Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> XHAKOMO KAZANOVA OSE KALORESI I LIRĖ
INDEXI
Postuar nė: 14.01.2007, 20:50
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 569
Antari Nr: 3362
Bashkangjitur: 15.10.2006



Xhakomo Kazanova ose Kalorėsi i Lirė
Hamdi Nuhiju

Maqedonia kalon nga njė krizė nė tjetrėn duke mos u definuar as vet nė aspektin e saj politik dhe ideologjik. Ėshtė bėrė njė vend trazirash edhe pse nuk ka luftė , njė betejė ndėrmjet ideve dhe papjekurive politike. Nuk mund tė themi se cdo sekuencė politike e servuar nė Maqedoni ėshtė nė dobi tė qytetarėve tė saj e as qė mund tė konstatojmė se jeta ėshtė e dedikuar pėr mplakje dhe molisje. Kalimi i kėtij vendi nga njė sistem politik dhe ekonomik nė njė sistem tjetėr la gjurmė tė thella dhe tė pashlyeshme tė cilat edhe sot e kėsaj dite po ndihen nga masa e gjėrė e njerėzve nė kėtė vend dhe jashta kėtij vendi. Sikur tė ishim pak mė servilė kėtė titull do ta ndryshonim nė njė titull pak mė tė vrazhdė por mė kuptimplotė bie fjala do tė vendonim njė titull si politika dhe seksi. Kaloi periudha e festave tė shumta qė kishim me ligjet e Maqedonisė dhe tregėtarėt thithėn pasurinė e qytetarėve tė Maqedonisė qė do tė jetė njė masė e favorshme pėr njė periudhė mjaft tė gjatė. Po , pse dhe si lindin trazirat e pėrditshme nė Maqedoni? Ndoshta dikur nuk kanė qenė , nėse nuk kanė qenė kush i solli???Kjo pyetje ėshtė mjaft e rėndė dhe e vėshtirė , por nuk ėshtė pa pėrgjigje. Ėshtė e vėrtetė se dikur nuk ka patur kaq shumė jehonė papjekuria politike , por njėkohėsisht ėshtė edhe njė e vėrtetė tjetėr se ujku i vjetėr dinė tė veprojė pa gjurmė dhe prandaj edhe dikur ka patur njė stabilitet tė tillė nė pamje edhe pse realiteti ndoshta ka qenė ndryshe. Kemi pasur mjaft qeveri dhe opcione politike nė vend , mjaft mund diplomatik ėshtė derdhur nė kėtė vendė gjatė gjithė kėsaj periudhe tė ekzistencės. Ėshtė bėrė ky vend njejtė si pėrshkrimi i njė poeti tė madh arab nė poezinė e tij:”Cudi e ēudirat janė tė shumta/ Gjendesh pran rrugės por nuk mund tė arrishė deri tek ajo/ Sikurse devja nė shkretėtirė qė e mbyt etja pėr ujė/ Ndėrsa ujin e ka tė ngarkuar mbi shpinė...”
Stilizimet qė ndodhin nė mplakjen e re vetėmse silogjojnė oscilime tė frikshme nė shoqėri. Kam ndėgjuar shumė gjėra tė ēuditshme nga kjo shoqėri dhe nuk arrita ta kuptoj se ndėgjimi mė dėmtohet. Kjo zhurmė e madhe politike po kafshon sensin tim dhe vazhdimisht po sulmon performancėn nė dobi tė kalorėsit tė lirė. Ky sulm i organizuar ėshtė grushtet i shekullit , njė zbulim astronomik i fshehjeve semantike. Semantika kėtu nuk shpreh tė bukurėn e ligjeve tė artit , por vrazhdėsinė e implikimit politik. Afishet e tua tė cilat penetrojnė revanshizmin e masės pėrballė politikės sė shtetit orientojnė nė vallėn e dendur tė lashtėsisė. Luan jeta me ty sikurqė tė stilizon si qenie e zhveshur nė sarkazmėn e hedhurinave.
Profecitė e politikanėve janė tė atilla qė orientojnė masėn kah pėrfundimi , por ato nė fakt frikohen tė paralajmėrojnė ardhjen e njė ligjdhėnėsi tė ri nė rruzullin tokėsor. Maqedonia nuk bėnė pjesė nė kėtė spektėr politik pasiqė ėshtė mė e papjekur dhe mjaft e gllabėruar nga ana e Fondit Monetar Ndėrkombėtar. Ekzistojnė me qindra fondacione tė “ hajdutit ” Soros nė Maqedoni qė realizohen projekte tė ndryshme pėr shkatėrrimin e shtetit dhe politikave tė shtetit , por edhe hartohen politika tė reja tė vjeljes sė pasurisė nga masa e gjėrė popullore. Do tė vijė njė ditė nė Maqedoni kur njerėzit do tė pyesnin se kush e solli Doruntinėn??/ Ajo ditė do tė jetė kob i zi pėr cdo gjeneratė dhe gjurmėt e saj do tė ndjehen thellė mbi shpirtin e cdo qenie shoqėrore dhe religjioze nė rruzullin tokėsor. Bash kėto fondacione dėrguan kėtė garnitur politikanėsh nė studime jashtė vendit nė universitetet me renome botėrore. U Diplomuan dhe u kthyen qė tė marrin timonin e qeverisė sė Maqedonisė. Por , cfarė po ndodhė nga kjo garnitur e politikanėve tė rinjė??? Thjeshtė pėr cdo ditė po ndėgjojmė raste skandali dhe tė papjekurisė , raste modusi dhe tė revanshizmit ideomaksimizues e as njė investim dhe njė akt konkret nė dobi tė qytetarėve. Mund tė lavdėroheni se keni arritur liberalizimin fiskal nė R.M. por ky liberalizim nuk ėshtė nė dobi tė qytetarėve , thjeshtė ėshtė nė dobi tė prodhuesve dhe hajdutėve tė huaj qė tė vijnė me investime tė reja nė Maqedoni. Afera e armėve nuk ėshtė e rastėsishme , unė di se shteti duhet tė sigurohet me armė , dhe se ky sigurim mund tė bėhet pa u pyetur popullata , por ende nuk kam ndėgjuar qė nė njė shtet tė bien nė konfrontim ministria e punėve tė brendshme , shtabi i gjeneralėve tė armatės dhe ministria e mbrojtjes tė cilat vetėmse sa nuk u asgjėsuan ndėrmjet veti. Rast tjetėr konkret ėshtė edhe ai bujku i cili arriti qė shtetit t`i vjedhė 700 000 euro dhe tė mos mbajė asnjė pėrgjegjėsi. Raste tjera kemi mjaft qė pėr 100 ditėt e qeverisjes sė Xhakomo Kazanovas nuk hasėm nė ndonjė ndryshim serioz tė dobi tė vendit dhe qytetarėve.
Politika dhe seksi apo seksi dhe politika kėto dy terme i kemi hasur gjatė kėtyre muajve nė R.M. nga ana e tribunėve tė popullit tė cilėt me afsh dėshmuan pedofilinė e tyre politike. Kėndej Xhakomo Kazanova thėrret nė mbledhje oponentėt e tij dhe krijon njė marketing politik qė t`i mundėsojė atij edhe njė mandat 4 vjecar si njė shėtitės nėpėr rruzullin tokėsor me para tė qytetarėve , andej lojėrat qė luhen nga ana e partisė demokratike e lidhėn pėr bishti partinė pėr prosperitet demokratik dhe ka mundėsi qė njė pjesė e kėsaj partie t`i bashkėngjitet kėtij karvani skandalesh nė qeveri.
Pėr nė fund dua tė them se ka zgjidhje cdo problem shoqėror , por kjo zgjidhje realizohet vetėm nėse faktorėt e brendshėm aktivizohen pa pėrzierje tė faktorėve tė jashtėm , pėrndryshe gjithė dyshimi do tė hudhej nė dyshim dhe kalorėsi i lirė nuk do tė kishte nevojė tė ndahej prej gruas sė tij pėr tė fituar njė cast seksi mashkullor , por do tė duhej tė ndiej erėn e oriental travel.

Kumanovė 14 01 2007
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio