Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> AKADEMI SOLEMNE PĖRVJETORIN THEMELIMIT TĖ USHT
aristoteli
Postuar nė: 22.12.2006, 15:25
Quote Post


voglushi i madh
*****

Posti: Antarė
Postime: 268
Antari Nr: 1010
Bashkangjitur: 12.04.2006



AKADEMI SOLEMNE NĖ PĖRVJETORIN E THEMELIMIT TĖ USHT-sė


Ne Qendren e Kultures ne Tetove permes nje akademie solemne te organizuar nga USHT-ja u shenua pervjetori i Themelimit te Universitetit Shteteror te Tetoves, ku moren pjese personalitete te jetes politike, arsimore, kulturore, te institucioneve nderkombetare, te universiteteve te ndryshme etj. Ne kete ditelindje te USHT-se ishte i pranishem edhe kryetari i Parlamentit te R. se Maqedonise Lubisha Georgievski, zevendeskryeministri Imer Selmani, ministri i Arsimit Sulejman Rushiti, ministri i Kultures Ilirian Beqiri, nenkryetari PDSH-se Menduh Thaci, rektori i USHT-se prof. dr. Sadi Bexheti, rektori i Universitetit te Tiranes prof. dr. Shezai Rrokaj, rektori i Universitetit te Evropes Juglindore prof. dr. Alajdin Abazi, rektori i pare i UT-se prof. dr. Fadil Sulejmani, Akademik Rexhep Qosja etj.

Fotografi e jashtme


Ne fillim te Akademise solemne, per te pranishmit u shfaq nje film i shkurter dokumentar per Universitetin Shteteror te Tetoves. Pas ekzekutimit te Himnit te universiteteve “Guadeamus” nga Korri i USHT-se, nen dirigjimin e Arifikmet Xhemailit, fjale rasti per pervjetorin e Themelimit te Universitetit te Tetoves mbajti rektori, prof. dr. Sadi Bexheti, i cili pasi pershendeti te pranishmit dhe iu uroi mireseardhje, theksoi, se ky pervjetor i Themelimit te Universitetit Shteteror te Tetoves eshte nje mundesi e mire per te vleresuar te shkuaren dhe per te projektuar te ardhmen e ketij institucioni te larte arsimor. Rruga e tij ishte e shkurter, por me mjaft peripeci. Universiteti i Tetoves u themelua me 17 dhjetor 1994 dhe per nje dekade punoi si nisme e intelektualeve shqiptare, e partive politike shqiptare, e shoqatave dhe e dashamireve te shumte te arsimit te larte brenda dhe jashte vendit. Universiteti yne, vazhdoi ai, ka nje histori perpjekjesh e sakrificash qe deshmojne kuptimin dhe seriozitetin e nevojes per te pasur nje institucion te larte arsimor per t’iu pergjigjur nevojave te kohes dhe te qindra e mijera studenteve te etshem per te pasur shkollim te larte ne gjuhen e tyre amtare…Me 22 shkurt 2004, Universitetit i Tetoves, u zyrtarizua nga ana e Parlamentit dhe filloi te funksionoje si Universitet i trete ne Republiken e Maqedonise. Universitetin Shteteror te Tetoves, tha me tej ai, e perbejne kater fakultete, Qendra per studime politeknike, 19 programe studimore, 14 drejtime studimore dhe 3 institute hulumtuese shkencore. Ne USHT studiojne mbi 8.200 studente. Ketu, deri me tani kane diplomuar 1.700 studente. Sot, ne kete universitet punojne mbi 110 mesimdhenes te rregullt e 130 bashkepunetore dhe 50 administratore.

Fotografi e jashtme

Universiteti Shteteror i Tetoves eshte institucion i larte mesimor-shkencor qe ka per synim dijen, shkencen dhe arsimimin e brezave te rinj. Ai eshte i hapur per te gjithe, pa dallim etniteti, feje, race dhe gjinie. Universiteti Shteteror i Tetoves eshte pjese e hapesires akademike te Magna Kartes dhe Marreveshjes se Bolonjes. Ndonese, jemi duke punuar ne kushte te veshtira, ne metojme dhe perpiqemi t’i percjellim zhvillimet bashkekohore te mesimdhenies, permes inkorporimit te sistemit te kredive ECTS dhe standardeve evropiane te shkollimit te larte, qe dalin nga Konferenca e Glasgout, Bergenit, Konferenca Ballkanike e Tiranes etj. Ne kete kontekst, USHT-ja ka ngritur nje infrastrukture te gjere bashkepunimi nderuniversitar. Ky bashkepunim, gjithnje e me shume vazhdon te zgjerohet..

Fotografi e jashtme

Deri me tash, universiteti yne tha ai ka nenshkruar nje sere marreveshjesh bashkepunimi me universitetet vendore, rajonale dhe me gjere, si Universitetin “Shen Kirili dhe Metodi” ne Shkup, “Kliment Ohridski” ne Manastir, me Universitetin e Evropes Juglindore ne Tetove, Universitetin Evropian ne Shkup, Universitetin e Tiranes, Universitetin Bujqesor te Tiranes, Universitetin e Prishtines, pastaj me Universitetin ”Xhorxh Uashington” dhe ate te Nju-Jorkut ne SHBA, me Universitetin e Shtutgardit, Cyrihut, Manhaimit, Mariborit, Lubjanes, etj. Ky bashkepunim i frytshem nderuniversitar, solli si fryt qe ne vitin 2005, Universiteti Shteteror i Tetoves te pranohet anetar i barabarte i Bashkesise se Universiteteve te Evropes. Imperativi yne eshte qe te punojme, qe ne te ardhmen t’i zhvillojme kapacitetet akademike, strukturore dhe organizative, kapacitetet hapesinore, teknologjike etj. Jemi te bindur se kete do ta realizojme, duke shtuar programe te reja studimore, atraktive dhe te nevojshme, qe te fillojme me studime master dhe te doktorates, te sjellim mjete me te perparuara informatike-teknologjike, te zgjerojme objektet per mesim, sallat sportive, laboratoret, mensen, biblioteken, konviktet etj.Me realizimin e ketyre objektivave, ne do te mund t’i pergjigjemi kerkesave per nje studim qe eshte ne perputhje me trendet nderkombetare te arsimit te larte, pra, me vizionin e Magna Kartes dhe Deklarates se Bolonjes. Ne fund te fjalimin te tij, rektori prof. dr. Sadi Bexheti iu uroi te gjitheve pervjetorin e Themelimit te Universitetit, me deshiren dhe shpresen, se Universiteti Shteteror i Tetoves do te haperoje me kohen dhe do te jete tempull i dijes, i cili do te standardizoje kodin e perparimit dhe te komunikimit me boten dhe anasjelltas.
Kryetari i Parlamentit Lubisha Georgievski, ne fjalen e tij pershendetese ne gjuhen shqipe, u shpreh se “bota eshte dituri dhe cdo njeri qe eshte i shkeputur nga dituria eshte i shkeputur nga humaniteti. Mos t’iu habise njohuria ime modeste e gjuhes shqipe, sado modeste qe te jete, une jam krenar meqe i perfitova fjalet shqipe nga gjenerata te tera studentesh shqiptare, te cileve ua mesova aktrimin, e ata mua shqipen”.

Fotografi e jashtme

Nderkaq, ne fjalen e tij ministri i Arsimit dhe Shkences Sulejman Rushiti, theksoi, se ka pasur shume paqartesi me ate cka ka ndodhur ne USHT dhe sigurisht se ka pasur edhe kritike dhe dashakeqij, duke dashur qe ta mbulojne te verteten. Ne, Universitetin e Tetoves, duam ta risim, ta zhvillojme dhe te kujdesemi, ashtu si prindi qe kujdeset per femijen, te cilin e lind e rrit dhe e zhvillon”. Ne kete universitet, zhvillohet e ardhmja jone, ku do te dalin gjeneratat e reja, te cilet do t‘i perballojne sfidat . Ministri Rushiti u eshte drejtuar studenteve, se ata gjithmone do t’i kene dyert e hapura ne Ministrine e tij, dhe se shpreson se do te hapen edhe drejtime te reja ne te ardhmen, te cilet jane te nevojshme per kombin dhe per shtetin.

Fotografi e jashtme

Nderkaq, ministri i Kultures, Ilirian Beqiri foli per sfidat qe ka pasur ky institucion i larte arsimor per shqiptaret, per peripecite gjate ketyre viteve, si dhe per zhvillimin e tij ne te ardhmen, duke nenvizuar, se vetem me standarde dhe me cilesi do te ngrihet ende me shume ky Universitet.
Ne programin muzikor qe u dha ne pjesen e dyte te Akademise solemne u ekzekutuan disa pika koncertale nga emra te njohur te vendit, si Blerim dhe Ariana Grubi, Ana Gaceva, Gordana Josifovska Nedelkovska etj.
Pas perfundimit te Akademise solemne ne hotel “Liraku” u shtrua nje koktej per te pranishmit.
Programi i Akademise solemne te pervjetorit te Themelimit te USHT-se u transmetua drejtpersedrejti ne Televizionin e Maqedonise - Programi ne gjuhen shqipe.


----------------------------------------
Qė flasin keq pėr mua nė mungesėn time nuk ka asnjė rėndėsi, se nė mungesė pranoj edhe tė rrahin
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio