Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Leter presidentit shqiptar nga Ibrahim Egriu
Flori Bruqi
Postuar nė: 15.01.2007, 13:14
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 278
Antari Nr: 3300
Bashkangjitur: 12.10.2006




Leter presidentit shqiptar nga Ibrahim Egriu


I nderuari z. President,

Duke u bazuar nė tėrė veprimtarinė e tij tė palodhshme rreth aktivitetit tė kryer nė lėminė e arsimit mė se katėr dekada, nė emėr tė L SH B –Skandinavi dhe, nė emėr tė familjes sė tij, propozojmė qė, pishtari i arsimit z. Abdi Begu-Haxhiu, tė dekorohet me dekoratėn ”Naim Frashėri” tė klasit tė Parė.

I takon Plejadės sė Parė tė pedagogėve dibranė tė Shkollės Normale tė Elbasanit, qė ishin dhe pionierėt e parė tė arsimit nė trevat e okupuara iliriane. Ajo plejadė pėrbėhej nga: -Esat Mezelxhiu, Medat Cami, Abdi Begu -Haxhiu, Irfan Oruēi, Fetah Ajdini, Isan Baholli, Zenjel Shemsiu, Skėnder Daci, Irfan Tomini, Abdi Golja, Sherif Lleshi, Ramadan Horvati, Abas Xhafa, Iqmet Kasapi, Xhavit Kaba, Sefedin Koleci dhe tė tjerė, emrat e tė cilėve s'mė kujtohen dhe, pėr ēdo lėshim kėrkoj ndjesė.

Tėrė kėta pedagogė,tė pėrgatitur e tė brumosur me dije nga Normalja e Elbasanit, ishin shtylla e arsimit gjatė e pas Luftės Dytė botrore dhe, secili prej tyre meriton hapsirė tė veēantė e vend tė posaēėm pėr kontributin e dhėnė gjatė katėr dekadave.

Ata, qenė tė parėt qė pėrhapėn dijėn, arsimin, kulturėn dhe kryen pėrpjekje maksimale pėr zhdukjen e analfabetizmit nė trojet shqiptare. Intelektualėt tanė mė tė shquar, ja se si e vlerėsojnė veprimtarinė e tyre:

Mėsuesit e parė tė Shkollės Normale tė Elbasanit ishin profetė e ambasadorė tė kombit tonė.

Ndėrsa, Sami Frashėri ynė i madh thoshte: Tė mbjellim sot qė tė korrin nesėr fėmijėt tanė. Ata, mbollėn dhe dhė nė frut duke nxjerrė nė dritė gjenerata tė tėra, kurse sot, ne, dhe pas ardhėsit tanė do tė jemi mirėnjohės pėr ate qė pa lodhur mbollėn.

Tė flasėsh apo tė shkruajsh pėr Plejadėn e Parė tė arsimit nė trevėn e Dibrės, lypset shkruar faqe tė tėra, por pėr shkak tė tė dhėnave tė pamjaftueshme, kornizat e kėtij shkrimi s’na mundėsojnė tė shkruaj mė gjėrėsisht pėr secilin pedagog veēmas, por shpresojmė se, intelektualėt dhe gazetarėt dibranė, do tė ofrojnė tė dhėna mė tė hollėsishme.

LIRIA-MBI TE GJITHA
Tani, nė shpirt ndjej njė obligim moral shtytės qė rrjesh rrjeshtat qė vijojnė t’ia de dikoj mėsuesit tim mė tė shtrenjtė e mė tė dashur, z. Abdi Haxhiu, me tė cilin dhje tė vjetėt e fundit tė jetės sė tij i kaluam tė pandarė dhe, prej tij thitha nektarin e atdhedashurisė.

Punonim sė bashku nė Shkollėn”Skėnderbeu”, qė mė vonė sllavo - maqedonėt e pagėzuan”Bashkim -vėllazėrim”-Dibėr.

Nė vitin 1939 kreu Normalen nė Elbasan dhe, nė po tė njėtin vit mori pjesė aktive nė demonstatat qė u organizuan kundėr fashizmit italian.Vitet e para tė shėrbimit i kreu nė Maqellarė, Omezh e Bulēizė.

Nė vitin ’46 emrohet drejtor i Shkollės” Liria ” tė Shkupit ku me plot devotshmėri punoi deri nė vitet e pesėdhjeta, mandej vazhdoi shėrbimin nė Dibėr.

Ai, dyzetė vjet rrjesht si pionier i arsimit, gjeneratat e tėra i mėsoi se ēdo abetare fillon me mėsimet e tė shtrenjtės liri.

Ēdo kaptinė libri ka kurorė lirinė. Asgjė s’ėshtė mė e shtretė pėr shqiptarin qė nuk duron thundrėn e huaj, qė s’do tėdėgjon urdhrin e huaj dhe qė e do vendin e vet aq sa edhe dritėn e syrit.

Shpesh herė edhe gjatė kohės sė Rankoviqit kur qe i pėrcjellur nė ēdo hap, na i mėsonte poezitė:-”Tradhtari” tė Hil Mosit, ”Gjuha shqipe” tė At Gjergj Fishtės, ”Kthimi i Skėnderbeut
nė Krujė” tė N. Frashėrit etj.

Siē rėfente ai, pas ēdo poezie patriotike tė zhvilluar nė klasė, thirrej nė polici dhe kėrcnohej edhe me likuidim fizik. Sa herė na i kujtonte fjalėt e Luigj Gurakuqit, i cili porosiste:

-Njeriu s’ka ne nevojė vetėm pėr bukė, sepse diē tė tillė mund tė gjejė edhe nėn thundrėn e tė huajve, por mė sė shumti ka nevojė pėr tė siguruar gjellėn e shpirtit-lirinė”.

Tek z.Abdiu dominonin:-ndjenja e atdhedashurisė, e fisnikrisė, e besnikrisė, e sinqeritetit, e vendosmėrisė dhe qėndrushmėrisė, e rigorozitetit dhe e parimite tit. E deshte atdheun mė shumė se ēdo kush.

Njė duf, valė e pėrvėlim ia kaplonte shpirtin nga malli e nostalgjia qė ndjente pėr Shqipėrinė dhe, kishte dėshirė tė flakėt ta sheh pėr tė fundit herė e tė takohet me tė afėrmit e vet, tė cilėt s’i kish pa katėr dekada. Por mjerisht, porsa iu lėshua viza, lėngoi i sėmurė rėndė nė shtrat dhe, ėndra e tij s’iu realizua.

E deshte po aq edhe Kosovėn me tė gjitha trojet e okupuara sė bashku dhe thoshte:”Pa Kosovė e pa Ēamėri, s’mund tė ketė Shqipėri”-Nė ngjarjet revolucio nare tė 81 -shit, tė tria vajzat dhe djali i tij i vetėm, Besniku, merrnin pjesė pa da nė protestat e pėrgjakshme gjithėpopullore.

Edhe pse shpesh herė, agjentėt e siguri sigurimit, vinin nė shkollė dhe e kritikonin ashpėr z. Abdiun para qindra arsimtarė, atij s’i bėhej vonė, ndjehej krenar dhe kurrė s’iu tremb syri.Nė tė dalur nga mbledhja mė thonte:

-U lumtė fėmijėve tė mij ! Edhe sikur i vetmi djalė imi tė flijohet nė alltarin e lirisė-pėr Kosovėn martire, nuk mė dhimset !

Sepse, siē thonte Naimi ynėi madh:”Djalin qė tradhton atdheun s’e do as nėna e vet ”-Atdheu do sakrifica. Pa gjak s’fitohet liria. Shqiptari e zbulon forcėn e vet nė dhėmbje. Mė mirė tė thyesh se sa tė pėrulesh”.

Ndjenja e fisnikrisė: -Karakteri i njeriut njihet vetėm atėherė kur bėhet epror. Vėlezėrit Qemal dhe Nexhat Agolli e emruan z. Abdiun drejtorin e parė tė shkollės”Liria” nė Shkup.

Nė atė kohė dr. Petro Janura me tė kthyer nga Rumania, ngarkohet tė punojė me nxėnėsit e klasės sė tretė. Ai, me respekt tė veēantė na rėfente tė dyve, z. Emin Pustinės dhe mua pėr sjelljen fisnike tė tij dhe thonte:Abdi Haxhiu ishte drejtori dhe njeriu mė fisnik qė takova nė vitet e pas luftės.

Ndjenja e besnikrisė:Shpesh herė na kėshillonte:-Besnik bėhuni, por
kurrė mos u besoni armiqėve e tradhtarėve.

Ai i urrente pa kufi spiujt e tradhtarėt.Urrejtjte ushqente dhe ndaj fėmijėve tė tyre. Tė gjithė i besonin z.Abdiut, por tepėr vėshtirė ka qenė tė fitohet besimi tek ai. Pas shumė provave, fitonte bindjen dhe bėhej i afėrt dhe i pandashėm.

Ndjenja e sinqeritetit, vendosmėrisė dhe e qėndrushmėrisė: -Ishte
tepėr i logjikshėm dhe i sinqertė. Me krenari fliste pėr personalitetet mė tė shquartė kombit shqiptar. Takimin e tij nė vitet e shtatdhjeta me prof. dr. Qosjen e mbylli me kėto fjalė:-Intelektual i ngritur e tepėr intelegjent ėshtė Rexhepi, nė tė ardhmen vendin e Eqrem Qabeit do ta zė ai.

Vendosmėria dhe qėndrueshmėria zėnin hapsirė tė veēantė nė karakterin e tij stoik e tė pathyeshėm. Nė vendimet dhe gjykimet ish i prerė e i paluhatshėm.

Edhe pse shtatė muaj vuajti nga nė sėmundje e rėndė dhe e pashėrueshme nė lukth, ai kurrė s’ofshami, thuaj se s’kishte dhėmbje. Ish tepėr i disciplinuar, s’pinte cigare as alkohol. S’i takonte asnjė partie dhe pa rezervė e pėrkrahte unitetin kombėtar. Ai,s’i vlerėsonte bashkėkombasit e vet nė bazė partiake, rajonale apo fetare, por vetėm se nė saj tė kontributit dhe atdhedashurisė.

Sikurse shumica e pedagogėve tė Normales sė Elbasanit dhe tek z. Abdiu vihej nė dukje rigoroziteti. Ai, kėrkonte nga nxėnėsit qė t’i pėrmbahen rendit shkollor:-Tė jenė tė diciplinuar, tė mėsojnė sa mė shumė e t’i kryejnė rregullisht detyrat shtėpiake. Poqe se ndojnė nxėnės s’u pėrmbahej kėtyre rregullave-ndėshkohej.

Parimor e i pėrpikėt:-”Njeriu pa parime dhe pa vullnet i ngjet njė anijeje pa timon e busull; qė e ndėrron drejtimin sa herė qė ndryshon era”, thoshte ai. Ishte dhe tepėr i pėrpikėt.Kėrkonte prej z. Dalip Bellēishta, prej meje e prej miqėve tė tjerė, tė jemi tė sakėt, tė pėrpikėt dhe tė paraqitemi nė kohėn e caktuar nė takim, pa u vonuar asnjė minut.

Mė kujtohet fare mirė shtatori i vitit ’83, dita kur nga shovinistėt maqedon u vendos qė ditarėt dhe administrata plotėsohen nė gjuhėn maqedone. Nė shkollė mbretėronte njė atmosferė e ngjeshur me urrejtje e huti. Nė ato ēaste, arsimtari 64 vjeē theksoi:Dyzetė vjet rrjesht s’kam shkruar nė gjuhėn maqedone dhe as qė dij tė flas.

Vallė, kush do tė m’i shėnojė orėt nė ditar?!- Nga dhėmbja qė ndjente pėr gjuhėn tonė tė bukur e tė ėmbėl shqipe, disa pika loti i rrėshqitėn zvarė nėpėr fėtyrė. Mandej, duke hipur sė bashku shkallėve pėrpjetė, shiqimi na u ndal nė vendin ku qėndronte fotografia e heroit tonė kombėtar -Skėnderbeu dhe mė tha:

-Ja se ē’bėjnė shovinistėt e shfrenuar monist, i hoqėn edhe fotografitė e fėtyrave mė tė ndritura tė historisė e tė pavarėsisė sonė kombėtare. Nė vendin ku qėndronte fotografia e legjendarit Skėnderbe, vėrehej ajo e priftit bullgar-Rajko Zhinzihov.

Shkolla pa fotografitė e Skėndrbeut, Ismahil Qemalit, Bajram Currit e Isa Buletinit, Hasan Prishtinės, Abdyl e Sami Frashėrit, Naimimit, Migjenit, Luigj Gurakuqit, Jani Vretos e Asdrenit dukej si skėterė. Mandej, duke i shqiptuar disa fjalė ofshani: -Ah liri, liri sa e shtrenjtė qė je!

Qė nga muaji shtator i vitit ’83, jo vetėm qė u futė nė administratė gjuha ”zyrtare”
maqedonishte, por nėpėr tė gjitha shkollat dhe i nstitucionet kulturore – arsimore, u hoqėn tėrė fotografitė e Rilindasve tanė dhe ata tė dėshmorėve pėr liri, siē janė:-Emin Duraku, Ganimete Tėrbeshi, Ibe Palikuqi, Hajdar Dushi e Liman Kaba, ndėrsa nė vend tė tyre janė vėnė vetėm portretet e maqedonasve.

Njė aksion i tillė nga sistemi monist i shovinistėve maqedonomėdhenj,i hapi njė plagė tė pashėrueshme ish arsimtarit tė ndjerė, z. Abdiut dhe, porsa doli nė pension, nga njė sėmundje e rėndė nė lukth, ndėrroi jetė.

Ne, tė gjithė nxėnėsit e tij, e pėrkujtojmė me respekt e krenari kėtė pishtar tė arsimit, kėtė patriot tė dėshmuar, i cili pėr ne qe shembull i virtyteve tė larta patriotike e njerėzore.

Njerėzit si Abdi Begu-Haxhiu, janė tė pavdekshėm.

Lavdi veprės sė tij !

Pra, Zotėri President, kėto ishin disa tė dhėna modeste pėr kėtė figurė tė shquar tė arsimit tonė kombėtar, tė cilat, urojmė e shpresojmė qė Ju do t’i merrni nė konsideratė.

Malme-Suedi, janar ’07 v. Me nderime e respekt,
E-mail:ibrahim@home.se Ibrahim Egriu

Nr. i tel. e faxit: 0046/ 40218228




__
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio