Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Rreziqet e Zinasė
ardi_pr
  Postuar nė: 20.12.2006, 12:38
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 811
Antari Nr: 1964
Bashkangjitur: 03.08.2006



Zinaja ėshtė armiku kryesor i martesės.ėshtė njė nga mėkatet mė tė shėmtuara dhe tė poshtra. ėshtė shkatėrrues pėr individin dhe shoqėrinė dhe sjell sėmundje tė panumėrta, fizike, psikologjike, sociale, ekonomike dhe kėshtu me rradhė.

Zinaja ėshtė kryerja e marrėdhėnieve tė palejuara seksuale vullnetarisht apo me vetėdije. (Nė gjuhėn e sotme shqipe, nėse njė person kryen zina dhe ėshtė i martuar, vepra e tij quhet “kurvėri” dhe nėse ai nuk ėshtė i martuar, vepra e tij quhet “imoralitet”.)


Njė nga mėkatet mė tė shėmtuara


Zinaja ėshtė njė nga mėkatet mė tė shėmtuara. ėshtė e ndaluar nga besimet fetare pėrmes kohėrave. Abdullah Ibėn Mesudi ka transmetuar qė njė njeri e pyeti tė Dėrguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “O i dėrguar i Allahut! Cili nga mėkatet ėshtė mė i madhi tek Allahu?” Ai u pėrgjigj: “Shoqėrimi i njė partneri Allahut i Cili ju krijoi ju”. Ai e pyeti: “ēfarė vjen pastaj: “Ai ju pėrgjigj: “Vrasja e trashėgimtarėve tuaj nga frika se do tė hanė me ju”. Ai pyeti: “ēfarė vjen pastaj?” Ai u pėrgjigj: “Kryerja e zinasė me gruan e komshisė (fqiut) tuaj”.

Islami jo vetėm qė e ndalon zinanė por ndalon tė gjitha gjėrat qė ēojnė tek ajo. Allahu, subhanehu ve teala, ka thėnė: “Mos ju afroni zinasė'. Me tė vėrtetė ėshtė njė gabim i madh dhe njė rrugė e keqe”. Duke e bėrė ndalimin vetėm “afrim”, ky ajet qartėsisht ndalon ēdogjė qė ēon tek zinaja, tė tilla si shikimi, prekja, puthja e kėshtu me rradhė.


Nuk ėshtė njė cilėsi e besimtarėve


Nė Suren el-Furkan, Allahu rradhit njė numėr cilėsish tė besimtarėve tė tij tė drejtė (robėrit e tė Gjithėmėshirshmit). Nė vazhdim, Ai pėrmend zinanė, sė bashku me shirkun dhe vrasjen, si tė jenė midis gjynaheve mė tė mėdha qė ekzistojnė dhe ata qė i kryejnė ato meritojnė ndėshkime tė dyfishuara nė Ditėn e Gjykimit: “Edhe ata qė pos All-llahut, nuk lusin zot tjetėr dhe nuk mbysin njeriun qė ka ndaluar All-llahu, por vetėm kur e meriton nė bazė tė drejtėsisė, dhe qė nuk bėjnė kurvėri, ndėrsa kush i punon kėto, ai gjen ndėshkimin. Atij i dyfishohet dėnimi ditėn e kijametit dhe aty mbetet i pėrbuzur pėrgjithmonė. ”. [Furkan:68-69]


Ky dyfishim i ndėshkimit ėshtė njė tregues i seriozitetit tė kėtyre tre gjynaheve (shirkut, vrasjes dhe zinasė) dhe dėmit tė madh qė ata sjellin nė shoqėritė njerėzore.


Humbja e besimit


Njė person me iman tė plotė do tė ishte i vetdijshėm pėr shikimin e Allahut mbi tė. Ai do tė frikėsohej tė mos i bindet Allahut, veēanėrisht duke kryer njė gjynah tė madh siē ėshtė zinaja. Kryerja e njė gjynahi tė madh ėshtė njė tregues i imanit tė dobėt, tė paktėn derisa ai ėshtė nė procesin e kryerjes sė tij.

Ebu Hurejre ka transmetuar qė i Dėrguari i Allahut ka thėnė: “Njė person i cili kryen zina nuk e kryen atė ndėrsa ai ėshtė njė besimtar (i plotė), e as qė pi alkool kur ai e pi atė ndėrsa ai ėshtė njė besimtar (i plotė), as njė hajdut nuk vjedh ndėrsa ai ėshtė njė besimtarė (i plotė)”.

Kėshtu, ndėrsa ėshtė duke e kryer gjynahin e madh, njė musliman ėshtė nė njė gjendje tė njėjtė me atė tė mosbesimit. Kur ai kryen zina, imani ngrihet nga zemra e tij dhe qėndron si re mbi kokėn e tij. Vetėm pasi ai pushon sė kryeri zinanė imani i vie pėrsėri. Ebu Hurejre ka transmetuar qė i Dėrguari i Allahut ka thėnė: “Kur njė person kryen zina, imani i del jashtė derisa bėhet si njė re (mbi tė). Kur ai ndalon, imani i kthehet”.


Shpėrblim i madh pėr abstenuesit


Gjynahet janė zakonisht tė shoqėruara me ngacmime tė forta qė i bėjnė ato tė vėshtira pėr t’i rezistuar. Kur njė besimtar frenohet nga tė kryerit e njė gjynahi, shpėrblimi i tij shtohet me sasinė e ngacmimeve qė ai pėrballet. Njė i ri mund tė ketė tre ndikime pėr tek zinaja, energjia dhe dėshirat rinore tė tij, bukuria e njė gruaje e cila e fton tek vetja e saj dhe statusi dhe influenca e saj. Nėse, pėr kundėr gjithė kėsaj, ai pėrmbahet dhe i frikėsohet Allahut, ai do tė meritojė shpėrblimin mė sublim.

Ebu Hurejre dhe Ebu Said el-Hudri kanė transmetuar qė resulullahu salallahu alejhia ua selam ka thėnė: “Shtatė lloje individėsh Allahu do t’i bėjė hije nė Hijen e (Arshit) Tij nė atė ditė kur nuk do tė ketė hije pėrveē (hijes) sė Tij, njė qeveritarė i drejtė, njė i ri i cili ėshtė rritur nė dhurimin e Allahut, njė njeri zemra e tė cilit ėshtė e lidhur me xhamitė, dy njerėz qė e duan njėri-tjetrin pėr hir tė Allahut kėshtu qė ata takohen dhe largohen pėr hir tė Tij, njė njeri i cili ftohet tė kryejė zina nga njė grua me status dhe e bukur dhe ai i pėrgjigjet: “Unė me tė vėrtetė i frikėsohem Allahut” dhe njė njeri i cili jep nė bamirėsi (aq fshehurazi) sa dora e tij e majtė nuk e sheh se ēfarė jep dora e tij e djathtė”.


Nė anėn tjetėr, njė person i cili kryen zina me ndikimin mė tė vogėl meriton njė dėnim tė dhimbshėm. Kjo vlen pėr njė plak dėshira seksuale dhe energjia e trupit e tė cilit nuk janė tė mjaftueshme pėr tė ofruar njė ngacmim pėr tė kryer gjynahin dhe megjithatė ai zhytet nė ndyrėsitė. Ebu Hurejre ka trasnmetuar qė i Dėrguari i Allahut ka thėnė: “Gjenden tre individ qė Allahu nuk do t’i flasė atyre nė ditėn e Gjykimit, e as qė do t’i pastrojė ata, e as qė do tė shikojė dhe ata do tė kenė njė dėnim tė tmerrshėm, njė zinaqarė plak, njė mbret rrenacak dhe njė i varfėr arrogant”.


Urtėsia e ashpėrsisė sė ndėshkimit pėr zinanė


Dikush mund tė pyesė: “Pse ėshtė ndėshkimi i zinasė aq i rreptė dhe a nuk bie nė kontradiktė me shpirtin mėshirues nė Islam?” Pėrgjigjeja ndaj kėsaj ėshtė qė ajo mėshirė duhet tė ngrihet nė nivelin e tėrė shoqėrisė dhe jo nė njė nivel individual. Njė burrė i martuar qė kryen zina ėshtė njė person i cili pasi Allahu ja ka garantuar atij mėnyrėn e lejuar pėr tė shfryer epshin e tij, ai vazhdon tė ndjek ndytėsisėn e haramit. Ai me kėte i shkakton dėm familjes, moralit dhe prejardhjes sė tij.

Kjo sjell pastaj pėrhapjen e sėumdjeve nė shoqėri. Pastaj e kthen shoqėrinė nė njė arenė korrupsioni ku veset mė tė liga bėhen mė tė dėgjuarat dhe lihen tė lira pėr tė shkatėrruar atė shoqėri nga rrėnjėt e saj. Kur njerėzit e kuptojnė tmerrin e gjynahit tė zinasė dhe ndėshimin e saj tė madh dhe poshtėrues pak prej tyre do t’i afroheshin. Kjo ėshtė mėshira e vėrtetė drejt tėrė shoqėrisė dhe jo mėshira fallse ndaj pak kriminelėve.


Ndėshkimi nė varr


Ata tė cilėt kryejnė zina janė tė ndėshkuar ashpėrsisht nė varrin e tyre gjithashtu. Nė njė hadith tė gjatė, i dėrguari i Allahut transmeton njė ėndėrr nė tė cilėn ai pa sesi njė numėr gjynahqarėsh po ndėshkoheshin nė jetėn e ndėrmjetme tė varrit el-berzah. Samurah bint Xhundub ka trasnmetuar qė njė mėngjez i dėrguari i Allahut ka thėnė: “Mbrėmė dy njerėz erdhėn tek unė ( nė njė ėndėrr) dhe mė thanė: “Eja me ne”. Unė shkova me ta tek njė vend i shenjtė. . . . ne vazhduam derisa erdhėm tek njė vrimė nė tokė qė i ngjasonte njė grope pjekjeje, e ngushtė nė grykė dhe e gjėrė nė fund. Rėnkime dhe zera dilnin qė aty. Ne shikuma dhe pamė disa gra dhe burra lakuriq. Nėn gropė ishte njė zjarr i ndėzur, kurdo qė ai ngrihej, ata bėrtitnin dhe ngriheshin derisa ata gati nuk binin nga gropa. Kur ulej, ata uleshin ( nė fund). Unė i thashė: ”Kush janė kėta?” Ata mė thanė:”Eja pas nesh!”. . . . . Unė i thashė: “Qė me fillimin e kėsaj nate ju mė dėrguat nė vende tė ndryshme dhe unė kam parė gjėra tė ēuditshme! اfarė ėshtė e gjitha ajo qė pashė?” Ata thanė: “Ne do ta tregojmė ty. . . . . Pėrsa i pėrket grave dhe burrave lakuriq tė cilėt ishin tek gropa, ata janė burra dhe gra tė cilėt kanė kryer zina... dhe unė jam Xhibrili dhe ky ėshtė Mikaili. . . ”


Vendosja e fakteve pėr zina


Pėrderisa zinaja ėshtė njė gjynah i madh qė meriton njė ndėshkim tė madh, Allahu ka ofruar njė gjykim strikt pėr ndodhjen e saj. Nxjerrja e fakteve qė njė person specifik ka kryer zina mund tė bėhet vetėm nė njė nga tre mėnyrat, rrėfimi i qartė dhe absolut i fajtorit, ... ose dėshmia e katėr personave tė cilėt e kanė parė tė gjithė ndodhjen e zinasė, duke pėrfshirė fėrkimin e organeve. Allahu thotė: “Ato nga gratė tuaja qė bėjnė imoralitet (zina), kėrkoni qė kundėr tyre tė dėshmojnė katėr vetė prej jush (burra); nėse vėrtetohet mė dėshmitarė (imoraliteti), mbyllni ato nė shtėpia derisa t'i marrė vdekja ose derisa All-llahu tė pėrcaktojė ndonjė rrugė pėr to”. [Nisa:15]

Kėshtu, tre ose mė pak dėshmitarė nuk janė tė mjaftueshėm pėr tė provuar kėtė gjynah tė madh. Kjo ėshtė nėnkuptuar nga akuzimi i muslimanėve pėr zina pa nivelin e lartė tė sigurisė. Kushdo qė akuzon njė musliman se ka kryer zina pa nxjerrė katėr dėshmitarė ėshtė vetė i vėnė para njė ndėshkimi tė tmerrshėm. Allahu thotė: “Edhe ata tė cilėt bėjnė shpifje pėr gratė e ndershme dhe nuk sjellin katėr dėshmitarė, t'i rrahni ata me nga tetėdhjetė tė rėna dhe atyre mos u pranoni dėshminė mė kurrė. Tė tillėt janė tė pabesueshėm. Me pėrjashtim tė atyre qė mė vonė pendohen dhe pėrmirėsohen, vėrtet All-llahu ėshtė qė shumė falė e mėshiron”. [el-Nur:4-5]

Akuzimi me zina midis bashkėshortėve

Megjithatė, Allahu lejon njė pėrjashtim nė rastin e njerėzve tė martuar qė akuzojnė njėri-tjetrin. Nėse njė burrė akuzon gruan e tij pėr zina, fjala e tij ėshtė e mjaftueshme nėse ai betohet katėr herė pėr Allahun qė ai ėshtė duke thėnė tė vėrtetėn dhe herėn e pestė duke kėrkuar mallkimin e Allahut nėse ėshtė duke gėnjyer. Sigurisht qė ajo nuk do ta konfirmojė gjynahin kundėr saj pėrderisa ajo nuk hesht.


Nėse ajo dėshiron ta mbrojė veten....ajo duhet ta kundėrshtojė thėnjen e tij duke u betuar katėr herė qė ai ėshtė njė gėnjeshtėr dhe herėn e pestė duke kėrkuar mallkimin e Allahut mbi vete nėse ajo nuk ėshtė duke thėnė tė vėrtetėn. Allahu thotė: “Edhe ata tė cilėt bėjnė shpifje pėr gratė e ndershme dhe nuk sjellin katėr dėshmitarė, t'i rrahni ata me nga tetėdhjetė tė rėna dhe atyre mos u pranoni dėshminė mė kurrė. Tė tillėt janė tė pabesueshėm. Me pėrjashtim tė atyre qė mė vonė pendohen dhe pėrmirėsohen, vėrtet All-llahu ėshtė qė shumė falė e mėshiron. Ndėrsa ata tė cilėt shpifin pėr gra tė veta dhe nuk kanė dėshmitarė tjetėr pėrveē vetes dėshmimi i ēdonjėrit prej tyre ėshtė: tė betohen katėr herė nė All-llahun se ai e thotė tė vėrtetėn. E pesta (herė e betimit) ėshtė: mallkimi i All-llahut qoftė mbi tė, nėse gėnjen. E nga ajo (gruaja e shpifur) largohet dėnimi, nėse katėr herė betohet nė All-llahun se ai (shpifsi) gėnjen. E pesta herė e betimit tė jetė qė ta godis hidhėrimi i All-llahut, atė (gruan) nėse ai, ka qenė i vėrtetė. Dhe sikur tė mos ishte dhurata dhe mėshira e All-llahut ndaj jush (ju do tė mbarojshit). Pa dyshim All-llahu pranon pendimin ėshtė i gjithėdijshėm”. [el-Nur:4-9]

Gjynahi i akuzimeve fallse pėr zina

Nuk ėshtė njė gjynah i vogėl pėr tė akuzuar besimtarėt pėr vese pa njė fakt tė fortė. Kur vesi ėshtė nė madhėsinė e zinasė, akuzimi falls ėshtė njė gjynah i madh qė meriton njė ndėshkim nė tė dyja jetėt. Allahu thotė: “Vėrtet, ata qė akuzojnė gratė e ndershme, besimtare tė pafajshme, janė tė mallkuar nė kėtė botė dhe nė botėn tjetėr dhe ata i pret njė dėnim shumė i madh”. [el-Nur:23]

Akuzimet e pakujdesshme dhe tė paverifikuara ēojnė nė pėrhapjen e zėrave nė shoqėri. Ajo e bėn gjynahet tė zakonshme nė mendjet e njerėzve tė zakonshėm, tė cilat pastaj rrjedhimisht i ēojnė ata tė pranojnė dhe tė gėzohen me ēdo informacion qė marrin. Kjo qenė arsyeja qė Allahu ka vendosur njė limit tė fortė pėr pėrhapjen e akuzimeve dhe shpifjeve, veēanėrisht nė rastin e zinasė dhe ėshtė e konsideruar si njė rrugė pėr pėrhapjen e imoralitetit midis besimtarėve. Allahu thotė: “Ata, tė cilėt dėshirojnė qė te besimtarėt tė pėrhapet imoraliteti, ata i pret dėnim i dhembshėm nė kėtė dhe nė botėn tjetėr. All-llahu di (tė fshehtat) e ju nuk dini”. [el-Nur:19]

Largimi nga ata qė kryejnė zina

Besimtarėt e vėrtetė kurrė nuk e konsiderojnė martesėn me njė person i cili njihet si zinaqarė. Vetėm njė zinaqarė si ai (ose ajo) ose njė ateist, mund ta konsiderojė njė marrėdhėnje tė tillė. Shoqėria e besimtarėve tė vėrtetė largohet dhe i braktis ata tė cilėt janė zinaqarė, derisa ata qartėsisht dhe nė mėnyrė demonstrative pendohen dhe reformohen nė sjelljet e tyre. Allahu ka thėnė: “Laviri nuk do tė duhej tė martohej me tjetėrkė, pos me ndonjė lavire ose idhujtare, e lavirja me tė nuk do tė duhej tė martohet kush, pos ndonjė lavir o idhujtarė. Ajo (kurvėria ose martesa me tė) ėshtė e ndaluar pėr besimtarėt”. [el-Nur:3]

Individ tė ndyrė, fajtorė pėr zina meritojnė vetėm partnerė tė ndyrė si vetja e tyre. Nė anėn tjetėr, individ tė pastėr dhe tė mirė meritojnė individ tė mirė si vetja e tyre. Allahu thotė: “Tė kėqiat (gra ose fjalė) janė pėr tė kėqinjtė edhe tė kėqinjtė janė pėr tė kėqijat, ndėrsa tė ndershmet janė pėr tė ndershmit edhe tė ndershmit janė pėr tė ndershmet. Ata janė tė pafajshėm nga ajo qė u thonė atyre. Ata kanė falje tė madhe dhe furnizim tė begatshėm”. [el-Nur:26]

Perktheu Ardit Kraja


----------------------------------------
Atdhetar jam, por edhe fetar si duhet. Atdhetari pėrse turp tė ketė tek thotė e dua me shpirt fenė e vet. Hafiz Ali Korēa
PMYahoo
Top
ardi_pr
Postuar nė: 20.12.2006, 14:29
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 811
Antari Nr: 1964
Bashkangjitur: 03.08.2006




PROSTITUCIONI ĖSHTĖ RRUGĖ E SHĖMTUAR

Nė emėr tė All-llahut, tė Gjithmėshirshmit, Mėshirėplotit!

“Dhe mos iu afroni kurvėrisė, sepse ėshtė punė e pandershme dhe sa rrugė e shėmtuar qė ėshtė ajo!” (17;32)

“Thuaju besimtarėve t’i ulin shikimet e tyre dhe t’i ruajnė nga amoraliteti pjesėt e turpshme tė tyre. Ajo ėshtė mė mirė pėr ata, se All-llahu e di mė mirė se ē‘bėjnė ata. Thuaju edhe besimtareve le t’i ulin shikimet e tyre dhe le t’i ruajnė nga amoraliteti pjesėt e turpshme tė tyre…” (24:30-31).

“O Pejgamber! Kur tė vijnė besimtaret qė tė japin besėn se nuk do tė konsiderojnė asgjė tė barabartė me All-llahun, se nuk do tė vjedhin, se nuk do tė bėjnė kurvėri, se nuk do t’i mbysin fėmijėt e vet, se nuk do t’ua lėnė nė dorė burrave foshnjat e huaja dhe se nuk do tė kundėrshtojnė pėr asgjė, ti prano zotimin e tyre dhe lute All-llahun t’i falė. Me tė vėrtetė All-llahu fal shumė, dhe Ai ėshtė mėshirėplotė.” (60:12).

“Asnjėherė tek njė popull nuk u shfaq kurvėria dhe tė mos jenė pėrhapur tek ai sėmundjet qė nuk ishin tė pranishme nė kohėn e stėrgjyshėve tė tyre.” (hadith)

“Ruajuni bisedės vetėm me femra, sepse nuk do tė vetmohet asnjėri me femrėn qė nuk e ka farefis, dhe tė mos mendojė pėr atė qė ėshtė e ndaluar”. (hadith)

Seksi ėshtė instinkti mė i fuqishėm njerėzor. Ai ėshtė nė themel tė gjinisė njerėzore, nė bosht tė historisė, ai ėshtė shkaku i dėbimit tė njeriut nga Parajsa nė Tokė, nė aktin e parė tė dramės sė kėsaj bote tė njerėzimit. Tė plotėsuarit e kėsaj nevoje ėshtė ibadet! Themeluesi i psikoanalizės – nė njė fazė tė tij – e quajti lėvizėsi i tė gjitha veprimtarive njerėzore. Ky instinkt ėshtė frymėzim i veprave tė panumėrta artistike. Dėshira pėr bashkim tė sekseve tė kundėrta ka aktivizuar dhe aktivizon shumė energji, emocione, fantazi, synime, shpresa por edhe shpirtligėsi.

A ėshtė seksi nevojė, vetėm dėshirė pėr kėnaqėsi momentale, apo ekskluzivisht lakmim i lindur pėr “pemėn e ndaluar”?

Ēdo bashkėsi njerėzore, shoqėri, shtet, mėsim fetar, ka pėrcaktuar qėndrimin ndaj ēėshtjes sė jetės seksuale dhe ka caktuar sjelljet pozitive e negative, tė pranueshme e tė papranueshme, tė lejuara e tė ndaluara, morale e jomorale. Numri i tyre mė i madh, kėnaqjen e instinktit seksual jashta bashkėsisė martesore e ka quajtur jomorale, tradhti, kundėrvajtje, kurvėri.

Prej kur ekziston kurvėria? Fatkeqėsisht, prej kur ekzistojnė baskėsitė njerėzore. Ėshtė i njohur imoraliteti i arabėve paraislamik. Mirėpo, as mjediset e sotme muslimane nuk janė imune nga tė kėqiat e ngjashme. Muslimanėt u larguan nga burimet e veta. Edhe bashkėsia jonė duhet patjetėr tė merret me problemin e homoseksualėve, prostitueve, sėmundjeve venerike tė tė gjitha llojeve, fėmijėve jashtėmartėsorė, vrasjeve gna hakmarrja seksuale, shkatėrrimin e familjes, frigjiditetit tė femrave dhe impotencėn e meshkujve e tė ngjashme.

Shfaqja e tė ashtuquajturit revolucion seksual, qė nė vitet pesėdhjetė e gjashtėdhjetė pėrfshiu Perėndimin, drejtpėrsėdrejti fėrkoi kėllkun e tij djallėzor edhe pėr ne. Vėshtirė ėshtė kėtu tė kuptohen tė gjitha shkaqet e shfaqjes sė kėtij revolucioni. A u shfaq pėr shkak tė ngritjes sė shpejtė ekonomike tė shkaktuar nga kalimi i ngutshėm prej prodhimit agrar nė atė industrial, tė migracioneve nga fshati nė qytet, pėr shkak tė “harresės sė Zotit” dhe mohimit tė jetės pėrtej varrit dhe pėrgjegjėsisė pėr vepra, apo nga dėshira e marrė, siē mund tė quhen lirisht iluzionet pėr “ēlirimin total tė njeriut”, meqė u pėrmbysėn ligjet elementare njerėzore dhe rregullat e sjelljes?

Ajo epidemi, pėrgjithėsisht u fut edhe nė oborret dhe shtėpitė muslimane, rrėnoi martesat, shporri muslimanen nė tryezė gjinekologjike dhe shpėrkėndeu tė rinjtė nė absurd e dėshpėrim tė jetės, nė vuajtje tė sėmundjeve venerike dhe nė vdekjen prej tyre, nga ato, nė kotėsi seksi … Ajo epidemi mbushi dhe po mbush burgje, ēmendina, shtėpi edukimi e pėrmirėsimi.

Vogėlushi e ēupėza bashkėkohore nė vitin e pestė, kur tashmė kanė ndjenjė turpi, u ballafaquan me ujėrat vėrshuese tė imoralitetit: nė televizion, tė cilin e shikojnė nė shoqėri me prindėrit, gra e burra pėrqafohen, puthen, zhvishen lakuriq. Vėllai mė i madh ose motra, i ati ose e ėma sjellin nė shtėpi pornogazeta me fotografi me ngjyra tė femrave lakuriqe. Nė familje dhe nė rrugė bėhen sharje pa kurrfarė turpi.

Larg nga morali fetar, pa qenė tė vetėdijshėm pėr pasojat, tė rinjtė vijnė nė udhėkryq: ose rrugės sė virtytit e tė mirės, rrugės sė mundimshme por tė ndershme e tė pastėr, rrugės sė All-llahut; ose rrugės sė rrezikshme tė anarkisė seksuale.

Kurse nė shėrbim kanė diskotekat – embrionet e kurvėrisė, alkoolit e drogės – me muzikė sokėlluese, kinosallat, parqet, bankat dhe “shoqėrinė” me cigare. Aty janė pikniqet, “shetitė e lira”, ekskursionet e lokalet e natės, plazhet, banesat, dhoma hoteli e studentore, kafenetė.. A ka vend qė nuk ka pėrfshirė kjo ofertė e trupit dhe e seksit?

Prindi musliman nuk pyet ku shkon, me kė shkon dhe ē‘bėn vajza e tij. “Ėshtė e re, le tė argėtohet”.

Kurse pėr djalin dhe kalimin e kohės sė tij tė lirė, askush nuk kujdeset! Thuajase kurvėri bėjnė vetėm vajzat!

Periudha e adoleshencės (rinisė sė vonshme, kryesisht prej moshės shtatėmbėdhjetė deri njėzetedyvjeēare) ėshtė periudha kur djaloshi dhe vajza zbulojnė unin vetjak, kuptojnė botėn rreth vetes dhe pėrpiqen qė unin e tyre ta sjellin nė harmoni me botėn. Ato janė vitet kur fillon tė zhvillohet njė botė mė e lartė, bota e vlerave shpirtėrore, ato janė vitet kur bėhen tė ndėrgjegjshme pėr pėrgjegjėsinė morale dhe pėr tė qenėt njerėzor.

Atėherė paraqitet nevoja pėr dikė, i cili do tė plotėsojė atė pjesėn e qenies tė lėnė pėr individin tjetėr. Kush mund tė jetė ai individ?

Vajza muslimane qė u pajtua me puthje, pastaj me gjysmėvirgjėri dhe me humbje tė virgjėrisė, humb ēdo gjė. Ku do tė shkojė ajo? Rruga sė cilės ėshtė nisur, ėshtė e keqe, rrugė e tmershme. Pastėrtia muslimane vajzėrore e saj, siē thotė Pejgamberi a.s., ėshtė “pasqyrė nė tė cilėn shihet ēdo e metė e saj”.

Ajo ėshtė nė dilemė. A ta mbajė atė qė e do dhe i cili e do, duke iu dorėzuar? A do tė kurorėzojė “dashurinė e madhe” tė saj me marrėdhėnie seksuale me gjashtėmbėdhjetėt e saj? A tė marrė tableta pėr pengimin e shtatzėnisė, meqė, tashmė ka bėrė njė herė abortin, apo tė vazhdojė edhe mė tej, pa ato, me tė dashurin? Me qindra dilema tė ngjashme.

Nė anėn tjetėr, djaloshi i topitur, pa vullnet, i paaftė pėr jetė, pa ambicie, energji, shpresė… Sa ka mundur, i ka provuar tė gjitha nė jetė!

Nė tė vėrtetė, duke kėrkuar kėshilla, ai, rrallė shkruan letra, ai nuk do tė vijė nė sprovė tė abortit, por as tė vetvrasjes, pėr shkak tė amoralit tė vet, nuk do t’u sjellė prindėrve nė shtėpi fėmijėn jolegjitimė, nuk do ta njollosė nderin e familjes dhe as ta humbė tė vetin (shpesh, pėr shkak se as qė e ka pasur), e as do tė bredhė me foshnje nė duar nėpėr institucione humanitare. Ai nuk do tė ndiejė dhembje, vėshtirėsi e pakėnaqėsi, tė cilat ėshtė dashur patjetėr t’i pėsonte vajza e tij e braktisur e mendjelehtė.

Djaloshi dhe vajza e tillė shprehitė e tyre i vazhdojnė edhe nė martesė. Ajo (martesa) pėr ta mė nuk ėshtė prehje veē kamuflazh ose barrė.

Do tė dėshironim tė besonim se tė gjitha kėto janė larg nesh, larg vendit tonė, fshatit, mėhallės, dhe se ajo ėshtė njė e keqe vetėm e qyteteve tė mėdha. Duam tė shpresojmė se sėmundjet dhe epidemitė e tyre janė tė atilla vetėm nė enciklopeditė e mjekėsisė dhe nė shqetėsimet mjekėsore. Mirėpo, vallė, e dhėna qė gonorea dhe sifilizi, sėmundjet neverike mė tė pėrhapura, sot zėnė pėrkatėsisht vendin e pestė e tė dhjetė nė listėn e 24 sėmundjeve inflektuese nė vendin tonė, a nuk flet mjaft bindshėm? Vallė, ato ose ndonjė sėmundje tjetėr venerike, meqė kanė marrė kaq hov nė mjedisin ku jetojmė, a nuk mund tė rrezikojnė edhe dikė prej farefisit tonė, madje edhe vetė ne?

Ne gėnjehemi kur mendojmė se tė ēuarit dashuri nė vende publike, nė rrugica tė errėta, nė parqe dhe skuta tė tjera janė stacionet e para dhe tė fundit tė amoralitetit seksual.

Tė pėrpiqemi tė pėrfytyrojmė shtretėrit ku zėnė fill SIDA, gonorea, sifilisi e fakteqėsi tė ngashme, pamja jonė naļve pėr korrupcionin e botės do tė shndėrrohet nė shqetėsim e frikė.

Nuk ėshtė e tepėrt tė njihemi me ca nga kėto sėmundje, sipas burimeve tė mjekėsisė.

SIDA, AIDS-i (Sindromi i imunodeficientit tė fituar), sėmundje infektive, pėr herė tė parė zyrtarisht u regjistrua nė vitin 1981 nė ShBA. Shkaktari (patogjeni) i AIDS-it ėshtė njė retrovirus qė zakonisht thirret LAV/HTLV-111. Si tė vendoset njė herė virusi nė qelizėn nikoqire AND, ai mbetet nė tė gjatė gjithė jetės. Kėto viruse shkatėrrojnė sistemin imunitiv tė individit tė infektuar.

Virusi LAV/HTLV-111 ėshtė izoluar nga gjaku, sperma, pėshtyma, loti, shpretka dhe nga korja e trurit. Pėrhapet nėpėrmjet gjakut dhe seksit. Sė kėndejmi, homoseksualėt, heteroseksualėt, prostitutat, ata qė i ndėrrojnė partnerėt, narkomanėt, hemofilėt e tė ngjashėm, janė grupet e njerėzve mė tė rrezikuar. Qeliza T-4 limfociti nėn ndikimin e virusit HTLV-111 bėhet vend i shumėzimit tė kėtij virusi dhe e humb aftėsinė fillestare tė mbrojtjes. Kur shumėzohen, sulmojnė edhe qelizat e shėndosha. Pasi tė rritet numri pėrmbi vlerėn kritike, fillon sėmundja e dukshme.

Simptomat klinike dhe diagnozat klinike tė AIDS-it janė jospecifike. Periudha e inkubacionit (koha prej infektimit deri tek manifestimi i sėmundjes) ėshtė mjaft e ndryshme dhe mund tė sillet prej disa javėsh deri nė pesė vjet, mesatarisht 29 muaj tek tė rriturit dhe 12 muaj tek fėmijėt. Simptoma mė tė shpeshta tė sėmundjes janė: limfadenopatia, ethet me temperaturė (38 gradė e mė shumė), humbja e peshės, diarreja, ndjenja e lodhjes dhe plogėshtisė, kolli i thatė dhe gjakderdhja e lehtė. Vetėm dy ose mė shumė kėso simptomash sė bashku mund tė dėftojnė pėr sėmundjen.

Nė aspektin manifestues tė AIDS-it, dallohen katėr forma klinike themelore:

1) Infektimi i traktit respirativ tė organeve tė frymėmarrjes.

2) Sėmurja e sistemit qendror nervor (30% tė rasteve).

3) Ērregullimet e traktit gastrointestinal.

4) Tumori (afro 30% te rasteve).

Problem mė vete ėshtė qė virusi, nė periudhėn e inkubacionit, kur s’ka akoma simptoma tė sėmundjes, nė periudhėn qė mund tė zgjasė disa vjet, mund tė transferohet tek individi i shėndoshė pa qenė ai i vetėdijshėm pėr kėtė, sepse as i infektuari nuk di pėr infektimin e tij.

Hulumtimet nė ShBA dhe Evropė kanė treguar se AIDS-i mė sė shpeshti pėrhapet nėpėrmjet kontaktit seksual, sidomos homoseksual, pastaj nėpėrmjet bartjes sė sasive tė vogla tė gjakut me anėn e e mjeteve tė infektuara (narkomanėt), nėpėrmjet terapisė sė gjakut (hemofilėt) dhe tė ngjashme.

Nuk ka masa tė mbrojtjes efikase. S’ka kurrfarė vaksine. Rekomandohet pėrdorimi i kondomit dhe kujdes i pėrgjithshėm kundruall tė infektuarit. Mbrojtje e sigurt ėshtė shmangia nga kontaktet e paligjshme dhe besnikėria ndaj njė partneri.

Nuk ka mėnyra tė shėrimit tė SIDA-sė. Tė gjitha rastet e tė sėmurėve nga AIDS-i, - konsiderohet se deri mė tash mbi 100.000, - patėn pėrfundim fatal. Mjekimi ėshtė tejet i shtrenjtė, kurse sėmundja deri nė vdekje zgjat 6-15 muaj. AIDS-i ėshtė, pėrveē tėrbimit, e vetmja sėmundje infektuese qė pėrfundon me vdekje”.

Gonorrea (gonorrhoea-triperi) apo blenorragjia, lind me infektimin e infektit blenorrean gjatė kontaktit seksual tė njė individi tė infektuar me njė tė shėndoshė. Kjo sėmundje ėshtė tejet e pėrhapur dhe tejet e shpeshtė tek individėt, tė cilėt kanė kontakte seksuale jashtė martesės. Shkaktari i gonorresė ėshtė neisseria gonorrhoeae, i cili sekreton toksinėn e vet specifike dhe shkakton kalljen e mukozės, qė manifestohet me sekrecion verdhė-gjelbėr kullues. Fusha e sėmurjes ėshtė tejet e gjerė. Sulmohen organet seksuale (vezoret, qesja e urinės, vepėrēuesit) dhe veshkėt.

Nuk janė tė rralla rastet e pėrflakjes sė kapakėve tė zemrės dhe arterieve tė gjakut, inflamacioni i nyjave, periostit, nervave, muskujve, tejzave. Gjithashtu, mjaft shpesh i sulmon pejzat e syve dhe mukozat buzore. Shumė njerėz humbin tė parėt pėr shkak tė sėmundjes nga blenorragjia. Sipas njė statistike tė paraluftės, nė Evropėn Perėndimore, 40% tė fėmijėve tė verbėr, kanė humbur tė parėt pėr shkak tė blenorragjisė sė nėnės, e cila i ka infektuar me sėmundjen gjatė lindjes.

Shangėr (ulcus molle). Kjo ėshtė sėmundje lokale, nė dallim nga sėmurja e tėrė organizmit, siē ėshtė sifilis. Sėmundja pėrhapet ekskluzivisht nėpėrmjet marrėdhėnieve seksuale. I thati pėrfshin vetėm mjedisin e vet dhe rrugėt limfatike pėrkatėse, shkakton dhembje tė tmerrshme. Shkaktar ėshtė haemophilus ducrey. Nė lidhje me kėtė sėmundje shkaktohet ndezja e gjėndrave regjionale nė gilcė dhe i thati i gangrenizuar, i cili shkakton asgjėsimin e indit dhe lė shenja tė thella plage.

Sifilisi (leus). Shkaktari ėshtė bakteria treponema pallidum. Infektimi bėhet me kontaktin e lirė, por ėshtė i mundshėm edhe pėrmes puthjes. Vendi i invazionit tė patogjenit tė sifilisit janė lėkura dhe mukoza e organit seksual tė mashkullit e femrės dhe mukoza e gojės dhe e gjuhės, edhe mė shumė sesa mendohet. Shkaktari bartet me anė seksuale, por kalon edhe nga gjaku i nėnės sė infektuar nėpėr shtrrak dhe sulmon fetusin: mund tė pėrhapet edhe nėpėrmjet transfuzionit tė gjakut tė infektuar.

Sifilisi zhvillohet nė tri faza. Infektimi vjen zakonisht nė vendin e plagėzės ose tė lėkurės sė ngacmuar. Prej andej fillon depėrtimi nė enėt limfatike e tė gjakut. Pas dhjetė deri njėzet ditėsh shfaqet puērra e fortė e granulomės sifilisike. Nga dita e dhjetė fryhen gjėndrat e gilcave. Invazioni i treponema pallides vazhdon nėpėr tėrė organizmin. Shtatė deri dhjetė javė mė vonė vjen faza sekondare. Ajo manifestohet me temperaturė tė rritur, dobėsim, dhembje tė muskujve, nyjave, me zbehje tė theksuar dhe pagjumėsi. Gjatė kėsaj kohe ėshtė karakteristik kurteshi nėpėr tėrė trupin. Nė mukoza lindin sifilidet, nė tė vėrtetė, vatrat e vėrteta infektuese sifilisike. Pas kėsaj pason gjendja e fshehur, qė mund tė zgjasė disa vjet. Dhe, mė nė fund, vjen faza e tretė, nė tė vėrtetė, faza e fundit, e cila karakterizohet nga sulmi i pėrgjithshėm i sifilisit nė tėrė organizmin. Tė gjitha organet sėmuren dhe manifestohen dhembje tė tmerrshme. Thahet palca kurrizore, pason ndezja e trurit, ēmenduria e tė tjera.

Sėmundjet qė, siē pamė, deformojnė organizmin e njeriut, nuk janė e vetmja e keqe qė lė kurvėria pas. Krahas tyre gjithsesi janė fėmijėt jashtėmartesorė, zakonisht tė pasiguruar dhe fizikisht e shpirtėrisht tė gjymtuar, shkurorėzimet, traumat, rrahjet, vrasjet.

Kėshtu kurvėria nuk ėshtė vetėm e keqe morale, por edhe sociale-shoqėrore.

All-llahu, i Cili e krijoi njeriun, e di mė sė miri natyrėn e tij dhe vetėm Ai ka qenė e mundur t’i japė udhėzimet mė tė mira pėr sjelljen e tij.

Prandaj, Islami e pranon nevojėn natyrore seksuale tė njeriut:

“… edhe njė nga shenjat e All-llahut ėshtė ajo qė nga lloji juaj krijon bashkėshorte pėr ju qė tė gjeni prehje pranė tyre, dhe ndėrmjet jush mbjell dashuri e mėshirė. Kėto me tė vėrtetė janė mėsime pėr njerėzit qė mendojnė.” (30:221).

Islami e pranon instinktin seksual tė njeriut dhe nuk kėrkon prej tij qė atė instinkt ta shuajė nė vete, siē kėrkon monakizmi (murgjėria), as nuk e lejon qė t’u japė liri tė pakufishme pasioneve tė veta, siē e praktikon kėtė ateizmi. Sepse, kush ndjek pasionet e veta, pasionet bėhen, siē thotė Kur’ani i urtė, zotat e tij:

“A e ke parė atė qė ka marrė epshin e vet pėr Zot tė vetin?” (45:23).

Prandaj, Islami ėshtė pėrcaktuar pėr rrugėn e mesme: i pranon epshet, mirėpo, edhe i kufizon ato. Prej tė rinjve kėrkohet jo qė ta shuajnė instinktin e tyre, por ta kontrollojnė me vetėdije e vullnet tė qėndrueshėm, siē veproi Jusufi i ri a.s., njėri nga shembujt e urtėsisė morale e fizike pėr tė gjithė tė rinjtė muslimanė:

“Dhe ajo, nė shtėpinė e sė cilės ishte, u mashtrua, ia mbylli dyert dhe i tha: ‘Eja!!’ ‘Ruaj o Zot!’, tha ai, ‘zotėria im tregoi kujdes ndaj meje; e ai i cili tė mirėn e kthen me tė keqe, kurrė nuk do tė shpėtojė’. Ajo e pat dėshiruar atė, edhe ai do tė tregonte dėshirė ndaj saj sikur tė mos e kishte parė argumentin e Zotit tė vet. Kėshtu kjo ka qenė, nė mėnyrė qė nga ai tė largonin tė keqen dhe amoralitetin, sepse ai me tė vėrtetė ėshtė prej robėrve tanė tė sinqertė.” (12:22-24).

Islami synon ta pengojė tė keqen para se ajo tė shfaqet. Prandaj, e ndaloi edhe vetė qasjen ndaj imoralitetit: “Dhe mos iu afroni kurvėrisė, ėshtė punė e pandershme dhe sa rrugė e shėmtuar ėshtė ajo’” (17:32).

Kurse hazreti Fatimeja thotė:

“Mė sė miri ėshtė qė femra tė mos rrijė vetėm me njė mashkull tė huaj, as mashkulli me njė femėr tė huaj, pa ndonjė tė farefisit tė saj.”

Ėshtė i ndaluar ēdo lloj i kurvėrisė. Sė pari, ai mė i vogli, ai qė bėhet me shikim epshor:

“Thuaju besimtarėve t’i ulin shikimet e tyre dhe t’i ruajnė pjesėt e turpshme tė tyre. Ajo ėshtė mė mirė pėr ata, se All-llahu e di me siguri ē‘bėjnė ata.” (24:30).

Pejgamberi i All-llahut kėshillonte:

“Mos kėqyr vazhdimisht, dhe mos hidh shikim pas shikimi, i pari tė lejohet, tė tjerėt jo!”

Pastaj, imoraliteti qė bėhet me sjellje e veshje tė shfrenuara dhe me ekspozimin e atyre pjesėve tė trupit qė nxisin pasionet:

“Dhe thuaju besimtarėve t’i ulin shikimet e tyre dhe t’i ruajnė pjesėt e turpshme tė trupit tė tyre dhe le tė mos i ekspozojnė stolitė e tyre, pėrveē asaj qė ėshtė e dukshme. Le t’i mbulojnė kraharorėt e tyre me mbulesa dhe tė mos ua tregojnė zbukurimet e tyre askujt, pėrveē bashkėshortėve tė tyre ose baballarėve tė tyre; baballarėve tė burrave tė tyre, djemve tė tyre ose djemve tė burrave tė tyre; vėllezėrve tė tyre ose djemve tė vėllezėrve tė tyre apo djemve tė motrave tė tyre; ose grave tė tyre, robėreshave tė tyre, shėrbėtorėve, tė cilėt nuk ndiejnė nevojė pėr femra, ose fėmijėve, tė cilėt akoma nuk dinė se ē’janė pjesėt e turpshme tė trupit tė femrės. Le tė mos rrapėllojnė me kėmbėt e tyre pėr tė shfaqur fshehtėsinė e stolive tė tyre. Dhe tė gjithė pendohuni para All-llahut, o besimtarė, po deshėt tė shpėtonit.” (24:31)

Hazreti Aisheja rrėfen:

“Njė herė motra ime, Esmaja, hyri te Pejgamberi i All-llahut. Ishte nė fustan tė rrallė e tė tejdukshėm, pėrmes tė cilit shihej trupi i saj. Pejgamberi i All-llahut e ktheu kokėn dhe tha: ‘Esma, kur t’i vijė menstruacioni femrės, nuk bėn t’i shihet asgjė nga trupi i saj, pėrveē fytyrės dhe duarve”.


. Raportet nė mes mashkullit e femrės, sipas Islamit, janė tė lejuara vetėm nė martesė. Martesa ėshtė obligim, detyrė kategorike pėr ēdo mashkull e femėr madhore, tė shėndoshė, tė cilėt krahas kėsaj kanė kushtet e domosdoshme materiale pėr tė krijuar familje.

“Martoni tė pamartuarit prej jush, edhe robėrit e shėrbėtorėt tuaj tė mirė, nėse janė tė varfėr, All-llahu do t’i pasurojė nga mirėsitė e Tij, sepse All-llahu ėshtė i Gjithėdijshėm.” (24:32).

Natyra e njeriut ėshtė tė kėrkojė shok ose shoqe pėr veten, bashkėshort me tė cilin jo vetėm qė do ta kėnaqė epshin seksuale, por edhe t’i ndiejė tė gjitha gėzimet e hidhėrimet e kėsaj bote. Shoku, burri ose gruaja e edukuar mirė nė mėnyrė islame, ėshtė Xhenneti i kėsaj bote. I keqi ėshtė Xhehennemi.

Duke e shikuar kėshtu martesėn dhe duke pasur parasysh ē‘do tė thotė ajo pėr bashkėsinė muslimane, Islami ndalon ēdo lloj kurvėrie, edhe atė publike edhe atė tė fshehtė, dhe cakton dėnim pėr tė: dėnimi pėr tė pamartuarit ėshtė njėqind goditje me kėrbaē, dhe krahas kėsaj laviri i tillė pastaj mund tė martohet vetėm me njė lavire dhe anasjelltas, kurse tė martuarit, po qe se bėjnė kurvėri, dėnimi pėr tė ėshtė me vdekje, pėrkatėsisht mbytja me gurė (rrexhm).

“Dhe All-llahu urdhėron qė tė mos i qaseni kurvėrisė as haptazi as fshehurazi… Laviren e lavirin, ēdo njėrin, rriheni me njėqind tė rėna me kėrbaē! Laviri mund tė martohet vetėm me lavire ose me politeiste, kurse lavirja mund tė martohet vetėm me lavir ose me politeist. Kjo ėshtė e ndaluar pėr besimtarėt.” (24:3-4).

Mbase lexuesit tė painformuar do t’i duken tepėr rigoroze kėto sanksione, dhe qė Islami nuk i kushton vėmendje personalitetit njerėzor, veēmas po qe se lexuesi jeton nė Evropė. Mund tė kuptohet deri diku ky paradoks, sepse Evropa, as sipas traditės as sipas bashkėkohėsisė, nuk ėshtė islame. Raportet e ndėrsjella nė mes njerėzve, burrit e gruas, njeriut e natyrės, njeriut e Zotit, janė – joislame, pra, edhe pikėpamjet janė tė tilla. All-llahu, siē thotė Kur’ani, i caktoi kėto sanksione, nga mėshira ndaj njerėzve.

Si tė shpjegohet kjo?

Kjo shpjegohet sepse me kushtet qė rekomandon Islami (siē janė: veshja islame, mbulesa e femrės, dinjiteti, sjellja modeste, mungesa e motivit) do tė mėnjanoheshin shkaqet dhe motivet pėr delikte seksuale, kėshtu qė ata qė, edhe pas tė gjitha kėtyre, vendosin pėr nė kėtė akt, tregohen me tė vėrtetė individė perversė, tė paaftė pėr tė jetuar nė bashkėsinė e shėndoshė njerėzore. Shembulli i dėnimit tė tyre, qė do tė ishte publik, sigurisht do tė kishte ndikim tė madh dhe do tė ishte mėsimi mė i mirė pėr ēdo kundėrvajtės potencial, kurse ata personalisht do t’i shpėtonte nga bredhja e mėtejshme.

Me qėndrimin e vet pėr kurvėrinė (imoralitetin), ku vėrtet s’ėshtė lėnė hapėsirė pėr manipulim e kompromis, Islami pamundėsoi nė embrion kėtė tė ligė qė gjendej nė themel tė shkatėrrimit tė tė gjitha kulturave e civilizimeve.

Liria nuk qėndron nė mundėsinė e kėnaqjes sė ēdo dėshire nė kohėn kur dhe nė mėnyrėn ēfarė e kėrkon njeriu. Liria do tė fillojė tė shndritė vetėm nė tė jetuarit pa ngarkesa psikike, pa dyshime, pa zili, pa drojė nga ardhmėria dhe sėmundjet venerike, aborti dhe tė gjitha ato pakėnaqėsi qė sjell me vete jeta konkubine (jashtėmartesore).

Zoti nuk e do kurvėrinė! Ai e urren shumė atė! Besimtarėt largohen nga kurvėria, sepse, Zoti e ndaloi atė!

Jeta e dėlirė para martesės ėshtė fuqi vullneti, paqe shpirtėrore, shenjė e vlerės morale, ngadhėnjim i shpirtit ndaj trupit e materies. Jeta e dėlirė ėshtė ngadhėnjim i jetės mbi vdekjen dhe edhe njė pėrpjekje pėr tė pėrballuar rrugėn qė shpie para gjyqit tė Atij, i cili sheh dhe di ēdo gjė.

http://www.ehli-sunnet.com/Prostitucioni%2...%20shemtuar.htm


----------------------------------------
Atdhetar jam, por edhe fetar si duhet. Atdhetari pėrse turp tė ketė tek thotė e dua me shpirt fenė e vet. Hafiz Ali Korēa
PMYahoo
Top
fato1
Postuar nė: 20.02.2007, 10:38
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 5435
Antari Nr: 5088
Bashkangjitur: 04.01.2007



Selaumu alejkum ardi_pr te lumte per keto qe i ke shkru qe jan padyshym te verteta,por kuj ti thuash kur po flet me rinine tone per kto gjera dretj vjen ajo fjale "ja te prapambeturit vec te feja po i kan mend"..por si do qoft te pakten ato qe jan te sinqert ndaj Allahut ti respektojn keto gjera....zoti te shpqerblefte per mundin
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio