Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> RRUGĖTIMI I SHQIPĖRISĖ DERI TE SHPALLJA E PAVARĖSI
r.mislimi
Postuar nė: 26.11.2006, 23:22
Quote Post


studentet.info
*****

Posti: Admin
Postime: 3277
Antari Nr: 2
Bashkangjitur: 25.11.2004



Fotografi e jashtme

Me rastin e 94 vjetorit tė Shpalljes sė Pavarėsisė sė Shqipėrisė

RRUGĖTIMI I SHQIPĖRISĖ DERI TE SHPALLJA E PAVARĖSISĖ

NĖ VLORĖ - MĖ 28.XII.1912



Nga: Sheradin BERISHA


Lėvizja xhonturke dhe ideja pėr Autonominė

e Shqipėrisė

Dihet mirėfilli se nė fund tė shekullit XIX, nė Stamboll lindi lėvizja nacional-borgjeze e turqve tė rinj qė veten e quanin xhonturq. Kjo lėvizje vepronte pėrmes Komitetit tė fshehtė “Bashkim e Pėrparim” (Ittihad ve Terakki) dhe drejtohej kundėr pushtetit absolutist tė sulltan Abdyl Hamitit II.

Nė kėto zhvillime, lėvizja kombėtare shqiptare, pėr tė krijuar kushte tė favorshme nė luftėn pėr autonominė e Shqipėrisė dhe pėr tė larguar rrezikun e copėtimit tė tokave shqiptare, u bashkua me lėvizjen e turqve tė rinj. Nė pranverėn e verėn e vitit 1908 nė shumė qytete tė Shqipėrisė, si nė Ohėr, Prespė, Strugė, Manastir, Shkup, Gjirokastėr, Shkodėr, Prizren, Ferizaj, Mitrovicė etj, krahas komiteteve kombėtare ”Pėr lirinė e Shqipėrisė” u formuan edhe komitetet xhonturke ”Bashkim e Pėrparim”.1

Zgjerimi i veprimtarisė sė komiteteve xhonturke nė Shqipėri e nė Maqedoni u dha mundėsi turqve tė rinj tė fillonin kryengritjen. Nė rrethanat kur administrata Osmane nė Rumeli (ku pėrfshiheshin edhe katėr vilajetet shqiptare) ishte shthurur dhe zotėr tė situatės ishin bėrė xhonturqit, si edhe pėrballė rrezikut tė njė sulmi tė ushtrisė kryengritėse kundėr Stambollit, sulltan Abdyl Hamiti II u detyrua tė pranonte, natėn e 23/24 korrikut, shpalljen e kushtetutės sė vitit 1876 dhe rivendosjen e rendit kushtetues.2

Shpallja e Kushtetutės sė Hyrietit (lirisė) u prit me gėzim e entuziazėm edhe nga populli shqiptar, i cili vunate prej shekujsh nėn sundimin e autokracisė sė sulltanėve. Mirėpo ky entuziazėm nuk zgjati shumė. Qysh nė zgjedhjet e para pėr parlamentin turk, qė i shpallėn xhonturqit me 15 shtator 1908, sipas ligjit elektoral nuk njiheshin popujt joturk dhe tė gjithė banorėt e Perandorisė u shpallėn ”osmanlinj”.3

Meqenėse revolucioni xhonturk nuk solli lirinė e premtuar pėr shqiptarėt dhe popujt tjerė tė shtypur, pėrkundrazi forcoi Perandorinė Osmane, duke e centralizuar edhe mė shumė pushtetin qėndror, lėvizja kombėtare nė krye me Ismail Qemalin, Hasan Prishtinėn, Luigj Gurakuqin, Bajram Currin, Dervish Himėn, Ēerēiz Topullin etj, gjatė viteve 1909-1911 organizuan kryengritje tė armatosur gjithandej viseve etnike shqiptare, tė cilat u shtypėn me gjak nga ekspeditat ushtarake xhonturke.

Pėr t“i joshur krerėt shqiptar, sulltani ju ofronte edhe pozita tė larta ministrore. Kėshtu, nė vitin 1909, Ismail Qemali refuzoi dy herė rresht postin e Ministrit tė Drejtėsisė dhe me pas atė tė Ministrit tė Brendshėm tė Perandorisė* dhe nė njė takim tė drejtpėrdrejt qė pati ai me Sulltanin ia komunikoi qėllimin pėr: Shpalljen e Autonomisė sė Shqipėrisė nga Perandoria Osmane dhe emėrimin e njė shqiptari nė krye tė shtetit tė ri qė pritej tė lindėte. Kėtė ide dy vjet me vonė (1911), Ismail Qemali nuk hezitoi t'ia pėrsėriste edhe Vezirit Qamil Pasha, por Veziri ndonėse nuk ishte plotėsisht nė dijeni tė zhvillimeve qė priteshin tė ndodhnin nė viset shqiptare, kėmbėnguli qė Shqipėria tė mbetej pjesė e Perandorisė.
Fotografi e jashtme

Fillimi i luftės italo-turke (nė fund tė shtatorit 1911) krijoi kushte tė favorshme pėr vazhdimin e kryengritjes shqiptare. Kėshtu mė 12 janar 1912 nė Stamboll u mbajt njė mbledhje e krerėve tė lėvizjes kombėtare, kuu vendos qė nė 4 Vilajetet shqiptare tė organizohet njė kryengritje e pėrgjithshme. Aty u vendos qė kryengritja tė fillonte nė Kosovė e pastaj tė zgjerohet edhe nė krahinat tjera tė Shqipėrisė. Hasan Prishtina u ngarkua, tė organizonte kryengritjen e pėrgjithshme, fillimisht nė Kosovė..., ndėrsa Ismail Qemali tė siguronte armė dhe pėrkrahjen diplomatike nga shtetet evropiane pėr kėtė rrugė tė nisur.5

“Aleanca ballkanike” kundėrshton formimin e shtetit

shqiptarė nė Ballkan dhe synon copėtimin

e tokave shqiptare

Kryengritja e pėrgjithshme shqiptare dhe lufta italo-turke (nė Jemen...), i dhanė goditje tė reja sundimit pesė shekullorė turk nė Ballkan. Nga kėto zhvillime, ndonėse gjatė verės sė vitit 1912 perandoria turke, po i numėronte javėt e fundit nė Ballkan, nė zgjidhjen e ēėshtjes shqiptare do tė inkuadrohen edhe fuqitė e mėdha. Austro-Hungaria..., duke e kuptuar funksionin historik tė Shqipėrisė si digė para zgjerimit sllavė, filloi t'i bėjė trysni Turqisė qė tė tregojė mė tepėr mirėkuptim pėr 14 kėrkesat e parashtruara tė shqiptarėve.6

Konti austro-hungarez Berthold, (ministri i jashtėm) u propozoi Fuqive tė Mėdha qė tė ndėrmarrin masa pėr decentralizimin e Turqisė evropiane nė aspektin etnik, ku do tė pėrfshiheshin edhe katėr vilajetet shqiptare, Vilajeti i Kosovės, i Shkodrės, i Manastirit dhe Vilajeti i Janinės.

Kėtė propozim e kundėrshtoi fuqishėm Rusia, e cila me planet e saj ogurzeza, synonte qė tėrė Ballkanin ta bėnte sllave-ortodokse dhe pėr fat tė keq nė kėtė drejtim ajo kishte pėrkrahjen e Francės dhe tė Anglisė.7 Pėr kėtė ēėshtje, reagoi edhe Porta e Lartė, e cila deklaroi se ēėshtja shqiptare ėshtė “ēėshtje e brendshme e Turqisė” dhe pėr tė dėshmuar kėtė gjė ,pėrfaqėsuesit turk, ndryshuan rrėnjėsisht konkluzat e marrėveshjes tė arritur me krerėt shqiptar, mė 18 gusht 1912 nė Shkup.8

Dhe kėto marifetllėqe i hapėn rrugė formimit tė aleancave tė shteteve ballkanike (Serbisė, Malit tė Zi, Bullgarisė dhe Greqisė) pėr pushtimin dhe coptimin e tokave shqiptare. Planet serbe pėr njė “luftė kundėr Turqisė”, kishin filluar me bisedat e fshehta me Bullgarinė. Diplomacia ruse nė krye me carin Nikollajin e II, ishte shumė e interesuar qė sa mė parė tė nėnshkruhet aleanca luftarake nė mes Bullgarisė e Serbisė, pėr ndarjen e Shqipėrisė etnike. Pėr kėtė qėllim, qarqet sunduese bullgare u ndaluan edhe krerėve bullgaro-maqedonas tė krahinės sė Maqedonisė qė tė bashkpunojnė dhe tė pėrkrahin kryengritjen e Pėrgjithshme Shqiptare tė vitit 1912.9

Pas njė vargė takimesh (qė kishin nisur qysh nė tetor 1911) midis kryeministrit serb Milovanoviq dhe atij bullgar Geshov, me ndihmėn e Rusisė, mė 13 mars 1912, Serbia lidhi njė aleanc “Traktat miqėsie” me Bullgarinė, ku si synim parėsor kishin kundėrshtimin e formimit tė ēfarėdo shteti shqiptarė nė Ballkan dhe coptimin e tokave shqiptare. Njė aneks sekret i kėtij traktati parashikonte veprime eventuale tė pėrbashkėta kundėr Perandorisė Osmane, ku parashihej qė Serbisė t“i takonte mbarė territori nė veri tė maleve tė Sharrit. Krahas bisedimeve serbo-bullgare u zvilluan edhe bisedimet bullgaro-greke, tė cilat pėrfunduan mė 29 maj 1912 me nėnshkrimin e njė marrėveshjeje mbrojtėse nė rast sulmi nga ana e Turqisė.10

Kėsaj aleance, pas bisedimeve tė carit rus me Kral Nikollėn iu bashkua edhe Mali i Zi. Kėto shtete ortodokse tė "aleancės..." pėrfundimisht ,nė emėr tė luftės kundėr "robėrisė osmane" nė tetor 1912 filuan luftėn e parė ballkanike pėr pushtimin dhe coptimin e tėrsisė sė tokave shqiptare.

Nė Kuvendin e Shkupit u vunė themelet

e Pavarėsisė sė Shqipėrisė

Pėr ta alarmuar faktorin e brendshėm dhe tė gjitha kancelaritė e fuqive tė mėdha, pėr rrezikun qė po i kanoset popullit shqiptar dhe trojeve etnike shqiptare, mė 14 tetor 1912 nė Shkup, nė shtėpinė e atdhetarit Sali Gjuka, Komiteti “Shpėtimi” qė nė popull njihej si ”Komiteti i Shpėtimit Kombėtar” dhe organizata ”Shoqėria e Zezė pėr Shpėtim” mbajtėn njė Kuvend tė jashtėzakonshėm
http://www.beepworld.de/memberdateien/memb...tatfarsheri.jpg

ė kėtė kuvend, tė kryesuar nga Nexhip Draga, morėn pjesė: Mit“hat Frashėri, Sali Gjuka, Rexhep Mitrovica, Nexhip Draga, Bedri Pejani etj. Pasi u konkludua se ”Turqia po i numėronte ditėt e fundit nė Ballkan...” u morėn kėto vendime:

“1.Me ia drejtue njė proklamacion Fuqive tė Mėdha;

2.Me formue njė delegacion pėr mi shkėputė Malet e Shkodrės prej lidhnisė qė patėn ba me Malin e Zi (Malėsia e Shkodrės ishte lidhur me Malin e Zi pėr luftė tė pėrbashkėt kundėr forcave osmane nė Shkodėr).

3.Ky delegacion ka me pas edhe njė kompetencė tė plotė pėr t“u marrė vesh me krahinat e tjera tė Shqipnisė pėr tė shpėtue atė prej rrezikut tė coptimit.”11

Nė zbatim tė kėtyre vendimeve, Kuvendi mė 16 tetor 1912 nė Shkup ia dorėzoi konsullatės austro-hungareze dhe gjermane njė proklamatė, ku thuhet: ”...Serbia ,Bullgaria, Greqia dhe Mali i Zi kanė shpallur luftė me qėllim tė zgjerimit tokėsorė ose pėr pėrhapjen e ndikimit politik, prandaj edhe ne shqiptarėt po rrokim armėt pėr tė mbrojtur tokėn tonė. Pėrveē kėsaj vemė nė dijeni Fuqitė e Mėdha se nuk do tė njohim emėrtime tė tilla si ”Stara Serbija” (Serbia e vjetėr”dhe “Epir”, ose forma politike dhe administrative tė posaēme lidhur me disa pjesė pėrbėrėse tė atdheut tonė”. Ndėrkohė edhe pėrfaqėsuesve diplomatik rus, francez, anglez dhe atyre italianė u ėshtė dorėzuar njė proklamatė me vulė tė ”Shoqėrisė sė Zezė pėr Shpėtim”, nė tė cilėn thuhet: ”Shqipnia i ka rrokur armėt jo pėr me forcue dominacionin e Turqisė nė Ballkan, por pėr me i dalė zot tanėsisė tokėsore e lirisė sė Shqipnisė. Pra, qysh prej sodit po ju deklarojmė se sido qė tė jetė fati i armėve, shqiptarėt nuk kanė me pranue pėr katėr vilajete veē se njė formė politike e njė formė sundimi, dmth njė formė tė vetme qeverisjeje”.12

Pra, kėto dokumente dėshmojnė qartė se nė Kuvendin e Shkupit u vunė themelet e Pavarėsisė sė Shqipėrisė.

Misioni i delegacionit tė Shkupit ishte pėrgatitja

e Kuvendit gjithėkombėtar


Kuvendi i Shkupit caktoi edhe njė delegacion, i cili u ngarkua tė pėrgatisė terenin pėr mbajtjen e njė Kuvendi gjithėkombėtar. Pas kėtyre aktiviteteve, mė 16 tetor 1912 anėtarėt e delegacionit tė zgjedhur nė Kuvendin e Shkupit: Mit“hat Frashėri, Sali Gjuka, Rexhep Mitrovica dhe Bedri Pejani, e lanė Shkupin dhe me tren u nisėn pėr nė Mitrovicė dhe prej aty deri nė Pejė udhėtuan me njė qerre tė mbuluar.13 Nė rrugėn nga Peja pėr nė Gjakovė, delegatėt takojnė reth 200 burra, qė shkonin nė luftė pėr mbrojtjen e Pejės. Nė fshatin Carrabreg, takohen me prijėsin Bajram Curri. Nė Gjakovė takojnė edhe Isa Boletinin, qė sapo kishte ardhur nga fronti i Prishtnės.14 Madje nė Pejė e Gjakovė,... kishin marrė nėnshkrime nga paria, duke i autorizuar ata qė tė vendosnin pėr tė mirėn e Shqipėrisė nė emėr tė Kosovės.
Fotografi e jashtme


Nga Gjakova, ky delegacion kalon nė krahinėn e Hasit dhe nė fshatin Letaj qėndrojnė njė natė. mė pastaj hidhen nė krahinėn e Lumės dhe nė fshatin Arnė takojnė prijėsin lumjanė Ramadan Zaskoci.15 Disa ditė i kalojnė nė Reē, Mirėditė, te kulla e Oroshit, ndėrsa nė Abat tė Mirditės takuan imzot Preng Doēin.16 Nga Mirėdita delegacioni rrugėton dhe ndalon nė Luginėn e Fanit, nė Rubik, Krujė, nė Valias nė ēifligun e Abdi bej Toptanit dhe pasataj shkojnė nė Tiranė, pastaj ndalojnė nė Durrės prej nga pas disa ditėsh nisen pėr nė Elbasan.17

Kėtij delegacioni prej katėr vetėsh, nė Durrės* iu bashkua Dom Nikollė Kaēorri, Mustafė Asimi Kruja e Abdi bej Toptani. Kėta atdhetarė kudo qė shkuan ngritėn zėrin pėr rrezikun e copėtimit tė Shqipėrisė, duke i dhėnė kėshtu frymė idesė pėr thirrjen e njė Kuvendi Gjithėshqiptar.

Sipas kujtimeve tė Eqerem bej Vlorės, kusheri i Ismail Qemalit dhe njėri nga figurat e njohura tė politikės sė mėvonshme shqiptare, mėsohet se qė nė fillim tė korrikut 1912 nė Shqipėri qenė ngritur komitete pėr pavarėsinė e Shqipėrisė dhe se kusheriri i tij, Syrja bej Vlora kishte mandatin e popullit tė Vlorės pėr njė Kuvend Kombėtar, qė nė muajin gusht 1912. Ismail Qemali duhej tė ishte nė kontakt tė vazhdueshem me ta, nisur edhe nga faktin se nė muajin qershor - korrik, ai kishte qėndruar pak ditė nė Vlorė.1
Fotografi e jashtme
Eqrem bej Vlora

Delegacioni prej 8 anėtarėsh tashmė pėrbėnin Komitetin e Pėrkohshėm tė Shqipėrisė, pėr pėrgatitjen e Kuvendit pėr Shpalljen e Pavarėsisė sė Shqipėrisė, para se tė shkilej Shqipėria nga forcat e “aleancės ballkanike”.

Udhėtimi diplomatik i Ismail Qemalit nga Stambolli nė Bukuresht, Vjenė, Budapest,

Triesht dhe zbarkimi i tij nė Durrės

Zhvillimet e luftės sė parė Ballkanike, tė shpallur nė tetor 1912 nga shtetet ortodokse tė "Aleancės ballkanike" e qė kishin pėr qėllim copėtimin e tokave shqiptare, pėrshpejtuan aktivitetin diplomatik tė Ismail Qemalit.

Kėshtu, mė 3 nėntor 1912 Ismail Qemali i shoqėruar nga Luigj Gurakuqi..., arriti nė Bukuresht tė Rumanisė, pėr t“u takuar fillimisht me komunitetin shqiptar qė vepronte atje. Nė Bukuresht gjetėn njė situatė krejt tė ndryshme nga ajo qė sundonte nė Stamboll. Kryeqyteti rumun ishte pėrfshirė nga euforia dhe tė gjitha organizatat shqiptare qė vepronin atje, qenė tė vendosura pėr pavarėsinė e Shqipėrisė (shkėputjen e plotė tė saj nga Turqia).Fotografi e jashtme


U desht fare pak kohė, qė Ismail Qemali dhe delegacioni i tij, ta kuptonin se Turqia ishte pėrfundimisht e humbur dhe se pavarėsia e plotė nga Turqia ishte e vetmja zgjidhje. Pėr mė tepėr, komuniteti shqiptar i Bukureshtit, kishte filluar ta konsideronte kėtė akt si tė kryer tashmė.

Patriotėt shqiptarė nė Bukuresht me kohė kishin pėrgatitur flamurin kombėtar, i cili do tė ishte simboli i shtetit shqiptar si dhe njė bandė (korė) muzikore, qė do tė kėndonte himnin kombėtar.19

Pas disa konsultimesh mė 5 nėntor nė Hotelin "Kontinental" tė Bukureshtit, u mbajt mbledhja e pėrfaqėsuesve tė komunitetit shqiptarė dhe tė delegacionit nė krye me Ismail Qemalin qė kishte ardhur nga Stambolli.

Nė kujtimet e pjesėmarrėsve tė kėsaj mbledhjeje, qė jetuan deri vonė, thuhet se: mbledhja vendosi njėzėri pėr pavarėsinė e Shqipėrisė dhe ngarkoi Ismail Qemalin dhe delegacionin e tij tė kontaktonte pėrfaqėsuesit diplomatikė tė Fuqive tė Mėdha dhe tė merrte aprovimin e tyre pėr kėtė vendim. 20

Nė kujtimet e tij Sejfi Vllamasi, tregon se nė momentin e largimit nga Bukureshti, Kristo Meksi i la nė dorė Ismail Qemalit njė ēek prej 500 mijė frangash ari, dhuratė e Kryeministrit rumun Taqe Junesku.21

Dy ditė mė vonė (7 nėntor) delegacioni i plotėsuar edhe me katėr pėrfaqėsues tė kolonisė shqiptare tė Bukureshtit, u nis pėr nė Vjenė. Ismail Qemali me delegacioni shqiptarė sapo kishte mbėrritur nė Vjenė, mori njė telegram nga miku i tij i vjetėr, konti Andrasay, ku e ftonte qė tė vijė nė Budapest pėr t“u takuar me diplomatė Austro-hungarez. Mė 8-9 nėntor nė Budapest I.Qemali do tė takohet me kontin Hadik ish-nėnsekretar shteti dhe me Ministrin e jashtėm tė Austro-Hungarisė z.Graf Berthold, njėrin nga njerėzit mė tė fuqishėm tė diplomacisė evropiane. Nė kėto takime pasi u vu nė pah rreziku i coptimit tė Shqipėrisė nga shtetet fqinje, Austro-Hungaria u shpreh e gatshme ta nxiste dhe ta mbėshteste Pavarėsinė e Shqipėrisė. Konti Handik e siguroi z.Qemali se Qeveria e tyre kishte biseduar edhe me qeveritė italiane e gjermane pėr kėtė qėllim dhe sė bashku nuk e shihnin me sy tė mirė njė shtrirje tė Malit te Zi dhe Serbisė nė jug tė Ballkanit .22

Gjatė muajit tetor dhe gjysmės sė parė tė nėntorit 1912 ushtria turke nė Ballkan ishte shpartalluar nė tė gjitha frontet, ndėrsa trupat ushtarake serbe, malazeze dhe greke qė pėrbėnin “aleancėn ballkanike”, pėrmes operacioneve shfarosėse ndaj shqiptarėve, kishin hyrė thellė nė tokėn shqiptare.23

Meqė ngjarjet zhvilloheshin me shpejtėsi nė Shqipėri, delegacioni shqiptarė bėri pėrpjekje qė sa mė parė tė nisen pėr nė atdhe, qė tė mbahet kuvendi kombėtar pėr shpalljen e Pavarėsisė sė Shqipėrisė. Me kėrkesėn e Ismail Qemailit, diplomatėt austro-hungarez delegacionit shqiptar ia premtuan njė vapor pėr tė zbarkuar nė Durrės.24

Delegacioni shqiptar me tu kthyer nė Vjenė (nga Budapesti), pati takime me Ambasadorin italian (Avana) dhe me ambasadorin anglez. Mė 18 nėntor 1912, delegacioni mbėrriti nė Triesht dhe po atė ditė Ismail Qemali i drejtohet me njė telegram komitetit pėrgatitor pėr shpalljen e Pavarėsisė, dhe kėrkon qė tė sigurohet pjesėmarrja e pėrfaqėsuesve tė popullit, pėr Mbledhjen e Kuvendit Kombėtar qė mendohej tė mbahet nė Durrės ose nė Vlorė. Nė kėtė telegram thuhej: "Mbledhja e pėrfaqėsuesve nė Durrės apo Vlorė ėshtė shumė e rėndėsishme. I thirrni tė gjithė. Gjersa tė arrij unė, mbani qetėsinė e ruani bashkimin. Ēėshtja jonė politike ėshtė siguruar pėrfundimisht”.25

Mė 19 nėntor 1912, Ismail Qemali, pėrpara nisjes pėr nė Durrės, gazetės italiane “Piccolo”,i deklaroi, se: "Shpallja e pavarėsisė ėshtė e pashmangshme. Ne duam t'i paraqesim Evropės faktin e kryer. Do tė krijohet njė qeveri e pėrkohshme dhe ndoshta, unė do tė jem kryetar. Ju siguroj se pėr idenė e pavarėsisė jemi tė gjithė nė njė mendje".26

Nė mbrėmjen e 19 nėntorit 1912, pėrfundimisht delegacioni shqiptar nė krye me Isamail Qemalin, me vaporin austriak "Baron Bruck" nga Trieshta niset drejt brigjeve tė Shqipėrisė dhe zbarkoi nė Durrės.

Shpallja e Pavarėsisė sė Shqipėrisė mė 28.XI.1912 nė Vlorė

Ndonėse ishte menduar qė ngritja e Flamurit tė bėhet mė 22 nėntor nė qytetin e lashtė tė Durrėsit, me qėllim qė tė evitonin lėvizjet e mėtejshme nėpėr Shqipėrinė e trazuar nga lufta, situata nė kėtė qytet ishte shumė mė ndryshe nga ē'pritej. 27

Ato ditė, deti ishte bllokuar nga flota greke dhe kompromisi i dhespotit Jakov me Myftiun e qytetit e pamundėsuan ngritjen e flamurit dhe mbajtjen e njė kuvendi tė parashikuar nė Durrės.

Pėr shkak tė gjendjes sė nderė qė mbretėronte nė qytet, po atė ditė Ismail Qemali i lajmėroi telegrafisht tė gjitha qytetet qė delegatėt e tyre t'i nisin pėr nė qytetin e tij tė lindjes nė Vlorė. Ato ditė, meqė forcat serbe pėrparonin shpejtė drejt Shqipėrisė sė Mesme, rrethet patriotike tė Elbasanit (mė 25 nėntor), tė Tiranės e Durrėsit (mė 26 nėntor), tė Kavajės, tė Peqinit dhe tė Lushnjės mė 27 nėntor, ngritėn flamurin kombėtar, pa pritur mbledhjen e Kuvendit tė Vlorės .28

Delegacioni nė krye me Ismail Qemalin pas 2-3 ditėsh tė qėndrimit nė Durrės, duke iu shmangur rrugės kryesore sė bashku me delegatėt e Shqipėrisė sė Mesme niset pėr nė Vlorė.

Duke zbritur majės sė Ardenicės, nga faqja perėndimore, delegatėt nga Elbasani qė udhėtonin nė drejtim tė Fierit, takojnė karvanin e kalorėsve, qė vinte nga Durrėsi me delegatėt e Bukureshtit, Durrėsit, Tiranės, Shkodrės, Kavajės etj me nė krye Ismail Qemalin. Aty Mit`hat Frashėri takoi Ismail Qemalin, ”i cili kalėronte me njė kalė myzeqeje tė bardhė” dhe Luigj Gurakuqin. Kalojnė sė bashku Semanin e fryrė nga ujėrat e vjeshtės sė tretė, me njė lundėr, apo govatė tė flashkėt qė vente e vinte nga njė breg nė tjetrin pėr t“i bartur kalorėsit e lirisė.29

Sipas kujtimeve tė Eqrem Bej Vlorės, gjatė rrugėtimit tė karvanit tė Ismail Qemalit pėr nė Vlorė, ”gjenerali i divizionit turk Kara Sait Pasha, qė kontrollonte zonėn midis Lushnjės, Fierit dhe Beratit, si pararojė tė pjesės tjetėr tė armatės sė Vardarit, qė po vinte prapa nė rrėmujė (e shpartalluar), dha urdhėr tė arrestohej Ismail beu me tė gjithė kolonėn e tij; pėr kėtė arsye karvani nuk u fut nė Lushnjė, por e kaloi natėn nė Ēermė, nė ēifligun e Dervish bej Biēakut. Mirėpo gjatė natės komanda e trupave turke nė Berat, nėn trysnin e pėrfaqėsuesve shqiptarė ndryshoi mendim”30 (hoqi dorė nga arrestimi-vėrejtja ime).

Nga vendi i quajtur Mifol, delegacioni i Ismail Qemalit udhėton me dy karroca 31 dhe pas shumė peripetive, nė pasditen e 27 nėntorit 1912 arrijnė nė Vlorė. Situata nė Vlorė ishte krejt e ndryshme nga ajo e Durrėsit. Populli vlonjat me kėtė rast i bėri pritje madhėshtore delegatėve tė ardhur nga disa krahina tė Shqipėrisė. Ismail Qemali pėr kėto momente nė kujtimet e tij do tė shkruaj: ”Njė zjarr i shenjtė patriotizmi kishte pushtuar qytetin ku kisha lindur dhe populli me pėrshėndeste kudo me entuziazėm dhe gėzim”.32 Delegatėt e ardhur nga shumė vise tė Shqipėrisė..., u vendosėn nė shtėpinė e Xhemil bej Vlorės, kushėri i Ismail Qemalit.33

Meqenėse anijet luftarake greke i qenė afruar portit tė Vlorės dhe me tė drejt i druhej ndonjė sulmi tė forcave greke, por edhe pėr shkak tė pėrparimit tė pandaluar tė ushtrisė serbe nė verilindje tė vendit, pa arritur ende pėrfaqėsuesit e disa krahinave, nė mbrėmjen e 27 nėntorit delegatėt qė ndodheshin nė Vlorė vendosėn tė nesėrmen tė mblidhnin Kuvendin Kombėtar, pėr ta shpallur pavarėsinė e Shqipėrisė.34

Fotografi e jashtme
Delegacioni i Kosovės nė Vlorė nė krye me Isa Boletinin

Kosova..., duke qenė e pushtuar nga ushtria serbo-malazeze, nė Kuvendin e Vlorės u pėrfaqėsua nga Sali Gjuka, Bedri Pejani dhe Rexhep Mitrovica, tė cilėt kishin ardhur nga Kuvendi i Shkupit, ndėrsa njė ditė mė vonė (mė 29 nėntor) nė Vlorė mbėrriti Isa Boletini dhe delegatėt tjerė, si: gjeneral Mehmet Pashė Deralla, Hasan Hysen Budakova, Tafil Boletini, Dervish Mitrovica, Zejnel Begolli, Halim Musė Bajgora, Ahmet Ali Llapi, Riza beg Gjakova, Vehbi Dibra, Hajdin Draga etj. Ndėrkaq udhėheqėsit tjerė tė Kosovės qė ishin caktuar si delegatė tė kuvendit, si: Hasan Prishtina, Nexhip Draga, Idriz Seferi, Sait Hoxha etj. nuk erdhėn, sepse nė fillim tė nėntorit ishin kapur nga forcat serbe nė Shkup dhe mbaheshin tė burgosur nė kėshtjellėn e Kalemedanit nė Beograd. Edhe Bajram Curri i nxėnė me luftimet nė Malėsinė e Gjakovės nuk arriti dot tė vijė nė kuvend.35

Kuvendi i hapi punimet, mė 28 nėntor 1912 nė orėn 14 pasdite, po nė shtėpinė e Xhemil bej Vlorės.36 Kryetar i Kuvendit u zgjodh Ismail Qemali ndėrsa sekretar Luigj Gurakuqi. Nė fjalėn e shkurtėr qė mbajti Ismail Qemali para 40 delegatėve, tė pėrcjellur me duartrokitje tė gjata e brohoritje entuziaste ”Rroftė Shqipnija e Lirė”, foli pėr tė kaluarėn e Shqipėrisė nėn sundimin osman dhe pėr luftrat e shqiptarėve pėr tė fituar tė drejtat e tyre. Ai vuri nė dukje se nė rrethanat e krijuara nga Lufta Ballkanike e vetmja udhė shpėtimi ishte ndarja e Shqipėrisė nga Turqia”.37

Propozimi i kryetarit pėr Shpalljen e Pavarėsisė sė Shqipėrisė, u miratua njėzėri nga delegatėt. Nė Rezolutėn e Pavarėsisė me titull"Nė Vlonė mė 15/28 tė vjeshtės sė tretė 1328/1912”, tė cilėn e lexoi sekretari i parė i kuvendit Luigj Gurakuqi, thuhet:“Pas fjalėve qė tha Z. Kryetari Ismail Kemal Beu, me tė cilat tregoi rrezikun e math nė tė cilin ndodhet sot Shqipėria, tė gjithė delegatėt me njė zā venduan qė Shqipėria me sot tė bāhet nė vete, e lirė e e mosvarme"
Fotografi e jashtme


Ndėrkaq, gjithė emocionet e kėtij akti historik i pasqyron mė sė miri origjinali i Procesverbalit, i cili fatkeqėsisht kishte humbur nė vitin 1937 39.

Dokumentin e shpalljes sė Pavarėsisė e botoi gazeta ”Pėrlindja e Shqypnies” organ i Qeverisė sė Pėrkohshme tė Vlorės, si dhe Lef Nosi nė pėrmbledhjen e dokumenteve historike.40

Nė njė letėr me titull “Si u bė Kongresi i Vlorės” Mit“hat Frashėri dėrguar mikut tė tij Kristo Luarasit, shkruan: ”Kongresi u ēel mė 28 tė kėtij muaji dhe ishin 47 delegatė nga ēdo an“e Shqipėrisė, vise tė shkelura dhe tė pashkelura. Sot janė 65, se kanė ardhur edhe nga krahina tė tjera. Kėtė ditė, pra, ora 14.30, me zė tė pėrgjithshėm u proklamua independenca e Shqipėrisė dhe Flamuri u ēel nė portėn e shtėpisė ku ishim mbledhur (...) Salla e madhe nė shtėpinė e Xhemil Bej Vlorės ishte mbushur plotė dhe delegatėt kishin zėnė vendet rreth tri tryezave tė mėdha tė vėna afėr e afėr...”41

Sipas shėnimeve tė Mustafa Merlika Krujės, pjesėmarrės nė kėtė kuvend, del se Rezolutėn e Shpalljes sė Pavarėsisė tė Shqipėrisė e nėnshkruan tė gjithė tė pranishmit nė Kuvend,e ata ishin:

1. Ismail Kemal (Qemali);
2. Kaēorri (Dom Nikoll Kaēorri);
3. Abdul Aziz Vehbi (Vehbi Dibra, ish-myftiu i Dibrės e aty e mbrapa myftiu i pėrgjithshėm pėr myslimanėt e Shqipnisė sė pamvarme);
4. J.Karbunara;
5. Elmas Boco;
6. Vehbi Harēi;
7. Qazim Kokoshi;
8. J.Minga;
9. Rexhep Mitrovica;
10. A.Rruēi;
11. Abdi (Toptani);
12. Abas Dilaver (Qelkup-a);
13. Mid“hat Frashėri;
14. Shefqet Daju;
15. Zihni Abas Kanina;
16. Xhelal (Kopernacka);
17. Hajredin Cakrani;
18. Qemal Elbasani (Karaosmani);
19. Iljas Vrioni;
20. Salih Gjuka;
21. Dhimitėr Berati;
22. Dhimitėr Emanuel (Mborja?);
23. Dimitri Zografi;
24. Murat Toptani;
25. Pandeli Cale;
26. Luz (Luigj) Gurakuqi;
27. Bedri Pejani;
28. Spiro (don) Ilo;
29. Thanas Floqi;
30. Lef Nosi;
31. Dr.H.Myrteza;
32. Nuri (Sojliu);
33. Mustafa Asim Kruja;
34. M.Ferid Vokopola;
35. Ymer (Deliallisi);
36. Xhemaledin (Xhemal Deliallisi);
37. Nebi Sefa Lushnja;
38. Zuhdi Ohria, ndėrsa 2 emra janė tė palexueshėm...”42

Pra, kėtė akt e nėnshkruan vetėm delegatėt qė qenė tė pranishėm nė kuvend, por jo edhe ata qė erdhėn me vones nė Vlorė.43

Pas kėtij akti tė rėndėsishėm nė historinė e popullit tonė, nė orėn 15 e 12 minuta pasdite, Ismail Qemali nė murin e ballkonit tė shtėpisė ku u mbajt kuvendi e vendosi Flamurin kombėtar, po atė Flamur qė zbukuronte podiumin e Hotelit "Kontinental" nė Bukuresht, nė mbledhjen e 5 nėntorit, me pėrfaqėsuesit e kolonive shqiptare atje . 44

Ndėrkaq, pėrveē kėtij versioni, Eqrem bej Vlora, nė kujtimet e tij - thotė se flamuri qė u ngrit mė 28 Nėntor 1912 nė Vlorė, ishte njė flamur qė e mbaja nė shtėpi si kujtim, tė dhuruar solemnisht (mė 1909) nga njė pinjoll i familjes Kastrioti (don Aladro Kastrioti) me banim nė Paris.45

Kuvendi Kombėtar i Vlorės pas vendimit historik tė shpalljes sė Pavarėsisė, u mor me organizimin shtetėror. Qysh nė mbledhjen e tij tė parė, kuvendi vendosi pėr krijimin e qeverisė sė parė tė pėrkohshme. Dhe mė 4 dhjetor 1912 Kuvendi zgjodhi pėrbėrjen e plotė tė Qeverisė, ku pėrveē Ismail Qemali - kryetar, nė tė bėnin pjesė:

1. Dom Nikollė Kaēorri - Nėnkryetar;
2. Myfit Bej Libohova - Ministėr i Brendshėm;
3. Gjeneral Mehmet pashė Deralla - Ministėr i Luftės;
4. Abdi bej Toptani - Ministėr i Financave;
5. Dr.Petro Poga - Ministėr i Drejtėsisė;
6. Dr.Luigj Gurakuqi - Ministėr i Arsimit;
7. Mit`hat Frashėri - Ministėr i Punėve Botore;
8. Pandeli Cale - Ministėr i Bujqėsisė dhe
9. Lef Nosi - Ministėr i Postė-telegrafeve.46

Po atė ditė Kuvendi zgjodhi edhe njė pleqėsi prej 18 anėtarėsh nė krye me myftiun Vehbi Dibra. Kuvendi kombėtar i Vlorės punimet e veta i pėrfundoj mė 7 dhjetor 1912.47

Fotografi e jashtme


Me aktin e Shpalljes sė Pavarėsisė sė Shqipėrisė, Kryetari i Qeversisė sė Pėrkohshme Ismail Qemali, mė 29 nėntor me njė letėr i njofton gjashtė Fuqitė e Mėdha: Anglinė, Italinė, Austro-Hungarinė, Francėn, Gjermaninė dhe Rusinė.

Nė kėtė letėr Kryetari i Parė Shqiptar, ndėr tė tjera shkruan:

“Kam nderin t’i njoftojė Shkėlqesitė tuaja se delegatėt e tė gjithė krahinave shqiptare, pa dallim feje, tė mbledhur dje nė Asamblenė Kombėtare nė qytetin e Vlorės, shpallėn Pavarėsinė e Shqipėrisė dhe kanė ngritur njė Qeveri tė Pėrkohėshme. Shqiptarėt po gėzohen qė munden tė hynė nė familjen e popujve tė lirė tė Orientit, duke mos pasur pėr qėllim tjetėr veē se tė jetojnė nė paqė dhe harmoni me tė gjithė shtetet fqinje, shpresojmė se ky ndryshim i jetės politike dhe kombėtare i Qeverisė sė Pėrkohėshme tė Shqipėrisė, ka pėr t’u njohur prej qeverive tuaja dhe evropiane.

Kryetari i Qeverisė sė Pėrkohėshme
Ismail Qemali- Vlorė”

Po ashtu pėr kėtė vendim tė marrė nė Kuvendin e Vlorės Ismail Qemali i njofton edhe shtetet ballkanike, Rumaninė, Malin e Zi, Serbinė, Bullgarinė, Greqinė dhe Turqinė, duke kėrkuar nga ata qė ta njohin (pranojnė) aktin e Pavarėsisė si vullnet politikė tė Kombit Shqiptar*, por fatkeqėsisht as Fuqitė e Mėdha dhe as monarkitė ballkanike nuk e njohėn Pavarėsinė e Shqipėrisė.48 Pėrkundrazi ushtritė e “Aleancės Ballkanike” i vazhduan luftimet nė tokat shqiptare pėr t“i pushtuar dhe aneksuar ato.


----------------------------------------
www.studentet.info
PMUsers Website
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio