Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> #ProtestoKuqeZI !
Besir.B
  Postuar nė: 09.07.2014, 03:47
Quote Post


Moderator
*****

Posti: Antarė
Postime: 1985
Antari Nr: 19321
Bashkangjitur: 04.01.2009




Fotografi e jashtme

Nuk e di kush mundohet me cdo kusht qe problemin kombetar qe kane shqiptaret me sllavet, t'i japin konotacion fetar ?!
Rasti i denimit te shqiptareve me burgim te perjetshem eshte se ata jane shqiptar dhe nuk ka askush qe t'i mbroj, e jo se jane musliman. Sllavet gjithnje u'a kane ndaluar shqiptareve shkollat, simbolet kombetare dhe krijimin e shtetit kombetar, por asnjehere nuk u'a ka ndaluar xhamiat. Feja eshte globale dhe nuk eshte special vetem per shqiptaret, por qejfi i sllaveve eshte qe te vetidentifikohen ne bllokun perendimor kurse shqiptaret t'i identifikojne me ate lindor, qe ne kete menyre te perfitojne edhe ndihmen e perendimit, kinse sllavet jane pararoja e Europes nga destrukcionet e lindjes.

Shqiptaret nuk duhet te biejn ne kete gracke qe ta ndrrojn problemin e tyre kombetar me ate fetar, sepse problem fetar nuk ekziston, Islami eshte shpallur kohe me pare dhe askush nuk ka si ta sulmoj perderisa nuk ndalohet praktikimi i tij ne cdo skaj te botes. Lojrat fetare shfrytezohen per interesa nderkombetare, gjeostrategjike dhe ekonomike, shqiptaret e kane shume te lehte qe te mbrrohen nga keto lojra te huaja, mjafton qe te dalin vetem me flamurin e tyre kombetar qe u'a ka njerr syte gjithmone sllaveve, e te mos e perziejn fene ne kete problem kombetar e te dergojne uje ne mullirin sllav. Prandaj, nuk e di perse tani protestat e shqiptateve nderlidhen me namazin e xhumas, me ngjyren e gjelbert fetare dhe me kerkesa kunder diskriminimit fetar kur kjo nuk guxon te ndodh sepse eshte ceshtje globale, gjithcka qe ndodh me sllavet e jugut eshte projektimi i ideve anti kombit shqipar.

Ne protestat e fundit ne Shkup (edhe pse filluan te kene konotacion fetar), shqiptaret arriten ta mbajne qendrimin kombetar dhe nuk pash ndonje flamur arab, por ajo qe bije ne sy eshte se disa media sllave kopjuan pamjet e protestave te para dy viteve ne Shkup, ku pati flamuj arab dhe i nxorren te njejtat pamje edhe per protesten e tanishme, kjo tregon qarte se atyre u konvenon ndrrimi i ceshtjes kombetare me ate fetare, tek shqiptaret !


----------------------------------------
"Uji mė i pastėr ėshtė nė burim"
PMUsers Website
Top
Besir.B
  Postuar nė: 02.08.2014, 15:32
Quote Post


Moderator
*****

Posti: Antarė
Postime: 1985
Antari Nr: 19321
Bashkangjitur: 04.01.2009



Ja si i kane bere shqiptaret demostratat:
http://pashtriku.beepworld.de/demos_1981.htm
...dhe si i bejne sot ?!
Edhe para 2-3 dekadave ekzistonte Islami dhe shqiptaret ishin te tille, por nuk shfrytezohej emri i kesaj feje per protesta kombetare. Sot, mjerisht e jetojme nje realitet edhe me te rende.
- Humbja e vetedijes kombetare vazhdon...


----------------------------------------
"Uji mė i pastėr ėshtė nė burim"
PMUsers Website
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio