Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Tė Jetosh Nė Ishull, Si Tė Jetosh Nė Kubė, Tė jetosh nė Ishull, si tė jetosh nė Kub
INDEXI
Postuar nė: 13.05.2008, 19:24
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 569
Antari Nr: 3362
Bashkangjitur: 15.10.2006



Tė jetosh nė Ishull, si tė jetosh nė Kubė

http://publicistika.com/index.php?option=c...id=172&Itemid=1

Nga : Eduart Thartori


Nė fakt nuk dua kėtu ta krahasoj Shqipėrinė time me Kubėn megjithėse kėtė mundohen tė na thonė tė gjithė ata qė shkruajnė dhe flasin pėr “krimin” qė kanė bėrė shqiptarėt duke u kthyer nė muslimanė. Megjithatė ashtu si kubanezėt edhe shqiptarėt kanė vuajtur prej kryeneēėsisė sė sundimtarėve tė tyre. Kėtu doja tė bėja disa paralelizma rreth figurės sė heroit tė krishterimit, Skėnderbeut me heroin e Komunizmit Fidelin. Princi i shqiptarėve siē e vetėquante veten Skėnderbeu.
Komandanti shqiptar nė fakt nuk kishte ndonjė ofertė mė tė mirė pėr popullin e tij, kur e detyroi tė pėrballej me turqit nė beteja tė padobishme, duke sakrifikuar dhjetėra mijėra tė rinj tė aftė pėr luftė. Disa mund tė thonė se ishte liria, oferta mė e mirė qė Skėnderbeu mundi tu ofronte shqiptarėve. Por nė fakt nė atė kohė, trojet arbėrore i ndanin sipas interesave tė tyre serbėt, venedikasit dhe bizantinėt. Dhunėn fetare, shqiptarėt e kishin provuar para ardhjes sė turqve. Dhuna atyre u vinte herė se ishin shqiptarė dhe jo serbė e as grekė dhe herė se nuk i pėrkisnin kishės serbe apo se nuk i pėrkisnin asaj romane apo nuk i pėrkisnin asaj bizantine. Skėnderbeu duke e vendosur popullin e tij para ushtrisė turke, nė tė vėrtetė jo se nuk pranonte qė Arbėria tė ishte e pushtuar, sepse tashmė venedikasit ishin nė Krujė, nė Shkodėr e nė vende tė tjera. Ashtu sikurse serbėt kishin pushtuar Vlorėn e grekėt disa zona nė verilindje tė vendit.
Bile Skėnderbeu mendonte se kushdo mund ta merrte Krujėn veē turqit jo. Meqė Skėnderbeu nuk la njė pasardhės tė aftė pėr tė trashėguar rezistencėn e tij, ai e la atė nėn kujdesin e venedikasve, bile edhe vetė Krujėn e la nėn kujdesin e tyre. Siē ishte nė atė kohė edhe Shkodra, Lezha, bile edhe Durrėsi.
Nuk ka qenė aspak e vėrtetė se Skėnderbeu ishte njė kristian e devotshėm, sepse nė momentet e fundit tė jetės sė tij, ai vdiq i tradhtuar nga papa dhe i penduar se e kishte thyer paktin e armėpushimit me Sulltan Fatihun. Ai u quajt Heroi i Krishterimit vetėm pėr tė ngritur moralin e botės kristiane e cila kishte filluar ta humbte besimin se do ti bėnin ballė superfuqisė sė kohės. Atė e quajtėn hero tė krishterimit vetėm sepse bota kristiane kishte mbetur pa hero dhe u duhej njė i tillė pėr tė ngritur moralin tyre lart. Ata qė e quajtėn hero tė krishterimit nė fakt nuk e pretendonin veten shqiptarė dhe nė shumicėn e rasteve kanė qenė pushtues tė kėtyre trojeve.
Nė fakt Skėnderbeu ka qenė njė prijės ambicioz i etur pėr pushtet. Ashtu sikurse kanė bėrė shumė diktatorė nė kohė tė ndryshme dhe nė vende tė ndryshme.
Kur u dukėn turqit nė trojet e Arbėrisė, atėherė shqiptarėt u ndjenė tė ēliruar nga asimilimi i dhunshėm qė pėrballeshin pėrditė nga fqinjėt e tyre agresorė. Liria ka qenė mė e prekshme nė kohėn e osmanėve se nė kohėrat para tyre, bile edhe pas tyre.
Nuk dua tė flas shumė pėr romane e as pėr artikuj gazetash, bile as pėr ata qė qėndrojnė pas tyre, sepse thjesht nuk e meritojnė interesimin e njė njeriu normal. Nė fakt kundėr besimit tė shqiptarėve vazhdimisht kanė shkruar shumė kalemxhinj analfabetė dhe inatēinj bile kėshtu ka ndodhur edhe nė kohėt e para tė formimit tė shtetit shqiptar, nga ata qė nuk e donin kėtė pavarėsi. Doktor Adhamudhi njihet si njė i tillė. Mirėpo ata vetėm se kanė hedhur ujin nė hava dhe nuk kanė arritur nė asnjė qėllim tė tyre. Pėr ta, populli thotė njė shprehje tė zgjuar: Qentė le tė lehin, karvani le tė ecė pėrpara.
Ajo ku dua vėrtetė tė ndaloj ėshtė pikėrisht tek kalorėsit e botės, qė me mėnyrat e tyre asnjėherė normale janė bėrė objekt diskutimi dhe janė pėrdorur politikisht pėr interesa tė caktuara.
Jam munduar tė bėj njė paralelizėm tė heroit tė krishterimit, me heroin e komunizmit.
Qė tė dy kėta njerėz, kanė rėnė nė sy tė botės pėr rezistencėn donkishotiane qė i kanė bėrė qytetėrimeve tė kohės sė tyre. Nė fakt nė histori ka shumė donkishotėr tė tillė, edhe Sadami ishte njė i tillė, po ashtu edhe Enveri e Chavezi qė para se tė mprehin shpatėn kundėr armiqve tė tyre e kanė bėrė kėtė shumė mė fort me popujt e vet.
Nė fakt me Skėnderbeun nuk kam asgjė sepse problemi i tij ka kohė qė ėshtė neutralizuar dhe ajo qė i ka mbetur ėshtė vetėm emri i tij, i cili pėrdoret shpesh sa herė qė flitet pėr luftėra kryqėzatash bile edhe nė kohėt moderne. Nuk e kam me Gjergjin tė birin e Gjonit sepse ai tashmė ka kaq shekuj qė ka rėnė nė qetėsi tė pėrjetshme. Por unė e kam me kėta Gjergjėr bij donkishotėsh dhe Janullatosish e Adhamudhėsh qė akoma u gėnjen mendja se mund tė ndryshojnė shqiptarin. E kam me ata qė hedhin lart e poshtė slloganė tė skaduar se gjoja feja e shqiptarit ėshtė shqiptaria. E kam edhe me ata qė thonė tė kthehemi nė fenė e tė parėve tanė.
Ata janė duke u bėrė gazi botės. Janė ata qė i kėndojnė Europės dhe nuk e kanė kuptuar se janė ata njerėzit mė tė paintegruar nė tė. Le tė mundohen tė jenė mė tė freskėt nė gjykim.
Fideli i shkretė po vuan ditėt e fundit me sėmundje ashtu si Gjergji lėngonte nė shtrat. Nė agoninė e tij Fideli sheh kalorėsit e tij, sesi mbrojnė revolucionin dhe dalin kundėr gjithė botės me shpatė tė mprehur. Po ashtu bėnte edhe Skėnderbeu kur shihte kalorėsit e tij tek luftonin me superfuqinė osmane. Por tė dy ata tė shkretė nuk e shihnin sesi refugjatė tė shumtė kalonin telat me gjemba tė kufirit pėr tė kėrkuar strehim politik tek armiku i tyre. E kam fjalėn pėr tė gjithė ata “tradhtarė”, qė e shikonin parajsėn tė cilėn ua premtonte lideri i tyre, si ferrin prej tė cilit vetėm iknin. Bizantinėt ortodoksė e kanė deklaruar se ėshtė mė e mirė ēallma e turkut se kapela e Papės.
Tė ishe shtetas osman, nė atė kohė, pėr njerėzit e thjeshtė ka qenė sikur tė ishe sot shtetas amerikan. Askush tė mos e mohojė faktin se tek shumica e njerėzve ekziston ideja se tė tė bjerė lotaria amerikane, ėshtė sikur tė ka rėnė Bingo.
Atėherė perandoria e madhe osmane pėrfaqėsonte zhvillimin mė tė madh tė kohės, civilizimi dhe vlerat mė tė larta njerėzore. Ofertat qė osmanėt suportonin ishin oferta mė e mirė qė i paraqitej shqiptarit dhe jo vetėm. Ka qenė kryeneēėsia e udhėheqėsve tė kėtyre popujve, ajo qė i ka privuar pėrherė ata nga ofertat qė i ofroheshin nga qytetėrimet e mėdha. Shqiptarėt kėtė e provuan pėr gati 50 vjet.
Kėta qė flasin se gjoja Skėnderbeu pengoi vėrshimin e Islamit drejt Europės. Nė fakt nuk ka ndodhur ndonjėherė qė ai tė ishte pengesė serioze pėr pėrparimet e ushtrisė turke nė Europė. Ajo ka qenė njė perandori shumėkombėshe dhe nuk e kishte aspak problem rezistencėn qė e bėnte Skėnderbeu.
Ndėrkohė qė Skėnderbeu luftonte pėr tė mbrojtur malet e Shqipėrisė ushtritė turke kishin arritur tė futeshin nė jugun e Italisė, nė Bosnje, nė Beograd dhe Huniadin e kishin nėnshtruar. Pėr tė mos folur pėr gjunjėzimin ekonomik qė u kishte bėrė Fatihu shteteve mė tė forta europiane duke marrė kolonitė e tyre nė Azi dhe nė ishujt grekė.
Tė gjithė kėta qė pretendojnė sot se Islami ka hyrė me dhunė kėtu nė Shqipėri dhe se ne shqiptarėt jemi konvertuar nė muslimanė nėn tehun e shpatės, janė po ata qė pėr disa dollarė mė shumė bėhen gramafonė tė skaduar tė propagandave dhe lobingjeve antishqiptare sot. Tė gjithė kėto pretendime nuk kanė asnjė argument edhe pse na sjellin aty kėtu ndonjė rast sporadik tė njė dhune tė pėrdorur nė raste tė veēanta nga ushtria turke me rezistencat qė pėrballeshin nė vende tė ndryshme. Por asnjėherė nuk ka qenė ēėshtja pėr konvertim fetar.
Le tė diskutojmė diēka pėr fenomenin e konvertimit masivisht tė shqiptarėve nė Islam. Ai nė fakt ka qenė oferta osmane qė vinte pėrballė dhunės dhe presionit tė serbėve dhe grekėve. Tė ishe shqiptar nė ato ditė, pėrbėnte krim ndaj shtetit dhe damkoseshe nė ballė nė mėnyrė qė tė tė njihnin. Atėherė trojet shqiptare ishin nėn sundimin barbar tė mbretėrisė serbe. Kėshtu tė gjendur pėrballė dhunės dhe represionit serb, shqiptarėt u bėnė muslimanė dhe ruajtėn emrin dhe identitetin e vet.
Oferta islame kishte pėrballė saj dy sfidueset e saj tė vetme. Kishėn bizantine dhe atė romane qė nė fakt me njėra tjetrėn silleshin sikur tė ishin dy shemra. Asnjė nga pėrfaqėsuesit e kėtyre dy kishave nuk punonte nė tė vėrtetė pėr interesat e shqiptarėve. Nė rastin mė tė keq ata ishin shtetas serbė, grekė apo venedikas qė predikonin interesat e kėtyre fuqive kundrejt interesave tė kėtij kombi tė vuajtur. Ndėrsa nė rastin mė tė mirė ishin disa trushpėlarė me origjinė arbėrore qė predikonin mė fort se kolegėt e tyre tė huaj. Prandaj pėrballė kėtyre klerikėve, shqiptari nuk donte tė ndėrronte besėn e tij, tashmė tė njohur nga pjesa tjetėr e botės. Nė fakt shqiptari me tipin e tij nuk e ka honepsur dot servilizmin dhe hipokrizinė, kur pėrdorej fjala e Zotit pėr interesa sidomos tė armiqve tė tij. Megjithatė nuk dua ti pėrgjithėsoj dhe do tė isha i padrejtė me njė pjesė jo tė vogėl klerikėsh kristianė shqiptarė qė kanė qenė objektivė nė komentimin e fjalės sė Zotit. Fjala e Zotit ėshtė drejtėsi dhe sa herė qė kėta kanė predikuar me ndershmėri kėtė fjalė kanė gėzuar respektin e besimtarėve tė thjeshtė dhe mallkimin e eprorėve tė tyre. Kjo ka bėrė qė nė shumė raste tė ndodhte qė fshatra tė tėra kristiane, qofshin ortodoksė apo katolikė tė konvertoheshin nė Islam masivisht me nė krye priftin e kishės sė tyre. Fakti qė ata pranonin Islamin kishte tė bėnte edhe me autenticitetin e fjalės sė Zotit qė pėrfaqėsohej me Islamin dhe qė siē e cituam mė sipėr do tė thoshte drejtėsi.
Nė Europėn e atyre viteve nuk mund tė konceptohej dot se njė i bardhė dhe njė i zi mund tė ishin tė barabartė, nuk kuptohej sesi njė i varfėr dhe njė i pasur mund tė qėndronin nė tė njėjtin rresht dhe tė luteshin sė bashku, tek njė Zot i vetėm. Nuk kuptohej dot se nė pasurinė e tė pasurit kishte njė pjesė tė saj qė duhej tė shkonte nė dobi tė tė varfrit. Nuk kuptohej dot sesi femra kishte tė njėjtat tė drejta si burri dhe se ajo ishte njeri ashtu sikurse burri dhe ishte po aq e pafajshme ashtu sikurse burri dhe jo njė djall apo njė levė e djallit siē predikonte kisha.
Nė ato vite e vetmja perandori qė pėrfaqėsonte dhe mbronte me ligj tė drejtat e njeriut, ishte perandoria osmane qė kishte kushtetutė Kur'anin.
Nėse osmanėt e sollėn me dhunė Islamin nė trojet shqiptare, atėherė pse nuk e bėnė tė njėjtėn gjė me kristianėt qė i kishin nė zemėr tė kryeqytetit tė tyre. Pėrkundrazi ata jo vetėm qė kėtė nuk e kanė bėrė, por u kujdesėn qė patriarkana tė konsolidohej dhe tė arrinte tė tilla pozita qė kurrė nuk i kishte gėzuar mė parė nėn sundimin bizantin. Megjithėse ngjan paksa nė kontrast, por Sulltani e pėrkrahu mė shumė patriarkanėn sesa Perandori bizantin. Sulltan Fatihu do ti drejtohej patriarkut ortodoks nė momentin e shugurimit tė kėtij tė fundit nė Stamboll, me kėto fjalė: “ Genadius ti qė sot je Patriarku i kishės bizantine. Zoti tė ruajtė. Kij besim nė miqėsinė dhe mbėshtetjen time. Ti do t`i kesh tė gjitha tė drejtat dhe privilegjet qė kanė patur paraardhėsit e tu ”.
Nga ana tjetėr kisha romane pėrjetonte ditėt e saj tė lavdishme, kur premtonte dhe ndante kupona me tė cilat mund tė blihej njė vend nė parajsė nėse pasanikėt europianė do tė kontribuonin me ushtarė nga skllevėrit e tyre bujq, nėpėr fushatat e kryqėzatave tė njohura tashmė pėr masakrat e tyre ndaj njerėzimit (muslimanėve) nė vendet e Lindjes sė Mesme. Papati ishte i mbuluar me korrupsion dhe materializėm aq sa papėt kishin dalė nga spiritualiteti i tyre dhe ishin bėrė mė materialistė sesa matrapazėt hebrenj.
Nė kėtė realitet jetonte dhe vepronte edhe heroi i krishterimit Gjergj Kastrioti.
Po ēfarė nė tė vėrtetė mbronte Skėnderbeu?
Ēfarė nė tė vėrtetė mbron sot Fidel Kastro?
Ēfarė nė tė vėrtetė mbrojti me aq zell edhe xhaxhi Enver Hoxha?
Ēfarė nė tė vėrtetė mbrojti Sadam Husejni?
Ēfarė nė tė vėrtetė mbron Janullatosi?
Ēfarė nė tė vėrtetė mbron Kadareja?
Ēfarė nė tė vėrtetė mbrojnė kėta Blushėr?

Ata tė gjithė kanė patur vetėm njė qėllim tė cilin e kanė mbrojtur me ēdo kusht bile edhe duke vrarė e prerė njerėzit e tyre mė tė afėrt. Kanė me kulmin e fanatizmit qė tė errėson sytė, kanė mbrojtur babėzinė e tyre pėr pushtet dhe para. Kėshtu ka qenė dhe do tė jetė nė intervalin e historisė dhe ajo vazhdimisht na jep leksione tė cilat shpeshherė janė tė dhimbshme sa herė ne na shpėlajnė trutė me slloganė snobė se gjoja:
Nė emėr tė popullit!
Se feja e shqiptarit ėshtė shqiptaria!
Se feja ėshtė opium!
Se Partia ėshtė mbi tė gjitha!
Se shqiptari duhet tė kthehet nė fenė e tė parėve tė tyre!
Se shqiptarėt u bėnė muslimanė me dhunė!
Se tė jesh musliman do tė thotė tė jesh i vjetėruar!
Se Europa na do tė krishterė! Etj.

Kėto janė tė gjitha propagandė e bėrė nga njerėz tė paguar, tė cilėt nuk njohin Zot dhe as interesa kombėtare. Tė tillė njerėz janė diktatorė dhe pjella diktaturash tė mbajtura nė kėmbė me kufoma njerėzish tė pafajshėm. Tė tillė njerėz janė shėrbėtorė, tė cilėt pėr disa dollarė mė shumė janė gati qė masa tė tėra njerėzish ti ēojnė drejt asimilimit nėn tehun e shpatės.
Pak rėndėsi kanė qė ata janė njerėz me tė drejtė pėr tė jetuar.
Pak rėndėsi kanė nėse ata qė shiten janė tė njė gjaku me kėta matrapazė.
Pak rėndėsi ka nėse ato qė shiten janė trojet e hershme tė stėrgjyshėrve tė tyre.

Mesazhi im pėr kėta donkishotėr, Gjergjėr, fidelėr, sadamėr, enverėr, janulla-tosėr dhe adhamudhėr e blushėr ėshtė: Boll e shitėt veten dhe vendin tuaj, kujtoni turpin qė njė ditė do tė lini mė pas tek tė gjithė ata qė do t’u kujtojnė, nėse njė ditė do t’u kujtojė kush. Mos luani me shqiptarin se nuk jua ka ngenė kush.
Tė ishte pėr kėta nuk do tė kishim rilindje dhe as ditė flamuri, nuk do tė kishim emėr shqiptari nuk do tė quheshim Ilir dhe as Besnik por do tė quheshim Sllobodan dhe Janullatos. Ilir dhe Besnik u quajtėn tė gjithė ata bij tė Hasanit, Osmanit dhe Muhamedit. Sikur tė quheshin baballarėt tanė Gjergj kastriotėr, Sllobodan apo Janullatos, nuk kishin pėr tė na vendosur ne emrat Ilir, Genti, Gėzim dhe Besmir. Por Zoti nuk e ka thėnė dhe kurrė mos e thėntė kėtė gjė pėr shqiptarėt.
Shumica e atyre qė themeluan rilindjen kombėtare dhe dhanė jetėn pėr tė, ishin me ēallma nė kokė. Lidhja e parė kombėtare shqiptare ishte lidhja e Prizrenit dhe u mbajt nė njė xhami tė qytetit tė Prizrenit.
Nėse ju mendoni se duke iu shitur grekėve apo serbėve dhe duke mos qenė muslimanė, populli shqiptar do tė shkojė drejt Europės. Atėherė po ju tregoj njė fakt tė cilin ju duhet me dhimbje ta pranoni. Europa po bėhet muslimane shumė mė shpejt se u bėnė shqiptarėt para pesė shekujsh. Megjithėse ju nuk e pėlqeni kėtė gjė. Atje po shiten kishat sepse nuk kanė mė besimtarė qė ti frekuentojnė dhe po kthehen nė Xhamia. Europianėt e lirė sidomos ata tė shkolluarit vazhdimisht po e pranojnė Islamin pėr shkak tė ofertės qė ekziston tek ky besim ndryshe nga besimet e tjera. Ndėrsa kisha vazhdon tė jetė e zhytur nė njė krizė tė thellė identiteti me skandalet e saj tė imoralitetit kudo nė perėndim. Kėshtu ka qenė edhe atėherė kur shqiptarėt janė konvertuar nė Islam. Edhe nė Greqi, shteti mė i paintegruar me kulturė europiane e cila ka hyrė nė kėtė union vetėm prej disa interesave strategjike tė superfuqive dhe aspak se ka integritetin e njė kombi tė civilizuar. Ėshtė ky shtet ku liritė e besimit nuk njihen dhe konsiderohet se ėshtė shteti mė fanatik nė botė pėr liritė fetare, shumė shpejt do tė bėhet me njė xhami madhėshtore nė zemėr tė Athinės.
Ėshtė e kotė tė mbulosh diellin me pluhur, sepse nė fund ai tė bie mbi kokė.

Sė fundi mesazhi im pėr shqiptarėt e mi ėshtė qė ata tė rikthehen nė besėn e tyre sepse duke patur besė, kanė besim, dhe duke patur besim janė tė lirė dhe nuk i nėnshtrohen askujt veē Zotit. Sigurisht qė ata nuk duan dhe nuk ia kanė ngenė tė merren me kėta papagallė qė pėrsėrisin atė ēka armiqtė e shqiptarėve e kanė lakmuar vazhdimisht, trojet tona. Shqiptarėt janė tė zėnė duke plotėsuar standartet e kėrkuara nga unioni europian. Megjithėse shumė prej tyre i kanė plotėsuar shumė mė pėrpara bile edhe para shumė popujve qė aderojnė nė Union. Nuk duhet tė harrojnė se janė dy nga standartet mė tė rėndėsishme qė shqiptari i ka, bile edhe pėr ti eksportuar. I pari ėshtė institucioni i besės sė shqiptarit me tė cilėn janė lavdėruar nga Bajroni dhe shumė albanologė tė tjerė ndėr shekuj. Bile me besė janė tė lavdėruar dhe tė dashur edhe nga Zoti. Gjithashtu edhe toleranca fetare ėshtė njėri nga standartet mė tė rėndėsishme tė kėrkuara dhe qė shqiptarėt i kanė plotėsuar shumė mė pėrpara se kombet e tjera europiane. Sigurisht rolin mė tė rėndėsishėm nė mbarėvajtjen dhe vazhdueshmėrinė e tolerancės fetare e ka luajtur shumica muslimane, ajo shumicė qė orvaten tė na e cilėsojnė si tė keqen e madhe. Shqiptarėt do tė plotėsonin edhe shumė standarte tė tjera shumė mė pėrpara, sikur tė mos kishin mbi shpinėn e tyre tė instaluar shushunja dhe parazitė grekė tė cilėt vijnė gjoja nė emėr tė Zotit, por vetėm Zotin nuk e predikojnė. Ata gjithmonė pėrpiqen ta destabilizojnė kėtė vend nė interes tė helenizimit. Ky shtet na ka rėnė pėr pjesė ta kemi fqinj, por qė asnjėherė nuk ka dashur fqinjėsi tė mirė me tokėn arbėrore. Nėse shikohet kėrcėnimi, gjeografikisht dhe politikisht ai nuk na vjen as nga turqit e as nga arabėt, bile as edhe nga perėndimorėt. I vetmi kėrcėnim i trojeve arbėrore ėshtė nga fqinjėt e tij dhe ky kėrcėnim ka qenė i vazhdueshėm nė shekuj.

Nė fund po e mbyllim me citimin e Isac Taylor, njė ish kryetar i kishės anglikane.
[Feja islame ėshtė pėrhapur nga Marakeshi nė Xhava, nga Zanzibari nė Kinė. Feja Islame paraqitet si feja mė e mirė pėr pastrimin moral tė popujve nė pėrparimin e tyre. Feja kristiane nuk e ka atė forcė. Islami i ka kontribuar qytetėrimi njerėzor mė shumė se krishterimi. Nė popujt ku ka depėrtuar Islami, janė zhdukur shumė vese barbare si: Adhurimi i idhujve, ngrėnia e mishit tė njeriut, vrasja e foshnjave tė gjalla; dhe nė vend tė tyre janė sjellė virtyte tė larta si: Pastėrtia, dinjiteti, bujaria. Mikpritja tek muslimanėt konsiderohet si Obligim fetar. Me shfaqen e Islamit filluan tė zhduken veset e shoqėrisė njerėzore si: Alkooli, kumari etj. Islami e ngriti dhe lartėsoi nderin e gruas dhe e bėri atė ndėr obligimet mė tė shkėlqyera. Kurse sadakanė dhe kėshillėn ndaj njėri –tjetrit dhe dashurinė vėllazėrore i bėri gjithashtu obligime tė rėndėsishme.]
PM
Top
Detectiv
Postuar nė: 13.05.2008, 21:04
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 158
Antari Nr: 9772
Bashkangjitur: 24.09.2007



SHprehjet ofenduese ndaj Anėtareve apo staffit nuk tolerohen sipas nenit 15 te rregullores.

Ky postim ėshtė ndryshuar nga Senatori_TeT nė 13.05.2008, 21:18
PMIntegrity Messenger IM
Top
DARDANI_40
Postuar nė: 13.05.2008, 21:14
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 1406
Antari Nr: 12388
Bashkangjitur: 30.12.2007



Gjithe jeten vetem tuj vjelle vrer mbete o ... anadolli.....

I nderuar anėtar,ofendimet jane te ndalueshme sipas rregullores.Nėse riperseritet sjellja juaj,nuk perjashtohet mundesia e marrjes se te drejtes se postimit.


Ky postim ėshtė ndryshuar nga Senatori_TeT nė 13.05.2008, 21:21
PM
Top
beno_beno
Postuar nė: 14.05.2008, 01:33
Quote Post


Unregistered









Nuk jam turkofil. Jam shqipetar me gjysher dhe stergjysher. Por ajo qe eshte shenuar me larte nga Eduart Thartori me jep nje force morale dhe atedhedashese. Me jep te kuptoj se gjithmon shqiptari per armik e ka quajtur vetem ate qe eshte deklaruar haptas si armik... por nje proverbe thot... O Zot ruajme nga miku , se nga armiku ruhem vet.
Skenderbeu eshte heroi yne kombetar, luftrat e tija te bera , pasurojne faqet e historis sone te pergjakur neper shekuj. por duhet pranuar se shkatrimi rrenjesor i principates se tij fillimisht rridhte nga Venediku dhe "aleatet" sllav dhe grek, duke mbeshtetur moralisht dhe me mjete higjenike ushtrine e arbrit dhe duke e lene kete ushtri ne shpres se po pergatit floten me ushtare nga venediku... e qe kjo shpres nuk u realizua asnjeher.

Ky postim ėshtė ndryshuar nga beno_beno nė 14.05.2008, 01:36
Top
Altruisti
Postuar nė: 17.05.2008, 16:50
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 848
Antari Nr: 14614
Bashkangjitur: 27.03.2008



Xhaferri: Blushi me Ishullin vijon identitetin e shqiptarėve

Nga Elira Canga
Nje kendveshtrim tjeter per librin e Ben Blushit "Te jetosh ne Ishull" jep shkrimtari Arber Xhaferri. Per te libri eshte pjesė e vijimit tė debatit pėr identitetin e shqiptarėve, hapur kohė mė parė nga Qosja dhe Kadare.

Politikani Arbėn Xhaferri u bė pjesė e debatit pėr librin e publikuar nga Ben Blushi "Tė jetosh nė Ishull". Xhaferri nuk flet dhe aq pėr vlerat artistike tė librit ndėrsa ėshtė i prirur tė merret mė shumė me trajtimin politik dhe historik tė ēėshtjes. Xhaferri e sheh kėtė libėr nė njė kėndvėshtrim krejt ndryshe nga ajo qė ėshtė bėrė gjatė gjithė kėtyre kohėve dhe pėr komentet pėr librin 'Tė jetosh nė Ishull" ndėrkohė qė e quan atė si njė pjesė tė vijimit tė debatit pėr identitetin e shqiptarėve, hapur kohė mė parė nga Qosja dhe Kadare.
Publikimi i librit tė Ben Blushit "Tė jetosh nė ishull" ka ngjallur shumė reagime nė Shqipėri. Si e shikoni kėtė libėr si njė vepėr letrare, historike apo njė libėr qė me fantazinė e tij cenon nė njė farė mėnyrė Shqipėrinė dhe shqiptarėt?
Shqipėrinė e rrezikon korrupsioni, krimi i organizuar, mos funksionimi i shtetit ligjor dhe jo libri, pavarėsisht nga pėrmbajtja e tij. Them qė libri i z. Blushi me arsye ka ngjallė interesim tė madh, ngaqė pėr herė tė parė hapen temat qė janė tepėr tė ndjeshme pėr identitetin kombėtar, pėr ngjarje dhe personalitete historike kombėtare. Ende s'kam pėrfunduar leximin, por nga aq sa lexova, 200 faqet e para, mund tė them se jam i befasuar nga euridicioni z. Blushi, nga guximi qė tė bėjė njė viviseksion, njė introspekcion (njė inspektim tė brendshėm) tė asaj ēka ka ndodhur me ne nė njė periudhė historike. Unė personalisht kam pasur nevojė pėr njė informacion tė kėtillė, pėr shkak se, si shqiptar i kėsaj pjese tė habitusit kombėtar, pranoj se kam paragjykime ndaj ortodoksisė, ndaj atij varianti qė sllavėt e praktikojnė. Si unė, ashtu edhe shumė shqiptarė tė tjerė, tė kontaminuar me kėto paragjykime kemi nevojė pėr njė zbrazje, pėr njė ēlirim, pėr njė katarsis. Unė me kėtė rast nuk do tė flas pėr cilėsitė letrare tė librit, kėtė do ta bėjnė profesionistėt, por pėr konotacionet politike, tė natyrave tė ndryshme.
Nė kėtė fazė, kur ende nuk ėshtė pėrkufizuar sistemi i ri vlerave kombėtare, debatet e kėsaj natyre janė skizmatike, ngaqė pėrplasjet lidhur me kėto tema kanė peshė globale, kėshtu qė njerėzit, shpeshherė pa vetėdije rreshtohen nė kėtė, apo nė atė anė. Kjo u pa shumė qartė me rastin e polemikės ndėrmjet Kadaresė dhe Qosjes. Nė debatet e kėsaj natyre nuk ka fitues, por vetėm rreshtim antagonist, pro dhe kundėr. Por ē'duhet bėrė? Pėrgjigja pėr kėtė pyetje duhet kėrkuar te sistemi i vlerave. Nė sistemin perėndimor tė vlerave mbrohet dhe garantohet liria e fjalės, e diversitetit tė mendimit, e opinionit ndryshe. Sėkėndejmi, nė kėto kontekste qytetėruese librat qė botohen nuk destabilizojnė as relacionet ndėrnjerėzore e lė mė shtetin. Unė "... Ishullin" e Blushit e kundroj me aparaturėn qė ėshtė nė pėrputhje me sistemin e vlerave perėndimore. Vlerėsoj se pas leximit te librit shumėkush nga ne do t'i korrigjojė paragjykimet e trashėguara. Po ashtu besoj se libri do te pėrkthehet nė shumė gjuhė...
Sipas studiuesve perėndimorė zgjerimi i hapėsirės sė lirisė, sidomos nė Shtetet e Bashkuara nė Amerikės ėshtė arritur fale lejimit tė funksionimit tė sekteve tė ndryshme tė spektrit tė krishterė, veēmas atij protestant, siē janė metodistėt, kuekerėt, mormonėt, baptistėt, anabaptistėt etj. Kėto sekte kanė fituar tė drejtėn e ekzistimit edhe pse e kontestojnė dogmėn e religjionit primar. Pra, duke lejuar ekzistimin e sė drejtės pėr kritikė, madje edhe tė dogmave tė shenjta tė religjionit bazė, politika e ndjekur nga SHBA ka zgjeruar hapėsirėn e lirisė sė mendimit, rrjedhimisht dhe tė besimit. Nga kjo pikėpamje, pėr tė qene i drejtpėrdrejtė nė pyetjen tuaj, librin e z. Blushi e perceptoj si njė shikim ndryshe tė ngjarjeve dhe tė personazheve historike dhe fetare. Nėse ne veten e shohim si pjesėtarė tė sistemit tė vlerave perėndimore ky libėr as qė do tė bėhej objekt kundėrthėniesh. Mė lejoni t'ju pėrkujtoj se nė botėn perėndimore, ku respektohet liria e fjalės, e mendimit, e vlerėsimit objekt i kritikės, shpesh herė nihiliste dhe pėrbuzėse janė papėt,apostujt, madje vetė Jezu Krishti dhe kjo askėnd nuk e brengos. Si duket ėshtė kuptuar se Zoti nuk ka nevojė pėr bodigardė, se ai ėshtė i pacenueshėm.
Pas publikimit ka pasur reagime nga Komuniteti Mysliman lidhur me cenimin e harmonisė fetare nė Shqipėri si dhe cenimin e historisė dhe vlerave tė islamit nė vend? Cili ėshtė komenti juaj lidhur me kėtė?
Pėrgjigje: Nuk jam i njohur nė detaje me natyrėn e pėrplasjeve dhe tė argumenteve qė janė shtruar, por mendoj se vlerat islame nuk mund tė cenohen nga ata qė nuk e praktikojnė kėtė besim. Vlerat islame cenohen , apo bastardohen nėse vetė myslimanėt e praktikojnė nė mėnyrė tė gabueshme, duke mos iu pėrmbajtur parimeve islame. Me kėtė rast mendoj se ėshtė me rėndėsi qė tė pėrkufizohet nocioni tolerancė. Ky nocion ėshtė i pakuptimtė nėse njerėzit kanė bindje tė njėjta. Toleranca ka kuptim po qe se lejohet tė ekzistojė mendimi ndryshe pėr fenomene,madje edhe pėr dogmat fetare. Bie fjala, feja islame mohon diēka qė ėshtė mė e shenjtė pėr krishterimin, natyrėn hyjnore tė Jezu Krishtit. Siē dihet feja islame e pranon ekzistimin e Jezu Krishtit si profet, por jo edhe si Zot. Ky mohim nuk ngjall antagonizma dhe nuk mobilizon energjitė destruktive pėr ta detyruar palėn tjetėr qė ta pranojė vlerėsimin zyrtar tė besimit krishterė.
Sidoqoftė kjo ēėshtje, perceptimi ndryshe i sė njėjtės, nė mjedise tė ndryshme megjithatė krijon tensione, prandaj dita ditės po intensifikohen pėrpjekjet ekumenike pėr t'i eliminuar dilemat, pėr ta gjetur modusin e pranueshėm pėr tė gjithė.
Me rastin e publikimit tė librit tė z. Blushi hapen tema qė nuk kanė tė bėjnė gjithaq me librin "Tė jetosh nė Ishull", siē ėshtė ēėshtja e apostazisė, konvertimit tė shqiptarėve nė myslimanė. Ata qė e hapin kėtė temė kryesisht mendojnė me kategori ideologjike, apodiktike, me kategori pėrjashtuese: disa thonė se shqiptarėt janė konvertuar me dhunė, disa tė tjerė thonė me dėshirė. Realiteti ėshtė gjithsesi tjetėr. Ka pasur tė atillė qė e kanė pranuar me dėshirė, tė tjerė qė janė nisur nga interesi si dhe tė atillė nga dhuna. Kjo ėshtė njė ēėshtje komplekse qė e merr parasysh edhe z. Blushi nė librin e tij.
Sa i pėrket dilemės pse vetėm njė pjesė e shqiptarėve dhe boshnjakėt e ndėrruan fenė, ndėrkaq grekėt dhe sllavėt nuk e bėnė kėtė, me hezitim tė madh e marr guximin tė them se pėrgjigja duhet kėrkuar nė raportet ndėrmjet Perandorise Osmane me Bizantin (me ortodoksinė) dhe me Vatikanin (me katolicizmin). Siē dihet Perandoria Osmane e pushtoi kryeqendrėn e ortodoksisė, Konstandinopolisin dhe njė pjesė tė madhe tė territoreve tė Bizantit i qeveriste falė marrėveshjes dhe bashkėpunimit me patriarkun e Konstadinopojės. Perandoria Osmane arriti qė tė sundojė me Bizantin mė se 5 shekuj meqė vetė u bizantizua. Vetėm turqit, duke pranuar kulturėn dhe mėnyrėn e qeverisjes sė Bizantit arritėn kaq gjatė tė sundojnė me kėto hapėsira. Pushtuesit tjerė lindorė qė nuk pranuan teknologjinė e qeverisjes bizantine kanė qėndruar nė kėto hapėsira mė sė shumti dy vite. Nga ana tjetėr, Perandoria Osmane nuk arriti asnjėherė ta mposhtė, ta sundojė hemisferėn perendimore krishtere me qendėr nė Vatikan. Prandaj osmanėt kishin njė dozė tė tepruar tė mos durimit ndaj katolikėve tė cilėt i takonin juridiksionit tė Vatikanit. Ky fakt, nuk tolerohej nga Perandoria Osmane, prandaj trysnia mbi katolikėt ishte shumė mė e madhe sesa ndaj ortodoksėve tė cilėt ishin nėn juridiksionin e patriarkanės sė Stambollit qė tregonte, sipas marrėveshjes, luajalitet ndaj sunduesit. Asnjė sundues nuk ka lejuar qė brenda territorit tė sundimit tė ekzistojė dualizmi i juridiksionit. Siē dihet kishat katolike tregonin luajalitet Vatikanit. Tė vetmit katolikė nė kėtė zonė tė Ballkanit Jug-perėndimor ishin shqiptarėt. Prandaj mbi ta ėshtė ushtruar njė presion i paparė pėr konvertim. Pėr kėto ēėshtje Pjetėr Bogdani nė mėnyrė dramatike e informonte Vatikanin, mirėpo nuk pati ndėrhyrje energjike pėr ta ndalur kėtė proces konvertues. Procesit tė islamizimit iu shmangėn vetėm katolikėt qė jetonin nė zona tė pashkelura siē ishte Mirdita,pėrfshirė edhe ndonjė hapėsirė tjetėr.
Mirėpo e gjithė kjo i takon historiografisė, hulumtuesve ta zbėrthejnė tė vėrtetėn e asaj periudhe. Ekzistimi dhe mbijetesa e mėtutjeshme e popullit shqiptar tanimė ėshtė e lidhur ngushtė me harmoninė dhe tolerancėn fetare, pėrkatėsisht me tolerimin e sė drejtės pėr mendim dhe perceptim ndryshe. Nėse kjo do tė kuptohet drejt, ndarja jonė nė katėr besime nuk do tė jetė mė hendikep, por pėrparėsi, shembulli unik pėr tė gjithė planetin. Prandaj duhen shmangur debatet qė dramatizojnė njė situatė qė nė fakt ėshtė beninje.
Shumė figura historike janė personazhe nė kėtė libėr dhe janė paraqitur nė mėnyrė tė tillė qė ēmitizojnė figurat e rėndėsishme historike tė Shqipėri si Skėnderbeu, Ali Pashė Tepelena etj. Ē'mendim keni lidhur me kėtė ēmitizim? A e cenon ai historinė e Shqipėrisė dhe shqiptarėve?
Shqiptarėt vonė kanė hyrė nė procesin e shkruarjes sė historisė. Para shkrimit jemi mbėshtetur nė gojėdhėna dhe jo nė libra tė shkruar nga kronistė, apo historianė. Po ashtu shqiptarėt nuk kanė pasur traditėn e tė menduarit kritik. Shpesh herė e vėrteta ėshtė zbuluar pėrmes pohimeve tė autoritetit, qoftė ai prindi, kryetari i fisit, kleriku, apo pushtetari. Mirėpo edhe mendimi kritik ka kufirin e vet,kur ai shndėrrohet nė nihilizėm. Kultura shqiptare ėshtė nė njė fazė tranzitore ku ky kufi ende nuk ėshtė i pėrcaktuar qartė, por gradualisht po ndriēohet.
Ēdo popull ka mitet e tij. Bie fjala, populli serb, dhe ai grek e pėrjetėsojnė mitin. Ndėrkaq tek shqiptarėt nuk shoh njė tendencė tė tillė tė hyjnizimit tė mitit. Nė Serbi sot e kėsaj dite ekziston tendenca pėr krijimin e njė kishe tė veēantė qė quhet Svetosavska (e Shėn Savės). Sveti Sava ka qenė njė klerik qė ndėrmori fushatėn pėr ērrėnjosjen, shfarosjen e herezisė sė bogomileve qė, si monofizitėt e tjerė e mohonin Triadėn e Shenjtė. Ai, sipas kronistėve tė kohės ka bėrė gjenocid mbi njė popull qė ka menduar, besuar ndryshe. Serbėt atė jo vetėm qė e shpallėn si shenjtor, por ka tendenca qė tė jetė fondament i njė kishe tė veēantė. Me kėtė shembull desha tė them se shqiptarėt, nė krahasim me tė tjerėt, janė gjithsesi mė pak tė lidhur me mite.
Nė libėr thuhet se Voskopoja ėshtė djegur nga turqit. A mendoni se kjo e ndryshon historinė e Shqipėrisė, a e cenon atė?
Shqiptarėt nuk mund tė mbajnė barrėn e veprimeve tė sunduesve tė ndryshėm. Fqinjėt e shqiptarėve, grekėt dhe sllavėt kanė shfrytėzuar rastin historik qė t'i dėnojnė shqiptarėt pėr veprat qė i kanė bėrė turqit, apo italianėt. Lidhur me rastin konkret, Voskopojėn, ē'faj mund tė kenė shqiptarėt nėse turqit e kanė bėrė kėtė akt? Ėshtė e pakuptimtė imputimi i tezės se nėse turqit e paskan djegur Voskopojėn, po ndryshuaka historia e shqiptarėve, ose dėmtuaka imazhi i myslimanėve. Edhe vetė historianėt turq dėshmojnė pėr mizoritė gjatė pushtimit tė krahinave, qyteteve, fshatrave, etj. Nė kėtė aspekt nuk shoh asnjė ndėrlidhje. Por pėr kėto ēėshtje duhen nxitur tė flasin historianėt qė merren me atė periudhė
PM
Top
SHqiptaria
Postuar nė: 17.05.2008, 17:02
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 201
Antari Nr: 10788
Bashkangjitur: 07.11.2007



o shqiptar kristian armik e keni grekun dhe serbin e jo shqiptaret musliman .. a po i hapni syt se cfar jeni duke ber
PM
Top
KanGaro
Postuar nė: 08.06.2008, 05:32
Quote Post


Mundohem tė kyqem nė bisedė
**

Posti: Antarė
Postime: 11
Antari Nr: 15886
Bashkangjitur: 08.06.2008



cka ka mbrojt ore skenderbeu
po tashi edhe un nje fshat edhe perj jashtoksorve e mbroj
e le me prej turqive qe nuk i kan kushtuar fare vemendje nje fshati si kruja qe gjendet shum larg
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio