Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> FYTYRA POLIEDRIKE E SHKRIMTARIT MARTIR
Flori Bruqi
Postuar nė: 15.01.2007, 12:47
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 278
Antari Nr: 3300
Bashkangjitur: 12.10.2006



[B][/B]FLORI BRUQI



NĖ 61-VJETORIN E LINDJES SĖ SHKRIMTARIT E ATDHETARIT,JUSUF BARDHOSH GĖRVALLA

Jusuf Gėrvalla lindi mė 01 tetor 1945 nė Dubovik tė Deēanit, vrarė mizorisht mė 17 janar 1982 nė Untergrupenbah tė Gjermanisė.

Shembulli i tij mbeti i gjallė nė gjithė ata intelektualė, shkrimtarė dhe qytetarė qė nuk po e marrin rrugėn e botės por rrinė e qėndrojnė ...

Jeta e Jusuf Gėrvallės ka qenė e vėshtirė, vdekja e tij ka qenė tragjike. Pėr kėtė ėshtė thėnė e shkruar shumė dhe do tė thuhet e do tė shkruhet shumė.

Por, edhe shkrimtari Jusuf Gėrvalla pėsoi vėshtirėsira tė mėdha.

Pėr poetin, prozatorin dhe dramaturgun Jusuf Gėrvalla ėshtė thėnė e shkruar relativisht pak.

Vepra e tij letrare nuk ėshtė tepėr e njohur, me gjithė botimin shembėllor qė ia bėri Jusuf Gėrvallės mė 1992 Sabri Hamiti (Jusuf Gėrvalla: Vepra letrare. "Ora", Prishtinė, 1992,Flori Bruqi”Vrasėsit e liridonėve”,roman,Prishtinė,1996 ).

Opinioni e respekton dhe adhuron dėshmorin e kombit, simbolin e luftės pėr liri, shembullin e kurajės prej qytetari dhe intelektuali, ndėrsa duket se e harron shkrimtarin e rėndėsishėm qė ishte dhe mbetet.

Roli i tij prej simboli tė qėndresės e hijesuaka faktin se ishte poet i dorės sė parė. Fat ky i zi qė duket se e ndan me shokun e idealit, Adem Demaēi (megjithėse i shpėtoi fatit tė atij tė fundit tė cilin ca ēapkėnė qurranė e quajnė "shkrimtar tė dėshtuar" ose ēaprashisin ēilimillėqe pėr "gabimet" e tij).

Nė letėrsi, ai nuk i takonte qarkut tė "lapidaristėve" tė poezisė fjalėpakė qė e shoshiste tė tashmen me shkrimin simbolplotė alegorik nė petkun e arkaikes mbikohore e nė frymėn e visarit tė traditave tė lashta gojore.

Zėri i tij poetik ishte zė mė vete, mjaft origjinal, personal dhe individual.

Poezia e tij na flet drejtpėrsėdrejti, ngrohtė, zbutė, thellėsisht njerėzor e me njė sensibilitet tė stėrholluar.

Nė dy pėrmbledhjet e tij tė para - "Fluturojnė e bien" (1975) dhe "Kanjushė e verdhė" (1978) - poezia e tij merrej kryesisht me vatrėn e poetit tek janė mjaft kuptimplotė titujt e cikleve "Shtėpia nė kornizė" dhe "Skena nga jeta e fshatit".

Poezia e tij e pėrmallshme e kėndon dashurinė, e kujton dhimbshėm (dhe pa idilė ruraliste) vendlindjen dhe na e rrėfen porosinė e saj qendrore, kėrkimin e poetit pėr "pak frymė njeriu e pak dritė qiriri".

Me kohė, duke u bėrė gjithnjė e mė shumė refleksiv poeti kaloi gjithnjė e mė shumė te njė qark mė i gjerė tematik dhe te tė folurit poetik me bukuri e begati tė rrallė metaforike e figurative.

Kėshtu, poezia e tij e pėrmallshme e vendlindjes gjithnjė e mė shumė bėhet edhe universale.

Nė vėllimin e tretė poetik, "Shenjat e shenjta" (1979), kemi tė bėjmė dhe me fjalė e elemente si "hije", "pluhur", "frikė", "terr", "ftohtė", "varr".

Shkallėzohen vetmia dhe shqetėsimet e poetit qė flet shpesh edhe pėr fundin dhe vdekjen. Me njė thellėsi qė nuk hetohet nė lexim tė cekėt, na qet tabllo tejet tė qėlluara tė groteskės qė e quajmė "jeta".

Thelbi kryekėput human i vargjeve, ligjėrimi lirik dhe substancial i poetit tė mallit, tė dashurisė, tė dhembjes, tė vetmisė e tė vdekjes e bėjnė Jusuf Gėrvallėn njė zė tė patjetėrsueshėm tė poezisė sė re shqipe.

Kėnga "Do tė kthehem o nėnė" e kantautorit dhe shkrimtarit Jusuf Gėrvalla, ėshtė vetėm njėra nga perlat e tij muzikore qė i ka mbijetuar zhdukjes dhe si e tillė pas vrasjes sė tij mė 1982, pėr vite me radhė ėshtė dėgjuar fshehtas nga njerėzit nė Kosovė(Shyqri Galica,Flori Bruqi,Skendėr Tafaj ,Fatime LLugiqi etj).

E ruajtur me kujdes, sė bashku me shumė kėngė tė tjera, ajo nė kėtė fillim vjeshte i ngjan njė rikthimi tė vonuar tė kanjushės sė verdhė poetike dhe muzikore tė njė artisti, krijimtaria e tė cilit u pre nga plumbat.

Ky rikthim i vonuar por i domosdoshėm i Jusufit tek njerėzit qė aq shumė i deshi, thotė bashkėshortja e tij Suzanė Gėrvalla, duke folur pėr dy cd-tė me kėngėt e Jusuf Gėrvallės.
" Kam patur dėshirė pėrherė qė tė rikthej Jusufin nė skenėn muzikore, qė tė rinjtė ta dėgjojnė Jusufin, sepse nuk kanė patur ku ta dėgjojnė zėrin e tij.

Gjithashtu edhe gjeneratat tona tė cilat e kanė dėgjuar Jusufin janė mallėngjyer shumė, e kanė pritur mirė, sepse dhe u ka pėlqyer kėnga e tij. Aty do tė jenė dy cd.

Njėri do t'i ketė kėngėt origjinale tė Jusufit, tė cilat i kėndon ai, ndėrsa tjetri do tė ketė 7 kėngė tė pėrpunuara nga kompozitorė tė tjerė", thotė zonja Gėrvalla.


Krijimtaria muzikore e Jusuf Gėrvallės ėshtė shumė e gjerė dhe si e tillė ajo pėrfshin dhjetra kėngė, tė cilat kur ishte gjallė Jusufi i ka kėnduar nėpėr koncerte tė ndryshme apo i ka inēizuar nė radio dhe televizion, thotė mė tutje Suzanė Gėrvalla, duke shtuar se pėr fat tė keq, nga opusi i tij krijues muzikor, nuk kanė shpėtuar tė gjitha.


"Fatkeqėsisht nė Radio Kosova nuk kishte asgjė.

Ishin shkatėrruar krejt. Televizioni ka xhirime, por nuk kanė mundur ende t'i nxjerrin tė gjitha, kanė nxjerrė pak. Ndėrsa kėto kėngė qė janė nxjerrė tė pastra, janė nxjerrė nga Radio e Shkupit dhe nga aktorja e Teatri Popullor tė Kosovės z.Fatime Llugiqi,tė ruajtura nė njė kasetė mė kėrshėri.

Sa i pėrket kėngėve qė janė pėrpunuar, unė e kam patur njė kasetė, tė cilėn e kam inēizuar dikur, kur ka qenė Jusufi gjallė, e kam ruajtur dhe nga ajo kaseta i kemi nxjerrė kėto kėngė qė i kanė pėrpunuar,mė tha mė 17 janar 1996 nė promovimin e romanit tim “Vrasėsit e liridonėve”,aktorja e mirėnjohur zonja Fatime Llugiqi.
Krahas krijimtarisė muzikore, Jusuf Gėrvalla, zonja e Jusufit, Suzanė Gėrvalla, ka lėnė pas vetes edhe veprėn e tij letrare dhe publicistike, tė cilėn ajo ėshtė duke e mbledhur dhe pėrgatitur pėr botim.
"Kam shumė materiale tė Jusufit. Mė vjen keq qė kurrkush nuk ėshtė interesuar deri sot pėr ato, t'i marrė, t'i pėrpunojė, t'i nxjerrė nė dritė.

Prandaj detyrohem unė qė t'i bėj. Sivjet ėshtė 60 vjetori i tij i lindjes dhe unė kam marrė iniciativėn, ka shumė muaj qė unė punoj nė bibliotekė dhe po i mbledh tė gjitha shkrimet e Jusufit qė janė tė botuara nė gazetė.

Kam punuar nė Shkup, i kam nxjerrė nga Flaka, nga Jehona. Kėtu i kam nxjerrė nga Rilindja, Zėri, Jeta e Re, nga tė gjitha gazetat dhe kur tė bėhet dua t'ia bashkangjit edhe njė libėr me publicistikėn e Isufit," pėrfundon e shoqja e tij Suzanė Gėrvalla.



VEPRA LETRARE - KUJTIM I PAHARRUAR I FYTYRĖS POLIEDRIKE TĖ SHKRIMTARIT MARTIR



Duke rilexuar vėllimin "Vepra Letrare" tė Jusuf Gėrvallės, botim i Shtėpisė Botuese "Ora" tė Prishtinės.

Botimet si ky i vėllimit tė veprės letrare tė Jusuf Gėrvallės nga Shtėpia Botuese "Ora" e Prishtinės e botuar mė 1992 (me rastin e dhjetėvjetorit tė rėnjes sė J.G.), janė shenj nderimi e respekti ndaj figurės poliedrike tė Jusuf Gėrvallės, ngase para lexuesve nxorri portretin letrar mė komplet (deri mė tash), duke botuar kėshtu nė njė vėllim tė gjitha veprat e tij letrare. Botimi i kėsaj krijimtarie pėr lexuesin shqiptar ėshtė njė sihariq i rrallė dhe i ēmuar, ngase pėr tė, pra pėr krijuesin e artistin J.Gėrvalla, gjithnjė mund tė flitet e shkruhet nė bazė tė atyre veprave qė na i la si tė pėrfunduara, por edhe nė bazė tė veprave tė nisura e tė cilat s'arriti t'i pėrfundonte. Ky botim na jep tė kulluar krijimtarinė letrare tė Jusuf Gėrvallės tė mbarshtruara duke pasur pėr bazė kriterin e vitit tė botimit tė veprave tė tij.

Nė kėtė vėllim janė pėrfshirė tė gjitha veprat letrare tė kėtij autori tė botuara si vėllime tė veēanta qoftė pėr tė gjallė tė tij (pėrmbledhjet e tij me poezi: "Fluturojnė e bien" 1975, "Kanjushė e verdhė", 1978 dhe "Shenjat e shenjta"), qoftė pas vdekjes sė tij (Romani "Rrotull", 1983 dhe drama "Procesi" 1984).

Kėshtu duke marrė nė dorė kėtė botim ("Vepra letrare e Jusuf Gėrvallės") lexuesi do tė komunikojė mė lehtė me Jusufin si poet tė njė shprehje tė veēantė e spontane, tė lidhur ngusht me ambientin e vendlindjes (qė e karakterizon njė sėre poezive tė vėllimit "Flutrojnė e bien"). Kėtu do tė gjejmė poetin e vetmuar, tė ngjyer me ndjenjat e mallit dhe tė vetmisė e (kryesisht nė brumin poetik tė vėllimit "Kanjushė e verdhė"). Poashtu lexuesi kėtu do tė gjejė poetin e pikėlluar i cili pėrmes idesė sė vetmisė njerėzore e zbėrthen faqen tragjikomike tė jetės (kryesisht nė poezitė e pėrmbledhjes "Shenjat e shenjta").

Nė kėtė botim lexuesi do tė komunikojė edhe me romansierin, i cili me njė gjuhė tė pastėr e tė rindėrtuar mbi shprehjen ambientale rrėfen dhe vetėrrėfehet. Kemi pra kėtu atė rrėfimin rrotull ose thėnė ndryshe rrėfimin figurativ. Romani "Rrotull" i Jusuf Gėrvallės ėshtė njė roman i personazhit, nė kėtė rast konkretisht, i personazhit Ketė, Ketė Avdisė. Ky personazh ka tė lidhura rreth vetes fijet e linjat ngjyrėshumta tė tė gjitha tė ndodhurave nė njė tėrėsi fabulore. Ngjarja e romanit shtrihet, apo zė fill qė nga lindja e Ketės dhe mbaron me aktin e martesės sė tij.

Pėrveē nga ky aspekt romani "Rrotull", mund tė konsiderohet dhe tė studiohet edhe nga njė aspekt tjetėr - si roman i ambientit. Pikėrisht katundi Vijujė (emėr i figuruar) ėshtė ai ambienti romansor me tė cilin ngushtė lidhen edhe artikulohen tė gjitha veprimet, pasojat, dhembjet, ėndėrrat, synimet, imagjinata e njerėzve tė kėtij ambienti e qė janė ndėrtues tė fabulės sė romanit "Rrotull", ku autori tenton tė hyjė thellė nė botėn e njeriut tė njė realiteti tė caktuar duke prekur kėshtu plagė tė ndjeshme tė tij, siē janė mentaliteti prapanik, varfėria, kurbeti, etj. Karakteristika kėto tė njohura pėr njeriun e kėtij ambienti, apo plagė plagė tė njeriut tė kėtushėm qė kullojnė vazhdimisht. Pra, siē do tė shprehej edhe kritiku e studiuesi Sabri Hamiti: "Fuqia dhe vlera letrare e romanit "Rrotull" tė Jusuf Gėrvallės qėndron nė fjalėn, nė domthėnien dhe orkestrimin e saj nė tėrėsinė e tekstit”.

Siē shihet, Jusuf Gėrvalla individualitetin e tij krijues e bėri nė lėmin e poezisė, por ai nisi t'i kushtohej edhe prozės dhe dramės. Por, hapat e parė drejt krijimit tė individualitetit tė tij nė kėto dy gjini letrare u ndėrprenė tragjikisht. Ai na la njė roman tė pėrfunduar (qė na jep tė kuptojmė se kishim tė bėnim me njė prozator shumė serioz) dhe njė dramė qė siē shihet ėshtė hap i parė i tij nė kėtė fushė. Pra, drama "Procesi", edhe pse e shkruar e fundit nga kjo penė estetikisht nuk ėshtė e nivelit tė veprave tė tjera. Drama "Procesi", qė trajton njė proces gjyqėsor nė Prishtinė tė shpifur kundėr veprimtarėve kombėtarė tė cilėt tė prirur nga ideali i lirisė nuk dorėzohen nė asnjė mėnyrė para shtypėsve. Drama jo vetėm qė shpreh qėndresėn e tė burgosurve, tė cilėt para gjuqit e zhveshin maskėn e pushtuesit, por nė anėn tjetėr ėshtė njė dėshmi tronditėse e njė kohe tė vėshtirė e shqiptarėve tė Kosovės dhe luftės sė tyre pėr ēlirim.

Vėllimi "Vepra letrare e Jusuf Gėrvallės", shoqėrohet edhe nga njė parathėnje tė thukėt studimore e shkruar nga pena e kritikut tonė letrar, sot njėri nga mė tė mirėt nė fushėn e kritikės nė letėrsinė shqipe, Sabri Hamiti, i cili lexuesit ia zbėrthen vlerat ideo - artistike e estetike tė veprės sė J.Gėrvallės nė pėrgjithėsi. Njė studim i tillė gjithėsesi ėshtė shumė i rėndėsishėm pėr njė botim si ky. Ky botim shoqėrohet edhe me shėnime autobiografike, me njė shėnim tė shkurtėr pėr kėtė botim dhe me njė fjalė pėrkujtuese tė Skėnder Blakajt me rastin e dhjetvjetorit tė vdekjes sė J.Gėrvallės dhe me rastin e kėtij botimi, pėr tė cilin ai shprehet kėshtu: "Botimet si ky ēojnė nė takim tė sėrishėm me Jusufin tonė”.

Duke shfletuar e rilexuar kėtė botim tė ēmuar, shpresojmė se nė tė ardhmen, nė njė tė ardhme tė afėrt, nė njė botim tė kėtillė do t'i kemi edhe poezitė e Jusufit qė kanė mbetur jashtė veprave tė tij tė botuara, pastaj tekstet e kėngėve qė ai i kėndonte me kitarė, prozat e pabotuara tė shkruara gjatė viteve shtatėdhjetė dhe artikujt e tij tė shumtė pėr artin muzikor e atė letrar.

FLETĖ TESTAMENTI


nė zgjimin tim tė heshtur tė mė ngurosin
nė flijimin tim tė begatshėm tė verės
nė nisjen time nė fillimin tim tė ri
nė gjumė shekujsh me ndėrrime tė mė zgjojnė
le tė mė puthė rrezja e qartė ngazėllyese
e druvarit tė fjetur nė rudinė
myshku le tė jetė gjithmonė i blertė mbi gurė
emėr tė mos ketė e shkronja le tė flasė
nė gjuhėn e vjetėr tė kafshės sė zezė
guaca e kėrminj le tė vijnė pėr dasmė
mbi rrasėn time
le tė shtrihen edhe ata si dy yje
ftohtė le tė bėjė verės e verės verė
e me njė pikė ujė verdhėsisė sė barit tim
le t'i mėshirohen
vėrmeni atje tek do tė tregojė guri pėr udhėn
deri te shtėpia ime bėrė me dru e kashtė

le tė thyhet ēdo pasqyrė qė ka ballsamosur
ballin tim e mėrrolėn e ēastit plot mllef
se ja tek po zgjohet er' e re e dashurisė sė tokės
se jam i parrezikshėm kaq i pafuqishėm
mumje pėrfytyrim qė krahasohet me rrahun
tek do tė mė vini pėrsėri ju pas
le tė mė lėnė tė fle qetė si pranė stufe
dimrit tė madh tė dashurisė sime
nuk do tė pėrpėlitem s'do tė rrotullohem
s'do tė shplohem natėn nuk do tė kollitem
me fjalėt e mia le tė mė mallkojnė
nė rrasėn time atė rrasė tė zezė tė ftohtė
nė duart qė i kam prekur le tė mė lėshojnė
rrjedhės tė qetė tė fatit qė pret
shigjet' e mėrisė le tė bjerė mbi dhe
nė shkretėtirėn e moskuptimit le tė fiket
kurrė tė mos vijnė kur unė nuk i pres
ata qė tėrė jetėn i prita, tė dashurit

ē'po flas kėshtu pash zotin?



NJERIU I ZI

Jam i sigurtė, kurrė s'do tė bėj vetėvrasje
Kaq i hekurosur, i mirėfilltė, si arsyeja
E kam vrarė orėn e murit me armėn e nxehtė
Dhe kam ikur prej librit tė pėrhitur qė mė shėmton
Me bukurinė e tij

Vdekja s'ėshtė dobi as moshė as lindje e re

Drurin e vjetėr tė tavolinės, shtizėn, patericėn
Boshtin e lavjerėsin, rrapicėn e bronztė, lėkenė
Nurin e derdhur si pluhur mbi dritare nė mesnatė
Strallin e pikėlat e vesės qė shpėrthejnė
Me rrezen e parė tė dritės nė agun vjeshtor -

Vdekja nuk i ka

LUFTA DHE ARTI


Tutje gjithnjė akull
Kėndej gjithnjė zjarr
Unė jam syri i Aladinit
E shoh veten si digjem
nė betejėn e tmerrshme
tė fjalės
e tė mendimit

Me shenjtėri tė mallkuar
me pėrfytyrimin e qartė
e krijoj
Nė mua shushurijnė dete
tė qena
nė ėndėrr

S'po flas kotnasikot
Mund t'i merrni fjalėt e mia
e tė niseni nėpėr botė
Unė s'kam guxim
Kuptoj se pa dritėn e tyre
Nuk do ta di rrugėn nėpėr dritė
Janė krijuar prej frenimesh
prej kthesash theqafjesh
dhiaresh tė shenjta
zigzage

Unė nuk i shoh yjet
pėshtjellė nė terr
Gjithėsia e ftohtė
nuk e ka gji diellin
Sikur tė mos e ftohte
ana e errėt e planetit

QENIE,VARR AS FRYMĖ


njė shishe hermetike
grykėngushtė
lėfytgjatė
nė murin prej argjile
nė detin e ėmbėl
nė lėkurėn me pore drite
nė ballsam tė largėt egjipti
njė njė tė miliontin yll
nė ēdo kristal
nė ēdo gur tė ēmuar

bima mugullon nė terrin e tokės
nė qullin e baltės
qenie, varr as frymė
sy i zbrazėt
nga gjithė bukuria mbeti vetėm kjo
e prekshme e flakėt dhe e pakuptueshme

seē po lebetitem po mė dridhet buza
zėri im i djeshėm se ku u bė
amshim i zbrazėt
si syri qė mė sodit me plotėninė e trilluar
i ndritshėm e i thatė si mermer i zi
dashuria e tė ēmendurit nga frika
mes tė gjithėfuqishėmve
njė gogol druri mbuluar me tė tharat e vjeshtės
njė leckė e njė enė e ndryshkur
ca pulla sedefi

nė shesh i nxora gjithė rekuizitat e parajsės
e syri i zbrazėt nė roje sodiste
dhe pėrgjonte pamundėsinė time tė mundshme

FLATRAT E DETIT TĖ HUMBUR


Qepallat e gjata, hijet e syve dhe lagėshtia
Lumi i bardhė, trup i thyer leckė
Ec e ec e kėmbėt mė sharrojnė nė lym
Jam larg tokės
E qielli im i lartė s'mė mban

Tė mos isha det i humbur, do tė kisha flatra

LIBRI I SHEJTĖ


shpuzė e errėt matanė qelqeve qė avullojnė
mesnatės sė ngjyer me tėmbėlin e detit
nė oborr po fshihej njė hije dhe qerrja e drunjtė
kuajt sonte askund s'do tė marrin udhė
nė mur ndrit dhe pipėrrin kandili
e nė letėr mes dy vijash tė zeza si pėrherė
druri i vetmuar mė tutje ca hithėr
ia djegin kėmbėt fėmijės qė ėndėrron
drita e praruar gjerdan me guaca
hėn' e verdhė atje lart nė tavan - dhe teja
tok me djepin e vjetėr qė s'pėrkundet - e ha
nuk shihet atje rrėzė gardhi njė vogėlush
qė shiu i tetorit e qull ngadalė
nė vatėr u dogjėn urėt - s'ka mbetur mė prush
frika nga trupi im nė shtrat po mė fton

mbi tryezė ora e vogėl rrah e s'pushon

PLUHUR E NGJYRĖ


Sytė e tu qiell ēerdhe e lumė i pakapėrcyeshėm
ndėrsa jam pėrgjumur pėrmbi tavolinė
im vėlla dhe fėmijėria ime pemėn e kanė vjelė
kanė korrur kallinj
ime ėmė ka zier ftonj
shelgjet kanė vajtuar
si poeti sentimental nė vjeshtė
- po asgjė s'ėshtė zverdhur.

Duart e tua pushim diēka si ujė zgjojnė
ndėrsa kam ecur shtegut rrėzė mali krejt vetėm
nė njėrin krah shkurre zogjsh
nė tjetrin gėshtenjat
dhe gjarpėrinj.
Im vėlla tė ka dashur tė ka marrė dhe tash nuk je
as ti as ai s'jeni dridhmė plot fletė
nga fluturimi yt tash vetėm ngjyrė
dhe pluhur ka mbet'.

Tash po vij
fėmijė qė buzėqesh mbi krahun e nėnės kur pret
para shitores qumėshtin - tash po vij i pikėlluar
nė shportėn time pemė e fletė
dhe shije gjumi.
Kur tė zgjohem do tė iki
tash po vij nė prehrin tėnd, mėmė
tokė e zezė e lapidar, bajame e verdhė.
Dashuri e paluar si arni nė arkė
oh s'mund ta them
as ta rrėmbej.
Tash po vij
por di se nė ngjyrėn e pelhurės vetėm pluhur
mbi buzėgazin tėnd tė shtrenjtė.

NGA MEMOARET E NJĖ SHITĖSI


kur u ktheva nėn pullazin tim mbuluar me kashtė
nėn qepallat e lodhjes e tė kohės botėn
e nė botė s'kish tjetėr pos shkėlqim ari e qelqi
mbi rrashta e penda tė larta zogj alumini
kish edhe uri edhe poetė edhe ujėvare nė botė
kish njerėz prej druri e kafshė tė buta kudo
kish edhe hieroglife dy fjalė dhe gjurmė qė s'fshihen
kish lumenj tė egėr e fosile tė lashta
mes muresh tė trasha fshesa dhe minj.


SKENA NGA JETA E FSHATIT


dritarja e avulluar semaveri i ēajit edhe vjeshtė
i tillė i lirė rrethuar me sendet qė vjetėrohen
pėrmbi rafte ftonj njė plakė si pikturė
a nuk qenka vallė krejt zjarri njė trillim
bien gjethet e nė kopsht femra kotet nė luhajė
me goditje tė rėnda imagjinate me njė botė prej letre
tek gjej ngushėllim mes sendesh qė s'janė mė
atje diku nė botėn time atje diku larg
eja pėrsėri netve tė vona si hije qė sajon
pak frymė njeriu e pak dritė qiriri.





PM
Top
Flori Bruqi
Postuar nė: 15.01.2007, 12:55
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 278
Antari Nr: 3300
Bashkangjitur: 12.10.2006



Metafora poetike

Flori Bruqi

PĖLLUMBI I PLAGOSUR

Tė gjithė njerėzit e lagjės “Kodra e Diellit” nė Prishtinė pėr njė kohė harruan se janė banorė tė saj.Disa u penduan pse janė banorė tė saj.Ata qė u penduan e shihnin edhe mė afėr vdekjen seē ishte nė tė vėrtetė.Vdekja iu trokiste tė gjithėve mbi kokė.Ata qė e kishin rrethuar kėtė lagjė ishin pėrbetuar se do t’ ia ndėrronin edhe emrin , se nuk do tė quhej mė “Kodėr e Diellit”, as”Kodėr e Hėnės”, por “Kodėr e varrimit” tė tė gjithė atyre qė ia kthehnė fjalėn Pitoni tė madh dhe kukudhit mė gungė tė zezė nė shpinė.

Qyqarėt ua venė dritareve perdet e natės…

Nata e Karpateve kishte hyrė qė moti nė dhomat e tyre. Pitoni mė yllin e kuq nė ballė dhe me thikėn nė dorė ishte pėrbetuar nė kokė tė djalit tė vet , oficer i sigurimit shtetėror nė Beograd, qė t’ua nxirrte me thikė zemrat e Liridonit dhe Alban Dubovikut , atyre qė ishin fshehur nė bodrume tė “ Kodrės sė Diellit” pėr t’i ikur mordjes qė i ndiqte…

Ata kishin thenė se “Kodra e Diellit” nuk ka liri , siē nuk ka liri as Kosova , por liri do tė ketė tėrė toka jonė kur shkėputet hapi i vallės sė pėrbashkėt i Pitonit tė Karpateve dhe kukudhit mė gungė tė zezė nė shpinė…

Kukudhi e shikoj nė sy Pitonin , qė tė du urdhėruan qė tė vriten ose tė kapen tė gjallė djemtė e nėnė Ajkunės nga Duboviku…

Kur i shtohet gjėma lagjės Gjemėmadhe jo vetėm qė na rritet neve nami , tha Pitoni , por edhe na shtohet lumturia. Mbi fatkeqėsinė e kėtyre tė tė krisurėve bėjmė lumturinė tonė,

tha dhe qeshi kryrkukudhi. Ti pėrfundimisht ke hequr dorė nga rrėnja jote , i tha kryekukudhit , Pitoni dhe e ndezi njė cigare qė e mbante nė gojė.

Ėshtė njė nder i madh qė ma bėtė , tha kryekukudhi ,dhe iu dridh buza , tymi i duhanit ia turbulloi edhe mė shumė sytė…

Nė njė nga bodrumet e “Kodrės sė Diellit” kemi vrarė dy shqiptarė qė nuk i gėzoheshin ardhjes sonė nė Kosovė , por e mallkonin kėtė ardhje e harronin se para se tė vijmė ne ,kishte ardhur nė Kosovė i Shejti ynė , kishte ndėrtuar edhe manastire…

Shqiptarėt ishin ata,thoshin ata qė i vranė ,qė i ruajtėn kishat dhe manastiret “sllave”,se kemi kodin tonė tė maleve qė e trashėguam nga Leka…

Leka na ka mėsuar qė tė mos i rroposim kishat dhe manastiret edhe kur ato,janė tė huaja. Kėtė virtyt tė shqiptarėve e shfrytėzuan pėr qėllime tona siē i shfrytėzuan edhe fisheket qė i ka prodhuar fabrika “Cervena zastava” e Kragujevcit…Do t’i vrasim djemė e Ajkunės,tha kryekukudhi dhe fshiu sytė mė njė faculetė,por prapė sytė e tij kishin xėx.Ju mjegulluan sytė edhe Pitoni me mjekrėn hark…

-Tė gjithė pas tyre-urdėroi Pitoni.Policėt e veshur mė rroba tė kaltra,ushtarėt mė rrba laramane dhe hetuesit mė rroba tė ndryshme u shpėrndanė si gjarpėrinjtė nė Prishtinė…

Njė vijė ujė nė lagjėn “Velania”, por e zhurmueshme,ua pret udhėn djemve tė nėnė Ajklunės. Ata e kapėrcejnė vijėn e ujit,zhurma mbetet prapa. Dolėn nė lagjen e “Plepave”…

Nėn kubenė e madhe tė njė shtėpie kishte qėlluar e hapur njė derė e hekurt.

-Tė hyjmė nė kėtė shtėpi,tha Liridoni.

Ata u bėnė ujė nėn strehėn e shtėpisė. Shtėpia nė fillim dukej e shkretė,por ajo nuk kishte qenė e tillė:nė njė dhomė tė saj dukej njė dritė. Hėna ishte e venitur,shpesh e mbulonin retė.Ishin re tė holla,por e mbulonin.Kurrė hėna s’kishte qenė mė e venitur…

E kishte trupin e plotė,por retė e holla prap pėrplaseshin mbi te. Do tė ndėrroj moti,tha Liridoni.

T’u kujtuan fjalėt e babait,tha Albani dhe mbėshteti edhe mė shumė trupin pėr muri.

Nė dhomėn me dritė , tha Liridoni duket njė njeri. Paska flokė tė gjata tha Alban i,mbi suprinė tė tavolinės sė tij po shoh shumė libra…

Hėna e venitur kishte sy pėr tė parė lėvizjet e atyre qė ndiqnin Liridonin dhe Albanin.

Ajo shihte edhe njė mori qensh qė shkonin herė pas herė pas ose para policėve.

Nuk dihej se kush printe nė ndjekje. Dikush thoshte se atyre iu printe nje Karakush Kurkushi…

…Plepat ishin shtrirė si njė hije e gjatė mbi ēatinė e shtėpisė,me derė tė hekurt.

Njė erė e lehtė i prekte perdet e dhomės me dritė. Dhomat e tjera ishin tė errėsuara…

Njeriu qė lėxonte nė kėtė natė ishte gazetar i “Rilindjes”…

Suprina e tavolinės sė tij ishte e mbushur me libra tė botuara nė Vjenė dhe Paris…

Kishte edhe libra tė Tiranės , ballinat e tė cilave ua kishte ndėrruar,i kishte mbėshtjellė me ballina tė librave tė shtėpive tė huaja…



Njė pėllumb u shkėput nga degėt e plepit. Pėllumbi pėrgjaku njė pjesė tė xhamit tė dritarės. Ai e kishte parė dritėn e ndezur nė dhomė. Pėllumbi u mbėshtet nė parmak tė dritarės,gjėmonte. Sado qė gjėma e tij ishte e vockėl,njeriu qė lėxonte nė kėtė natė e dėgjoi. E mbylli mė rrėmbim librin”Nė luginėn e Siera Altės” tė Maria Alise Barozasė dhe iu afrua pėllumbit. E hapi dritarė , pėllumbin e vuri mbi libėr. Pahetueshėm pėllumbi e mbuloi titullin e librit ,por nė kėtė natė po hapej njė libėr tjetėr.

Liridoni dhe Albani edhe mė shumė iu kishin ngjeshur murit , ata edhe e kishin parė pėllumbin qė kishte rėnė nga dega , secili nė mėnyrėn e vet shikonte edhe vdekjen e vet…

Njeriu qė donte ta shpėtonte pėllumbin dėgjoi frymėmarrjen e dy njerėzve.

Doli nga dhoma, le tė mė qėllojnė edhe mua,tha ai dhe eci drejt strehės sė shtėpisė…

Jeni tė plagosur?- pyeti ai me trishtim , i njohu qė tė dy,vrapoi pėr tė mbyllur derėn e hekur t, tre veta shikonin njė pėllumb qė kishte derdhur edhe pak gjak mbi libėr.

Ne u shpetuam plumbave,tha Liridoni ,por ,si tė shpėtojmė pėllumbin…

Albani preu njė pjesė tė kėmishės sė vet, ia lidhi kėmbėn pėllumbit…

Ai u struk nė shtrat, e ngriti pakėz kokėn , sikur donte tė tregonte se do tė shpėtojė…

Ikėm nga vdekja… O Gani Lubeniqi , por nuk pandenim sė shtėpia ku banon ti do t’ia rrėmbejė vdekjes shpatėn. Rastėsia ėshtė vetė mbretėri , unė hapa dritarėn pėr tė shpėtuar pėllumbin e shpėtova Liridonin dhe Albanin.



…Hėna e venitur, megjithatė kishte mė shumė dritė se qiriu qė digjej pranė librave tė Gani Lubeniqit …

Qiriu ishte ngulur nė njė filxhan kafeje , flaka e tij krijonte figura tė ēuditshme edhe nė muri.

Lagja ku banonte Gani Lubeniqi ishte pa dritė elektrike…

…Sytė e Liridonit herė drejtoheshin nga pėllumbi,herė nga njė libėr qė kishte njė ballinė tė ēuditshme.Nė atė ballinė dukej si po kafshonte diellin kulēedra.

Tė ēuditshėm janė kėta piktorėt tanė,disa prej tyre edhe tė sėmurė shpirtėrisht janė,po si ėshtė e mundur qė kulēedra ta kafshojė diellin,lemėritės duhet tė jetė edhe libri.

Mos u nxito…

Liridon,ballina e kėtij libri fsheh tė kundėrten,para rrezeve tė diellit shtrihet ēdo kulēedėr.Kėtė libėr e ka botuar Tirana. Bėn fjalė pėr pėriudhėn tonė…

Libri tregon se ilirėt dikur e sundonin tėrė bregdetin e Adriatikut ,e tash sllavėt ia kanė marrė edhe Ulqinin…

Ka ikur ajka e kombit pėrtej deti,kur vdiq Skėnderbeu iku ajka jonė. Ajo do tė kthehet,tha Albani dhe pyeti.

-Po ballina?

Ballina e librit ,sipas Gani Lubeniqit,ėshtė marrė nga njė libėr i huaj pėr tė mbuluar kėshtu tė bukurėn ,me tė shėmtuarėn ,mos tė ma hetojnė kukudhet…

Po kukudhėt kanė filluar edhe tė heqin dorė nga gjuha letrare shqipe.Ata sikur gėzohen edhe mė shumė kur arrijnė tė flasin nė gjuhėn e mėhallės qė i ka rritur dhe pėrdorin fjalė tė huaja sllave,turke dhe rome…

Njė kukudh i tillė qėlloi njė ditė me shkumės shkronjėn (Ė)…S’na duhet kjo shkronjė, tha ai,e shikoj Carin e tij , Dushaninin mu nė sy…Ai ia mbylli prapa syrin, do tė thotė ai i

dha urdhėr tė fshehtė qė t’i godisė edhe tridhjetė e pesė shkronja tė tjera.

-Qėllojnė shkronjat tona, tė Manastirit-tha Albani…

-Shigjetojnė sytė tanė,-tha Liridoni.

Gani Lubeniqi iu afrua pėllumbit tė plagosur , e pėrėdheli nė gushė , e afroi , pranė zemrės , e pėrkdheli prapė , iu duk se po e hapte edhe syrin e majtė…

Dhoma ishte e ngrohtė…Liridoni hapi dritarėn,por e mbylli prap mė rrėmbim.

Ajri i ftohėt i natės hyri nė dhomė duke i gufuar perdet…

Perdet u qetėsuan , por Liridonit iu shtua shqetėsimi.

Ata qė kanė ardhur nga Karpatė t, tha Liridoni do ta ndienin dridhjen e dheut tonė nė kėmbėt e tyre me gishtėrinj tė mėdhenj,por qėlluan servilėt dhe kameleonet politik qė hynė, nė valle,me ta ; kėsaj valleje duhet t’i dridhet dheu nėn kėmbė…

Mjaft duruam robėrinė,-ngriti zėrin Albani,por Gani Lubeniqi me tė drejtė kėrkoi qė tė ketė qetėsi…

Nata i shton kukudhėt,tha ai,dhe shikoi prapė nė dritare…



…Njė flutur e bardhė kishte hyrė pahetueshėm nė dhomė.

Flutura e kishte formėn e zemrės.Ajo sillej rreth qiriut, por e donte zemrėn e vet.

Ishte e kujdesshme qė tė mos i prek krahėt nė atė flakė tepėr tė vockėl,ngase,mund tė ishte vdekjeprurėse pėr njė flutur nė formė tė zemrės.

…Ndjekėsit e Liridonit dhe Albanit e merrnin nė lidhje telefonike Pejėn,Deēanin,Gjakovėn, Beogradin…

Nėse i zini tė gjallė,urdhėronte Pitoni i Karpateve ,inspektorin e Prishtinės, Karakush Kurkushin, Zymran Batakqiun ,etj, qė ta lidhnin Liridonin dhe Albanin, dhe ashtu tė lidhur t’i pushkatonin nė kufi.

Pastaj ngritėn zėrin kryekukudhet Herleviqi e Dollanci qė t’ia dėrgojmė njė notė tė rreptė Tiranės “sė ushtarėt tuaj kanė vrarė dy qytetarė tanė”…



Dy qytetarė tanė foli me cinizėm Pitoni dhe ndezi edhe mė shumė dritėn e baterisė…

Xhipi i tij u nis drejt lagjės ku ėshtė njė fabrikė e moēme e tjegullave. Nė atė lagje ka vetėm shqiptarė,tha ai, atje do tė jenė fshehur.

Liridoni me Albanin ndezen nga nje cigare”Tarabosh”dhe ofshanė shumė thellė…



Nata e venitur ishte fshehur pas Bjeshkeve tėe Nemuna. terri ishte bėrė mė i dendur nė Prishtinė, por agimi nuk ishte larg.

Liridoni dhe Albani i thanė Gani Lubeniqit se duhet tė largohėn nga shtėpia ku banonte ai para se tė lindė Dielli.

Liridoni veshi njė xhamadan tė Gani Lubeniqit, ndėrsa Albani njė kėmishė tė tij…


Pėllumbi i plagosur shikonte si shtėrngoheshin tri palė duar.Tė dy vėllėzėrit u futėn nėn degėt e njė bliri, zhurma e hekurave tė derės nuk u dėgjua fare.

Gani Lubeniqi iu kthye pėllumbit tė plagosur ,ai po e lėvizte kokėn , ishte shenjė e mirė se ai edhe pakėz e do t’i lėvizė edhe krahėt. E priste qielli pėllumbin e plagosur, por cila udhė i priste dy vėllėzėrit nga Duboviku nuk i dinte as nėna e tyre Ajkunė…



Prishtinė-Dubovikė,dhjetor 2004.
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio