Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> INTERVISTA EKSKLUZIVE Me GAFUR ADILIN
Flori Bruqi
Postuar nė: 20.12.2006, 21:07
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 278
Antari Nr: 3300
Bashkangjitur: 12.10.2006




INTERVISTA EKSKLUZIVE PĖR "SHQIPĖRIA SOT“.


1. Z. Adili, si e shihni situatėn e tanishme dhe si e parashifni situatėn e njė tė ardhmje tė shkurtėr nė mbarė trojet shqiptare ?

Pėrgjigja:

Gjykuar realisht dhe nė bazė tė tė gjitha analizave qė rregullisht Sekretariati Vendimmarrės i Kryesisė Qendrore tė Frontit pėr Bashkim Kombetar Shqiptar iu ka bėrė dhe vazhdon t’iu bejė situatave aktuale nė tė gjitha hapsirat shqiptare tė Shqipėrisė Natyrale dhe pėr rreth saj e mė gjėrė, lirisht mund tė them se, si kurrė ndonjėherė mė parė situatat janė tė mbarsura me rreziqe tė mėdha pėr konflikte tė reja nė Ballkanin e trazuar, i cili edhe tani, si nė tė kaluarėn, vazhdon tė ngelet njė „fuci baroti“.
Opinioni ynė kombėtar ėshtė i njoftuar se me 21 janar tė vitit 2007 Serbia do tė zhvillojė zgjedhje. Nė bazė tė informacioneve qė ne kemi arrijtur tė grumbullojmė, pėrkundėr pėrpjekjeve makisimale tė bashkėsisė ndėrkombėtare, shumė gjasa ka qė zgjedhjet nė Serbi t’i fitojnė forcat ultranacionaliste tė partisė sė Sheshelit dhe sė bashku me ato ultrashoviniste tė partisė sė Millosheviqit tė krijojnė qeverinė e Serbisė, forca kėta qė Kosovėn vazhdojnė ta llogarisin „Zemėr tė Serbisė“, si dhe kur dihet fare mirė edhe fakti qė tanimė kėtė gjė e kanė sanksionuar edhe me Kushtetutėn e re, qė e miratuan pėrmes
Referendumit tė organizuar kohė mė parė, lirisht mund tė presim tentativat e Serbisė pėr tė ripushtuar dhe rikolonizuar edhe Kosovėn Protektorat tė UNMIK-ut deri mė tani dhe nė tė ardhmen tė EUMIK-ut-
Pra, konsideroj qė rrezik permanent ėshtė shpėrthimi i njė lufte tė re nė Kosovė, tė cilėn unė e kam paralajmėruar edhe mė herėt, pėrmes njė interviste tė publikuar te Gazeta „Epoka e Re“ e Prishtinės (verė e vitit 2005), ku ndėr tė tjerat them: „LUFTA ĖSHTĖ E PASHMANGSHME“. Dhe, kėtė konstatim qė atėherė unė e arsyetoj edhe me ate se, nėse bashkėsia ndėrkombėtare Kosovėn do t’a njohė shtet tė pavarur dhe sovran, luftėn nė Kosovė do ta fillojė Serbia, dhe nė tė kundėrtėn, nėse bashkėsia ndėrkombėtare edhe nė tė ardhmen Kosovėn do ta trajtojė pjesė integrale tė Serbisė, siq e cilėson Rezoluta 1244 e OKB-sė, luftėn duhet dhe gjithsesi do ta fillojmė ne shqiptarėt, sepse njė ripushtim dhe rikolonizim tė Kosovės nuk do tė mund ta durojė as gjaku i dėshmorėve tė kombit.


2. Po cili ėshtė realiteti shqiptar, si po sillet politika zyrtare e Tiranės dhe e Prishtinės, siq i quani Ju Zoti Adili, institucionet dhe partitė politike tė Tiranės dhe Prishtinės?

Pėrgjigja:

Fatkeqėsisht po mė duhet qė ta ripėrsėris konstatimin tonė tė kahershėm, sepse kjo ėshtė edhe fatkeqėsia dhe tragjedia jonė kombėtare. Deviza e armiqėve tanė, ndėr shekuj ka qenė dhe vazhdon tė mbetet „percaje e sundo!“, ku pėr pasojė ne shqiptarėt jemi i vetmi komb nė Botė qė aktualisht, nė tė gjitha hapsirat shqiptare tė Shqipėrisė Natyrale, kemi mbi 150 parti politike. Nė Kosovėn Lindore, nė tri komuna, kemi katėr parti politike dhe disa shoqata.
Gjithashtu, pėr liderėt e partive politike, si kėta kėtu nė Tiranė, ashtu edhe ata nė Prishtinė, nė Shkup, nė Preshevė, nė Ulqin dhe nė Camėri, kamė thėnė se kanė qenė dhe vazhdojnė tė mbeten politikuajė biznesi, tė cilėve asgjė nga cėshtja kombėtare nuk iu intereson, edhepse pėrmes deklaratave tė tyre pėrjargen pėr cėshtjen kombėtare shqiptare.
Kėta zoterinjė pėr interesat e tyre meskine, klanore dhe partiake, si dhe pėr tė ardhur nė pushtet, si kėtu nė Shqipėrinė Londineze, janė nė gjendje ta djegin dhe shkaterojnė Shqipėrinė, siq e dogjėn dhe shkatėrruan nė vitet 1991-1992 dhe 1997, ashtu edhe ata nė Prishtinė tė luftojnė pėr pushtetin pa pushtet, kur dihet se kėtė pushtet e ka pasur dhe e ka UNMIK dhe shumė shpejt do ta ketė EUMIK, apo siq veprojnė edhe ata nė Shkup, nė Preshevė dhe nė Ulqin, kur dihet qė ate pushtet e kanė vetė pushtuesit serbė, malazezė dhe sllavo-maqedonas, dhe politikuajtė shqiptarė janė vasale e shėrbėtorė tė tyre.
Kėta zotėrinjė jo vetėm nuk e duan ribashkimin kombėtar shqiptar, sepse nisen nga deviza e tyre „mė mirė i pari i lagjes se i dyti i katundit“, por edhe e luftojnė kėtė ide madhore, aspiratė shekullore dhe tė drejtė historike e reale tė shqiptarėve, tė sanksionuar edhe nė Preambulėn e Kushtetutės sė Republikės sė Shqipėrisė, tė cilėn aktuatisht e pėrfaqėson dhe e lartėson vetėm Fronti pėr Bashkim Kombėtar Shqiptar (F.B.K.SH.), detyra parėsore e tė cilit ka qenė dhe vazhdon tė mbetet qė, tė bėjė mishėrimin e idesė sė ribashkimit kombėtar shqiptar te masat e gjėra popullore nė tė gjitha hapsirat shqiptare tė Shqipėrisė Natyrale.
Kurse, sa i pėrket pėrcarjes ndėrshqiptare qė e kanė krijuar armiqtė tanė, pėrmes krijimit tė mbi 150 partive politike shqiptare, F.B.K.SH. rregullisht ėshtė pėrpjekur, po pėrpiqet dhe nė tė radhmen do tė pėrgjigjet qė ta minimizojė kėtė pėrcarje ndėrshqiptare, sepse aktualisht nuk mund ta eliminojmė kėtė pėrcarje ndėrshqiptare, por kemi bindjen e patundur se do t’ia arrijmė qė fillimisht ta minimizojmė sa shumė dhe pastaj edhe ta eliminojmė dhe nė popull tė krijojmė unitetin kombėtar shqiptar.

3. Sa keni pėrkrahje nga partitė politike qeveritare dhe ato joqeveritare nė mbarė trevat shqiptare?

Pėrgjigja:

Zyrtarisht jo vetėm qė nuk kemi asnjė pėrkrahje nga partitė politike qeveritare dhe ato joqeveritare (opozitare), pėrvec pėrkrahjeve tė shumta tė individėve tė vecantė atdhetarė, qė janė edhe nė kryesitė e kėtyre partive politike, apo edhe nga deputetė tė Kuvendit tė Tiranė, tė Prishtinė dhe tė Shkupit , por partitė politike, qofshin kėta qeveritare apo opozitare neve (F.B.K.SH.-nė) edhe po na luftojnė mė shumė Serbinė, tė cilėn nuk e dijmė se pse aspak nuk janė duke e luftuar, por pėrkundrazi po i bėjnė edhe favorizime, siq ėshtė edhe privatizimi nė Kosovė, privatizim tė cilin mbi 80 % Serbia po e realizon pėrmes njerėzve tė sajė nė Kosovė, tė cilėt janė pasuruar qė nė kohėn kur aty ishte Serbia.
Kėta zotėrinjė, nė vend qė tė gjurmojnė spiujtė e Serbisė nė Kosovėn Protektorat, qė janė mbi 70 mijė, po gjurmojnė pjestarėt e FBKSH-sė nė Zonėn Nr.2 (Kosova Historike).
Dhe, pse ndodh kėshtu?!
Sepse, kėshtu i urdhėrojnė ata qė ua kanė shkelur bishtin me procese gjyqėsore qofshin kėta procese gjyqėsore qė iu organizohen nė Prishtinė apo edhe nė Hagė.
Por, dalėngadalė dhe shumė sigurt kėta limona po shtrydhen nga padronėt e tyre dhe populli shqiptar nuk do t’iu beson mė, ashtu siq iu ka besuar deri mė tani.
Dhe, kur njė limon shtrydhet pastaj edhe hidhet nė koshin e plehrave. Kėshtu do tė pėrfundojnė edhe tė gjithė ata politikuajė qė janė shtrydhur si limoni.

4. Si i komentoni ngjarjet e fundit nė lidhje me maskat, tė cilat u dukėn kohėn e fundit nė Kosovė me emblema dhe uniforma tė falsifikuara, siq e theksuat Ju ?

Pėrgjigja :

Njė grup banditėsh prej 10 vetash, hajdutė ordinerė nga zona tė ndryshme tė Shqipėrisė Natyrale (nga Shqipėria Londineze dhe Kosova Protektorat, si dhe njė nga Shkupi), me uniforma tė zeza, dy prej tė cilėve (njėri nė krah tė majtė dhe tjetri nė ballė) kanė patur nga njė emblemė tė falsifikuar tė A.K.SH.-sė, nuk u shfaqėn nė Kosovė, siq po thoni Ju, por u shfaqėn vetėm nė njė fshat tė rrethit tė Gjakovės.
E gjithė kjo ishte njė skenar i parapėrgaditur nga segmente tė huaja antishqiptare, tė pėrkrahur nga segmente antishqiptare edhe brenda Kosovės Protektorat, tė cilėt kėta hajdutė pulash i kishin mėsuar qė fillimisht tė mos e grabisnin popullin dhe tė krijonin pėrshtypjen sikur A.K.SH. na paska fraksione. Por, kur ne ua corrėm maskat kėtyre maskarenjėve, padronėt e tyre u terhoqėn, kryesori i tyre iku nė Itali dhe ata (hajdutėt e pulave dhe tė lopėve) filluan tė grabinsin fshatarėt e gjorė e tė varfėr, siq kishin bėrė edhe herė tė tjera, gjatė viteve 2003-2004, kur kanė grabitur edhe njė motėr tė dy vėllezėrve dėshmorė tė kombit nga Rrafshin e Dukagjinit.
Nė vitin 2002-2003, nė Tetovė, kur strukturat tona i arrestuan 3 veta me maska dhe me uniforma e emblema tė A.K.SH.-sė, doli qė ata hajdutė ordinerė i kishte organizuar dhe nxjerrė nė veprim shefi i policisė sllavo-maqedonase tė Tetovės, emri i tė cilit shkjau pėr momentin nuk po mė kujtohet, por qė e kemi tė regjistruar dhe tė arkivuar nė dokumentet e strukturave inteligjente tė F.B.K.SH.-sė.
Raste tė tilla do tė ketė edhe nė tė ardhmen, sepse qėllimi dhe misioni i armiqėve ka qenė dhe do tė vazhdojė tė mbetet pėrpjekja e tyre pėr tė kompromentuar idenė dhe misionin e karhut tė armatosur tė F.B.K.SH.-sė, tė Armatės Kombėtare Shqiptare (A.K.SH.), siq kanė vepruar edhe Ushtrinė Clirimtare tė Kosovės (U.C.K.), por kėtė rradhė do tė dėshtojnė me turp dhe nuk do tė kenė sukses siq e kanė pasur deri diku me U.C.K.-nė, sepse fatkeqėsisht U.C.K. nuk pati formacion politik drejtues siq A.K.SH. e ka Frontin pėr Bashkim Kombėtar Shqiptar (F.B.K.SH.).

5. Zoti Adili, Ju akuzuat se mbrapa maskave qėndron Lideri i PDK-sė, Hashim Thaci. Nė cfarė argumente jeni bazuar dhe si arrijtėt qė para se KFOR, UNMIK dhe SHPK t’i identifikonte, ju t’i identifikonit disa organizatorė tė maskave, tė cilėt ua pėrmendėt edhe emrat dhe mbiemrat?

Pėrgjigja :

Aspak nuk ėshtė e vėrtetė qė unė tė kesha thėnė se prapa maskave qėndron Lideri i P.D.K.-sė, Zoti Hashim Thaci. Ju lutem lexoni mirė deklaratat tona.
Kamė thėnė se organizatori kryesor i maskave mbėshtetet nga segmente tė P.D.K.-sė sė Hashim Thacit, parti kjo qė ka filluar ta akuzojė Qeverinė Ceku se gjoja qėndron prapa maskave.
Kam thėnė P.D.K. e Hashim Thacit, se po tė thoja vetėm P.D.K., atėherė nuk do tė dihej se a bėhet fjalė pėr Partinė Demokratike tė Kosovės, kryetar i sė cilės ėshtė Zoti Hashim Thaci, apo pėr P.D.K. (Partinė Demo-Kristiane), qė vepron nė Republikėn e Shqipėrisė dhe qė kryetar i sė cilės mė herėt ishte Zoti Nikollė Lesi dhe tani ėshtė Zoti Nard Ndoka, apo pėr P.D.K. (Partia Demokratike Kombėtare) qė vepron nė IRJM.
Dhe, segmente antishqiptare ka nė cdo parti politike shqiptare, jo vetėm nė Kosovėn Protektorat, ku janė mbi 70 mijė spiujė tė Serbisė, por edhe kėtu nė Shqipėrinė Londineze, qė ėshtė njė shtet (edhepse i cunguar e i gjymtuar) me njė histori mbi 90 vjecare. Kjo ndodhė pėr njė arėsye tė vetme, sepse partitė politike janė parti elektorale, ku vota e tradhėtarit dhe ajo e patriotit janė tė barabarta dhe nuk dallojnė pėr asgjė, dhe nuk janė organizata clirimtare siq ėshtė F.B.K.SH., ku paraprakisht bėhet verifikimi dhe pastaj pranimi nė rradhėt e F.B.K.SH. dhe strukturave tė tij.
Por, pėr mendimin t’im personal, Zoti Hashim Thaci u tregua shumė naiv, pėrmes tė cilit naivitet ridėshmoi karrierizmin e Tij tė sėmurė, kur me vrap shkoi te Kryeadministratori i Kosovės (Ryker), i cili ka tė drejtėn qė Kryeministrit tė Kosovės Protektorat t’i thotė tė japė dorėheqje, dhe e akuzoi Qeverinė Ceku se gjoja ajo qėndroka prapa maskave.
As logjika mė e thjeshtė e secilit shqiptari apo ndėrkombėtari, qė ka vetėm dy kokrra mend nė kokė, nuk mund ta besonte kėtė akuzė kaq apsurde dhe bajate qė e bėri Zoti Thaci, sepse asnjėherė nuk ndodhė qė ai qė ėshtė nė pushtet tė krijojė trazira, sepse nuk ka kurėfarė interesi qė tė rrezikojė pushtetin e tij tė ėmbėl, tė cilin me shumė stėrmundime e ka arrijtur, siq ėshtė edhe rasti me Zotin Agim Ceku.
As nė rastin e Kondovės sė Shkupit, trazirat nuk i iniconte B.D.I. e Ali Ahmetit, qė ishte nė kolaborim me L.S.D.M.-nė e Branko Crvenkoskit, siq akuzonte atėherė edhe Menduh Thaci, por ate (rastin Kondova) e krijoi P.D.SH. e Menduh Thacit, i cili perpiqej qė pėrmes njė gjakderdhje ndėrshqiptare ta rrėzonte nga pushteti pa pushtet B.D.I.-nė e Ali Ahmetit dhe tė vinte nė pushtet vetė Menduh Thaci me P.D.SH.-nė.
Kurse, sa i perket pyetjes suaj, se si arrijtėm qė t’i identifikojmė para se kėtė gjė tė arrinte ta bėnte KFOR, UNMIK dhe SHPK, po iu pergjigjem shumė shkurt, si mė poshtė vijon :
1. Fronti pėr Bashkim Kombėtar Shqiptar (F.B.K.SH.) nė Zonėn Nr. 2 (Kosova Historike) ėshtė shumė mirė i organizuar, fillimisht me njė Kėshill shumė tė gjėrė tė F.B.K.SH.sė tė Zonės Nr. 2, nė tė cilin kėshill janė kryesitė e 7 kėshillave tė nėnzonave tė F.B.K.SH.-sė (Prishtina, Mitrovica, Peja, Prizreni, Ferizaj, Gjilani dhe Presheva), tė cilat kanė kėshillat nėpėr qytetet dhe fshatrat e kėtyre nėnzonave, me c’rast tanimė lirisht mund tė themi se F.B.K.SH. nga njė front mbarėkombėtar ėshtė shndüerruar njė front mbarėpopullor.
2. Tė gjitha kėta kėshilla e kanė pėr detyrė parėsore qė fillimisht t’i zbulojnė spiujtė e Serbisė dhe tė tė gjitha shėrbimeve tė huaja, qė nė Kosovė janė shumė, si dhe tė gjithė keqbėrėsit, hajdutėt dhe banditėt qė popullit tė tyre i maskohen me maska dhe dalin e grabisin dhe e tortutojnė, sepse ata nuk i dojnė jo vetėm fshatrat dhe lagjet ku jetojnė, por as familjet e tyre qė i kanė lindur e rritur. Dhe, pasi t’i zbulojnė edhe t’i evidentojnė tė gjitha informatat, pėrmes strukturave drejtuese tė Kryesisė tė Kėshillit tė Zonės Nr.2 (Kosova Historike), t’i dėrgojnė nė Sekretariatin Vendimmarrės tė Kryesisė Qendrore tė F.B.K.SH.-sė, nė kuadėr tė tė cilit ėshtė edhe Zėdhėsi Politik i F.B.K.SH.-sė, detyrė qė aktualisht, krahas detyrės sė Shefit tė Diplomacisė (pėr ndėrkombėtarėt), nga Kuvendi i Dytė Kombėtar (16 shtator 2005) e ushtroj unė, ish Kryetari i F.B.K.SH.-sė.

6. Kohėve tė fundit vėrehet se A.K.SH.-ja origjinale (krahu luftarak i F.B.K.SH.) po fiton pėrkrahje tė madhe nė Kosovė dhe disa vende tjera tė banuara me popullsi shqiptare. A jeni edhe ju po tė kėtij mendimi ?

Pėrgjigja :

E para, asnjėherė nuk ka patur ndonjė A.K.SH. origjinale dhe ndonjė A.K.SH. tjetėr false. Ka patur, ka dhe gjithmonė do tė ketė vetėm njė Armatė Kombėtare Shqiptare (A.K.SH.), pra, ajo A.K.SH. qė ėshtė krah luftarak i Frontit pėr Bashkim Kombėtar Shqiptar.
Deri para themelimit tė F.B.K.SH.-sė disa liderė politikė tė Kosovės Protektorat, tė cilėt janė thirrur dhe vazhdojnė tė thirren si drejtuesė tė partive politike tė dala nga lufta, rregullisht janė pėrpjekur qė ta marrin A.K.SH.-nė dhe ta pėrdorin siq dikur e pėrdorėn U.C.K.-nė, bile edhe mė keq se kaq, edhe ta bėjnė lavatriqe pėr t’ua larė pelenat e tyre tė zhytura para luftė, gjatė luftė dhe pas luftė sė lavdishme tė U.C.K.-sė.
Pra, nuk mund tė quhen A.K.SH. hajdutet me maska qė grabisin dhe terrorizojnė popullin tonė, tė cilėt duhet vrarė si qentė e rrugėve.
E dyta, ėshtė shumė e vėrtetė se A.K.SH.-sė ka fituar njė pėrkrahje tė madhe, jo vetėm nė Kosovė por edhe nė tė gjitha hapsirat shqiptare tė Shqipėrisė Natyrale, sepse kėtė po ja krijon F.B.K.SH. dhe strukturat e tij, ndėr tė cilat ėshtė edhe S.K.SH. (Sigurimi Kombėtar Shqiptar), qė ėshtė pararoja e gjithė rezultateve tona nė terrenin e armiqėve tanė.

7. A mendoni Ju se e gjithė kjo pėrkrahje ėshtė pėr shkaqe pakėnaqėsie me situatėn e tanishme nė pėrgjithėsi, apo pėr shkak se A.K.SH.-ja origjinale ėshtė vėnė nė pėrndjekje tė asaj false?

Pėrgjigja :

Ėshtė edhe e para, pakėnaqėsia me situatėn e tanishme dhe zhgėnjimin qė po pėrjeton populli ndaj politikuajve qė thirren si politikuaj tė dalė nga lufta.
Por, mund tė jetė edhe kjo e dyta qė po thoni Ju, qė unė mė herėt thash se nuk ka A.K.SH. false, siq e quani Ju, qė ka mundėsi edhe njė pjesė e popullit tonė ta quajė siq e quani Ju, vetėm e vetėm pėr mungesė informacionesh.
Por mbi tė gjitha, unė mendoj, se ėshtė rezultat i asaj pune tė palodhshme, qė gati 3 vite mė parė (janar 2004) unė kamė kėrkuar nga tė gjithė bashkėpuntorėt e mi mė tė ngushtė, drejtuesit e lartė tė F.B.K.SH.-sė, kėrkesė qė mė pas u shėndėrrua edhe nė Vendim tė Sekretariatit Vendimmarrės tė Kryesisė Qendrore tė F.B.K.SH.-sė (prill 2004), qė ne bijtė mė tė devotshėm tė kėtij populli tė shumėvuajtur dhe heroik, fillimisht duhet shumė tė punojmė, shumė tė sakrifikojmė dhe nė fund tė fundit edhe tė vuajmė pėr bukėn e gojės dhe kurrsesi tė mos grumbullojmė ndihma dhe mjete financiare nga populli, sepse kėtij populli deri mė sot, nga askush nuk i ėshtė dhėnė asnjė llogari pėr djersėn qė ka derdhur nėpėr fondet e ndryshme.
Pra, dalengadalė por shumė sigurt, me shumė mund e sakrifica, po arrijmė qė popullin tonė, qė na lindi e na rriti, ta bindim se ne jemi ata idelistė tė vėrtetė qė nuk e kemi tradhėtuar betimin e bėrė me shokėt tanė tė idealit, tė cilėt tanimė kanė kaluar nė pėrjetėsi dhe kanė marrė gradat mė madhore kombėtare – Dėshmorė tė Kombit, si dhe nga ana tjetėr edhe t’ia rikthejmė besimin te bijtė e bijat e tij, qė nėnkupton rikthimin e besimit te faktori i brendshėm, qė ėshtė faktori kryesor nė misionin e zgjidhjes pėrfundimtare dhe fatlume tė cėshtjes madhore kombėtare shqiptare, faktor ky determinon faktorin dytėsor, faktorin ndėrkombėtar.

8. Struktura Inteligjente e F.B.K.SH.-sė, Sigurimi Kombėtar Shqiptar (S.K.SH.), i cili fillimisht siguroi fotografitė e tė ashtuquajturės Ushtria Serbe pėr Clirimin e Kosovės (S.O.V.K. – Srbska Oslobodilacka Vojska Kosova), qė u publikuan edhe pėrmes njė Konference pėr Shtyp, tė mbajtur nė Tiranė, mė 25 tetor 2006, si dhe kohėve tė fundit arrijti qė tė sigurojė edhe njė material sekret (Regjistri i luftėtarėve tė njėsiteve vullnetare tė Kosovės-Toplicės, tė instaluara nė veri tė Kosovės). Sa kohė iu ėshtė dashur pėr kėtė zbulim dhe si arrijtėt qė tė keni njė Sigurim Secret aq tė fortė dhe tė organizuar nė nivel profesional?

Pėrgjigja :

Dyshimet e para pėr ekzistencėn e tė ashtuqaturės S.O.V.K. (Srbska Oslobodilacka Vojska Kosova), oficerėve madhorė tė S.K.SH.-sė (Sigurimit Kombėtar Shqiptar), u janė shfaqur qė gjatė revoltave popullore tė17-18 marsit 2004, nė tė cilat revolta na u vranė mbi 15 djem shqiptarė, tė cilėt politika zyrtare e prishtinės edhe sot e kėsaj dite jo vetėm nuk iu ka vėn asnjė status, tė dėshmorit, tė martirit apo tė viktimave por janė lėnė nė harresė sikur ai gjak i atyre djemve tė ishte uj. Pra, kur realisht kėta revolta mbarėpopullore u denigruan nė djegėjen e kishave, tė atyre kishave qė ne shqiptarėt, jo vetėm qė nuk i kemi djegur por edhe i kemi ruajtur, edhe gjatė luftės sė fundit nė Kosovė, kisha dhe shtepi qė i dogjėn vetė serbėt pėr t’ua lėnė sikur i kanė djegur shqiptarėt, sepse realisht ishte vepruar sipas skenarėve tė parapėrgaditur shumė mjeshterisht nga « Crna Ruka », e cila edhe sot e kėsaj dite ėshtė shumė aktive, jo vetėm nė Serbi por edhe nė hapsirat tona shqiptare.
Qė nga ajo kohė e deri nė kohėn kur S.K.SH. arrijti tė sigurojė, jo vetėm fotografitė, por edhe gjithė organikėn e S.O.V.K-ut (Shtabi i Pėrgjithshėm i sė cilės ėshtė nė Veri tė Mitrovicės dhe Shtabi Operativ nė Shtėrpcė), tė cilėn gjithashtu e kemi publikuar, i gjithė aktiviteti i S.K.SH.-sė ka qenė dhe vazhdon tė jetė i pėrqėndruar nė terrenin e pushtuesve e kolonizatorėve sllavo-grekė.
Sipas disa informacioneve, qė mė kanė dhėnė, pėr aq sa mua mė lejohet tė dijė, kam bindjen e patundur dhe besimin e madh se kjo punė e palodhshme e kėtyre djelmoshave dhe vashave mė tė devotshme shqiptare, kohėve tė fundit ėshtė intensifikuar edhe shumė e mė shumė, dhe shumė shpejt do tė kurorėzohet edhe me suksese tė tjera, shumė mė madhore, qė pėr mendimin t’im do t’i mahnisin jo vetėm shqiptarėt, kudo qė ata ndodhen, por edhe faktorin ndėrkombėtar.

9. Fronti pėr Bashkim Kombėtar Shqiptar ishte iniciatori kryesor pėr formimin e Kėshillit Organizator tė Kuvendit Mbarėshqiptar, ku ju u zgjodhėt Sekretar i Pėrgjithshėm. Sipas mendimit Tuaj, cfarė roli do tė luajė ky Kėshill?

Pėrgjigja:

Nė Mbledhjen Themeluese tė Kėshillit Organizator tė Kuvendit Mbarėshqiptar, tė mbajtur nė Tiranė, mė 25 nėntor 2006, ku morrėn pjesė 74 delegatė e delegate nga tė gjitha krahinat e Shqipėrisė Natyrale dhe nga diaspora shqiptare, ndėr tė tjerat u pėrcaktua edhe roli dhe detyrat e Kėshillit Organizator tė Kuvendit Mbarėshqiptar, tė cilat po i sqaroj si mė poshtė vijon:
E para, paraprakisht duhet tė pėrgaditen tė gjitha projekt-dokumentet, tė cilat do tė miratohen nė Kuvendin Mbarėshqiptar, i cili do tė organizohet vetėm atėherė kur Kėshilli Organizator tė konstatojė se janė pėrgaditur tė gjitha kushtet dhe rrethanat pėr tė organizuar, zhvilluar dhe mbajtur me sukses tė njė Kuvend Mbarėshqiptar,
dhe kurrsesi njė Kuvend Mbarėshqiptar shkel e shko.
E dyta, Kuvendi Mbarėshqiptar nuk guxon tė dėshtojė siq dėshtoi inisiativa e viteve 1991-1992, kur u tentua tė mbahet njė Kuvend i Pajtimit dhe Bashkimit Kombėtar, i cili mė vonė denigroi nė Tetova 1 dhe 2, si dhe nė Kuvendi i Intelektualėve nė Stamboll.
E treta, krahas Komisionit pėr pėrgaditjen e projekt-dokumenteve tė Kuvendit Mbarėshqiptar, siq janė Projekt-Tezat e Bashkimit Kombėtar dhe Statuti i Asamblesė Kombėtare Shqiptare, qė pėrbėhet nga akademikė tė Tiranės dhe tė Prishtinės, ėshtė krijuar edhe Komsioni pėr kontakte me tė gjitha institucionet shtetėrore dhe dy akademitė e Tiranės dhe tė Prishtinės, si dhe me tė gjitha partite politike, shoqatat atdhetare, klerin (musliman, katolik, ortodoks dhe bektashian) dhe intelektualėt atdhetarė nė tė gjitha hapsirat shqiptare tė Shqipėrisė Natyrale dhe nė mėrgatė, i cili nė kontaktet direkte nga tė gjithė do tė kėrkojė deklarimin e tyre pro ose kundėr Kuvendit Mbarėshqiptar.
Ky Komison ėshtė ndarė nė 3 nėnkomisione: 1) Nėnkomisioni i Tiranės, qė udhėhiqet nga Kryetari, Gjeneral Kudusi LAMA dhe Zv. Kryetari, Prof. Dr. Hulusi HAKO, si dhe nga 3 anėtarė tė tjerė tė Kėshillit Organizator tė Kuvendit Mbarėshqiptar nė Republikėn e Shqipėrisė, 2) Nėnkomisoni i Prishtinės, qė udhėhiqet nga Zv. Kryetari, Kolonel Sejdi VESELI dhe Zv.Kryetarja, Kolonele Shyhrete GOSALCI, si dhe nga 3 anėtarė tė tjerė nė Kosovėn Historike, dhe 3) Nėnkomisioni i Camėrisė, Luginės sė Vardarit, Malėsisė sė Madhe dhe Mėrgatės, qė udhėhiqet nga unė Sekretari i Pėrgjithshėm i Kėshillit Organizator tė Kuvendit Mbarėshqiptar.

10. Cila ėshtė porosia Juaj pėr popullin shqiptar nė pėrgjithėsi?

Pėrgjigja:

Sa mė pak tė merremi me vetėveten, siq jemi marrė deri mė tani, pėr mė tepėr se 15 vite me rradhė, dhe sa mė shumė tė merremi me armiqtė tanė dhe planet e tyre djallėzore antishqiptare, sepse duke u marrė me vetėveten ne jo vetėm vazhdojmė tė ndahemi e tė pėrcahemi sipas pėrkatėsive partiake dhe krahinore, por edhe i harrojmė armiqtė tanė, tė cilėt ditė e natė punojnė kundėr nesh, si nė rrafshin e tyre tė brendshėm politico-ushtarak, ashtu edhe nė ate diplomatiko-ndėrkombėtar.
Le t’i lejmė mė njė anė ndasitė rona partiake, klanore, fisnore, krahinore dhe fetare. Pėrfundimisht, njėherė e pėrgjithmonė, ideologjia dhe feja jonė e pėrbashėt duhet tė bėhet shqiptarizma, pėrfaqėsues i denjė i sė cilės ėshtė Fronti pėr Bashkim Kombėtar Shqiptar (F.B.K.SH.) dhe strukturat e tij adekuate: A.K.SH. (Armata Kombėtare Shqiptare), S.K.SH. (Sigurimi Kombėtar Shqiptar) dhe F.K.SH. (Fondi Kombėtar Shqiptar), tė cilat duhet tė ndihmohen dhe tė masovizohen nga tė gjitha shtresat popullore, pa dallim krahine, feje dhe ideje, sepse F.B.K.SH. eshtė formacioni i vetėm mbarėkombėtar qė punon, vepron dhe lufton pėr ribashkimin kombėtar tė tė gjitha trojeve shqiptare dhe popullit qė jeton nė kėto troje nė njė shtet tė vetėm kombėtar, me emrin SHQIPĖRI.
Gėzuar Vitin e Ri 2007 !
Qoftė viti i kėthesave dhe i fitoreve tė mėdha nė ribashkimin tonė kombėtar shqiptar !
Ju faleminderit pėr mirėkuptim!

Magjistėr Gafurr ADILI,
Zėdhėnės Politik i Frontit pėr Bashkim Kombėtar Shqiptar, dhe
Sekretar i Pėrgjithshėm i Kėshillit Organizator tė Kuvendit Mbarėshqiptar.

Tiranė, 20 dhjetor 2006.

PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio