Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet



  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> SHEJH ALBANI, SHKODRANI QĖ TRONDITI ORIENTIN
ardi_pr
Postuar nė: 11.01.2007, 15:59
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 811
Antari Nr: 1964
Bashkangjitur: 03.08.2006



SHEJH ALBANI, SHKODRANI QĖ TRONDITI ORIENTIN

Ėshtė me tė vėrtetė pėr tė ardhur keq qė shqiptarėt e sotėm njohin kaq shumė nga bota qė ata i rrethon por njohin shumė pak nga vetvetja. Nėpėr faqet e shtypit tonė herė pas here ne mund tė gjejmė artikuj qė flasin pėr jetėn e kėtij pape apo atij prifti, kėtij shkencėtari apo atij poeti perėndimor, por rrallėherė ne mėsojmė mbi njerėzit me famė qė ne i kemi dhuruar botės. Njė nga personat mė me famė qė ne i kemi dhuruar botės sė shekullit tė 20tė nuk ka qėnė Aleksandri i Madh. As Skėnderbeu apo Nėnė Tereza e Kalkutės, por njė shkodran i quajtur Nasirudin dhe i mirėnjohur nė orient si Nasirudin Al-Albani. Mbiemri i tij tė lė tė kuptosh fare qartė se ai nuk ishte anonim pėr kombėsinė e tij shqiptare, gjė qė mund tė ēojė ndonjė antishqiptar tė spekullojė pėr origjinėn e tij. Ai nuk u njoh kurrė si Nasirudini i Kalkutės apo i Rijadit, por si Shejh Albani, apo Zotnia Shqiptar. Ai ishte aq krenar pėr identitetin e tij kombėtar saqė atė e pllakosi nė mbiemrin e tij Al-Albani qė nė shqip nga arabishtja pėrkthehet ‘shqiptari’.

Emri original i Shejh Albanit pėr tė cilin ky shkrim flet, ishte Nasirudin Nuh Nexhati. Ai u lind nė Shkodėr nė vitin 1914 nė njė familje tė varfėr muslimane shkodrane. Babai i tij quhej Haxhi Nuhu. Ai kishte studiuar pėr disa vite me radhė nė Stamboll pėrpara se tė kthehej nė Shkodėr. Gjatė qėndrimit nė Shkodėr Haxhi Nuhu u morr me edukimin fetar. Por shpejt ai, ashtu si shumė shqiptarė tė tjerė tė kohės sė tij u detyrua tė largohet nga vendlindja. Familja e Haxhi Nuhut emigroi nė Damask tė Sirisė, gjatė kohės kur Shqipėria ishte nėn rregjimin e Zogut. Nė kėtė qytet Haxhi Nuhu i Shkodrės rriti njė djalė tė quajtur Nasirudin i cili nė tė ardhmen do tė bėhej me famė. Nasirudini i vogėl kaloi fėmijėrinė dhe kreu shkollėn fillore nė Damaskun e famshėm, mes rrėnojave tė tė kaluarės Bizantine, Emevite, Abaside dhe Otomane tė kėtij qyteti me famė tė botės Islame ku jetoi Gjon Pagėzori dhe themeluan kryeqytetin Kalifėt e famshėm Emevij. Duke qenė njė student i zellshėm dhe ndikuar nga dijet fetare tė tė atit, te Nasirudin Albani shpejt do tė lindte gjeniu i ardhshėm i shkencės fetare tė hadithit pėr botėn muslimane tė shekullit tė 20tė.

Nasirudin Albani mbahet nė botėn moderne islame si rilindėsi i shkollės se studimit tė kronolgjisė sė hadithit / apo kronologjisė sė historisė profetike. Interesi i Nasirudin Nexhatit pėr shkencėn e hadithit lindi kur ai ishte 20 vjeē nga njė artikull i revistės "Menar". Shkrimi nė fjalė merrej me njė analizė tė librit "Ringjallja e diturive fetare" tė filozofit tė madh musliman, Imam Gazaliut. Analiza rreth gabimeve dhe arritjeve tė Imam Gazaliut ishin ato qė do ta shndėrronin Nasirudin Albanin nė studiuesin dhe kritikun mė gjenial tė shkencės sė historisė profetike islame tė shekullit tė 20tė. I kredhur nė studime nga 8 deri 12 orė nė ditė nė bibliotekat e Damaskut tė famshėm Emevit ku fshihen pasuritė e sė kaluarės sė famshme tė botės arabe, Albani i hyri rrugės sė vėshtirė tė riekzaminimit dhe revizionimit tė shkencės sė hadithit – apo historisė profetike islame. Revizionimit tė vėrtetėsisė shkencore tė sa e sa shkrimeve mbi historinė profetike tė islamit tė cilat ndėr shekuj kishin kaluar mes shumė njerėzish, rracash dhe rregjimesh qė Dar-Al-Islami historik ka pėrjetuar.

Duke ngulmuar me kėmbėngulje shkencėtari Sheh Albani arriti tė analizonte sa e sa hadithe nga e kaluara islame; tė vėrtetojė apo rrėzojė saktėsinė dhe kronologjinė e tyre, tė analizonte zinxhirin e transmetimit tė hadithit nga dishepujt e hershėm tė Islamit tė cilėt nė shumė raste pėrdornin analogji gojore pėr tė rregjistruar historitė e sė kaluarės. Duke pėrdorur njė talent historiani tė paepur Albani arriti deri aty sa tė rivlerėsoj historianėt e hershėm tė Islamit, saktėsinė e transmetimit tė tyre dhe ndėrthurjen e drejtė tė bazave shkencore tė kėsaj historie tė shenjtė. Puna kolosale e Sheh Albanit e cila pėr nga ana shkencore gėrmonte nė dokumentat mė tė hershme tė historisė islame e bėn atė tė pėrsėrisi punėn ngulmuese qė vetėm klasikėt e Islamit si Bukhari, Muslimi dhe Tirmidhi mbahet mėnd tė kenė bėrė gjatė shekullit tė 9tė.

Shejh Nasirudin Al-Albani ishte revolucionar i shkencės hadithike islame tė shekullit tė 20tė. Ai pati guximin intelektual qė t’iu hapi shkollarėve musliman dyert e Ixhtihadit / apo mendimit alternativ dhe riekzaminimit tė dogmave fetare, tė cilat qėndronin tė mbyllura nga ortodoksia sunite prej shekujsh. Si rrjedhojė e famės dhe dijeve shkencore qė kishte, Shejh Albani u thėrrit nė Arabinė Saudite si lektor i shkencave te hadithit nė Universitetin Islamik tė Medines. Ai lektoroi aty pėr rreth 3 vjet pėr tu kthyer sėrisht mė pas nė Damask. Jeta e Shejh Albanit e pa atė tė jetojė nė Jordani, Liban, Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe finalisht nė kryeqytetin e Jordanisė nė Aman, nė tė cilin edhe ndėrroi jetė mė 2 Tetor 1999.

Duke qėnė ndjekės i shkollės Saudite tė Islamit, asaj Selefije, Shejh Albani shihet si njė nga dijetarėt mė kryesor tė kėsaj shkolle gjatė shekullit tė 20tė. Sė bashku me muftiun e Arabisė Saudite, Sheh Ibn Baazin, Albani ka qėnė njė nga autoritetet kryesore tė shkollės Saudite tė shekullit tė kaluar. Fetvatė (gjykimet fetare) tė Albanit kanė patur forcė tė bindin muslimanėt nga Maroku e deri nė Ēeēeni, nga Indonezia e deri nė Bosnje. Duke qėnė se shkolla ‘selefite’ e islamit pa bumin e saj mė tė madh gjatė revolucionit ekonomik qė nafta i solli vendeve arabe nė vitet 80’, fama e Albanit ishte gjithashtu pjesėmarrėse e kėtij revolucioni ideologjiko – ekonomik tė botės Arabe tė Gjirit. Megjithatė guximi revolucionar i Albanit pėr tė riekzaminuar themelet e historiografisė Islame e bėn atė nė shumė raste pre tė sulmeve nga sektarėt.

Pėr ndjekėsit e shkollės selefite Shejh Albani ngelet njė nga autoritetet mė tė rėndėsishme tė tyre, ndoshta pas vetė Muhamed Ibn Abdul-Vehabit qė e reformoi kėtė shkollė Islame gjatė shekullit tė 18tė. Historia e tre mbretėrive Arabo Saudite, duke pėrfshirė edhe Arabinė Saudite tė sotme ėshtė jashtėzakonisht e lidhur dhe ndėrtuar mbi shkollėn selefite apo siē ajo njihet nga armiqtė e saj Vehabite. Pėr arsyen e lartpėrmendur Shejh Albani ėshtė njė nga personalitetet mė tė dashura dhe njohura nė mbretėrinė Saudite, nė botėn arabe dhe ndjekėsit e shkollės Saudite nėpėr botė.

Shejh Nasirudin Al-Albani nuk jetoi nė Kalkuta pėr tė ushqyer tė varfėrit e as nuk pushtoi Indinė si Aleksandri i Madh. Por ai arriti tė pushtojė zemrat e miliona muslimanėve anembanė globit, tė cilėt kur dėgjojnė emrin e tij luten me rrespekt ndaj Krijuesit tė Madh qė ti dhurojė mėshirė shqiptarit me famė. Mė 2 Tetor 1999 kur Hoxha me famė shkodran ndėrroi jetė e gjithė bota muslimane shkroi pėr kėtė shqiptar me famė. Qė nga Sarajeva e deri nė Xhakarta muslimanėt pėrkujtuan kėtė kolos tė madh qė po i largohej botės sė shkencave Islame. Kėtij revizionisti qė pati guximin intelektual tė riekzaminojė kronologjitė historike tė tė kaluarės Islame.

I vetmi vend nė tė cilin asnjė gazetė nuk u kujtua tė shkruaj pėr Shejh ALBANIN ishte padyshim atdheu i tij: Shqipėria. Ky shkrim mundohet tė mbuloj kėtė turp historik tonin me kėtė pėrpjekje modeste. Kujtimi i tij qoftė i gjallė pėrjetė dhe historia pastė mėshirė pėr ne, popullin qė nuk kemi mėsuar kurrė tė vlerėsojme vetveten dhe historinė tonė.


Olsi Jazexhi (Historian, Publicist)




----------------------------------------
Atdhetar jam, por edhe fetar si duhet. Atdhetari pėrse turp tė ketė tek thotė e dua me shpirt fenė e vet. Hafiz Ali Korēa
PMYahoo
Top
Uskana2006
Postuar nė: 11.01.2007, 17:42
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 2765
Antari Nr: 1800
Bashkangjitur: 21.07.2006



Al Ardi, do te kishe qene mire te besh edhe ti nje xhiro, gjurmeve te ketij hoxhe edhe kthehu ne Shqipetari me mjekerr te bardhe.
PM
Top
ardi_pr
Postuar nė: 11.01.2007, 19:43
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 811
Antari Nr: 1964
Bashkangjitur: 03.08.2006



 Citim (Uskana2006 @ 11.01.2007, 17:42)
Al Ardi, do te kishe qene mire te besh edhe ti nje xhiro, gjurmeve te ketij hoxhe edhe kthehu ne Shqipetari me mjekerr te bardhe.


Ne shqipėtari kam lindur, nje pjese te jetes sime pa vullnet kam jetuar jashte saj, por fal Allahut swt. jetoj prap ne shqipetari dhe ndjehem krenar qe jam lindur ne keto troje dhe do mundohem qe ti kontriboj ketij vendi dhe gjithesesi ndjehem krenar qe jam Musliman, besoj dhe adhuroj vetem Allahun dhe Ai eshte i vetmi qe meriton te adhurohet!

Ndersa pėr hoxhen e ndėruar padyshim se do te bej dua (lutje) Allahu shperbleft me Xhennetin firdeus per kontributin e tij qe i ka dhene botės Islame


----------------------------------------
Atdhetar jam, por edhe fetar si duhet. Atdhetari pėrse turp tė ketė tek thotė e dua me shpirt fenė e vet. Hafiz Ali Korēa
PMYahoo
Top
roop
Postuar nė: 12.01.2007, 00:10
Quote Post


Mundohem tė kyqem nė bisedė
**

Posti: Antarė
Postime: 12
Antari Nr: 5010
Bashkangjitur: 01.01.2007



Kam lexuar pėr kėtė njeri tė madh i cili i dha shumė kontribut shkencės islame, dhe ne si bashkėkombas tė tij fare pak dimė pėr veprimtarinėe tij shkencore qė i pėrket njė diapazoni tė gjerė.Pėrveq tij, ne kemi njerėz tjerė tė mėdhenj qė kanė lėnė gjurmė tė pashlyeshme nė shumė shkenca tjera, edhe atė nėpė shekuj dhe nė tė gjitha periudhat kohore kur bota ka pėsuar ndryshime dhe tė arritura tė mėdha. Mirėpo, njohuritė tona pėr kėta njerėz qė nė fakt "na kanė rėnė hise" dhe tė krenohemi me ta i kemi tė pakta, dhe se nuk i ēmojmė aq shumė sa i ēmojmė popujt tjerė. Pasiqė, tė gjithė popujt qė na rrethojnė nė aspekt gjeografik, pėrveq territorit, kanė nisur drejt njė synimi tjetėr: atė tė uzurpimit dhe vjedhjes sė historisė sonė kombėtare. Nuk ēudit fakti qė njė popull me tė gjitha komponentat e tija (gjuhėsore, territoriale, historike...) po arrin qė njė botė tė tėrė tė bind pėr gjėra qė nė fakt nuk janė tė tijat, mirėpo me njė diplomaci por edhe dinakėri po ia arrin qėllimit qė tė grabit vlerat kombėtare, historike, gjuhėsore etj nga populli ynė. E ē'bėhet me popujt mė tė mėdhenj? sikurse bėnė grekėt me ēamėt etj.etj... Prandaj, tė tentojmė qė mė shumė tė lexojmė dhe njoftohemi me veprimtarinė e ambasadorėve tanė, si nga bashkėkohorja, poashtu edhe nga kohėrat mė tė hershme, duke filluar nga perandorėt romakė me prejardhej ilire, e deri te njerėzit qė sot e kėsaj dite akoma veprojnė, siē janė: Ferid Murati, Eliza Dushku etj.etj... se popujt tjerė nuk flejnė, dhe se sa hap e mbyll sytė, ata dalin se nuk paskan qenė shqiptarė, sikurse bėnė qė bile edhe mbretėresha Elizabeta e II na qenka me prejardhje maqedonase. Qesharake, a po???!!!!


----------------------------------------
me respekt,
RooP
PM
Top
LirimShabani
Postuar nė: 12.01.2007, 11:30
Quote Post


Happy Soldier
*****

Posti: Antarė
Postime: 1858
Antari Nr: 2935
Bashkangjitur: 25.09.2006



kam lexuar edhe une ne nje gazetet ditore per Sheh Albanin. vertete ka bere pune te madhe mirepo ardit do t'i kisha thene qe kur njeri vdes atehere ai pershendetet mekete bote te rejshme dhe ne qe mbetemi te gjalle mendoj qe duhet te bejme ose se paku te mundohemi te bejme pune te mira. e per lutjet qe ardi don me i ba per Albanin do t'i them qe me vdekjen e nje personi atehere borxhi i fundit i te gjallve ndaj tij eshte varrimi i tij dhe lutjet duhet me i ba per vehte, per te gjallet e tjere te familjes nese don se me ate qe ka vdekur ka mbaruar gjithcka me te....


----------------------------------------
"Mallkue qoft njaj bir shqiptari, q'e ket gjuh t'perenis, trashigim qe ja la i pari, trashigim ai s'ja le fmis...."

"Bukuria qe vret...."

"The importance of being earnets..."
PM
Top
INDEXI
Postuar nė: 12.01.2007, 15:44
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 569
Antari Nr: 3362
Bashkangjitur: 15.10.2006



 Citim (LirimShabani @ 12.01.2007, 11:30)
E per lutjet qe ardi don me i ba per Albanin do t'i them qe me vdekjen e nje personi atehere borxhi i fundit i te gjallve ndaj tij eshte varrimi i tij dhe lutjet duhet me i ba per vehte, per te gjallet e tjere te familjes nese don se me ate qe ka vdekur ka mbaruar gjithcka me te....

I dashuri Lirim.Kjo ju qe ketu shkruani eshte logjik duke nisur nga:Darvini , Marksi , Engelsi , Lenini . Xhorxh Bushi , Rikardo e deri te Ibrahim Rugova e kendej.
Me kete ju bazoni se nuk ka bote tjeter se gjithecka perfundon me vdekjen e kutadi cka.
Ju besoni gjithecka cka shihet me sy dhe ajo qe nuk shihet me sy dhe qe nuk e prekni e qe nuk e ndieni nuk i besoni....
Vella!
Po te lutem mos i ngarko sytė me detyrėn e mendjes....
Hamdi Nuhiju , Kumanovė...
PM
Top
Ethnic Albanian
Postuar nė: 12.01.2007, 22:56
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 154
Antari Nr: 3787
Bashkangjitur: 02.11.2006




Allahu e shperbleft per mundin e tij, kete Dijetar te madhe me prejardhje shqipetaret!
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio