Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Franca e financoi romanin e Ismail Kadares
r.mislimi
Postuar nė: 11.12.2006, 13:40
Quote Post


studentet.info
*****

Posti: Admin
Postime: 3277
Antari Nr: 2
Bashkangjitur: 25.11.2004



Franca e financoi dhe pompoi romanin e Ismail Kadaresė “Gjenerali i ushtrisė sė vdekur“ pėr t’ iu marrė italianėve hakun pėr “Ēoēarja“ tė Moravias

Nga Kastriot Myftaraj -


“Gjenerali i ushtrisė sė vdekur” ėshtė i pari roman i Ismail Kadaresė qė u botua nė Perėndim, nė Francė, nė vitin 1970, nga Shtėpia botuese “Albin Michel“ dhe qė atėhere ka njohur dhe gjashtė botime tė tjera.Botimi i romanit u bė me financimin e qeverisė franceze, e cila ēdo vit ndan njė shumė tė madhe pėr sponsorimin e botimit tė librave nga vendet frankofone ose tė librave tė huaj tė pėlqyeshėm pėr Francėn. Nė kėtė financim pėrfshihen dhe shpenzimet pėr t’ i bėrė publicitet librit tė botuar. Botimi nė Francė i romanit “Gjenerali i ushtrisė sė vdekur” ishte njė ēėshtje e asaj qė francezėt e quajnė “raison d’ etat”, pra arsye shtetėrore, ose interes nacional. Romani “Gjenerali i ushtrisė sė vdekur” i pėlqeu shumė burokracisė kulturore franceze, e cila vendoste pėr sponsorizimin e botimit tė librave tė huaj nė frėngjisht, pasi romani i Kadaresė u pa si njė hakmarrje pėr romanin e Alberto Moravios “La Ciociaria”, i botuar nė vitin 1958 dhe qė bėri njė bujė tė madhe.

Mbi bazėn e kėtij romani u bė nė vitin 1960 edhe njė film i suksesshėm. Francezėt e panė librin dhe filmin “La Ciocaria” si njė fyerje pėr Francėn dhe posaēėrisht pėr ushtrinė franceze. Nė romanin e Moravias tregohet historia e dy femrave, nėnė e bijė, tė cilat enden nė Italinė kaotike tė kohės sė luftės sė Dytė Botėrore, tė shndrruar nė fushėbeteje. Tė dy femrat, nėna dhe vajza e saj e mitur pėrdhunohen nga goumier-ėt, ushtarėt francezė me origjinė marokene, qė luftonin nė anėn e aleatėve (britaniko-amerikanėve) kundėr gjermanėve. Nga kjo vajza pėson njė shok nervor. Edhe pse pėrdhunuesit qenė arabė, francezėt e panė librin si poshtėrues, pasi kėta arabė ishin pjesė e ushtrisė franceze dhe luftonin nėn flamurin francez. Nė libėr Franca akuzohej sikur solli barbarėt nė Itali, me kėta arabo-francezė qė nė libėr paraqiten mė tė kėqinj se gjermanėt tė cilėt nuk paraqiten si pėrdhunues femrash.

Nė kėto rrethana, kuptohet se dalja e romanit tė Ismail Kadaresė “Gjenerali i ushtrisė sė vdekur”, do t’ u pėlqente shumė francezėve, pėr faktin se nė kėtė roman linja kryesore ėshtė kėrkimi nga ana e misionit ushtarak italian qė pati ardhur nė kohėn e komunizmit nė Shqipėri pėr tė mbledhur eshtrat e ushtarėve italianė tė vrarė nė Shqipėri gjatė Luftės sė Dytė Botėrore i eshtrave tė kolonelit italian Z, i cili figuron i humbur. Mė nė fund, nė njė skenė mjaft melodramatike, gjenerali qė kryesonte misionin i gjen eshtrat e kolonelit nė ballafaqimin me njė plakė shqiptare (Nica), e cila e pati vrarė kolonelin me sėpatė, pasi ai i pati pėrdhunuar tė vajzėn e saj 14-vjeēare, e cila pas kėsaj fatkeqėsie i dha fund jetės, ndėrsa plaka Nicė e varrosi kolonelin tek pragu i portės sė vet. Kur nė fshatin e saj erdhi gjenerali italian qė mblidhte eshtrat, Nica i nxorri eshtrat e kolonelit tė mbledhura nė njė thes dhe ia hodhi gjeneralit para kėmbėve, nė mes tė njė dasme shqiptare ku ai pati shkuar, i paftuar. Pėr francezėt kjo ishte pikėrisht ajo qė kėrkonin.

Tash ata mund t’ u thoshin italianėve se ju para se tė na fajėsoni ne pėr pėrdhunimet e arabėve me uniformė franceze qė luftuan nė Itali, bėni mirė tė pranoni pėrgjegjėsinė pėr ato qė kanė bėrė ushtarėt tuaj nė vendet e tjera, pasi ju me invazionet tuaja u bėtė shkak qė Italia tė bėhet fushėbeteje. Prandaj francezėt e botuan librin nė Francė dhe me mėnyrat e tyre i bėnė shumė publicitet nė botė, duke nxitur indirekt botimin e tij nė shumė vende tė botės, duke dashur qė tė kundėrbalanconin efektin e “La Ciocaria“. Gjithsesi, romani “Gjenerali i ushtrisė sė vdekur” nuk u pėlqye kurrė vėrtet nga publiku nė Francė dhe nė vende tė tjera dhe kėtė e tregon fakti qė numri i kopjeve tė shitura tė tij nuk ėshtė bėrė kurrė i ditur. Problemi me romanin e Kadaresė ishte se, derisa historia qė tregohej tek “La Ciocaria“ ishte e vėrtetė, historia qė tregohej nė romanin “Gjenerali i ushtrisė sė vdekur” ishte njė trillim.

Nė kohėn e regjimit komunist, nė Shqipėri u thanė tė gjitha tė zezat pėr ushtrinė italiane qė okupoi Shqipėrinė gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Ėshtė thėnė se italianėt arrestonin, internonin, torturonin dhe vrisnin antifashistėt shqiptarė, se digjnin shtėpitė e tyre pėr reprezalje, por kurrė, nė asnjė botim tė kohės sė regjimit komunist nė Shqipėri nuk ėshtė pretenduar se ushtarakėt italianė kanė pėrdhunuar femrat e mitura shqiptare. Nė tė 3112 (tre mijė e njėqind e dymbėdhjetė) faqet e librit me katėr volume “Historia e Luftės Antifashiste Nacional-Ēlirimtare tė Popullit Shqiptar”, i botuar nė kohėn e komunizmit, dhe ku tregohet lufta qė u zhvillua nė Shqipėri deri nė detaje, nuk thuhet asgjė e tillė. Unė qė i kam lexuar tė gjithė librat me kujtime tė shkruar nga ish-partizanė dhe tė botuar nė kohėn e komunizmit nė Shqipėri, e them me pėrgjegjėsi tė plotė se atje nuk tregohet asnjė rast kur oficerėt ose ushtarėt italianė tė kenė pėrdhunuar vajza tė mitura, ose femra shqiptare nė pėrgjithėsi.

Nė rast se njė episod i tillė do tė kishte ndodhur, propaganda e regjimit komunist shqiptar nuk kishte pėrse mos ta pėrmendte. Fakti qė ajo nuk e shpiku, duke pėrjashtuar romanin e Kadaresė, ėshtė mjaft kuptimplotė, pėr tė treguar se edhe regjimi komunist kishte limitet e veta. Por, atė akuzė qė ushtrisė italiane nuk ia ka bėrė propaganda e Enver Hoxhės, ia ka bėrė Ismail Kadare nė romanin “Gjenerali i ushtrisė sė vdekur”. Duke sajuar me fantazinė e vet prej shkrimtari episodin kur njė oficer i lartė italian, koloneli Z, pėrdhunon njė vajzė tė mitur shqiptare, Ismail Kadare e ka kapėrcyer dhe poshtėrimin dhe fyerjen qė propaganda e regjimit komunist shqiptar i ka bėrė ushtrisė italiane qė okupoi Shqipėrinė gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Sigurisht qė nė njė roman autori trillon ngjarje me fantazinė e vet, por edhe kjo duhet tė ketė njė limit. Nė traditėn orale shqiptare (epos dhe kėngėt e tjera pėr luftrat) nuk ka ndodhur qė tė fyhet armiku pėr gjėra qė nuk i ka bėrė dhe letėrsia moderne shqiptare e ka ruajtur kėtė traditė, me pėrjashtim tė Kadaresė. Romani i Kadaresė ėshtė njė fyerje pėr kombin italian. Italianėt e sotėm, populli nė pėrgjithėsi dhe posaēėrisht ushtarakėt, i nderojnė tė rėnėt e italianė tė tė gjitha kohrave, pavarėsisht se ku kanė rėnė dhe nuk u vjen mirė kur ata poshtėrohen dhe fyhen, duke u shpifur pėr ta gjėra qė nuk i kanė bėrė. Prandaj, italianėt me siguri qė ndihen tė fyer nga romani i Ismail Kadaresė “Gjenerali i ushtrisė sė vdekur”, botimi i tė cilit nė italisht nuk duhet parė si pėlqim i italianėve pėr kėtė libėr, por si dėshirė e tyre pėr tė njohur se ē’ thuhet pėr ta.

Kur shpifet dhe fyhet ushtria e njė vendi, pėr gjėra tė paqena, shumė tė ndyta, ėshtė poshtėruar dhe fyer kombi pėrkatės, pasi ushtria ėshtė njė nga shtyllat, simbolet kryesore tė njė kombi. Kur shpifet dhe fyhet pėr ushtarakun e lartė tė njė ushtrie, gjėra tė paqena, shumė tė ulėta, siē ėshtė rasti i njė koloneli italian nė romanin e Kadaresė, atėhere, atėhere ėshtė fyer ushtria e kėtij vendi. “Gjenerali i ushtrisė sė vdekur” ėshtė romani mė i njohur i Ismail Kadaresė nė Perėndim, kuptohet nė krahasim me librat e tjerė tė tij, pėr faktin se i konvenuar njė superfuqie kulturore siē ėshtė Franca qė ta pompojė artificialisht kėtė roman. Shumėkush qė i lexon kėto rreshta mund tė pyesė se nė rast se Francės i konvenonte kaq shumė romani i Kadaresė “Gjenerali i ushtrisė sė vdekur” pse priti 8 vite nga botimi i tij nė shqip (1962) pėr ta botuar nė frėngjisht (1970). Pėrgjigjia ėshtė se Franca e De Gaulle, duke qenė se atėhere kishte marrėdhėnie tė mira me Bashkimin Sovjetik, me tė cilat kundėrbalanconte sfidėn qė u bėnte SHBA-ve, nuk donte qė t’ i bėnte tė pakėnaqur rusėt duke botuar me financim shtetėror njė libėr nga njė vend si Shqipėria qė nga njėra anė ishte anėtar i Traktatit tė Varshavės, ndėrsa nė anėn tjetėr nuk ishte i dėgjueshėm politikisht ndaj Moskės.

Me daljen e Shqipėrisė nga Traktati i Varshavės nė 1968 kjo pengesė u eliminua dhe tash francezėt mund ta botonin librin pa pasur drojė se do t’ i bėnin rusėt tė pakėnaqur, gjė qė e bėnė nė 1970. Romani “Gjenerali i ushtrisė sė vdekur” u botua dhe nė Itali, por kėtu jo me financim shtetėror si nė Francė, por nė mėnyrė private.


----------------------------------------
www.studentet.info
PMUsers Website
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio