Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Prejardhja e Shqiptarėve..?, Sa Ilirė jemi?
GentIeman
  Postuar nė: 30.11.2006, 00:19
Quote Post


Jam nė rrjedhoja
***

Posti: Antarė
Postime: 37
Antari Nr: 4260
Bashkangjitur: 26.11.2006



Sa Ilirė jemi?

Shqiptaret jane pasardhes te ilireve...Kete gje thote historia e Shqiperise, kete gje mbeshtetin shumica e albanologeve.....
Nje gje me ben pershtypje...Pse nuk quhemi ilire por shqiptare?

Ne Ballkan jetonin Iliret, Greket, Traket dhe Maqedonasit...
Traket u zhduken, Maqedonasit jane bere molle sherri midis Greqise dhe FYROM, greket e lashte perfaqesohen nga greket e rinj apo Greqia ndersa Iliret perfaqesohen nga shqiptaret...
Do bej nje paralelizim midis grekeve dhe ilireve_shqiptareve...
Ne shekuj iliret u quajten arber e me vone shqiptare...
Edhe greket u quajten romei, bizantine por prape kur themeluan shtetin grek e quajten veten greke....

Ne shqiptaret nuk e ndoqem kete shembull, perse?
Nuk duhet ripare Historia e Shqiperise? Akademia e Shqiperise nuk duhet ta rishikoje prape kete histori?
Te huajt na quajne Albane i cili eshte nje emer i lashte por perfaqeson vetem nje pjese apo nje fis ilir e jo gjithe Ilirine....

Pse mos ta njohim veten me Iliri e ilire e jo me Shqiperi e shqiptare?

Eshte e sigurte qe do kete reagime te ndryshme por ne fund te fundit nese me te vertete jemi ilire pse te mos identifikohemi me kete emer?


----------------------------------------
The Heart Hold Answers The Brain Refuses To See...
PM
Top
Uki
Postuar nė: 30.11.2006, 09:18
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 233
Antari Nr: 2386
Bashkangjitur: 26.08.2006



HISTORIA

Emri i vjeter kombetar i shqiptareve ka qene arber, prej te cilit ka marre dhe vendi emrin Arberi. Ky emertim deshmohet qe ne shekullin e II nga gjeografi grek Ptolemeu.Ne mesjete njihet dhe varianti Arban, i cili ka qene emri etnik i shqiptareve ne kete periudhe. Kjo deshmohet nga fakti se kete emer e moren me vete shqiptaret e merguar ne Greqi (shek.XIV) ne formen e arvanit, ne Itali (XV-XVI) dhe ne Dalmaci (XVIII) ne formen arberesh.Trualli shqiptar ka qene i banuar qe ne kohet e hershme.Gjurme te kohes se gurit te vjeter (paleoliti i mesem dhe i vone, 100.000-10.000 vjet me pare) jane zbuluar ne Xare dhe ne Shpellen e Shen Marines ne Sarande.Koha e gurit te ri (neoliti 6.000- 2 000 p.e.r) deshmohet mire nga nje varg vendbanimesh te neolitit te hershem (Vlushe ne Skrapar, Blaz ne Mat, Podgori e Vashtemi ne Korce, neolitit te mesem (Cakran ne Mallakaster, Dunavec ne Korce, Kolsh ne Kukes) dhe te neolitit te vone, (Maliq ne Korce, Kamnik ne Kolonje).

Fotografi e jashtme

Shqiptaret jane pasardhes te drejteperdrejte te ilireve.Iliret u formuan si etnos autokton mbi bazen e popullsise se lashte qe mund te indentifikohet me pellazget te cilet u shkrine me popullsine indoevropiane, te ardhur nga gadishulli ballkanik nga fundi i neolitit dhe fillimi i kohes se bronzit (fundi i mijevjecarit te III p.e.r.)Tiparet etnike te popullsise se re qe lindi si rjedhim i simbiozes dhe shkrirjes se tyre ngjizen gjate periudhes se mesme te bronzit.

Fiset e vecanta ilire, pajonet dhe tesprotet permenden ne poemat "Iliada" dhe "Odisea".Qytetet me te vjetra te Shqiperise jane Buthroti (Butrinti), Apolonia, Dyrrahu (Durresi), dhe Orikumi, te themeluara ne shek VII-VI p.e.r. si koloni greke ne vendbanime ilire. Karakteristike e tyre ishte se ato ngriheshin ne vende bregdetare. Ne keto qytete jene bere zbulime te rendesishme dhe eshte grumbulluar nje material i pasur numizmatik dhe epigrafik per studimin e organizimit politik dhe zhvillimin social-ekonomik.Qytetet e mirfillta ilire kane lindur ne shek IV- II p.e.s.Ato u shtrine jo vetme ne vise bregdetare, por edhe ne brendesi.Permenden ketu Scodra (Shkodra), Lisi (Lezha), Bylysi, Amantia, Antipatrea (Berati), Antigonea etj. Kerkimet arkeologjike deshmojne se ne shekullin e IV p.e.s tek iliret filloi urbanizimi, ndersa ne shek.III p.e.s ky proces perjetoi periudhen e lulezimit. Ne shekullin e II p.e.s, kur Iliria u pushtua nga romaket, u rrafshuan mese 70 qytete ilire.Shekulli i II i e.s deri ne mesjeten e hershme shenon nje rritje te jetes qytetare. U krijuan qytete te reja si Gjirokastra, Kruja, Dibra, Saranda.Ne Iliri, arti filloi te zhvillohej ne shekullin VII p.e.s- VI e.s.. Qendrat kryesore ishin qytetet ilire Bylisi, Amantia, Foinike, Butrot si dhe ngulimet helene; Durrahu, Apolonia, Oriku.Vepra te artit arkaik dhe te hershem klasik jane koka prej bronzi e Apollonit nga Vlora, Menada e Tetoves, Kercyesi i Selces. Tipare te qarta, arti ilir mori ne shek e IV p.e.s, duke i ruajtur deri ne shek e I e.s, ku vendin kryesor e zinte skulptura.

Ne Iliri dikur jetonin keto fise
  • Albaner
  • Arbėr
  • Ardianer
  • Dalmaten
  • Dardanier
  • Dasareter
  • Enkelejter
  • Parthiner
  • Penester
  • Piruster
  • Taulanter
  • Eordejer
  • Epirioter
  • Japoden
  • Japyger
  • Kaoner
  • Labeater
  • Liburner
  • Mesaper
  • Molloser
  • Paioner
  • Thesproter
PM
Top
lili82
Postuar nė: 01.12.2006, 12:17
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 1121
Antari Nr: 3937
Bashkangjitur: 10.11.2006



 Citim (Gentlemen @ 30.11.2006, 00:19)
Sa Ilirė jemi?

Shqiptaret jane pasardhes te ilireve...Kete gje thote historia e Shqiperise, kete gje mbeshtetin shumica e albanologeve.....
Nje gje me ben pershtypje...Pse nuk quhemi ilire por shqiptare?

Ne Ballkan jetonin Iliret, Greket, Traket dhe Maqedonasit...
Traket u zhduken, Maqedonasit jane bere molle sherri midis Greqise dhe FYROM, greket e lashte perfaqesohen nga greket e rinj apo Greqia ndersa Iliret perfaqesohen nga shqiptaret...
Do bej nje paralelizim midis grekeve dhe ilireve_shqiptareve...
Ne shekuj iliret u quajten arber e me vone shqiptare...
Edhe greket u quajten romei, bizantine por prape kur themeluan shtetin grek e quajten veten greke....

Ne shqiptaret nuk e ndoqem kete shembull, perse?
Nuk duhet ripare Historia e Shqiperise? Akademia e Shqiperise nuk duhet ta rishikoje prape kete histori?
Te huajt na quajne Albane i cili eshte nje emer i lashte por perfaqeson vetem nje pjese apo nje fis ilir e jo gjithe Ilirine....

Pse mos ta njohim veten me Iliri e ilire e jo me Shqiperi e shqiptare?

Eshte e sigurte qe do kete reagime te ndryshme por ne fund te fundit nese me te vertete jemi ilire pse te mos identifikohemi me kete emer?

Fisi i Albaneve ua la emrin e vete shqipetareve gjat mesjetes se hershme kur ata njiheshin si arber..


----------------------------------------
Varje dygn ligger män med kvinnor som de inte älskar och ligger inte med kvinnor som de verkligen älskar.
PM
Top
Blerim
Postuar nė: 02.12.2006, 01:27
Quote Post


Ndihmės webmjeshtėr
*****

Posti: Antarė
Postime: 1117
Antari Nr: 4
Bashkangjitur: 27.11.2004



Tek fiset Ilire u permend edhe fisi epirot , me sa e di un paraardhes te ilireve ishin epirotet qe shtrihej diku ne territoret e Bullgaris se sotme e deri ne
Adriatik, tash me sa e vrej kjo po shkon zinxhir prej epirotve doli nje fis ilir me emrin epirot , pastaj shqiptaret u quajten arbrenesh te formuar ne fise si dardanet ,albanet...
me pas u quajten alban qe po rrjedh nga emri i fisit alban, dhe ne fund shqiptaret quhen me ket emer qe kemi sot dmth ktu kemi shum kercime nga nje emer ne tjeter ,as un se kuptoj pse u bon gjith kto ndrrime te emrin per identitetin ton, edhe nje gje qe e vrej tek ne kur na quajn kta sllavet "shiptar" na vjen pak si rend me na qujt ne ket emer per vete mu sme pelqen hiq mem thirr ndonje sllav ashtu se me duket ofendim, e ne anen tjeter ne vet e kemi zgjedh emrin dhe quhemi shqiptar, e si tha forumisti me par tjert na quajn alban.


----------------------------------------
Bal3Dimensional
PMEmail PosterUsers WebsiteMSN
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio