Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> SHĖN KOZMAI, "PROFETI" ANTISHQIPTAR
ardi_pr
  Postuar nė: 02.12.2006, 10:07
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 811
Antari Nr: 1964
Bashkangjitur: 03.08.2006






Sipas tij, duhej braktisur shqipja e duhej mėsuar tė flitej e shkruhej vetėm greqisht

Nė vitet 1768-1774 dhe 1775-1779, Patrikana Ekumenike dėrgoi nė vendin tonė Kozma Etolianin (1714-1779), i cili kishte kryer studimet nė Malin e Shenjtė, Athos. Klerikėt grekė para se tė vinin nė vendin tonė shpesh mėsonin se si t‘i kryenin shėrbesat fetare nė manastiret e atij mali. Misioni i Kozma Etolianit ishte sa delikat aq edhe i rėndėsishėm. Ai vinte nė Shqipėrinė e Jugut pėr tė realizuar qėllimin qė tė krishterėt ortodoksė shqiptarė t‘i kthente nė grekėr. Kozma Etoliani predikoi nė Shqipėrinė e Poshtme (Epir), Thesali, Maqedoni etj. Ai kėrkonte qė nė Shqipėrinė e Jugut tė pėrbuzej dhe tė braktisej shqipja dhe nė vend tė saj tė flitej dhe tė shkruhej vetėm greqisht.

N. Tomadakis, profesor nė Universitetin e Athinės, thekson: "Misionari i madh, Kozma Etoliani, punoi pėr fuqizimin e fesė sė krishterė dhe pėr pėrparimin e arsimit nė territorin e Vorio Epirit, ai ra martir pėr epirotėt e veriut dhe pėr kombin tonė". Ėshtė pėr tė vėnė nė dukje se historiani K. Amantos, anėtar i Akademisė sė Athinės dhe profesor i Universitetit, pohon: "Legjendari Kozma Etoliani punoi mė shumė se kushdo pėr krishtėrimin dhe shkollat. Ai qe ndėr dėshmorėt e parė qė ra pėr helenizmin e tė krishterėve tė Epirit tė Veriut". Po ashtu, nė librin "Vendet greke nė histori, Epirus, analizė dhe histori greke", me botues tė pėrgjithshėm anėtarin e Akademisė sė Athinės, M. B. Sakelariou, Athinė, 1997, fq. 317, pohohet: "Pėrmes punės sė tij, Kozma Etoliani dėshmoi vetėm se ishte zėri mė autentik i kombit grek gjatė periudhės sė pushtimit osman". Kėtė "shenjtor" akademiku nė fjalė e quan "martir tė kauzės sė kombit tė tij grek, njė nga figurat mė tė ndritura, i cili punoi me tė gjitha forcat e tij pėr pėrgatitjen e rilindjes sė kombit grek".

Vasil Krapsiti nė librin "Historia e Paramithise", kapitulli III, flet pėr veprimtarinė e Shėn Kozmait. Ky historian grek i ditėve tona, nė faqen 37 tė kėtij libri, Shėn Kozmanė e quan "shpėtimtar tė etnisė greke nė hapėsirėn e Thesprotisė". Ndėrmjet tė tjerash, ai na thotė: "Ky apostull i krishtėrimit, kudo qė shkonte nė Epir vendoste kryqe dhe ishte luftėtar i flaktė i fesė sė krishterė dhe i helenizmit". Sipas kėtij autori, merita mė e madhe e tij ishte hapja e shkollave greke. Kėshtu, "Shėn Kozma Etoliani ‘zgjonte‘ ndėrgjegjen etnike tė helenėve tė skllavėruar, duke ngritur shkėmbinj rezistence pėr grekėrit". Po e citojmė kėtė autor, i cili na pėrmend fjalėt e Shėn Kozmait tė thėna nė mbledhjen e Shėn Donatos (Paramithi): "Le t’i shmangemi, vėllezėrit e mi, mendjemadhėsisė, qė ėshtė krijesa e parė e shejtanit dhe rruga qė tė ēon nė katastrofė, prandaj duhet tė jeni kokulur; kokėultėsia ėshtė rruga e engjėjve, ajo tė ēon nė parajsė". Suliotėt u tronditėn kur dėgjuan kėto fjalė tė tij, madje disa u egėrsuan. Atėherė Kozmai u tha: "Mė vjen keq pėr ju, pėr kryelartėsinė qė kini". Dhe duke shkundur kėpucėt, vazhdoi me kėto fjalė tė ashpra: "Kėmba ime kėtu nuk do tė shkelė herė tjetėr. Nėse nuk i lini kėto qė bėni, do tė shpėrbėheni".

Mė vonė, duke parė armėt e suliotėve tė varura nėpėr pemė, Kozma Etoliani u tha atyre me mllef e cinizėm: "Kjo kokėfortėsi qė keni do t’iu marrė nė qafė. Nė ato degė qė ju sot varni jataganėt, do tė vijė njė ditė qė jevgjit tė varin sazet e tyre". Autori i "Historisė sė Paramithisė" shkruan edhe se "puna e Shėn Kozmait me Sulin ishte njė detyrė e pastėr dhe etnike. Ai u pėrpoq qė t‘i bindte suliotėt tė largoheshin nga ēdo veprim i armatosur". Mirėpo suliotėt nuk e dėgjuan Kozmain. Ata luftuan e nuk i braktisėn traditat e tyre, ndaj dhe fituan pavdekėsinė.

Suliotėt ishin shqiptarė dhe nuk ishin grekėr. Hobhausi na thotė se suliotėt i zhvillonin luftėrat sipas mėnyrės shqiptare. Po kėshtu edhe Liku e quante Sulin vend shqiptar, ndėrsa Pukėvili ndarjen e suliotėve nė fara e quante zakon mbarėshqiptar. "Nė Sul, ēėshtjet gjyqėsore, na thotė Liku, rregulloheshin nė atė mėnyrė si nė tė gjithė Shqipėrinė". Suliotėt ishin tė krishterė. Dihet se Foto Xhavella qe vėllam me Ismail Pronjėn e Paramithisė, kurse Marko Boēari shkroi njė fjalor me qėllim qė shqiptarėt tė mėsonin greqisht. Edhe Napolon Bonaparti u detyrua t‘ia heqė komandantin grek regjimentit shqiptar nė shėrbim tė Francės, nė tė cilin pjesa dėrrmuese ishin suliotė, sepse ata nuk pranonin tė kishin nė krye tė tyre komandant grek.

Lind pyetja: Cili ėshtė krishtėrimi i Shėn Kozmait?

Mė sė pari do tė bėjmė tė ditur kuptimin e fjalės "i shenjtė". Shenjtor shpallet njė person qė i qėndron besnik i mėsimeve tė Krishtit dhe kishės sė tij, qė kanonizohet si i tillė nga njė kishė lokale ose universale. I shenjtė ėshtė besniku i kishės ortodokse, i denjė pėr nderim dhe format e kultit lejohen pėr atė qė shpallet i shenjtė. Shenjtorit i bėnin njė sėrė nderesh si pėr shembull: i kujtohet emri nė lutjet, me emrin e tij mund tė emėrohen kisha, mund t‘i ekspozohet trupi nė altar. Ai, gjithashtu, mund tė deklarohet njė shenjt mbrojtės i njė qyteti ose i njė vendi. Shėn Kozmai predikoi nė shumė vende tė Shqipėrisė, qė nga Suli e gjer nė Krujė. Mė poshtė po botojmė njė faksimile tė marrė nga dorėshkrimet e tij dhe tė botuar nga Georges Freris, marrė nga "Pasqyrė historike e letėrsisė", revista "Agora", Janinė, 1984, fq.20 (A. Konstantokopulos, Ellenike glosa sta Balkania, Janinė 1988, fq.35).

Kėshtu foli Shėn Kozmai: " ...Fėmijėt tuaj tė mėsojnė greqisht..."

"Dėrgoni fėmijėt tuaj tė mėsojnė greqisht pėr arsye se kisha jonė ėshtė greke. Dhe ti, vėllai im, po nuk mėsove greqisht, nuk mund tė kuptosh ato qė thotė kisha jonė. Mė mirė, vėllai im, tė kesh shkollė greke nė vendin tėnd se sa tė kesh burime dhe lumenj. Cilido i krishterė, burrė apo grua, qė mė premton se brenda nė shtėpi nuk do flasė shqip, le tė ngrihet nė kėmbė dhe tė ma thotė kėtu. Unė do t‘i marr atij tė gjitha mėkatet nė qafėn time, qė nga dita e lindjes sė tij deri mė sot, do t‘i porosit tė gjithė tė krishterėt qė t‘i flasin dhe do t‘i shlyej tė gjitha mėkatet. Ai nuk do ta gjente kėtė rast sikur tė jepte para me mijėra". (Predikimi 7 drejtuar shqiptarėve tė Epirit).

Kėtu shihet qartė se Shėn Kozmai i ftonte shqiptarėt dhe sidomos fėmijėt dhe tė rinjtė shqiptarė ortodoksė, qė tė mėsonin greqisht, sepse kisha ortodokse, sipas tij, ėshtė greke dhe ajo nuk mund tė bėhej kurrė shqiptare. Sa nė kundėrshtim bien kėto fjalė tė tij me Jezu Krishtin, i cili i ēoi apostujt e tij qė tė predikonin doktrinėn fetare tė krishterė nė popujt e ndryshėm tė globit, por nė asnjė mėnyrė qė kėta popuj tė ktheheshin nė grekėr. Jezu Krishti u pat thėnė apostujve: "Shkoni e bėni dishepuj nga tė gjithė popujt, duke i pagėzuar nė emėr tė Atit e tė Birit e tė Shpirtit tė Shenjtė dhe duke i mėsuar tė zbatojnė tė gjitha gjėrat qė unė ju kam urdhėruar!" (Mateus 28:19).

Krishtėrimi i Shėn Kozmait nuk ishte krishtėrimi i Jezu Krishtit, por njė krishtėrim i sajuar nga Patrikana e Stambollit, njė krishtėrim krejtėsisht i veēantė, aspak ndėrkombėtar dhe qiellor, pra, larg atij qė ka predikuar Krishti. Ky lloj antikrishtėrimi, qė flet nė emėr tė krishtėrimit, ka pėr Ungjill shovinizmin grek. Shėn Kozmai na thotė se "raca shqiptare ėshtė greke". Me kėto fjalė Shėn Kozmai gėnjen pėrsėri. Ja njė pėrgjigje shkencore qė e hedh poshtė kėtė sajesė shoviniste: antropologu me famė botėrore, Pitardi, nė librin e tij "Historia e racave njerėzore", kur flet pėr racėn tonė thotė: "Ėshtė e vėshtirė tė gjesh njė popull ku tiparet antropologjike tė jenė mė tė qarta", ndėrkohė qė pėr Greqinė ai pohon po nė kėtė libėr se "ajo ėshtė pasqyrė e popujve tė Ballkanit". Kėtė gjykim tė Pitardit mbi racėn shqiptare e pranojnė shumė antropologė tė tjerė, qė kanė bėrė matje mbi tė gjallė e mbi tė vdekur nė Greqi e Shqipėri.

Ky "shenjtor" theksonte me tė madhe se "atė shqiptar qė nuk do tė fliste shqip nė Shqipėrinė e Jugut do ta bėnte tė lumtur sa tė ishte zot i mijėra parave". Ėshtė pra Shėn Kozmai ai qė, megjithėse "shenjtor", na thotė kėto gjepura. Ai i kėshillon tė krishterėt qė tė mos preferojnė pazaret e ēifutėve. Shpesh herė Kozma Etoliani na bėn tė qeshim me fjalėt e tij. Po japim njė nga thėniet e tij: “Mos pini raki tė prodhuar nė fabrikat e Evropės. Sepse nė atė raki ēifutėt lajnė tė vdekurit e tyre qė t‘ju ndotin juve. Ēifutėt janė pogromet e antikrishtit. Mos blini te ēifutėt”. Parulla tė tilla tė ēmendura antisemite do tė konkurronin edhe nazizmin e Hitlerit tė viteve ‘30-tė, kur nė vitrinat e dyqaneve tė ēifutėve skuadrat e SS shkruanin "Kauft nicht bei Juden" (Mos blini te ēifutėt). Por "i shenjti" Kozma nuk u ndal kėtu nė ēmendurinė e tij antisemite. Ai ėshtė i vetmi prift, qė nė mėnyrė tė hapur ka nxitur pogromet antiēifute.

Shėn Kozmai, mė 22 Gusht 1777, vizitoi Beratin dhe atje i kėshilloi beratasit qė tė bėjnė pazar tė shtunėn (sepse ēifutėt atė ditė e kanė pushim) dhe askush prej tyre, vijoi shenjtori i Vorio Epirit, tė mos bėjė pazar tė dielėn te ēifutėt. Kėshtu qė Shėn Kozmai, pėr shkak tė urrejtjes ndaj ēifutėve, arriti t‘u ndėrrojė beratasve edhe ditėn e pazarit.

Nė Samarinė pjesa mė e madhe e popullsisė ishte vllahe. Ai u fliste vllehve kundėr gjuhės sė tyre. Shėn Kozmai u thoshte atyre se "Perėndia e konsideronte veten tė fyer kur dėgjonte lutje ose lavde nė gjuhėn vllahe. Qė Perėndia tė dėgjojė lutjen e besimtarėve ortodoksė, ata duhet t‘i bėjnė ato nė greqisht", thoshte ky predikues shoven. Le tė shohim ē‘thotė mė tej Kozma Etoliani pėr gjuhėn vllahe, citojmė: "Perėndia kur flet me engjėjt, flet nė gjuhėn greke dhe kur i shfryn djallit, pėrdor gjuhėn vllahe" (arkivi qendror i shtetit rumun). Absurditete tė tilla njihen plot te Shėn Kozmai. Njerėzit vdesin, eksperienca e marrė nė shkollė ruhet e transmetohet brez pas brezi. Shėn Kozmai kėrkonte qė tė transmetoheshin brez pas brezi vetėm mėsimet e marra nė shkollat greke. Sipas tij, duhej qė shqiptari i Shqipėrisė jugore ta ndjente veten grek medoemos. Njė nga historianėt mė me zė tė Greqisė sė sotme, Dr. Vakalopullos, nė "Historinė e helenizmit tė ri" vėllimi 4, fq. 442, shprehet kėshtu pėr Kozma Etolianin: "Ai ktheu rrymėn e ngjarjeve dhe vulosi me kristianizmin e tij dukuritė shoqėrore dhe kombėtare (greke - Sh. D.), veēanėrisht nė Shqipėrinė jugore dhe Epir".

Me tė drejtė rilindėsit tanė lėshuan thirrjen patetike: "Jashtė gjuha greke nga shkollat tona, nga kishat tona". Revista "La nazione albanese", viti 1897, nr. 9, fq .4, shkruan pėr figurėn dhe detyrėn e priftit kėto fjalė: "Prifti duhet tė jetė sjellės i vėrtetė i qytetėrimit dhe i progresit me ligjin e tij tė dashurisė. Kėtu, nė Shqipėri, nė shumicėn e rasteve, ai i shėrben prindvrasjes, ai ėshtė despot dhe mė tiran se vetė pushtuesi. Ai, me armėn tejet tė fuqishme tė fesė, nė vend qė tė ndriēojė masat me gjuhėn e shenjtė dhe me dashuri pėr atdheun, ėshtė kthyer nė njė skllav qė i shėrben injorancės dhe paragjykimeve. Ai ėshtė bėrė njė instrument i verbėr i njė politike antipatriotike. Prifti ėshtė njė dhelpėr greke, qė emrin e atdheut e ka zėvendėsuar me atė tė Greqisė. Prifti imponohet dhe sundon. Edhe pushkėt vrasėse kanė zėnė vend nė kishė, kėshtu qė ėshtė reformuar kulti i Jezu Krishtit". (sqarim: artikullshkruesi nė kėtė artikull e ka fjalėn pėr priftėrinjtė grekė nė Shqipėrinė e Jugut - Sh. D.).

Nė predikėn e parė, Shėn Kozmai thekson: "Tė gjitha fetė e botės janė mashtruese, vetėm feja ortodokse ėshtė pa tė meta dhe e shenjtė" (Predikimi 1). Tė vjen keq kur merr vesh se kryepeshkopi Janullatos ėshtė anėtar nderi i shoqatės "Miqtė e Shėn Kozmait" dhe se ky "shenjtor" bėn pjesė nė kalendarin e Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė. Vlen tė mbahet mend dhe tė mos harrohet shprehja e antishqiptarit tė tėrbuar Sebastianos, ish-mitropolit i Drinopolit, i cili e quan Shėn Kozmain "dishepull tė vėrtetė tė Krishtit" (!) Sot nė Shqipėri ndėrtohen kisha dhe pėr fat tė keq, ndonjė kishe i vihet emri i Shėn Kozmait, kėtij antishqiptari tė tėrbuar. Ndėrkaq Faik Konica vazhdon tė thėrrasė nga varri: "Ka 15 vjet qė po bėrtas: Mend, mend, mend! Kjo mospasje e mendjes na bėri lodėr tė grekėrve".

Pėr Vasil Krapsitin, Shėn Kozmai ishte luftėtar i helenizmit. Po kėshtu dhe pėr historianėt e tjerė grekė, qė kanė nostalgji dhe kėrkojnė tė rikthejnė Perandorinė Bizantine. Duke studiuar veprimtarinė e gjithanshme tė tij, kushdo del me pėrfundimin: nėse shenjtorėt janė simbole tė dashurisė e tė humanizmit, Kozma Etolianin nuk e lidh asgjė me ta, sepse ky klerik grek ishte thjesht njė emisar politik i shovinizmit grek dhe erdhi nė Shqipėri pėr tė mbjellė pėrēarjen dhe urrejtjen midis shqiptarėve dhe pėr tė helenizuar totalisht ortodoksėt shqiptarė.

Pėr "shenjtėrinė" e Shėn Kozmait, me tė drejtė Prof. Pėllumb Xhufi shkruan: "Me gjithė meritat e tij tė padyshimta nė favor tė ‘helenizmit‘, kisha greke u kujtua mjaft vonė pėr shenjtėrimin e Kozma Etolit, gjė qė ndodhi nė fund tė viteve ‘20-tė tė shekullit XX. Pasi kishin dėshtuar pėr ta marrė tė ashtuquajturin Vorio-Epir me luftė, apo me marifete politike, qarqet nacional-klerike greke vendosėn tė shpallin ‘luftėn e shenjtė‘ pėr Vorio-Epirin nėn flamurin e Shėn Kozmait". Ėshtė pėr tė theksuar se akademiku Kristo Frashėri, pėr "shenjtorin" e lartpėrmendur shkruan: "Kozma Etoliani nuk ishte vetėm njė misionar i ortodoksisė fanariote, por siē e pranojnė historianėt e sotėm grekė, mbi tė gjitha njė flamurtar i flaktė i helenizmit". (Gazeta "Korrieri" Nr. 292, 8 Dhjetor 2004).

Pėr manastirin e Shėn Kozmait nė Kolkondas, historiani Pėllumb Xhufi ėshtė i mendimit se manastiri i tij nė Kolkondas, i njė antishqiptari tė tillė, u ndėrtua nga Ali Pashė Tepelena. Po kėshtu, Prof. Xhufi na bėn tė ditur: "Mjafton qė rajatė tė rrinin urtė dhe t‘u paguanin detyrimet feudalėve, sepse Shėn Kozmai nuk ua kursente ndihmėn me predikimet e tij. Nga njė logjikė e tillė dritėshkurtėr nuk shpėtoi dot as Ali Pashė Tepelena". ("Dita informacion", gusht 1996).

Gazeta "Ngjallja", organ i Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė, nė numrin e saj 8 (163), tė Gushtit 2006, nė njė artikull kushtuar Shėn Kozmait, midis tė tjerash citon: "... prania e tij nė jetėn e pėrditshme tė besimtarėve nėpėrmjet lutjeve qė i drejtohen shenjtit, rrėfimit tė "bėmave" e profecive tė tij e deri tek emri i bekuar Kozma, qė mbajnė qindra e qindra vetė tė tė gjitha moshave". I bėjmė tė ditur artikullshkruesit se vėllezėrit tanė ortodoksė nuk kanė tė pranishėm nė jetėn e pėrditshme Shėn Kozmanė, flamurin e flaktė tė helenizmit, pasi emri Kozma ka ekzistuar qindra vjet para tė vinte Kozma Etoliani, siē ėshtė rasti i shenjtorėve tė nderuar, vėllezėrve Kozma dhe Damiani, tė martirizuar nė vitin 287, nė kohėn e Perandorit Dioklecian nė qytetin Ēiri tė Antiokisė. Pėr nder tė tyre arbėreshėt e Italisė emėruan Komunėn San Cosmo Albanese (Shėn Kozma Shqiptari). Duke rendur pas asaj logjike tė zymtė, nxjerrim si pėrfundim qė nuk ekziston asnjė lidhje ndėrmjet Josif Stalinit dhe Shėn Josifit dhe ēdo Josifi tjetėr qė gjendet nė botė.

Shėn Kozmai ėshtė pararendės i helenizmit. Kjo ėshtė treguar qartė nė letrėn qė "i shenjti" i dėrgoi vėllait tė tij, Hrisantosit, pak muaj para "martirizimit tė tij", ku numėronte shkollat qė ai vetė kishte ngritur dhe thoshte: "Unė kam parė 30 provinca dhe kam ngritur dhjetė shkolla greke e 200 tė tjera pėr arsimin fillor, ...". Dhe pjesa mė e madhe e kėtyre shkollave ishin nė "Epirin e Veriut". Ishin tė gjitha shkolla greke dhe njė fakt i tillė e bėn Kozma Etolianin padyshim njė pararendės tė helenizmit, por jo aspak njė promotor tė arsimit tonė kombėtar, siē ėshtė shprehur badjava ndonjė adhurues shqiptar i tij. Shihet e arsyeshme tė shpjegojmė termin "helenizėm" pėr t‘ua bėrė tė qartė lexuesve. Pėr kėtė po citojmė Svoronosin: "Helenizmi ėshtė tėrėsia e grekėrve tė ndėrgjegjėsuar" (N. Svoronos "Historia e Greqisė sė Re", shtypi Universitar i Francės, Paris 1964"). Sipas enciklopedisė sė madhe greke, "Pirsu", vėll.11, fq.167, te zėri "Helenizėm" thuhet: "Helenizėm ėshtė prania kudo e grekėrve, e racės dhe e jetės sė tyre gjatė gjithė epokave"; kurse G. S. Frangulis, nė veprėn e tij "Helenizmi kundėr Lindjes dhe Perėndimit" pohon: "Helenizmi kishtar ėshtė po aq i lavdishėm sa ai etnik". Ai krijoi helenizmin modern, i cili prej mė shumė se njė shekulli rivendikon restaurimin kombėtar dhe lirinė e tij".


SHERBIMET SEKRETE TE VENEDIKUT

Sun Ēu, me traktatin "Arti i luftės", vepėr e shkruar dymijė e pesėqind vjet mė parė, ushtroi njė ndikim tė madh nė politikanėt dhe ushtarakėt e Lindjes dhe mė vonė tė Perėndimit. Nė kėtė vepėr, autori i sipėrpėrmendur, rolin e spiunėve nė kohė lufte e paraqet kėshtu: "Nė fakt, spiunėt janė elementi mė i rėndėsishėm nė luftė, sepse prej tyre varet suksesi i veprimeve ushtarake, shkathtėsia e lėvizjeve tė ushtrisė" (Sun Ēu, "Arti i luftės" nėn kujdesin e Aleksandėr Kornelit, Napoli 1988, f.135). Tomson dhe Padovek pohojnė: "Spiunazhi dhe korrupsioni kanė luajtur nė historinė e botės njė rol tejet mė tė rėndėsishėm se sa besohet nė pėrgjithėsi", ndėrsa Alem thekson: "Spiunazhi nuk e ndryshon rrėnjėsisht rrjedhėn e historisė, por ndodh qė ndėrron thellėsisht ngjarjet". (I. P. Alem, "Spiunazh dhe kundėrspiunazh", ESI, Napoli 1984 (botime franceze, shtypi universitar i Francės, Paris, 1980, f. 12-13).

Duhet vėnė nė dukje se veshja e klerikut, siē thekson Bely, favorizon anonimatin dhe fshin origjinėn shoqėrore dhe gjeografike tė tij. Citojmė dy paragrafė tė marrė nga libri "Shėrbimet e fshehta tė Venedikut", ku flitet pėr Kozma Etolianin:

"Xhovani Momiti, thėnė ndryshe Palatino, njė ish-berber nga Napoli, pasi kaloi pak kohė nė Moskė, Petersburg dhe Vjenė, arriti tė bėhet agjent sekret i admiralit rus, Orlov. Ai kėrkon t‘i bindė nėnshtetasit venedikas pėr kryengritje dhe organizon emigrimin e gjashtėqind familjeve venedikase pėr t‘u vendosur nė Akuilea. Agjentė tė ndryshėm sekretė venedikas, midis tė cilėve vetė Xhakomo Kazanova, e ndjekin deri mė 9 Qershor 1777, ditė nė tė cilėn proveditori i pėrgjithshėm i detit porosit oficerin Franko Xonxa qė t‘i shkaktojė vdekjen nė atė mėnyrė qė ajo tė duket e rastėsishme. Mendohet se do ta gjejė nė ishullin e Qefalonisė gjatė predikimeve tė misionarit grek Kozma, qė do t‘i flasė si Mesia i ri njė turme prej pesėmbėdhjetėmijė fanatikėsh qė e ndjekin nga fshati nė fshat. Projekti ėshtė edhe mė ambicioz: tė eliminojė nė njė kohė dhe kėtė havale, "profet fals", qė bredh duke nxitur nėnshtetasit grekė tė shpėrngulen nė Akuiela, por qoftė Palatini, edhe Kozmai, dyshojnė se ndiqen nga agjentėt sekretė venedikas dhe ndėrmjet viteve 1777 dhe 1779 u shpėtojnė atentateve tė ndryshme". (Paolo Preto, "I servizi segreti di Venezia", Milano, 2004, fq.341).

Vijojmė mė tej: "Nė marsin e vitit 1779, fanatiku klerik Kozma predikoi si njė Mesia i ri kreu mrekulli dhe shpėrndau njė broshurė nė greqisht mbi privilegjet qė u jepeshin nga Maria Tereza atyre qė emigronin nė trojet austriake" (Paolo Preto, vep. E cituar). Duhet vėnė nė dukje se kėto shpėrngulje bėheshin nė favor tė Rusisė. Mė 1788 na bėhet e ditur se nė tė njėjtin libėr procedohet arqimandriti i Pastroviēit, Sava Xhiubisa, dhe bashkėpunėtorėt e tij pėr mashtrim tė nėnshtetasve venedikas nė favor tė Rusisė.

Vlen tė pėrmendet se Shėn Kozmai, si mė parė ashtu edhe nė vitin 1775, ishte i pajisur me ferman tė Sulltan Hamidit I. Po ashtu, edhe Sinodi i Shenjtė e kishte zgjedhur inspektor tė Pėrgjithshėm tė shkollave greke. Ai ishte lidhur edhe me Rusinė, armike tradicionale e vendit tonė, e cila nė atė kohė donte tė krijonte perandorinė bizantine. Po kėshtu, Katerina II, careshė e Rusisė, i mėsonte nipit tė saj gjuhėn greke. Shėn Kozmai, sė bashku me spiunin e rusėve, Palatino, punonin pėr Rusinė. Ndėrkohė, atentatet e Republikės sė Shėn Markut kundėr jetės sė tyre vijonin. Venediku e ka quajtur havale dhe fals shenjtor Kozma Etolianin, ndėrsa akademiku grek, Sakelariu, e quan "njė nga figurat mė tė ndritura, qė punoi pėr pėrgatitjen e rilindjes greke", ("Epirus, 4000 years of greek history and civilisation", Athens 1997). Shėn Kozmai nė tė vėrtetė punoi pėr helenizimin e Shqipėrisė sė Jugut, duke filluar qė nga Kruja dhe Kavaja (e cila pėr tė qe greke). Pikėsynimi i Shėn Kozmait pėrkonte me dėshirat e Katerinės II tė Rusisė (1729-1796) e quajtur nga Volteri "Semiramizi i Veriut". Te kjo perandoreshė mbizotėronte ėndrra e saj e pėrhershme e pushtimit tė ish-Perandorisė Bizantine (Perandorisė Osmane). Ajo pėrkrahej nga favoriti i saj i mėparshėm, Orlovi, dhe mė pas nga Patėmkini (1739-1791), reformues i ushtrisė dhe krijues i flotės ruse tė Detit tė Zi. Citojmė njė dokument tė asaj kohe: "Mė 4 korrik 1780, Jozefi II i shkruante Maria Terezės qė nga Shėn Petersburgu, rreth njė vit pas vrasjes sė Kozma Etolianit: "Pėr sa u pėrket turqve, ėshtė mė se e sigurt qė ajo (Katerina II. - Sh. D.) do me ēdo kusht qė projekti i rimėkėmbjes sė Perandorisė sė Lindjes tė realizohet. Ky projekt kthehet dhe rikthehet nė kokėn e saj, sepse i ka pushtuar trurin. Kėtė vendim kjo careshė e ngroh dhe e ringroh pėr ta ēelur pėrherė nė shpirtin e saj. Ajo, nė ēdo ēast shfaq zgjidhje pėr ndarjen e Turqisė" (Arneth. Josef II und Katherina von Russland, Vien 1869, Nr.1558, f.263).

Kozma Etoliani ėshtė i lidhur me Xhovani Momitin, i lidhur me Rusėt dhe qė tė dy kanė veprim tė pėrbashkėt, siē dėshmohet nė fq.34 dhe 50 tė librit "Shėrbimet sekrete tė Venedikut". Ai u shėrben nė tė njėjtėn kohė tė dy aleatėve tė asaj kohe, Rusisė dhe Austrisė, qė donin t‘i rimėkėmbin republikat e vjetra greke dhe mė vonė kėto dy perandori nėnshkruan dhe njė traktat. Me tė drejtė, studiuesi Pėllumb Xhufi, Shėn Kozmain e quan antishqiptar. Duke qenė i tillė, kėshilli bashkiak i Tiranės, pėrpara se ta zgjidhte A. Janullatosin qytetar nderi tė Tiranės, duhej t‘i kėrkonte atij qė tė mohonte e tė dėnonte veprimtarinė e antishqiptarit Shėn Kozma, si kusht pėr dhėnien e titullit "qytetar nderi i Tiranės", propozuar nga kryebashkiaku Edi Rama, sepse Kozma Etoliani kėrkonte qė popullsia e Epirit (Shqipėria e Poshtme) tė kthehej nga shqiptare nė greke. Enciklopedia e madhe greke, "Pirsos", vėll. II, fq. 915 shkruan: "Kozma Etoliani ra dėshmor mė 24 Gusht 1779", por dyshimet pėr vrasjen e tij bien mbi Republikėn e Shėn Markut, e cila shumė herė zhdukte dokumentet, pasi vriste kundėrshtarėt e saj".

Nė pėrmbajtjen e veprimtarisė sė madhe antishqiptare tė kėtij prelati tė kishės greke, ėshtė i padrejtė edhe organizimi nė vendin tonė i kampingjeve tė 24 Gushtit pėr nder tė Shėn Kozmait, apostullit tė helenizmit. Vlen tė pėrmendet se 24 gushti i vitit 1996, nė tė cilin u mblodhėn me joshje alla greke tė rinj ortodoksė nga mjaft qytete, qė nga Saranda deri nė Shkodėr, nė njė kamping afėr kishės sė Shėn Kozmait nė Kolkondas, ishin ftuar edhe tė rinj nga Greqia. Ftesat ishin dėrguar deri nė Finlandė nga kisha ortodokse dhe At Kalevi. "Kėto kampingje ortodokse, thekson Janullatosi nė fjalimin e tij, janė punishte shpirtėrore" (kupto: punishte shpirtėrore pėr tė shkatėrruar kombin shqiptar, Sh.D.). Ndėrkaq, gazeta "Ngjallja" i mban iso kur shkruan nė gusht tė vitit 1996, "mbi gjithēka kumbon fuqishėm falėnderimi pėr Perėndinė, nė Shenjtėrinė Hyjlindėse Mari dhe ‘Shėn‘ Kozmain. Duhen vėnė nė dukje fjalėt e ish-Metropolitit tė Drinopolisit, Sebastianos, pėr Shėn Kozmanė, i cili ndėrmjet tė tjerash thotė: "Kisha dhe kombi ynė po nderojnė sot kujtimin e Shėn Kozmait tė Etolisė, sepse ai ishte jo vetėm njė misionar, por edhe apostull kombėtar (i Greqisė)."


ĒFARE REKOMANDON A. JANULLATOSI PER KUSHTETUTEN E BE?

Vlen tė theksohet se Felipe Fernandez Armesto, profesor i fakultetit tė historisė moderne nė Universitetin e Oksfordit, nė librin e tij "Udhėzuesi i popujve tė Evropės", Londėr, 1994, shkruan: "Grekėrit janė veēanėrisht tė ngarkuar nga pengesa e njė trashėgimie kulturore qė pėr shekuj ėshtė parė si kulmi i arritjes njerėzore. Progonopleksia (mania e stėrgjyshėrve) dhe arkeolatria (respekt i tepruar pėr lashtėsinė) janė elemente kyēe nė identitetin modern grek. Kėrkimi pėr njė identitet specifik grek dhe marrėdhėnia e sė tashmes me tė kaluarėn janė njė temė e pėrbashkėt nė letėrsi. Nė fund tė fundit, Greqia ėshtė i vetmi vend ku greqishtja, e vetmja gjuhė, dhe grekėrit, i vetmi popull, mund tė cilėsohen nga mbiemri modern".

Shqiptarėt nuk duhet tė harrojmė deklaratėn e ish-kryeministrit tė Greqisė, Georges Papandreu, bėrė nė parlamentin grek mė 12 Qershor 1960: "Atė qė tė gjitha qeveritė greke duhet tė dinė ėshtė se ēėshtja e vorio-epirit ekziston dhe se ajo qė ėshtė penguar gjatė kėtyre viteve ėshtė vetėmohimi ynė pėr plotėsimin e kėsaj kėrkese tė shenjtė. Pretendimet tona pėr Epirin e Veriut janė tė shenjta dhe tė patundura". Nuk duhet harruar se i biri i tij, Andrea Papandreu, nuk e hodhi poshtė testamentin e tė atit, por mbajti gjendjen e luftės me Shqipėrinė. Gjatė njė interviste pėr revistėn "Stern", ai pat deklaruar: "Greqia duhet tė dalė nga NATO jo vetėm ushtarakisht, por dhe politikisht... Ajo nuk duhet tė futet as nė TP, pėr sa kohė qė Tregu i Pėrbashkėt ose BE kontrollohet nga shumėkombėshet amerikane... Sa pėr qeverinė gjermane, ajo ėshtė zėdhėnėse e politikės sė Uashingtonit nė TP dhe nė Evropė”. Do tė pritet, por dihet se kėshtu do tė veprojė edhe nipi i tij, qė kėrkon tė vijė nė pushtet, sepse patjetėr nuk mund tė mohojė gjyshin. Kurse K. Micotaqis, me prejardhje dinastike nga soji i nėnės dhe i babait, ka thėnė se gjuha greke flitet nė Epirin e Veriut (Shqipėria e sotme e Jugut) qė nė kohėn e Homerit (Deklaratė e Kryeministrit Micotaqis pėr minoritetin grek nė Shqipėri, Athinė, 11 korrik 1993). Elementi dinastik nė politikėn e grekėrve ėshtė tepėr i fuqishėm. Zakonisht nė Greqi sundon gjenealogjia politike. Edhe Kryeministri i sotėm grek ėshtė nip i Konstandin Karamanlisit, i cili ka qenė dy herė Kryeministėr dhe dy herė President i shtetit grek. Lidhjet e ngushta familjare janė karakteristike pėr shoqėrinė greke.

Ish-kryeministri ynė, F. Nano, ka thėnė qė prapa tij vjen historia, se rruga e Shqipėrisė pėr nė Evropė kalon nga Greqia, ndėrsa mė 11 Shtator 1998, F. Nano qė nga Lisbona, ku merrte pjesė nė njė mbledhje ndėrkombėtare, deklaroi nė njė konferencė shtypi se kryeqyteti i Kosovės ėshtė Beogradi (lajm nga ATSH). Ai, pėr figurėn e kryepeshkopit Janullatos pohon: "Unė nuk mund tė mendoj qė tė ketė ndonjė njeri, i cili tė ketė kontribuar mė shumė pėr rilindjen e Shqipėrisė si komb i lirė evropian". (Fq.4, 27 korrik 2003, "Parade magazine" USA).

Ndėrsa, qė ėshtė deklaruar kundėr ndėrhyrjes sė NATO nė Kosovė, A. Janullatosi kėrkon qė Bashkimi Evropian tė jetė njė bashkim politik i krishterė, ku sigurisht tė mos marrė pjesė vendi ynė, qė shumicėn e popullsisė e ka tė fesė islame. Urrejtjen pėr fenė islame A. Janullatos e ka shprehur nė intervistėn qė i ka dhėnė Fred A. Reed, tė cilėn ky e ka botuar nė librin e tij "Salonica Terminus" (Talonbooks, 1996). Midis tė tjerash, A. Janullatos nė kėtė intervistė thotė: "Njerėzit nė Perėndim duhet ta kuptojnė se Islamizmi ėshtė nė thelb njė fe politike." (No comment! - Sh. D.). Citojmė kėtu, me kėtė rast, disa "bėma tė lavdishme" tė kryepeshkopit grek tė Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė, A. Janullatos, tė cilat janė dhurata helm tė Patrikanės pėr Shqipėrinė, por nė tė vėrtetė tė Greqisė. Gazeta greke "Kathimerini", botim anglisht, njofton se "ditėn e martė tė muajit Maj 2003, kryepeshkopi Janullatos, (titulli zyrtar) kryepeshkop i Kishės Autoqefale tė Shqipėrisė, shkoi nė Stamboll dhe takoi kryepeshkopin e Kishės Ortodokse Greke dhe patrikun Vartolomeo, pėr t‘u rekomanduar qė Kushtetuta e Bashkimit Evropian tė shpallė Bashkimin Evropian si bashkim politik tė krishterė. Gazeta e sipėrpėrmendur tregoi gjithashtu njė fotografi tė tė tre drejtuesve ortodoksė-grekė. Nė fotografi tė bie nė sy patriku Ekumenik Vartolomeo, qė deklaroi nė fillim tė viteve nėntėdhjetė se "vuajtjet e popullit serb bėjnė thirrje pėr simpati universale mes popujve ortodoksė, pasi serbėt tani po pėrballojnė sulme nga forca tė errėta nė shumė drejtime".

Do tė ishte e drejtė qė kėshilli bashkiak i Tiranės, para se t‘i jepte titullin e nderit kryepeshkopit Janullatos, duhej tė kėrkonte nga ky qė t‘i rekomandonte Kushtetutės sė BE qė ta shpallte BE bashkim politik tė krishterė, mysliman, ēifut, etj. Ky solidaritet klerikėsh tė lartė grekė ėshtė nė kundėrshtim me traktatin e Lozanės, ku thuhet shprehimisht: "Patrikana e Stambollit ėshtė njė institucion i zakonshėm turk dhe subjekt i ligjeve turke", kurse A. Janullatosi, duke u udhėhequr nga paragjykime raciste dhe fetare, dėshiron qė tė lerė pa hyrė nė BE Turqinė, Shqipėrinė, Bosnjėn dhe kėrkon tė mbahet qėndrim racist ndaj besimeve tė tjera. Kjo kėrkesė e A. Janullatosit ėshtė hedhur poshtė dhjetėra vjet mė parė nga Lidhja e Kombeve dhe pėr kėtė le tė citojmė buletinin e Lidhjes sė Kombeve, "Minoritetet Kombėtare", numri 5-6, nėntor-dhjetor 1933, ku thuhet: "Karli V kėrkoi tė krijojė unitetin e Evropės mbi bazėn e krishtėrimit dhe pėr kėtė fakt ai u bė i padrejtė dhe mizor ndaj dy feve, islame dhe ēifute". Ne besojmė se Lidhja e Kombeve ėshtė njė manifestim nė mbretėrinė e institucioneve, njė unitet organik dhe i ndėrgjegjshėm i njerėzimit nė tėrė rruzullin tokėsor...".

Janullatosi, jo vetėm qė ka pushtuar Kishėn Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė, por ka lėnė edhe trashėgimtarė froni. Pėr kėtė flasin faktet. Kur u organizua Sinodi i KOASH, "kryepeshkopi ynė dorėzoi mė 19 korrik 1998 peshkop nė Berat, peshkopin grek Injatios, kurse peshkopin shqiptar, Joanin, e dorėzoi mė 20 korrik 1998. Kjo radhitje ėshtė e qėllimshme, sepse, sipas kanoneve tė kishės ortodokse, pasardhės i kryepeshkopit do tė jetė ai qė ka marrė titullin i parė nė atė vend, pra peshkopi grek, Injatios.

(marre nga gazeta shqip)


----------------------------------------
Atdhetar jam, por edhe fetar si duhet. Atdhetari pėrse turp tė ketė tek thotė e dua me shpirt fenė e vet. Hafiz Ali Korēa
PMYahoo
Top
fancy_boy
Postuar nė: 03.12.2006, 17:51
Quote Post


Shetitje neper Mjegull
*****

Posti: Antarė
Postime: 277
Antari Nr: 9
Bashkangjitur: 28.11.2004



Veq Ne Endrroje Ky nifar profeti antishqiptar.

flm


----------------------------------------
Mos u Mba se je, Mos u Mba se ke, Se Askush Nuk je Vetem nje Grusht DHE !
PMUsers WebsiteYahooMSN
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio