Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> HOMAZHE TE VARRI I STUDENTIT LIRIDON DĖRMAKUT
r.mislimi
Postuar nė: 26.12.2006, 17:07
Quote Post


studentet.info
*****

Posti: Admin
Postime: 3277
Antari Nr: 2
Bashkangjitur: 25.11.2004



Me 24 dhjetor, ne dy vjetorin e vrasjes se studentit Liridon Dermaku, nje autobus me studente te Universitetit Shteteror te Tetoves shkoi ne fshatin Shipashnice te Kamenices se Kosoves. Atje, ata u priten nga familjaret dhe banoret e fshatit, te cilet se bashku shkuan te varrezat e fshatit, ku bene homazhe te varri i Liridonit.

Fotografi e jashtme

Ne emer te Rektoratit te Universitetit Shteteror te Tetoves, fjale rasti mbajti Behxhet Toci, i cili pasi u shprehu ngushellime te pranishmeve, tha se vdekja e tij ishte nje humbje per familjen dhe per Universitetin, per studentet e tij. Ai ishte nje studente qe enderronte te ardhmen e lire, enderronte sundimin e dijes dhe drejtesise. Perkujtimet per te do te jene te vazhdueshme. Per cdo pervjetor ne do vijme ketu per ta kujtuar dhe per t’i bere homazhe…
Nderkaq, ne emer Unionit te Studenteve te Universitetit Steteror te Tetoves, foli kryetari i saj Kushtrim Ahmeti, i cili tha, se kemi ardhur te perkujtojme shokun tone te studimeve Liridonin, per te treguar, se edhepse nuk eshte fizikisht, ai eshte shpirterisht ne mesin tone. Ne emrin e studenteve te USHT-se ne iu shprehim ngushellime, dhe themi, se Liridoni gjithmone do te jetoje me ne dhe ne nuk do ta harrojme kurre ate.
Ne fund studentet e USHT-se vendosen kurrora me lule te varri i Liridon Dermakut.
Te varri i Liridon Dermakut, studentet e Universitetit Shteteror te Tetoves ne pervjetorin e pare te renies, ngriten nje pllake perkujtimore ne shenje respekti per shokun e tyre.


----------------------------------------
www.studentet.info
PMUsers Website
Top
Babadimri
Postuar nė: 30.12.2006, 00:59
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 77
Antari Nr: 4859
Bashkangjitur: 24.12.2006



Edhe pas dy viteve askush nuk u pergjigj se pse u vra studenti Liridon derrmaku. Besoj se pergjegjesine dikush duhet ta mbaje sepse te vritet nje studentet shqiptar nuk eshte pune e vogel
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio