Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> ZEKATI INSTITUCIONI GJALLERUES
INDEXI
Postuar nė: 11.12.2006, 13:35
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 569
Antari Nr: 3362
Bashkangjitur: 15.10.2006



Zekati Institucioni Gjallėrues

Zekati ėshtė shtyllė e Islamit por njėkohėsisht edhe njė mjet mjaft i rėndėsishėm financiar.Me tė realizohen tė hyra tė ndryshme , bėhet rritja ekonomike, zhvillohet industria ushqimore , dhe industri tjera , zhvillohen tregje tė specializuara , funksionon sistemi social etj etj etj.
Zekati pėr besimtarin ėshtė njė pastrues njejtė si uji qė pėr cdo ditė depėrton nė cdo gjymtyr tė trupit tė tij.Ai favorizon punėn dhe lufton pėrtacinė nė njė farė mėnyre ėshtė njė mbėshtjellės mjaft u fuqishėm ekonomik.
Urtia e dhėnies sė zekatit fshehet edhe nė vet nocionin e barazisė nė shoqėri , sepse me dhėnien e zekatit , po vendohet njė ekuilibėr ndėrmjet tė pasurve dhe tė varfurve nė shoqėri.
Zekati ėshtė njė formė tatimi pėr shpirtin e besimtarit , pasiqė me teorinė ekonomike bashkėkohore shpirti ėshtė i lidhur shumė ngusht me kapitalin.
Sa ėshtė obligim , aq ėshtė edhe e drejtė , sa ėshtė dėshirė aq ėshtė edhe vullnet , zekati luan rrolin e ndėrmjetėsuesit nė shoqėrinė njerėzore.
[1]Zekati paraqet elementin integral tė shkencės ekonomike islame, me tė cilėn sigurohet sistemi i mbrojtjes sė detyrueshme sociale pėr pjesėn e rrezikuar tė popullsisė.
[2]Zekati ėshtė njė nga shtyllat e Islamit dhe nė tė njejtėn kohė edhe bazė e obligimeve ekonomiko financiare nė Islam me tė cilin Islami tenton tė vendosė baraspeshė nė shoqėri nė mes tė pasurve dhe tė varfurve, e me kėtė do tė ndėrtohet pa kurrėfar dyshimi njė shoqėri reale, pėrparimtare, e qetė dhe solidare...
I vetmi sistem jete nė kėtė botė , i ka caktuar tė drejtė tė varfurit nė pasurinė e tė pasurit.Prandaj edhe Islami ėshtė aq i pranueshėm nga masa e gjėrė shoqėrore sepse synon njė ekuilibėr nė shoqėri midis shtresave dhe si rezultat i kėsaj ajo arrinė qė tė depėrtoj aty ku shumė sisteme botėrore nuk kanė patur mundėsi tė depėrtojnė.Kjo e drejtė e tė varfurit nė pasurinė e tė pasurit ėshtė zekati tė cilin e ka caktuar All-llahu xh.sh.
Nė zekat shohim parimin e konfirmuar tė pėrgjegjėsisė reciproke dhe kujdesit tė njerėzve pėr fatin e njėri-tjetrit.Ky parim , njėherė i proklamuar , mund tė bėhet bazė pėr forma tė reja tė ndryshme tė kujdesit nė pajtim me zhvillimin , nevojat dhe mundėsitė e shoqėrisė.Nė botėn e sotme myslimane , zekati ėshtė cėshtje private e cdo individi dhe nė gjendjen ekzistuese tė vetėdijes shoqėrore dhe fetare ai ėshtė plotėsisht jashtė funksionit .Mungesa e zekatit ėshtė e dukshme nė cdo hap.Zekati ėshtė institucion politiko-juridik i rregullimit islam, funksionimi i tė cilit medoemos duhet tė sigurohet nė cdo mėnyrė , duke e inkuadruar pėrdorimin e fuqisė.[3]
Shqetėsimi i intelektualėve mysliman me tė vėrtetė ėshtė me vend duke e ditur vlerėn dhe rėndėsinė e kėtij kushti tė Islamit i cili nė shumė vende nė Kur`an ėshtė i bashkangjitur mė namazin.Zekati ėshtė adhurim nė pasuri i myslimanit dhe pastrim i jetės sė tij nga ndytėsirat e shejtanit tė mallkuar.
Pėr tė formuar njė personalitet islamik, dijetarėt shkojnė aq larg saqė thojnė se nėse nuk ėshtė i ushqyer me ushqim hallall ai edhe nuk mund ta arrijė njė gjė tė kėtillė asnjėherė.Pėr atė, o njeri mysliman mos harro kėtė tė drejtė e cila i takon tė varfurit, nėse dėshiron qė fėmijėn tėnd ta shohish nė mesin e njerėzve tė shpėtuar duhesh qė pasurinė tėnde ta pastrosh me dhėnien e zekatit tė varfurit dhe nė kėtė mėnyrė tė arrish kėnaqėsinė e All-llahut tėnd.Mos u bėrė koprrac asnjėherė sepse koprracia nuk ka vend nė islam dhe pėr tė ndėshkohesh si pėr shumė ndėshkime tjera islame bile edhe mė rėnd, por as shumė dorėlėshuar jo, sepse nė atė mėnyrė dėmton familjen tėnde, bėhu mesatar e jepe zekatin i cili i takon tė varfurit, sepse Islami ėshtė fe e mesi dhe ummeti i Muhammedit a.s. janė ummet i mesit.Kujto Othmanin r.a. i cili pėr nevojat e muslimanėve e dhuroi tėrė pasurinė e tij, kujto Ebu Bekrin r.a. i cili gjithmonė ndihmonte tė varfurit dhe ishte i mėshirshėm ndaj tyre e modest dhe kurrė nuk tregohej kryelartė edhe pse kishte pasuri qė nė shifra tė sodit do tė llogariteshin mė miliona.Kujto Omerin r.a. i cili dukeshte shumė i vrazhdė nė jetėsimin e rregullave tė islamit ndaj tė tjerėve, por ishte shumė zemėrbutė dhe i dhimbshėm ndaj tė varfurve dhe i drejtė.T`i o njeri duhesh t`i ndihmosh atij, njejtė si gjithė hafifet e Pejgamberit a.s. , njejtė si Aliu r.a.Duhesh tė mundėsosh njė punė tė mirė, qė tė mos kenė nevojė ato pėr zekatin tėnd. Sepse zaten qėllimi i zekatit tėnd ėshtė qė ta afrojė nė tregun e mundėsive edhe njeriun tjetėr i cili ėshtė i ngratė dhe nuk posedon pasuri.
All-llahu xh.sh thotė nė Kur`anin famėmadh:

“Dhe nė pasurinė e tyre kishin pėrcaktuar tė drejtė pėr lypėsin dhe pėr tė ngratin ( qė ka nevojė por nuk lyp)”[4]

Ky ajet kur`anor ėshtė mjaft i qartė nė atė cka ne edhe konstatuam mė lartė.Vėrtetė All-llahu xh.sh. ėshtė i Drejtė dhe urdhėron drejtėsinė tek tė gjitha krijesat e tij.Por , vullneti i lirė i mendjes sė njeriut tė cilėn e ka falur All-llahu ndonjėherė edhe anon rrugėn tjetėr ate , tė shejtanit dhe harron urdhrat e Krijuesit.E si rezultat i kėsaj edhe kemi varfėri sot nė tėrė botėn.
Fjala “Ez-Zekat” nė aspektin gjuhėsor ėshtė infinitiv i foljes “zeka” , thuhet “zeka esh-shej`u” ėshtė shtuar dhe rritur , po ashtu thuhet “zeka fulanun” kur pėrmirėsohet.Pra, zekati ėshtė bekim , shtim , pastrim dhe pėrmirėsim.
Nė fjalorin e quajtur “Lisanu-l-areb” , autori thotė:”Esenca e zekatit nė gjuhė ėshtė pastrim , shtim , bekim dhe lavdėrim , e tė gjitha kėto kuptime janė pėrdorur nė Kur`an dhe Sunnet”.
Por , mė evidente sic thekson Vahidiu dhe tė tjerė , ėshtė se rrėnja e fjalės “zeka” do tė thotė rritje dhe shtim.Thuhet “zeka ez-zer`u , jezku zekaen,” dhe cdo gjė qė i shtohet thuhet “zeka”.
Por , pasiqė bima nuk zhvillohet nėse nuk e pastrojmė prej kalbėsirave , fjala “ez-zekat” po ashtu ka kuptimin edhe tė pastrimit.
Kur cilėsohen njerėzit me fjalėn “ez-zekat”-nė kuptim tė pėrmirėsimit-kjo i referohet shtimit tė mirėsisė te ata.Thuhet “Rexhulun zekij.” gjegjėsisht nė shkallė mė tė lartė nga njerėzit e devotshėm , po ashtu thuhet “zeka el-kadi esh-shuhude”( gjykatėsi i ka vlerėsuar dėshmitarėt) kur e sqaron gradėn e lartė tė tyre nė mirėsi.
Zekati nė Sheriat nė kuptimin terminologjik ėshtė emėr i pjesės sė caktuar prej pasurisė tė cilėn All-llahu xh.sh. e ka bėrė obligim pėr ata qė e kanė hise.Po ashtu me kėtė emėr quhet edhe vetė nxjerrja e kėsaj pjese.
Kjo pjesė e nxjerrur prej pasurisė ėshtė quajtur zekat , sepse ajo e rritė pasurinė prej tė cilės ėshtė nxjerrė , e shumon nė kuptim dhe mbron nga dėmet , sikur qė pėrcjell kėtė Neveviu nga Vahidiu.
Ibn Tejmije thotė:” Vet personi shtohet , po ashtu edhe pasuria e tij shtohet , pastrohet dhe shtohet nė aspektin kuptimor.”
Shtimi dhe pastrimi nuk i referohen vetėm pasurisė , por i referohen edhe vetė personit qė jep zekatin , sic thotė All-llahu xh.sh.:”Merrė prej pasurisė sė tyre lėmoshė qė t`i pastrosh me tė dhe t`u shtosh( tė mirat)...”(Et-Tevbe:103)
Ez`heriu thotė:”Zekati e zhvillon tė varfėrin , e ky ėshtė njė gjest i shkėlqyeshėm sepse tregon se zekati realizon zhvillim material dhe shpirtėror pėr tė varfėrin , krahas zhvillimit qė realizon pėr tė pasurin , nė personalitetin dhe nė pasurinė e tij.”[5]
[6]Fjala zekat ėshtė pėrsėritur nė trajtėn e shquar nė Kur`anin famėlartė tridhjetėherė.Prej tyre nė njėzeteshtatė vende , ka ardhur bashkangjitur me namazin nė njė ajet, ndėrkaq nė njė vend ėshtė pėrmendur nė njė kontekst me namazin , edhe pse nuk ėshtė nė njė ajet.Ja disa shembuj konkret:

All-llahu xh.sh. thotė nė kur`an:[7]”Falni Namazin dhe jepni Zekatin e cdo gjė tė mirė qė e pėrgaditni pėr veten tuaj, do ta gjeni tek All-llahu”
[8]“Falni Namazin dhe jipni Zekatin dhe bindjuni All-llahut dhe tė Dėrguarit, mbase kushtu mėshiroheni.”
[9]“Ata nuk ishin tė urdhėruar vetėm qė tė adhuronin All-llahun me njė adhurim tė sinqert ndaj tij,qė tė largohen nga cdo besim i kotė, tė falnin Namazin dhe tė jipnin Zekatin se kjo ėshtė feja e drejtė”
[10]Nga ana gjuhėsore Zekat d.t.th rritje dhe shtim, ndėrsa nga ana e terminologjisė sė legjislacionit Islam, zekat d.t.th.:Adhurim i All-llahut duke nxjerrė njė tė drejtė tė detyrueshme prej pasurisė personale, pėr njė grup tė vecant njerėzish nė njė kohė tė caktuar.
Prej celėsave tė furnizimit ėshtė mirėsia ndaj tė varfėrve.Pejgamberi a.s. ka treguar se njerėzit ndihmohen dhe furnizohen pėr shkak tė dobtėve tė tyre.
Imam Buhariu transmeton prej Mus`ab Ibėn Sa`dit , i cili thotė:”Sa`di e ndiente veten se ėshtė mė meritor se disa tė cilėt ishin mė poshtė se ai.Pejgamberi a.s. tha:
“Po , a nuk ndihmoheni dhe furnizoheni vetėm se me tė dobėtit tuaj.”
Kush e dėshiron ndihmėn dhe rriskun e All-llahut le t`u ndihmojė dhe bėjė mirė tė pafuqishmėve.
Po ashtu, Pejgamberi a.s. ka sqaruar se kėnaqėsia e tij kėrkohet me bamirėsinė ndaj tė varfėrve.Ahmedi , Ebu Davudi , Tirmidhiu, Ibėn Hibani dhe Hakimi transmetojnė prej Ebu Derdasė, i cili thotė:”E kam dėgjuar Pejgamberin a.s. duke thėnė:
“Mė kėrkoni mua te tė dobėtit tuaj, ngase ju njėmend furnizoheni dhe ndihmoheni me tė dobėtit tuaj.”
Mula Ali El-***** nė komentimin e fjalės sė Pejgamberit a.s “Mė kėrkoni mua te tė dobėtit tuaj” , thotė:”Kėrkone kėnaqėsinė time me bamirėsi ndaj tė varfėrve tuaj”.
Kush orvatet ta kėnaq tė dashurin e Furnizuesit tė Plotėfuqishėm (Zotit ), Muhammedin a.s. me bamirėsi ndaj tė varfėrve , All-llahu i Madhėrishėm do t`i ndihmojė atij kundėr armiqve tė tij dhe do ta furnizojė.[11]Kjo ėshtė njė cėshtje e cila nxitė dhe stimulon ndihmimin e bonjakėve dhe tė varfėrve.Ne pėrmes ndihmesės sonė i ndihmojmė vetvetes pasiqė kemi rehatuar shpirtin tonė tek All-llahu i Madhėrishėm dhe kemi arritur qė ta zbusim njė brengė tė kėsaj dynjaje tek njė vėlla i yni nga feja.Ndėrsa All-llahu i Madhėrishėm thotė nė Kur`anin famėlartė:
“Merr prej pasurisė sė tyre lėmoshė qė t`i pastrosh me tė dhe t`u shtosh ( tė mirat ) dhe njėkohėsisht lutu pėr ta , se lutja jote ėshtė qetėsim pėr ta. All-llahu dėgjon e sheh.A nuk e ditėn ata se All-llahu ėshtė ai qė pranon pendimin e robėrve tė vet, pranon lėmoshat dhe se , vetėm All-llahu ėshtė Ai qė shumė pranon pendimin dhe ėshtė mėshirues.”[12]
Me tė vėrtetė ka shumė ajete kur`anore tė cilat flasin mbi kėtė cėshtje shumė tė rėndėsishme islame.Ndėrsa vet All-llahu xh.sh. caktoi kategoritė e nevojtarėve pėr marrjen e zekatit.Duke medituar mbi kėtė ajete ne vetėmse do tė shtojmė bindjen tonė mbi drejtėsine e Islamit dhe myslimaneve dhe na jepet edhe njė argument plus pėr paanshmėrinė e islamit nė cėshtjet sociale.
Thotė All-llahu i Madhėrishėm nė Kur`anin famėlartė:
“All-llahu caktoi obligim qė lėmosha (zekati etj.) t’ju takojnė vetėm: tė varfėre (nevojtarėve), tė ngratėve (qė s’kanė fare(, punonjėsve qė e tubojnė), atyre qė duhet pėrfituar zemrat (tė dobėtve nė besim), e duhet dhėnė edhe pėr lirim nga robėria, tė mbyturve nė borgje, (luftėtarėve) nė rrugėn e All-llahut dhe atij qė ka ka mbetur nė rrugė. All-llahu e di gjendjen e robėrve, punon sipas urtėsisė sė vet.”[13]
Nuk lejohet qė shteti t`ia bashkojė zekatin buxhetit shtetėror, pa i paraparė kėto kategori tė shpėrndarjes sė zekatit, por patjetėr edhe prej buxhetit, duhet tė vecojė pjesė pėr kėto kategori prej tė hyrave tjera.
Nė tė vėrtetė , zekati pėrfshin kategori tė shumta tė pjesės sė shoqėrisė, pėr tė cilat shteti ndan mjete nga buxheti, qė nė kohėn e sotme quhen ministria pėr cėshtje sociale, ministria e arsimit, ministria e shėndetėsisė, ministria e punėve tė brendshme dhe e sigurisė, ministria e mbrojtjes etj.[14]
Po mirė cfarė ndodh nė rastė se nė shtetin tonė nė tė cilin jetojmė nuk aplikohet sheriati dhe ėshtė shtet laik, joislam?A lejohet qė zekatin ta tubojnė organizatat joqeveritare?
Zekati ėshtė shtylla e tretė e islamit dhe pėrbėn parimin ekonomiko-social i cili shėron sėmundjen e varfėrisė, nevojės , borxhit, bredhjet , e poashtu kontribuon nė prokalimin e Islamit.Zekati i bashkėngjitet namazit nė Kur`an dhe Sunnet.Kėshtu, nė Kur`anin famėlartė zekati i bashkėngjitet namazit nė 28 vende, kurse poashtu bashkėngjitet me namazin edhe nė shumė hadithe.
Pėr kėtė Enesi r.a. tha:”All-llahu e mėshiroft Ebu Bekrin r.a. , sa mirė i ka kuptuar sendet ( ka pėr qėllim se ai nuk bėri dallim mes namazit dhe zekatit ).Ai , atyre qė pas vdekjes sė Pejgamberit a.s. , thanė :”Do tė falemi, por nuk do tė japim zekatin “ , u tha :”Pasha All-llahun, do ta luftoj atė qė e ndanė namazin prej zekatit”.
Kėshtu , nėse namazi ėshtė farz-obligim qė lypet tė kryhet nė cdo kohė dhe nė cdo vend, pa marrė parasysh a ekziston halife apo jo , atėherė duhet pasur parasysh se edhe zekati ėshtė detyrim obligativ qė duhet tė jepet nė cdo kohė dhe nė cdo vend.
Ky obligim mbyqkyret nga tre mbrojtės:
1.Pushteti, i cili obligohet ta merr zekatin prej tė pasurve dhe t`ua ndajė tė varfurve tė atij vendi.
2.Ndėrgjegja shoqėrore ndaj popullatės myslimane, e cila mishėrohet nė kėshillimin nė fe dhe urdhėrimin nė tė mirė dhe ndalimin nga e keqja.
3.Besimi nė zemrėn e myslimanit.
Kėshtu, nėse nuk gjendet mbrojtėsi i parė, mbeten dy tė tjerėt, e nėse nuk gjendet mbrojtėsi i parė dhe i dytė, mbetet mbrojtėsi i besimit, i cili e shtyn besimtarin qė ta kryejė obligimin edhe nėse nuk e kėrkon kėtė dikush prej tij.[15]
Ekonomia bashkėkohore e bazuar nė intriga, mashtrime, mito, korrupsion, mallverzim mallrash dhe shėrbimesh,kamatė, dita ditės, po i afrohet nevojės pėr njė rifreskim dhe mendim pak mė ndryshe.Sipas disa analizave tė instituteve ekonomike evropiane, do tė vijė sė shpejti njė kohė kur do tė kemi shumicėn e popullatės tė varfur dhe robotėt do tė bėhen pronar tė kapitaleve tė cilat mė mund tė madh por edhe me mashtrime tė ndryshme janė formuar.Nga kjo pikėpamje ne vetėmse mėsojmė fytyrėn e vėrtet tė ekonomisė perėndimore e cila mburret me tė “arriturat “ e saj nė gamėn e gjėrė tė teknologjisė dhe tregėtisė elektronike.Sot nuk ka nevojė qė shitėsi tė takohet mė blerėsin por kėtė detyrė me mjaft mjeshtėri po e kryejnė “mendjet e menēura” tė cilat me mjaft mjeshtėri perėndimi po i shfrytėzon.Ndėrkaq sot civilizim po quajmė gjithēka qė ėshtė e lidhur me paratė dhe teknologjinė.Ndėrsa dikur pak mė herėt nuk ishte kėshtu.Dikur [16]me fjalėn civilizim nėnkuptonim tre nocione:zhvillimin ,qytetėrimin dhe kulturėn.Thuhet se me qytetėrim kombėtar nėnkuptohet niveli ekonomiko-matrial i njė kombi , ndėrsa me kulturė kombėtare nėnkuptohet njė anė tjetėr e kombit.Fjala kulturė nuk nėnkupton vetėm diturinė por edhe pamjen e jashtme, mėnyrėn e tė mėnduarit, tė sjelljes dhe edukatės.Tė gjitha kėto bėjnė pjesė nė anėn ekonomiko-matriale.Dhe ky ishte civilizimi nga kuptimi i pėrgjithshėm qė masa e madhe e intelektualėve perėndimor po e jetėsojnė.Ndėrkaq i gjithė ky siklet po jetėsohet nėn maskėn e kapitalizmit dhe sistemit tė ekonomisė sė tregut.[17]Termi “kapitalizėm” do tė thotė “sovranitet i kapitalit”, njė sistem ekonomik i lirė e i pakufizuar , i mbėshtetur tėrėsisht te pėrfitimi ku shoqėria ėshtė nė konkurencė brenda kėtyre kritereve.Gjenden tri elemente nė kapitalizėm:Individualizmi, konkurenca dhe fitimi.
Me individualizmin nė shoqėritė kapitaliste nėnkuptojmė pėrfitimet dhe pasuritė e individėve si pronarė tė kapitalit pa mos llogaritur fare mėnyrat e arritjes deri te ajo pasuri.Konkurenca ka rėndėsinė e saj ku shpesh herė dinė tė bėhet e pamėshirshme dhe si rezultat i pamėshirės sė saj njerėzit e varfur vuajnė edhe mė shumė dhe humbin shpresat nga jeta.Dhe pėrfitimi ėshtė caku kryesor i kėtij sistemi ekonomik qė po mbisundon nė botė , dhe deri te ai arrihet me shumė mėnyra.Ky ėshtė segmenti ekonomik qė sot ka kapluar botėn dhe si rezultat i saj edhe pjesa e tokės islame ka mbetur nėn ndikimin e saj.Ne kemi mjaft potenciale ekonomike, mirėpo potencialet tona ekonomike janė tė paralizuara.[18]Ne jetojmė nė vendet me pozitė mė tė rėndėsishme, me tokė mė tė kėndshme dhe mė pjellore, me mė tepėr pasuri minerale nėntokėsore, dhe mbi sipėrfaqen e saj...Karakteristikė e jona mė e theksuar ėshtė bėrė ajo se ne konsumojmė e nuk prodhojmė, importojmė e nuk prodhojmė.Pra ,nė njė farė mėnyre jemi bėrė tė varfur nė vendin tonė, nė shtėpinė tonė.Kjo nuk ėshtė nė rregull me muslimanėt dhe kėtė Islami nuk e lejon.Tė rrijmė gjithmonė duarkryq para stuhive tė kohės dhe se vetėm tė importojmė dhe tė harxhojmė e asgjė tė mos kursejmė dhe tė realizojmė nė segmentin ekonomik?
Ndėrkaq ekziston ajet i qart si qielli i hapur ku All-llahu xh.sh. thotė nė Kur`an:[19]”All-llahu qorton pėr paaftėsinė, andaj bėhu i shkathtė.”Gjithė kėtė udhėtim tonin tė gjėrė ose tė ngusht e bėrėm me qėllim qė tė shohim realitetin qė na rrethon dhe metodologjinė e Islamit, mendoj nė metodologjinė reale tė pėrballimit dhe zgjidhjes sė problemeve ekonomike nė kėtė shekull.Ne nuk mėtojmė qė tė flasim pėr tė gjitha metodat e islamit edhe pse dicka edhe do pėrmendim kalimthi.Por si objekt analize e kėtij punimi do tė jetė ana pozitive e ekonomisė islamė, zekati.
[20]Ekonomia zė vend tė rėndėsishėm nė Islam.Kjo shihet nga shumė fakte:
a)Ajetet e shumta kur`anore qė flasin pėr fitimin e lejuar dhe tė ndaluar, mėnyrėn e shfrytėzimit tė pasurisė...
b)Njė varg hadithesh tė Pejgamberit a.s. qė janė tė lidhura me cėshtjen e pasurise dhe rrugėt e fitimit.
c)Obligimi i detyrave tė ndryshme tė natyrės materiale nė Sheriatin Islam.
d)Rėndėsia dhe kujdesi i madh i Fikhut qė ja kushtoi ekonomise...
e)Lidhja e ngusht e hallallit dhe haramit dhe cėshtjet e pasurisė dhe rrugėt e fitimit...
Kalimthi sipėr i pėrmendėm vetėm disa baza dhe elemente qė stimulojnė ekonominė hallall dhe qė ndalojnė varfėrinė pėrmes shfrytėzimit tė menēur tė potencialeve ekonomike dhe intelektuale.Ne dimė se nė shoqėrinė qė po frymojmė nuk janė tė gjithė njerėzit tė pasur dhe se ka edhe prej atyre qė mezi arrijnė ta sigurojnė ekzistencėn e tyre.Pėr to All-llahu xh.sh. thotė nė Kur`anin famėmadh:[21]”Dhe nė pasurinė e tyre kanė tė drejtė lypėsit dhe tė ngratėt(qė kanė nevojė por nuk lypin)”.Mirepo institucioni i zekatit nuk duhet tė kuptohet vetėm nė kėtė segment dhe nė kėtė mėnyrė.Por ai duhet tė kuptohet edhe si metodė e luftimit tė varfėrisė , zhvillimit ekonomik dhe sigurimit tė shoqėrisė pėr periudha afatgjate.Sipas mendimit tim qė nuk d.t.th. tė kem edhe tė drejtė, zekati ėshtė pėrgjigje dhe instrument mjaft i fuqishėm pėr zhvillimin ekonomik tė popujve islam nė botė.Sot kemi nevojė tė ngrisim fonde tė ndryshme pėr zhvillim dhe menaxhim, ku pėrmes tyre edhe investim nė degė tė veēanta ekonomike.Me kėtė mėnyrė ne pastrojmė tė pasurit tanė dhe i mundėsojmė tė varfurve tė kontribojnė pėr njė rritje tė qėndrueshme ekonomike.Sepse [22]fjala zekat do tė thotė pastrim, ose larje.Ajo gjithashtu ka kuptimin shtim, rritje.Ky ėshtė ai myslimani i vėrtet i cili nuk ėshtė koprac por urdhėrin e All-llahut e zbaton deri nė detaje.Islami ndalon koprracinė dhe e sulmon atė nė mėnyra tė ndryshme.Kėtė na e dėshmon edhe fjala e Pejgamberit a.s. i cili e kishte zakon tė lutej nė kėtė mėnyrė[23]:”O Zoti im, unė kėrkoj mbrojtje prej Teje, prej frikės dhe kopracisė.”Ndėrkaq kėtu do tė sjellim njė histori tė njė koprraku qė mund tė mėsojmė shumė nga kjo.[24]”Thuhet:Njė koprrac ishte i kamur dhe kishte shumė pasuri, dhe llogariste deri nė imtėsi tė gjėrave.Ai bleu disa nevoja tė veta, pastaj thirri njė hamall dhe i tha:Pėr sa mi bartė kėto?Ai i tha:Pėr njė qindarkė.Ndėrkaq koprraci ia ktheu:Ule edhe pak.Ndėrsa hamalli i vendosur prap tha:Nuk ka mė pak se njė qindarkė.Nuk di c`tė them.Ai ia ktheu:Blejmė karrota me njė qindarkė , dhe tė ulemi bashkė e tė hamė”.Me tė vėrtet njė histori interesante qė na mėson shumė gjėra nga aspekti i ekonomisė.Qėndrueshmėria e njeriut nė realizimin e kėrkesave tė tij tė panumėrta ėshtė mahnitėse dhe mjaft fleksibile.Por sikur kjo qėndrueshmėri tė ishte nė anėn e kundėrt tė medaljes dhe si e tillė tė ekzistonte nė zbatimin e urdhėrave tė Krijuesit.Atėherė do tė mbisundonte ekonomia islame nė botė dhe ne do tė udhėheqnim me botėn ashtu si na ka mėsuar Islami.Por deri aty ėshtė njė rrugė e gjatė dhe e vėshtirė.Ne pikėsėpari duhet tė mėsojmė rreth obligimeve islame e pastaj duhet edhe t`i zbatojmė ato nė praktikė.[25]Zekati nė Islam ėshtė njė mjet pėr qetėsimin dhe afrimin e vetes me Zotin, dhe ėshtė i bazuar tėrėsisht mbi sinqeritetin.Pėr kėtė All-llahu xh.sh. thotė nė Kur`anin famėmadh[26]:”...mėshira Ime ka pėrfshirė secilin send.Atė(Mėshirėn) do ta caktoj pėr ata tė cilėt i ruhen(mėkateve), e japin zekatin dhe pėr ata qė argumentet tona i besojnė.”
Pra, zekati ėshtė njė element mjaft i rėndėsishėm nė ekonominė islame dhe si i tillė duhet tė vėshtrohet mė njė shikim tė posacėm.Pėrmes zekatit ne:
1.I ndihmojmė tė varfurit, ku pėrmes kėsaj mundėsohet edhe shkollimi i gjeneratave tė reja qė nė fjalorin ekonomik d.t.th. investimi nė kapacitetet intelektuale qė do tė jenė bartėsit kryesor nė tė ardhmen nė zgjidhjen e problemeve tė shoqėrisė islame.
2.I ndihmojmė shoqėrisė, pėrmes krijimit tė fondeve tė ndryshme nė shoqėri ne pėrmirėsojmė infrastrukturėn, mundėsojmė shėrbime kualitative mjekėsore, ofrojmė arsim mjaft cilėsor, krijojmė barazpeshė midis tė varfurve dhe tė pasurve.
3.I ndihmojmė ekonomisė, pėrmes ndėrtimit tė institucioneve bankare me baza islame qė do tė jenė bartėsit kryesor nė tė ardhmen pėr zhvillimin e qėndrueshėm ekonomik.Nė kėtė mėnyrė ne krijojmė komitentėt tanė dhe nga ky hap lehtėsohet edhe organizimi i thirrjes nė Islam, sepse nga kėto banka pritet qė tė financohen projekte serioze nė ekonomi ku pėrmes tyre edhe krijimi i njė vargu tė biznismenėve mysliman qė do tė jenė sponzorėt kryesor tė daves islame nė shoqėri.
4.I ndihmojmė vetvetes, sepse me dhėnien e zekatit ne pastrojmė pasurinė tonė, njėashtu atė e shtojmė dhe mundėsojmė qė brezi i jonė familjar tė ushqehet me ushqim hallall , kjo ėshtė mėnyra kah ndėrtimi i rinisė sė shėndoshė.[27]Tė japėsh zekat do tė thotė tė japėsh njė pėrqindje specifike nga njė pronė e caktuar pėr klasė tė caktuar tė njerėzve tė nevojshėm.
Islami stimuloi zekatin dhe si aspekt i tillė i mirėqenies ekonomike nė shoqėri ėshtė krejt nė rregull.Por nė Islam u miratuan edhe rregulla juridike mbi luftimin e atyre tė cilėt nuk e japin kėtė obligim islam qė e kanė ndaj tė varfurve dhe All-llahut[28].Islami nuk ėshtė ndalė vetėm nė ndėshkimin material si dėnim pėr atė i cili nuk e jep zekatin, apo nė ndėshkimet tjera qė kanė pasur karakter preventiv, por e obligoi ngritjen e shpatės dhe shpalljen e luftės pėr secilin grup qė posedon fuqi dhe rebelohet ndaj dhėnies sė zekatit.
[29]Kjo cėshtje, luftimi i rebelėve ndaj zekatit ėshtė pohuar me hadithe autentike dhe me konsensusin e shokėve tė Pejgamberit(sahabėve)radijall-llahu anhu.
Pejgamberi a.s. thotė nė njė hadith tė tij tė cilin na e transmeton Abdullah Ibn Omeri:[30]”Jam urdhėruar t`i luftoj njerėzit derisa tė dėshmojnė se nuk ka tė adhuruar tjetėr me tė drejtė pėrvec All-llahut dhe se Muhammedi ėshtė i Dėrguari i All-llahut, ta falin namazin, ta japin zekatin.Nėse e bėjnė kėtė, atėherė i kanė tė mbrojtur prej mua jetėn e tyre pėrvec se me tė drejtėn e Islamit, e llogaria e tyre ėshtė te All-llahu.”Kuptuam se luftohet ai i cili nuk e jep zekatin derisa ta kryej kėtė obligim.Dhe morėm vesh mbi dispozitėn islame mbi zekatin .[31]Pasiqė kjo ėshtė pozita e zekatit nė tė drejtėn islame, dijetarėt kanė miratuar se , ai i cili e mohon kėtė obligim, e injoron obligueshmėrinė e zekatit, ai ka bėrė kufėr(Mosbesim) si dhe personi i tillė ka dalė prej Islamit.
Nga e tėrė kjo qė u tha kuptuam se Islami i kushtoi rėndėsi tė vecant segmentit ekonomik duke miratuar shumė ligje qė ndalojnė mospėrmbushjen e obligimeve dhe urdhėrojnė jetėsimin e tyre.Instrumentet e shkėlqyeshme ekonomiko islame mund tė jenė baza kryesore ose shtylla kah do t`i sjellin sytė perėndimi dhe ekonomia kapitaliste, ose ekonomia e tregut.Sepse njė sistem ekonomik me pėrmasa tė kėtij tipi qė ofron Islami nuk mund tė jetė degradues nė shoqėri dhe hap konkret i saj do tė jetė ngritje materiale dhe shpirtėrore e individit nė shoqėri duke u kujdesur pėr kėtė dhe botėn tjetėr.
Vazhdojme perceptimin tonė rreth zekatit nė segmente tjera.
Perceptimi i parė qė na bie ndėrmend ėshtė se a ndikon zekati nė rritjen e kėrkėsės dhe ofertės pėr mallra dhe shėrbime tė caktuara?
Fillimisht duhet tė kuptojmė se kėrkesa dhe oferta nė ekonomi janė dy indikator kyc rreth definimit dhe evidentimit tė cdo gjeneratori konsumues dhe prodhues.Cmimet rregullohen nė bazė tė kėtyre , dhe specijalistėt hartojnė politikat monetare dhe fiskale bash nė bazė tė kėtyre parametrave ekonomik.Nqs. se do tė jipej zekati prej tė pasurve tė varfurve atėherė nga njė logjik shumė e thjeshtė mund tė konstatojmė se kėrkesa pėr tė mirat e luksit do tė tentoj nė rritje.Nė anėn tjetėr prodhuesit do tė shikonin levėrdinė e tyre ekonomike dhe njėkohėsisht do tė vraponin rreth shtimit tė prodhimeve tė tyre.Kjo do t`i rriste tė ardhurat e prodhuesve , do t`i plotėsonte nevojat e konsumatorėve , dhe njėkohėsisht do tė kishim njė suficit buxhetor.
E deri kėtu mund tė arrihet vetėm nėse vihet nė jetė sistemi i dhėnies sė zekatit.Tė pasurit nuk do tė frikoheshin se pse tė varfurit janė tė prirur edhe ato pėr tė mirat e luksit , megjikėtė ato do tė kishin njė shtim tė lartė tė pasurisė sė tyre dhe nė kėtė mėnyrė do tė zgjerohej numri i atyre qė duhet tė japin zekat.
Me blerjen e mallrave dhe shėrbimeve kryhen disa transaksione ekonomike , do tė paguhej njė taksė pėr nė treg , qė d.m.th. do tė rritej buxheti i tregut , por njėkohėsisht edhe buxheti i komunės do tė shijonte njė ngrohje tė lezetshme tė levėrdisė ekonomike.Parimisht dhe pėrgjithėsisht nė vendin tonė pėr shumė shkallė do tė ngritej standardi jetėsor e qė nuk do tė kishim nevojė pėr baba dimrin e quajtur Fondi Monetar Ndėrkombėtar dhe do tė garonim me popujt e prodhimit.
T`i kthehemi njė segmenti tjetėr tė zekatit.Nė fillim tė kėsaj teme thamė se zekati ėshtė pastėrti , por pse dhe si?
Dijmė se duhet tė kalojė njė vitė pasuria nė duart tona qė tė jipet zekati , pėrvec qė duhet tė arrihet sasia nominale ku bėhet obligim dhėnia e zekatit.Gjatė njė viti , pasuria duhet tė sjellet nė duart tona , si njė indikator i zhvillimit ekonomik.Me atė pasuri ne do tė realizonim shumė obligime , tė hyra , tė dalura , do t`i plotėsonim nevojat tona elementare por edhe ato luksoze.Do tė shkollonim njė student plus , do tė paguajmė shpenzimet e energjisė elektrike , telefonit , ujit , shpenzimet pėr veturat etj.Njėashtu kemi menduar edhe pėr zgjerimin e biznesit tonė.Gjitha kėto segmente All-llahu xh.sh. i ka lejuar dhe i ka bėrė gjėra tė dėshirueshme pėr njeriun.Por , nė thelb nėse shikojmė jetėn vetėm nė kėtė prizėm jashta All-llahut xh.sh. atėherė do tė shėndėrrohemi nė njė komunist tė mykt , ose edhe nė ndonjė ateist plus nė shoqėri.Muslimani duhet tė kujdeset pėr secilėn sferė tė jetės sė tij, si atė materiale dhe shpirtėrore.Cka do tė ndodhte me ne nėse do tė kujdeseshim vetėm pėr njėrėn sferė dhe do tė neglizhonim sferėn tjetėr?Thjeshtė do tė shėndėrroheshim nė poltron tė shekullit XXI.Prandaj edhe lypset njė pastrim i pasurisė tonė njėherė nė vitė nga tė gjitha ndytėsirat qė mund ta kishin ndotur gjatė atij viti.Mė mirė tė pastrohemi qė tė jemi mė tė shėndosh sesa tė na kaploj epidemia e vdekjes.
Jeta e rehatshme ėshtė mė e vlefshme se 1 miliardė euro.
Dashuria e ndėrsjelle ėshtė pjesė e identitetit tonė dhe si e tillė as nuk shitet dhe as nuk blehet por thjeshtė demonstrohet me akte qė All-llahu xh.sh. na ka bėrė obligim primar.
Po , mirė si ndikon zekati nė uljen e papunsisė?Pėrmes investimit tė saj nė degė tė caktuara ekonomike mundėsohet edhe ulja e papunsisė.Dikush mund tė thotė se zekati ka efektin e saj negativ nė shoqėri pėr shkak se njerėzit i banė pėrtac qė tė mos kėrkojnė punė dhe tė rrijnė gjithmonė krah hapur duke pritur prej ummetit ndihmė.Por , islami lejoi investimin e mjeteve tė zekatit edhe nė degė tė caktuara ekonomike.Dhe nuk ėshtė zekat vetėm dhėnia e parasė , por thjeshtė edhe nėse ke njė banes me qira pėr student kumanovar , ose tė ndonjė qytetit tjetėr dhe njė prej tyre e mban pa tė holla atėherė ai do tė shfrytėzonte tė drejtėn e zekatit.Kjo ėshtė njė formė tjetėr e zekatit.Tash ėshtė njė pikėpyetje e madhe se ai student a do tė shtonte mėsimin e tij pėr hir tė mundėsisė qė iu ėshtė afruar apo do tė ngecte dhe do tė kalonte nė neglizhencė.Por , zekati ėshtė i obligueshėm pėr mysliman dhe myslimani ka farz diturinė qė nėse e neglizhon do tė dėnohet edhe nė kėtė botė me dėshtim por edhe nė botėn tjetėr me nėncmim dhe dėnim nė xhehenem.Ai , student qė shfrytėzon mjetet e zekatit nė formė tė mospagimit tė baneses pas kryerjes sė studimeve do tė aftėsohet dhe do tė fitoj njė kualifikim tė lartė pėr punė.Nė kėtė mėnyrė nga njė njeri i papunė do tė ndryshoj statusin e tij nė i punsuar.
Segmenti tjetėr fshehet nė urtinė e ndryshimit tė gjendjes financiare te marrėsi i zekatit.Nėse ai ndryshon gjendjen financiare atėherė ai obligohet pėr dhėnien e zekatit , dhe kjo ėshtė njė e mirė e gjithė shoqėrisė , por ai person qė ndryshon gjendjen financiare nga aspekti ekonomik d.t.th. ėshtė i aftė qė tė filloj njė biznes tė vetin nė vend.
Tė pėrmendim disa ajete kur`anore dhe hadithe tė Pejgamberit a.s. ku bėhet obligim dhėnia e zekatit :

“Falni namazin dhe jepni zekatin, dhe pėruluni (nė ruku’) me ata qė pėrulen.”(Bekare , 43).
“Kryeni faljen (namazin) dhe jepne Zekatin, e ēfardo tė mirė qė e pėrgatitni pėr veten tuaj, atė e gjeni tek All-llahu. S’ka dyshim All-llahu pėrcjell ēdo veprim tuajin.”(Bekare , 110).
“O ju qė besuat, jepni nga mė e mira e asaj qė e fituat dhe nga ajo qė ju dhamė prej tokės, e mos nxitoni ta jepni atė mė tė pavlefshmen nga ajo, e qė ju nuk do ta pranonit pėr vete pos symbyllas. Dhe dijeni se All-llahu nuk ka nevojė pėr ju, ngase ėshtė i Madhėruar.”(Bekare , 267)
“Merr prej pasurisė sė tyre (tė atyre qė pranuan gabimin) lėmoshė qė t’i pastrosh me tė dhe t’u shtosh (tė mirat) dhe njėkohėsisht lutu pėr ta, se lutja jote ėshtė qetėsim pėr ta. All-llahu dėgjon dhe sheh.”(Et – Tevbe , 103)
“Falni rregulisht namazin, jepni zekatin dhe respektoni tė dėrguarin nė mėnyrė qė tė mėshiroheni.”(En-Nur , 56)
“Ėshtė e vėrtetė se njeriu ėshtė i prirur tė jetė i padurueshėm. Pse kur e godit ndonjė e keqe, ai ankohet sė tepėrmi. Ndėrkaq, kur e gjen e mira, ai bėhet tepėr koprac. Pėrveē atyre qė falen, tė cilėt janė tė rregullt nė faljen e namazit tė tyre. Dhe ata qė nė pasurinė e vet kanė ndarė nė njė pjesė tė caktuar. Pėr lypėsin dhe pėr nevojtarin qė nuk lyp. Edhe ata qė e besojnė bindshėm ditėn e gjykimit. Edhe ata qė i frikėsohen dėnimit nga Zoti i tyre.”(El-Mearixh , 19-27)
“E duke qenė se ata nuk ishin tė urdhėruar me tjetėr, pos qė ta adhuronin All-llahun me njė adhurim tė sinqertė ndaj Tij, qė tė largohen prej ēdo besimi tė kotė, ta falin namazin, tė japin zekatin, se ajo ėshtė feja e drejtė.”(Bejjine , 5)
Muhammedi a.s. nė shumė prej thėnieve tė tij urdhėron dhe thotė:
Lehtёsoni e mos vёshtirёsoni”, prandaj edhe Islami kujdeset edhe kaq shumё pёr qenien njeri.Islami njeriun e vendosi mbi qeniet e tjera nё botё dhe e bёri udhёheqёs tё kapaciteteve prodhuese dhe intelektuale nё rruzullin tokё ndёrsa nga ai kёrkohej vetёm qё emanetin ta coj nё vend qё e mori mbi supet e veta.Ndėrkaqė dihet qė Islami ndėrtohet nė bazamente, ku pjese e tyre qė mė sė shumti kujdes i kushton pjesės ekonomike ėshtė Zekati, si shtyllė e Islamit pa tė cilėn imani ynė nė All-llahun nuk do tė ishte i plotėsuar dhe nuk do tė kishte vlerėn e duhur.
Ndėrkaq Muhammedi a.s. thotė: "Nuk ndodh qė njė popull tė ndale dhėnien e zekatit, e tė mos ju ndalet shiu i qiellit. Sikur tė mos ishin kafshėt, (pėr njerėzit) nuk do tė binte shi."
«Jam urdhėruar tė luftoj njerėzit derisa tė dėshmojnė se nuk ka tė adhuruar me tė drejtė pėrpos All-llahut dhe se unė jam i Dėrguari i All-llahut, derisa ta falin namazin dhe ta japin zekatin e nėse e bėjnė kėtė, ata e kanė garantuar prej meje gjakun dhe pasurinė e tyre»
«Dhe bėji tė ditur se All-llahu i ka bėrė atyre detyrim zekatin prej pasurisė sė tyre»
Sahihu-l-Buhari dhe Muslimi
Ėshtė pyetur i Dėrguari i All-llahut a.s. pėr zekatin nė deve dhe ka thėnė:”Cdo pronar i deves i cili nuk jep zekat dhe nuk ndan qumėshtin tė cilėn e mjel kur vjen , nė Ditėn e Gjykimit do tė hidhet me fytyrė ose me shpinė nė njė humnerė tė madhe e tė gjėrė.Nė atė ditė e cila do tė zgjasė pesėdhjetėmijėvjet , tė gjitha devet e tij ., madje edhe tė vegjlit e deveve tė tij do ta shkelin me kėmbėt e tyre dhe t`i kafshojnė derisa tė renditen deri te i fundit.Kėshtu do tė pėrsėritet derisa nuk u gjykohet njerėzve dhe derisa nuk sheh secili se ku e ka vendin e vet , nė Xhennet apo nė Xhehennem.”
I pyetur pėr lopėt , i Dėrguari i All-llahut a.s. ka thėnė:”Cdo pronar i lopėve dhe i kafshėve tė imėta i cili nuk e jep zekatin pėr to , nė Ditėn e Gjykimit do tė hidhet para tyre nė njė tokė tė rrafshėt dhe tė butė e tė shkretė.Asnjė lopė , apo dicka tjetėr nga kafshėt e imta nuk do tė mungojė.Nuk do tė ketė kafshė me brinjė tė lakuar dhe pa brirė apo me brirė tė thyer e tė mos e shpojnė dhe shkelin me thundrat e tyre.Cila ta pėrfundoj e para , do tė vazhdojė tjetra edhe atė nė ditėn e cila do tė zgjasė pesėdhjetė mijė vjet , derisa nuk u gjykohet robėrve tė All-llahut dhe derisa secili tė shohė se ku e ka vendin , nė Xhennet apo nė Xhehennem.”
Ummu Seleme e ka pyetur tė Dėrguarin e All-llahut , a.s.:”Unė kam njė bylyzyk prej arit; a konsiderohet kjo pasuri pėr tė cilėn duhet dhėnė zekat?””Kur pasuria arrinė vlerėn pėr tė cilėn jepet zekati , jepe zekatin pėr tė.Nėse vepron kėshtu , atėherė ajo nuk do tė konsiderohet pasuri dhe mbledhje tė pasurisė,” u pėrgjigjė Pejgamberi.[32]


Islami ёshtё ajo fe qё i fisnikёroi popujt nё botё e poashtu e fisnikёroi edhe popullin tonё shqiptar qё nё kёto momente nevojё prioritare duhet ta ketё atё nёse donё shpёtimin.


Nёse muslimanёt tё ishin musliman ashtu si quhen nuk do tё kishte varfёri nё tokat tona dhe do tё ishim njё vend me ekonomi mjaft fleksibile dhe rentabile qё do t`i sfidonte ekonomitё perёndimore.Por ne sё pari jemi shqiptar e pastaj musliman prandaj edhe jemi ku jemi momentalisht. Nё vend se tё pasurit tё mos organizojnё garime nё zgjedhjen e miss dhe missterit shqiptar ata me 2.5% tё pasurisё sё tyre do tё zgjidhnin problemin e varfёrisё nё tokat tona pёr 100 vjet.Normal ai 2.5% tё ndahej nga duar tё pakorruptuara dhe nё investim ekonomik me qёllim tё ngritjes sё popullit tonё matrialisht dhe moralisht nё kёtё botё.Kjo ёshtё vetёm se njёra prej dispozitave tё shumta qё Islami na dhuroi , ajo na urdhёron edhe sadakanё dhe shumё gjёra tjera qё janё nё kundёrshtim me varfёrinё dhe qё e stimulojnё investimin.Dhashtё Zoti qё tё pasurit tanё t`i kthehen rrugёs Islame dhe qё tё varfurit tanё t`i pёrkulen All-llahut xh.sh.































Hamdi Nuhiju ,
Kumanovė

Literatura e konsultuar:

Kur`ani famėmadh pėrkthim me komentim nga Sherif Ahmeti
Sahihu-l-Buhari
Sahihu-l-Muslim
Fetvatė e tė Dėrguarit tė All-llahut , Ibn Kajjim El-Xhevzije , Shkup 2006
Komenti i Dyzet Haditheve tė Imam Neveviut , Dr.Mustafa el-Buga , Muhjidin Mistu , Shkup 2003
Akademia Evropiane Pėr Fetva dhe Studime,-pjesa e dytė- Shkup Furkan Ism 2005
Fikhu Zekat 1, Dr.Jusuf Kardavi , Shkup 2005
Zekati detyra e panjohur, el-Xhibrin , el-Uthejmin, Bin Baz, Ali Ahmed es-Salus, Tiranė 2003
Pėr kushtetutėn Islame , Prof.Dr.Muhamed Sejid Ahmed el-Musejer, Kacanik 2005
Deklarata Islame, Alija Izetbegovic , Prishtinė 1999
Celėsat e Furnizimit, Dr.Fadėl Ilahij , Shkup Furkan Ism 2001
Karakteristikat e Sistemit Ekonomik Islam , Mr.Bashkim Aliu , Shkup 2005
Mendimet Ekonomike Islame I ,Grup Autorėsh, Tetovė 2002
Islami dhe Civilizimi, Sejid Hava ,Kumanovė 1995
Fatkeqėsitė qė solli Darvinizmi pėr njerėzimin, Harun Jahja, Tiranė 2003
Ku qėndron problemi, Dr.Jusuf Kardavi , Shkup 2003
Solidariteti Islam, Mr.Bashkim Aliu , Shkup 2003
.Ilmuddini , Bilal Hasanoviq, Shkup 2000
Rruga e lumturisė sė pėrjetshme, Ibn Kudama El Mekdesi, Tiranė 2003
Feja jonė, Muhamed Gazali, Tiranė 2003
Udhėrrėfyes i shkurtėr i Islamit ,I.A.Ibrahim , Prishtinė 2002


--------------------------------------------------------------------------------

[1] Mendimet Ekonomiko Islame I , Grup Autorėsh fq.26 Tetovė 2002
[2] Karakteristikat e Sistemit Ekonomik Islam, Mr.Bashkim Aliu fq.122 Shkup 2005
[3] Deklarata Islame, Alija Izetbegovic , Prishtinė 1999 f.39-40
[4] Edh-Dharijat,19-20
[5] Fikhu Zekat 1 Dr.Jusuf Kardavi , Shkup 2005 f.39-40
[6] FIKHU ZEKAT 1, Dr.Jusuf el-Kardavi , fq.43 Shkup 2005
[7] El-Bekare,110
[8] En-Nur,56
[9] El-Bejjineh,5
[10] ZEKATI,detyra e panjohur , Grup Autorėsh , fq.12 Tiranė 2003
[11] Celėsat e Furnizimit, Dr.Fadėl Ilahij , Shkup Furkan Ism 2001 f.70-71
[12] Et-Tevbe, 103-104
[13] Et-Tevbe , 60
[14] Pėr kushtetutėn Islame , Prof.Dr.Muhamed Sejid Ahmed el-Musejer, Kacanik 2005 f.90
[15] Akademia Evropiane Pėr Fetva dhe Studime,-pjesa e dytė- Shkup Furkan Ism 2005 f.36-37
[16] Islami dhe Civilizimi, Sejid Hava ,Kumanovė 1995 f.3
[17] Fatkeqėsitė qė solli Darvinizmi pėr njerėzimin, Harun Jahja, Tiranė 2003 , f.109
[18] Ku qėndron problemi, Dr.Jusuf Kardavi , Shkup 2003, f.17
[19] El-En`am, 153
[20] Solidariteti Islam, Mr.Bashkim Aliu , Shkup 2003 f.63
[21] Edh-Dharijat,19
[22] Ilmuddini , Bilal Hasanoviq, Shkup 2000 f.119
[23] Transmetojnė Buhari dhe Muslimi.
[24] Rruga e lumturisė sė pėrjetshme, Ibn Kudama El Mekdesi, Tiranė 2003 f.177
[25] Feja jonė, Muhamed Gazali, Tiranė 2003 f.122
[26] A`raf,156
[27] Udhėrrėfyes i shkurtėr i Islamit ,I.A.Ibrahim , Prishtinė 2002 f.77
[28] Fikhu i Zekatit 1 , Dr.Jusuf Kardavi , Shkup 2005 f.84
[29] Po aty f.85
[30] Transmetojnė Buhari dhe Muslimi
[31] Fikhu i Zekatit1 f.91
[32] rreth haditheve mė gjėrėsisht shiko librin:Fetvatė e tė Dėrguarit tė All-llahut , Ibn Kajjim El-Xhevzije , Shkup 2006 f.69-70
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio