Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Cikel poetike nga Jeton Kelmendi
Flori Bruqi
Postuar nė: 20.12.2006, 21:14
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 278
Antari Nr: 3300
Bashkangjitur: 12.10.2006



Cikel poetike nga Jeton Kelmendi


Jeton Kelmendi

ZONJA FJALĖ E ZOTĖRI MENDIM


Kam fol pak

Ndryshe

Tepėr ngadhėnjyeshėm

Zonjushe

Por them

S’ma merr pėr tė madhe

Fundja fjalėt e njė poeti

Janė

Dhe ti e dinė se lejohet

Mendimet e veshura me i zhvesh

Cipė cullak

E tė zhveshurat

Me i veshė me kostume tė qejfit tėm



Ose

Nėse pėr ty ka mjaftuar

Tė them tė dua

Atė qė ja thotė gjithkush

Gjithkujt

Edhe burri gruas vetė

Zonjushe

Unė kam krejt tjetėr mendim



2



Sikur

Mendimi s’ka vlerė pa fjalėn

Apo fjala

Ē’thotė pa e lodhur mendjen

Shpirt njeriu

Ti je zonja fjalė

E unė zotėri mendim



Krejt kėshtu i kam pa

Vetėn me ty e ty me mua

Bile

Edhe kėtė formulė dashurie

Gjithandej

Nėse ka mbet ku pas

Modernizimit



Prandaj

Zonja fjalė je e bukur

Kur zotėri mendimi

Ta jep bukurinė



3



E hė de

Duhet m’u pajtua se

Heshtja

Na vėzhgon ankthshėm

Ēka po bėhet me ne



Po nejse ma

Zonja fjalė

Dua me tė puth tash

Veē njė herė

Se e dyta e treta

Nuk e di si vijnė



Liria le tė rrojė e lirė



Edhe fjala

Edhe mendja

Le tė flasin ēka

Tė duan

Unė

Tani dua puthjen e parė



MONALIZA



Ajo ėshtė gjallė heshtė

Hijeshim

Me shpirtin e qetė

Ruan njė ofshamė jetike

Pėr tė mistershmen



Rrinė pėrmotshėm bri

Murit e i shikon njerėzit

Nė fytyrė

Pa u folur



E se len as pa u fol



Pa ritet e zemrės rrah

Nė zemrat tjera

Merr me vete

Pikėn tonė tė syve



Bash

Ajo ėshtė femra

Qė i kaloj krejt kėnaqėsitė

Se tė hynė nė sy

E tė jep

Kėnaqėsi



Verė 2006, Paris



AMORFE



Asgjė pėr gjithēka apo gjithēka pėr asgjė



Matanė vetės aman

Kur i doli fjalės

Shpirti

Pse lejon zoti i saj



Enigmėn e Pegasit tė dritės

E preku hėna e vetmisė

Me hapin tjetėr shkel

Tė nesėrmen

Bukės e ujit s’ka mbetur m’u besua

Etja as uria



Nė fushėn e njė fjale

Atdhe

Sa kushi kulloti e piu

Pse lejon zoti i tyre



Nė muret e durimit

Sa heshtja u pėrplas

Neveria na ēmendi pėr ty nostalgji

Tė sotmen pėr nesėr e lamė

Edhe ne

Pse ma lejon zoti ynė



Gjithēkaje s’po tė them asgjė

Ke me pa kur tė dalim

Nė anėn tjetėr



MADRIGAL



Tė thirren engjėjt prej odės time

Tė fjalės

Nė errėsirė si nė madrigal

Hymė

Me fytyra ka drita

Kthyem



Njė ofshamė e butė



Mė shumė ditė feste duhen

Pėr festim

Ā mbet me thėnė se

Ceremoninė

Mund ta bėjmė kur tė duam

Unė e ti e terri

Krushqit yjet nė qiell



Dy herė ke ditė me fol

Mė sė bukuri

Dhe fryma u pajtua ato ēast

Kur tė vish me ditė

Kthimi me natė se

Rruga ka vaki



Dhe e dyta

Goja as shpirti s’falin

Po s’ta thash

Kėngėn time tė zemrės



Fol tash lum poeti



Njeri

Mė thuaj pėr artistin

Ku tė ka mendja

Mos

Tė ēuan pėrtej vetvetes



Heshtja mė e sigurt nė botė

Nuk tė garanton

Qetėsi



Udhėve ua lidhem kėmbėt



Gjithēka filloj tė shtohet

Veē diēka tė pakėsohet



Mikės

Poetit e vargut nga njė frymėmarrje

Mė shumė

Secilės bisedė nga njė

Presje

Sa herė vjen e premtja

Do ti lutem qiellit e zotit

Pėr natėn tonė

Tjetėr



KĖSHILLĖ



Lere vetėn

Vetėm

Atje ku s’merret

Me veti



Merre

Atėherė kur

Kihet ku me

Marr



Kur me marr



JETA



Te shkelja tjetėr



Ka diēka mė tė madhe

Se trupin

Hijen

Emrin

Natės ja rrėzon vetullat

Ditės ja hap sytė



Jeta
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio