaj me lloj-lloj vjershash, tregimesh, pėrrallash dhe mitologjish i kisha mėsuar nė shkollė, dhe nė mesin e tyre askund nuk figuron Mehmet Akifi me gjithė atė bagazh kontributi shumė domethėnės pėr shqiptarėt, mė ėshtė dukur tmerr. Ky tmerr mė ka detyruar tė filloj ta shkruaj njė punim. Shumė shpejt e kuptova se njė punim nuk mjafton dhe duhen disa punime tė cilave nė turqishten e vjetėr u thonė Safahat qė ėshtė kryevepra e Mehmet Akifit, pra veē ekziston njė Safahat dhe s’dija si ta emėrtoja, pos ta quaja Safahat 2! Sidoqoftė, punimin vendosa ta bėjė libėr i cili ėshtė nė proces dhe mban titullin: E vėrteta historike dhe origjinaliteti si mollė e ndaluar: pasojat e censurės, indoktrinimeve dhe propagandės komuniste, nė tė cilin jam duke e pėrdorur qasjen ontologjike dhe epistemologjike. Pėrpos Mehmet Akifit, libri gjurmon edhe aspekte tjera tė historisė sė shqiptarėve, tė cilat nė njė pjesė janė shtrembėruar e sajuar, e nė pjesėn tjetėr janė censuruar pėr interesa tė politikės dhe rrjedhave historike.

Unė sot po u drejtohem juve nė gjuhėn angleze, e cila nuk ėshtė gjuhė amtare as e imja, e as e shtetit ku po mbahet kjo konferencė. Gjuhėt e ndryshme nuk duhet tė jenė shkaqe pėr tė krijuar dallime ndėrmjet nesh kėtu, dhe kėtė mė sė miri na e vėrteton poema e Mehmet Akifit me titullin “Unė jam shqiptar” e shkruar mė 1913 pas pėrēarjes ndėrmjet shqiptarėve dhe xhonturqve qė solli edhe luftėn ndėrmjet tyre, ku humbės dolėn tė dyja palėt, barrėn e tragjedisė mė tė madhe e pėrjetuan shqiptarėt, ndėrsa pėrfitues nė kurriz tė tyre ishin palėt e treta. Duke e ditur se cili ishte epilogu i kėsaj lufte, Mehmet Akifi kishte tė drejtė, ndėrsa shqiptarėt dhe xhonturqit e kishin gabim. Prandaj, ne qė jemi kėtu, pavarėsisht se kemi gjuhė tė ndryshme, kemi shumė gjėra tė pėrbashkėta qė na bashkojnė, madje edhe dallimet gjuhėsore na bashkojnė.

Zonja dhe zotėrinj. Kėto dhe shumė shembuj tjerė tė panumėrt, jam duke i hulumtuar nė libėr. Librin po e shkruaj nė shqip, por do ta botoj jashtė Kosovės, sepse statusi i gjuhės shqipe me kushtetutėn e Republikės sė Kosovės nuk ėshtė aq i qartė. Gjuha shqipe nė Kosovė nuk ėshtė gjuhė shtetėrore sikur turqishtja nė Turqi apo persishtja nė Iran, por ėshtė vetėm njėra prej gjuhėve zyrtare si serbishtja dhe anglishtja. Pėrveē kėsaj, nė gjuhėn shqipe sot nė Kosovė botohen shumė libra qė pėrmbajnė edhe tė pavėrteta. Pėr librat e kėtij lloji mund tė kėrkoni financim nga institucionet e Kosovės, dhe sigurisht se do ta merrni atė. Kėtė tė vėrtetė do t’ua vėrtetoj nė librin tim qė jam duke e shkruar, i cili nė mes tjerash bėnė njė analizė kritike te teksteve shkollore nga lėnda e historisė nė Kosovė. Tekstet nė fjalė pėrmbajnė, nėse nuk ėshtė shprehje e ashpėr ta pėrdori, edhe shumė gėnjeshtra, jo vetėm nga historia, por edhe nga realiteti i sotėm qė shihet me sy.

Nuk kam kohė kėtu tė hyjė nė shumė detaje pasi ato do t’i keni nė libėr kur ta pėrfundoj e botoj. Por ajo qė dua tė them ėshtė se kudo qė shikon nėpėr tekstet shkollore tė historisė nė Kosovė, nuk po them se ka vetėm paqartėsi ose gabime, por edhe gėnjeshtra. Pėr shembull, nė kėtė libėr tė historisė qė e kam kėtu, Historia 7, shkruan se Galipoli gjendet nė Bullgarinė e sotme, nė kėtė tjetrėn ose Histori6 6, Karpatet janė male qė ndajnė Evropėn me Azinė. Nė tjera qė s’i kam marrė me vete mund tė shkruaj se Barak Obama ka marrė pjesė nė Betejėn e Kosovės, apo edhe se Hakan Shykyr e ka zbuluar pushkėn automatike AK-47! Juve u duken kėto gjėra shumė qesharake dhe u bėjnė tė gjithėve tė qeshni, por mua, pa hyrė nė detaje tė atyre pjesėve ku trajtohet historia e Kosovės dhe shqiptarėve gjatė Perandorisė Osmane e ku ka tė pavėrteta tė shumta, janė shumė shqetėsuese dhe mė bėjnė tė qaj, sepse, nxėnėsit nė Kosovė pėr tė marrė notė kaluese nga lėnda e historisė, duhet t’i mėsojnė kėto gjėra ashtu si u shėrbehen. E vėrteta ėshtė se autorėt e kėtyre tė pavėrtetave paguhen dyfish nė tė njėjtėn kohė; njė herė si autorė, e herėn tjetėr si mėsimdhėnės ose punonjės, nė vend se tė japin llogari.

Unė mund tė kem tė drejtė tė them se Stambolli ėshtė kryeqytet i Brazilit, dhe me kėtė nuk kam pėrgjegjėsi ndaj jush dhe nuk e dėmtoj askėnd kėtu, por ata nė Kosovė paguhen pėr t’i detyruar nxėnėsit tė mėsojnė gjėra qė nuk janė tė vėrteta ose gėnjeshtra. Dhe ē’ėshtė mė e keqja, tė ashtuquajturit intelektualė dhe disa media tė manipuluara tė Kosovės, nėnshkruajnė edhe peticione pėr mos korrigjimin e kėtyre deformimeve. Kjo mbase mund t’i bind shumė popuj nėpėr botė se shqiptarėt e Kosovės pėrfundimisht janė njerėz kundėr tė vėrtetės, kundėr civilizimit, dhe mbi tė gjitha, edhe kundėr natyrės. Unė po bėjė njė pėrpjekje tė vogėl qė njerėzimi tė mos vjen deri nė atė gjykim tė arsyeshėm se shqiptarėt janė njerėz qė nuk duan tė marrin vesh.

Nėse nuk e zgjata shumė, me lejoni me kėtė rast tė falėnderoj organizatorin e kėsaj konference pėr ftesėn, studiuesit dhe institucionet nga Turqia siē ėshtė instituti Junus Emre pėr respektin e tyre ndaj origjinės sė Mehmet Akifit dhe vizitat e shpeshta qė na i kanė bėrė neve si familje nė Kosovė, e nė veēanti edhe Agjencinė e Turqisė pėr Bashkėpunim dhe Zhvillim (TIKA) pėr rindėrtimin dhe trefishimin nė madhėsi tė shkollės fillore Mehmet Akif nė fshatin Shushicė, ku unė i kam vijuar katėr klasė, por atėherė shkolla quhej “Jedinstvo” qė nė serbisht do tė thotė “Bashkimi. Historianėt kosovarė lė tė vazhdojnė t’ua marrin serbėve Millosh Obiliqin dhe shqiponjėn e zezė dykrenore, Kalkutės Nėnė Terezėn, ata nė Shqipėri muzikėn e himnit tė Shqipėrisė prej rumunėve, dhe ta heshtin gjeniun mė tė madh tė shqiptarėve, Mehmet Akif Ersojin.

Duke u bazuar nė sajimet e tyre, sot nė Kosovė ka shumė shqiptarė tė indoktrinuar qė mė shumė flasin zi e terr kundėr Turqisė se sa qė flasin kundėr Millosheviqit, regjimi i tė cilit i kishte goditur shumė dhe mund t’i shfaroste nė masė po tė mos ishte NATO dhe Forca Ajrore e Turqisė pėr t’i larguar makinėn ushtarake dhe kriminelėt e tij nga Kosova. Ėshtė e qartė se shqiptarėt e tillė e kanė humbur kontaktin me realitetin, dhe harrojnė se shqiptarėt ekzistojnė si komb kryesisht ishin pjesė dhe bashkėsundimtar tė Perandorisė Osmane. Edhe sot, Turqia duket si mbrojtės i identitetit shqiptar, kur ajo nuk na rekomandon neve t’i vjedhim personalitetet e serbėve apo kujtdo qoftė tjetėr, por tė mėsojmė nga ai qė ėshtė i joni, pra nga Mehmet Akif Ersoj.

(Isa MULAJ)

(Fjalim nga nje simpozium qe u mbajt ne Stamboll me 01.12.2013, ku ishin te pranishem afer 700 studiues)

http://www.albtime.com/index.php/lajme/112...iptare-ne-turqi

Burimi :INA


----------------------------------------
Bėhu ambicioz i diturisė, falės fisnik i shoqėrisė, rob falėnderues i Perėndisė,.....!
Aty ku s’ka moral, ligji nuk ka vlerė.”
PM
Top
watcher
Postuar nė: 03.12.2013, 22:32
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 86
Antari Nr: 27594
Bashkangjitur: 19.11.2012



 Citim (Princo @ 03.12.2013, 14:17)
Shqiptarėt nė Perandorinė Osmane ishin bashkėsundues, i zgjeruan territoret e veta nė tė katėr anėt, dhe fama e tyre kishte arritur zenitin.



Njė ligj kundėr gjuhės dhe kulturės shqipe ka lėshuar sulltani i Perandorisė osmane mė 31.maj.1779, Abdul Hamiti II, ku pėrcaktohej saktė marrja nė mbrojtje nga ana e turqve e kulturės dhe gjuhės greke, dhe se duhej luftuar gjuha shqipe. Ky dokument ėshtė nxjerrė nga arkivat greke dhe ėshtė botuar nė gazetėn “Thessaloniki”
PM
Top
igli_st
Postuar nė: 07.12.2013, 00:05
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 973
Antari Nr: 27508
Bashkangjitur: 14.09.2012



 Citim (Princo @ 03.12.2013, 14:17)
Turqia ėshtė shteti me numrin mė tė madh tė shqiptarėve nė botė. Stambolli mė 1850 kishte 60.000 shqiptarė (mbi 4 herė mė shumė se Prizreni) dhe sot mbetet qyteti me numrin mė tė madh tė shqiptarėve.


Sa prej ketyre shqiptareve e flasin gjuhen shqipe??
Sa shkolla shqipe ka ne Stamboll apo ne Turqi??


 Citim (Princo @ 03.12.2013, 14:17)
Shqiptarėt nė Ballkan duhet t’i shikojnė shqiptarėt e Turqisė dhe Turqinė siē e shohin hebrenjtė e Izraelit SHBA-nė, bullgarėt e Maqedonisė Maqedoninė, dhe serbėt e Republikės Serbe Serbinė. Shqiptarėt nuk kanė tjetėr aleat tė ngushtė mė tė madh pos Turqisė dhe SHBA-sė.


C'fare aleati??
Shqiptaret s'kane nevoje per aleat ushtarak pasi jane ne NATO,nese behet fjale per aleat te madh ekonomik ai eshte Italia,me kete shtet republika e Shqiperise ben eksporte-importe me shume se me cdo shtet tjeter.
Aspirata e ardhme e shqiptareve eshte ''Bashkimi Evropian'' dhe jo ''I Semuri i Bosforit''.

 Citim (Princo @ 03.12.2013, 14:17)
Tė gjithė ata shqipfolės qė shajnė e bėrtasin si gjąja kundėr Turqisė, do tė ishte rast analog po qė se hebrenjtė e Izraelit tė shanin SHBA-nė, ēka nė realitet ėshtė e pamundur pėr izraelitėt.


Meqe na qenka analogji,si ka mundesi qe ka shqipefolesa te tilla(ketu perjashtohen shqiptaret e Turqise,pasi ata s'dine shqip) ndersa izraelite nuk paska.

 Citim (Princo @ 03.12.2013, 14:17)
Gjersa shqiptarėt nė Perėndim janė duke ikur nga identiteti i tyre kur i ndėrrojnė emrat nga Hajdar nė Hary Bajraktari, nė Shqipėri dhe Kosovė u ngjesin fėmijėve emra “shitoresh multi-etnike” qė nuk dihet tė cilit nacionalitet janė....


Vetem ata qe u vendosin femijeve emra arabo-mongol nuk kane ikur nga identiteti.
Keta duhet te jene nacionalistet e vertete.

 Citim (Princo @ 03.12.2013, 14:17)
Shqiptarėt nė Perandorinė Osmane ishin bashkėsundues, i zgjeruan territoret e veta nė tė katėr anėt, dhe fama e tyre kishte arritur zenitin.


Pikerisht fale atij bashkesundimi kur udheheqesit shqiptar provuan te zgjeronin kufijte e tyre,perfunduan ne menyren me tragjike dhe ne administrate u sollen nenpunes te huaj qe nuk dinin as gjuhen shqipe.
Ndodhen edhe ngjarje si ''Masakra e Manastirit''.

 Citim (Princo @ 03.12.2013, 14:17)
Po ashtu, vij nga shteti i cili ende nuk ka ushtri te veten dhe nė tė gjenden ushtarėt e huaj....


Keta ushtare te huaj ishin ata qe ndihmuan ne krijimin e shtetit e pavaruar nga clirimi i Serbise dhe po ruajne stabilitetin ne rajon.

 Citim (Princo @ 03.12.2013, 14:17)
Nėse nuk e zgjata shumė, me lejoni me kėtė rast tė falėnderoj organizatorin e kėsaj konference pėr ftesėn, studiuesit dhe institucionet nga Turqia siē ėshtė instituti Junus Emre pėr respektin e tyre ndaj origjinės sė Mehmet Akifit dhe vizitat e shpeshta qė na i kanė bėrė neve si familje nė Kosovė, e nė veēanti edhe Agjencinė e Turqisė pėr Bashkėpunim dhe Zhvillim (TIKA) pėr rindėrtimin dhe trefishimin nė madhėsi tė shkollės fillore Mehmet Akif nė fshatin Shushicė, ku unė i kam vijuar katėr klasė, por atėherė shkolla quhej “Jedinstvo” qė nė serbisht do tė thotė “Bashkimi. Historianėt kosovarė lė tė vazhdojnė t’ua marrin serbėve Millosh Obiliqin dhe shqiponjėn e zezė dykrenore, Kalkutės Nėnė Terezėn, ata nė Shqipėri muzikėn e himnit tė Shqipėrisė prej rumunėve, dhe ta heshtin gjeniun mė tė madh tė shqiptarėve, Mehmet Akif Ersojin.


Duke qarte dhe patriotizmi i ketij turkofili,kur ofendon historianet kosovare.

Mos po thote qe ky Mehmeti na qenka me i madh se Fan Noli,Sami Frasheri dhe Gjergj Fishta. smil3dbd4dbc14f3f.gif

 Citim (Princo @ 03.12.2013, 14:17)
Edhe sot, Turqia duket si mbrojtės i identitetit shqiptar, kur ajo nuk na rekomandon neve t’i vjedhim personalitetet e serbėve apo kujtdo qoftė tjetėr, por tė mėsojmė nga ai qė ėshtė i joni, pra nga Mehmet Akif Ersoj.


Ja dhe mbrojtesit e identitetit kombetar shqiptar:

http://www.studentet.info/modules/ipboard/...showtopic=56027


-Deklarata te tilla jo vetem qe fyejne kombin,por tregojne qe pushtimi turk ishte mallkimi me i madh ndaj shqiptareve,i cili po i tregon pasojat edhe ne ditet e sotme.Edhe ju qe postoni materiale te tilla,nuk jeni me shume se turkofila dhe antishqiptare.



----------------------------------------
Ατλαντίδα
PM
Top
igli_st
Postuar nė: 07.12.2013, 00:10
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 973
Antari Nr: 27508
Bashkangjitur: 14.09.2012



 Citim (watcher @ 03.12.2013, 16:32)
Njė ligj kundėr gjuhės dhe kulturės shqipe ka lėshuar sulltani i Perandorisė osmane mė 31.maj.1779, Abdul Hamiti II, ku pėrcaktohej saktė marrja nė mbrojtje nga ana e turqve e kulturės dhe gjuhės greke, dhe se duhej luftuar gjuha shqipe. Ky dokument ėshtė nxjerrė nga arkivat greke dhe ėshtė botuar nė gazetėn “Thessaloniki”

Ke ngaterruar vitin,ndoshta eshte 1879 pasi ne kete periudhe ka jetuar ky sulltan.


----------------------------------------
Ατλαντίδα
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio