Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Mafia me fakultet!!
r.mislimi
Postuar nė: 23.12.2006, 14:14
Quote Post


studentet.info
*****

Posti: Admin
Postime: 3277
Antari Nr: 2
Bashkangjitur: 25.11.2004





Naser Aliu
Nėpėr Ballkan - Mafia dhe administrata - sa pėr diferencim –


1
Filani telefonon nga Perėndimi nė shtėpi dhe kėrkon certifikatė tė lindjes. Zėri nga telefoni i thotė se zgjatė afėrsisht dy javė. Telefonuesi nuk ka kohė.“Me Shėrbimin Motivues mund ta marrish mė shpejtė”, thotė zėri,”dhe pėr kėtė Shėrbim duhet paguar 200 Euro.”Nėpunėsi nė Gjendjen Civile i merr 200 Euro dhe rrit rrogėn e vet, pėr 100 %. Dokumenti merret brenda njė ore. Ai qė zihet me dy gram kokainė quhet mafioz.

2.
Filan Fisteku rrėzohet katėr herė nė provim. Dikur i bie ndėrmend Shėrbimi Problemzgjidhės. Merr telefonin dhe me 300 Euro e kalon provimin. Njė i ri qė i fiton 300 Euro duke shitur drogė quhet mafioz, po njeriu qė shet nota? Ai quhet profesor.

3.
Fistek Filani blen gjėra me vlerė nė Perėndim. Duhet paguar doganė. Zėri nga telefoni: “ eja tė shtunėn. Atė ditė ėshtė miku im aty.” Aludon nė Shėrbimin Hekurosės. Fisteku nė vend se tė paguaj pėr shtetin doganė nja 2000 Euro, paguan 500 Euro pėr doganierėt. Paramarrėsi quhet doganier.

4.
Filani gjendet nė bankėn e tė akuzuarve. Ai ėshtė i pafajshėm. Te gjithė e dinė. Mirėpo gjyqtari nuk beson. As prokurori, jo. Nga besimi nuk ka dobi. Avokati i Filanit ka probleme. Duhet ta vejė nė lėvizje Shėrbimin Rekomadues dhe nga i akuzuari kėrkon mjete pėr: veten, prokurorin dhe pėr gjyqtarin. Procesi pėrfundon. Filani shpallet i pafajshėm pas dymijė Eurove.

5.
Fisteku kthehet nga Perėndimi nė shtėpi. Ka dėgjuar se me 3.000 Euro bėhet njeriu doktor i shkencave. Mjafton tė vihet nė kontakt me Shėrbimin Progresiv Intelektual. Mentorėt e kėshillojnė tė marrė material nga interneti dhe t“i pėrkthejė. Fisteku qė me gazep kishte mbaruar studimet dhe pas gati dy dekadave nėpėr ndėrtimtari nė Perėndim, bėhet doktor. Ai tani kėrkon punė nė Universitet...

6.
Filani nis studimet nė Prishtinė. Pas dy viteve rimendohet. Kthehet nė Shkup dhe vendos tė bėhet inxhinier, pas njė viti hidhet nė pauzė. Dhe pushon 22 vite. Pas lufte rikthehet nė Prishtinė dhe bėhet profesor i historisė. Tash punon nė njė shkollė. Shėrbimi Intelektual ia plotėsoi ėndrrėn e tij tė kamotshme.

7.
Fisteku mbetet pa pasaportė. Diku nė Perėndim ėshtė i regjistruar. I drejtohet Shėrbimit Zemėrhapur dhe Bamirės tė policisė. Ai e ndėrron mbiemrin dhe merr pasaportėn e re. Kjo i kushtoi Fistekut 1500 Euro. Tė kėnaqur janė dy palėt: Fisteku dhe Shėrbimi Zemėrhapur...


8.
Filani nis ndėrtimin e shtėpisė pa leje. Vijnė nėpunėsit e shtetit dhe kėrkojnė ndalimin e ndėrtimit. Jo pėrgjithmonė, vetėm derisa t“i sjellė 1500 Euro pėr Shėrbimin Tolerues. Pesėqind i jepen shefit tė Shėrbimit dhe nga pesėqind i marrin kontrolluesit.


Kur ligji nuk ėshtė i mirė pėr individin, njerėzit tanė e pezullojnė atė. Nuk e pezullon Kuvendi, por individi qė vėren se ky ligj po pengon dikė qė ka para. Kėshtu evitohet burokracia.
Po dallimi nė mes mafias analfabete dhe mafiozėve tė lartpėrmendur me fakultete?
E para len gjurmė pas vete! Nga mendjelehtėsia.


----------------------------------------
www.studentet.info
PMUsers Website
Top
Ulqinaku
Postuar nė: 26.01.2007, 17:05
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 6691
Antari Nr: 5455
Bashkangjitur: 26.01.2007



2.
Filan Fisteku rrėzohet katėr herė nė provim. Dikur i bie ndėrmend Shėrbimi Problemzgjidhės. Merr telefonin dhe me 300 Euro e kalon provimin. Njė i ri qė i fiton 300 Euro duke shitur drogė quhet mafioz, po njeriu qė shet nota? Ai quhet profesor.


i nderuar koleg shume mir i ceke gjitha por kam nje verejteje se ne ketu nuk bisedojm per Filana e Falllana nese me te vertet mendon se eshte e vertet keto do te isha lutur na ofro ndonje shembull(fakt) konkret, e ne vecanti per piken ne dyte na thuaj emrin e ndonjerit profesor qe bene gjera te tilla...
U them kete se ne jemi mesuar te kritikojm me muhabete kafenesh
Flitni me fakte se " Atje ku flasin faktet , heshtin edhe engjujt "
Me mirkuptim


----------------------------------------
Edhe nese jam vegjetarian nuk dmth se ha barr....!
PM
Top
atc
Postuar nė: 26.01.2007, 18:11
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 78
Antari Nr: 5453
Bashkangjitur: 25.01.2007



NJE PERSON QE SHET NOTEN QUHET PROFESOR (SHUM SAKT )
MIRPO NJE PERSON QE BLEN NOTEN NUK QUHET STUDENT POR NARKOMAN( EDHE KJO SIPAS MEJE ESHTE E SAKT)
CILIT STUDENT PRETENDOHET TI SHITET NOTA :
-STUDENTIT QE TANE VITIN MESON DHE SHUMECKA NE LENDEN PERKATESE DI GATI SA PROFESORI (DIM KAPACITETE E PROFESOREVE TANE) OSE
-STUDENTIT QE NUK MESON AS VETEM EDHE NJE DITE PARA PROVIMIT.





TI VETEM MESO TE TJERAT VINE VETE
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio