Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Pse u suspendua nga puna magjistri i bibliotekaris
Flori Bruqi
Postuar nė: 20.12.2006, 21:29
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 278
Antari Nr: 3300
Bashkangjitur: 12.10.2006




Pse u suspendua nga puna magjistri i bibliotekarisė shqiptare z.Xhafėr Syla?

Prishtinė,20 dhjetor 2006.

Mė datėn 14 nėntor 2006 drejtori i Bibliotekės Kombėtare dhe Universitare tė Kosovės,nė Prishtinė morri njė vendim arbitrar pėr suspendimin nga puna magjistrin e shkencave tė bibliotekarisė Z.Xhafer Syla(1952).

Magjistri Xhafer Syla ,sipas Vendimit numėr 269 ka bėrė”… shkelje tė rendė tė obligimeve tė punės sipas nenit 30 paragrafi 30.1.pika(a) dhe (e) tė Urdhėresės Administrative numėr 2003/2,pėr zbatimin e Rregullorės sė UNMIK-ut,numėr 2001/36 mbi Shėrbimin Civil tė Kosovės,ngase nė bazė tė kėrkesės pėr zhvillim tė procedures disciplinore …,vėrtetohet se Xhafer Syla ėshtė implikuar me shkrimet e tij nė mediat e shkruara dhe elektronike ku denoncon,fyen dhe akuzon punėtoret e BKUK-sė dhe personalitetet publike tė Kosovės,thuhet nė vendim tė nėnshkruar nga Drejtori I BKUK, Dr.Sali Bashota.

Komisioni diciplinor i BKUK-sė,conform dispozitave ligjore nė fuqi,nė afatin ligjor (30 ditė)akoma nuk e ka ftuar Mr.Xhafer Sylėn nė interpelancė diciplinore.
Hė pėr hė Xhafer Syla,deri mė tash mė asnjė shkrim autorial nė mediaat e shkruara dhe elektronike nuk e ka denoncuar,fyer dhe akuzuar punėtorėt e BKUK-sė si dhe personalitet publike tė Kosovės.

Ėshtė e vėrtetė se ndaj personave pėrgjegjės tė BKUK ėshtė quar pluhur mbi punėn jo tė mire tė pėrgjegjėsve nė media “Epoka e re”; “Koha ditore”etj., por autor i kėtyre shkrimeve nuk ėshtė shkencėtari dhe publicisti i njohur Mr.Xhafer Syla.

Besojmė dhe shpresojmė qė Komisioni Diciplinor i BKUK nė Prishtinė si dhe MASHT-i do tė ēvlerėsoi Vendimin mbi suspendim dhe tė njajtin ta kthej nė vendin e punės Bibliotekar nė Departamentin e Katalogimit,ngase konflikti ėshtė pakėz mė thellė sepse
z.Xhafer Syla ,ka pretendime tė konkurojė si Drejtor nė BKUK,ēka drejtorit tė tanishėm njė gjė e tillė nuk i konvenojė.

Kėsaj radhe pėr lexuesit tanė po publikojmė njė punim shkencorė tė z.Xhafer Syla.

Siē njoftuam opinionin kohė mė pare magjistri Xhafer Syla,edhe pak ditė para njė komisioni tė lartė shkencorė tė Universitetit tė Zagrebit,do ta mbrojė disertacionin mbi censurėn e librit shqip nė Kosovė prej vitit 1945 deri nė vitin 1999.

Mentor i disertacionit tė Xhafėr Sylės ėshtė ilirologu i njohur kroato-arbereshė Akademik profesor doctor Aleksandėr Stipēeviqi ,i njohur pėr lėxuesin tonė pėr librin e tij shkencorė mbi “Ilirėt”.

Flori Bruqi




Mr.sci.Xhafer Syla

Teoritė e seleksionimit dhe strategjia e mbijetesės

(I)



Ēėshtja e “qasjes kundrejt posedimit”



S’ka dyshim se vetė pėrzgjedhja ėshtė e lidhur me dy faza brenda procesit tė ndėrtimit tė fondit - me fazėn e hulumtimit tė bashkėsisė sė shfrytėzuesve dhe tė nevojave tė tyre dhe me fazėn e formėsimit e planit tė furnizimit



Mr. Xhafer Syla



Nė teorinė bashkėkohore bibliotekare ndėrtimi i fondeve zė vend tė rėndėsishėm. Me kėtė gjė nuk dėshirojmė gjithsesi tė themi se gjatė zhvillimit historik tė bibliotekarisė nuk i ėshtė kushtuar rėndėsi e denjė sajimit tė fondeve pasi qė ekziston kundrimi i pranuar dhe i pėrqafuar nga tė gjithė, se fuqia e bibliotekave dhe e veprimtarisė bankare del nga dy funksione tė tyre elementare: funksioni i grumbullimit dhe funksioni i ruajtjes sė bartėsve materialė nė tė cilėt ėshtė shėnuar dituria dhe pėrvoja e njerėzimit. S’ka dyshim se mbi sendėrtimin kreativ tė sajimit tė fondeve mbėshtetet njė pjesė e konsiderueshme e fryteve civilizuese e me kėtė edhe teza pėr rėndėsinė e bibliotekave pėr shoqėrinė: Ndaj, kuptohet se pėr ē’arsye janė orvatur bibliotekarėt, qoftė publikė apo privatė, ta plotėsojnė me veprat mė tė rėndėsishme, brenda kompleksit tė kulturės simbolike tė tė shkruarit. Me kėtė rast kanė rėnė ndesh dy qasje specifike – njė - zhvilluar mbi parimet e seleksionimit rigoroz, ē’formė e njeh teoria e kulturės si censurė dhe, tjera, qė i ka kushtuar vėmendje tė merituar, mirėpo ėshtė nisur nga objektivat fare tė tjerė qė thonė se nga esenca e veprimtarisė bibliotekare lypset ofruar njė lėndė tė llojllojshme, pavarėsisht nga interesat e veēanta tė shoqėrisė. Ky tretman i dytė ėshtė prezantuar nė mėnyrė tė plotė dhe konstituive, pėr herė tė parė nė librin e G. Haudit, “L’Advis pour une biblioteque” (ose “Advice on establishing a library”), qė mė vonė ėshtė cituar dhe interpretuar shumė herė.



Parimet e teorisė sė pėrzgjedhjes



Para se ta vėzhgojmė teorinė e sotme tė selektimit vlen t’i rikujtojmė parimet qė i ka cekur Nande nė teorinė e tij tė pėrzgjedhjes.1) Ē’ėshtė e vėrteta, pėr tė ėshtė detyrė e parė e bibliotekarit qė nė bibliotekė tė sigurojė praninė e veprave tė autorėve me peshė, tė vjetėr dhe bashkėkohorė, tė cilat vepra janė pėrcjellė me interpretimet e eruditėve dhe me komentet e tyre nė gjuhėn dhe shkrimin autentik. Mandej duhet bėrė pėrpjekje qė tė grumbullohen veprat e atyre autorėve, tė cilėt kanė shkruar mbi shkencėn nė mėnyrė tė pėrgjithshme, ose mbi ndonjė sferė shkencore, si dhe veprat e atyre autorėve, tė cilėt kanė interpretuar mė sė miri ndonjė autor tjetėr, ose ndonjė libėr tjetėr. Nė librin e pėrgatitur mirė nuk bėn tė mungojė kompilimi i trakteve, por as veprat e atyre autorėve, qė kanė futur ndonjė risi nė shkencė, apo qė kanė pėrpunuar ēkado. Naude ėshtė angazhuar me pasion qė nė bibliotekė tė gjejnė vend edhe veprat e atyre autorėve, tė cilėt kanė shkruar kundėr ndonjė shkence, apo qė me diturinė vetjake i janė kundėrvėnė ndonjė teorie relevante shkencore, si dhe veprat e heretikėve mė tė njohur, respektivisht shih veprat heretike. Dhe, nė fund, biblioteka e nozulluar mirė, ėshtė e detyruar tė mbledhė edhe librat “e rėndomtė“, fjalorėt, koleksionet e ndryshme etj.

Qasjen e seleksionimit Nonde e ka bazuar nė bindjen se bibliotekėn, qė sipas destinimit tė vet lypset tė jetė e arritshme pėr tė gjitha, pėrkatėsisht sipas radhės opinion-shenjtėrisė shtresės sė arsimuar tė popullit duhet ndėrtuar gjithsesi si bibliotekė enciklopedike, humanitare, erudite.

Aq sa kėto parime janė themelore dhe edhe mė tej tė pranishme nė vetėdijen e ēdo bibliotekari, qė ėshtė inkorporuar nė proceset e ngritjes sė fondit tė bibliotekės sė tij dhe sado qė nuk mund tė eliminohen nga bazat e pėrcaktimeve filozofike tė profesionit, po aq ka koleksione tė gjata mė se njė shekull e sidomos gjatė disa dekadave tė fundit, qė kanė apostrofuar lėndėn e pashmangshme tė diskutimeve mbi sajimin e fondit. Seleksionimi ėshtė pa dyshim njė nga fazat nė ngritjen e fondit, qė kėrkon njė fundament tė qartė teorik dhe veprime tejet precize, profesionale, bazike. Prapėseprapė seleksionimi ėshtė njė nga ato “mitet e mėdha”, tė cilėt i hasim aq shpesh nė punimet profesionale nga domeni i librave, pa e humbur nga pak rėndėsinė e vet tė dikurshme karshi kėrkesave kategorike nga ambienti i vet: sė pari, karshi kėrkesave tė shfrytėzuesve (tė cilėt mund t’i shpien elektorėt nė lėmin e “furnizimit” sipas dėshirės ) tė atij shfrytėzuesi individual qė ka gatur fat qė dėshira e tij tė manifestohet derisa ku ende mjetet disponuese financiare e pastaj edhe kundruall kėrkesave tė financuesve, tė cilėt po i zvogėlojnė ēdo ditė pa mėshirė mjetet pėr nozullim, madje edhe nė vende bukur tė zhvilluara?! Nė kontekstin e “ambientit” nuk duhet harruar as prodhuesit e materialit, i cili me tė hyrė nė biblioteka do tė njihet sipas sintagmės “material bibliotekar”, apo me anėn e lidhjeve telekomunikuese do tė arrihet dhe asisoj i afėrt nė atė pjesė tė kulturės simbolike, qė sot po quhet gjithnjė e mė shumė ‘bibliotekė virtuale”.2)

S’ka dyshim se vetė pėrzgjedhja ėshtė e lidhur me dy fazat e cekura, brenda procesit tė ndėrtimit tė fondit, pra, me fazėn e hulumtimit tė bashkėsisė sė shfrytėzuesve dhe tė nevojave tė tyre dhe tok me fazėn e formėsimit e planit tė furnizimit (blerjes) dhe bashkėsisė sė tornitorėve) qė sot shtrojnė para bibliotekarėve njė sėrė pengesash. Themi kėtu edhe atė se plani i shestuar i furnizimit (blerjes), i cili, ndėr ne, ka njė numėr bukur tė vogėl bibliotekash, duhet tė pėrfshijė edhe qasjen seleksionimit, pėrkatėsisht se ėshtė i detyruar tė peshojė pėrgjegjėsinė pėr pėrzgjedhje dhe parimet themelore e kriteret qė duhet t’i pėrmbahen nė vetė procedurėn e seleksionimit, kur t’i vijė radha, si dhe ēėshtjet lidhur me furnizimin (blerjen) e koordinuar dhe mėnyrėn alternative tė furnizimit tė lėndės sė domosdoshme, qė sot njihet ndėr qarqet profesionale, si ēėshtje e “qasjes kundrejt posedimit” (access vs. awnership).



Tė arriturat e avancuara kompjuterike dhe telekomunikative



Pėr bibliotekistin fondi bibliotekar ėshtė tėrėsi e pėrbėrė nga njėsitė e lėndės bibliotekare, trajtave dhe brendisė sė nduarduartė, tė organizuara nė pjesė, tė cilat i ēmojnė koleksionet. Njė nga sfidat mė tė mėdha pėr bibliotekat nė gjysmėn e dytė tė shekullit XX ishte sfida e zgjedhjes sė llojit tė lėndės. Deri tani, procesi i vendosjes ishte, kuptohet, horizontalisht, sepse ishte fjala pėr vetėm disa llojesh tė nduarduarta tė lėndės sė lidhur tė shpeshtėn me disiplinat e caktuara, si gjeografia dhe muzika, ndėrsa instrumentet teknike qenė realisht tė thjeshta dhe tė lira. Me shfaqjen dhe zgjerimin e teknikės optike dhe laserike, tė digjitalizimit dhe tė shėnimeve audio dhe video dhe me tė arriturat e teknikės gjithnjė e mė tė avancuar kompjuterike dhe telekomunikative, pritej pėrherė e mė shumė tė grumbullojnė mendimet e reja si kompakt–disqet, kronikat audio dhe video, tė disqeve laserė dhe tė programeve kompjuterike. Krejt kėto mendime, siē dihet, kėrkojnė njė qasje tejet tė sofistikuar dhe te shtrenjtė. Njėherėsh, nga bibliotekat kėrkohet tė blejnė (tė furnizohen) dhe mirėmbajnė koleksionet nė mediet tradicionale.

Tek orvatet tė pėrmbushė kėrkesat e epokės sė re, edhe teoria dhe praktika bibliotekare nisen nga kritere “klasike”, tė dyfishta: qė fondi tė rregullohet dhe tė bėhet i shfrytėzueshėm nė kushte tė mundshme optimale, lėnda bibliotekare duhet tė ndahet nė koleksione, apo sipas llojit tė bartėsve (vėllimet e dorėshkrimeve, tė muzikės, tė hartave dhe shkronjės, tė hartave dhe glomuseve, koleksionet CD ROM-ve dhe kėshtu me radhė) ose sipas teorive logjike duke pasur parasysh lėndėn, temėn ose ndonjė fushė tė veēantė pa marrė parasysh protagonistėt, pėrkatėsisht atė koleksion ėshtė konfirmuar lėnda dhe bartėsit e llojllojshėm, ē’prej dorėshkrimeve gjer nė dokumentet elektronike (p.sh., koleksionet vendore, koleksionet memoriale, koleksionet e punimeve te doktoranturės, koleksionet e dosjeve). Pikėrisht sė kėtejmi ēdo bibliotekė rezonon se nė ē’mėnyrė do tė organizojė fondin e saj dhe cilat vėllime do t’i ndėrtojė brenda fondit, sepse pėrzgjedhja e bartėsit tė caktuar, nėse ofrohet titulli i dhėnė nė disa bartės... ėshtė i lidhur jo vetėm me preferenca shfrytėzuesish dhe disponua Programe pėr kompjutershmėrin e pasjes gjegjėse pėr lexim, (nėse ka nevojė3), porse edhe me strukturėn e brendshme tė bibliotekės, me shkathtėsitė-shtesė tė personelit tė saj, me mėnyrat e depozitimit e tė mbrojtjes sė saj, me mėnyrat e shfrytėzimit etj.



Teoritė e seleksionimit dhe strategjia e mbijetesės

(II)



Bibliotekat interesohen pėr burimet informative dhe tė shfrytėzueshme



Pėr shkak tė zvogėlimeve drastike tė mjeteve pėr furnizim me material bibliotekar, edhe nė vendet e zhvilluara shumė biblioteka ballafaqohen me kokėēarjen se si t’i zbatojnė seleksionimin, madje edhe atėherė kur politika furnizuese ėshtė konceptuar mirė dhe ėshtė shtruar drejt.



Mr. Xhafer Syla



Tė vetėdijshėm pėr njė varg vėshtirėsish, qė shfaqėn me atė rast disa bibliotekarė, do tė qėndronin me dėshirė nė mediet klasike dhe nė koleksionet klasike brenda bibliotekės sė tyre, duke justifikuar labilitetin e vet me mjete financiare, qė mungojnė pėr zgjerimin potencial tė zgjedhjes. Bibliotekat e tilla do tė mbesin gradualisht anash nė krahasim jo vetėm me trajta tė reja tė lėndės apo me teknikėn e re komunikuese, por edhe nė krahasim me njėrėn nga detyrat e veta bazike qė tė informojnė, pėrkatėsisht tė udhėzojnė dhe tė mėsojnė. Nė anėn tjetėr, bibliotekarėt mė tė vendosur do tė pėrpiqen tė ndjekin trendet dhe tė furnizohen me lėndėn e llojllojshme edhe me njė ēmim shpenzimesh tė mėdha dhe me rrezikun e lidhur me “qėndrueshmėrinė” e medias sė re duke u pėrcaktuar pėr koleksione tė reja tė llojit tė veēantė, tė cilat ndoshta nuk do t’i pėrballojnė shtimit tė paraparė, ose shkakun e tejkalimit tė buxhetit ose shkaku i pamundėsisė qė tė pėrtėrihet vazhdimisht raporti mekanik ose pėr hir tė arsyeve tė tjera.



Teknikat moderne dhe ekzistimi i njė numri gjithnjė e mė tė madh tė revistave elektronike



Ndėrkaq, pėr shkak tė zvogėlimeve drastike tė mjeteve pėr furnizim me material bibliotekar, edhe nė vendet e zhvilluara shumė biblioteka ballafaqohen me kokėēarjen se si t’i zbatojnė seleksionimin, madje edhe atėherė kur politika furnizuese ėshtė konceptuar mirė dhe ėshtė shtruar mirė, sot kemi njė dukuri tė shpeshtė se bibliotekat pakėsojnė nė mėnyrė te konsiderueshme parapagimet ekzistuese pėr rend, me ē’rast bibliotekat interesohen pėr burimet relativisht tė mira informative dhe tė shfrytėzueshme programe pėr kompjuterin dhe pėr gjendjen e rasteve tė kėrkuara me anė tė huazimit ndėrbibliotekar. Mbėshtetja e vendimeve tė tilla nuk ėshtė vėshtirė tė gjendet nė tė dhėnat nga studimet pėr shfrytėzimin e revistave4) dhe pėr matjen e efekteve ekonomike tė shpenzimeve si dhe tė dhėnave lidhur me shpejtėsinė e nozullimit, sigurinė dhe lehtėsinė e shfrytėzimit gjė qė krejt kjo flet nė favor tė asaj se arritja te revistat ėshtė mė e shpejtė dhe mė e thjeshtė se sa qė ėshtė rasti me librat dhe materialin tjetėr. Kėsaj i kontribuojnė edhe teknikat moderne dhe ekzistimi i njė numri gjithnjė e mė tė madh tė revistave elektronike.

Mirėpo, bibliotekarėt nė bibliotekat shkencore, duhet t’i adaptohen me hezitim kėsaj zgjedhjeje, madje edhe kur janė tė shtrėnguar qė pėr arsye tė mbarsjes sė titujve vijues tė revistave tė dėshiruara, ta zvogėlojnė nė mėnyrė drastike furnizimin e librave. Shkakun e kėsaj M. Line e gjen nė tri teza: ose bibliotekistėt nuk besojnė nė “arritshmėrinė” si alternativė reale dhe e aplikueshme, ose janė tė detyruar tė veprojnė nė mėnyrė irracionale (mė sė shpeshti nėn presionin e kėrkesave tė profesorėve), apo nuk janė fare koshientė se ēfarė bėjnė. Do tė ishte gjė interesante qė kėto teza tė Linesė tė argumentohen me tė dhėna tė marra nga hulumtimet nė bibliotekat tona, destinuar profilit me fakultet.

Nė disa nga bibliotekat ne Kosovė, e kėtu na interesojnė nė rend tė parė, bibliotekat pėr profilin me kualifikim superior, ėshtė relativisht lehtė tė vėrehet mungesa e ēfarėdo sajimi elementar tė fondeve e me kėtė edhe mosekzistimi i politikės sė konsoliduar furnizuese dhe tė parimeve tė seleksionimit. Ndaj furnizimi ėshtė sporadik, ndėrsa furnizimi me revista tė huaja, i ėshtė lėnė kryesisht Ministrisė sė arsimit si financuese nė kuadrin e mjeteve tė sė cilės lypset tė orientohemi me shkathtėsi. Nė njė situatė kėso dore, vetėm mund “tė ėndėrrohet” pėr mediumet e reja, madje edhe atėherė kur ėshtė mundėsuar lidhja telekomunikative, gjegjėsisht kur bibliotekat bėhen vende, nga tė cilat hulumtohen drejtpėrsėdrjeti bazat e tė dhėnave dhe komunikohet nė mėnyrė imediate me anėtarėt e bashkėsisė shkencore anembanė botės, kur cilėsia e fondit lokal mė sė shpeshti shėrbimet jo ekzistuese bibliotekare, nuk i garantojnė shfrytėzuesit se do ta gjej lėndėn e nevojshme, pėrpos nė rastin qė nga bazat e arritshme tė mbushura me tekste personalisht tė marr tekstin, qė e intereson. Kur themi shėrbimet jo ekzistuese bibliotekare mendojmė pėr ato biblioteka pranė fakulteteve tė cilat i nuk i kanė ende tė bashkėrenditura bazat e tė dhėnave, kėshtu qė nuk marrin pjesė nė krijimin e bazave qendrore tė t dhėnave, me ēka ėshtė pamundėsuar veprimtaria informative dhe e kėsaj biblioteke dhe asaj veprimtarie informative veē e veē nė nivelin kombėtar, pėr arsye se bibliotekat mė tė vjetra ėshtė fjala pėr koleksionet e rėndėsishme tė literaturės shkencore pėr fushėn konkrete e shkencore, respektivisht pėr lėndėn, e cila edhe ashtu gjendet me vėshtirėsi. Pastaj mendojmė pėr tė informuarit e pamjaftueshėm tė shfrytėzuesve pėrkitazi me mundėsinė e huazimit ndėrbibliotekar dhe pėr burimet e tjera tė arritshme informative pėr tė cilat do tė udhėzoheshin shfrytėzuesit, gjegjėsisht pėr mungesėn e bashkėpunimit ndėrkombėtar, nė pėrgjithėsi.



Margjinalizimi i ndėrtimit tė fondeve



Nė kushte tė tilla, ndėrtimi i fondeve, ėshtė margjinalizuar deri nė fund. S’ėshtė e vėrteta pjesėrisht pėr shkak tė financimit absolutisht te papėrshtatshėm, me ē’rast te kompetentėt (Qeveria, ministria kompetente, po edhe vetė shteti) vėrehet mungesa e vetėdijes pėr nevojėn e bibliotekave dhe pėr peshėn e tyre nė mėsimin dhe shkencėn superiore 5) e pjesėrisht pėr shkak tė izolimit total tė bibliotekave tė fakulteteve dhe tė atyre qendrore universitare nga ecuritė kryesore tė jetės dhe punės tė secilit nga katėr universitet tė Kosovės, fondet e atyre bibliotekave po thuaj se ka pėrjashtim, janė privuar nga derdhja e lėndės sė re jo vetėm nė raport me llojet e reja tė lėndės, e cila gati se nuk ekziston ( me pėrjashtim tė disa bibliotekave tė shkencave natyrore dhe mjekėsore), veē se edhe pėr shkak tė pėrqindjes sė vogėl tė risive nė krahasim me fondin e gjithmbarshėm. Bashkė me ashtuquajturin fond i pėrgjithshėm, tė cilit i ėshtė bashkangjitur (pėr arsye organizative) shpesh herė edhe koleksioni referent, koleksionet nė bibliotekat superiore, janė bashkangjitur si koleksione tė periodikut dhe koleksione pėr huazim afatshkurtėr tė studentėve si dhe koleksionet e punimeve tė disertacioneve dhe magjistraturave, e nuk ėshtė e tepėrt tė pėrmenden edhe vėllimet e fotokopjeve tė cilat i gjėnė bibliotekistėt e vyeshėm me kujdes, duke cenuar dispozitat e lidhura me tė drejtat autoriale. Disa lloje tė lėndės dispensat, punimet e doktoratės dhe magjistraturės arrijnė nė bibliotekat ne bazė tė dispozitave gjegjėse interno, pra pėr atė lėndė nuk ndahen mjete nga biblioteka e buxhetit tė lejuar. Njė numėr revistash arrijnė me anė te huazimit ndonjėherė me anė tė dhuratave tė profesorėve kurse njė numėr titujsh duhet tė blihen. Do thėnė se evoluimi i shfrytėzimit tė revistave, nuk bėhet, kėshtu qė ėshtė tejet vėshtirė tė konstatohet arsyeshmėria e furnizimit tė njė titulli tė lėnė me tė tjetrin titull. Numri i librave, veēanėrisht i atyre tė jashtme, ka rėnė nėn ēdo kufi tė logjikshėm e qė ėshtė vėshtirė tė konfirmohen kriteret pėr njė punė tė tillė.





Teoritė e seleksionimit dhe strategjia e mbijetesės

(III)



NJė varg mėnyrash pėr t’u vlerėsuar fondi bibliotekar



Ēdo e dhėnė e re do tė jetė nxitėse pėr materializimin e qėllimit pėrfundimtar nė ngritjen e fondit, nė inaugurimin e fuqisė dhe dobėsisė sė fondit ekzistues dhe tė rindėrtimit optimal tė tij.



Mr. Xhafer Syla



Sipas mendimit tė ekspertėve, tė cilėt janė marrė rrėnjėsisht me ēėshtjen e evoluimit tė fondeve nė bibliotekat shkencore (M.Line, D.Urquhart, Kent, A.et al., Clapp, V. dhe R.Jordan, Bucklant, M dhe I.Wordburn etj. ka njė sėrė mėnyrash pėr t’u vlerėsuar vlera e fondit bibliotekar (ē’prej tė dhėnave statistikore, mbi shfrytėzimin dhe hulumtimin e titujve, tė “formularėve tė pėrgatitura mė parė, si bie fjala e Clapp-Jordanit ose formulė – Washington State, deri te mendimet e ekspertėve dhe nė bazė tė tė dhėnave tė grumbulluara dhe analizave tė kryera tė pėrmirėsohet furnizimi, gjegjėsisht t’i kontribuohet rrjedhės sė procesit tė ndėrtimit tė procesit tė sajimit tė fondit brenda tė cilit, ēdo e dhėnė e re do tė jetė nxitės pėr materializimin e qėllimit pėrfundimtar nė ngritjen e fondit nė inaugurimin e fuqisė dhe dobėsisė tė fondit ekzistues dhe tė rindėrtimit optimal tė tij. Mungesa e hulumtimeve kėso dore jo vetėm se pamundėson ndėrtimin e mėtejmė tė fondit porse nuk mund te ndikojė as nė gjetjen e mėnyrės alternative, me tė cilėn do tė afrohej probabiliteti pėr ndėrtimin e mėtejshėm tė fondit, porse nuk mund tė ndikohet me gjetjen e modusit alternativ me tė cilin do sigurohej lėna qė nuk ekziston nė fondin e bibliotekės ekzistuese.



Duhet kushtuar vėmendje mė tė madhe ndėrtimit tė fondeve



Nė situatė te tillė tė bėhet fjalė pėr fondet nė bibliotekat universitare nė Kosovė? Apo shkaku i situatės sė tillė, bibliotekarėt duhet t’i kushtojnė vėmendjen mė tė madhe ndėrtimit tė fondeve sesa qė kanė bėrė ndonjė herė? Mundėsia qė tė pėrcaktohet pikėpamja qė dominon nė disa biblioteka amerikane dhe britanike e sipas tė sė cilės “qasja” ėshtė shumė mė rėndėsishme dhe mė efektive se sa “posedimi” ėshtė jashtėzakonisht e madhe. Por a duhet t’i nėnshtrohemi kėsaj pikėpamjeje, apo duhet pyetur a thua vendimi pėr kėtė tė kesh lenden nė bibliotekėn vetjake, apo tė mundėsohet qasja lendes qe nuk e posedojmė, do tė jetė e kushtėzuar vetėm nga arsyet financiare. Me fjalė tė tjera, shkaku i mungesės tė mjeteve pėr ndėrtimin vetjak tė fondit, bibliotekat tona kanė braktisur “sistemin” nė favor tė “rastėsisė”, eventualitetit kanė zėvendėsuar seleksionin me improvizim, kurse pamundėsinė qė tė japin pėrgjigje ndaj kėrkesave tė shfrytėzuesve orvatėn ta kompensojnė me huazimin ndėrbibliotekar, duke i siguruar shfrytėzuesit kėmbėngulės, qė sidoqoftė tė arrijė atė lėndė, qė i nevojitet.6)

Vendimi pėr atė a tė furnizohemi, pra tė kemi ose tė sigurojmė qasjen lėndės sė kėrkuar, nuk bėn tė merret vetėm me bazė tė efektit relativ tė shpenzimeve, ose nė vetė efektivitetin. Kriteret bazė pėr efektivitet, janė sipas Linit shpejtėsia e furnizimi, siguri dhe lehtėsia shfrytėzimit e jo indikatorėt financiarė, tė cilėt, gjithsesi nuk janė tė parėndėsishėm, por atyre bėn tė qasem nga disa aspekte tė llojllojshme. Shpejtėsia e nozullimit pėr llojin e caktuar tė lėndės sė pari shėnime tė lexueshme mekanike dhe pėr lėndėn e cila mund tė fotokopjohet dhe tė dėrgohet lehtas (bie artikulli nė revistė) sot matet me minuta, ndėrsa siguria varet sė shpeshti nga tė informuarit e mirė tė bibliotekistit, respektivisht nga shkathtėsia e tij qė dokumentin e nevojshėm ta kėrkoj nė vendin e vėrtetė. Edhe letėrsia e shfrytėzimit tė dokumenteve tė fotokopjuara, nuk rrezikohet. Mirėpo nėse ėshtė fjala pėr libra, ose p.sh. pėr disqet, ose pėr farė dorėshkrimi tė vjetėr, ekzemplari i kėrkuar arrihet mė ngadalė nė mėnyrė tė dukshme , kurse nėse sigurohet kopja e tij mikrofilmime, tė lexuarit vėshtirėsohet gjithsesi (e sa i pėrket vetė sigurisė shtrohet kuestionari athua biblioteka qė posedon kopjen e kėrkuar do t’i pėrgjigjet lutjes nė rast se shfrytėzuesve tė saj u ėshtė komplikuar shfrytėzimi). Gjurmimet nė SHBA dhe Britani kanė dėshiruar, se veē 70% nga lėnda gjendet nė fondin e bibliotekės amė, por edhe se 60% e lėndės ėshtė e arritshme nėse bėhet kėrkesa kjo d.m.th. se 40% tė mbetura janė objekti mė i kėrkuar, kryesisht i nevojshėm pėr studentėt, gjatė sigurimit, qė nuk mund tė ndihmoj as huazimin ndėrbankar, pėr arsye se shpejtėsia e furnizimit ėshtė joadekuate.7)



Shėrbimet bibliotekare janė gjithnjė e mė modeste



Njė nga propabilitekat qė shtrohet para bibliotekave universitare tė Kosovės, po edhe para financuesit ėshtė siguruar konstituiv i literaturės elementare tė librave tė mėsimit dhe tė dispensave nė bibliotekat qendrore tė fakulteteve dhe mjetet e ndara sipas destinimit pėr begatimin e koleksioneve pėrkatėse. Mundėsi tjetėr ėshtė nė koordinimin e furnizimit nė nivelin universitar dhe kombėtar me njė program tė konceptuar nė mėnyrė solide tė huazimit ndėrbibliotekar.

Me fjalė tė tjera, nėse i kthehemi teorisė sė ndėrtimit tė fondeve dhe teorisė sė seleksionimit, do thėnė se theksimi tradicional mbi zhvillimin e fondeve tė mėdha lokale shkencore, qė te ne teksa duhet tė konceptohen, lypset orientuar nga zhvillimi i koleksioneve tė mrekullueshme lokale, lidhur me pėrcaktimet specifike tė universitetit veē e veē, me tė cilat, brenda kompleksit tė rikonstruktimit tė arsimit superior tė Kosovės dhe tė punės shkencore, i jepet njė vend i veēantė. Krahas kėsaj ka rėndėsi tė veēantė tė mundėsohet qasja literaturės sė duhur shkencore, pa marrė parasysh se ku ndodhet. Pa dyshim kjo ėshtė alternativė e pranueshme pėr ata shfrytėzues, tė cilėt qė tani mbėshteten nė furnizimin me dokumente nga burimet e tjera (me anė tė rrjeteve telekomunikuese, me fotokopje ose huazim klasik ndėrbibliotekar tė kopjes sė kėrkuar). Ėshtė kjo alternativė e cila, shkaku i faktorėve imitues, qė i zumė nė gojė, nuk do tė thotė se ėshtė gjithmonė e kėnaqshme, po ėshtė doemos mė e shtrenjtė, pėr s’arsye, shfrytėzuesit, nėse janė tė detyruar ta paguajnė vetė shėrbimin, mund t’i pakėsojnė gradualisht kėrkesat e veta.

Fondet e vobektėsuara, nė njė anė dhe “arritshmėria” qė nuk ėshtė pėrherė ideale, shpien deri tek ajo qė shėrbimet bibliotekare janė gjithnjė e mė modeste, qė ndikon drejtpėrdrejt nė punėn shkencore dhe mėsimore, duke iu kanosur, nėse edhe nuk e bėjnė tė pamundur atė.

P. s.



Pėr shkak tė natyrės sė gazetės, u hoqėn shėnimet.







L I T E R A T U R A



1. Usp.Naude.G.Advice on establishing a library. Berkeley; Los Anmgeles;

University of Califonia Press, 1950.

2 W. R. Perryman paraqet rezimenj e Vojeqer te cilin paraqet serijen klasike te muzikes ne CD.

3.Shembullin ma te mirė e paraqet fakulteti Filozofik nė Zagreb i cili nga viti 1994 ka ble rreth 648 libra dhe 216 revista shkencore nga bota e jashtme. Edhe tani vetė fakulteti me mjetet financiare qė ka blerė 29 revista shkencore nga bota e jashtme.

4. Usp. Hoadley. I. B. Access vs.ownership; Myth or realit.// Library

Acquisitions: Practice & Theory 17 (19993). 2. 1991195.

5. Usp. Line. M. Acces versur ownership: how real anm alternative is it? 61st IFLA General Conference, 2026 August 1995. Istqanbul.Turkey.

PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio