Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Sadi Bexheti ne Koferencėn e III tė rektorėve
r.mislimi
Postuar nė: 06.12.2006, 12:44
Quote Post


studentet.info
*****

Posti: Admin
Postime: 3277
Antari Nr: 2
Bashkangjitur: 25.11.2004



Fjalim i rektorit tė USHT-sė, prof. dr. Sadi Bexhetin qė u lexua nė
Koferencėn e III -tė tė rektorėve tė Universiteteve Ballkanike nė Tiranė
Fotografi e jashtme


KEMI VIZION PĖR TE ARDHMEN E UNIVERSITETIT TONĖ


· Liria akademike sfidon margjinalizimin e intelektualit

Te nderuar pjesemarres, kolege akademike, rektore nga shume vendeve te botes,
I bindur se perpjekjet tuaja dhe tonat, identike per promovimin, konsolidimin dhe perparimin e pergjithshem te edukimit superior, jane gjithandej nje sfide e perbashket me te cilen ballafaqohemi ne punen tone te perditshme, dhe ne c’drejtim kemi fokusuar tere energjite tona intelektuale dhe akademike, dua qe fjalen time ta nis nga premisa kryesore e punes se nje intelektuali dhe nje njeriu qe synim jetik ka inkurajimin dhe zhvillimin e qytetesise akademike. Eshte nje premise, qe sic e dime te gjithe, sidomos ne kete pjese te kontinentit, ka qene e kushtezuar dhe asnjehere e plote: kjo eshte liria intelektuale, brenda saj liria akademike, qe ne kuptim te lirise se pergjithshme ka qene po aq nje nocion i ngushtuar sa dhe nje koncept, te cilin intelektuali, ne kete pjese te botes, eshte perpjekur ta sjell ne plotenine e tij.

Liria akademike eshte ende nje prej sfidave aktuale, tejkalimi i se ciles do te nxirrte nga margjinalizimi intelektualin tone akademik, i cili sot, nga nderrimet e sistemeve, ka mbetur i izoluar, perkunder deshires dhe vullnetit te vet. Ai aktualisht nuk ka mundesi t'i tregoje vlerat e veta dhe te beje punen e vet kerkimore shkencore, jo se nuk do, por pse nuk ka mundesi dhe as mjete per te bere nje gje te tille, qe di dhe mund ta beje. Kalimi prej nje sistemi njepartiak ne sistem shumepartiak dhe ndryshimet e medha sistemore mundesuan lindjen e kapitalit, i cili, dashur apo padashur, ne kerkim te modeleve dhe modaliteteve, qe nuk ishin gjithmone ne perputhje me realitetet e reja, margjinalizoi shtyllen kryesore te edukimit - arsimin. Duke pare se ne formesimin e politikave dhe metodave te reja shpesh eshte anashkaluar invencioni intelektual dhe eshte injoruar ajo qe ne terminologjine e fundit do ta quaja ‘nje input i mendjes’, mendoj se eshte koha qe ne Evropen Juglindore te filloje te vije ne shprehje invencioni intelektual, i cili mund t'i shtyje proceset perpara dhe te fitoje, se fundi dhe mbi te gjitha studenti, si dhe te arrihet de-margjinalizimi i sotshem i akademikut tone.
· Arritja e lirise akademike

Per lirine dhe mbi lirine eshte shkruar dhe folur mjaft, por ate qe une dua ta debatoj dhe ta beje teme debati me ju, kolege te nderuar, eshte: Si te arrijme qe liria akademike te behet sfide per kundervlerat qe na sulmojne si virus qe shkaterron gjithcka. Ne kete kontekst, mendoj se vetem me nje pune sistematike dhe bashkepunim te te gjitheve mund te arrijme t'i luftojme dukurite negative qe na paraqiten sot dhe ate qe do te mund te quhej qendrim ne amulline e se kaluares kundruall kerkesave qe koha ka vene perpara nesh. Kushti themelor eshte ruajtja e lirise dhe integritetit akademik. Duke ruajtur lirine akademike ne automatikisht mbrojme autonomine e Universitetit e me kete edhe lirine akademike, nderkohe qe menyra me e mire per te arritur deri te liria e plote akademike eshte qe vete akademiku te definoje lirine e vet akademike e jo te tjeret t’ia percaktojne ate brenda suazave te asaj qe dikush tjeter e konsideron moster te lirise akademike.

Fotografi e jashtme
· Sfidat e arsimit sot
Padyshim, arsimi universitar dhe akademik ka shume sfida para vetes. Nuk do te hyj te them se cilat jane sfidat, sepse ato jane te njohura. Por, do te ndalem ne njeren prej tyre, qe mendoj se eshte shume e rendesishme: ceshtja se si te arrijme deri tek persosmeria e procesit edukativo-arsimor, si te arrijme deri tek ajo pike, qe studenteve, kolegeve tane profesore dhe akademike t'u ofrojme kushte te mira per pune, per mesim dhe per mundesi per te thelluar dijen. Kjo mendoj se eshte sfida dhe detyra me e madhe qe shtrohet sot para nesh. Ajo qe ne duhet te bejme eshte te sigurojme mjete dhe te gjejme menyre per ngritjen cilesore te mesimit, nje prej te cilave eshte qe studentet dhe asistentet te kene mundesi te vazhdojne studimet pasuniversitare ne nje shtet tjeter me pervoje te madhe universitare, ku pas ngritjes profesionale te nje periudhe prej 2 deri ne 5 vjet te kthehen ne baze, ku do te bartin pervojen e fituar ne organizimin e procesit mesimor ne institucionet tona. E them kete, sepse kjo eshte menyra me e mire per te arritur nivelin e kerkuar te mesimdhenies, qe eshte qellimi yne paresor. Ne kete drejtim, kerkese permanente vazhdon te jete qe shoqerite e vendeve ballkanike te liberalizohen me tej dhe qe qytetareve te tyre akademike t’u mundesohet pune kerkimore shkencore me nje afat te caktuar kohor, sepse keshtu ky ambient studimor ndikon tek ata per t’i prefeksionuar dijet e tyre. Dhe, nje ceshtje qe mendoj se eshte po aq me rendesi: Ne, kolege te nderuar, duhet te bejme dhe te ofrojme programe studimore qe do te jene konkurrente dhe te kerkuara nga studentet, sepse kjo eshte menyra e vetme per te qene ne hap me kohen dhe me pjesen tjeter te botes.

· Ngritja e cilesise mesimore dhe Bolonja
Dihet mirefilli se shtylla kryesore e procesit te implementimit te Kartes se Bolonjes eshte angazhimi i profesorit dhe studentit, nepermjet menyres se mesimit dhe studimit interaktiv.
Universiteti i Tetoves eshte angazhuar qe studenteve dhe mesimdhenesve te vet t'u ofroje kushte maksimale per mesim, t'u mundesoje pune praktike dhe laboratorike dhe t'u krijoje hapesire per pune vetanake studimore. Dhe, kuptohet, duke ndikuar ne keto pika, ndikon drejtperdrejt ne ngritjen e procesit mesimor.
Kur flasim per implementimin e Kartes se Bolonjes dhe zbatimin e saj ne USHT, me duhet te them se jemi aktivisht dhe seriozisht te angazhuar ne harmonizimin e programeve, aplikimin e sistemit te notimit ne baze te ECTS kredive, organizimin e trajnimeve te stafit per implementimin e plote te Kartes se Bolonjes dhe detyrimeve te tjera, mbajtjen e seminareve neper fakultete, etj. Ne Universitetin tone ka nje udheheqes, i cili bashke me stafin e tij, punon dhe perkujdeset vetem per zbatimin e plote te Kartes se Bolonjes.

Procesi i reformimit te Universitetit te Tetoves nuk behet per shkak te ndonje arsye tjeter, por nga qe reformimi eshte i domosdoshem, do te thosha i pashmangshem, per qenesine e Universitetit dhe te punes se tij. Ceshtja eshte se sa larg mund te shkoje, ne kete plan, ceshtja e reformimit, se sa i thelle dhe rrenjesor do te jete ai ne keto rrethana te lekundura ne te cilat punojme dhe veprojme. Se sa ky reformim do te jete rrenjesor apo permiresues, kete duhet ta veme brenda suazave te mundesive qe i kemi, ne raport me realitetin ne te cilin gjendemi, jo vetem si institucion i larte edukativ, por edhe si shoqeri ne pergjithesi. Kjo varet nga shume rrethana: Universiteti nuk eshte aktualisht i paprekshem nga ndikimet e gjendjes se pergjithshme dhe veshtiresive ne shoqeri dhe ai nuk ben perjashtim ne kete plan. Por, Universiteti duhet t’i pergjigjet kohes sa i takon reformimit te brendshem dhe ceshtjeve me te cilat duhet te merret. Ai duhet te jete te pakten ne hap me kohen, nese nuk mund t’i paraprije asaj. Megjithese, kjo e fundit c’eshte e verteta i takon atij, ne menyre qe ai ta mbaje kohen se ciles i takon, por edhe qe koha ta mbaje ate, si dhe te jete projektues i synimeve te pergjithshme, si ne kohen qe vepron, ashtu edhe i kohes qe na pret dhe drejt se ciles ecim pandalshem.

· Studentet dhe pengesat ne integrimet evropiane
Pa dyshim, studentet jane prioritet yni kryesor dhe me duhet te them se ne jemi ata qe studenteve tane duhet t'u ofrojme programe interesante studimore, t'u ofrojme bursa per t'i stimuluar ata ne studim, t'u ofrojme kuadrove te reja dhe me potencial mundesi per t'i pervetesuar dijet, t'u ofrojme bashkepunim, jo vetem brenda institucional, por dhe me gjere, duke studiuar mundesine e bashkepunimit mes universiteteve tona, dialogun dhe diskutimin midis nesh ne forma te ndryshme, ta shpijme para kuadrin potencial dhe, perfundimisht, te jemi ne funksion te studentit. Fundja, per kete jemi ketu. Ne kete kontekst, dua te them me keqardhje se ne rrugen e integrimeve evropiane studentet tane vazhdojne te mbeten prapa, jo me deshiren e tyre, sepse studentet tane jane te gatshem per te konsumuar vlerat e medha dhe pozitive qe i ofrojne universitetet e ndryshme ne bote, por nga arsye te nje natyre tjeter. Problemi fundamental qe pengon Universitetin dhe studentin ne aspektin e integrimeve eshte mundesia e kufizuar e komunikimit dhe levizjes. Liberalizimi i regjimit te vizave duhet te vije ne shprehje gjithnje e me shume, dhe me duhet nga ketu te dergoj nje mesazh, si akademik, se studenteve tane, po edhe profesoreve, akademikeve, duhet t'u mundesohet qe te levizin me lirshem ne rajon dhe ne kontinent e ne bote qe te mund te fitojme pervoja te cilat do t'i transmetojne me tutje. Kjo eshte rruga e vetme, dhe ne jemi pa medyshje per integrime evropiane dhe gjithnje i kemi pershendetur nismat ne kete drejtim. Por, tash ka ardhur koha qe te behet nje liberalizim me i madh dhe nga ketu duhet te bejme thirrje per lehtesim te regjimit te vizave dhe per hapje te dyerve te bashkepunimit per Universitetet tona, sepse vetem keshtu mund te ecim drejt integrimeve. Angazhimi yne ne kete drejtim duhet te jete i vazhdueshem, sepse ne kerkojme ate qe na takon, e kjo eshte levizja e lire, ashtu si levizin me lehtesi qytetaret ne Evrope, pjese e se ciles jemi edhe ne.

· Bashkepunimi nderuniversitar rajonal
Lidhur me bashkepunimin rajonal, mendoj se kontaktet ne mes nesh duhet te jene me te shpeshta, me te ngushta, me konkrete, te mbarsura me projekte konkrete bashkepunimi ne fusha te ndryshme shkencore dhe studimore. Ne, se bashku duhet te punojme qe ky bashkepunim te jete me dinjitoz, me konkret dhe me sa me pak protokolle ne mes nesh.

Nga ketu shfrytezoj mundesine qe si akademik t'i ftoj koleget e mi nga Universitet e tjera per bashkepunim me Universitetin Shteteror te Tetoves, si me nje institucion arsimor, i cili eshte i gatshem te bashkepunoje me universitetet simotra ne rajon. Ne jemi ata, kolege te nderuar, qe kane per detyre qe profesoret, studentet dhe stafet tona t'i afrojme me afer njeri-tjetrit, t'u mundesojme komunikim sa me te mire, por permes projekteve konkrete. Vetem keshtu mund te konkurrojme dhe te tregojme se jemi gati per ballafaqim me sfida te reja dhe per integrime se pari ne mes nesh.
Universiteti Shteteror i Tetoves eshte i gatshem, jo vetem formalisht, per kete bashkepunim, prandaj po e them publikisht nga ketu, dyert tona jane te hapura. Ne duam komunikim dhe bashkepunim sa me te ngushte me universitetet e tjera ne rajon e me gjere.

Organizimin e aktiviteteve te perbashketa ne mes Universiteteve tona duhet ta nxisim ne nga ketu dhe se bashku te dalim me ide dhe projekte konkrete per bashkepunim afatgjate. Ne kete kontekst, zyrat per bashkepunim dhe marredhenie nderkombetare duhet te jene shume aktive dhe duhet te kene menaxherin per projekte, menaxherin per kerkime, zyren per implementimin e projekteve, e cila do te menaxhohej nga nje departament i vecante. Po ashtu, vend te posacem zene edhe zyrat per shkence dhe resurse humane, ku ne investojme vazhdimisht, te bindur se ky eshte nje investim ne kuadrot e reja.

· Vizioni per Universitetin
Dhe, ne fund te ketij prezantimi do te theksoja se vizioni yne ne Universitetin e Tetoves eshte i qarte. Ne kuptojme se jemi nje institucion universitar relativisht i ri dhe i cili ne historikun e vet te shkurter ka pasur nje zhvillim atipik, duke u ballafaquar me probleme thjeshte ekzistenciale, si pasoje e presioneve te shumta dhe te ndryshme, qe ka ndjekur punen e tij ne vitet e para te themelimit. Por, vizioni yne eshte tani fare i qarte se c’mund te bejme per te kompensuar per kohen e humbur dhe per te zene hapin me universitetet e tjera, si ne vend ashtu dhe me gjere ne rajon. Une dhe stafi im i percjellim me vemendje rekomandimet nga institucionet e ndryshme arsimore evropiane, te cilat sugjerojne qe te punojme me shume me reformat, te cilat ne i kemi perqafuar qe ne fillim dhe punojme per evitimin e defekteve, te cilat na paraqiten gjate punes. Ne jemi te vendosur dhe te bindur se kemi lene perfundimisht anash ditet e veshtira te lindjes se Universitetit dhe po kalojme ne fazen e konsolidimit dhe pjekurise se plote ne punen tone akademike. Po e perfundoj kete diskutim me shprese se ne takimet e ardhshme te ketij lloji, do te flasim me shume per sukseset qe ne i kemi arritur ne Universitetin tone, por edhe te gjithe ne ne institucionet qe i drejtojme.


----------------------------------------
www.studentet.info
PMUsers Website
Top
studentejuridiku
Postuar nė: 11.12.2006, 11:26
Quote Post


Na ndejk nga koha nė kohė
****

Posti: Antarė
Postime: 45
Antari Nr: 3384
Bashkangjitur: 16.10.2006



hallall e pac!
PM
Top
Babadimri
Postuar nė: 25.12.2006, 13:01
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 77
Antari Nr: 4859
Bashkangjitur: 24.12.2006



Rektori i ri me duket se ka mendim per dallim prej ketyre tjereve qe u mbyllen neper zyra edhenuk komunikonin me askend
PM
Top
Babadimri
Postuar nė: 30.12.2006, 01:01
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 77
Antari Nr: 4859
Bashkangjitur: 24.12.2006



Diskutimet e rektorit na japin shprese se shoqeria shqiptare do te filloje te behet transparente
PM
Top
SUNDIMI
Postuar nė: 31.01.2007, 01:45
Quote Post


Na ndejk nga koha nė kohė
****

Posti: Antarė
Postime: 45
Antari Nr: 5516
Bashkangjitur: 29.01.2007



spo hym ne pune politike,se dua politiken,jemi ne vije tjeter po e di qe per zgjedhjene keti rektori ka pase shume thashetheme,po shihet qe po punon dhe lirisht mund me ju thane nese vazhdon keshtu ju lumt,pasi kaq aktivitet sa e kemi ndjek Universiteti i \tetoves nuk ka pasur prej formimit e deri sot,prandaj mbajeni kete ruge pasi duhet te jeni te vetedijeshem se udheheqni me ardhmerine e kombit.E vlersoj punen tuaj si rektor i sukseshem deri tani vazhdoni populli sheh pershendetje
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio