Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Romancė studentore
r.mislimi
Postuar nė: 09.12.2006, 14:49
Quote Post


studentet.info
*****

Posti: Admin
Postime: 3277
Antari Nr: 2
Bashkangjitur: 25.11.2004



Romancė studentore

Njė autobus me tridhjetė studentė tė inxhinierisė nisėn rrugėtimin pėr
nė Razėm tė Shkodrės; do shikonin fillimisht njė zonė industriale e mandej do tė qėndronin dy ditė nė shtėpinė e pushimit, e rrallė dhe e
pashoqe nė krejt vendin. E gjeta edhe unė njė shkak pėr t’ju shoqėruar, reporter i gazetės “Studenti”. Si ata kronikanėt e qėmotshėm, unė qėndrova nga fundi i autobusit pėr t’i vėzhguar ngjarjet gjakftohtėsisht. Ti ktheheshe pas si rastėsisht ose rregulloje ndonjė krelė floku pėr tė me parė disa sekonda. Pastaj drejtoheshe
para e merrje qėndrimin e zakonshėm.
Larg qėndruam edhe natėn e pare nė Razėm; atje ish njė mrekulli mė
vete: anash kordoni me ahishte si tempuj tė pafjetur, brenda shkallare
tė blerta me vila tė hijshme pėr pushuesit, me pisha majuce aty-kėtu,
tėrė pamja e Razmės si njė amfiteatėr i blertė e modern.
Unė bėra njė zjarr tė madh me shkarpa pishe e dru tė thata ahu.
Ti nuk dole fare, po unė seē kasha njė ndjesi se rrije e pėrgjoje tundueshėm nga grilat e dhomės sė hotelit.
Tė nesėrmen puna ndryshoi. Qysh herėt nė mėngjes, erdhe e mė trokite lehtė te dhoma. Ishe veshur me tuta sporti ngjyrė shegė, me atlete tė bardha e me njė bluzė tė hollė.
Dolėm tė dy pėrjashta pa folur.
- Ku do shkojmė? tė thashė jo pa ngazėllim.
- Te shpella e Erės.
- E dini ju ku ėshtė?
- Diē dėgjova mbrėmė, po do tagjejmė me tė pyetur.
U futėm tė dy nė pyllin me ahishte. Ēfarė qetėsie! Edhe kundėrmim.
Askund nuk dukej kėmbė njeriu. Poshtė hapave tona kėrcisnin
lehtė gjethe tė thata, aty-kėtu fėrfėrinin zogj tė trembur nga fjollat
e bardha tė agut.
- A ke frikė? tė pyeta.
- Nga kush?!
- Malėsorėt qė s’kanė hyrė nė kooperativė, rrinė tė fshehur me armė
kėtyre pyjeve.
- Ata s’kanė gjė me ne, e kanė me pushtetin, vrasin kryetarė, brigadierė, sekretarė partie... Zbresimdiku kėtej, kam qejf tė eci nė rrugė tė pahapura.
Pastaj qeshe me hov.
Dreqi vetė je, thashė me vete dhe u ulėm poshtė duke i dhėnė dorėn
njeri-tjetrit. Ti e mbėshtete parakrahun tėnd mbi dorėn time, edhe
gishtrinjtė i shalove njė mė njė mbi gishtat e mi.
Mė kapluan ndjenja tė shumta dhe trupi mė fėrgėllonte. Tashmė
mė dukej se tė kisha nė dorė, isha sundimtari yt i vetėm, ti barisje
pėrkrah meje, puthitur me supin tim duke bėrė oh-ih, prit se rashė; mund tė tė pėrfshija pėr beli dhe te shkoja nga tė mė hanin kėmbėt.
Si pėr t’u vėne fre mendimeve, tė shtrėngova fort dorėn dhe nisėm
tė vraponim. Ishte njė vrapim I ngadaltė pėr tė mos rrėshqitur nė
tokėn e pjerrtė tė ahishtes dhe pėr tė parė hijeshinė e drurėve kryelartė. Isha i lumtur e po aq i papėrmbajtur pėr tė rendur kėshtu deri nė fund tė botės, pa ditur ku dhe pa u bėrė merak se ē’fshihej pėrpara. Diku nė jetė ndodhin episode tė veēanta qė nuk i sheh as nė ėndrrat mė tė guximshme.
Edhe ti ishe e shpupluar.
Dukej silur kishe fituar diēka tė munguar, njė farė lirie, njė ikje kontrolli
nga pėrkujdesjet qė s’tė mungonin nga mėngjesi nė mbrėmje.
Ne vraponim duke thithur aromėn e luleve dhe pylli hapaj para nesh
i mugėt e i freskėt, i paanė dhe me gjithfarė zhurmėsh, tingujsh e
lėvizjesh- mbretėria e pyllit ngriti nė ēast orkestrinat e ditės. Kush tha
se i kėndoi pyllit, tė gjerė si deti (kėqyreni po deshėt nga lart dhe do
tė shihni ngjasimin me valėt e detit) dhe qėndroi indiferent, nuk u
mahnit? Kush tha se natyra nuk fisnikėroka njerėz tė ēdo moshe, nuk
i rrėmbeka nė ēdo pjesė tė saj?
Pėrherė e kam parė jo si trill endjen e pėrjetshme te ciganėve drejt
natyres! Ehehee! Ti dihasje furishėm: ai trup fosforeshent gufonte e ulej nė krahun tim, me qindra sytha tė bukur kishin buisur gjithandej nė shtat. Pranė meje ish njė pasuri qė s’ndėrrohej me asgjė, me askėnd, as me pasurinė e sheik-sulltanėve tė kohėve tona!
Unė ndalova e tė hodha duart nė qafėn e hollė. Ti pėrsėri dihasje me
njė erė tė pjalmuar lulesh. Pakuptuar, dikush tė kish hedhur nė krye
njė skufje tė vesuar. Ti u mrekullove pėr kėtė dhe mė pyete e habitur. Unė tė spjegova pastaj misterin e drurėve tė pyllit qė ēdo kalimtari, nė shenjė mirėsjelljeje, i japin pak nga pak fije pezhishkash duke e mbuluar me njė tis tė bardhė. Ky ėshtė spjegimi mė i saktė shkencor, mė the dhe nise tė mė hiqje edhe mua fijet e holla.
Mė pas mė pėrfshive rreth shtatit si tė shpėtoje nga njė tronditje e fortė, pastaj erdhe nė vete e mė lėshove duke mė vėrejtur me sy pėrpirės. Kaq duhej qė unė tė tė ngrija lart e tė tė vėrtisja rretherreth, i paduruar nga kėnaqėsia; mė dukej se mbaja nė krahėt e mi njė peshė tė rėndė, tė madhe, por mė bėhej se edhe
mund tė tė humbisja si njė re pulore qė shkon kudo dhe asgjėkundi.
Tė ula nė tokė si tė zbrisja njė pupėl zogu dhe ti u mbėshtete nė
brinjė. Eh, tė mjerėt njerėz, pas njė vit makthi sulen nga tė gjitha anėt
me mizėri mjetesh astronomike, mikroskopė, teleskopė, dylbi pėr tė
parė sadopak njė kometė bishtverdhė qė shfaqet njė herė nė 76 vjet,
sa pėr siklet tė gjithmbarshėm. Unė e kam kometėn kėtu, me tė kuq e
me tė verdhė, njė hap larg meje, e kqyr nga tė gjitha anėt, krejt nudo
e me njė bukuri kozmike.
- Ē’do bėjmė? mė the.
- Njė proces-verbal tė vogėl.
Ti brofullite sė qeshuri, u shkunde me krejt kurmin duke lėshuar tinguj
tė ngrohtė femėrorė. - Po, po. Njė proces-verbal me disa firma. Kėtu nė njė rruginė tė fshehtė dhe tė pazhurmshme u pėrqafuan
dy shtegtarė ardhur nga vise tė largėt. Kaq se pylli ėshtė fjalėpak
dhe nuk i duron tepricat e fjalėve. Nga vėrshimet e shumta, ėshtė bėrė mė i matur, fikson shkurtas kronikat
e tė dashuruarve tė ēdo dite... Nė fund do tė firmojmė ne tė dy, do
ngjyejmė gishtin me kėtė tis verdhosh dhe do i vendosim nė trung.
Pylli ka kodet e veta, kėdo shtegtar e pret me tė gjitha nderet, ndėrsa
kundėrshtarėve u mbyll shtigjet: ul degėt e gjera, nxjerr nje mori ferrash e gjembash dhe dėrgon lajm pėr t’I kapur...
Kėtė radhė mė fute fytyrėn mes shuplakave tė lėmuara dhe mė
vėshtrove si prej njė gjendjeje ekstazi.
Befas rrobat e mia ishin diku tutje e po aq befas edhe ti ishe krejt
lakuriq. Mė kap po deshe, the dhe u lėshove poshtė. Natyrisht, erdha
pas teje dhe sa pėr tė tė kapur e kasha mė se tė lehtė po kurrsesi nuk doja tė binte perdja. Shtatė apo shtatėmbėdhjetė mrekullitė e botės, ishin njė hiē para kėtij trupi femėror, njė bukuri marramendėse qė zor se e gjeje kund! Kėtu ėshtė vendi mė i bukur, the dhe u hodhe sipėr meje; dy trupat tanė tė zhveshur u rrokullisėn njė monopati derisa morėn ēka mund tė merret nė njė dashuri tė parė. Ehehee! Mbaj mend se tė kam puthur nga majat e gishtrinjve tė kėmbės e deri te fije e flokut; ne diē kėrkonim te shoshokut pėr mė tepėr se njė orė.
Kishim flakur mė nė fund turpin nė njė shurdhėri pemėsh dhe dukej
se asgjė s’na besohej nga ato ēka po bėnim. Nuk kishim parasysh asnjė stacion tė ndaluar me “elektrik blu”, asnjė shfaqje kinemaje me skena eksituese, por dru tė virgjėr qė shkonin tė vetmuar lart.
Papritmas, u tėrhoqe prapa e thirre pa zė: dy njerėz!
Ktheva kryet andej dhe shqova njė njeri tė shkurtėr, ulur mbi njė
sukė qė shihte nga ne. Pastaj edhe nje femėr.
Pėr pak minuta, tė turbulluar, ne gjetėm rrobat dhe u sajdisėm si
mundėm. Ti u ngjeshe te unė dhe pate frikė. Doja tė tė thoja disa fjalė
qetėsuese, po ndihesha i tunduar. Mendoja se kishim shkuar shpejt
aty ku nuk shkohet, sakaq dashuria jonė nuk ish mė e fshehtė. Nė socializėm familja ka rregullat e veta: fejohesh e qėndron dy-tri vjet deri sa tė tė njoh ēereku i shqiptarėve, pastaj do martohesh pa njė pa dy nė njė tė dielė e tė nesėrmen do provosh virgjėrinė, nė fund do jesh tė paktėn gjysmė shekulli vetėm me gruan tėnde.
- Burri atje, ėshtė Riku D., -mė ēuēurite te veshi. -Sa qejf kam tė
rri me tė! - Ai ėshtė ndėr miqtė e mi, tė thashė me mburrje.
Nxituam hapat. - Oh, kush na qenka! na uroi mireseardhjen
Riku D. - Tė ishe mjekėrparruar, do tė tė merrnim pėr eremit, -thirra unė dhe desha ta pėrqafoja.
- Tako njėherė Dylqinjėn time dhe unė mikeshėn tėnde, -tha Riku D.
dhe u ngrit me mundim nė kėmbė.
- Si quhesh moj burrneshė?
- Matilda, the ti e skuqur.
- Nusja ime quhet Ana, jo Ana
Karenina, tė kuptohemi.
Qeshėm.
Bashkėshortėt na qerasėn me fiq tė tharė.
- Si tė shkon kėmba? thashė unė.
- Ja, nė prehrin e nuses, -Riku
D. qeshi. -Tė gjithė mė ngushėllojnė, mė qajnė hallin, mė japin ilaēe.
Unė dal rrallė e mė rrallė nė skenėdhe kėmba ime si e lejlekut, dikur
ulet e dikur ngrihet. Dashamirėsit e mi mė duket se mė duartrokasin
vetėm pėr kėtė tė mallkuar kėmbė.
Pra, po vdes... Riku D. i tha me keqardhje fjalėt e fundit, megjithse
nė to kish diē tė vėrtetė. Ai vuante prej kohėsh nga njė paralizė e
pjesshme.
- Ke bėrė shumė ilaēe? i the ti.
- Aq sa s’mbahen mend. Kam ndėrprerė nja dy herė furnizimin e Shkodrės.
Ti nuk qeshe po shikove nga e shoqja sikur edhe ajo tė ish fajtore.
- Ndoshta, duhet tė shkosh jashtė shtetit?
- Ku di unė se ēfarė tė bėj. Mė vjen keq pėr njerėzit; nė ēdo shfaqje mė presin ngrohtėsisht. Tash duartokasin ende pa filluar rolin, nga
mėshira, nga njė lloj keqardhje qė s’dihet prej kah u buron. U ndamė
miqėsisht prej tyre. Unė tė fola pėr talentin e vėrtetė, pėr dobėsite e tyre
njerėzore, tė fola pėr shtetin e kujdesin e tij tė pėrhershėm ndaj kėtyre krijesave qė mjerisht lindin rrallė, tė pėrmenda edhe thėnien e
Bonapartit: tė ish gjallė Kornej do e bėja princ!



----------------------------------------
www.studentet.info
PMUsers Website
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio