Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Jo tentim gjenocidi, por gjenocid shkruar
Flori Bruqi
Postuar nė: 20.12.2006, 21:09
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 278
Antari Nr: 3300
Bashkangjitur: 12.10.2006



Jo tentim gjenocidi, por gjenocid shkruar

nga : Ismet Hajrullahu


Z. Surroi, pėr t`ia bėrė qejfin qarqeve tė disa shteteve qė tradicionalisht e mbėshtesin Serbinė, duke e mohuar gjenocidin, apo duke reduktuar atė nė “tentim pėr gjenocid”, jo vetėm qė nuk ndihmon nė zgjidhjen e ēėshtjeve ende tė pazgjidhura tė Kosovės, por nė fakt ushqen edhe mė shumė krizėn pėr konflikte tė mėtejshme.

Historia e vėrtetė e njerėzimit do tė shkruhet vetėm atėherė kur nė tė tė marrin pjesė shqiptarėt” Maksmilan Lambertz

Historikisht, Serbia, Mali i Zi, Mbretėria Jugosllave, nė periudhėn midis dy luftėrave botėrore si dhe Jugosllavia e Titos dhe e Millosheviqit ushtruan njė gjenocid tė vazhdueshėm e tė paparė ndonjėherė, vetėm e vetėm pėr ta nėnshtruar e asimiluar ose shpėrngulur popullsinė shqiptare, duke synuar shkombetarizimin dhe sllavizimin e trevave tė saj, Lidhur me kėtė ēėshtje dua tė pėrmend disa fakte historike, qė tregojnė qartazi gjenocidin serb tė ushtruar nė vazhdimėsi mbi shqiptarėt dhe qė qė hedhin poshtė mendimin e z.Surroi se nė Kosovė ėshtė bėrė vetėm njė “tentim gjenocidi”.
Nė vitin 1878, gjatė pushtimit tė “Serbisė sė Jugut”, nga ushtritė serbe u vranė mbi 35.000 shqiptarė, ndėrsa u dėbuan duke i spastruar etnikisht ato treva mbi 300.000 shqiptarė. Kjo metodė e spastrimit etnik, ėshtė ndjekur nė vazhdimėsi ndaj shqiptarėve. Vetėm gjatė “Masakrės sė vjeshtės” tė vitit 1912, sipas njė raporti tė fshehtė tė pėrfaqėsisė austriake nė Shkup, del se nga ushtria serbe janė vrarė 47.000 shqiptarė. Po nė periudhėn 1912- 1914 u dėbuan nga trevat e veta nė mėnyrėn mė ēnjerėzore rreth 302.907 shqiptarė. Nė vitet 1951- 1966 tė Jugosllavisė titiste u dėbuan nga Kosova edhe 450.821 shqiptarė.
Brenda kėtyre periudhave kohore, po tė bėjmė njė kalkulim tė thjeshtė, del se nga Kosova me tė gjitha viset qė u shkėputėn me dhunė nga trungu i saj, del se Serbia dėboi nė mėnyrėn mė barbare mbi 1.030.127 shqiptarė, tė cilėve nuk iu lejua kurrė mė tė kthehen nė trevat dhe pasuritė e tyre. Ndėrsa sa i pėrket gjenocidit tė fundit serb nė Kosovė, tė cilin z. Surroi po e quan “tentim gjenocidi”, gjatė luftės Nacional Ēlirimtare tė organizuar nga UĒK-ja, Serbia vrau mbi 15.000 shqiptarė, mbi 90% tė tė cilėve ishin tė paarmatosur, gra, fėmijė e pleq . Po gjatė kėsaj kohe janė pėrdhunuar mbi 20.000 femra shqiptare , janė zhdukur mbi 3000 shqiptarė, njė pjesė e tė cilėve, pėr qėllime krejtėsisht politike, edhe pėr sė vdekuri, ende po mbahen pengė nga Serbia.
Sipas njė raporti tė UNHCR-sė tė publikuar nė qershor tė vitit 1999, thuhet se 443.300 shqiptarė janė dėbuar me dhunė nga Kosova nė drejtim tė Shqipėrisė , 225.000 mijė nė Maqedoni, 64 mijė nė Mal tė Zi, 20 mijė nė Bosnje, 22 mijė nė Sanxhak, mbi 15 mijė nė Turqi, 6 mijė nė Kroaci, 3 mijė nė Bullgari e shumė e shumė tė tjerė nė vendet tė Evropės, ShBA-sė, Australisė e Kanadasė, tė cilėt vetėm falė luftės heroike tė UĒK-sė dhe ndėrhyrjes me kohė tė faktorit ndėrkombėtar mundėn tė kthehen nė vatrat e veta. Gjithashtu edhe mbi 850 mijė shqiptarė tė tjerė, qė mbetėn nė Kosovė, u detyruan tė fshiheshin maleve dhe nėpėr vende tė tjera pėr t’i shpėtuar zhdukjes sė plotė fizike.
Serbia nuk u ngop vetėm me vrasje dhe dėbime tė shqiptarėve, por ajo shkatėrroi dhe dogji mbi 1100 vendbanime shqiptare , mbi 200.000 mijė shtėpi , lokale afariste , shkolla, monumente kulturore etj. Gjithashtu ajo ka sekuestruar dokumentet e gjendjes civile, ka grabitur pensionet e shqiptarėve, dokumentet kadastrale etj.
Kėto fakte dhe shifra tregojnė se Serbia nė vazhdimėsi ka ushtruar dhunė e gjenocid tė paparė ndonjėherė nė Evropėn e qytetėruar. Prandaj, z. Surroi, pėr t`ia bėrė qejfin qarqeve tė disa shteteve qė tradicionalisht e mbėshtesin Serbinė, duke e mohuar gjenocidin, apo duke reduktuar atė nė “tentim pėr gjenocid”, jo vetėm qė nuk ndihmon nė zgjidhjen e ēėshtjeve ende tė pazgjidhura tė Kosovės, por nė fakt ushqen edhe mė shumė krizėn pėr konflikte tė mėtejshme.
Besojė se z. Surroi e di mirė pėrkufizimin e fjalės gjenocid, qė ka tė bėjė me dhunėn e egėr, shfarosjes sė plotė a po tė pjesshme tė njė popullsie ose grupeve tė vogla kombėtare qė bėhen nga qeveri shoviniste.
Pas tė gjitha kėtyre fakteve rrėqethėse historike tė pakontestueshme, tė cilat kanė tronditur botėn e civilizuar , tė mohosh gjenocidin serb ndaj shqiptarėve tė ushtruar nė vazhdimėsi do tė thotė tė jesh me apo pa vetėdije pjesė e skenarėve tė ndryshėm antishqiptarė.
Ndoshta , z Surroi do tė bėnte mė mirė sikur nė kėto momente para palės serbe ta hapte, ēėshtjen e shqiptarėve tė dėbuar me dhunė qė nga viti 1878 e kėtej. Rikthimi i shqiptarėve “Muhaxherė” nė trevat dhe pasurit e tyre, kur Serbia kėrkon kthimin e tė zhvendosurve nė Kosovė, ėshtė mė se i domosdoshėm, i drejtė dhe i pranueshėm pėr boten e civilizuar. Nėse njė gjė e tillė pėr ndo kė do tė dukej gjoja e pamundur, pėr shkak tė kohės sė gjatė qė ka kaluar, edhe pse kjo nuk qėndron, sė paku tė negociohet me palėn serbe, qė tė dėbuarve t’u rikthehen apo t’u kompensohen pasuritė e grabitura nga kolonizatorėt serbė.
Shpresoj qė fjala “Tentim Gjenocidi” e pėrdorur nė fjalimin e z. Surroi nė “Takimin e elefantėve” nė Vjenė tė jetė vetėm njė lajthitje e tij e momentit dhe jo qėndrim zyrtar i “Grupit tė Unitetit”
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio