Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Kurbani dhe Bismilahi
lili82
Postuar nė: 18.12.2006, 12:45
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 1121
Antari Nr: 3937
Bashkangjitur: 10.11.2006



nga Islam Hoxha, Mufti i Hasit
Njė grup profesorėsh specialistė afro 30 vetė, me detyra tė ndryshme nė disa universitete tė famshme nė botė, vendosėn tė bėjnė njė kėrkim nė lidhje me ndryshimin mes mishrave tė bagėtive qė priten me Bismilah dhe atyre pa Bismilah, thėnė mė mirė tė atyre Islame dhe atyre joislame.


Shkencėtarėt, nė mishrat e prerė sipas rregullave Islame, ku ėshtė e detyrueshme shqiptimi i fjalėve “Bismilah-Allahu Ekber”, arritėn nė fund tė zbulimeve nė pėrfundime mjaft interesante.
Dekani i Fakultetit tė Farmaceutikės nė Universitetin e Damaskut, Prof. Dr. Nebil Sherif nė lidhje me teknikėn e kėrkimeve shkencore thotė:
Nga disa lloje shpendėsh, lopėsh dhe delesh tė cilat ishin prerė me Bismilah, dhe nga tė njėjtat lloje kafshėsh tė prera pa Bismilah, morėm copėza tė vogla mishi dhe pėr njė kohė tė gjatė bėmė kėrkime shkencore nė laboratorė tė veēantė, ku i vėzhguam vazhdimisht nė mikroskopė tė kohėve tė fundit.
Si pėrfundim, copėzat e mishit tė cilat ishin prerė me Bismilah, morėn ngjyrėn e njė trėndafili tė kuq nė tė hapur, kurse copėzat e tjera tė prera pa bismilah, morėn ngjyrė tė kuqe tė errėt, gati nė tė zezė.
Pėrfundim i habitshėm…
Po ashtu, Prof. Sherifi sqaron se, “nė copėzat e mishit tė prerė me Bismilah nuk rastisėm nė ndonjė mikrob, kurse nė mishėrat e prerė pa bismilah, zbuluam shumė mikrobe dhe bakterie tė rrezikshme. Nė mishėrat e prerė pa Bismilah, nė enėt e gjakut tė tyre zbuluam mjaft qelbėzime tė rruazave tė bardha dhe tė kuqe, kurse nė mishėrat e prerė me Bismilah nuk pamė njė gjė tė tillė.” Dr. Abdulkadir Dirani, i cili mori pjesė nė kėrkimin shkencor thotė: “Tė nxitur nga urdhėri hyjnor nė Kur’an, qė thotė ‘mos hani mishin qė ėshtė prerė pa pėrmendur emrin e Allahut’ dhe duke parė se nė shumė raste bagėtitė priten pa Bismilah, e pamė tė arsyeshme njė kėrkim tė tillė shkencor. Nė fillim disa nga shokėt tanė ishin paksa tė ndrojtur, por me zbulimin e gjėrave interesante pamė njė interesim mjaft tė madh tė tyre nė lidhje me kėrkim tonė shkencor.
Nė mishėrat e prerė me Bismilah dhe shoqėruar me tekbir, ndryshe nga mishėrat e prerė pa bismilah, mosrastisja nė mish dhe gjak e mikrobeve, tregon pėr njė mrekulli tė madhe tė vėrtetuar tanimė edhe shkencėrisht tė fjalės ‘Bismilah’. Prof. Dr. Halid Halave i cili foli nė emėr tė grupit tė profesorėve deklaroi se, “mikrobet dhe bakteriet qė ndodheshin nė mishėrat e shpendėve, lopėve dhe deleve tė prera pa Bismilah kishin prirje qė tė shtoheshin nė mėnyrė tė vazhdueshme, ndėrsa nė mishėrat e tjerė me Bismilah nuk u vėrejt njė gjė e tillė.
Prof. Fuad Nima, profesor nė Fakultetin e Veterinerisė, dega e mishėrave tė shėndetshėm thotė: “Nė shumė vende tė botės ku prerja e kafshėve bėhet me elektroshok, si pasojė e mospastrimit tė mirė tė mishit, nga gjaku i mbetur aty, ėshtė vėrejtur njė prishje dhe skadim mė i shpejtė i kėtyre mishėrave. Ndėrsa, nė momentin e prerjes sė kurbanit, nė sajė tė shqiptimit tė Bismilah-it dhe tė tekbirit, tek kafsha ndodh njė ndikim i madh emocional, i cili ndikon pozitivisht nė organet dhe muskujt e kafshės dhe nė pastrimin e tyre nga gjaku i cili del mė me vrull dhe njėkohėshisht ndikon edhe nė lehtėsimin e dhimbjeve tek kafsha.
Tė dhėnat e fundit nė lidhje me kėtė ēėshtje ishin kėto. Sipas besimit tonė, pėr t’i besuar tė lejuarės (hallallit) apo tė ndaluarės (haramit) nuk ėshtė kusht tė presim zbulimet e shkencės apo shkencėtarėve. Pėrvoja njerėzore na ka treguar se rruga mė fitimprurėse dhe mė e lehtė ėshtė besimi dhe praktikimi i urdhėresave dhe ndalesave tė Allahut (xh.sh.), qofshin ato edhe tė pazbuluara nga ana jonė. Me zhvillimin e shkencės, ėshtė mė e lehtė pėr ne tė kuptojmė nimetet dhe mirėsitė e pafund qė ka pėrgatitur Krijuesi i Gjithėsisė pėr ne. Komenti ėshtė i juaji.


----------------------------------------
Varje dygn ligger män med kvinnor som de inte älskar och ligger inte med kvinnor som de verkligen älskar.
PM
Top
ardi_pr
Postuar nė: 18.12.2006, 13:21
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 811
Antari Nr: 1964
Bashkangjitur: 03.08.2006




Allahu te shperbleft Lil per kete artikull, padyshim artikull mjaft interesant, kjo neve muslimaneve vetem sa na e shton besimin edhe pse siq ceket ne vet tekstin se nuk eshte e domosdoshme qe te argumentohet me shkence per ti praktikuar urdheresat e Allahut, sepse per ne Kurani dhe Suneti na mjaftojne pa e argumentuar fare shkenca bashkekohore! Megjithat kjo siq thash edhe me larte argumenton ligjin e Allahut!


----------------------------------------
Atdhetar jam, por edhe fetar si duhet. Atdhetari pėrse turp tė ketė tek thotė e dua me shpirt fenė e vet. Hafiz Ali Korēa
PMYahoo
Top
ardi_pr
Postuar nė: 19.12.2006, 09:31
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 811
Antari Nr: 1964
Bashkangjitur: 03.08.2006




Pse therim kurban?, Cili ėshtė gjykimi pėr tė?, Cilat janė mirėsitė e tij?

Rregulla mbi kurbanin…, Kafshėt qė theren pėr kurban.

Pėr sa vetė mjafton kurbani?, Ē’thuhet gjatė therjes?, Si ndahet kurbani?


Me emrin e Allahut tė Gjithėmėshirshmit, Mėshiruesit.

Falėnderimi i takon vetėm Allahut i Cili e pason vėshtirėsinė me lehtėsim. Allahun e falenderojmė pėr shpagimin qė i bėri Ismailit (alejhi selam) me njė dash tė madh. E falenderojmė Atė qė na bėri pasues tė Muhamedit (alejhi selam) e bashkė me tė, ndjekės tė Ibrahimit (alejhi selam), babait tė profetėve.

Muslimanėt e konceptojnė kurbanin si:

Ringjallje tė traditės sė Ibrahimit (alejhi selam), prijėsit tė njėjėsuesve.

Allahu i Madhėruar e bėri prerjen e Kurbanit, si rikujtim pėr ngjarjen qė i ndodhi Ibrahimit (alejhi selam) dhe tė birit tė tij Ismailit (alejhi selam), si dhe pėr tė treguar se nėse Allahu kėrkon diēka prej robit tė Tij, zbatimi i kėtij urdhėri duhet tė jetė mė i dashur pėr besimtarin sesa vetė ai, se pasuria e tij dhe se mbarė bota.

Allahu me kėtė ngjarje na tregon se sprova ėshtė traditė e pandryshueshme, e sa mė e madhe dhe e rėndė tė jetė ajo, aq mė e lartė ėshtė grada e kėtij njeriu tek Allahu i Madhėruar. Ja se si e paraqet Allahu i Madhėruar kėtė ngjarje nė Librin e Tij Famėlartė:- “Kėshtu Ne e pėrgėzuam Ibrahimin me njė djalė tė mirė e tė sjellshėm.” Kur djali (Ismaili) arriti tė angazhohet me tė atin (Ibrahimin) nė jetė, Ibrahimi tha:- “O biri im! Pashė nė ėndėrr (shpallje) se po tė bėja Kurban. Shiko pra, ēfarė mendon ti? Ismaili tha: “O babai im! Bėje atė qe je urdhėruar, se mua inshaallah (nė dashtė Allahu) do tė mė gjesh durimtar.” E kur ata u dorėzuan plotėsisht ndaj urdhrit tė Allahut, e mė pas e pėrmbysi (me ballin pėrtokė) pėr ta bėrė Kurban. E thirrėm: O Ibrahim! Ti e pėrmbushe ėndrrėn (zbatove urdhrin). Ne kėshtu i shpėrblejmė bamirėsit. Nė tė vėrtetė kjo ishte njė sprovė e madhe dhe e qartė. Ne e shpaguam Ismailin me njė Kurban tė madh. E lamė pėrkujtimin e tij ndėr brezat dhe popujt e ardhshėm.” Es-Safat 101-108

E pra, Kurbani ėshtė tradita e babait tonė Ibrahimit (alejhi selam), Ismailit (alejhi selam) dhe synet i tė Dėrguarit tė Allahut Muhamedit (alejhi selam).

Nga Enesi (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij) transmetohet se: i Dėrguari i Allahut (alejhi selam) ka bėrė Kurban me dorėn e tij dy deshė tė bardhė me disa pulla tė zeza, tė majmė e me brirė. Tha:- Bismilah, Allahu Ekber dhe e vendosi kėmbėn e tij mbi qafėt e tyre kur i theri.” Transmeton Buhariu dhe Muslimi

E qė nga ajo kohė vazhdon tradita e do tė vazhdojė kudo qė tė ketė muslimanė.

Rizgjim i teuhidit tė fshehur nė zemra

Therja e Kurbanit pėr hir tė Allahut ėshtė specifikė e njė besimtari. Besimtari e ka tė ndaluar tė ushqehet prej mishit qė nė therjen e tij nuk ėshtė pėrmendur emri i Allahut. Po kėshtu edhe prej atij mishi gjatė therjes sė tė cilit ėshtė pėrmendur ndonjė emėr tjetėr veē emrit tė Allahut, apo prej atij kurbani qė i drejtohet dikujt tjetėr veē Allahut, qoftė ky “shenjtor”, “njeri i mirė”, “vend i mirė”, varr, dru, gur, pejgamber, melek etj.

Nė lidhje mė kėtė Profeti (alejhi selam) nė hadithin tė cilin e transmeton Imam Muslimi nė Sahihun e tij thotė:- “Allahu e ka mallkuar atė njeri qė pret Kurban pėr hir tė dikujt tjetėr veē Allahut”.

Nė njė hadith tjetėr thotė:- “Kush vdes dhe ka bėrė Kurban jo pėr Allahun ėshtė nė zjarr.”

Allahu i drejtohet tė Dėrguarit tė Tij duke thėnė:- “Thuaj (O Muhamed):- nė tė vėrtetė namazi im, Kurbani im, adhurimet e mia, jeta dhe vdekja ime janė pėr Allahun Zotin e botėrave.” En-Am 162

Pėrkujdesje tė besimtarit nė pasimin e udhėzimit tė Profetit.

Siē u pėrmend mė lart me therjen e kurbanit ne pasojmė tė Dėrguarin e Allahut (alejhi selam) e pa kėtė kusht, pra pasimin e Profetit (alejhi selam) nuk pranohet asnjė vepėr, siē thotė Allahu i Madhėruar:- “Allahu ėshtė Ai i Cili e krijoi jetėn dhe vdekjen, pėr t’ju sprovuar se kush i bėn punėt mė tė sakta (ashtu siē ka bėrė i Dėrguari i Allahut (alejhi selam).” Mulk 2

Bindje se Allahu i Madhėruar ėshtė absolut nė cilėsitė e Tij tė Larta dhe se me adhurimet tona i bėjnė dobi vetėm vetes sonė. Pikėrisht pėr kėtė Allahu i Madhėruar nė hadithin Kudsij thotė:- “O biri i Ademit! Nėse tė gjithė ju, pa pėrjashtim; njerėzit, xhinėt, jeni aq tė kėqinj sa mė i keqi prej jush, kjo nuk do tė pakėsonte asgjė nga sundimi im. O biri i Ademit! Ti nuk mund tė bėsh ndonjė tė mirė qė tė mė bėjė dobi. As nuk mund tė bėsh ndonjė tė keqe qė tė mė dėmtosh.”

Prandaj Allahu kėtė veprim e ka konsideruar si falenderim ndaj begative tė tij tė panumėrta, siē thotė Allahu:-“Ne i kemi pėrcaktuar ēdo populli, vende adhurimi (si vendi i therjes sė Kurbanit pikėrisht Minaja), qė ta pėmendin emrin e Allahut pėr arsye se i furnizoi (ushqeu) ata me to (kafshėt). Zoti juaj ėshtė njė Zot i Vetėm, tė Cilit i takon adhurimi, vetėm Atij dorėzohuni ( duke pranuar islamin), pėrgėzoji tė nėnshtruarit, tė dorėzuarit ndaj Allahut nė Islam si besimtarė tė vėrtetė.” Haxh 34

Madje, pikėrisht pėr Kurbanin Allahu thotė:- “Nuk arrin tek Allahu as mishi, as gjaku i kėtyre kafshėve tė therura por arrin devotshmėria, bindja juaj…” El Haxh 37

Gėzim pėr tė varfėrit dhe tė vobektėt

Kjo arrihet nėse ai musliman i pasur qė ka bėrė Kurban i jep edhe vėllait tė tij.

Allahu thotė:- “Hani prej tyre (Kurbaneve) e ushqeni tė varfėrin qė lyp e atė qė nuk lyp.” El Haxh 37

Shtim tė lidhjeve ndėrmjet vėllezėrve.

Kjo arrihet sepse njeriu mund t`i dhurojė nga Kurbani i tij edhe atij qė ėshtė i pasur, fqinjit, dikujt qė e do pėr hir tė Allahut e kėshtu me rradhė.

Tė parėt tanė tė mirė pėlqenin qė Kurbanin ta ndanin nė tre pjesė; 1/3 e jepnin sadeka, 1/3 e dhuronin dhe 1/3 e mbanin pėr veten e tyre.

Falėnderim pėr Allahun

Allahu na ka furnizuar me begati nga mė tė ndryshmet tė cilat luajnė rolin kryesor nė rimėkėmbjen dhe rigjallėrimin e trupit nga fuqitė e harxhuara, e s`ka dyshim se prej ushqimeve mė tė rėndėsishme ėshtė edhe mishi i kafshėve. Shiko se si Allahu i ka bėrė kėto kafshė pėr t’i shėrbyer njeriut nė misionin e lartė qė ka marrė mbi supe.

Profeti (alejhi selam) thotė nė hadithin tė cilin e transmeton Muslimi:- “Nė tė vėrtetė kėrkojmė ditė ngrėnje, pirje, dhe tė pėrmendjes sė Allahut.”

Gjykimi pėr Kurbanin

Kurbani ėshtė obligim pėr atė qė ka mundėsi, duke u mbėshtetur nė thėnien e Allahut:- “Falu pėr hir tė Zotit tėnd dhe bėj Kurban pėr hir tė Tij.” El-Keuther 2

Nė njė hadith thuhet se Profeti (alejhi selam) ka therur kurban dhe ka thėnė:-

“O Allah e bėj kėtė Kurban pėr Ty dhe e paraqes pėr veten time dhe pėr tė gjithė ata qė nuk bėjnė kurban nga ymeti im.” Prandaj u bė si kusht mundėsia se i Dėrguari i Allahut (alejhi selam) thotė nė njė hadith tjetėr tė cilin e transmeton Hakimi dhe Ibn Maxheh:- “Kush nuk bėn Kurban mos t’i afrohet vendfaljes tonė.”

Mirėsia e Kurbanit

I dėrguari i Allahut (alejhi selam) ka thėnė:- “Nuk ka ndonjė punė mė tė dashur tek Allahu sesa derdhja e gjakut tė kafshės. Ajo do tė vijė nė Ditėn e Gjykimit me brirėt, leshin e thundrrat e saj, (si dėshmitare e kėsaj vepre tė mirė). Gjaku ka vend tek Allahu pėrpara se tė bjerė nė tokė.” Tirmidhiu ka thėnė se hadithi ėshtė Hasen.

Disa rregulla mbi Kurbanin

Ēfarė duhet tė bėjė personi qė do tė therė Kurbanin?

Ai i cili ka bėrė nijet tė therė Kurban, me futjen e hėnės sė Dhul Hixhes, nuk duhet tė presė flokėt, e as thonjtė se i Dėrguari i Allahut (alejhi selam) ka thėnė nė hadithin qė e transmeton Muslimi:- “Nėse shikoni hėnėn e Dhul Hixhes, e ndonjėri prej jush dėshiron tė therė Kurban, tė mos i presė thonjtė dhe flokėt e tij.”

Nėse dikush vendos pėr tė bėrė Kurban pasi ka hyrė muaji i Dhul-Hixhes, atėherė, qė nga koha kur bėn nijet derisa ta therė Kurbanin zbaton ato qė thamė mė lart.

Kafshėt qė theren pėr Kurban

Bagėtitė, qofshin bagėti tė trasha apo tė imėta pra: lopėt, devetė, delet, dhitė.

Mosha

Muslimi nė Sahihun e tij transmeton se i Dėrguari i Allahut (alejhi selam) ka thėnė:- “Therni vetėm ato dele qė e kanė mbushur vitin, e nėse nuk keni mundėsi, therni gjashtė muajshe.”

Cilėsitė

Kurban bėhen vetėm ato kafshė tė cilat janė pa kėto tė meta: e verbėr, me dy sy apo me njė {nėse dallohet}, e sėmurė qė dallohet, e ēalė, me brirė tė thyer gjer nė rrėzė, me vesh tė prerė, e dobėt shumė, e vjetėr si dhe e tėrbuar. Kėto cilėsi pėrmenden nė hadithin qė e transmeton Imam Ahmedi nė Musnedin e tij, Ebu Daudi, Tirmidhiu.

Kurbani mė i mirė

Kurban mė i mirė ėshtė Kurbani i majmė, me brirė siē e ka cilėsuar i Dėrguari i Allahut (alejhi selam) dhe me tė tillė ai vetė ka bėrė Kurban. Hadithin e transmeton Buhariu dhe Muslimi nga Enesi (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij), se i Dėrguari i Allahut (alejhi selam):- “Ka bėrė kurban dy deshė, me brirė, tė majmė, tė bardhė me disa pulla tė zeza.”

Ndėrsa nė hadithin tjetėr ėshtė cilėsuar; “Me brirė, tė rrethuar me pulla tė zeza, barku, kėmbėt dhe rreth syve me tė zezė.” Siē ka thėnė Imam Neveuiu nė shpjegimin e hadithit nė Sahihun e Muslimit.

Pėlqehet tė shėndoshet e tė mbahet mirė, kjo duke u mbėshtetur nė thėnjen e Allahut nė suren Haxh 32. “Kushdo qė i nderon, vlerėson simbolet (e fesė) sė Allahut, ky ėshtė argumenti i devotshmėrisė qė fshihet nė zemra.”

Ibnu Huzejmeh ka thėnė:- “Sa mė i shtrenjtė aq mė shumė shpėrblim tek Allahu i Madhėruar.”

Koha dhe mėnyra e therjes

Mendimi i tė gjithė dijetarėve ėshtė se koha fillon nė mėngjesin e Bajramit pas faljes sė namazit.

Transmeton Muslimi se i Dėrguari i Allahut (alejhi selam) ka thėnė:- “Kush e ka therur Kurbanin pėrpara namazit, le tė therė tjetėr pas namazit, e kush e ka therur pas namazit i ka plotėsuar adhurimet dhe e ka qėlluar traditėn e muslimanėve.”

Nė njė hadith tjetėr thuhet:- “Tė mos bėjė askush (Kurbanin) vetėm pasi ta ketė falur namazin (e Bajramit).” Muslimi

Pėrsa i pėrket mėnyrės sė therjes, kafshės duhet t’i priten rrugėt e frymėmarrjes, tė ushqimit si dhe dy damarėt kryesorė pa e prekur palcėn e shtyllės kurrizore.

I Dėrguari i Allahut e vendoste kėmbėn e tij mbi qafėn e kurbanit. Ibn Haxheri ka thėnė:- “Tė gjithė dijetarėt kanė rėnė dakort qė tė hidhet kafsha nė tė majtė. I vendoset kėmba nga e djathta nė mėnyrė qė ta vendosė kėmbėn mbi tė e ta marrė thikėn me tė djathtėn duke ia mbajtur kokėn bagėtisė me tė majtėn”.

Pėr sa ėshtė i mjaftueshėm Kurbani?

Njė dele pėr njė familje, njė lopė a deve pėr shtatė familje.

Njė nga bagėtitė e imėta ėshtė mė e mirė pėr njė familje sesa njė lopė apo deve pėr shtatė familje. Njė lopė apo deve pėr njė familje, ėshtė mė e mirė sesa njė bagėti e imėt pėr njė familje. Ibn Xhibrin

Ēfarė thotė ai qė e pret Kurbanin

“Bismilahi Uallahu Ekber, Allahume tekabel minij ue ehli bejtij.”

“Me emrin e Allahut, Allahu ėshtė mė i Madhi. O Allah pranoje prej meje dhe familjes sime.” siē thuhet nė hadithin qė e transmeton Buhariu dhe Muslimi.

Ibnul Kajimi ka thėnė:- “I dėrguari i Allahut ka urdhėruar umetin qė tė jenė tė mėshirshėm (bamirės) edhe nė therje siē trasmeton Muslimi nė sahihun e tij se i Dėrguari i Allahut ka thėnė:- “Allahu e ka bėrė obligim bamirėsinė ndaj ēdo gjėje, kėshtu qė nėse vrisni, lehtėsoni, nėse therni, lehtėsoni.

Ta mprehė mirė thikėn gjithėsecili prej jush e tė mos e mundojė kafshėn por ta therė nė mėnyrėn mė tė mirė.”

Lejohet qė pėrgjegjėsia e therjes t’i jepet dikujt tjetėr pa harruar se mė e mira ėshtė ta bėjė vetė.

Ndarja e kurbanit

Pėlqehet qė kurbani tė ndahet nė tri pjesė 1\3 pėr familjen, 1/3 pėr dhuratė 1/3 pėr sadaka. Kėshtu vepronin edhe tė parėt tanė tė mirė.

Nė njė transmetim tė Muslimit thuhet se Profeti (alejhi selam) ka thėnė:- “Hajeni, ruajeni dhe jepeni sadaka”.

Shpėrblimi i kasapit

Aliu radiallahu anhu ka thėnė:- “Mė ka ndaluar i Dėrguari i Allahut qė t’i jap kasapit diēka nga kurbani dhe mė tha:- “Ne i japim shpėrblim nga ana jonė” Buhariu dhe Muslimi.

Sė fundi rikujtojmė se pėr tė bėrit fli apo sakrificė nuk mjafton vetėm derdhja e gjakut por edhe sinqeriteti qė e fshehin zemrat.



Pėrgatiti: Ahmed Kalaja



----------------------------------------
Atdhetar jam, por edhe fetar si duhet. Atdhetari pėrse turp tė ketė tek thotė e dua me shpirt fenė e vet. Hafiz Ali Korēa
PMYahoo
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio