Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Enver Hasani i pergjigjet Besnik Krasniqit
r.mislimi
Postuar nė: 10.01.2007, 15:31
Quote Post


studentet.info
*****

Posti: Admin
Postime: 3277
Antari Nr: 2
Bashkangjitur: 25.11.2004



Enver Hasani: A din gazetaret se cka eshte nostrifikimi e cka eshte titulli akademik?

Meqe shkrimet si me poshte i lexova ne blogun www.dervina.com
po ju drejtohem jueve per sqarim. Me duhet te filloj me EPURE SI MUOVE, per te rikonfimruar edhe njehere se une kam pasur drejte rreth ceshtjes se nostrifikimit te diplomes sime.

Gazetari ne fjale, i cili punon per “ILRIA POST”, z. B.esnik Krasniqi, as atehere e as sot nuk e ka te qarte se cka eshte titulli akademik e cka titulli shkencor. Mbi bazen e kesaj, ai nuk e ka te qarte edhe vet konceptin e nostrifikimit te nje diplome, cfare qellimi ka ajo e keshtu me radhe. Kjo shihet qarte, si nga shkrimi si me poshte ashtu edhe nga shkrimet e tij te mehershme.

Sipas Statutit te UP-se, ashtu dhe Standardeve nderkombetare rreth zgjedhjes se rektoreve/presidenteve te universiteteve,
njeriu i pare io tij/tyre mund te jete nga cdo universitet jasht vendit i cili i ploteson kushtet e profesorit te rregullet.

Pra, rektori i UP-se mund te jete nje amerikan, afrikan, somalez e keshtu me radhe, me kusht qe te jete njeri qe ka botime dhe force inteletuale te deshmuar nderkombetarisht.

Kete fakt te thjeshet eshte dashur ta dije z.Besnik Krasniqi, sic eshte dashrur ta dije edhe faktin se rektoret nuk lidhin kontrate pune me Ministrite e arsimit.

Nuk kam ndermend t'i tregoj as Besnikut e as dikujt tjeter se cka eshte nostrifikimi dhe cka eshte titulli akademik e cka jane titujt tjere te cilet duhet te nostrifikohen.

Ai duhet ti mesoj keto gjera vete, nese mendon te jete gazetar. Tjereve ju kerkoj ndjese qe me duhet t'ju ngarkoj me gjerat themelore.

Sidocofte, Besnikut me duhet t'i them se nostrifikimi nuk eshte pengese per fitimin e te drejtave e detyrimeve ligjore, as ketu e as jasht keitj vendi.

Ne ne UP bejme pranimin e kuadrove te shkolluar jasht cdo dite dhe nostrifikimi vjen post festum, ngaqe nuk eshte pengese per realzimin e te drejtave te fituara.

Po te ishte keshtu sic mendon B. Krasniqi dhe tjeret, atehere ne nuk do te shkonim ne Evrope dhe, mbi te gjitha nuk do te arrinim te mbanim Universitetin veror me 99 per qind profesor te huaj.

Pervec kesaj , ne UP ka akoma profesor te huaj qe ligjerojne dhe qe askush nuk ju kerkon nostrifikimet, sic nuk me kekojne as mua kur ligjeroje jasht atdheut (tani jam off per shkak te angazhimeve ne UP, u mor vesh).

Nje logjike e tille do ta izolonte edhe me tutje Universitetin e Prishtines , gje qe eshte jologjike dhe kunder synimit tim dhe stafit qe drejtoj une.

E njejta vlene edhe per mosdallimin themelor ndermjet studimit te doktorates dhe doktoraturave.

Per kete nuk e fajsoj aq shume z. Krasniqi sepse me vone kam marre vesh se ka ardhur nga Universiteti i Tetoves, ne ate grupin e studneteve qe kane tmerruar tere opinion kosovar dhe me gjere deri sa jen futur ne Universitetin e Prishtines.

Tani une duhet ne shkurt te 2007-es te dal ne media, me gjermanet e holandezet (te cilet paskan financuar bartjen e ketyre studenteve nga Tetova ne Universitetin e Prishtines) dhe te them se ajo bartje ka qene "mission possible".

Nuk eshte se po dyshoj ne dicka, por kam te drejte te jem skeptik per ata qe vijne nga andej kur rektori i tanishem I UTSH-se , Prof.dr. Sadi Behxhehti, del ne media dhe konstaton se jane gjetur me mijera diploma falso me orgjine nga Universiteti i Tetoves.

Kjo ka qene arsyeja pse une kete vit nuk kam pranuar asnje transfer nga ai universitet dhe u kam bere me dije tere autoriteteve qeveritare se nuk ka force ne kete bote qe me detyron te pranoj dikend nga Universiteti Shteteror i Tetoves pa nje procedure transparente te bartjes te akorduar ne mes meje dhe Rektorit te shume respektuar prof.dr. Sadi Behxheti.

Nga sa thash me siper, me duhet ta riperserise edhe njehere se me disa gazetare kam probleme jo pse shkruajne per mua dhe UP, por per ate se ata nuk i dine konceptet themelore per te cilat shkruajne, sic eshte nostrifikimi, titujte akademik, studimet e doktorates (jo doktoraturat) dhe keshtu me radhe, sic shihet qarte nga rasti qe lidhet me mua dhe "nostrifikimin" tim.

Kjo leter nuk ka per qellim hapjen e ndonje debati dhe nuk eshte reagim ndaj shkrimit ne gazete, sepse nuk e kam zakon te reagoj asnjehere ndaj padijes se tjereve.

Te qenurit i padijshem eshte e drejte njerezore elementare.

Vetem desha t'ju pershendes te gjitheve dhe t'ju them se Nastradini e ka pasur nje hall me gomarin e tij deri sa ate e ka nxjerre ne treg, jo per ta shitur por per t’ju treguar miqeve e rrethit te tij sa ne zor ka qene prej tij..

Sinqerisht,

Enver Hasani

P.S.: Shpresoj se kete shkrim e shpendani ne adresat ku jane qarkulluar shkrimet si me poshte, per hire te korrektesise ndaj te gjitheve.



Note: forwarded message attached.


=====
Prof. Enver HASANI, PhD
Rektor i Universitetit tė Prishtinės
Rector of the University of Prishtina
Phone: + 381 38 244 183 (office)
E-mail address: enver_hasani@yahoo.com


----------------------------------------
www.studentet.info
PMUsers Website
Top
r.mislimi
Postuar nė: 10.01.2007, 15:41
Quote Post


studentet.info
*****

Posti: Admin
Postime: 3277
Antari Nr: 2
Bashkangjitur: 25.11.2004



C'thote Besnik Krasniqi ne alb-shkenca?
Gazetari i gazetes prestigjioze "Iliria post"nga Prishtina dhe moderatori i forumit virtual "Iliria post",studenti Besnik Krasniqi shkruan ne forumin virtual"Alb-shkenca":


Prej kur pata botuar shkrimin e pare, qe per teme trajtonte ceshtjen e titujve akademike te rektorit te Universitetit te Prishtines, Enver Hasani, jo rrallehere ne kete forum kam qene ne shenjester te sulmeve si autor shkrimi. Fillimisht nga vet rektori (Enver Hasani), pastaj nga njefare publicisti, shkencetari e shkrimtari qe po i thote vetes (Flori Bruqi), e se fundi edhe nga politikologu yne i ri (Enis Halimi).
Lexoja keto shkrime, por nuk ua vara edhe aq. Kisha pune me te menqura. Dikur dergova nje reagim timin, i cili nuk me eshte botuar ne Alb-Shkenca, por kur ceshtja e nostrifikimit te titujve akademike te rektor Hasanit eshte bere top-teme qe diskutohet kudo, e qe emri im lakohet ne menyra te ndryshme, vendosa qe te mos heshte me, duke qene i vetedijshem se po le mangu pune me te menqura qe kam perpara vetes.
Sikur rektori, sikur publicisti, e po ashtu sikur edhe ky politikologu yne i ri duhet ditur nje gje: ASKUSH NUK ESHTE MBI LIGJIN. Derisa ligji i obligon te gjithe individet qe kane marre tituj akademike jashte vendit qe para se te lidhin kontrate me universitetin te bejne nostrifikimin e ketyre titujve, atehere pse te qohet ky pluhur dhe te hidhen akuza mbi nje gazetar, i cili qellim te vetem ka te informoje ne menyre te drejte opinionin. Ajo qe informuam ishte se Enver Hasani nuk i ka te nostrifikuar keta tituj dhe kaq. Ne nuk paragjykuam nese titujt ishin te rregullt ose jo.
Hasani me quajti si njeri te sherbimeve te dreqit e te birit, me quajti njeri qe nuk kupton koncepte, njeri qe drejtohesha nga njerezit qe bejne veprimtari ilegale!!! Bruqi shkoi aq larg sa me propozoi qe t'i kerkoja Hasanit falje publike!!! Nderkaq, Halimi po me thote te jem njeri i katandisur nga vlerat intelektuale dhe akademike!!!
Dua te them vetem nje gje: Une vetem nisa nje rruge dhe koleget e mi ne medie te tjera po kontribuojne ne trasimin e saj. Beme pune te mire sepse hedhem drite mbi nje te vertete.
Kushto qe mendon se ka pasur interesa te tjera ne kohen kur eshte inicuar trajtimi i kesaj teme bene vetem kalkulime te gabuara. Them se ende jam student i UP-se ne, studime themelore, dhe une do te isha i kujdesshem poqe se do te hyja ne nje qorsokak, pa prekur paraprakisht se a do te mund ta kaloja ate.
Prandaj, merruni me shume me veten ndersa keto pune jane te qartesuara me ligj. Ndryshe, ne rast se keni fuqine ndryshojeni ligjin.

Besnik KRasniqi


----------------------------------------
www.studentet.info
PMUsers Website
Top
preglli
Postuar nė: 10.01.2007, 15:55
Quote Post


Jam nė rrjedhoja
***

Posti: Antarė
Postime: 38
Antari Nr: 1078
Bashkangjitur: 27.04.2006



I nderuari Dr. Enver Hasani eshte shpetim per arsimin e larte te Kosoves.
PM
Top
BESI_dr
Postuar nė: 10.01.2007, 20:50
Quote Post


Bashkpuntorė
****

Posti: Antarė
Postime: 47
Antari Nr: 468
Bashkangjitur: 17.01.2006



Rektor Hasani
Me vjen mire qe paskeni gjurmuar pak dhe i paskeni rene ne fije se ku kam filluar studimet, se cka studioj dhe se ceshtjen e studenteve te transferuar nga Tetova do ta riaktualizosh. Po te hyjme dhe te shpalosim dosjet del qe ju nje kohe te gjate keni qendruar ne Beograd, ndoshta per shkollim, dhe kur ju keni zgjedh Beogradin e jo Prishtinen, pse une te mos zgjedh Tetoven? Ka ndonje problem ketu? Meqe qenkeni i interesuar per te ditur rreth studimeve te mija une po ua them se disa muaj para se te "tmerronim opinionin kosovar e me gjere" une kam mundur te regjistrohem individualisht si student i rregullt i Fakultetit te Mjekesise te UP-se, meqe iu nenshtrova provimit pranues. Nuk dua ta ze per te madhe kur perdorni fjalor te vrazhde (Tmerronin), meqe me te tille fjalor tashme jemi mesuar. Na kujtohet edhe deklarata famoze juaja kur thate se heperhe ishit i vetmi ne Kosove qė ka studime te rregullta te doktorates. A s'eshte kjo nje fyerje qe i behet kolegeve tuaj ne universitet? Edhe une di per Beogradin e juaj, sic di edhe per aventurat tuaja prej eksperti te kryeministrit ne egzil. Me kujtohet qe Bukoshin asnjehere nuk mori guximin te vinte ne Kosove, nderkaq ju? Ku ishit? E dini.
Nejse, te ju informoj se nuk jam me tek Iliria Post, por mburrem dhe mbaj pergjegjesi per ate qe kam shkruar, nderkaq tani me keni tek Koha Ditore, dhe qasja objektive ndaj arsimit, sektor te cilin percjell, do te jete e njejte. Kjo, nga fakti se as dje, as sot, por as neser une nuk do te jem kukull e te tjereve, por do te shkruaj ne menyren me objektive dhe profesionale te mundshme. Keshtu me kane mesuar te shkruaj profesoret e nderuar te Fakultetit te Filologjise, perkatesisht te Departamentit te Gazetarise, ku ndjek studimet ne vitin e dyte. Pse nuk shpaloset dosjen dhe te shikoni se cilet studente arriten te regjistrohen ne gjeneraten e pare ne kete departament, dhe pse nuk gjurmuat e te shihni se cili nga studentet e ketij departamenti ka noten me te larte (10.00), qe eshte deshmi per suksesin e arritur?
Sic keni mesuar ju per nje biografi, po e zeme te nje hic gazetari, atehere mendoni se ne nuk gjurmojem per ju? Ne e dime edhe proceduren se si arritet te beheni rektor. Beme keq qe te gjithe e dinim por qendruam gojembyllur. Bile, bile, keni thene se jeni rektor konsensual, qe late te kuptohet se paraprakisht kishte nje ujdi ne mes partive politike para se te zgjedheshit rektor. Ku eshte autonomia universitare ketu?
Po e leme edhe ket, per tua perkujtuar se ne c'baze partiako-shoqerore i keni bere dekanet ne Ferizaj, ne FKFS, ne Juridik, dhe tani ne Ekonomik. Jo vetem kaq. Edhe ne Mjekesi priten ndryshime.
T'ua perkujtoj edhe Sadi Bexhetin, per te cilin posedoj fakte konkrete se ka vene nota ne lenden e anatomise pa pike kriteri. E dime per problemin qe ai ka pasur me drejtuesit e mehershem te USHT-se. E dime kur diplomoi Menduh Thaci dhe kur eshte bere rektor Bexheti. Te mos hyjme me fell.
Po me duket teper banale qe te konfrontohem ne te tille forum, meqe shume me mire do te ishte te komentonim per ndonje problematike shkencore, per te cilin qellim edhe eshte krijuar ai. Banale mu duk t'i drejtohem Flori Bruqit, i cili po avokon mjaft per ju, prandaj u drejtova tek ju Rektor Hasani t'ua them kete drejtperdrejt. Eshte hera e pare qe me bije te keme nje konfrontim te tille, i cili imponohet nga njerezit e paarsyeshem, dhe qe nuk kane kohe te merren me veten por me te tjeret.
Le te jete ky shkrimi im i fundit ne kontekst te ketij marifetlleku te felliqur, qe ne asnje menyre nuk eshte nisur me fajin tim, por nga fakti se te tjeret nuk pranojen faktet dhe me demagogji qoroditese mundohen te arsyetojne sjelljet prej gjentellmenesh.
Se fundi nje falenderim per rektor Hasanin i cili eshte munduar te mi beje te qarta disa koncepte ne kontekst te artikujve qe kam botuar rreth nostrifikimit. Me mire do te ishte qe t'ia shpjegonit vetes me kohe dhe pa mos inicuar ne gazetaret kete ceshtje ju te paraqiteshit kerkesen ne MASHT per nostrifikim.

Sinqerisht, Besnik Krasniqi
PMEmail PosterUsers Website
Top
aristoteli
Postuar nė: 10.01.2007, 23:36
Quote Post


voglushi i madh
*****

Posti: Antarė
Postime: 268
Antari Nr: 1010
Bashkangjitur: 12.04.2006



1.Si e dėshmoni se jeni i vetmi nė Kosovė qė keni studime tė rregullta tė doktoratės?
2.Kur e keni ndėrmend t’i sqaroni opinionit arsyet pse nuk i jeni nėnshtruar procedurės sė nostrifikimit tė titujve akademikė?
3.Kur do t’i nėnshtroheni kėsaj procedure obligative?
4. Kush te zgjodhi rektor, Ramush Haradinaj apo Filip Goldberg?
5. Pse nuk patet perkrahjen e senatoreve te UP-se kur konkurruat per kete post?
6. Kush i detyroi anetaret e Keshillit Drejtues te UP-se qe te votojne per ju?
7. Si e bere zyrtarin e larte te AAK-se dekan ne Fakultetin e Kultures Fizike?
8. Si e bere njeriun qe u terhoq nga PDK dhe eshte ofruar me AAK-ne dekan ne Fakultetin Juridik?
9. Si e bere ne Ferizaj dekan vellain e shokut tuaj te ngushte, dr. Gani Bajraktarit, i cili gjithashtu eshte ne AAK?
10. Cfare skene jeni duke pergatitur ne Fakultetin e Mjeksesise?


Pergjigju pra I nderuar Rektor ne keto pyetje?


----------------------------------------
Qė flasin keq pėr mua nė mungesėn time nuk ka asnjė rėndėsi, se nė mungesė pranoj edhe tė rrahin
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio