Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Kufiri
Flori Bruqi
Postuar nė: 20.12.2006, 21:20
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 278
Antari Nr: 3300
Bashkangjitur: 12.10.2006



Vitore Stefa-Leka :Kufiri

Fshatrat shqipfolėse Gėshtenjas dhe Kodras jetonin pėr shumė shekuj tė njėjtėn histori, tė njėjtėn dhimbje e gėzim njerėzor. Kėngėt qė kėndonin nėnat nė djepe kur djemtė dhe vajzat nisnin gugatjet e para foshnjėrake, ishin po kaq tė njėjta. Sikur tė gjitha nėnat e tė dy fshatrave tė kishin bėrė tė njėjtėn shkollė ninullash. Sikur tė ishin ulur pėrjetėsisht nė tė njėjtėn bankė, edhe pse shumė herė ato mėmėzoheshin dhe i linin amanetet e fundjetės sė tyre pa shkruar asnjė rresht shkronjash nė njė letėr tė bardhė.
Edhe krushqitė ngatėrroheshin aq bukur me njėra -tjetrėn prej nga dilnin miqėsi tė
reja, filizė tė rinj tė kėtij trungu shqiptar, tamam si filizėt e pjergullave tė rrushit qė mblidhen dashurisht rreth lisit kurorėlartė.
Midis tyre ishte njė livadh. I madh, i stėrmadh. Njė livadh pa emėr. Asnjė fshatar nuk i numėronte dot me saktėsi emrat e krojeve, mullinjve, shpateve, lėmenjve, shpellave, pemėve tė moēme qė kishte secili fshat qė jetonte jetėn ballė tjetrit. Si dy ballkonė shtėpishė ku gratė shohin vjedhurazi se ē’bėhet nė tjetrin. Livadhi i Paemėr kishte shumė burime ku uji shuante me shekuj etjen e njerėzve, tė udhėtarėve tė shumtė qė vinin e shkonin nė udhė tė largėta. Shuante etjen e qindra e mijėra bagėtive qė kullotnin paqėsisht pa ditur se kush ishte ai njeri qė i fuste e i nxirrte nga shtrunga, se kush ishte sinori qė kishin caktuar barinjtė qė kur kapin pėr herė tė parė stapin e bariut e derisa pėrcilleshin nė arkėmortin e dhimbjes.
Aty ishte burimi kryesor i jetės sė tyre. Ishte zahireja qė mbushte shtėpitė praglyera nė tė gjitha ditėt e vitit me gėlqeren e bardhė apo artikujt e bulmetit aq tė shijshėm e ato tė leshit qė lakmoheshin aq shumė nga tė gjithė blerėsit e krahinės dhe priteshin aq me padurim nė pazarin e qytetit mė tė afėrt.
Pa na kishte ky livadh i stėrmadh edhe ca mrizore ku, tė ngopura e tė freskuara aq mirė nga ujėt e ėmbėl tė burimeve, delet leshbuta dhe deshėt me ca brirė tė ēuditshėm kalonin vapėn e madhe nėn hijen e ca pemėve tė larta, tė cilat s’mbaheshin mend qė kur kishin bėrė hije nė kėtė tokė.
E do tė mbeste pėr jetė e mot i paemėr ky livadh po tė mos dėgjonte njė ditė korriku njė mandatė tė madhe qė e bėn njeriu me huqe e zili njerėzore. Me ca inate tė vjetra e tė reja. Kur delet e deshtė rrinin nė hije e i gėzoheshin fyellit zėėmbėl tė Fehmiut, fyelltarit mė nė zė tė krahinės, ēobanėt e shumtė u rrokėn keq, shumė keq me njėri-tjetrin. Pėr njė copė kullotė, pėr njė fjalė a krenari burri. Pėr njė inat tė vjetėr sa mund tė kishte kaluar edhe dy breza. Kush e mban mend qė ta thotė me saktėsi atė histori treqind e ca vjeēare qė u shkrua nė atė livadh.
Pa na ngrehėn barinjtė edhe pushkėt qė i kishin hedhur nė krahė pėr tė qėlluar ujqėrit e shumtė qė lėviznin shpesh nė ato anė. E po u mbush pushka nga intaēorėt, prite gjėmėn, sado e madhe apo e vogėl qoftė ajo. Bam-njėra pushkė e bam tjetra. Bam kėtu e bam atje. Ca bėrtisnin e sa heshtnin. Ca qetėsonin tė tjerėt e ca i frynin mė keq sherrit siē i frynin zjarrit tė oxhakut me trungje lisash ēdo mbrėmje. Livadhi me lule ende petalefreskėta kurrė s’kishte parė gjak barinjsh, por ja qė atė ditė lulet e bari na u spėrkatėn me gjak njeriu. Gjak ēobani.
Bagėtitė ca nga trembja ca nga dhimbja, mbase edhe pse nuk mundnin dot t’ua ndalnin dot duart e nxehura tė zotėrve tė tyre, ashtu tė ngatėrruara njė e nga njė ose nė tufa, u shpėrndanė nėpėr livadhe dhe e harruan barin e njomė e gjithė qumėsht tė atij livadhi. Nga dritaret e fshatrave Gėshtenjas e Kodras gratė gėshtenjarake e kodrase si dhe fėmijėt zgjatėn kokat pėr tė parė se ē’po bėhej me tufat e bagėtive pa u shkuar kurrė, asnjėherė nė mendje se gjėma kėsaj radhe lidhej me burrat e me baballarėt e tyre. Po edhe ato s’kishin se ē’tė bėnin. Edhe ato nuk e ndalnin dot furinė e plumbave qė dilnin nga grykat e nxehura jo si bukėt e grunjta aq tė ngrohta e tėrė shije tė furrave tė fshatrave. Po dilnin si ca vetėtima qė ēanin qiellin e qetėsisė tė shekujve tė ulur kėmbėkryq nė kėtė livadh e nė kėto dy shpate malesh. Furia e inatit burrėror tė atyre malėsorėve po shkarkohej dhimbshėm nė gjokset e tyre tė mbuluara me trikot e leshta tė bėra me leshin e deleve qė kullosnin tėrė jetėn.
Bam kėtu e bam atje.Bam….Po ku tė gjenin barinjtė atje nė atė livadh tė paemėr njė gjykatės qė t’i jepte drejtėsinė e munguar e tė gjykonin fajtorin e viktimat e gjėmės? Cili njeri i ligjit tė njė shteti mund tė shkonte tė vinte drejtėsi nė atė vend tė harruar nga bota e madhe?
Mė nė fund e gjetėn vetė gjuhėn. U pajtuan vetė. Sikur tė ishin njė tufan i madh qė niset dhe shuhet vetėm pėr disa sekonda nė sytė e tė gjithėve.O, ah, sa keq! Ca trupa ēobenėsh ishin gjakosur keq e trupi i bukur i Isufit 28-vjeēar rrinte i shtrirė nė livadhin e lulėzuar pa mundur qė tė vinte prapė nė jetė, tė ndiqte bagėtitė. Pa mundur dot tė pėrkėdhelte dot djalin e bukur dyvjeēar qė e kishte lėnė nė shtėpi. Pa mundur dot tė ngrinte dolli nė dasmat e shumta qė do tė bėheshin atė vjeshtė.
Ah, Isuf Bukuria!
Tashmė te burrat u zgjua burrėria e vėrtetė. Dy burra u caktuan qė tė dėrgonin pėr nė tė dy fshatrat tė gjitha bagėtitė e pėr t’i futur njė e nga njė nė kasollet e secilit pa ngatėrruar asnjė nga kėto dele tė trembura si kurrėndonjėherė. Tė tjerėt do tė dėrgonin trupin e Isuf Bukurisė nė Gėshtenjas e pėr ta varrosur si shenjė e marrėzisė sė tyre.
Bėnė aty pėr aty njė shtrojerė me dega tė forta lisi dhe e vunė mbi trupin e mikut tė tyre , tė vėllait tė tyre. Dhe u nisėn me tė nė krahė ku ende tytat e armėve ishin tė paftohura nga krismat e plumbave……
Ecnin…..Kokėulur e tė menduar…..Njė ēast u ndalėn. Ishin tė lodhur pak e trutė e qetėsuar, nisėn ta rėndonin edhe mė shumė ndėrgjegjen dhe supet e tyre aq tė sprovuar nė jetė. Aty takojnė njė burrė tė moshuar .As ata vetė nuk e morėn vesh se nga vinte e ku shkonte ky njeri i urtė nė hapin qė hidhte. Mė shumė i urtė nė fjalėn qė thoshte. “Si nuk erdhi mė parė ky burrė ? –mendoi njė ēast Hajredini.- Do ta kishim prapė mes nesh Isufin tonė tė dashur”.
-Ku e ēoni kėtė xhenaze? – i pyeti me ngadalė plaku qė dukej si njė mal i thinjur qė ecte kaq krenar dhe po aq fisnik.
-Do ta ēojmė atje ku janė edhe gjyshėrit e tij. Ku janė edhe ata qė e nisėn pėr herė tė parė jetėn nė kėtė grykė ku ky livadh ka qenė si njė urė e blertė.
“Jo, jo, ky burrė do tė varroset aty ku ka ndalur kufoma dhe e ku e keni ulur nga supet tuaj. Kėtu le tė mbetet si njė kufi. Si njė gur i kėtij livadhi. Tė mbetet si prova e paburrėrisė suaj. Tė mbetet si shenja e gjyqit tė pabėrė pėr fėmijėt tuaj! Tė mbetet si kufiri i dhimbjes e dashurisė sė dy fshatrave tuaj!”
Dhe ashtu bėnė tė gjithė. Asnjė nuk e kundėrshtoi dot atė plak. Ai kishte thėnė atė qė ata e thonin me mendje tė gjithė. Qė atė ditė varri i Isufit u bė kufiri ndarės i Gėshtenjasit dhe Kodrasit. Dikush e quajti vendin ku u vu guri i madh nė varrin e tij “Guri i Isufit”. Ishte emri mė i ri qė u shtohej sinorėve tė atyre fshatrave. Mbase mė jetėgjati qė do ta tregonte historinė e bashkėjetesės. Nuk kishte nevojė qė tė mbuloje me lule atė varr. Ai u bė njėsh me lulet mė tė mira tė atij livadhi, tė atyre viseve e nė tė gjitha stinėt dhe ditėt gjelbėrimi e lulėzimi uleshin dhe ulen kėmbėkryq me nderim e po aq tė menduar mbi atė varr.






http://vitorestefa.blogspot.com/
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio