Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Kur Flasin Zemrat Pėr Allah!, Kur flasin zemrat pėr Allah!!!
INDEXI
Postuar nė: 11.05.2008, 14:33
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 569
Antari Nr: 3362
Bashkangjitur: 15.10.2006



Kur flasin zemrat pėr Allah!!!
Hamdi NUHIJU

Gjurmėt e njeriut dhe tė jetės tė thelluara nėn ndikimin e brendshėm e tė jashtėm kozmologjik tė koncepteve tė mykta shoqėrore , fshehen prej realitetit tė jetės dhe tė pėrballjes me sintezėn e ndjenjave.
Zemrat nuk dijnė tė gėnjejnė dhe tė fshehin realitetin , ato paraqesin nė masė atė gjenezėn e filtruar tė imanit nė Allahun. Allahu xh.sh. vulosi zemrat e disa njerėzve , e disa tjerėve ua pastroi ato si loti i lėshuar nė yvertirėn e fytyrės sė dashnorit...
Kur lotėt dalin nga sytė dhe depėrtojnė mbi faqe e lagin prehėrin e vashės , burimin kanė nė zemėr. Zemra ėshtė sinonim i dashurisė , vyrtit i brengave dhe mbėshtjellės i trupit pėrderisa trupi nuk funksionon pa ndihmėn e saj. Mendja dhe shpirti i jep urdhėresė zemrės dhe i thotė:” Tė kuptosh fjalėt shpirtėrore qė dalin prej ēdo krijese midis qenieve nė botė- secila sipas gjuhės sė saj tė veēantė- pėr sa ka tė bėjė me Unitetin e Krijuesit dhe me Hyjninė e Autorit Absolut.”( Fjalėt , Seid Nursi, Istanbul 2006, fq.187). Dhe zemrat qė njohin gjuhėn e panjohur dhe qė kuptohen pėrmes mimikave e sarkazmave harmonizojnė qenien drejtė rrugės sė pafundme hyjnore.
Zemrat flasin tė njejtėn gjuhė , por ajo gjuhė ka pengesat dhe shenjat nė rrugė. Shenjat e gjuhės sė zemrės nė rrugė janė fjalėt : Nuk ka Zot tjetėr pėrveē Allahut dhe se Muhammedi a.s. ėshtė rob dhe i Dėrguar i Allahut.
Fjalė dhe gjurmė qė ndėrlidhin imanin e njeriut me pjesėn e jashtme tė jetės dhe perceptimit tė drejtė tė ēdo procesi nė shoqėrinė njerėzore dhe tė qenieve tjera tė gjalla. Njeriu i pėrshtatet atributeve ose sifateve tė Allahut dhe pėrmes pėrshtatjes ndaj atributeve ose sifateve ai jeton i lirė dhe i vullnetshėm pėr tė kontribuar nė kėtė shoqėri tė pagdhendur me gdhendėsa imanor. Shoqėria jonė e fjalės dhe e besės ka shumė sfidantė tė cilėt e ulin kokėn nė sexhde ndaj Allahut dhe me zemėr i bėjnė hamd Atij. Por pse gjendja e rinisė dhe e muslimanėve ėshtė e kėtillė? A`thua vallė mungojnė zemrat qė fjalėt tė depėrtojnė nė to? Apo ndoshta zemrat i kemi tė mbushura dhe tė stėrngarkuara me gjėra tjera dhe nuk ka vend pėr Allahun dhe Muhammedin a.s.? Nė botėn e pyetjeve pafund qė ngacmojnė intelektin tonė tė nėnshtruar ose tė zhurshėm lindė njė shkėndijė qė na qartėson gati se ēdo ēėshtje tė pasqaruar nė mendjen tonė. Zemrat nuk dijnė tė humben nė rrugė , ata kanė destinacionin e caktuar , ndėrsa mendja i devijon dhe shpesh i pėrshpėritė drejtė rrugėve tė devijuara tė Djallit tė Mallkuar. Ndonjėherė njeriu ėshtė i prirur pėr t`u veēuar dhe izoluar nga shoqėria dhe nga njerėzit tjerė, e ndonjėherė ai ėshtė i shėndėrruar nė poltron qė rikthen historinė e mendimit shoqėror mbrapsht. E nė momente piedestale tė dėshpėrimit dhe thirrjes nė vetmi , veēimit e urrejtjes sė ndjenjave dhe rrethit qė e ndotė ambientin e brendshėm tė shpirtit dhe zemrės thėrret njė zė qetėsues qė ringjallė shpirtėrat dhe i jep vullnet e jetės personave dhe pronarėve tė thirrjes sė mėshirshme.
Ai zė qetėsisht dhe moralisht i pėrgaditė zemrėn e njeriut pėr tė hapėruar drejtė rrugėve me skaje tė cilat rrugė e dezorientojnė tė jetuarit e drejtė.
Ndėgjo dhe bindu, tha Allahu nė Kur`an pėrmes gjuhės sė Muhammedit a.s.
:” ... “Mos u pikėllo (friko), All-llahu ėshtė me ne!”( Tevbe:40)
Qetėsia ėshtė baza orientuese e njerėzve tė suksesshėm nė shoqėri dhe nė pėrballje me armikun dhe sprovat e njėpasnjėshme.
“ Ky sygjerim dhe ky transmetim ndjesor ėshtė interpretuar , nė tė njejtėn kohė , si fillimi i dhikrit dhe shfaqja e parė e ngopjes sė zemrave me Allahun.” ( Tasavufi ose Mistika Islame , Osman Nuri Topbash , Stamboll 2006 , fq.22)
Zemrat janė tė prirura ti pėrshtaten shoqėrisė dhe nefsit. Por prej tyre rrjedhė shpėrblimi i Allahut ndaj robėrve tė vet nė Pėrhershmėri. Me pastrimin e tyre dhe me ushqimin shpirtėror qė ia japim vazhdimisht zemrave tona ne arrijmė qė ta pėrgadisim veten nė rrugėt e gjata dhe tė mundimshme hyjnore. Zemra e forcuar dhe e ushqyer e e ujitur nė ujėrat e shkollės sė mė tė ndriturit tė botrave Muhammedit a.s. ėshtė zemėr qė transformom shoqėritė , qė qan shumė dhe qė vazhdimisht i bėnė dhikėr Allahut xh.sh.
Nuk ka dyshim se zemrat e pastra reflektojnė nė komplet jetėn e njeriut dhe pėr njeriun mė kjo botė nuk vlen ma shumė sesa pėr ti realizuar nevojat e adhurimit ndaj Allahut.
Shembull tė njerėzve ku bota dhe jeta nuk vlente gjė pėr to dhe qė ishin me zemrat tė pastra dhe tė nėnshtruara vetėm ndaj Allahut kemi plotė.
“ Disa ēifut i thanė njė oficeri nga ihvanėt qė quhej Mearuf Huderi gjatė kohės sė robėrisė: Ne nuk kemi frikė , pėrveēse nga ihvanėt vullnetarė! Dhe Mearufi e pyeti atė: E pėrse i keni frikė ata , nė njė kohė qė numri i tyre ėshtė shumė i pakėt dhe armatimi i tyre ėshtė i vjetėr dhe jo i plotė?! Dhe oficeri ēifut i tha qartėsisht : NE KĖTU KEMI ARDHUR NGA VENDET E BOTĖS QĖ TĖ JETOJMĖ , NDĖRSA ATA KANĖ ARDHUR QĖ TĖ VDESIN.”( Edukata Islame dhe shkolla e Hasan El Benna, Dr.Jusuf Kardavi , Prishtinė 2002 , fq.40)
Jeta e kėsaj bote nuk vlen asgjė pėrderisa nuk e kemi imanin tė vulosur nė zemrat tona dhe pėrderisa zemrat tona vuajnė dhe lėngojnė nga sėmundje tė dėrguara prej Djallit tė Mallkuar.
Poeti i cili foli mjaft pėr edukatėn e cila ėshtė e mbjellur nė zemėr dhe buron prej saj dhe e cila aq shumė po i nevojitet shoqėrisė sonė moderne , Xhelaludin Rrumi tha:” Zotėri! Dije se edukata ėshtė shpirti nė trupin e njeriut. Edukata ėshtė drita e syve dhe e zemrės sė ndjekėsit tė rrugės sė Allahut. Po deshe t`ia shtypėsh kokėn shejtanit , hapi sytė e shih: ajo qė e dėshpėron shejtanin , ėshtė edukata.Po tė mos ketė edukatė te njeriu , ai s`ėshtė njeri me tė vėrtetė. Dallimi mes njeriut dhe kafshės ėshtė edukata!” ( Tasavufi ose Mistika Islame , Osman Nuri Topbash , Stamboll 2006 fq.32)
Ndėgjo o shpirt i dalldisur kuvendimin e zemrave pėr Allahun....
Mėso o jetė e habitur rrugėtimet e zemrės drejtė Allahut tė Gjithėfuqishėm...
Shkrihu o vėllau im nė zemėr dhe mendje , zemra e mendja janė burim i vullnetit dhe hapėsirė gjeneruese e livrimit nė tokat e Davetit... O Allah mos na i lako zemrat tona pasiqė na i drejtove. AMIN!

http://drejtesia.blogspot.com/2008/05/kur-...t-pr-allah.html
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio