Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet



  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Mesazhi i fundit i Muhamedit (s.a.v)
Amir
  Postuar nė: 12.12.2006, 17:27
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 402
Antari Nr: 7
Bashkangjitur: 28.11.2004



Mesazhi i fundit i Muhamedit (s.a.v)

Nė emėr tė All-llahut, tė Gjithėmėshirshmit, Mėshirėplotit!

-O njerėz! Dėgjoni ēka do t’ju them, sepse nuk e di se a do t’ju takoj nė kėtė vend pas kėtij viti.
-O njerėz! Kini frikė Zotin dhe respektojeni Atė. Bėhuni tė njerėzishėm dhe tė drejtė ndaj vetes dhe ndaj tė tjerėve. Kjo ėshtė dita e flijimeve nė emėr tė All-llahut. Me tė vėrtetė gjaku dhe pasuria juaj janė tė shenjta pėr ju, derisa tė takoheni me Krijuesin tuaj, ashtu siē ėshtė e shenjtė kjo ditė nė kėtė muaj dhe nė kėtė vend.
-Ruajeni, respektojeni dhe nderojeni vlerėn e personalitetit dhe dinjitetit njerėzor.
-Njeriu ėshtė vepėr madhėshtore e All-llahut dhe mjerė ai qė e nėnēmon nderin dhe dinjitetin e veprės sė All-llahut.
-Ju, o njerėz, pashmangshėm dhe pakthyeshėm do t’i ktheheni All-llahut tė Amshueshėm dhe Ai do t’ju marrė nė pėrgjegjėsi pėr veprat dhe punėn tuaj.
-O besimdrejtė! Ta dini, ta mbani mend dhe tė jeni tė bindur se pėrfundoi koha e mosdijes dhe traditave tė kėqija, qė i sollėn fatkeqėsi tė shumta gjinisė njerėzore. Unė ua kam treguar rrugėn e shpėtimit, nėpėr tė cilėn duhet tė shkoni.
-Gjėrat qė u janė lėnė amanet, ruani si tė juajat dhe ktheni besnikėrisht dhe me kohė tek ai qė i takojnė.
-Gjakmarrja ėshtė e ndaluar. Tė gjitha akuzat e kėtilla qė rrjedhin nga koha para Islamit, anulohen. Akuza e parė e kėtillė qė anulohet ėshtė gjakmarrja e xhaxhait tim, Amir b. Rebi’ b. Harith b. Abdulmuttalibit, tė cilin pa kurrfarė faji e mbytėn njerėzit nga fisi Hudhejl. Kjo gjakmarrje le tė harrohet dhe tė gjitha tė tjerat nė tė ardhmen le tė falen.
-Fajdeja dhe kamata janė tė ndaluara. Huadhėnėsi nga huamarrėsi duhet ta marrė vetėm atė qė vėrtet ia ka hauzuar. Huatė e para qė i nėnshtrohen kėtij vendimi janė huatė e xhaxhait tim Abbasit, i cili ka pasur mjaft borxhlinj.
-O besimdrejtė! Duhet t’ua falni kamatat borxhlinjeve. Dėgjoni kėshillėn time dhe pasuria juaj do tė shtohet, sepse juve ju mbetet kryegjėja pėr tregti dhe punė tė ndershme.
-Nėse nuk e bėni kėtė, duhet ta dini se do t’a zemėroni thellė All-llahun dhe tė Dėrguarin e Tij.
-Nėse borxhliu i juaj ėshtė nė vėshtirėsi, duhet t’ia vazhdoni afatin e pagimit, ndėrsa nėse jeni nė gjendje qė t’ia falni borxhin, kjo do tė ishte edhe mė mirė pėr ju.
-O besimdrejtė! O njerėz! Frikėsojuni asaj dite qė me siguri do tė vijė, kur tė gjithė do tė paraqiteni para All-llahut, Gjykatėsit tė Vetėm Suprem, kur ju pret drejtėsia absolute.
- Kur tė zotoheni se njė borxh do ta paguani me kohė dhe kur ta lidhni marrėveshjen, tė gjitha kėto bėni me shkrim, saktė dhe me besnikėri theksoni afatin e pagimit…
-O tė vdekshėm! Duajeni dhe dėgjoeni Zotin, Krijuesin e tėrė materiales dhe jomateriales, i Cili krijoi meshkuj dhe femra, prej tė cilėve u zhvillua gjinia njerėzore.
-Kini frikė nga All-llahu, nė ndihmėn, prehjen dhe mėshirėn e tė cilit tė gjithė jemi tė udhėzuar. Ne jemi tė vdekshėm dhe nė ēdo ēast jemi gjithnjė e mė afėr vdekjes dhe takimit me Tė, me All-llahun e Amshueshėm, me Gjykatėsin e Drejtė.
-Shprehni respektin e duhur ndaj farefisėrisė. Me pėrgjegjėsi tė thellė pėrmbushni detyrat dhe obligimet qė ekzistojnė ndėrmjet burrit dhe gruas, ndėrmjet prindėve dhe fėmijėve.
-Fėmija e fiton xhennetin nėn kėmbėt e nėnės sė tij.
-Ruajuni nga prostitucioni, tradhtia bashkėshortore dhe xhelozia. Prostitucioni dhe tradhtia bashkėshortore janė mėkate tė rėnda, ndėrkaq xhelozia mund tė shkaktojė prishjen e bashkėshortėsisė.
-Martohuni me ato qė i doni, e kur vullneti i Zotit t’ju bashkojė, atėherė respektojeni dhe duajeni nėri-tjetrin dhe jetoni nė dashuri dhe harmoni tė vėrtetė.
-O bashkėshortė! Silluni ndaj grave tuaja me shumė mirėsi dhe dashuri.
-O besimdrejtė! Largohuni nga ngatėrresat dhe pėrgojimet!
-Ata qė shpifin pėr gratė e ndershme, le tė jenė tė mallkuara nė tė dy botėt. Ata qė i akuzojnė gratė e ndershme pėr tradhti nė martesė ose pėr amoralitetin, ndėrkaq qė nuk mund pėr kėtė t’i sjellin katėr dėshmitarė tė besueshėm, dėnoni me tetėdhjetė goditje, dhe asnjėherė nė tė ardhmen nė asgje mos u besoni, sepse ata janė njerėz tė degjeneruar dhe tė kėqij.
-Nėse mendoni se ndaj grave tuaja mė nuk e ndjeni dashurinė e dikurshme, mos nxitoni, por mendoni mirė. Ndoshta All-llahu nėpėrmjet kėtij sprovimi ju udhėzon nė rrugėn e fatit tė ri tė madh, me tė cilin dėshiron t’ju pėrgėzojė.
-Mos kėrkoni shkurorėzim pa shkaqe tė arsyeshme, meqė prej tė gjitha gjėrave qė All-llahu i ka lejuar, mė sė tepėrmi e urren shkurorėzimin.
-Gratė tuaja u janė dorėzuar nė besė tė Zotit. Respektojeni, o besimdrejtė, atė amanet tė Zotit.
-O njerėz! Sot djalli i mallkuar ėsht i dėshpėruar, sepse ka pėsuar humbje dhe mė nuk mund tė ndikojė nė ju. Por ju megjithatė gjithnjė bėhuni tė kujdesshėm, qė ai i mallkuar tė mos ju vė nė lajthitje as pėr gjėrat mė tė vogla.
-O besimdrejtė! Kur e caktoni dhe e ndani ndėrmjet veti trashėgiminė, bėhuni tė drejtė dhe pėrmbajuni librit tė Zotit. Ruajeni pasurinė e bonjakėve, tė paaftėve dhe tė sėmurėve psikikė.
-Zoti ēdonjėrit ia ka dhėnė tė drejtėn e vet, andaj nuk ka nevoj qė trashėgimtarėve t’u lihet testament; ndėrsa si testament nuk mund tė lihet mė tepėr se njė e treta(1/3) e pasurisė.
-Fėmija i takon atij, nė shtratin e tė cilit ėshtė i lindur.
-Kush pohon se i takon tjetėrkujt pėrveq prindit, atė do ta arrijė mallkimi i Zotit.
-Nuk i lejohet gruas qė tė jap diē nga pasuria e burrit tė saj pa lejen e tij.
-Borxhin duhet paguar, ndėrsa sendin e huazuar duhet kthyer. Dhurata duhet tė kthehet me dhuratė. Kush hyn dorėzan pėr dikėnd, obligohet edhe me pėrgjegjėsi pėr dorėzani.
-Me robrit dhe shėrbėtorėt silluni nė mėnyrė njerėzore. Ushqeni ata sikur qė ushqeheni vetė, dhe vishni ata sikur qė visheni vetė. Nuk guxoni t’i bėni keq, as t’i keqpėrdorni. Edhe ata janė njerėz, edhe ata janė shėrbėtorė tė Zotit.
-O besimdrejtė! Ta dini dhe tė mos harroni se tė gjith muslimanėt janė vėllezėr. Ju tė gjithė jeni plotėsisht tė barabartė nė tė drejta dhe detyra. Nuk ka kurrfarė pėrparėsie arabi ndaj joarabit, e as joarabi ndaj arabit, as i ziu ndaj tė kuqit, e as i kuqi ndaj tė ziut pėrveē me devotshmėri. Tė gjith jeni pasardhėsit e Ademit, ndėrsa Ademi ėshtė prej dheut.
-O muslimanė! Duhet tė kujdeseni, tė duheni dhe tė ndihmoheni ndėrmjet vete. Nuk guxoni ta ofendoni njėri-tjetrin, e as t’i merrni me dhunė njėri-tjetrit diēka. Kėto janė mėkate tė rėnda. Merreni vetėm atė qė me vetėdėshirė ju jepet. Respektoni pacenueshmėrinė e pasurive tuaja derisa janė nė frymėn e ligjeve tė Zotit.
-Nė punėn tuaj Islami dhe interesi i pėrgjithshėm le tė jetė mbi ju dhe interesin tuaj personal. Pėrkushtojani Islamit jetėn tuaj dhe nė punėn pėr Islam jepeni prej vetes gjithēka qė mundeni.
-Kurrė mos e shkelni tė drejtėn dhe nderin e askujt. Vetvetes mos i bėni dhunė. Mos harroni se mėshira ėshtė njė ndėr bazat kryesore tė Islamit.
-O njerėz! Dėgjoni ēka po ju them dhe mbajeni mend mirė. Unė po ua lė librin e Zotit, Kur’anin, i cili, nėse i pėrmbaheni, gjithnjė do t’ju ruajė qė tė mos e humbni rrugėn e drejtė, rrugėn e drejtėsisė dhe tė sė vėrtetės. Kur’ani ėshtė libėr i qartė dhe i shenjtė, vepėr e vėrtetė e All-llahut, fjalė e Tij, nė vėrtetėsinė e sė cilės nuk ka kurrfarė dyshimi.
-Para vetes e keni tėrė jetėn time, fjalėt dhe veprat e mia. Gjithēka qė kam folur dhe punuar, jam pėrpjekur qė tė jetė nė pajtim tė plotė me urdhrat e All-llahut.
-Ju vėrtet nuk do tė gjendeni nė lajthitje pėrderisa t’i pėrmbaheni Kur’anit dhe sunnetit tim.
-O besimdrejtė! Thuajeni gjithnjė tė vėrtetėn e pastėr. Urrejtja asnjėherė le tė mos ju largojė nga rruga e tė drejtave dhe drejtėsisė. Drejtėsia ėshtė motra e devotshmėrisė. Frikėsohuni nga All-llahu! Ai e sheh punėn tuaj.
-O njerėz! I dėgjuat porositė e mia, futni nė zemrat tuaja, nė jetėrat e juaja.
-Tė gjithė ata qė i kanė dėgjuar kotė fjalė tė mia, le t’ua pėrcjellin atyre qė nuk i kanė dėgjuar, sepse prej tyre mund tė ketė mė mbamendės sė vetė dėgjuesit. (Pas njė pauze tė shkurtėr, i Dėrguari i Zotit me njė zė mė tė butė ka thėnė): “O Zot im! A e kam pėrmbushur detyrėn dhe misionin e besuar?
-O i Dėrguari i Zotit! Ti besnikėrisht e ke pėrmbushur misionin tėnd dhe neve na ke komunikuar ēka tė ka urdhėruar Zoti, u pėrgjigjėn mė se 100. 000 njerėzit e pranishėm. (Atėherė Muhammedi a.s. me zė solemn tha
-O Zoti im, dėshmo (nė kėtė)!
(Tė njėjtėn ditė, Zoti i lavdishėm e shpalli edhe ajetin e fundit tė Kur’anit):
“Sot ua kam pėrkryer besimin dhe kam plotėsuar begatinė time ndaj jush, dhe jam i kėnaqur qė pėr ju Islami tė jetė fe”. (Maide,3).


----------------------------------------
[SIZE=6][font=Courier][color=red][b]* Better late, than never. *[/b][/SIZE][/color][/font]
PMEmail PosterUsers WebsiteIntegrity Messenger IM
Top
Gazetari
Postuar nė: 12.12.2006, 18:58
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 137
Antari Nr: 637
Bashkangjitur: 03.04.2006



Pershendetje

Temat fetare ne te shumten e rasteve jane vetem tema informative, dhe jo debatuese. Ju si anetare te portalit studentor studentet.info jeni te lutur te respektoni mendimin e cdo kujt. LIRIA E TE SHPREHURIT DHE MENDUARIT ESHTE E DREJTA E KUJDO, MJAFTON TE MOS I BEJ DEM ASKUJT, pra une nuk mendoj se anetaret ne fjale me temat fetare demtojne ndonje interes tuajin qe versuleni kaq me ironi ndaj ketyre temave.

RESPEKTIMI I LIRISE SE TE SHPREHURIT ESHTE PIKE KRYESORE NE MISIONIN E FAQES SONE.
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio