Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Flamuri shqiptar valevitet ne New York
Flori Bruqi
Postuar nė: 14.01.2007, 23:05
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 278
Antari Nr: 3300
Bashkangjitur: 12.10.2006



Dhjetor 26, 2006
FLAMURI KOMBETAR SHQIPETAR PO VALVITET KRENAR NE NJU JORK

Shkruan Sekretari shkencor i akademise se shkencave shqiptaro-amerikane.
Doktor i shkecave mjeksore
NAMIK M. SHEHU, New Jork, USA

Nje ngjarje me te vertetet mbreselenese, historike dhe kombetare po perjeton diaspora e jone shqiptaro-amerikane gjate festave te Nentorit 2006 ne Nju- Jork.
Kjo po perkon me ngritjen per here te pare, zyrtaresht dhe solemnisht ,te flamurit tone kombetar ;me 28 / Nentor / 2006, ne pervjetorin e 94 te pavaresise se vendit tone ; ne Nju- Jork, ne Manhatenin gjigand , ne sheshin e Flamureve; pas 150 vjeteve , te emigracionit shqiptaro-arberesh ne Amerike.

Ky eveniment historik, kjo dite e shenjte, po shenon Nentorin e trete, te lavdishem, qe po kremtohet me krenari, enthusiazem dhe ne menyre te vecante, jashte atdheut, ne token e lire, te bekur dhe me demokratike ne bote, ne Amerike; pas Nentorit te pare, te ngritjes se flamurit te Arberit me 28/ Nentor / 1443, ne Krujen kreshnike, nga heroi i kombit tone, legjendarit Gjergj Kastriotit - Skenderbeut dhe te Nentorit te Dyte, te ngritjes se flamurit ne Vlore nga i mencuri dhe i urti Ismail Qemal-Vlora, qe shpalli mevehtesine dhe riberjen e shqiperise.

Eshte merite dhe nder i vecant i Akademise Shqiptaro-Amerikane te Shkencave dhe te Arteve ketu ne Nju-Jork; qe me inisiativen e saj dhe sidomos te prof. Dr. Skender Kodres, ne mbeshtetje te Komunitetit tone shqiptaro- amerikan; Ju njoh e drejta legjitime, asaj si nje institucion person juridik amerikan, qe te miratohet dhe te autorizohet me vendim te posacem Nr. 25830 dt.20 / 10 /2006, nga Bashkia e qytetit te Nju-Jorkut; te ngreje Flamurin Kombetar Shqiptar ne kryeqendren e distriktit financiar te Burses botrore te Nju-Jorkut, ne lagjen "Bowling Green Park", ne krah te flamurit te lavdishem Amerikan, duke u rradhitur njeherazi edhe perbri flamureve te gjithe kombeve te botes, qe njihen me ligj.

Lajmin per ngritjen e flamurit tone ne diasporen shqiptare te N.Y dhe me gjere e dha kryesia e akademise , ( Prof. A.Fico dhe Dr. N. Shehu ); duke e perhapur ate, ne menyre te organizuar, nepermjet shtypit, radio-televizionit, telefonatave, online e virtuale, me E-Mail dhe ne forme personale. Njoftimet u bene me ane te gazetes -Ilyria- dhe -Bota Sot-, vazhdimisht, ne diaspore; si dhe nepermjet medias shqipetare ne Kosove, me TV 21 dhe ne menyra te tjera.

Ngritja e flamurit tone kombetar ne Nju-Jork eshte nje nder dhe krenari e diaspores tone; sepse populli i yne ketu ne Nju-Jork, po arrine te simbolizoje, te perfaqesohet dhe po perfshine me dinjitet te gjithe shqiptaret etnik te atdheut tone dhe arberesherit; gjeresisht te shtrire nga Preveza deri ne Ulqin, nga Kosova, Shkupi dhe Tetova dhe ne te gjitha trevat ku jetojne dhe banojne shqiptare, atje ku flitet gjuha e embel e Naimit, qe ne memedheun(trojet e coptuara) tone ende sot nuk po arrihet te realizohet .

Historikisht dhe ne ditet tona, njihet merita dhe kontributi i madh dhe i lavderueshem qe i ka dhene dhe i jep diaspora shqiptaro-amerikane, kombit tone; si ne njohjen e pavaresise se shqiperise dhe tani per kosoven ; ashtu dhe ne mbrojtje me arme ne dore dhe me ndihme ekonomike ne cdo kohe. Vec kesaj, komunitetit tone nuk i kane munguar ne asnje kohe atdhetaret patriot. Historia premend me respekt, sic shkruhet edhe ne gazeten -55- te dt. 21/12/2006; memedhetarin e flaket Z. Ahmet Zherka , qe per te mbrojtur nderin e flamurit dhe te atdheut tone, tregoje akt patriotik solemn, si nje "Avni Rystem", ne amerike, duke goditur ne ball, ball per ball , shkelesin e flamurit te kombit tone. Akt tjeter atdhetar u tregua nga tre dibrane, nga Ganiu, Halili dhe Samiu, qe me 1999, po ne Bowling Green Park, ngriten flamurin shqiptar, me inisiativen e tyre, qe edhe pse u hoq shpejte nga autoritetet e vendit, ai ishte nje simbol ekzistence qe u valvit lart, si nje ze shqipetare qe thirri per drejtesi, barazi dhe te drejta si te tejeret.

Momenti i njoftuar, i pergatitur, i mirepritur dhe i deshiruar , i ngritjes se flamurit po afron gezueshem dhe po pritet me plote kenaqesi, nga komuniteti i yne dhe nga te gjithe dashamiresit dhe miqt tane. Njerzit e ftuar, dhe mjaft te tjere, po grumbullohen grupe grupe dhe me buze ne gaz pershendeten dhe takohen me njeri tjetrin. Kete midis te kendeshem e pershendet edhe natyra me bukurine e saj , me nje kohe te ngrohte dhe te ndricuar nga rrezet e arta te diellit. Ne kete shesh historik , te thirur si : "Sheshi i flamureve " qendrojne te gatshem dhe ne pritje dy shtiza argjendi, qe shkojne paralel dhe jane vene ne gare me grandacelat gjigante te manhatenit; per te mbajtur dhe valvitur flamujt e dy kombeve te ndritur, te Sh.B. te Amerikes dhe te kombit Shqipetare.

Ne kete miting te gezuar, gjithe popullor, mjaft te permalluar; jane mbledhur, me dhjetra e qindra vet, nga shtetet e Nju-Jorkut, te Nju-Jersey, te Konektikatit, nga Vashington D.S. nga Bostoni, Filadelfia etj. te tere vetem per te pershendetur, respektuar dhe nderuar flamurin e Gjergjit, te Ismailit., te Naimit, te Bac Bajramit, te, te At gjergj Fishtes, Ded Gjolulit, te Adem Jasharit, e te gjithe herojve qe dhane jeten ne emer te ketij flamuri.

Vendi eshte zbukuruar gjitheandej me flamur kombetar dhe disa te reja i mbajne edhe kraheqafe. Kudo ka shperthyer gezimi dhe hareja. Gjithkund gjemon muzika me kenge shqiptare. Njerzit te bashkuar si asnjehere, njihen, takohen, bejne biseda , marrin fotografi dhe xhirojne me kamera per te patur kujtime te paharrueshme nga kjo dite e shenuar me plote emocione.

Kuvendimi behet i permalluar per flamurin, per atdheun e coptuar, per emigracionin, per te ardhmen e kombit tone. Ne kete kuvend popullor jane grumbulluar burra dhe gra, me bese dhe krahina te bashkuara, pa dallim shoqatash apo partishe. Njerez me profesione dhe mosha te ndryshme, qe te gjithe te veshur per feste. Ky miting festiv dhe ceremonial i sotshem; na kujton e na sjell mallin per manifestimet madhshtore qe beheshin ne vendet tona, ne shqiperi, kosove dhe gjetke, ne diten e flamurit, ku kendonin dhe hidhnin valle, i madh e i vogel ku shperthente gazi dhe harreja.

Gjithcka tashme eshte bere gati ne Bowling Green Park, ne vendin me tradita historike per ngritje flamuresh te kombeve; i rrethuar nga grandacela te shumta dhe vigane, i shtrire perball lumit-det Hundson, i gjendur afer nje sheshi me permasa te medha , te zbukuruar me permendore te heronjeve te luftes, ku shihet pertej detit monumenti legjendar i Lirise, krenaria e Nju-Jorkut, si dhe ishulli Elis, porta historike e emigranteve te amerikes dhe epiqendra e preferuar e turisteve te huaj, te ardhur nga e gjithe bota.

Ketu presin me ankth dhe kersheri pjesemarresit e shumte , midis te cileve eshte edhe arbereshi Xhenario, i cili ka lene cdo gje per te arrdhur, per te gezuar me shqiptaret, per te qene prane flamurit te Kastrioteve, per te perkujtuar fisin e tij te larget pese shekullor dhe per te pershendetur ne gjuhen shqipe ne emer te prinderve te tij, mitingun e vellezerve te nje gjaku. Aty takuam perfaqesuesin e shoqerise Came te Bostonit Z. Endre Merxhushi i derguar nga sekretaria e shoqates, Znj. Vera Gjata, per te ndare gezimin me vellezerit e vet. Ne kete dite te nderuar mernin pjese antar nga shume shoqata, organizata dhe institucione te ndryshme; nga -Vatra-, nga org. Gruas, Motrat Qiriasi ,- Zeri i Amerikes-, nga Instituti - Gjergj Kastrioti-Skedebeu, nga . -Keshilli botues-, nga shoqata -Dibrane- etj. Mirnin pjese antare te batalionit -Atllantikut-; si dhe shume intelektual shkrimtar, aktore , si Znj. Z. Z. , .Prof. Agron Fico, Pierr Pandeli Simsia, Astrit Sula, Beqir Sino, Merita Bajraktari, Justina Aliaj, Hamdi Dega, Ilir Ikonomi, Elvira Muja, Teuta Zoto, Erian Shehu, Ahmet Zherka , Muhamet Mjeku, Prof. Dr.Hasbi Shehu, Qemal Zylo, Mark Shkreli, Sali Bollata, Dr. Prenja Imeraj, Dr. Anna Kohen, Gani Perroli, Rafaela Prifti, Agim Boba, Astrit Tota, etj. etj. nje popull i tere, i nderuar dhe i respektuar i kombit.

Prane shtizave te falmujve, ishte ngritur nje podium i improvizuar. Ne nje atmosfere te gezuar dhe mjaft enthuziaste, filloje celja ceremoniale e mitingut nen nje brohoritje mjaft emocionante.
Koha shenon oren 12.00. Ne podum doli peraqesuesi i bashkise, i cili si zot shtepie uron mirese ardhjen dhe pershendet popullin ne gjuhen e vendit, ne anglisht, duke shprehur kenaqesine e vet dhe te nju-jorkasve , per ngritjen e ligjeruar te flamurit te kombit dhe te popullit shqiptare; qe eshte nje nder per te dy kombet tona.
Ne kete caste shperthyen brohoritje te fuqishme dhe te vazhdueshme. Me pas e merr fjalen kryetari i akademise shqitaro-amerikane prof.dr. Skender Kodra. Ai me nje ze emocional pershendet te pranishmit , duke kujtuar historine legjendare te ngritjes se flamurit ne vlore , te qendisur nga Marigoja dhe te ngritur nga i urti Ismail Bej Vlora. Me pas e merr fjalen themeluesi i batalionit Atllantikut Z. Hysni Sula, i cili perkujton me krenari dhe respekt aktin heroik dhe gadishmerine e te rinjeve shqitaro-amerikan te ketij batalioni , qe shkuan dhe luftuan perkrah ushtrise trime te U.C.K. per clirimin e kosoves heroike. Ai u brohorit fuqishem nga populli dhe u duartrokit ngrohtesisht.

Me tej metingu u pershendet nga perfaqesuesi i misionit te perhershem te R. Sh. prane OKB,. Z. Lorenc Xhaferi, i cili pergezoj komunitetin shqiptaro-amerikan per kontributin dhe ndihmen qe i jep atdheut te vet dhe shtoje se kjo dite e shenuar eshte krenari dhe nder per kombin tone dhe sherben per forcimin e unitetit te popullit me atdheun. Fjala ju dha Z. Muslim Rucit, z/president i institit Gjergj Kastriotit Skenderbeut, i cili shprehu gezimin e kesaj dite te shenuar. Me pas fjalen e mori Z. Arthur Pikoli, kryetar i shoqates te lagjes Bowling Green Park, i cili midis te tjerave permendi ngritjen e flamurit shqiptare me1999 nga tre patriot shqiptar te permendur me larte, duke e ilustruar edhe me nje foto te kohes.

Mitingu u pershendet edhe nga keshilltari i shoqates turqi-amerike, Z. Ibrahim Kurtullu. Fjalimi i tij, i cili nuk perputhej aspak me situaten, shkaktoj shqetesime dhe iritime te pa durueshme ne publik, i shkaktuar sipasoje e nje drejtimi organizative spontan, nga drejtuesit jo zyrtar te metingut, per te cilen do te informoje me hollesishte Dr. Skender Kodra, me ane te nje deklarate publike. Ajo fjale e tij nuk gjeti perkrahjne tek asnje pjesmarres.
Me pas, ne fjalen e tij Z. Sali Bollata ju kundervu fjalimit te turkut, me tone te ashpra.

Ne fund te ceremonise u mbajt nje minute heshtje ne nder te te reneve per liri, flamur dhe atedhe.
Kryesise se akademise se shkencave i kane ardhur pershendetje nga shume institucione dhe personalitete te ndryshme, per aktivitetet kushtuar pavaresise se kosoves dhe dites se ngritjes se flamurit . Pershendetje kane derguar ambasadori i R.Sh. ne Vashington Z. Aleksander Sallabanda. Ambasadori i misionit te perhershem i R.Sh. prane OKB. Z. Adrian Neritani. Prof. Peter Prifti. ( Santiago ). Dr. Sami Qazimi.(Kenektikat ) Dr. Polizoi Shqina.(Worcester ) Artisti i Merituar Vlash Droboniku. Znj. Vera Gjata ( Boston).Z. Flori Bruqi.( Prishtine ). Prof. Sami Repishti. Z. Pierr Pandeli Simsia. Z. Vlashi Fili( Filadelfia )Z. Baki Ymeri.( Rumani )Prof. Akil Koci.( Londer ) Z. Faruk Tashulla. Z. Hasan Aliaj ( Rome ). Z. Mark Shkreli. Z. Edmond Ismailati. . Valter Lazeri. Z Sami Pirja. etj.

Ne nje atmosfer te gezuar dhe nen brohoritjet enthuziaste te pjesemarresve , e mori fjalen komandanti i skuadres se U.C.K., i cili mbasi falenderoj ameriken dhe beri thirje per kosove te lire; urdheroj skuadren ushtarake, prane flamurit. Ne kete moment hareje, populli i mbledhur, pret me kurreshtje ne heshtje dhe i impinjuar ngritjen e flamureve. Casti solemn erdhi. Ai fillon me oshtimin e melodise se embel te himnit te Sh.B. te Amerikes, i shoqeruar me ngritjen e flamurit te lavdishem Amerikan nga antaret e U.C.K.; dhe me brohoritjet e gezuara te turmes. Kur flamuri ndaloje, buciten zera te gezueshem emrin inicial te Amerikes: U.S.A., U.S.A.
Me pas fillon himni i yne kombetar, qe impresionoje te gjithe pjesemarresit. Gjithekush po jeton momente me te vertete entuziaste, emocionale dhe shume te kendeshme. Ne kete kohe shperthejne brohoritje te shumta, te gezueshme , te vazhdueshme, te perziera edhe me nje krenari te ligjeshme. Me pas turmen e mbulon nje heshtje respekti dhe nderimi, kur flamuri i yne filloje te valvitet , si nje shqiponje kryelarte, ne hapsiren e Nju-Jorkut , nen melodine e kendeshme te himnit tone kombetar; duke u garuar me qiellgervishtjet vigane te Manhatenit. Populli veshtron valvitjet e flamurit me shikim magjik. Disa e shoqerojne me dore ne zemer, te tjeret nen ze kendojne fjalet e himnit, ndersa shumekush perlotet nga gezimi dhe mallengjimi , sidomos te moshuarit dhe femrat.

Njerzit ne meting, po jetojne me te vertete nje atmosfer mjafte prekese, madheshtore dhe shume emocionante, te mbushur me plote krenari; kur shikojne qe flamuri kombetar i tyre po valvitet triumfalisht , ne krah te flamurit amerikan , ne boten e lire , ne kryeqytetin nderkombetar dhe perball gjithe flamureve te shteteve te botes ; duke u respektuar dhe nderuar nga te gjithe. Ne kete midis kaq te ngrohte, te lumtur dhe te bukur qe po e bekon vet Perendija, po e zbukuron dhe e ndricjne rrezet e arta te diellit, si dhe vet populi i kombit te tij; po e nderojne edhe turistet , qe te hipur neper autobuze, qendrojne dhe sodisin kete ceremoni interesante, duke bere fotografi dhe duke xhiruar me kamera.

Kjo dite e shenjte, e shenuar dhe e ndritur ; do te gjendet perjetesisht prane dhe do ta nderoje popullin dhe kombin tone pergjithemon Ajo do te mbahet mend gjate, shume gjate nga te pranishmit, do te kujtohet ne vazhdimesi nga te gjithe, per te u trashiguar brez pas brezi, duke u kthyer ne tradite dhe per tu ngritur vazhdimisht ne New-York, per te qendruar si simbol i nderit te kombit tone ne ameriken e gjithe botes. Tanime nuk do te guxoje kush ta ul flamurin tone te perligjur ne New-York.

Flamuri i yne i ngritut tanime me 28 /Nentor / 2006 , do te qendroje i valvitur per nje jave ne hapsiren qiellore te Nju-Yjorkut, krahas vellait te tij , flamurit amerikan , duke u shikuar sebashku me krenari , duke u pershendetur perball dhe duke nderuar me njeri tjetrin. Nje grup i yne mbas tre ditesh te ngritjes se flamurit , shkuan ne Bowlling Green Park , per ta pare dhe per tu cmallur me te. Per cudine tone, pame nje mrekulli . Shikonim te mahnitur flamurin tone te valvitej hishem, si zonje e rende, duke na peshendetur me valezimet e tij, ne hapsiren e pa fund te Nju-Jorkut , kurse ne na mbushej shpirti plote me lavdi dhe me krenari.

U gezuam shume dhe zemra na u be mal dhe nuk i besonim as syve as vetes per kete realitet qe po ndodhte. Dukeshim se jetonim ne enderr. U takuam me njeri tjetrin per tu permedur. U pushtuam me mall dhe me nje mburrje kombetare; per te u zgjuar nga gjumi imagjinar. Nga shpirti i yne doli nje ndjenje e papermbajtur mburrjeje dhe krenarie dhe nje thirje e gezuar dhe siku ashtu nje zeri thame: Ja arritem dites qe edhe ne shqiptaret te ngrejme dhe te shohim te valvitet i nderuar flamuri i yne kombetar ne kryeqendren e botes, ne vendin e bekuar, ne ameriken e lakmuar nga te gjithe.

Ngritja e flamurit tone kombetar ne qytetin e Nju-Jorkut tashme u ligjerua dhe eshte futur ne traditen e ketij qyteti, qe te valvitet per cdo vit, ne te njejten dite, me 28 Nentor, ne te njejten ore dhe te ngrihet po nga Akademia shqiptaro-amerikane e shkences, qe eshte autorizuesja e vetme e miratuar nga bashkia e qytetit te Nju-Jorkut.

Kjo eshte nje arritje e merituar e perpjekjeve te suksesshme te komunitetit tone shqiptaro-amerikan ne Nju-jork dhe nje shprehje e larte e ndjenjes se patriotizmit te pashembullt te saj , ne mbrojtje te popullit dhe ne mbeshtetje te atdheut dhe te kombit te vet.

Akademia shqiptaro-amerikane e shkencave si pjestar e dene e ketij komuniteti, ne interese te memedheut, ka zhvilluar nje sere aktivitete te vlefshme, qe nderojne diasporen, si : Konferenca shkencore mbi unitetin e diaspores . Sesion shkencor mbarekombetar per Gjergj Kastritin -Skenderbeun ; te shoqeruar me nje sugjerim per te ngritur nje permendoreje dhe te venies nje sheshi, nje rruge dhe nje biblioteke emrin e Gjergj Kastriotit- Skenderbeut.

Eshte organizuar nje mbremje jubilare per Ismail Kadaren, me rastin e 70 vjetorit; duke e shpallur vitin 2006, vitin e Kadares. Eshte bere nje mbremje letrare kushtuar masmedias se diasporas, si dhe eshte organizuar nje takim intelektual kushtuar Pavaresise se Kosoves, ku u perpilua edhe nje rezolute , e cila u shpernda ne te gjithe masmediat.
Te gjitha keto dhe shume veprimtari te tjera jane pasqyruar ne gjashte numrat e revistes " Dituria" qe eshte organi i saj letraro-artistik.
R R O F T E DITA E FLA M U R I T..
RROFTE A M E R I K A
RROFTE KOMBI SHQIPTAR.

Dr. Namik Shehu,sekretar i Akademise se shkencave amerikano-shqiptare
New York
USA

U kujdes per botimin ne Revisten "Zeri i larget"
Llemadeo

http://209.85.129.104/search?q=cache:JBUBO...lient=firefox-a
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio