Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


Faqe: (2) 1 [2]   ( Kalo tek postimi i parė i palexuar ) Reply to this topicStart new topicStart Poll

> ... Dy bote te ndryshme..., Ndryshimi...
DARDANI_40
Postuar nė: 24.10.2014, 12:57
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 1406
Antari Nr: 12388
Bashkangjitur: 30.12.2007



-
- Armatimin e rende dhe te lehte e kane marre, (ma merr mendja), nga ndonje
shtet andej rrotull tyre qe nuk ka rendesi t`ju citohet emri,
por mund te mos jete vetem nje shtet por me shume, dy apo tre...
- ( Shume goje te liga thone qe edhe vete Turqia eshte e perzier keqas
ne kete mesele). Mendoj qe perendimoret, nese akuzohen , akuzohen kot e pa te drejte
sepse ish - presidenti i SH.B.A - ve BUSH, publikisht e pati paralajmeruar Obamen,
pasardhesin e tije, qe te mos i terheqe trupat amerikane nga ato zona te konfliktit, sepse
egziston rreziku mjaft i madh qe forcat ekstremiste dhe xhihadiste, duke gjetur
terren te lire, do forcoheshin dhe do avancojne ne pushtim territoresh, duke krijuar keshtu
nje rrezik mjaft te madh per paqen ne rajon dhe me gjere.
- Obama nuk e degjoi keshillen e Bushit, dhe ja tash...Ndodhi ajo qe Bushi pati
paralajmeruar, biles edhe ne permasa shume me te medha sesa mendohej.

- Nga i moren strategjite e veprimit !
- Nuk besoj qe eshte ndonje gje e veshtire qe per talebanet vendas, duke qene
me pare te inkuadruar ne forcat nderkombetare (kur Bushi pat derguar ushtrine)
dhe duke u gjendur mandej te papune (me terheqjen e Amerikaneve), duke qene
edhe mire te stervitur ,sigurisht, besoj qe kaluan ne llogoren tjeter (shume elemente)
dhe mjaftojne 30-40 prej tyre, nuk eshte nevoja te jene me shume, qe te organizojne
dhe drejtojne gjithe `vullnetaret` qe mandej i shtohen ushtrise se zeze, kush per
fe dhe kush per dollare.Pea, kryesoret jane vendasit, organizatore, drejtues, dhe
ushtare, e persa u perket ballkanasve, shqiptare a boshnjake te jene, jane pak
e nuk cojne kandar, ne gjithe ate ushtri majmunash dhe muhaxhedinesh kanibale.
- Mendoj dhe besoj fuqishem qe `vullnetaret` ballkanas jane viktima te dy
gjerave .1- Budallellekut te tyre dhe 2- Fukarallekut.
- Para pak muajsh, u pat vrare ne Siri edhe nje djale qe banonte ne lagjen time.
-Ishte i burgosur disa here per vjedhje ketu, vidhte shtepite ne zone dhe ne
rrethina te Tiranes. Askush nuk kishte deshire as ti thote `miremengjesi` se ishte
edhe grindavec dhe ngaterrestar me cdokend. Dehej, rrihej me njerez, vidhte, e
mandej iku dhe la koken ne Siri. La dy femije jetime dhe nje grua zonje
qe tash ja ndihmojne fondacjonet bamirese, muslimane dhe te krishtera ne Tirane.
Cudia me e madhe eshte edhe fakti qe prinderit e tije, ne nje interviste per nje
televizjon ketu, deklaronin qe jane krenare per djalin qe ra `shehid`, dhe ja kemi
pare gjithe kohen te jatin qe dehej, atehere dhe tash. Nuk e gjen kurre esell.
Nuk e di cfare muslimani eshte ky lloj tipi. Kurre nuk e sheh te shkoje ne xhami, dehet me
raki e behet tape, (shpesh here iken nga klubet edhe pa paguar, i degjoj te ankohen
pronaret e bareve per te vazhdimisht), dhe askush nuk don ta shohe me sy.

- Me thua qe `te krishteret serbet i priten me kenge e dolli ne Tirane`...
- Mos i egzagjero gjerat Foks.
Nuk ka patur as kenge e as dolli aty. Ishin mbledhur te gjithe kreret e
ortodoksise boterore, nder ta edhe serbet e greket. Ceremonia zyrtare qe ishte
organizuar, nuk ishte vetem per popat serbe dhe greke, por per gjithe te pranishmit.
- Natyrisht qe nje dreke do shtrohej, per te gjithe. Aty, ne dreke, ishte i ftuar edhe kryeministri
dhe sapo verejti qe (jashte procedures) disa serb qe shoqeronin popin e tyre, kishin ngritur
flamurin, kryeministri shqiptar braktisi tryezen dhe iku, pa u shprehur publikisht perse.
- Mendoj qe sjellja diplomatike ja kerkoi nje `proteste te heshtur`, pa rene ne kurthin tinezar
te patriarkanes serbe apo greke, dhe pa e komentuar publikisht me gjate ate xhest te tyre.
- Kenge as valle aty nuk kishte-
- Lidhur me xhamine ne Tirane.
- Mos ja ushqe vehtes iluzjonin e gabuar qe ndokush po persekuton muslimanet ne Tirane
apo ne shqiperi, Foks. Xhamia ketu ka me bollek, gjithkund. Por, jane te vogla,
edhe pse ne cdo lagje. Natyrisht qe ne nje feste te madhe, sic eshte bajrami, asnjera nga
xhamite prezente ne Tirane nuk i nxe gjithe ata njerez qe mblidhen ne lutje.
- Pra nuk eshte e vertete ajo qe ti thua -
` pse talleni me muslimanet nje xhami nuk lejohet te ndertohet ne Tirane po lejoni qe muslimanet
shqipetare te falen rrugeve kur urinojne qente e Tiranes...
- Behet fjale per ndertimin e nje xhamie te madhe, qe per bajram te kene mundesi
te praktikojne lutjen sa me shume njerez. Sado e madhe te jete, prape nuk i nxe te gjithe
dhe prape do kete ankesa se `eshte e vogel`.
- Problemi eshte tek siperfaqja e madhe e truallit qe nevojitet, dhe aty ku parashikohet te ndertohet
jane disa familje qe pretendojne te kene pronesi te truallit. Ceshtja e truakkit eshte
ne gjykate ka shume kohe, dhe njohja e pronesise me vendim gjykate
dhe pronuncimi i gjykates per keto probleme, (per efekt shpronesimi dhe demshperblimi nga shteti)
-ketu zgjat shume e shume kohe.Shteti shqiptar eshte i mbushur deri ne gryke me ksi lloj problemesh,per te gjithe.
- Pra, mos e drejtoni akuzen si `tallje ndaj muslimaneve`, se eshte njelloj sikur te besh
gjueti shrigash ... kot se koti.
- Katoliket, vetem nje katedrale kane ne Tirane, dhe 2 kisha te vogla, e nuk ankohet askush, edhe pse ne festat
e pashkeve dhe krishtlindje 90% e pjesemarresve mbeten jashte, sepse nuk i nxe brenda
te gjithe.(Ne fakt, shumica e pjesemarresve ne ato raste festash, jane muslimane qe e dine
se jane te mirese ardhur ).Ne meshe brenda, gjen katolike dhe muslimane, dhe gjithashtu
jashte katedrales, duke degjuar meshen me autoparlante, gjen katolike dhe muslimane bashke.
- Edhe ortodokset vetem nje katedrale kane, dhe ne raste festash nuk i nxe te gjithe brenda,
e nuk i ka degjuar askush te ankohen.

----------------------------------------
P.S - A ti je ne ate fotografi Foks, qe ke 5-6 vjet qe ben demek se po lexon nje liber e akoma nuk e ke kry ! Futu e lexoje brenda se po bjen edhe bore e po merdhitesh ! Ha ha ha- (mos u nxe, se po baj hajgare)...
PM
Top
Foks_Ecc
Postuar nė: 24.10.2014, 15:49
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 6983
Antari Nr: 6604
Bashkangjitur: 27.03.2007



Dardan , armatimi i ISIS del te jete prodhim amerikan dhe hebrej, nuk them se i furnizon zyrtarisht administrata e Obames, se ne SHBA kompanite e armatimit jane private dhe kane te drejte te shesin ne tregun boteror kuj te duan, si do qe te jete, ne po te hym te folim per gjerat qe si dime mire, dalim me teori konspiracioni dhe nuk arijme tek e verteta.
Nese besojme vetem ate qe thuhet, nese nuk i ke lexuar lajmet, ISIS-in e kane kundershtuar gjithe shtetet me shumice Islame, edhe Konferenca Islamike, edhe institucionet tjera.
Sidoqofte, keto gjera ndodhin ku interesi eshte me i madh, nafta.
Te ishin KB-kombet e bashkuara aq paqesore, do u interesonte per masakrat e Asadit dhe masakrat ne Koban, jo cilat pika te naftes i mban ne kontroll ISIS qe logjikisht e ke parasysh se interesohet per ato pika se sa per femijet, grate, pleqte, njeriun si krijese, per te cilet referohen sot institucionet dhe organizatat boterore.

Ne shqiperi i dijme si jane punet o dardan i dijme, po kjo qe ndodhi me Serbine UEFA-n dhe shqipetaret eshte nje fakt nen lekuren tone, por mire behet padrejtesi vec per sport, ne te njejten vij paralele institucionet tjera boterore bejn padrejtesi mbi popujt ne lindjen e mesme ne favor te kompanive te naftes qe financojne sherbet e huaja per te mbajn kete gjendje per te perfituar....

ps....
ne i kemi lutjet ashtu me duart ngritur, edhe ai qe eshte ne foto ka te njejtin emer si timin
smil3dbd4e398ff7b.gif


----------------------------------------
Pa diturinė s'kuptohet e vėrteta
Pa diturinė s'largohet e meta
Pa diturinė vlerė nuk ka jeta
PM
Top

Topic Options Faqe: (2) 1 [2]  Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio