Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Leter publike e rektorit Enver Hasani
Flori Bruqi
Postuar nė: 20.12.2006, 21:34
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 278
Antari Nr: 3300
Bashkangjitur: 12.10.2006



Leter publike: Rektori i Universitetit te Prishtines, Prof. dr. Enver Hasani i shkruan forumit virtual "Alb-Shkenca.org" Te nderuar kolege

Ne nje forum si ky (www.alb-shkenca.org,verejtja F.B), nuk mendoj se u duhet lene hapsire njerezave qe kane telashe me personalitet e jetes publike te botes shqiptare. Liria e mendimit nuk eshte anarki ku njeriu mund t'i veje ne dyshim vlerat me elmentare te atyre qe jane te deshmuar. Ne fakt, ajo qe kam verejtur une keto vite eshte se ka nje gurp njerezish qe duan te bejne emer vetem duke share e marre neper goje personalitetet e jetes sone publike (intelektuale e tjeter). Kjo eshte metode e njohur ne demokraci, por qe ka mekanizma qe pengojne shfryrjen e vetive te uleta ne llogari te tjereve. E, mekanizmi kryesor eshte stopimi i postimeve te tyre ne kete liste(fjala eshte per alb-shkenca.org,verejtja F.B). Kete ia kemi borgj njeri tjeterit, kurse ata qe kane synim shfaqjen e vetive te tilla, nese ua mbane le t'i drejtohen atyre me te cilet kane hesape private ose le t'i thone ato gjera krejt jashte syve e vesheve tane.

E them kete sepse edhe vet kam qene viktime e kesaj logjike pasi flova punen si rektor. Me thane se nuk paskam shkolle valide, doktorate ne rend te pare, gje qe kurre nuk me kishte shkuar mendja se dikush mund te shkoj kaq large. Nuk ka rendesi e verteta ketu. Me rendesi eshte se goditet rektori i universitetit te vetem publik. Disa me thane edhe Papovic e komuniste kur nxorra nga pune disa profesore qe u rrahen ndermjet veti ne Fakultetin e Kultures Fizike (ne nderkohe jane pajtuar dhe i kam kthyer ne pune sepse po te mos ishin pajtuar nuk do te guxoja ta beja nje hap te tille). Ata qe me njohin nga afer e dine se kurre anetar partie nuk kam qene , jo pse nuk kam dashur ose pse kam qene burre i mire, por sepse isha i ri kur komunizmi po jepte shpirte dhe anetarsime ne partine komuniste me nuk po sillte privilgje. E di se duken pa lidhje keto qe i thash ketu. Vetem desha sa per ilustrim te tregoj se si nje grup i njerezve synon te beje emer duke fyer pa asnje shkas e asnje baze njerez te caktuar te jetes sone publike. Keta njerez, pa asnje dallim, jane njerez qe nuk komunikojne me kulturat tjera joshqiptare, ose komunikojne ne menyre te shftyruar duke share e duke fyer kulturen e vlerat nacionale te shqiptareve ne rajon me idete e tyre te mbrapshta.

Duke shpresuar se nuk ju kam trazuar me keta rreshta, shkrimin e te cilave e bera vetem per te thene se kjo gjendje e kjo praktike duhet ndalur, ju pershendes

Miqesisht

Enver Hasani, rektor i Universitetit te Prishtines

PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio