Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> INTERVISTĖ ME RUFI OSMANIN PĖR 100 DITĖT E QEVERIS
r.mislimi
Postuar nė: 06.12.2006, 10:54
Quote Post


studentet.info
*****

Posti: Admin
Postime: 3277
Antari Nr: 2
Bashkangjitur: 25.11.2004



INTERVISTĖ ME PROF. RUFI OSMANIN PĖR 100 DITĖT E QEVERISĖ



Fotografi e jashtme

Shqiptarėt janė humbės tė mėdhenj

Intervistoi: HALIT AJDINI

Profesor Rufi Osmani, nė kėtė intervistė pėr FAKTI-n thotė se nė 100 ditėt e Qeverisė sė Gruevskit, ka shumė spektakėl, ndėrsa ulja e tatimeve u ėshtė adresuar vetėm 10 pėr qind tė tė punėsuarve. Suksesi ose dėshtimi i Gruevskit do tė varet nga pėrfundimi i procesit gjyqėsor ndaj Dallaverskit dhe Lube Tėrpevskit. Osmani nė kėtė intervistė flet edhe pėr pozitėn e shqiptarėve, “elitėn politike”, marrėdhėniet ndėretnike, marrėdhėniet ndėrshqiptare...

FAKTI:Kaluan 100 ditėt e para tė qeverisė sė Nikolla Gruevskit, programi me tė cilin fitoi mandatin ishte mjaft ambicioz. Ndėrmjet tjerave aty kishte premtime tė shumta pėr pėrmirėsimin e standardit jetėsor, zhvillimin ekonomik, zvogėlimin e papunėsisė, luftėn kundėr korrupsionit dhe krimit tė organizuar...?

OSMANI: Programi ekonomik i mandatarit aktual ėshtė program qė i adresohet njė periudhe qeverisėse katėrvjeēare. Analizuar nė kuadėr tė afatit tė projektuar kohor ėshtė herėt tė jepet vlerėsim meritor pėr realizimin e objektivave tė cilat ju i pėrmendni. Realizimi i ndryshimeve pozitive nė kuadėr tė treguesve kryesorė makroekonomikė do tė mund tė bėhet me pėrfundimin e vitit tė parė tė qeverisjes edhe tė kėsaj qeverie. Ajo qė tashmė ėshtė evidente dhe qė do tė ketė efekte tė drejtpėrdrejta negative nė realizimin e normave tė projektuara tė rritės ekonomike ėshtė pėrshpejtimi i proceseve integruese nė Bashkimin Evropian (BE) dhe thithja e investimeve mė serioze tė huaja nuk do tė ndodhė nė kuadėr tė projeksionit optimist qeveritar. Luftimi i sektorit informal ekonomik, evazionit fiskal dhe krimit tė organizuar tė kėsaj qeverie udhėhiqet kryesisht nė kuadėr tė revanshizmit politik dhe me njė dozė tė tepruar tė sensacionalizimit medial pa prezantimin e argumenteve tė mirėfillta pėr opinionin mė tė gjerė. Me kėtė rast mė duhet tė them se kryeministri aktual do tė tregojė rezultate ose do tė dėshtojė nė kėtė betejė nėse arrin qė juridikisht dhe politikisht tė argumentojė fajėsinė e ish- guvernatorit Lube Tėrpeski dhe doganierit tė parė Dallaverskit, funksionarė kėta tė cilėt i ushtronin kėto funksione kur Nikolla Gruevski ishte ministėr Financash. Pyetja logjike qė shtrohet ėshtė se a thua vallė Gruevski si ministėr i Financave nuk ka pasur njohuri pėr veprimet jolegale tė personave nė fjalė?. Mendoj se reformimi dhe ristrukturimi i Prokurorisė, Gjyqėsisė, Ministrisė sė Financave, Policisė dhe institucioneve tė tjera antikorruptuese nė bazė tė parimeve ekskluzive tė profesionalitetit, depolitizimit dhe motivimit adekuat financiar janė sfida tė cilat duhet tė konsolidojnė institucionet nė kėtė betejė tejet tė vėshtirė kundėr kėtij kanceri modern institucional.

Ndryshimet e propozuara

FAKTI: Nė kuadėr tė reformave tė propozuara fiskale ulja e tatimeve dhe bėrja e Maqedonisė vendin me tatime mė tė ulėta nė Evropė u paralajmėrua si masa ekonomike qė do tė sjellė mė shumė investime nga jashtė. Sa njė premtim i tillė mund realisht tė rritė aftėsinė konkurrues tė bizneseve vendore dhe tė huaja? Mendoni se kjo masė ėshtė e vetėmjaftueshme?

OSMANI: Nė parim ulja e tatimeve duhet tė pėrshėndetet si masė e cila do tė duhet tė motivojė afarizmin legal ekonomik dhe tė shton investimet nė pėrgjithėsi. Ndryshimet e propozuara pėr uljen e tatimit personal dhe tatimit nė fitim nė nivelin e 10 pėr qind dhe zbatimin e normės sė njėjtė pėr tė gjithė subjektet fizike dhe juridike praktikisht e ka kuptimin e diskriminimit pozitiv pėr shtresat mė tė pasura nė llogari tė shtresave mė tė varfra. Ulja e tatimit nė fitim nga 15 pėr qind nė 10 pėr qind do tė ketė efekt margjinal nė motivimin e bizneseve pėr tė legalizuar aktivitet afariste nėse nuk shoqėrohet me ndryshime pėrmbajtėsore nė bilancin tatimor nė kuptim tė eliminimit tė shumė ngarkesave tatimore tė pajustifikueshme tė cilat nė mėnyrė fiktive transformojnė shpenzimet e kompanive nė fitime fiktive, fitime kėto qė mė pastaj tatimohen. Sa i pėrket uljes sė normave aktuale progresive tė tatimit personal prej 15 pėr qind ,18 pėr qind dhe 24 pėr qind nė 10 pėr qind nė afat prej dy vjetėsh niveli i efekteve pozitive nė uljen e kostos sė fuqisė punėtore do varet nga fakti se a do tė eliminohet lirimi personal dhe se a do tė harmonizohet baza e llogaritjes sė kontributeve nga bruto paga. Pėrndryshe dobinė mė tė madhe nga ulja e tatimit personal nga 18 pėr qind dhe 24 pėr qind nė 10 pėr qind do u adresohet tė punėsuarve qė realizojnė paga mbi 30.000 denarė, numėr ky qė pėrbėn vetėm 10% nga numri i pėrgjithshėm i tė punėsuarve. Pėrndryshe duhet tė konstatohet me kėtė rast se pėr tė merituar Maqedonia nofkėn “oazė tatimore” duhet detyrimisht tė rishqyrtohen normat e TVSH dhe akcizave dhe selektivisht doganat e materialeve riprodhuese.

Premtimet elektorale

FAKTI: Mendoni se rebalanci i buxhetit tė vitit 2006 ėshtė nė harmoni me premtimet elektorale tė partisė sė Gruevskit?

OSMANI: Po me kėtė lėvizje kjo qeveri bėri pikėrisht tė kundėrtėn e asaj qė premtonte nė “manifestin ekonomik”. Duke rritur tė dalat buxhetore dhe duke i financuar shpenzimet shtesė buxhetore nga burime deficitare nuk realizoi premtimin pėr shkurtimin e shpenzimeve vijuese joproduktive buxhetore nė dobi tė shpenzimeve kapitale.
Me kėtė rast vlen tė pėrmendet se nė veēanti ėshtė brengosės alkimi jo i drejtė i mjeteve buxhetore nė nivel komunal nė varshmėri nga pėrkatėsia partiake dhe etnike e komunave. Pėr pasojė tė konfliktit ekzistues tė pushtetit qendror dhe pushteteve komunale tė udhėhequra nga BDI-PPD shumė projekte tė filluara dhe shumė projekte tė planifikuara do tė ngelin nė gjysmė ose do tė duhet tė presin ciklin e ardhshėm zgjedhor lokal.

FAKTI: Si ēmoni rrjedhat 100 ditėshe qeveritare nė kuptim tė zhvillimit demokratik, marrėdhėnieve ndėretnike, stabilitet politik si dhe avancimin e procesit tė integrimit tė vendit nė BE dhe NATO. A ėshtė qeveria nė rrugė tė mbarė nė kėtė drejtim?

OSMANI: Pėrgjigjja negative e Komisionit Evropian nė lidhje me caktimin e datės sė fillimit tė negociatave pėr anėtarėsimin e Maqedonisė nė BE duhet analizuar me kujdes. Komisioni Evropian nėpėrmjet kėsaj pėrgjigje dha njė mesazh tė qartė se: proceset demokratike nė vend kanė shėnuar ngecje, nuk pėrkrah miratimin e ligjeve si ai i policisė pa procedurėn e Badenterit dhe pa konsensusin e gjerė politik dhe etnik, nuk pėrkrah shkarkimet masive nga administrata publike nga pozicione tė revanshizmit politik dhe se nė veēanti ėshtė kundėr qasjes konfliktuale tė kryeministrit dhe partnerėve tė tij koalicionit ndaj opozitės politike shqiptare dhe institucioneve tė tjera politike. Maqedonisė i ngelėn edhe shumėēka pėr tė bėrė nė pjesėn e funksionalitetit tė institucioneve, pėrfaqėsimin adekuat nė administratėn publike, zbatimin e reformave ekonomike dhe juridike, krijimin e biznes klimės sė volitshme dhe nė veēanti nė arritjen e konvergjencės reale ekonomike dhe demokratike si parakusht pėr tė pėrparuar nė procesin e integrimeve euroatlantike. Pėrgjigjja pozitive nga Samiti i NATO-s nė Rigė duhet tė nėnkuptohet si njė shans pėr ndėrrimin e kahes sė deritashme qeverisėse.

FAKTI: Njė nga masat qeveritare qė ngjalli reagime tė ashpra politike dhe arsimore ishte intervenimi qeveritar nė USHT. Nga pozicioni i profesorit universitar dhe si person qė i keni njohur mirė rrjedhat nė ish - UT si do tė vlerėsoni kėtė ndodhi?

OSMANI: Nuk ka dilemė se nė rastin konkret bėhet fjalė pėr njė veprim juridik i cili bie ndesh me Ligjin pėr arsim tė lartė dhe i cili cenon rėndė autonominė e universitetit. Mirėpo dilema e shumė intelektualėve qėndron nė faktin se a mundej qė luftimi i dukurive negative nė USHT tė realizohej krahas ruajtjes sė autonomisė universitare. Pėrgjigjja gjithsesi ėshtė pozitive. Organet shtetėrore(inspektorėt arsimorė) pas konstatimit tė fajėsisė konkrete tė personave konkretė sepse pėrgjegjėsia dhe fajėsia ėshtė individuale dhe jo kolektive duhej tė ngrinin procedura konkrete penale dhe para organeve gjegjėse juridike tė argumentonin akuzat. Ėshtė ironi e llojit tė vet tė propagandohet se citoj “nė USHT janė falsifikuar me mijėra diploma” ndėrsa nė anėn tjetėr konkretisht tė akuzohen vetėm dy persona pėr diplomat e falsifikuara. Pėrndryshe duhet tė thuhet me kėtė rast se mosplotėsimi i kushteve tė parapara me ligj pėr numrin e sė paku 3 doktorėve dhe magjistrave tė shkencave nė ēdo program studimor ėshtė rezultat i mungesės sė kuadrove universitar shqiptarė dhe tė tjerė, mungesė me tė cilėn ballafaqohen edhe shumė universitete tė reja private nė Maqedoni, Kosovė dhe Shqipėri.

FAKTI: Ish-rektori hesht ndaj akuzave?

OSMANI: Nė kėtė rast “ish-rektori i shkarkuar Beadini” duhet tė dalė nga vetizolimi dhe tė thotė tė vėrtetėn me emėr dhe mbiemėr pėr dukuritė devijuese nė funksion tė ndėrprerjes sė devalvimit tė mėtejmė tė emblemės sė UT dhe alokimit tė saktė tė fajėsisė konkrete nė krye me atė vetė dhe personat politikė qė e emėruan nė postin udhėheqės pėrkundėr potencialit minor menaxherial qė ai posedonte...Nėse si orientim qeveritar (VMRO-PDSH) do tė pranonim idenė e VMRO-DPMNE pėr themelimin e Universitetit tė tretė shtetėror nė Shtip atėherė reformimi nė kampin arsimor shqiptar do tė duhet tė njehė ekzistimin e tė dy universiteteve shqiptare duke reformuar pėrmbajtjen e tyre nė drejtimin komplementar krahas pėrzgjedhjes sė kuadrove mė cilėsore duke pėrjashtuar nė veēanti kriterin e nepotizmit, partizimit dhe lokalizimit.


Konflikti permanent

FAKTI: Nė kuadėr tė konfliktit permanent politik pozitė dhe opozitė shqiptare ēėshtja e funksionalitetit tė komunave paraqitet si problem i dorės sė parė. Do jetė me interes tė kemi mendimin tuaj si ish prefekt i Gostivarit dhe si njohės i mirė i decentralizimit lokal.

OSMANI: Kėrkesės sė shqiptarėve pėr rajonalizim, autonomi ose federalizim eksperti francez Badenteri iu kundėrpėrgjigj me ofertėn e tij pėr decentralizim dhe demokraci lokale nė nivel lokal dhe me tė drejtėn e pjesėrishme tė vetos nė nivel tė pushtetit qendror.
Pėrkundėr faktit se tash kompetencat e komunave janė shumė mė serioze nė urbanizėm, arsim fillor dhe tė mesėm, pjesėrisht nė shėndetėsi dhe nė asistencėn sociale dhe nė kulturė dhe sport dhe komunat kanė pėr mė shumė se 700 pėr qind mjete financiare nė buxhet nė krahasim me periudhėn e para reformave tė decentralizimit, pushtetet komunale kanė probleme tė theksuara qeverisėse. Ndėrrimi i pushtetit qendror sėrish shtron dilemat e vjetra, dilema kėto qė ishin aktuale edhe nė kohėn kur unė isha kryetar i Gostivarit nė vitin 1997. Ndėrrimi i pushtetit qendror pas zgjedhjeve tė fundit parlamentare nxori nė sipėrfaqe faktin se niveli i decentralizimit ėshtė i pamjaftueshėm dhe nė shumė aspekte pushteti qendror suspendon pushtetin lokal jo vetėm juridikisht por edhe e margjinalizon praktikisht nėse proviniencat politike janė tė ndryshme. Jam i bindur thellė si ekspert i ekonomisė se pa pronėsi nė tokėn komunale, pa decentralizimin tė mėtejmė fiskal nė kuptim tė bartjes sė 20-30 pėr qind tė TVSH dhe Tatimit personal nė qeverisje tė komunės, pa mohimin e tė drejtės sė ndėrhyrjes sė qeverisė nė kompetencat komunale dhe pa kompetenca autonome komunale nė sektorin e policisė (krijimi i policisė lokale) nuk mund tė bėhet fjalė pėr decentralizim tė mirėfilltė lokal. Maqedonia vazhdon tė jetė edhe mė tej vendi me pushtet shumė mė tė centralizuar krahasuar me vendet e rajonit dhe nė veēanti krahasuar me vendet e UE. Ndryshimet e Kushtetutės nė perspektivė edhe pėr kėtė ēėshtje janė tė paevitueshme.

FAKTI: Sipas jush, cila ėshtė pozita e partisė shqiptare nė qeveri. A mendoni se BDI-ja ia dobėson pozitėn PDSH-sė nė kėtė qeveri, duke e lėnė nė pat pozicion para VMRO-DPMNE-sė, pasi kjo e fundit konsideron se BDI-ja mund tė jetė zėvendėsuesja e saj nė qeveri nė ēdo kohė?

OSMANI: Pėrderisa dy partitė mė tė mėdha politike shqiptare (BDI dhe PDSH) kanė qėndrime tė kundėrta dhe mjaft konfliktuale pėr Kryengritjen e armatosur shqiptare, pėr rolin historik tė Marrėveshjes sė Ohrit, pėr tė drejtėn e Badenterit dhe pėr pėrfaqėsimin nė qeveri pavarėsisht nga rezultatet zgjedhore ne kemi njė krizė tė thellė politike shqiptare dhe kemi njė pėrfaqėsim jorelevant tė subjektit shqiptar nė qeveri. Nė kėtė drejtim se kemi njė krizė tė thellė dėshmon edhe manifestimi i organizuar me rastin e shpalosjes sė shtatores sė Skėnderbeut nė Shkup. Pra thelbi i problemit nė rastin konkret identifikohet me mohimin e vullnetit politik tė shumicės shqiptare dhe pa tejkalimin e kėtij problemi nė kuptimin juridik (ndėrrimi i Kushtetutės) ose nė kuptimin politik (krijimi i qeverisė sė koalicionit tė gjerė) nėn trysninė e faktorit ndėrkombėtar problemet do tė vazhdojnė. Jam i bindjes se nė perspektiv faktori ndėrkombėtar do tė duhet tė efektuojė krijimin e njė qeverie tė koalicionit tė gjerė, koalicion nė tė cilin do tė inkuadrohen edhe BDI-PPD krahas PDSH.

FAKTI: Nė librin tuaj “Mendimi alternativ politik dhe ekonomik” emėruesi i pėrbashkėt i dėshtimit politikė tė shqiptarėve tė Maqedonisė ėshtė pėrzgjedhja e gabuar kuadrore, morali i dyshimtė i tė zgjedhurve politikė, manipulimin e vullnetit politik tė popullit dhe zėvendėsimin e interesave kombėtare pėr pėrfitime personale dhe klanore nga partitė politike shqiptare. Cila ėshtė dalja nga ky qorrsokak sipas jush?

OSMANI: Rekomandimi kryesor nė pjesėn politike tė librin tim ėshtė “Sfida e tė sotmes dhe tė nesėrmes e kombit shqiptarė lidhet me demokratizimin e shoqėrisė shqiptare dhe nė veēanti tė partive politike shqiptare, krijimin e elitave tė mirėfillta intelektuale si parakusht i pėrzgjedhjes sė drejtė tė elitave politike dhe elitave menaxheriale nė funksion tė krijimit tė kapaciteteve humane konkurruese shqiptare nė lėmin e ekonomisė, arsimit dhe politikės”
Rekomandimi nė fjalė jep pėrgjigje meritore nė gjenezėn e problemeve tė politikės shqiptare nė Maqedoni. Pra duhet tė jemi tė ndėrgjegjshėm dhe tė themi tė vėrtetėn “ne nuk kemi elita tė mirėfillta intelektuale dhe pėr pasojė as elita tė mirėfillta politike dhe biznesore”. Nė njė situatė tė kėsaj natyre ndaj shqetėsimin e shumė intelektualėve se ndodhemi nė njė fazė tė rrezikshme kur lėvizja politike shqiptare pėr motive interesash individuale dhe grupore ėshtė duke bartur topin e konfliktit nga relacioni shqiptaro-maqedonas nė oborrin e brendshėm shqiptar.

FAKTI: Nė ditėn e konstituimit tė qeverisė sė Gruevskit, pėr FAKTI-n jeni shprehur se shqiptarėt janė humbės tė mėdhenj?

OSMANI: Mohimi i vullnetit politik tė shumicės shqiptare dhe bartja e sė drejtės sė pėrfaqėsimit tė shqiptarėve nė duart e mandatarit tė qeverisė ėshtė njė gabim i rėndė politik strategjik qė ka dėmtuar rėndė interesat shqiptare nė Maqedoni jo vetėm aktualisht, por edhe nė perspektivė dhe ka krijuar hapėsirėn e kriminalizimit tė mėtejmė tė shoqėrisė shqiptare dhe tė partive politike. Nė ēdo situatė krize dhe mosmarrėveshje hapi i parė drejt zgjidhjes ėshtė dialogu i bazuar nė parime dhe i ndėrmjetėsuar nga faktorė me relevantė . Pėrderisa nuk mbyllet ēėshtja e Kosovės nė Maqedoni do tė kemi status quo tė shoqėruar me afera tė ndryshme korrupsioni. Pas pėrmbylljes sė ēėshtjes sė Kosovės ndėrkombėtarėt do i japin rrugėzgjidhje konfliktit ndėrshqiptar nė Maqedoni duke kushtėzuar qeverinė e z. Gruveskit qė tė inkuadrojė BDI nė qeveri me procesin e integrimit nė BE, duke diskutuar nė pako kontestimin e legjitimitetit politik tė pushtetit nga BDI me lėndėt qė do tė kthehen nga Gjykata e Hagės dhe me aferat e ndryshme korruptuese tė funksionarėve tė kėsaj partie dhe kėshtu me radhė nė kuadėr tė njė destabilizimi tė brendshėm tė kontrolluar. Tash po e pėrsėris konstatimin qė e dhashė pėr gazetėn tuaj nė ditėn e konstituimit tė qeverisė sė z. Gruevski se pas kėtyre zgjedhjeve shqiptarėt do tė jenė humbės tė mėdhenj nė plan politik dhe ekonomik. Sot pas 100 ditėsh qeverisje ky konstatim vetėm se mund tė pėrforcohet edhe mė shumė.


----------------------------------------
www.studentet.info
PMUsers Website
Top
saraj
Postuar nė: 06.12.2006, 13:39
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 255
Antari Nr: 3784
Bashkangjitur: 02.11.2006



RESPEKT per te gjithe. Sipas shum fjaleve, UEJL eshte e PDSH-se, d.m.th kuadro te pdsh-se e prune UEJL-ne ne nivel te larte qe te kete lakmi Rufi O. te ligjeron ne te, dhe ta len UT-ne. "Ndoshta per euro-pare", e jo te arsimoj rinin shqiptare.

PMIntegrity Messenger IM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio