Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Ibrahim Rugova
Flori Bruqi
Postuar nė: 20.12.2006, 21:36
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 278
Antari Nr: 3300
Bashkangjitur: 12.10.2006



Pėr 20 vjetė Akademik Ibrahim Rugova u bė njė ndėr figurat e rėndėsishme tė studimeve letrare nė gjuhėn shqipe

Nė dekadėn e fundit tė shekullit XX, pėr botėn shqiptare dramatike e me ndryshime dhe pėrmbysje shpresėdhėnėse, Akademik dr. Ibrahim Rugova u njoh ndėrkombėtarisht si lideri i lėvizjes mė tė madhe paqėsore nė Evropė, lideri i lėvizjes sė gjerė pėr emancipim, pėr ēlirim kombėtar e pėr pavarėsi tė Kosovės. Personaliteti i tij u ēmua lart pėr shpalosjen dhe begatimin e vlerave evropiane tė kohės. Aktualisht dr. Ibrahim Rugova veproi deri me 21 janar 2006 si Kryetar i Kosovės.

Para se tė niste veprimtarinė e gjerė politike, dr. Ibrahim Rugova nė kulturėn e studimet letrare dhe albanistike pėr dy dekada tė tjera ishte dalluar me studimet, ndėrmarrjet, idetė, botimet pėr letrat dhe kulturėn shqiptare nė tėrėsi. Vepra e tij nė kėto fusha pėrmblidhet nė 6 vėllimet e para tė kėsaj kolane tė bukur tė botuar nga shtėpia botuese "Faik Konica" e Prishtinės. Aty ėshtė pėrfshirė pjesa mė e madhe e ndihmesės qė Rugova i ka dhėnė kulturės dhe dijes shqiptare nė kėto fusha, ashtu si i kishte bėrė gati vetė nė atė kohė. Kanė mbetur tė papėrfshira shkrimet e shpėrndara nėpėr revista dhe parathėnie librash. Vetėm nė 2 vėllime tė kolanės ėshtė pėrfshirė veprimtaria e gjerė e shkrimtarisė politike tė dr. Rugovės. E shpėrndarė gjithandej nė shtypin e botės, nuk ka dyshim se, kur tė pėrmblidhet, ajo do tė mbushė vėllime tė tjera, pėr tė folur nė mėnyrė autentike pėr idetė e kohės sonė, pėr ecejaket e mendimit dhe tė synimit pėr pavarėsi, pėr mundėsitė e funksionimit tė pushtetit me mbėshtetje nė "autoritetin moral", siē thoshte ai, pėrballė makinerisė shkelėse, despotizmit e diktaturės, pėr shanset e lėvizjeve paqėsore nė tėrėsi, pėr hapėsirat e lirisė. Me shkrime publike Ibrahim Rugova u shfaq qysh nė vitet 1967 1968. Librin e parė Prekje lirike, e botoi mė 1971. Qysh me atė libėr ai manifestoi qartė mėvetėsinė dhe pavarėsinė e vėshtrimit dhe tė gjykimit, autonominė personale nė fushėn e kritikės dhe tė interpretimit letrar. Mu sikur tė donte njė prerje, njė ndryshim tė sugjeruar qysh nė tituj, 7 vjet mė vonė (1978) ai botoi librin Kah teoria, me pėrmbajtje e synime tė tilla. Pastaj vetėm dy vjet mė vonė (1980) librin tjetėr me hyrje teorike dhe me brumė kritik pėr letėrsinė e sotme, me njė synim tipologjizues e me vlerėsime normative nė fund Strategjia e kuptimit. Rruga e vėshtrimeve teorike kritike tashmė po intensifikohej nė veprimtarinė e Rugovės dhe mė 1982 ai botoi librin monografik Vepra e Bogdanit, qė mėton nė radhė tė parė ta interpretojė atė, por rrugės bėn dhe shumė punė tė tjera hulumtuese tė natyrave tė ndryshme pėr autorin dhe veprėn. Nė 4 vjetėt e ardhshėm (1986) ai arrin ta pėrfundojė veprėn e gjerė Kahe dhe premisa tė kritikės letrare shqiptare, nė tė cilėn ngėrthehen hulumtimi historiko letrar albanistik me vlerėsimin kritik, tendencat pėr klasifikime dhe pėrgjithėsime lidhur me rrjedhat e mendimit dhe tė shkrimit shqip nė kėtė fushė.

Librin e fundit tė natyrės sė studimeve letrare Refuzimi estetik, e botoi mė 1987. Nė mė pak se dy dekada jete tė ngjeshur hulumtuese ai arriti tė bėhej njė ndėr figurat e rėndėsishme tė studimeve letrare nė albanistikė, nė fushėn e kritikės e tė interpretimit letrar nė pėrgjithėsi nė botėn shqiptare. Pas vitit 1972 Rugova pati mundėsi ta thellonte mė shumė punėn e tij hulumtuese sistematike nė drejtime tė ndryshme pėr letrat dhe kulturėn shqiptare, pėr idetė estetike dhe pėr ēėshtjet themelore tė studimit tė letėrsisė. Dhe nė kėto preokupime shkrihen vrojtimet e tij tė natyrės teorike, estetike tė letėrsisė me kundrimet pėr fenomene, autorė dhe vepra nga tradita shqiptare dhe nga bashkėkohėsia. Nė kėtė shkrirje natyrshėm ngėrthehen fenomenet letrare shqiptare, ndryshe nga njė traditė qė mund tė kėrkonte qė ato tė vėshtrohen me optikė dhe metoda tė posaēme. Tėrė aparaturėn hulumtuese dhe klasifikuese e zbaton me tė njėjtin kut tė matjes nė fenomenet e traditės ashtu si te veprat bashkėkohėse. Prodhimin letrar bashkėkohės e vėshtron nė mėnyrė njėsoj sistematike. Objekt i vlerėsimit tė tij u bė njė numėr i madh autorėsh dhe veprash qė doli nė Kosovė deri nė atė kohė. Shkonte dhe mė tej pėr ato rrethana dhe, duke shpėrnjohur retiēencat e kohės, afirmonte dhe vlerėsonte autorė dhe personalitete tė sė kaluarės. Rugova ndėrthur nė vėshtrimet e tij bagazhin e dijeve teorike, tė njohjeve tė thelluara albanistike me interesimet bashkėkohėse. Derisa nė shkrimet e para kritike pėr letėrsinė Rugova i jepte hapėsirė mė tė madhe dimensionit lirik e personal tė vendosur qoftė dhe vetėm figurativisht nė kontekst aktual, nė studimet pėr letėrsinė, nė veprat teorike e nė monografitė e pastajme tė tij mbisundojnė dy vija themelore: hulumtimi i tė dhėnave, krijimi i aparaturės themelore pėr studime serioze dhe njėherėsh studimi, interpretimi e kontekstualizimi i veprave, ideve e fenomeneve letrare nė botėn shqiptare. Nė studimet letrare Rugova vinte me njė anim nga vlerėsimi pjesėrisht impresionist i veprave dhe fenomeneve letrare, por me frymėn e tij tė butė liberale, qė ia bėnte tė mundur tė gjente ēarje nė bllokun e mendėsisė sė atėhershme nė kėto studime, si mendėsi dhe si metodė. Ai thjesht ofronte njė tjetėr mėnyrė interpretimi dhe pėrmes saj ngjallte kontestime qė nė themelet e atyre studimeve. Me kohė aspektet e tilla dhe gjallėria rinore e Rugovės sikur i lanė mė shumė hapėsirė disiplinės studiuese. Por bindja se nė ēėshtje interpretimi gjithnjė ka mė shumė se njė vėshtrim e shoqėron atė nė tėrė veprimtarinė, jo vetėm studiuese. Me kėtė gjerėsi, nė pėrplasje tė vetvetishme me dogmatizmin sundues tė kohės, nga fundi i viteve '70, dr. Rugova u bė njė nga figurat qendrore tė studimeve letrare dhe u bė i tillė me risinė e vėshtrimeve, me njohjet bazike pėr rrjedhat dhe me qėndrimin jopėrjashtues pėr tjetrin. Ndėrkohė ai kishte depėrtuar mė thellė me informimet dhe me formimin teorik nė frymėn e kohės, kryesisht nė rrymimet qė merreshin me interpretimin dhe me teoritė estetike. Kjo ishte afėrsisht koha kur tek ne po depėrtonin dhe ide moderne tė strukturalizmit e tė semiologjisė. Dhe gjurmėt e kėsaj gjerėsie idesh, tė kombinuara me rreptėsinė metodike nė njė rrafsh me figurshmėrinė gati tė mirėfilltė letrare, i gjejmė nė studimet e tij pėr letėrsinė shqipe, moderne dhe tė traditės. Jo rastėsisht ai pikėrisht nė kėtė kohė ngulte kėmbė tė merrej me studimin e themeltė tė veprės dhe tė figurės sė Pjetėr Bogdanit, duke hapur njė horizont tjetėr sa i pėrket studimit letrar dhe vlerėsimit tė traditės sė hershme tė shkrimit shqip. Nė veprat si kjo, apo nė monografinė pėr zhvillimin e mendimit kritik shqiptar, ai i shkrin njohjet themelore, tė dhėnat, hulumtimin personal pozitiv me interpretimin, kontekstualizimin dhe ndriēimin e fenomeneve letrare dhe implikimet shoqėrore tė tyre. Bogdani do tė bėhet dhe si njė dyshor identifikues i tij pėr dimensionin e flijimit pėr tė nxjerrė nė pah identitetin e ndrydhur kombėtar. Kėshtu, mu nė mes tė interesimeve estetike, filozofike, teorike letrare, nė mėnyrė tė beftė vjen e rishfaqet natyra kontestuese e Ibrahimit dhe kjo ngjet nė kohė shumė tė rėnda tė zhvillimeve intelektuale nė Kosovė dhe nė botėn shqiptare.

Natyrė jo impulsive, pėrgjithėsisht e qetė dhe e shtruar, kontempluese, mė duket se kontestimet e tij vijnė nga brenda, synojnė qenėsoren dhe depėrtojnė thellė, bėhen kėshtu radikale. Akademik Ibrahim Rugova vepron me qėndrimin pėr tė mos iu shtruar thjeshtėsimeve dhe rrėgjimeve nė njė interpretim tė vetėm. Pėr arsye tė tilla dhe tė tjera, ai shpesh e ndien nevojėn t'i drejtohet madje esesė, ndonjėherė edhe mė shumė se kaq interpretimit tė ēlirshėm letrar, duke prodhuar vetė njė tekst nga aspekti i gjinisė vėshtirė i pėrcaktueshėm. Gjerėsia e tematizimeve teorike, kritike, iniciuese, nismat e projekteve hulumtuese, shpesh tė pambaruara, na sjellin pėrpara njė vepėr qė shtron ēėshtje, hap horizonte, josh pėr ndėrmarrje interpretimi. Tė gjitha kėto aspak papritur, sidomos pasi doli nė krye tė Shoqatės sė Shkrimtarėve tė Kosovės, zhyten pėrnjėherė nė projektin qė shtroi jeta atė tė angazhimit pėr ēlirimin kombėtar. Vitet e vona (1980) i dhanė krih pikėrisht kėsaj pjese tė natyrės sė tij dhe ajo gjeti pėrkrahjen dhe mbėshtetjen nė frymėn e gjerė dhe tė akumuluar me vite tė popullit tė Kosovės qė po pėrjetonte momente tė rėnda tė shtypjes.

Kėshtu fryma shoqėrore, e pakėnaqur me klasėn e atėhershme politike, gjeti tek intelektuali liderin dhe Rugova, kontestues i butė e konstruktiv, mjedisin pėr idetė e tij vepruese e tė padhunshme nė drejtim tė realizimit tė idealeve ēlirimtare, pėrgjithėsisht emancipuese. Ajo qe mė shumė se lėvizje e padėgjueshmėrisė, lėvizje pėrmes sė cilės shqiptarėt e Kosovės e shfaqėn veten sėrish rrėnjėsisht dhe fuqishėm nė vlerat politike e shpirtėrore tė Evropės. Me natyrėn e tij tė paimponueshme, me humanizmin, me orientimet liberale, me tolerancėn, me dijet e gjera e me finesat, me qėndresėn dhe frymėn e gjatė nė kontaktet, dr. Rugova u bė gjerėsisht i pranueshėm nė botėn shqiptare dhe njėherėsh dha njė ndihmesė tė ēmueshme pėr krijimin e miqėsive tė botės shqiptare me tė tjerėt. Akademik Ibrahim Rugova kishte vetėdijen dhe bindjen pėr trashėgiminė intelektuale qė po krijonte. Mbase gjendja e pėrgjithshme e rėndė, fillimet e vėshtira, tė panjohurat e aksionit tė rezistencės konstruktive paqėsore, nuk i jepnin shumė optimizėm pėr tė parė qysh atėherė se nė historinė shqiptare i rėndėsishėm do tė mbetet jo vetėm emri i tij prej intelektuali, po dhe nami i prijėsit paqėsor drejt ēlirimit dhe pavarėsimit tė Kosovės dhe emancipimit politik tė botės shqiptare.

Nė vazhdėn e ideve pėr mėvetėsimin e Kosovės, qė nė vitet '60 tė shekullit 20 kishin marrė formėn e kėrkesės pėr Republikė, e tė synimit pėr realizimin e idealeve tė ēlirimit kombėtar, nė horizontin e shpėrbėrjes sė federatave tė mėdha komuniste dhe me kufizimet e tjera tė realiteteve aktuale evropiane, kjo lėvizje me Rugovėn nė krye dhe me mbėshtetjen e gjithanshme tė Aganit nga brezi i mėparmė dhe tė tjerėve nga brezi i tij, natyrshėm e ushqeu mė tutje kėrkesėn e gjithpranishme nė popull pėr pavarėsi tė plotė tė Kosovės dhe pėr bashkim tė mėtejmė kombėtar nė suazat e bashkimeve tė mėdha evropiane. Projektet e tilla nyjėtohen dhe shpjegohen nė mėnyrė tė pėrshtatshme pėr lexues shtresash tė ndryshme dhe nė dy librat e fundit tė kėsaj kolane tė Rugovės.

Ibrahim Rugova kulturės shqiptare tashmė i ka lėnė njė vepėr me vlera intelektuale, shkencore, tė dijes. Njė vepėr mė tė rėndėsishme, madhore, dimensionet e sė cilės mbase nuk i vėrejmė pėr shkak tė afėrsisė sė pandėrmjetme, ai bashkė me plejadėn e qėndresėtarėve tė kėsaj kohe, e kanė krijuar me lėvizjen pėr ēlirim kombėtar dhe njėherėsh pėr ndėrtim tė vlerave demokratike e pėr emancipim tė pėrgjithshėm tė shoqėrisė shqiptare, duke krijuar kėshtu kontekst cilėsisht tė ri pėr tė gjitha ato vlera dhe pėr rigjallėrimin e tyre nė horizonte qė s'i kishim mė parė.

http://dervina.com/?sherbimi=lajme&lajmi=2832-2196:598

Flori Bruqi
PM
Top
ammori
  Postuar nė: 21.12.2006, 03:42
Quote Post


Miku i ri
*

Posti: Antarė
Postime: 2
Antari Nr: 4792
Bashkangjitur: 21.12.2006



SHFYTYRIMI I NJĖ KRYEVEPRE

Si ndodhi qė botimi i veprės sė P. Boganit ‘Ēeta e profetėve’, (Rilindja, Prishtinė, 1990) nga i ashtuquajturi ‘transliterues nė gjuhėn e sotme’, Dr Engjėll SEDAJ, dhe nga i ashtuquajturi ‘redaktor i transliterimit nė gjuhėn e sotme’, Dr Ibrahim RUGOVA, tė pėsojė dėshtim tė plotė.


Tekstet e vjetra dhe koha jonė

Tekstet e vjetra janė fosile gjuhėsore, tė cilat ruajnė nė vete tė gjitha veēoritė e kohės kur ato janė krijuar. Pėr studiuesit e ndryshėm ato janė shkallė pėr tė zbritur nė thellėsitė e sė kaluarės, pėr ta ndeshur kėshtu njė gjendje mė tė hershme tė gjuhės nė tė kaluarėn dhe mundėsi pėr ta krahasuar atė me shkallėn e sotme tė zhvillimit gjuhėsor. Pra, vlera mė parėsore, natyrisht, jo e vetme, e kėtyre teksteve ėshtė konzervimi i materialit fonetik, leksikor, sintaktik etj., prandaj puna me to do tė duhej tė ishte po aq e kujdesshme sa edhe puna nė restaurimin e njė pikture tė vjetėr e cila nė ēdo ēast ėshtė nė rrezik tė shkapėrderdhet. Aq mė tepėr kjo do tė duhej tė zbatohej me tekstet e vjetra tė letėrsisė sė vjetėr shqipe, sepse nuk janė kutadi sa shumė dhe, ngaqė, deri vonė, nga kėto tekste janė botuar nga pesė gjashtė fjalė tė urta tė cilat i kanė nxjerrė dhe i kanė lejuar censorė tė ndryshėm. Thjesht, kėto tekste tek tash botohen pėr herė parė nė hapėsirėn tonė nė mėnyrė mė tė plotė: Lekė Matrėnga, Pjetėr Budi, Frang Bardhi, Pjetėr Bogdani etj. (Ri)botimi i tyre ėshtė vonesė historike prej qindra vjetėsh, por kur dihen rrethanat nėpėr tė cilat kaloi populli nė gjuhėn e tė cilit u shkruan kėto libra, prapė mund tė thuhet: ‘Mė mirė vonė se kurrė!’
Pėr fat tė mirė, letėrsia e vjetėr shqipe, pėrveē vlerės sė saj si dėshmi historike gjuhėsore, ka edhe vlerat e saj artistike, religjioze, shkencore e filozofike. E persekutuar dhe e shpallur si destruktive kjo letėrsi u internua nė njė hapėsirė ku shkonin dhe e vizitonin vetėm gjuhėtarėt. Ky internim i kėsaj letėrsie nga kultura jonė kombėtare, e cila ishte kurorė e njė segmenti historik tė tė menduarit tonė, pati pėr pasojė zhvillimin e mangėt e tė pagjak tė mbarė kulturės sonė.
Duke u nisur nga njė arsye e kėtillė, detyrė parėsore e gjuhėtarėve, historianėve, historianėve tė letėrsisė etj. ėshtė qė kėtė letėrsi tė krijuar nė shekujt XVI, XVII dhe XVIII, ta kthejnė nė kulturėn tonė nė mėnyrėn si e meriton dhe nė vendin tė cilin e zė kjo nė kulturėn tonė kombėtare. Kjo duhet tė bėhet me shumė kujdes shkencor, me shumė shije tė hollė filologjike sepse ēdo lėshim apo pakujdesi e rastit e zgjat distancėn tė cilėn e patėm me kėtė letėrsi duke na e paraqitur nė njė dritė tė shtrembėruar. Fat i mirė ėshtė qė nė kėtė anė nuk jemi pa ndonjė pėrvojė tė mirė. Si gjedhe apo si udhėrrėfyes tė shkėlqyeshėm mund ta marrim botimin e “Mesharit” tė Gjon Buzukut nėn kujdesin e Dr Eqrem Ēabejt. Por me botimin e “Ēetės sė profetėve” tė Pjetėr Bogdanit nėn kujdesin e Dr Engjėll Sedajt, dhe nėn ‘redaktimin’ e Dr. Ibrahim Rugovės kemi gjedhen apo udhėrrėfyesin mė tė mirė se si NUK duhet tė punohet nė asnjė tekst tė vjetėr.

Transliterim, trankriptim, pėrshtatje apo pėrkthim

Dr Engjėll Sedaj, qė nė krye tė herės, nuk e ka tė qartė se me ēfarė metode tė punės i ėshtė qasur veprės sė Bogdanit. Ai nuk e ka, deri nė fund, tė qartė se a bėn pėrshtatje, a bėn transliterim apo ndoshta bėn pėrkthim! Njė paqartėsi e kėtillė sjell si pasojė sendėrgjimin e njė metode “tė re” tė punės: “transliterimin nė gjuhėn e sotme”! Kėshtu “Ēeta e profetėve” e botuar mė 1990 nė Prishtinė, ėshtė dėshmi e njė pune joshkencore dhe joprofesionale, me shumė shtrembėrime gramatikore e logjike tė tekstit origjinal. E vetmja gjė qė vlen nė atė libėr ėshtė fototipia mjaft cilėsore e origjinalit. Pėr punėn se si do tė duhej tė punohej nė njė tekst tė vjetėr, na duhet, doemos, ta shkėpusim njė citat nga njė punim i E. Ēabejt me titull: “Tekstet e vjetra shqip dhe disa kritere rreth botimit tė tyre”:
“Dihet se tri janė mėnyrat kryesore tė riprodhimit tė njė teksti: fototipia, transliterimi e transkribimi fonetik (...) Transliterimi dihet se ėshtė riprodhimi i njė teksti duke e kthyer nga alfabeti nė tė cilin ėshtė shkruar nė njė alfabet tjetėr; po duke dhėnė ēdo germė me germėn pėrgjegjėse, pa dhėnė riprodhimin e tingullit qė pėrmban germa. Gjithashtu lihen si janė pikėsimi, gabimet e shtypit, majuskulat e minuskulat etj. Pėrkundrazi kur germat shikohen si shenja tingujsh dhe nė riprodhim jepet ky interpretim i shqiptimit, bėjmė njė transkribim fonetik (...) Nga sa u shtjellua kėtu kuptohet mirėfillit se nga tė gjitha llojet e botimit transkribimi ėshtė mė i vėshtiri (...)
Cilado qė tė jetė mėnyra e botimit, njė gjė mbetet me rėndėsi parimore e do ndjekur konsekuentisht nė kėtė truall pune: Nuk ėshtė punė shkencore tė bėhet njė riprodhim qė tė jetė njė kompromis midis transliterimit e transkribimit;(nėn. A.M.) ose do tė kryhet njė transliterim ose do tė kryhet njė transkribim nė kuptimin e vėrtetė tė fjalės. Kur ky dallim nuk ėshtė i qartė teorikisht dhe nuk zbatohet prerė edhe nė praktikė atėherė nga ngatėrresa qė lind nė kėtė mes rrezikohet qė transliterimi tė dalė nė shumė vise tė tekstit njė transkribim fonetik, e transkribimi vetė njė normalizim. Nga sa u tha kėtu shihet se transkribimi fonetik pėrbėn strumbullarin ndėr botimet e ndryshme tė njė shkrimi tė lashtė (...)
Nė zbatimin e kritereve tė pėrgjithshme si dhe nė zgjidhjen e ēėshtjeve tė veēanta puna e transkribimit duhet tė ecė me akribi fililogjike e me hapa shumė tė matura e tė pėrpiqet tė arrijė njė saktėsi sa mė tė madhe. Qėllimi fundor ėshtė qė me kėtė punė tė jepet njė pasqyrė sa mė besnike e gjuhės sė autorit." (nėn. A.M.).
Dr Engjėll Sedaj, si duket, i ka ngatėrruar kuptimisht emėrtimet transliterim dhe transkriptim, sepse herė i identifikon kėto tė dyja ose i pėrzien edhe me pėrshtatjen. Fjala vjen, nė polemikėn qė e pati me Sali I. Bytyēin mė 1984 nė “Rilindja” (14.04.1984 fq.12) ai ndėr tė tjera thotė se: “Dh. Shuteriqi nė veprėn e pėrmendur (”Antologjia e letėrsisė shqipe" A.M.) vetėm sa e ka transliteruar kėtė titull (e ka fjalėn pėr “Tė primitė pėrpara letėrarit” tė P.Bogdanit A.M.) ngaqė kėshtu kishte vepruar edhe me tekstin vijues..."!! Si shihet Dr E. S. mendon se Dh. Shuteriqi ka bėrė transliterimin“e titullit” e “tė tekstit vijues”, e nė tė vėrtetė, ai e ka bėrė transkriptimin e titullit dhe tė tekstit vijues. Dhe jo vetėm nė tekstin e Bogdanit por nė tėrė “Antologjinė...” me tekstet e shkrimtarėve tė vjetėr ėshtė bėrė transkriptimi, pėrveē Formulės sė pagėzimit dhe Fjalorit tė Von Harfit tė cilat jepen tė transliteruara e tė transkriptuara apo e thėnė shqip: tė tejshkronjėzuara dhe tė tejshkruara. Nė po kėtė polemikė, Dr E.Sedaj thotė se: “... puna nė pėrshtatjen (nėn. yni) e kėtyre teksteve na doli mjaft komplekse dhe kėrkonte nga pėrshtatėsi (nėn. A.M.) tė njohė jo vetėm lėndėn e veprės dhe gjuhėn shqipe, por edhe gjuhė tė huaja...” Pra, ai vetė mendonte se tekstin e Bogdanit e kishte “pėrshtatur” por as mė 1990, kur u botua “Ēeta e profetėve I”, ai nuk e ka tė qartė se ē'bėn, prandaj shėnon:“Transliterimi nė gjuhėn e sotme, pėrkthimet dhe parathėnien Dr Engjėll Sedaj” dhe mė poshtė ‘Redaktimin krahasues tė transliterimit nė gjuhėn e sotme - Dr Ibrahim Rugova’. Ėshtė gjė e padėgjuar nė gjuhė qė ndonjėherė tė jetė bėrė “transliterimi nė gjuhėn e sotme” i ndonjė teksti tė vjetėr!!! Pos nėse Dr E.S. ka menduar tė shkruajė “transliterimin nė alfabetin e sotėm...”, gjė tė cilėn, gjithashtu, s'e ka bėrė dot. Dhe duke bėrė atė qė ai thotė se e ka bėrė, Dr E. S. shkon edhe mė tutje kur duke iu pėrgjigjur Sali I. Bytyēit thotė se: “ Sė kėndejmi lexuesi duhet tė jetė i informuar se nė pėrshtatjen e kėtij teksti tė Bogdanit kanė ndryshuar, jo vetėm nėntė fjalė, por nėntė dhjetė sosh me qėllim qė teksti tė lexohet pa pengesa, tė ruhet sa tė jetė e mundur sintaksa e origjinalit, tė jetė besnik nė transmetimin e ideve tė tekstit burimor etj. pra duke vepruar nė mėnyrė tė ngjashme sikur nė pėrkthimin e njė teksti nga njė gjuhė e huaj”!!! (nėn. A.M.). Pra Dr Engjėll Sedaj na del se ėshtė pėrkthyes i Pjetėr Bogdanit. Dhe pas ndryshimit tė “jo vetėm nėntė fjalėve” por edhe “tė nėntė dhjetė e nėntė sosh” do tė shihet nė shembujt e mėposhtėm, se si ėshtė “transliteruar nė gjuhėn e sotme shqipe” gjegjėsisht se si “sikur ėshtė pėrkthyer” “Ēeta e profetėve” nga gjuha shqipe nė gjuhėn shqipe! Do tė shihet sa sa “lexohet pa pengesa”, se sa “ruhet sintaksa e origjinalit” dhe mė nė fund, se sa Dr Engjėlli “i ka mbetur besnik transmetimit tė ideve tė tekstit burimor”.
Fjala vjen, pėr ta bėrė tekstin tė lexohet “pa pengesa”, ai, foljet e kohės sė pakryer tė mėnyrės habitore si “adheruekėshin”, “lypkėshin” etj. deri nė ligjeratėn e II tė shkallės sė III i ndryshon pa ndonjė arsyetim, e nė ligj. e II tė shk. sė III shėnon fusnotėn 25 me kėtė tekst: “lėvduekėshinė, qė ėshtė koha e pakryer e mėnyrės habitore, e ndeshim mjaft shpesh te B. Prandaj kėtu nuk po e ndryshojmė.” E pse nė vise tjera tė ndryshohet kėtė Dr E.S. nuk e thotė. E dihet se edhe sot, kjo trajtė e kėtillė e foljes, pėrdoret njėlloj. Duke ndryshuar kėshtu Dr E.S. arrin ta shpikė edhe stramastikun e paskajores gege toske “nuk pat me vdekur”.
Pėr ta ruajtur “sintaksėn e origjinalit” Dr E.S. bėn kėto punė: Jezu Krishti i cili te Bogdani “i bart fajet e botės” te Dr E.Sedaj “i bart fjalėt e botės”. Pastaj, qetė tė cilėt janė duke lėruar nė arė te Bogdani, te Dr E.S. bėhen “qetėsi nė lavė”(!) ndėrsa njerėzit digjen nė fusha e jo nė furra!
Dhe nė fund, pėr “t'i mbetur besnik transmetimit tė ideve tė tekstit burimor” Dr E.Sedaj bėn kėto punė: fjalėn “thellėsi” e cila te shumica e autorėve tė letėrsisė sė vjetėr shkruhet si “kthellė”, “nkėthellė”, “i kthellė” me kokėfortėsi i pėrshtat pėrkthen transliteron nė gjuhėn e sotme si “kthjelltė” dhe “kthjelltėsi”! Megjithėse te “Ēeta profetėve” e kemi edhe shtyllėn nė italisht (apo latinisht) ku pėr fjalėn gjegjėse kemi “profondo” (it.) dhe “profundis” (lat.) qė do tė thonė, thjesht – i/e thellė. Pėr mė tepėr kjo fjalė ndeshet edhe te “Fjalori latinisht shqip” i F.Bardhit, (fq. 111) e tė cilin gjithashtu e ka pėrgatitur pėr botim Dr E. Sedaj. Pastaj, gjithnjė duke u pėrpjekur qė t'i mbetet besnik transmetimit besnik tė ideve tė tekstit burimor fjalinė e P.Bogdanit nė shqip: “Sauli tue mos paam gjindnč me kξξyem,...” e pėrkthen prej shtyllės italisht (!) kėshtu: “Sauli, duke mos i parė njerėzit nė paraqitje,...” (krah. ital. “Saul non vedendo comparir la gente,...”).
Qė me botimin e fragmenteve tė “Ēetės sė profetėve”, nė “Jetėn e re” mė 1984, e sidomos me reagimin e Sali I. Bytyēit, Dr E.Sedaj u desh tė kuptojė se i duhej mė shumė pėrgatitje profesionale e shkencore pėr njė punė nė njė kryevepėr tė letėrsisė sonė. Nė pėrgjegjen ndaj reagimit tė S. I. Bytyēit, Dr E.S. nė vend qė ta falėnderonte pėr ca kėshilla e vėrejtje me vend, ai, pėrkundrazi, e sulmoi dhe e pėrqeshi duke i thėnė se “me njė libėr nuk bėhet shkencė”(!), duke arsyetuar kot se “Tė primitė pėrpara letėrarit” duhej tė shkruhej “Parathėnie” (!). Pastaj Dr E.S. thoshte se fjalėt “mboh”, “shėrbeva”, “e madhe” etj. duhej tė hiqeshin sepse “nuk qenkan nė origjinalin latinisht” (!!!) ndėrsa nė botimin e “Ēetės sė profetėve” mė 1990 Dr E.S. i shkruan ashtu siē e pat kėshilluar Sali I. Bytyēi “shkencėtari me njė libėr nė dorė”. Natyrisht, shkencė mund tė bėhet me njė apo me shumė libra, por shkencė me kokėfortėsi e inate nuk bėhet kurrė.
Ēka u desh tė bėhej?
Botimi i ardhshėm kritik, shkencor e i plotė i “Ēetės sė profetėve” do tė duhej t'i merrte parasysh tė gjitha kėto si mėsim se si duhet tė mos punohet. Shtylla nė italisht do tė ishte e mirėseardhur tė pėrkthehet nė gjuhėn e sotme letrare qė pėr lexuesin jostudioz tė jetė e afėrt pėrmbajtja qė shtjellon P.Bogdani, por, t'i shėrbejė edhe studjuesve pėr tė parė se sa e ka ndjekur hap mė hap shtyllėn nė italisht pėr ta bėrė kėshtu njė ‘kalepi’, siē thotė vetė P.Bogdani. Kjo do tė ishte njė zgjidhje fatlume, e cila, besojmė se nė tė ardhmen do tė njėmendėsohet.

Shėnim: Sqarimi, nga ana jonė, nė gjuhėn e sotme shqipe ėshtė bėrė qė tė vihen nė spikamė gabimet dhe lėshimet e Dr Engjėll Sedajt, dhe jo pėrpjekje pėr ta bėrė ndonjė trajtim tė tekstit tė “Ēetės sė profetėve”. Kėtu janė vėnė nė spikamė njė pėrqindje shumė e vogėl, e lėshimeve dhe gabimeve tė shumta vetėm sa pėr ilustrim, pėr shkak tė natyrės sė gazetės!

Fjalitė dhe fjalėt tė cilat mungojnė nė tekstin e “transliteruar nė gjuhėn e sotme shqipe” nga dr Engjėll Sedaj. Fjalėt qė mungojnė brenda fjalisė dhėnė me shkronja mė tė zeza.

1. “Decachordu plecte hymnu mellifluu pange Epire” (fq.100)
2. “... i t'pamet...” I,I,1 (156)
3. “Tue prčkunč včcč Tinčzot atan' me cuitučm.” I, II, 5 (172)
4. “... se pņ rij...” I, III, 5 (180)
5. “tč nguſcčλimit Parrijsit,...” I, IV, 6 (200)
6. “... e mbaroj.” I, IV, 23 (204)
7. “... e κanč nevojč pčr ndihmč.” I, V, 7 (224)
8. “... Dieλit ndjerč...” I, V, 22 (230)
9. “... ſciochiea andaj ſciochiet...” I, VII, 12 (11) (258)
10 “... possi cur folnč Abramit, Lotit, e tjerčvč. Ndņ me tč paam,...” II, I, 1, (266)
11 “Pčrſč tue κjanč i derejtč gič cafscete mbą, e ruen, me tč derejtč, poſſi natyra eſſsiλeſſe dņ,...” II, I, 7 (270)
12 “... ſcembeλen Dijenč vjet'č κeλč Dijeja gojet ſe Nierit.” II,I,11 (274)
13 “Pčrſe tue paſſč Nierij ezunč ndčpčr ſckretčtijtč κeſaj jetč...” II,I,18 (278)
14 “ſcpetoj Popuλinč Iſraelit prej Miſſiri...” II,I,22 (280)
15 “... me giegiunč dijenč...” II,I,22 (280)
16 “... i verteti Sanson, i vertčti David...” II,I,23 (282)
17 “... ato ſcenjtč tč zana...” II,II,1 (284)
18 “... se ndč brumč ſcembeλtyra, e t'kechiavet...” II,II, 12 (288)
19 “... e te cuλuem,...” II,II,13, (288)
20 “... S. (shenjtėn A.M.) Kisce...” (292)
21 “... i pacmuem, goditunč,...” II,II,19 (294)
22 “... kł kjč mbyλunč ſi Hyjenia, e Chriſctit,...” II, III, 11 (306)
23 “... Uξą e ſcenjtč...” II,III,14 (308)
24 “... se Adami, Abrami, e Davidi...” II, III,16 (311)
25 “... pčrse giξξč ł goditnč pčr ſcembeλtyrč,...” II, IV, 2 (314)
26 “... pčr tč dvuem jaſctč Ievrejtč...” II,IV,3 (316)
27 “... e i maξi ka me ſcerbyem t'voghelit.” II,IV,3 (317)
28 “... e ndčr ata, e tč me cunderston pčr ξeet, tč moſſe ciartign' e nukč e gietta.” II,IV,14 (324)
29 “... e i vu emenitč Mojſe, tue ξξanč. Pčrſe ujenaſc e n'zora,...” II,IV,1 (330)
30 “... ndaj gni Puſs' ndč fuſcet,...” II,IV,6 (332)
31 “... κu u godit godia...” III,I,26 (344)
32 “... tč ckrihej...” III,I,29 (346)
33 “... Rreεmi, Sej falenč Anemichet tijnaj...” III,I,46 (353)
34 “... metč Ater Saul...” III,II,9 (358)
35 “... tč κejt κanč me ł ſctijm ndč zjarm' me giξξč faretč tynč...” III,III,6 (372)
36 “Tue giegunč...” III,IV 3 (384)
37 “... e tč mira,...” III,VII,1 (410)
38 “... Derčſsč Scejntenimit,...” III,VIII,5 (418)
39 “... κjč ſcpuum rob...” III,IX,1 (420)
40 “E Σotynč prej Sionit κaa me grahunč...” III X,4 (438)
41 “... e pčrte gnimendč ſciumč...” III,XXI,1 (470)
42 “... mbč chieλt...” IV,I,1 (477)
43 “... fjalčſc...” IV,VIII,1 (505 vargu i parafundit)
44 “... tue ξξanč...” IV, X, 1 (509)

1. Pettar Riceiardi Knez od Like:

(Fragment nga poezia e tij nė kroatishte tė vjetėr kushtuar P.Bogdanit)

“Stubbe jesu puta k'Nebesom zlamenje,
Gdi nahodi Truda Kriepost nadieljenje.
Dost' Narav u Tebi, dosta Bog posluje:
A Kriepost osebi s'Trudom naprieduje.
Od tuda Cudo ni, BISKUPE BOGDANE,
Da Tva slava zvoni na sve svieta strane;"

Dr E.Sedaj:
Shkallėt janė shenja tė rrugės qiellore,
Ku gjendet virtyti i Punės sė bekuar.
Shi zoti tė ka mbushur me hire plotė,
Burrėrinė prore pėr ta pėrforcuar.
Prandaj s'ėshtė ēudi, IPESHKV BOGDAN
Qė nga tė gjitha kambanat lavdi yt tė dėgjohet;"

A. Morina:
“Shkallėt janė shenja tė rrugės qiellore,
Frytet e Punės Virtyti i gdhend, prore.
Mjaft Natyra nė ty, mjaft dhe Zoti vepron,
Virtyti vetvetiu n'Punė pėrparon.
Prandaj ēudi nuk ėshtė, o IPESHKV BOGDAN,
Qė lavdi Yt, n'katėr an't e botės ushton;"

2.
Pjetėr Bogdani:“..mire filli Nierij ſi te marre mend, e ſchiſſe” (84)
Dr Engjėll Sedaj: “... mirėfilli, njeriu sikur i marrė mend e shqisė"
Agim Morina: ”...mirėfilli, njeriu si tė marrė mend e shqisė (d.m.th. si tė vetėdijėsohet)..."

3. P.B. “ ... tč sievet u pat marrč mčnii...” I,I,18
Dr E.S. “ ... tė cilėve iu pat marrė mendjen...”
lat. “ ... quoniam odibilia...”
A.M. “ ... tė cilėt i pat marrė mėni...”

4. P.B.“ Andaj ata tue emenuem tč parenč vette ndč Tčnčonč Ate...” I, III, 21 (188)
Dr E.S. “...andaj ata duke emėruar tė parėn vetė atė...”
it. “ ... che chiamado loro la Prima persona Padre...”
A.M. “ ... andaj ata duke emėruar tė parėn vetė nė Tėnėzonė, Atin...”

5. P.B. “... ſi munč jetč as gni ſeni me ł baam gia cafchč.” I,IV,2 (194)
Dr E.S. “ ... se si prej njė gjėsendi krijohet diēka.”
it. “ ... come fosse possibile, farsi di nulla qualche cosa...”
A.M. “ ... si mund tė jetė qė asgjėsendi tė bėhet gjėsend.”

6. P.B. “ ... e curraj nuκč na harrojnč ndonč te pčrmpattčno heſcim...” I,IV,15
Dr E.S. “ ... dhe kurrė s'na harrojmė tė mbetemi tė vetmuar...”
it. “ ... e mai ci abbandonano, ancorche peccassimo...”
A.M. “ ... e kurrė nuk na harrojnė edhe nėse pėrmėkatėrojmė...”

7. P.B. “... poſſi gni Chriſtal tue acuuem, ņ poſſi gni rgiant tč cκrijme tue ngrijm, ctrini gič Chietč.” I,IV,23 (204)
Dr E.S. “... posi njė kristal, qė shndrit apo njė argjend i shkrier deri nė qiell...”
A.M. “... posi njė kristal duke akulluar, apo si njė argjend i shkrirė (i cili ėshtė) duke u ngrirė, shtriu gjithė qiejt.”

8. P.B. “Prej eut ndjerč mbč Hanet janč miglia 15625.” I,IV,35 (208)
DR E.S. “... prej tokės deri te Hėna mijėshe 15625.”
it. “... dalla Terra fino alla Luna sono miglia 15625.”
A.M. “... prej Tokės deri nė Hėnė janė 15625 mila.”

9. P.B. “... ndč gni cias giegi Ujetč, e ł mbčlo mbč vendtč...” I,V,1 (222)
Dr E.S. “Menjėherė u pėrgjegj uji dhe u mlodh nė vendet..”
it. “... subito ubbidi, a coaduno in luogo...”
A.M. “ ... nė njė ēast e dėgjoi (u bind) uji dhe u mblodh nė vendet...”

10.P.B.“...pčrse tjeter anſctč tč ndčjyemit' e mpcattit, ”I,V,7 (224)
Dr E.S. “... sepse tjetėr gjė ėshtė tė ndejunit nė mėkat e tjetėr pendesa...”
it. “... essendo altro la remissione della colpa, altro qualle della pena...”
A.M. “... sepse tjetėr ėshtė falja e mėkatit e tjetėr (falja) e pendesės...”
(shih pėr kėtė edhe E.Ēabej “Studime gjuhėsore” VI, fq. 103)

11. P.B. “Tč penſtenč dittč ą Hyji, Te lčegnč Ujenaſc gič chiſc hichietč reſchianč, e gič chiƒc flutteron,...” I,V,13 (226)
Dr E.S. “Tė pestėn ditė tha Hyji: Tė lindin ujėrat (!) ēdo gjė qė hiqet rrėshėnė (!!) dhe ēdo gjė qė fluturon etj.”
it. lat. “ Il quinto giorno Dixit deus: producant Aquę reptile (et) volatile...”
A.M. “ Tė pestėn ditė tha Hyji: le tė linden nga ujėrat krejt ēka hiqet rrėshqanthi dhe krejt ēka fluturon...”

12. P.B.“... pčrta cujtuem gič Nierij i pčrſcpiricim,” I,V,13 (226)
Dr E.S. “... pėr ta kujtuar ēdo njeri i pashpirtshėm...”
it. “... all' huomo Religioso di considerare...”
A.M. “ ... pėr ta marrė parasysh ēdo njeri i pėrshpritshėm...”

13. P.B. “ ...se κiſc me εanč drittčnč gič yjet...” I,V,19 (230)
Dr E.S. “ ... se do t'u jepte dritė gjithė yjeve...”
it. “ ... altrimenti eclisseria col suo lume tutte le Stelle...”
A.M. “ ... se do t'ua zinte dritėn gjithė yjeve...”

14. P.B. “... ſmundinč as me hippunč ndč pčr tč randetč tyne, as me ſdrippunč ndč pčr tč leete vet...” I,V,28 (232)
Dr E.S. “...s'mund tė hipin nė rėndėsinė e tyre as tė zbresin nė lehtėsinė e vet...”
it. “... non puo dal loro peso esser depresso in giu...”
A.M. “... as s'mund tė ngriten nga pesha e rėndė e tyre, as s'mund tė zbresin nga pesha e lehtė e tyre...”

15. P.B. “... tč gniohč Tčnčonč vettčme pčr Crijueſſitč vet...” I,IV,4 (238)
Dr E.S. “...ta njohė Tėnėzonė vetėm pėrmes krijuesit tė vet...”
it. “... riconosca Iddio solo per suo creatore...”
A.M. “...ta njohė Tėnėzonė tė vetmin pėr krijues tė vet...”

16. P.B. “... chi mundetč me baam vepratč mira, e me fejyem...” I,VI,7 (240)
Dr E.S. “ ... qė mund tė bėjė vepra tė mira e tė sajojė...”
lat. “ ... capax virtutis & vjtijs, susceptibilis penae...”
A.M. “ ... qė mund tė bėjė vepra tė mira e tė fajėsojė...”

17. P.B. “Pčrse Diai paκ tč κech, e dam mundetč me bam atij chi i largohetč: ma ſciumč tč κech mundetč me bam atij chijavitetč.”I,VII,5 (4) (254)
Dr E.S. “... sepse djalli pak tė keq e dėm mund t'i bėjė atij qė i avitet.”
it. “ poiche il Demonio poco danno puo fare a chi' gli leva l'occasione, ma molto piu, a che la porge.”
A.M. “Sepse djalli pak tė keq e dėm mund t'i bėjė atij qė i largohet, mirėpo, shumė tė keq mund t'i bėjė atij qė i afrohet.”

18. P.B. “ Pčr gni ſi Adami mbčt giaa Zotynč...” I,VI,20 (248)
Dr E.S. “ Posa lindi Adami, (Adami nuk lind A.M.) Zotynė...”
it. “... subito, che Adamo hebbe la vita Dio...”
A.M. “Posa u ngjall Adami, Zotynė...”

19. P.B. “... pčr se, lum aj Nierij chi mujti me fejyem, e nuκe fejej.” I,VII,12 (11) (258)
Dr E.S. “...sepse i lumi ai njeri qė ka mundur tė kalonte pėrtej (!) e nuk kaloi (!!)...”
lat. “ perche, Beatus Vir, qui potuit transgredi, (et) non est transgressus.”
A.M. “... sepse lum ai njeri i cili mundi tė fajėsojė e nuk fajėsoi...”

Nė fusnotėn nr. 19 Dr E.S. shkruan: Te B(ogdani) “me sejyem e nuk sejej”. Kjo tregon se Dr E.S. gabimisht e kupton grafemėn “f” si “” (“s”) prandaj konsultohet me fjalėn latine transgressio kalim, kapėrcim (H.L. dhe F.F. “Fjalor latinisht shqip” Rilindja Pr. fq.530). Kėtu “transgredi” e ka kuptimin e kalimit tė kufirit tė lejueshėm, pra, ai i cili e kalon kėtė kufi bėn faj, fajėson. Sqarimin pėr kėtė e jep edhe F.Bardhi, “Fjalorin latinisht shqip”, nė faqen 175 (257) na del “transgredi Me baam cundre” . Edhe kėtė fjalor e ka pėrgatitur pėr botim Dr E. Sedaj! Apo edhe D. Nikollė Gazulli nė “Fjalorthin e ri” Tiranė, 1941 fq. 394 “ shkapėrcim (...) 2. gabim kundra ligjės, lat. transgresio, it. transgresione”.

20. P.B. “ Zmirij Veaenet bani me ſchelchyem Joſefnč ndaj tč mbraminč Veaa...” I,VII,19 (18) (262)
Dr E.S. “ Smira e vėllezėrve bėri tė shkėlqejė Jozefi, ndaj vėllait tė parafundit...”
it. “L'invidia de fratelli rese cellebre Gioseppe, il penultimo...”
A.M. “Smira e vėllezėrve bėri tė shkėlqejė Jozefi, vėllai i parafundit...”

21. P.B. “Ata ani chi ma keλe na vien...” II,I,10 (272).
Dr E.S. “ Ajo qė ma kthjellėt na vjen...”
it. “ Quello, che pił profondamente ci viene...”
A.M. “ Ajo qė mė thellė na vjen...”
(Te P.Bogdani, ashtu si edhe te Buzuku, Bardhi e Budi fjala “thellė” shkruhet gjithmonė si “kthellė”, “nkthellė” etj.)

22. P.B. “Pčr ſcembeltyrč, veme κetč, emenč Hieruſalem. Pčr hiſtorie, e Letteriſct ſcembeλen, e caλeon, ſe anſctč gni Giytet. Tropologiſct, anſctč ſcembeltyra, e ſpijrtit mirč, chi ka pach ndč vetčhe. Alegoriſct; anſctč ſcembeltyra, e Chiſceſse, ņ ſcpijrtenet Feſcimč saa janč mbč luftetč keſſaj jetč; eſſia ka pach me tč daſciunč, e tč ſcκuem ndčr vetehč. Anagogiſct anſctč ende ſcembeltyra, e ſpijrtenet mbč atč jetč, κe κanč pach, e n'guƒceλim gič aneſcit.” II, I, 57 (272).
Dr E.S. Tė marrim pėr shembull emrin Jerusalem. Nga historia dhe letrarisht tregon se ėshtė njė qytet. Tropologjikisht ėshtė shembėlltyra e kishės o e shpirtėrave besimtarė se janė nė luftė tė kėsaj jete, e cila ka paqe me dashuri dhe mirėsinė. Anagogisht ėshtė edhe shembėlltyra e shpirtėrave nė jetė ku kanė paqe e ngushėllim tė pėrgjithshėm."
it. “ Per essempio si porta questo nome Hierusalem; historicamente č nome della Cittą; tropologicamente č tipo dell' Anima fedele, la quale hą pace della coscienza; alegoricamente č figura della Chiesa militante nella quale č pace da ogni incorso, e molestia.”
A.M. “ Pėr shembull marrim kėtė emėr Jerusalem. Nga ana historike dhe letrare shembėllen e kallėzon se ėshtė njė qytet. Tropologjikisht ėshtė shembėlltyra e shpirtit tė mirė qė ka paqe nė ndėrgjegje. Alegorikisht ėshtė shembėlltyra e Kishės apo e shpirtėrave tė feshėm, derisa janė nė luftė tė kėsaj jete, e cila ka paqe e dashamnirėsi. Anagogikisht ėshtė edhe shembėlltyra e shpirtėrave nė atė jetė ku kanė paqe e ngushėllim tė gjithanshėm.”

23. P.B. “...gnič Kingi i Hyjit, chi baan fajetč Scecuit.” II,II,9
Dr E.S. “ Ja qengji i Hyjit qė bart fjalėt e botės.”
lat. “ Ecce Agnus Dei, qui tollit peccata mundi”
A.M. “ Ja Qengji i Hyjit qė i bart fajet (mėkatet) e botės.”

25. P.B. “Prej Abramit dņ veceſse tč giegiunitč...” II,II,18
Dr E.S. “ Prej Abrahamit kėrkon vetėm pėrgjegjen, duke i thėnė...”
it. “ ...da Abramo vuole solamente l'obbedienza dicendo...”
A.M. “Prej Abrahamit do vetėm dėgjueshmėri, duke i thėnė...”

26. P.B. a) “ Sion dņ me anč tč vumitč Roe, Judea do me anč cujtimij kellč...” II,III,15 (308)
b) “Sion, chi dņ me anč cujtimij keλč (...) Judea, chi dņ me anč Rrčffim...” II,III,16 (310)
Dr E.S. a) “Sion do tė thotė Vėzhgim, Judea do tė thotė Kujtim i kthjelltė”
b) Sion do tė thotė kujtim i kthjellėt (...) Judea do tė thotė Rrėfim."
it. a) “Sion vuole dire spekulatione, Giudea vuol dire confessione”
b) “Sion cioe speculatione (...) Giudea cione conffesione...”

A.M. Sedaj prapė gabon nė kuptimin e fjalės “kthellė”, por nuk e vėren edhe lėshimin nė tekstin origjinal tė shtyllės shqip nė tė cilin ėshtė bėrė kėmbimi i domethėnieve tė emrave Sion e Judea. Si duket nė shtyllėn italisht ėshtė vėnė drejt: “ Sion qė do tė thotė Mendim i thellė dhe Judea do tė thotė Rrėfim.”

27. P.B. “... e kyy ſcruer me doretč vet Tinčot...” II,IV,10 (320)
Dr E.S. “... e ky do tė shkrumojė me dorė tė vet: Tinėzot...”
lat. “... hic scribet ma(n)u (duket se ėshtė gabim teknik mungesa “n”-sė nė latinisht vėr. A. M.) sua Domino...”
A.M. “... e ky i shkruar me dorė tė vetė Tinėzot...”

28. P.B. “ ...ſe tue ndoč Chieetč ndč laure...”III,V,2 (394)
Dr E.S. “... se duke ndodhur nė qetėsi e lavrė...”
it. “...che mentre Bovi aravano...”
A.M. “...se duke qetė nė lavėr (duke lėruar)...”

29. P.B. “ ... me tč nymeryemitč tijnaj jemi ſcendoſcunč...” III,IX,11 (428).
Dr E.S. “... me ironi tė tij ( tė Krishtit vėr. A.M.) jemi shėndoshur...”
lat. “ ... livore eius sanati sumus...”
A.M. “... me tė irnuarit e tij jemi shėndoshur...”

30. P.B. “ ... caeuenč gni Stambč Rembje...” IV,II,1 (482).
Dr E.S. “ ... kallėzuan njė shtambė me rremba...”
it. “...che li mostrarono una Urna a vaso di metallo...”
A.M. “...kallėzuan njė shtambė tė rremtė (prej bakri)...”

Fjalėt qė mbesin tė pashpjeguara

a) Nė fusnotėn nr. 16 (nė 16 shen e dytė, sepse janė tri 16 she 16, 16_ dhe prapė 16 (!)) pėr fjalėn misterioze “leghe” thuhet: “Mbase ndonjė masė qė pėrdor autori edhe nė tekstin italisht leghe por pėr ne fjalė e panjohur.” Njė fjalė e kėtillė fare nuk ėshtė e panjohur as misterioze, as nė shqip as nė italisht, sepse nė “Fjalorin e Gjuhės sė Sotme Shqipe” I, Prishtinė, 1981 fq. 958:
“Leg/ė a II f.sh. A, AT. Masė gjatėsie me vlera tė ndryshme sipas vendeve, por mė e madhe se dy milje. (E Bogdani thotė:”...giaƒctč mije, e trechind leghč, trij migliaƒc...“ d.m.th. e pėrcakton saktė gjatėsinė e legės A.M.) Legė detare, masė gjatėsie pėr udhėtimet detare e barabartė me 4,445 km ose 5,556.” Fjalorėt tjerė ku mund tė gjendet fjala legė:
“Fjalor i shqipes sė Sotme” Tiranė, 1984, fq.598
“Fjalor italisht shqip” Tiranė, 1980 fq.192
“Fjalor i fjalėve dhe shprehjeve tė huaja” M.Nreca, Prishtinė, 1986, fq.428 etj.

b) P.Bogdani: “...tue ſckuem me paghezim pčr mbij ujenatč ſcenjtenueme me 12. gurč tč 12. nejet, ņ Articujtč ſcenjteſsč Fee...” II,I,22
Dr E.Sedaj “... duke shkuar me pagėzim pėrmbi ujėrat e shenjtrueshme me 12 gurė tė 12 gurėve o artikujve tė shenjtės fe.”
it. “... passando col Battesimo sopra il Fiume dell' Acque Santificate, mediante li 12 sassi de 12 Articoli della fede.”
Si shihet, Dr E. Sedaj togfjalėshin e P.Bogdanit “me 12 gurč tč 12 nejet ņ Articujtč...” e transliteron si “12 gurė tė 12 gurėve o artikujve” Po tė ishte, vėrtet fjala pėr 12 gurė tė 12 gurėve, P.Bogdani do ta shkruante 24 gurė.( Ēdokush qė e ka lexuar Biblėn di pėr 12 gurėt dhe pėr kalimin e lumit Jordan nga ebrenjtė, pa i lagur kėmbėt (Libri i Joshuas 3 dhe 4)). Por, pėrveē kėsaj Dr E.S. jep edhe njė shpjegim pėr kėtė nė fusnotėn 36 duke thėnė: “ Sipas tekstit ital. sassi, kurse te B.(ogdani) nejetė (duhet nejet jo nejetė A.M.).” Nė tė vėrtetė vetėm bėhet njė gabim, tash, edhe me fusnotė, sepse fjala nejet ėshtė vetėm shumėsi i fjalės nyja dhe s'ka tė bėjė fare me fjalėn italisht sassi. P.Bogdani e jep nė dy variante “nejet, ņ Articujtč” pra “nyjat apo artikujtė” (it. articolo nyja). Prandaj njė “transliterim nė gjuhėn e sotme” mė i saktė do tė duhej tė ishte:
“...duke shkuar me pagėzim mbi ujėrat e shenjtėruara me 12 gurė tė 12 nyjave o artikujve tė shenjtės fe.”

c) Shumėsi i emrit turk u, qė te Bogdani del nė trajtėn Turitė, Dr E.Sedaj, vazhdimisht nė dy fusnota tė veēanta tė dy kapitujve tė ndryshėm i shkruan se janė “gabime shtypi”, e nė tė vėrtetė kjo ėshtė dukuri gjuhėsore e shqipes."Prej Greqie Reinholdi dėshmon Turrivet “Turqvet” (...) Bardhi Apud Turcos Ndaj Turit (...) Bogdani Kallėzori Turitė Turchi..." (Dr E.Ēabej "S.GJ." VI fq.139 dhe 140).

ē) Nė poezinė qė Lukė Bogdani ia pėrkushton kushėririt tė tij Pjetėr Bogdanit, janė edhe vargjet:
“Aleſſandr' i Ma Darinč;
Scanderbeg' Scittoj Mberetnč;
E ndoch Sauli fort Davidnč;
Mbyti Giudit Holofernč."

vargun e fundit Dr E.S. e transliteron nė gjuhėn e sotme si:

“Mbyti Gjudit Holofernė”
dhe nė fund tė emrit Gjudit jep fusnotėn 56_dhe thotė: “Te B.(ogdani) e gjejmė gjudhinjtė hebrenjtė.” Kėtu, natyrisht, fare s'bėhet fjalė pėr hebrenjtė si popull, por kėtu kemi tė bėjmė me Juditėn, heroinėn ebreje e cila, pėr tė shpėtuar vendlindjen e saj, Vetulinė, vrau gjeneralin asirian, Holofernin.

Agim MORINA
botuar nė ‘Rilindja’ (botimi nė Tiranė) 1996
PM
Top
ammori
  Postuar nė: 21.12.2006, 03:50
Quote Post


Miku i ri
*

Posti: Antarė
Postime: 2
Antari Nr: 4792
Bashkangjitur: 21.12.2006



Sali Bytyēi

Njė pėrshtatje e papėrshtatshme

Pas transliterimit dhe transkriptimit fonetik tė shkrimeve tė vjetra, pėrshtatja nė gjuhėn e sotme nuk ėshtė njė punė e domosdoshme. Por, pasi qė letėrsia e vjetėr nė vetvete nuk ngėrthen vetėm vlera gjuhėsore, por edhe vlera tė gjithėmbarshmepėr kulturėn tonė nė pėrgjithėsi, njė punė mjaft me rėndėsi ėshtė edhe pėrshtatja, sepse kėshtu tė pėrshtatura shkrimet e vjetra kanė mundėsi tė komunikojnė me njė masė mė tė gjerė tė lexuesve.
Njė punė tė tillė u mundua ta bėje edhe Engjėll Sedaj nė numrin 1 tė revistės “Jeta e re”, tė kėtij viti, nė tė cilėn i i pėrktheu dhe i pėrshtati materialet hyrėse tė veprės sė Pjetėr Bogdanit “Ēeta e profetėve”. Nė kėtė shkrim do tė bėjmė fjalė vetėm pėr “pėrshtatjen” nė gjuhėn e sotme tė parathėnies sė “Ēetės sė profetėve”, qė njihet me titullin “Tė primit pėrpara literarit” dhe tė poezisė sė Lukė Bogdanit kushtuar P. Bogdanit, ndėrsa pėr pėrkthimet nuk do tė flasėim.
Qė nė fillim po e cekim se pėrshtatėsi ka bėrė njė punė shkel e shko! Nė tekstin e pėrshtaturka plot inkonsekuenca kur tė krahasohet me tekstin nė “Antologjia e letėrsisė shqipe” tė Dhimitėr Shuteriqit, sepse pėrshtatėsi ka lėnė jashtė fjali, fjalė ose i ka pėrshtatur gabimisht ato. P. sh. nė fillim tė parathėnies ku P. Bogdani flet pėr dy palė mjegullat qė e kanė pushtuar vendin, padija dhe mėkati, e se si u “dvuer” dija tue qenė dheu i Arbėrit nė mes tė t’pafeve, Bogdani vazhdon: “mirė filli Nieri si tė marrė mend, e shqisa nuk mundet me qendruem ndė hirtė Tinzot”, pėrshtatėsi e pėrshtat kėshtu: “Mirėfilli, ta merr mendja, njeriu s’mund tė qėndrojė nė hiri tė Tenzonė”etj. Ndėrsa te Bogdani ėshtė “njeriu si tė merr mend” e pėrshtati “ta merr mendja”(!), kurse “shqisa” qė u pėrmend te Bogdani te pėrshtatėsi nuk gjendet. Mė poshtė fjalėt e Profetit pėr urinė e madhe (“njė tė madhe hunė”), mbiemrin “tė madhe” e largon nga teksti. Bogdani vazhdon: “Njė po vinjene ditė e vjette”, fjalėn “vjette” e heq nga teksti si tė panevojshme. Fjalėt e Profetit: “Jo hunė bukesė, as hetnė ujit”, pėrshtatėsi “urinė e jo bukėn, e as etjen e ujit”, ndėrsa pritej ta pėrshtaste rrjedhimin logjik tė kėsaj fjalie”po tė fjalėsė Tėnzot”, pėrshtatėsi vazhdoi “sepse ata qė duhet tė dėgjojnė fjalėn e zotit”.
Nė kryerreshtin e pestė, ku Bogdani flet pėr dobinė e tė ndrequrit tė shkallės sė urtisė: “E madhe dobi, e frujt ėshtė pra me ndrequn kėtė shkallė t’urtisė”, pėrshtatja: “Dobi e madhe dhe fryt ėshtė pra ta dėgjosh (sic!) kėtė shkallė tė urtisė”. Ta “ndreqėsh”, siē thotė Bogdani dhe ta “dėgjosh” si thotė E. Sedaj, nuk ėshtė e njėjta gjė.. lexuesi le tė gjykojė vetė.
Mė poshtė flet pėr tė ungjin e tij, Andrea Bogdanin, si “fortėndershmit tim zot”, pėrshtatėsi e pėrshtat “fort tė ndershmit zotėrisė sime” (domethėnė Pjetri flet pėr zotėrinė e tij-Pjetrin). Ndėrsa kur shkruan se “mboh” (prapa) nuk i bjen as nuk premton qė me kėtė “fėdigė” tė nxjerrė “kafshė tė re” “tue mos kjanė mirė nė kafshė tė fesė ne u larguam, se i kanė tė tjerėt mpsuem e kallėzuem”, pėrshtatėsi pasi lė jashtė fjalėn “mboh”, pėrshtat: “Nuk premtoj qė me kėtė vepėr tė nxjerrė gjė tė re, siē i kanė tė tjerėt kėto gjėra tė mėsuara e tė kallėzuara”. Kėshtu kuptimi i humb fjalisė. Ndėrsa Bogdani flet se nė punėt e fesė nuk duhet pėr t’u larguar nga ato qė tė tjerėt na i kanė mėsuar e treguar, pėrshtatėsi ia ndryshon kuptimin duke e pėrshtatur se nė punėt e fesė nuk duhet ecur pėrpara “siē i kanė tė tjerėt kėto gjėra tė mėsuara e tė kallėzuara”. Dhe fjalėt nė vazhdim: “Ma as mbarre nuk ndjete se ndjek tė dijtshmit”, pėrshtatja na del kėshtu: “As nuk mė duket se ndjek dijetarėt”. Kėtu kundėrthėni ndėrmjet Bogdanit dhe “pėrshtatėsit” tė tij ėshtė e qartė.
Nė kryerreshtin e gjashtė ku Bogdani flet pėr fjalėt qė i ka pėrmirėsuar nė “dhe” tė Shkodrės (pėrshtatėsi fjalėn “dhe” e qet jashtė tekstit) dhe vazhdon “tue kjenė vepera fort e naltė, e hollė, gjuha jonė qė me dijet dvuer ende fjalėt”, kėtė fjali kėshtu e pėrkthen: “Duke qenė vepra fort e lartė e hollė, kurse gjuha jonė nė dije e varfėr me fjalė”. Ndėrsa Bogdani flet se sė bashku me dijen u “dvuerėn” fjalėt, pėrshtatėsi e pėrshtat se gjuha jonė “nė dije e varfėr me fjalė”.
Aty nga fundi i kėsaj parathėnie Bogdani flet pėr Kardinal Gėrgur Barbarigun tė cilit “janė njėzet vjet se e shėrbeva mb’ Romė”, ndėrsa nė pėrshtatje doli kėshtu: “para njėzet vjetėsh e kam shoqėruar nė Romė”. Bogdani thotė se “e shėrbeva”, nė pėrshtatje del se Bogdani e paska “shoqėruar”!
Dhe nė fund, nė fjalinė e fundit, i qet jashtė tekstit fjalėt: “ani me zemėr anėko”.
Kurse kur ėshtė fjala pėr poezinė e Lukė Bogdanit kushtuar P. Bogdanit, mund tė themi se nė pėrgjithėsi pėrshatėsi, pėrveē dy a tri pėrshtatjeve, e ka lėnė nė gjendjen e mėparshme. Nė strofėn e tretė “Skanderbeg shitoj Mbretnė”, nė pėrshtatje doli kėshtu: “Skėnderbe shitoj Mbretrėn”. Te Bogdani ishte “Mbretnė” (mbretin), te E. Sedaj “Mbretrėn”. Kėtė pėrshtatje e bėri pėr hir tė rimės, po kjo fjalė “mbretren” nuk e ka kuptimin as pėr mbretin, as pėr mbretreshėn e pėr mbretėrinė, po ėshtė krijuar aty pėr aty nga “pėrshtatėsi”.
Nė strofėn e shtatė: “Kėndoi Zana maje Malet” dhe nė vargun e tretė “Tek i thonė Vrap i Kualet”, “Maje Malet” dhe “Vrap i Kualet” janė nė numrin shumės, po pėrshtatėsi i kthen nė numrin njėjės: “Kėndoi Zana maje malit”, vargun tjetėr “Tek i thonė vrap i kualit” (sic!). Bile ta kishte bėrė thjesht “kalit”. Kurse nė strofėn e njbėdhjetė: “Kur del ani e soditen/ treg tė ri ende tė vjetėr,/ Trimėnia ke shetiten” etj. pėrshtatėsi e kthen foljen “e soditen” (unė sodita, ti sodit, ai sodit), nė mbiemėr: “kur del ani e soditur”,/ treg tė ri edhe tė vjetėr/ Trimėria ke shetitur” etj., ndėrsa kėtė vargun e fundit nuk e kuptoj: ndėrsa te Bogdani ky varg e ka kuptimin e plotė, te E. S. ky varg: “Trimėria ke shetitur” (ē’ėshtė kjo “ke shetitur?”) nuk ka asnjė kuptim.
Ka edhe gabime tė tjera, por edhe kėto qė i ceka janė shumė. Kjo qė ka bėrė E. Sedaj nuk ėshtė pėrshtatje, por njė punė e ngutshme qė nuk duhet tė bėhet traditė. Nė tė ardhmen mė tepėr durim dhe mė tepėr punė shkencore!

Rilindja, 31. III. 1984











Engjėll Sedaj

Me njė libėr nė dorė s’ka shkencė as durim
(Lidhur me shkrimin “Njė pėrshtatje e papėrshtatshme”)

Nė reagimin e tij, tė botuar nė “Rilindje” mė 31. III. 1984, me titull “Njė pėrshtatje e papėrshtatshme” rreth pėrshtatjes sonė tė disa teksteve tė veprės sė P. Bogdanit “Ēeta e profetėve”, tė botuara mė parė nė “Jetėn e re”, Sali I. Bytyēi i ka krahasuar me mjaft entuziazėm vetėm tekstet shqipe, duke lėnė anash pėrkthimet tona nga latinishtja, italishtja dhe serbokroatishtja. Ē’ėshtė e vėrteta, ai nuk i ka marrė nė shqyrtim, dhe nuk i krahasuar tė gjitha tekstet shqipe (katėr sosh), por vetėm “Parathėnien” dhe poezinė e Lukė Bogdanit, ndonėse nga nėntitulli kuptojmė se i kishte marrė pėrsipėr t’i vlerėsonteedhe “pėrkthimet” tona. Kėshtu, poezinė e Lukė Sumės dhe atė tė P. Bogdanit (?), me tė cilėn ia kushton gjithė “Ēetėn e profetėve” A. Zmajeviqit, S. Bytyēi mbase nuk i ka vėrejtur se janė pėrshtatur nė gjuhėn e sotme, s’ka pasur fare vėrejtje pėr ato, apo ka pasur mundėsinė t’i krahasonte me tekstin “burimor”. Kėtė ēėshtje e kemi shtruar menjėherė pasi qė e lexuam me vėmendje reagimin e ti nė “Rilindje”, ndėrmjet tjerash, edhe pėr ta kuptuar qėllimin e vėrtetė tė kėtij reagimi. Ndonėse tė shumta ishin supozimet mbi qėllimin e vėrtetė tė kėtij vlerėsimi, qė kufizohet vetėm nė dy tekste prej 22 sosh, e nė anėn tjetėr, pse i kalonte kufijtė bogdanian, thuajse tė gjiha vėrejtjet i pranuam si tė qėllimmira pėr tė kontribuar sa mė tepėr nė pėrsosmėrinė e pėrshtatjes sė teksteve tė veprės madhėshtore tė Bogdanit. S’do mendse edhe aludimin e tij pėr njė durim mė tė madh dhe pėr mė tepėrpunė shkencore e kemi pranuar me gjithė qejf dhe se kėtė parim mendojmė, duhet zbatuar sa tė jetė e mundur mė tepėr nė punė tė ndiēimit tė traditės sonė, nė studimin e teksteve tė vjetra shqipe, nė traskribimin, transliterimin dhe pėrshtatjen e tyre nė gjuhėn e sotme shqipe. Ndėrkaq, vlerėsimin e tij se unė e paskam “bėrė njė punė shkel e shko”, nuk mund ta pranojmė si tė drejtė, ngaq “shkeleshkoja” e dikujt mund tė argumentohet nė vepėr e jo me deklaratė. S’do mend se edhe po tė qėndronin vėrejtjet e tij mbi gabimete pėrshtatjes sonė, ato do tė kontribuonin nė zhvillimin e mėtutjeshėm tė studimeve bogdaniane, pėr tė cilin zhvillim jemi tė interesuar sinqerisht, por nuk do tė duhej tė kalonim nė vlerėsime kuturu.

Vlerėsimi apriorik

Duke mos ndjekur rrugėn e drejtė tė kundrimit tė ēėshtjes sė shtruar dhe pasi qė e ka dhėnė vlersimin aprorik (pra nuk i del pėrfundimi si rrjedhjim i logjikshėm nė bazė tė premissave dhe tė “ergos” pėr punėn tonė), Sali Bytyēi shkurtimisht e krahason poezinė e L. Bogdanit pėr tė pasur mundėsinė e shprehjes dhe pėr t’i vėnė nė dukje “inkonsekuencat” e pėrshtatjes sonė tė “Tė primitė pėpara letėrarit”, krahasimin e ka bėrė , siē thotė edhe ai vetė, duke u mbėshtetur nė “Antologjinė e letėrsisė shqipe” tė Dh. S. Shuteriqit. Kėtė titull hyrės nė gjuhėn shqipe tė tekstit tė Bogdanit, tė cilin S. Bytyēi e ka transkribuar (apo e ka pėrshkruar me tri gabime), nė pėrshtatjen tonė e kemi quajtur Parathėnie. Ky thjeshtėsim nga tri fjalė nė njė, pėr tė cilin tėrthorazi nuk pahjtohet S. Bytyqi, ėshtė bėrė pėr shkak tė qartėsisė dhe nė frymėn e shkrimeve, pėrkatėsisht tė botimeve tė ngjajshme bashkėkohore. Nė fakt, ky titullim pėrshkrues i Bogdanit edhe gjuhėsisht ka kuptimin e parathėnies. Mbase kėto janė shkaqet kryesore qė edhe V. Kamsi, E. Ēabej dhe disa studjues tė tjerė kėtė tekst tė Bogdanit e quajnė Parathėnie, pėrballė parathėnies sė parė nė gjuhėn italiane me pėrmbajtje tjetėr. Pra nė kėtė rast kemi qenė tė detyruar qė pėr hir tė pėrshtatjes sa mė tė mirė, pėrkatėsisht pėr ta bėrė tekstin sa mė funksional nė komunikimin me lexuesin, tri fjalė t’i shprehim me njė. Ndėrkaq, nuk pėrjashtohet mundėsia qė nė ndonjė pjesė tjetėr tė tekstit tė Bogdanit njė fjalė tė tij ta themi me tri tė sotit. Natyrisht, zmadhimi apo zvogėlimi i numrit tė fjalėve nė pėrshtatjen e teksteve tė vjetra nė tė cilat pothuejse nuk kemi fare traditė, nuk ėshtė i preferueshėm.
Dh. Shuteriqi nė veprėn e pėrmendur vetėm sa e ka transliteruar kėtė titull, ngaqė kėshtu kishte vepruar edhe me tekstin vijues, i cili ėshtė i pjesėrishėm. Nė fakt, Dh. Shuteriqi, pėrveē atyre vargjeve tė Ovidit nė fund tė tekstit, tė cilat, nė mesin e shėnimeve tė shumta i ka pėrkthyer gabimisht (sipas botimit “An. e let. shqipe”, botimi i dytė, Prishtinė, 1973, pag. 27.), i ka hequr tė gjitha citatet (11 sosh) e Bogdanit. Kėto citate, si pjesė integrale tė tekstit pėrkatės, qė duhet doemos tė figurojnė nė tekst, i kemi dhėnė besnikėrisht nė tekstin e pėrshtatur e tė botuar nė “Jetėn e re”.
Mirėpo, S. Bytyēi mbase nuk nuk ka qenė nė gjendje qė tė shėrbehet nė masė tė duhur me kėto citate latine pėr ta kuptuar drejt pėrshtatjen tonė, e as ta krahasonte tekstin e pėrshtatur me tekstin burimor tė Bogdanit, kėshtuqė pėrshtatja i duket “e papėrshtatshme”, kurse poezinė e L. Sumės dhe tė P. Bogdanit, pėr tė cilat nuk ėshtė deklaruar fare, mund tė mendohet se s’ka qenė nė gjendje t’i krahasojė. Ē’ėshtė e vėrteta, teksti i tri poezive shqipe s’duhet tė pėsojė ndryshime tė mėdha qė tė mos dėmtohen vlerat letrare nė variantin burimor (ose eventualisht tė rikėndohen). Prandaj ato mbesin kryesisht ashtu siē janė. Kėshtu duke mos qenė nė gjendje ta lexojė tekstin integral, pra duke u mbėshtetur nė tekstin e cunguar dhe tė mangėt tė Dh. Shuteriqit, ai mendonte se “pėrrshtatėsi ka lėnė jashtė fjali, fjalė ose i ka pėrshtatur gabim ato”. Pėrse vallė atij i duket se nė tekstin tonė kanė mbetur jashtė shumė fjali e fjalė, kurse nė tekstin e Dh. Shuteriqit nuk i duket se ka fjali e fjalė tepėr?! Edhe vetėm ky paragjykim i S. Bytyēit do tė mjaftonte pėr lexuesit e “Rilindjes” tė dyshojnė nė pjekurinė dhe stabilitetin e tij shkencor. Nė qoftė se se lexuesit e “Rilindjes” nė ndonjė mėnyrė do ta kuptojnė se ai shėrbehet madje edhe me shėnimet e kėtij autori, te i cili mbėshtetet fort pikėrisht pėr ta publikuar nė “Rilindje”, atėherė mund ta vėnė nė dyshim edhe etikėn e kėtij studiusi tė teksteve tė vjetra shqipe.

Korrigjim nė dobi tė thellimit tė pėrmbajtjes

Sa i pėrket fjalive, S. Bytyēi mbetet nė kėtė deklaratė solemne, potr nuk jep shembuj tė tyre, qė kanė mbetur jashtė, qė janė tė papėrshtatura apomgabimisht tė pėrshtatura, kurse fjalėt i zė ngoje dhe ato janė gjithsejt nėntė, prej tė cilave, sipas tij, disa i paskam ndryshuar, disa lėnė anash etj. Kėsodore, kuptojmė se pėrshtatja e njė teksti, sipas tij, ėshtė vetėm njė renditje e fjalėve. Sėkėndejmi lexuesi duhet tė jetė i infoprmuar se nė pėrshtatjen e kėtij teksti tė Bogdanit kanė ndryshuar, jo vetėm nėntė fjalė, por nėntėdhjetė e nėntė sosh me qėllim qė teksti tė lexohet pa pengesa, tė ruhet sa tė jetė e mundur sintaksa e origjinalit, tė jetė besnik nė transmetimin e ideve tė tekstit burimr etj, pra duke vepruar nė mėnyrė tė ngjashme sikur nė kthimin e njė teksti nga njė gjuhė e huaj. Nė rastin konkret nė kemi qenė tė detyruar madje tė bėjmė edhe ndonjė korrigjim tė tekstit burimor, duke u thelluarnė pėrmbajtjen e tij, duke evituar ndonjė gabim material, apo gabim shtypi etj. Kėshtu pėr shembull, aty ku Bogdani thotė se gjoja “Sokrati ndoq Platonė, Platoni Aristotelnė…” etj., siē e ka vėrejtur me kohė A. Harapi nė botimin e tij tė “Ēetės sė profetėve” mė 1943, nė pėrshtatjen tonė ėshtė e kundėrta: “Sokratin e ndoqi Platoni, Platonin Aristoteli…” etj. Kėtė gabim material, qė mbase pėr Bogdanin do tė ketė qenė ndonjė lapsus calami, por jo lapsus mentis, nuk e ka vėrejtur fare Dh. Shuteriqi, e s’do mend as lexuesi i tekstit tė tij, S. Bytyēi dhe e falenderoj zotin, qė edhe unė jam kursyer nga kritika e ashpėr e fjalėve tė tij. Mirėpo, pėr kėtė kursim tė madh Vogėlsia ime ia di pėr nder Dh. Shuteriqit sesa S. Bytyēit. Pastaj, gati njėsoj kemi vepruar nė zėvendėsimin e fjalės sė Bogdanit “ta ndreqėash” fjalėn tonė “ta< dėgjosh” tė fjalės “e shėrebeva (nė Romė) me fjalėn “e kam shoqėruar” (kardinal G. Barbadikun nė Romė) etj., ngaqė kanė qenė mė funksionale dhe tė njė kuptimi mė tė drejtė. Kėshtu, bie fjala, nėse themi se Bogdani e ka shėrbyer kardinalin ėn Romė, atėherė mund tė mendohet se atėbotė, kur kėta dy prelatė tė lartė ishin nė Romė, Barbadiku do tė ketė qenė ndonjė epror i tij, e jo shok shkolle, siē jemi bindur ne nga hulumtimet qė kemi bėrė pėr Bogdanin.

Tė sigurohet teksti burimor

Me siguri S. Bytyēi do t’i kishte “zbuluar” edhe sa e sa gabime dhe “fjalė tė hequra” apo “tė shtuara” tė pėrshtatjes sonė po t’i kishte lexuar ato fragmente tė pėrshtatura tė kėtij teksti nga N. Jorgaqi, e tė botuara pėrpara nesh nė “Antologjinė e mendimit estetik shqiptar 1504-1944”. ( f. 79) Mirėpo tash pėr tash, nė vend qė tė japė versionin e vet tė pėrshtatjes sė kėtij teksti, ai i mbetet besnik njė libri, “Antologjisė “ sė Dh. Shuteriqit pėr t’i gjetur gabimet e pėrshtatjes sonė, duke treguar “durim” tė madh dhe pjekuri “nė punėn shkencore”.
Ndonėse ajo “zotėrisė sime” dhe njė o dy fjalė tė tjera nuk pėrputhen me kopjen e origjinalit tė pėrshtatjes sonė, vėrtetė nė kėtė tekst tė “Jetės re” nuk mund tė thuhet se gabimet e shtypit nuk janė pengesė pėr ta kuptuar tekstin.
S. Bytyēi ma zė pėr tė madhe pse i paskam hequr fjalėt “mboh”, “tė madhe” etj. Nė fakt, ai nuk ėeshtė i vetėdijshėm, bie fjala, mbiemri “tė madhe” (hune) dhe emri “vjette” te fjalėt e profetit nuk janė hequr nga teksti si tė panevojshme, por pse ato as qė figurojnė nė origjinalin latinisht (“Ecce dies veniunt, dicit Dominus et mttam fanem in terram: famen non panis neque sitim aquae…”), tė mcituar dhe tė pėrkthyer nga bogdani. S’do mend se kėtė citat si dhe citatet e tjerė nė gjuhėn latine, pėr pėrshtatjen e tė cilave kėtu nuk mund tė flasim gjerė e gjatė pėr shkak tė natyrės sė gazetės, nuk i kemi pėrshtatur sipas pėrkthimit apo pėrshtatjes sė Bogdanit me mė shumė apo me mė pak fjalė, por, pasi qė e kemi krahasuar dhe verifikuar saktėsinė e tyre nė origjinal, i kemi pėrkthyer besnikėrisht pikėrisht nga origjinali (latinisht). Mbase kėtu ėshtė ngatėrruar mė tepėrt S. Bytyēi.
Kėshtu, pra, puna nė pėrshtatjen e kėtyre teksteve na doli mjaft komplekse dhe kėrkonte nga pėrshtatėsi tė njohė jo vetėm lėndėn e veprės dhe gjuhėn shqipe, por edhe gjuhė tė hueja dhe sado kudo studimet pėrkitazi me kėto tekste. Rruga ishte bukur e gjatė dhe e mundimshme dhe kėrkonte shumė durim dhe punė shkencore. Nė qoftė se S. Bytyēi dėshiron tė niset nė kėtė rrugė tė gjatė, hapi i parė i tij duhet tė jetė gjithsesi tė siguroj tekstin sepse me njė antologji nė dorė, vėrtetė, s’ka shkencė as durim, por vetėm dezinformim.

“Rilindja”, 14. IV. 1984






Sali Bytyēi

Me zhurmė e me fjalė tė mėdha nuk mbulohen gabimet
(Lidhur me artkullin “Me njė libėr nė dorė s’ka shkencė as durim” tė Engėll Sedajt, tė botuar nė “Rilindjen” e 14.IV.1984.)

Qė nė fillim tė kėtij shkrimi mė duhet ta njohtoj E. Sedajn se, kur kam reaguar herėn e parė pėr pėrshtatjen e tij tė tekstit tė Bogdanit, nė dorė kam pasur, pėrveē “Antologjisė…” sė Shuteriqit, edhe librin “Antologjia e letėrsisė sė vjetėr shqipe” tė Yll Zajmit dhe “Vepra e Bogdanit” tė Ibrahim Rugovės. Mirėpo pasi edhe nė kėto dy tekste parathėnia e Bogdanit ishte identike me tekstin e Shuteriqit, m’u duk mė me vend ta pėrmend vetėm kėtė tė fundit, duke ditur se Shuteriqi ėshtė njėri ndėr studjuesit mė tė spikatur tė letėrsisė sė vjeetėr dhe tė Rilindjes shqiptare.
Ndonėse nė aartikullin tim tė parė nuk e kam cekur qėllimin e reagimit, pėr tė cilin E. Sedaj tėrthorazi dyshon, nė kėtė artikull tė dytė deklaroj se reagimin e kam shkruar thjesht pėr qėllime shkencore jo pėr qėllime tė tjera. Prandaj, kur i kam parė tė pėrkthyera e tė pėrshtatura materialet e hyrjeve tė veprės sė Bogdanit nė revistėn “Jeta e re”, tė them tė drejtėn kam ndier njė gėzim tė veēantė. Por kur fillova t’i lexoj tė “pėrshtatura” parat“hėnien dhe poezinė, pashė se diē ēalon. Atėherė ato i krahasova me tekstet e pėrmendura nė fillim tė kėtij artikulli. Ndėrsa kur pyet E. Sedaj, pse unė nuk kam gjetur fjali e fjalė tė tepėrta a tė cunguara te Dh. Shuteriqi, unė i pėrgjigjem se tekstet de Shuteriqit, tė Yll Zajmit e tė Ibrahim Rugovės janė vetėm tė transliteruara dhe tė transkriptuara. Dhe, nė qopftė se kėto tekste tė publikuara, disa mė herėt e disa mė vonė, nuk janė adekuate me tekstin “burimor”, i ka takuar pikėrisht E. Sedajt t’i gjejė kėto gabime dhe t’i shpallė para opinionit shkencor, pasi qė ky e ka kėtė tekst. Kėtė e them kėshtu duke ditur se E.Sedaj nuk pėrton t’i ndjekė gabimet nė pėrkthimet e “Iliadės” dhe tė “Odisesė”, tė cilat kanė qindra faqe, e kėshtu duhej tė vepronte edhe me kėto materiale tė transliteruara qė kanė 5-6 faqe.
Ai nė vazhdim tregon se pėrshtatja “nuk ėshtė thjesht renditje fjalėsh” dhe se “nė pėrshtatje” nuk ka ndryshuar nėntė fjalė, por nėntėdhjetė e nėntė. Edhe unė mendoj kėshtu dhe se unė kam reaguar pėr atė se ai i ka pėrshtatur shkel e shko ato. Ndėrsa, kur nė tekstin e Shuteriqit del se “Sokrati ndoq Platonė”, e te E.Sedaj u ndreq, thellė nė vete ka dėshiruar qė unė ta akuzojpėr kėtė “inkonsekuencė”, e ai ta vėrtetonte se me tė vėrtetė artikullshkruesi ėshtė “pa stabilitet” dhe pa “etikė shkencore”, por ja qė unė kėtu u bėra zemėrgjerė dhe ia fala kėtė “inkonsekuencė”. Por se te Bogdani ka qenė “Sokrati ndoq Platonė” dhe te Shuteriqi doli po kėshtu, ky fakt tregon se Shuteriqi (poashtu I. Rugova dhe Yll Zajmi) nuk i ka hequr as shtuar asgjė kėtij teksti dhe as qė e ka “ndrequr”. Mirėpo se Shuteriqi nuk e ka “vėrejtur e as “lexuesi i tij”, kjo nuk ėshtė e vėrtetė. Shuteriqi e ka transliteruar dhe transkriptuar, kurse pėr “ta ndrequr” (jo pėr “ta dėgjuar”- siē thotė E. Sedaj, kur e pėrshtat fjalėn e Bogdanit “me ndrequn”) ia ka lėnė tjetėrkujt.
Kur ėshtė fjala pėr Kardinal G. Barbarigun, i cili del me dy emra te E. Sedaj, herė G. Barbarigu e herė G. Barbadiku, pėr tė cilin Bogdani thotė se e “shėrbeva”, kurse te pėrshtatėsi del “e shoqėrova”, kėtė pėrshtatje E. Sedaj e arsyeton se ka bėrė hulumtime, nga tė cilat del se Barbarigu ka qenė shok shkolle i Bogdanit, prandaj fjala “e shoqėrova” ėshtė mė funksionale”. Kjo tregon se E. Sedaj ka hyrė aq thellė nė jetėn e Bogdanit, sa qė arinė ta korrigjojė edhe vetė Bogdanin.
Pėr kundėrthėniet e shumta hesht e disa fjalė tė tjera qė i ka lėnė jashtė, ia lė fajin Bogdanit se ato fjalė nuk kanė qenė nė “origjinalin latinisht” dhe se nuk i ka “pėrshtatur sipas Bogdanit”, por i ka “pėrkthyer nga origjinali latinisht”, qė faji i hidhet Bogdanit se ai nuk i ka pėrkthyer mirė citimet, dhe mua, qė nuk i kam pasur mundėsi t’i lexoj origjinale-latinisht. Por, sa ma merr mendja, ne i studjojmė dokumentet fetare jo se kėshtu apo ashtu ka ka thėnė shėn Matheu apo shėn Gjoni, por se kėshtu apo ashtu i ka pėrkthyer apo pėrshtatur shqip Bogdani ose Buzuku, dhe se kėto janė dokumente tė kulturės shqiptare. prandaj, E. Sedaj mė mirė do tė kishte bėrė t’i pėrshtaste pėrkthimet e Bogdanit sesa tė hynte mė thellė latinisht sipas “Biblės” se me pėrkthimin e “Biblėas” merret tjetėrkush, kurse kėto janė probleme albanologjike.
Nė fund nuk di se kujt do t’ia hidhte fajin E. Sedaj se kur Bogdani flet flet pėr dy shtylla tė librit “kundruell” njėra tjetrės, nė pėrshtatje dolėn dy shtylla “tė kundėrta pikė pėr pikė”. Fjala “kundruall” sipas FGJSSH (ju lutem mos dyshoni nė “etikėn” time, pasi qė kėtu duhet tė mbėshtetem fort nė kėtė fjalor) do tė thotė: “pėrballė, kundrejt”(f. 917), ndėrsa “tė kundėrta” janė dy gjėra qė s’pajtohen nė mes vete, qė janė nė nė kundėrshtim. E. Sedaj i ngstėrron fjalėt dhe kur dikush ia qet nė shesh gabimet etij, i hip gjaku nė kokė dhe flet pėrēartė pėr “etikė tė dyshimtė” e absurditete tė tjera. Kėto fjalė dhe ato qė u pėrmendėn mė lart edhe tė papėrshtatura nga E. Sedaj, janė fjalė tė gjalla tė shqipes, por habit fakti se pse E. Sedaj u mundua t’i pėrshtasė sipas tekstit tė vet, kur s’kishte nevojė, apo ndoshta pėr tė treguae pėr zotėsinė e kalemit “mentis” tė tij qė bėn ēudira.
Ai nuk e pranon vlerėsimin tim se ka bėrė pėrshtatje shkel e shko, por se ka bėrė njė punė tė tillė, unė ia argumentoj para lexuesit. Ja njė shembull tjetėr nga poezia e Lukė Bogdanit, strofa e gjashtėmbėdhjetė, kur flet pėr begatinė e vendit: “grigja tė nohuna s’ka/ Lesh, saftian, e dyllė,/ Perse kush e mbėle s’ka”, nė pėrshtatje del kėshtu: “Grigja tė njohun s’ka/ lesh, saftian, e dyllė,/ perse kush e mbelė s’ka”. Kėtė “mbelė”, nė vargun e tretė, I. Rugova e ka ndrequr “mbėledh”, ndėrsa te E. Sedaj vazhdon tė jetojė ssi “perse kush e mbelė s’ka”, e kjo “mbelė” s’ka kurrfarė kuptimi dhe nė fjalorin e gjuhės shqipe nuk ekziston fare.
Po nė kėtė poezi, nė strofėn e pesėmbėdhjetė, sipas I. Rugovės, kur ėshtė fjala pėr argjipeshkopinė e Shkupit: “Argjipeshkėpi e re/E ndunė pėr breg Vardari”, nė pėrshtatje tė E. Sedajt doli: “Argjipeshkvni e re/ endun pėr breg vardari”. Ndėrsa, nė poezinė e papėrshtatur, argjipeshkopia e re “e ndune” e ka kuptimin “e vendosur”, te E. Sedaj argjipeshkvnia (vendi apo selia ku rri argjipeshkvi) e re del “endun pėr breg Vardari”, qė me fjalė tė tjera, do tė thotė se argjipeshkvnia e re po u endka (sic) pėr breg Vardarit, poashtu siē endet karroca. Dhe kėshtu, sigurisht, shetitet argjipeshkvia kur pėrshtatja bėhet pa ndėrgjegje shkencore. Por, ndoshta edhe kėto dy pėrshtatje tė fundit i bėri nė “frymėn bashkėkohore”, apo ndoshta tė “rikėndohen!” prapė?!

Rilindja 05. V. 1984




Engjėll Sedaj

“Mos e vet se tė kallėzon vetė”

Rreth reagimit tė S. I. Bytyēit me titull “Me zhurmė e me fjalė nuk mbulohen gabimet” tė botuar nė “Rilindjen” e sė shtunės sė kaluar.
Nė reagimin e tij tė fundit me titull “Me zhurmė e e me fjalė tė mėdha nuk mbulohen gabimet” tė botuar nė “Rilindje” me 05. V. 1984, S. I. Bytyēi e vė nė dukje njė moment tė ri pėrkitazi me pėrshtatjen tonė tė disa teksteve tė “Ēetės sė profetėve” tė P. Bogdanit dhe tė pėrshtatjes sė teksteve te vjetra shqipe nė pėrgjithėsi. Nė kėtė mėnyrė ai e bėn mė tė qartė edhe reagimin e tij tė mėparshėm, duke kallėzuar vetė se klu e ka problemin kryesor. Kėsodore, u plotėsua ajo e popullit “Mos e vet se tė kallėzon vetė”. Ky moment i ri nuk ėshtė vėnje nė dukje e gabimeve tona rreth pėrshtatjes sė teksteve shqipe, tė botuara nė “Jetėn e re”, sepse ato ai i kishte zėnė ngojė mė parė apo pse ato edhe nė kėtė reagimin e dytė i dalin si pasojė e njė paragjykimi, por pikėrisht qėndrimi i tij ndaj pėrshtatjes sė teksteve sė letėrssisė sė vjetėr nė pėrgjithėsi.
Nė fakt, ai nuk ėshtė kundėr “gabimeve” tė caktuara nė njė tekst tė pėrshtatur, por kundėr pėrshtatjes sė tekstit tonė dhe kundėr pėrshtatjes sė ēdo teksti tė letėrsisė sė vjetqėr shqipe, ngaqė ajo i duket letėrsi “fetare” dhe si e atillė s’ka tė bėjė me albanologjinė dhe gjoja nuk e zgjon interesimin e lexuesėve. Atij ia “merr mendja” se “ne i studjojmė dokumentet fetare jo se kėshtu apo ashu ka thėnė shėn Mateu apo shėn Gjoni, por se kėshtu apo ashtu i ka pėrkthyer apo pėrshtatur shqip Bogdani ose Buzuku dhe se kėto janė dokumente tė kulturės shqiptare”. ēka do tė thotė se nė “Ēetėn e profetėve” s’ka vlerė ideore e artistike dhe gjoja ajo nuk e zgjon interesin e lexuesve. Pra, ajo duhet tė jetė objekt shqyrtimi vetėm e historianėve tė gjuhės, sepse “kėto janė probleme tė albanologjisė” e jo tė Biblės, me tė cilėn “merret tjetėrkush”!! Pra pėrshtatja ėshė e panevojshme, madje, sipas tij, edhe shumė e dėmshme.
Dhe vėrtetė, pajtohem plotėsisht se nėse nė “letėrsinė” e vjetėr s’ka vlera letrare, pra s’ka letėrsi, por vetėm disa “dokumente”, ajo s’ka nevojė tė pėrshtatet apo tė kthehet nė gjuhėn e sotme. Madje, pėrshtatja e saj do tė ishte njė punė shumė e dėmshme ngaqė ato tekste mė s’e kanė vlerėn e dokumentit, siē vepron S. Bytyēi, duke i krahasuar fjalėt e tekstit nė fjalor. Mė duket se kėtu qėndron momenti kryesor i mosmarrveshjes ndėrmjet pėrshtatjes sė teksteve tona dhe vėrejtjeve rreth disa fjalėve lidhur me kėto tė S. Bytyēit. Nė kuadėr tė kėsaj platforme ai i krahason fjalėt dhe ato aty-kėtu i dalin tė ndryshuara. Fjalėn “kundruall” madje ka arritur ta gjejė edhe nė Fjalor, dhe ajo do tė thotė pėrballėa, kundrejt, mirėpo te ai nuk ka zgjuar interesim teksti mjaft pėrmbajtėsor pėrkitazi me kontributin dhe pjesėmarrjen e Bogdanit nė botimin e librit nė shtypshkronjė. Prandaj, nė pėrshtatjen tonė teksti: “njėra arsye ėshtė se nė shtypshkronjė nuk po mund tė dalin dy shtylla tė kundėrta pikė pėr pikė me tjetrėn nė fjalė e rreshta…” Theksohen dy versionet e tekstit (italisht dhe shqip), e jo pse ku ta dish se pėr ēfarė arsye kundruall apo s’e paskam pėrshtatur me fjalėn pėrballė.
Prandaj qėllimi kryesor i pėrshtatjes sė njė teksti tė letėrsisė sė vjetėr ėshtė pikėrisht ta kuptojmė se kėshtu apo ashtu e ka thėnė Bogdani, Buzuku, Budi, pėrkatėsisht shėn Mateu, shėn Gjoni etj. Ē’ėshtė e vėrteta nga teksti i pėrshtatur apo i kthyer nė gjuhėn e sotme as qė mund tė merresh me “probleme albanologjike”, siē mendon S. Bytyēi, sepse pėrshtatjes i paraprinė njė proces mjaft i gjatė i veprimeve, pėrkatėsisht ai pėson ndryshime tė domosdoshme gjuhėsore. Tekstet e letėrsisė sė vjetėr nuk duhet pėrshtatur pėr t’i studjuar ato, por i studjojmė pėr t’i pėrshtatur sa mė mirė. Pėrshtatja duhet tė jetė, nė njė mėnyrė, rezultat i studimit tė kėtyre teksteve.
Ndonėse latinishtja dhe Bibla (pėr tė cilat flet S. Bytyēi) janė dy gjėra tė ndryshme, ngase asnjė fjalė e Biblės nuk ėshtė shkruar nė gjuhėn latine, duhet ditur se pa njohjen e kėsaj gjuhe, tė gjuhės italiane, tė filozofisė mesjetare dhe tė Biblės zor qė mund tė pėrshtatet e tė kthehet nė gjuhėn e sotme teksti integral shqip i “Ēetės sė profetėve”. Pėr S. Bytyēin dhe pėr ne tė gjithė mė i rėndėsishėm se ky duhet tė jetė fakti se kjo kryevepėr e kulturės sė Evropės Juglindore ka vlerė tė madhe ideore dhe artistiko-letrare dhe autori i saj P. Bogdani me sukses tė madh ka arritur qė pėrmes personazheve tė Biblės tė paraqesė dukuritė e natyrės, ēėshtje tė jetės dhe tė vdekjes, probleme tė sė mirės dhe tė sė keqes etj. Ja si e pėrshkruan ai, pėr shembull, bukurinė e gruas pėrmes shėn Mrisė, personazhit shumė tė popullarizuar tė kohės: “Tregojnė shenjtarėt qė e patėn parė, sa ishte gjallė, tė lumen virgjėr Mri, se qe mė e bukur krijesė, qė kurdoherė kishte qenė e mundur tė dalė nga dora e zotit, mjeshtrit tė gjithė rruzullit. As e madhe e as e vogėl, por e lartė sa duhet, e zeshkėt, po shumė e bukur, fytyra e saj ishte si e gjatė, sytė e mėdhenj si mė tė verdhė, vetullat e zeza si ark, hundėn e kishte tė gjatė, por fort tė bukur me shtat njėmend tė zbukuruar prej Tėnzonė me tė gjitha bukuritė; goja e vogėl, buzėt e kuqe, dhėmbėt e vegjėl e tė bardhė si bora, flokėt e vizėllueshme si ari”. (Ēeta, II, f. 7.)
Duke i lexuar kėto dhe shumė e shumė rreshta tė tjera tė Bogdanit mbi shėn Mrinė, tė shkruar nė frymėn e poezisė popullore, ta merrmendja se ajo ishte edhe mė e bukur se Afėrdita e Homerit, se Venera e Virgjilit dhe Beatriēe e Dante Aligierit. Prandaj, kjo vepėr madhėshtore e Bogdanit nuk ėshtė vetėm monument i gjuhės shqipe, por edhe kryevepėr letrare qė meriton tė botohet e tė lexohet e pėrshtatur mirė nė gjuhėn e sotme.

Rilindja 12. V. 1984















Sali Bytyēi

Kur keqkuptohet parimi

Rreth reagimit tė Engjėll Sedajt me titull “Mos e vet se tė kallėzon vetė”, tė botuar nė “Rilindjen” e datė 12. V. 1984.
Nė reagimin e ri “Mos e vet se tė kallėzon vetė” E. Sedaj ndėrroi taktikėdhe, kėshtu, mė nxori mohues tė vlerave letrare tė letėrsisė sė vjetėr shqipe. Por, se S. Bytyēi ia paska mohuar vlerat letrare kėsaj letėrsie, kėtė mund ta thotė vetėm E. Sedaj, ndėrsa nė dy artikujt e kaluar nuk mund tė gjendet as edhe njė fjalėz pėrēmimi pėr kėtė letėrsi. Bile, nė artikullin e parė qartė jam shprehur se pėrshtatja e kėsaj letėrsie ėshtė “njė punė mjaft me rėndėsi pasi qė letėrsia e vjetėr nė vetvete nuk ngėrthen vetėm vlera gjuhėsore, por edhe vlera tė gjithėmbarshme pėr kulturėn tonė nė pėrgjithėsi”. Prandaj, mbetet pikėpyetje se ku u mbėshte E. Sedaj pėr tė deklaruar se S. Bytyēi ėshtė kundėr pėrshtatjes sė teksteve tė vjetra, pasi qė kėto tekste paskan tematikė fetare.
Se veprat me “tematikė” fetare munsd tė kenė vlera tė mėdha letraro-artistike, kėtė e vėrteton historia e letėrsisė botėrore, ku vepra me tematikė fetare u ngritėn nė kulmet e letėrsisė sė pėrbotshme.
Dhe, me tė vėrtetė do tė isha i denjė pėr titullin e reagimit tė E. Sedajt po t’i mohoja vlerat letrare tė letėrsisė sė vjetėr shqipe dhe nė veēanti tė “Ēetės sė profetėve”, tė cilėn L. Poradeci me tė drejt e krahasoi me kozmogoninė asiriane dhe atė indase. E kush ėshtė ai qė mund t’u mohojė vlerat letrare tė poezive tė Bogdanit, tė cilat u botuan nė “Ēetėn…” me titull “Jeta e dhjetė Sibilave dhe kangėt e tyre” (ndonėse nė “Historinė e letėrsisė shqpe” kėtyre poezive u mohohet frymėzimi) nė tė cilat ka vargje me forcė tė jashtėzakonshme poetike, si p.sh. kėto vargje ku jepet figura e shėn Mrisė:
Me Diell veshun e mbathun me Hanė
Me yje kryet rreth ngjeshun Kunorė
Vajza Mri e bukura ma fort se Zanė
Djalin Jisu kėrthi mbaj ngrykė n’dorė etj.
Nė vazhdim bėhet pyetja: kur mendohem pėr kėtė si e pėrshtati Parathėnien e “Ēetės sė profetėve”. Por nė qoftė se Bogdani nuk mund tė ngrihet e tė thotė se nuk ka thėnė kėshtu apo ashtu, unė, S. Bytyēi, ngrihem e deklaroj se nuk jam as qė kam qenė kundėr pėrshtatjes sė teksteve tė vjetra shqipe. Mirėpo, E. Sedaj ka imagjinatė tė zhvilluar pėrtej kufijve duke mė bėrė armik tė teksteve tė vjetra dhe pastaj duke mė dėrmuar me fjalė. Ē’logjikė e ēuditshme!
Njeriu qė punon, gabon. E. Sedaj nė kėtė pėrshtatje e ka shkelur, por sedra nuk ia lejon qė t’i pranojė gabimet. Prandaj nė artikullin e fundit ai mundohet t’ia largojė vėmendjen lexuesit duke ikur nga qendra e problemit nė periferidhe duke i thjeshtuar gjėrat nė absurd. Mirėpo, polemika nė mes meje dhe E. Sedajt ėėhtė polemikė pėr gjėra parimore. Po pėr kėtė problem, nė qoftė se nuk gabohem, E. Sedaj u kritikua nė Tribunėn, tė cilėn e organizoi shoqata e pėrkthyesve me 7 maj 1984, prandaj nuk jam i vetmi qė ia tėrheq vėmendjen nė kėtė drejtim. Nė pėrshtatje, e cila sigurisht vjen pas njė vargu studimesh paraprake, ndryshime medoemos qė do tė ketė, por jo aq shumė ndryshime sa qė teksti i pėrshtatur tė bjerė nė kundėrshtim me tekstin burimor. Pėrshtatja duhet tė jetė pėrshtatje shkencore e jo pėrshtatje sipas dėshirės.
P. S. Jam i bindur se E. Sedaj, edhe pse dyshon nė aftėsitė e mia, nė etikėn time, nė qėllimet e mia etj. nė radhė tė parė ka pėrgatitje tė lartė shkencore dhe pas njė pėrshtatjeje tė dobėt tė Parathėnies, do tė na japė tė pėrshtatur nė gjuhėn e sotme tėrė “Ēetėn e profetėve”. Por, ama le tė bėjė pėrshjtatjen si e meriton kjo kryevepėr e letėrsisė sė vjetėr shqipe, edhe unė do tė jem ndėr tė parėt qė do ta pėrgėzojė nė kėtė punė. Ma merr mendja se ky ėshtė edhe mendimi i dashamirėve tė kėsaj letėrsie.

Rilindja 19. V. 1984
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio