Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


Faqe: (4) [1] 2 3 ... E fundit »  ( Kalo tek postimi i parė i palexuar ) Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Thirrje pėr demonstratė
Flori Bruqi
Postuar nė: 15.01.2007, 13:17
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 278
Antari Nr: 3300
Bashkangjitur: 12.10.2006



Flori Bruqi :Kumtese nga Lėvizja VETĖVENDOSJE!


Thirrje pėr demonstratė

KUR? Tė shtunėn, mė 27 janar 2007, nė orėn 14:00
KU? Pėrpara selisė sė OKB-sė nė Gjenevė tė Zvicrės

Kosova po hyn nė vitin e tetė nėn administrimin e sistemit antidemokratik tė UNMIK-ut i cili popullit tonė po ia mohon tė drejtėn pėr vetėvendosje. Jo vetėm qė liria po na mohohet, por atdheut po i kanoset copėtimi nėpėrmjet decentralizimit, uzurpimi i historisė e kulturės nėpėrmjet 'eksterritorialitetit' si dhe konsolidimi i entitetit serb brenda Kosovės nėpėrmjet rikolonizimit. Kėto projekte tė dėmshme qė po synojnė bosnjėzimin e Kosovės, e tė cilat na e rrezikojnė tė ardhmen neve e brezave qė vijnė, do tė jenė pjesė e pakos sė Ahtisaarit pėr statusin e Kosovės.



Prandaj, ju bėjmė thirrje tė bashkėngjiteni nė demonstratėn e Lėvizjes VETĖVENDOSJE! kundėr UNMIK-ut, Grupit Negociator tė Kosovės dhe Serbisė; kundėr negociatave pėr lirinė tonė – liria ėshtė e panegociueshme; kundėr decentralizimit – ēfarėdo copėtimi i Kosovės duhet luftuar; kundėr 'eksterritorialitetit' e rikolonizimit – Kosova ėshtė atdheu ynė, ajo i takon vetėm popullit tė saj.


Demonstrata mbahet pėrpara Zyreve tė OKB-sė nė Gjenevė mė 27 janar dhe fillon nė orėn 14:00.


--
====================================
Vedat Xhymshiti - Lėvizja VETĖVENDOSJE!

Tel +377 (0) 44 / 679 – 357
www.vetevendosje.org
====================================
njerėz nė lėvizje
gjeneratė me shpjegim tė ri
komunitet qė refuzon tė nėnshtrohet

drejt vetėvendosjes dhe deri nė vetėvendosje!
====================================
Lėvizja VETĖVENDOSJE! ėshtė komunitet i njerėzve qė refuzojnė tė nėnshtrohen. Ajo synon arritjen dhe realizimin e vetėvendosjes pėr popullin e Kosovės. Lėvizja VETĖVENDOSJE! angazhohet edhe pėr ndryshime radikale shoqėrore e politike qė do tė mundėsonin respektimin e tė drejtave tė njeriut, tė drejtave civile dhe drejtėsisė sociale pėr tė gjithė dhe secilin nė Kosovė pa kurrfarė diskriminimi.



PM
Top
preglli
Postuar nė: 15.01.2007, 14:08
Quote Post


Jam nė rrjedhoja
***

Posti: Antarė
Postime: 38
Antari Nr: 1078
Bashkangjitur: 27.04.2006



Pa marre parasysh faktin qe shumicen absolute te politikuajve tone i konsideroj jokompetente, jam i sigurt se nuk guxojme t'ia lejojme vetes nje lluks te tille qe t'i japim sinjal botes se ne jemi edhe kunder udheheqeseve tone politike, te cilet ne emrin tone (by the way, vet populli i ka votu institucionet tona) merren me procesin e ceshtjes se statusit politik te Kosoves.
PM
Top
Replikanti
  Postuar nė: 15.01.2007, 16:03
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 66
Antari Nr: 5055
Bashkangjitur: 03.01.2007



Nuk e di se si e gjykoni ju antare te forumit kete ftese per Demo por edhe une mendoj se eshte "non-sense", pasi qe grupi i kontaktit i ka vene vijat e kuqe, se si dhe qa do rrjedh ne te ardhmen, ndersa me kete demo sikur ne nuk jemi te pajtimit me krejt ato te me hershmet qe i ka permendur edhe Mr. Preglli.
Vetvendosja sikur ka lindur pa termin "pakez" vone.
Te huajt e dine qendrimin tone dhe nuk e di se a ja vlene te dilet dhe te fyhet populli tash mu ne prag te zgjidhjes se statusit, perderisa e dime qe ata (Grupi i Kontaktit, z. Ahtisari, Berns, Wizner ...) vetem se i kane kartat ne dore dhe gjithcka eshte e pakthim.
Po sikur te lexoja se serbet po mblidhen para OKB-se me 27 janar nuk do te habitesha si tash qe po habitem me asksionin e ri te "levizjes per ndryshime radikale shoqėrore e politike VETVENDOSJES".

PM
Top
Flori Bruqi
Postuar nė: 15.01.2007, 20:24
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 278
Antari Nr: 3300
Bashkangjitur: 12.10.2006



????
NUK JENI NE VETI.MOS JENI FYROMISTA APO BULLGAROFIL?
PSE KUNDER VETVENDOSJES SE ALBIN KURTIT?
????
A DINI SE KOSOVA DO TA KETE STATUSIN E CUNGUAR!!!
A JENI NE VETI O SHQIPTARE TE ILIRIDES!
PO ME DUKET SE KETE FORUM E PASKA RRU DREQI?!!!
KU JENI JU O MODERATORE? !!! PSE HESHTNI!
PSE NUK JU KUNDERVYHENI KETYRE NOFKAVE!???!
KUSH JANE KETA?!!! STUDENT,BULLGAROFIL,APO "PATRIOTA ME BATERIA",PATRIOTA ME 2 BYTHA! HAJ MEDET KA PO NA SHKON ILIRIDA?!!!




PM
Top
Flori Bruqi
Postuar nė: 15.01.2007, 20:28
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 278
Antari Nr: 3300
Bashkangjitur: 12.10.2006



Do te beshit mire qe ju NOFKAT me AKTIVE te dilni HAPTAS me emra dhe mbiemra ne mbrojtjen e VETEVENDOSJES,jo per dicka tjeter por nese jeni Shqiptare,mos u frigoni...thuani ate cka e ndjeni,e nese jeni apo e ndjeni vehten Maqedon,heshtni...Shtini vehset ne Lesh!
Kjo vlene per te gjithe juve nese jeni shqiptare dilni me emra dhe mbiemra ne mbrojtje te Kosoves!
1 Uskana2006 329
2 Happy_Soldier 284
3 luan2u 221
4 ardi_pr 206
5 drita_fr 189
6 Terroristi 158
7 Lediani 152
8 platinaa 137
9 shkup_kercovari 129
10 LirimShabani
PM
Top
Uskana2006
Postuar nė: 15.01.2007, 20:44
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 2765
Antari Nr: 1800
Bashkangjitur: 21.07.2006



Zoteri Bruqi,

Kosova tash me i ka strukturat dhe institucionet e veta politike, e ka edhe qeverine dhe si te tille nuk eshte mire ti diskreditojme sepse populli i Kosoves i ka zgjedhur. Kosova e meriton pamvaresine dhe ne ate drejtim po ec. Kur ka pasur nevoje qe problemi Shqipetare te internacionalizohet diaspora e ka bere kete gje. Druaj se ketu eshte ne fjale nje loje dhe nje gare politike per pozita post pamvaresie. Ju lutem jini pakez me i matur dhe ne fryme te kerkeses suaj dhe mos na ofendoni me fjale.
PM
Top
Cusack
Postuar nė: 15.01.2007, 20:53
Quote Post


Carpe Diem
*****

Posti: Admin Forumi
Postime: 10747
Antari Nr: 4199
Bashkangjitur: 24.11.2006



 Citim (Uskana2006 @ 15.01.2007, 20:44)
Druaj se ketu eshte ne fjale nje loje dhe nje gare politike per pozita post pamvaresie. Ju lutem jini pakez me i matur dhe ne fryme te kerkeses suaj dhe mos na ofendoni me fjale.

Uskana2006
Ate qe druan ti, e kam menduar dhe une.

Levizja VETEVENDOSJE me moton e saj te famshme JO NEGOCIATA - VETEVENDOSJE beri buje te madhe gjate kesaj kohe kur zhvilloheshin Negociatat permes bisedave per ceshtje teknike midis Prishtines dhe Beogradit.

Nuk e di ne c'drejtim shkon tani VETEVENDOSJE kur grupi negociator i Prishtines e ka mbyllur punen duke thene se S'KA ME NEGOCIATA. Presim vetem vendimin final.

Mendoj se Albin KURTI po perdor Levizjen VETEVENDOSJE si Trampoline per t'u futur ne Politike.

Poste pas pavaresise. Ke te drejte!


----------------------------------------
Mos ia fal cdokujt kenaqesine te mendoje qe eshte dikush ne jeten tende. Aq me pak dikujt qe s'e ka problem nese je ti ose dikush tjeter!
Miss.Blue
PM
Top
Flori Bruqi
Postuar nė: 15.01.2007, 20:59
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 278
Antari Nr: 3300
Bashkangjitur: 12.10.2006



Z.Uskana!

Do te komunikoja me ju ne privat!Sepse nuk deshiroj te komunikoje me me dike qe nuk e njof!
Me poltike dhe publicistike merrem qe nga viti 1974(gjerat i dije bukur mire se si po rrjedhin ketu ne Kosove).
Respekt per ju dhe shkrimet e juaja konstruktive.
Flori Bruqi
E-mail:bruqi-flori@hotmail.com
blog:www.dervina.com
blog:floart-press.blogspot.com
blog:www.bruqi.com
blog:floart.blogspot.com
blog:flori-press.blogspot.com
blog:kumanova.li
blog:shqip.dk
blog:www.frosina.org
etj.
(Ne keta bloga mund te komunikojme e jo ne blogun Tuaj,sepse shume forumiste jane te papergjegjshem per fjalen e shkruar"gjuajne gurin e fshehin doren"
Te fala nga Superspijuni i AKSH-se F.B.K.SH-se
PM
Top
Flori Bruqi
Postuar nė: 15.01.2007, 21:07
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 278
Antari Nr: 3300
Bashkangjitur: 12.10.2006



Thashe edhe nje here,se si SUPERSPIJUN i AKSH-se,nuk do te bisedoje me IQAT E VIQAT!
Do te bisedoje vetem me Shqiptare qe dijne cka eshte Shqiptaria.Me SOROS-ista dhe FYROM-ista nuk bisedoje.

Kosova eshte duke shkuar perpara,por Fatkeqesia me e madhe se Kosova nuk do te jete e pavarur!

Gilgameshat qe jane ne pushtet(Kosove) askush s'i ka vete sa boren e parvjeme!

Prandaj jemi ku jemi!

Meqe nuk i dini punet me mire se ne qe merrem me keto pune(keni te beni me nje SUPERSPIJUN 007 TE AKSH-se) atehere te gjithe VIQAT e IQAT duhet lare durte mire ,kur te bisedojne me mua...

Une kam kohe sepse kam rrogen bukur te majme...Ju me mire eshet te mirreni me kryerjen e Fakultetit se sa te merreni me politike.Politiken iua lini politikaneve...

Mire mbetshi...

Super spijuni!
PM
Top
Cusack
Postuar nė: 15.01.2007, 21:13
Quote Post


Carpe Diem
*****

Posti: Admin Forumi
Postime: 10747
Antari Nr: 4199
Bashkangjitur: 24.11.2006



Super spijuni! hahahha.. ky te shkrin fare


----------------------------------------
Mos ia fal cdokujt kenaqesine te mendoje qe eshte dikush ne jeten tende. Aq me pak dikujt qe s'e ka problem nese je ti ose dikush tjeter!
Miss.Blue
PM
Top
r.mislimi
Postuar nė: 15.01.2007, 21:22
Quote Post


studentet.info
*****

Posti: Admin
Postime: 3277
Antari Nr: 2
Bashkangjitur: 25.11.2004



 Citim (Flori Bruqi @ 15.01.2007, 20:59)
Z.Uskana!

Do te komunikoja me ju ne privat!Sepse nuk deshiroj te komunikoje me me dike qe nuk e njof!
Me poltike dhe publicistike merrem qe nga viti 1974(gjerat i dije bukur mire se si po rrjedhin ketu ne Kosove).
Respekt per ju dhe shkrimet e juaja konstruktive.
Flori Bruqi
E-mail:bruqi-flori@hotmail.com
blog:www.dervina.com
blog:floart-press.blogspot.com
blog:www.bruqi.com
blog:floart.blogspot.com
blog:flori-press.blogspot.com
blog:kumanova.li
blog:shqip.dk
blog:www.frosina.org
etj.
(Ne keta bloga mund te komunikojme e jo ne blogun Tuaj,sepse shume forumiste jane te papergjegjshem per fjalen e shkruar"gjuajne gurin e fshehin doren"
Te fala nga Superspijuni i AKSH-se F.B.K.SH-se

Perse ne blloqet ku ti moderon deshiron te bisedosh per ceshtje te medhaja? Sepse ke mundesin e cenzurimit apo?
Dhe cdo shkrim qe nuk te pelqen e fshin nga lista, na vjen keq qe ke krijuar bindje se forumi studentor paska njeres te papergjegjshem.


----------------------------------------
www.studentet.info
PMUsers Website
Top
Llapi_boy
Postuar nė: 15.01.2007, 21:27
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 51
Antari Nr: 5243
Bashkangjitur: 14.01.2007




Spiunat zakonisht nuk e identifikojne veten kurre, veq ky Flori qenka diqka ekstra!! smil3dbd4e4c2e742.gif
PM
Top
BESI_dr
Postuar nė: 15.01.2007, 21:34
Quote Post


Bashkpuntorė
****

Posti: Antarė
Postime: 47
Antari Nr: 468
Bashkangjitur: 17.01.2006



Cmenduri mund ta quajme nje veprim te tille. Nese ne qohemi kunder botes, cka atehere. Veprimet e disa cunakave ketu ne Kosove (disa kullerucave), nuk po gjejne mbeshtetjen e qytetareve. Ka qene qoroditese veprimtaria e Albin Kurtit, prej se ai eshte liruar nga burgu i Serbise (Pa ia kontestuar veprimtarine e mehershme). Nuk ka hezituar te flet cka i vije ne goje per te gjithe shtresen plitike, madje edhe per ata qe na e sollen lirine. Na kujtohet edhe momenti kur Kurti dha urdher qe ne asnje zyre te levizjes "Vetvendosje!" te mos gjendej fotografia e Adem Jasharit.
Ajo cka me 28 nentor beri kjo levizje ishte kulmi i nje vandalizmi te ketyre kulleruceve. Kur pane qe populli distancohej prej arrogances vullgare, vetvendosistet vendosen te sulmojne lideret tane, te cilet ne lufte sfiduan regjimin milloshevician. Por, te permendim nje goditje verbale qe Kurti mori nga Hashim Thaci, gjithnje pas akuzave qe benin ndaj tij kullerucet: Thaci perafersisht tha se ne momentin kur ai luftonte ne Drenice Albinin e cethnin serbet.

Ne vijim keni nje opinion timin, te cilin e kam publikuar pas sjelljeve vullgare te vetvendosisteve me 28 nentor 2006, kur thyen dhe u munduan ta rrenojne ate qe eshte ndertuar gjate gjithe viteve te pasluftes.

KEQPERDORIMI I LIRISE

Shkruan: Besnik KRASNIQI

Pas shtatė vjetėsh tė vendosjes sė paqes nė Kosovė i treguam botės se populli ynė ende vazhdon tė ketė vėshtirėsi me lirinė. Me kėtė liri, e cila po gėzohet falė pėrpjekjeve tė gjithanshme tė po kėtij populli, e kurorėzuar pas luftės ēlirimtare dhe ndėrhyrjes sė NATO-s. Dhe, tash po ngjet qė tė kemi probleme po me tė. Probleme tė mėdha bile, pėr ēka dėshmuam nė Ditėn e Flamurit.
Problemet me lirinė u panė qė nė fillim tė shijimit tė saj. Ato na pėrcollėn nė kėto shtatė vjet dhe po vėrehen edhe tani, e, siē po shihet, do tė na pėrcjellin edhe pėr shumė kohė.
Kėsaj here dua t’i kursej disa institucionalistё tanė, tė cilėt duket tė kenė mė sė shumti probleme, sepse tash e shtatė vjet menduan se liria ka ardhur vetėm pėr ta dhe jo pėr popullin aq shumė tė pėrvuajtur. Menduan pėr karrierėn e tyre, pėr xhepin e tyre, pėr mirėqenien e tyre. Prodhuan kėtė varfėri tė skajshme dhe arritėn kulmin me koncesionet e bėra nė pazarin e ēėshtjes sė Kosovės, ndėrkaq nuk u turpėruan, por as nuk dhanė e nuk duan t’ia dinė pėrgjegjėsisė para popullit pėr atė qė premtuan si me kėngė vazhdimisht, qoftė si pjesė pozite, qoftė si pjesė opozite.
Ajo qė ngjau nė Ditėn e Flamurit, e cila u shndėrrua nė ditė tė qoftėlargut, pamė atė qė nuk duhet parė kurrė. Pamė skena shkatėrrimtare, aq tė trishtueshme, sa qė mbollėn frikė dhe mėdyshje pėr njė tė ardhme tė ndritshme e premtuese tė shtetit tė Kosovės.
Do tė quhej ēmenduri po tė mos e arsyetoja domosdonė e shprehjes sė pakėnaqėsisė sė popullit ndaj shtyrjes sė pėrcaktimit tė statusit. Do tė quhej ēmenduri, po ashtu, edhe tė mos arsyetoja thirrjen pėr dorėheqjen e asaj pjese njerėzish, tė vendosur nė Grupin e Unitetit, meqė pos lėshimeve tė shumta, ata gėnjyen popullin, duke dashur qė kėshtu tė rrisin namin e tyre bukur folklorik dhe duke u treguar aq tė padijshėm pėrpara tė tjerėve dhe aq tė “dijshėm” me deklarata tė pėrditshme, absolutisht tė njėjta, sikur kur shpjegojnė ėndrra, tė cilave edhe vetė fillojnė t’u besojnė.
Nėpėrmjet demonstratės njėmend paqėsore, pėrgjegjėsia mund tė kėrkohej edhe nė Ditėn e Flamurit, e cila do tė shpalonte mė sė miri vlerat e njėmendta historike tė popullit shqiptar, dhe papėrgjegjėsitė historike e deklaratave rapsode tė shumė nga ky Grup Uniteti, rapsodia e tė cilėve shembet dhe bėhet e paqenė nga realiteti dhe jo nga shpjegimi i tyre i ėndrrave tė njėjta.
Por, si tė arsyetohet forma e protestės, e cila u pa tė martėn? Kjo protestė, e cila nė mbarė globin pėrcolli mesazh tė frikshėm, mesazh tė brutalitetit, mesazh tė sjelljeve tė qoftėlargut. Nga Prishtina nė tėrė globin u emetua sinjali se si shqiptarėt demolojnė pasurinė e tyre dhe si mėtojnė tė pėrmbysin atė qė kanė arritur ta ndėrtojnė deri tashti.
Ditė tė tėra u proklamua se protesta do tė ishte e qetė, ndėrkaq ngjau qė lėvizja “Vetėvendosje!” tė ketė pasur pėr qėllim vetėm demolimin e objekteve tė institucioneve, e ndoshta me kėtė edhe tё provokojė ndonjė skenar djallėzor, qė pakkush do ta dėshironte. Por, a ishte ky qėllimi i vėrtetė i kėsaj demonstrate tė organizuar nga kjo lėvizje? Ndoshta po, por ishte edhe njė oreks tjetėr, qė u bė i njohur nga vetė organizatori, nė mėngjesin e 28 Nėntorit. Glauk Konjufca, njėri prej aktivistėve, i deklaroi njė radioje se me kėtė demonstratė mėtonin tė arrinin “Nėntorin IV”.
Pas “Nėntorit I” tė Skėnderbeut, “Nėntorit II” tė Ismail Qemalit, “Nėntorit III” tė UĒK-sė, na doli lėvizja “Vetėvendosje!”, qė me shkatėrrimin e asaj qė ėshtė ndėrtuar me djersėn e popullit dėshiron tė zėrė vend diku nė faqet e historisė.
Mjerim apo jo!
Kjo ngjarje dhe njė program i tillė ngre njė shqetėsim tepėr tė madh. Moskuptimi i lirisė dhe keqpėrdorimi i saj, ėshtė, siē do tė thoshte Fromi, ikje nga liria dhe robėrimi primitiv brenda emocioneve e instinkteve, si reflekse e nevojė shquese nė grumbullin e tyre tė ērregullt tė vetėdijes dhe tė aspekteve tė tjera morale, shoqėrore, politike, tė cilat mungojnė, qoftė tė atyre brenda skenarėve tė tillė, qoftė tė atyre nė krye, qė mendojnė se liria janė vetė ata, qė mendojnė se populli janė vetė ata, qė mendojnė se gjeografia e Kosovės, janė vetė ata...
Protesta e sė martės, nuk ngjante nė asnjė mėnyrė me demonstratat dhe me protestat kundėr regjimit vrasės tė Serbisė nė Kosovė, kur nuk shprehej vandalizmi me vezė, me shishe ngjyrash tė kuqe, kur ruheshin objektet e ndėrtuara nga djersa shqiptare, sepse atėherė kėrkohej pjekurisht liria. Ishin ngritur nė kėtė demonstratė “paqėsore” dhe trimėrore pėr tė treguar se sa keq dinė ta keqpėrdorin lirinė dhe sa tė gatshėm janė ta bėjnė popullin tė arratiset sa mė larg saj, ta bėjnė popullin trim, jo me pėrpjekje pėr dije, por pėr “revolucione” Ēe Ge Varēe, pėr tė mos lejuar qė “popullin ta mashtrojė liria dhe shenjtėria e saj”.
PMEmail PosterUsers Website
Top
ardi_pr
Postuar nė: 15.01.2007, 21:57
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 811
Antari Nr: 1964
Bashkangjitur: 03.08.2006



 Citim (Flori Bruqi @ 15.01.2007, 20:28)
Do te beshit mire qe ju NOFKAT me AKTIVE te dilni HAPTAS me emra dhe mbiemra ne mbrojtjen e VETEVENDOSJES,jo per dicka tjeter por nese jeni Shqiptare,mos u frigoni...thuani ate cka e ndjeni,e nese jeni apo e ndjeni vehten Maqedon,heshtni...Shtini vehset ne Lesh!
Kjo vlene per te gjithe juve nese jeni shqiptare dilni me emra dhe mbiemra ne mbrojtje te Kosoves!
1 Uskana2006 329
2 Happy_Soldier 284
3 luan2u 221
4 ardi_pr 206
5 drita_fr 189
6 Terroristi 158
7 Lediani 152
8 platinaa 137
9 shkup_kercovari 129
10 LirimShabani


Mr. Flori,

Me thuaj arsyet konkrete pse ta mbroj kete Organizat??

pasi qe ti dine shume per veprimtari te njerezve, kush nga kush financohet apo kush nga kush ndikohet, na trego diqka per Albin Kurtin, qfar qellimesh ka ky dhe nga kush financohet, nga keto ide te tija dhe kush po ja jep ato hartat? Pastaj ky kundershton UNMIKU-n Babai i tij merr rroge nga UNMIKU pasi qe punon me ta?!!

Cka kerkon vetevendosja?rikthimin e socialkomunizmit jugosllav?? A nuk u deklaruat ju besimtar musliman?? Nacionalizmi i Vetevendosjes a nuk do te na qonte gjithesesi ne nje sistem ku Islami dhe muslimanet shqiptare prape kane me u shajt edhe kane me u diskriminu siq jan share fyer dhe diskriminuar dhe po diskriminohen edhe nga keta PolitiKUAJ!!

Vetevendosja po te qon me bilete njekaheshe ne sistem te tagutit, edhe ti nese e ke nje pike sado te vogel te sinqeritetit ish dasht se paku mos me e perkrah nje organizate ose levizje qe synim perfundimtar nuk e ka vendosjen e e ndonje ligji perveq nje sistem tjeter te tagutit!!

ti mund te thuash se ne kete organizat ka edhe musliman besimtar dhe madje ata kane mbajtur mbledhi neper Xhamia, kjo eshte me se e vertet, por se pari keta te rinje shfrytezohen dhe se nuk e kan kuptuar thelbin e Islamit fare, e dyta aty kane mbajt fjalime komuniste revolucionare edhe LDK-ja e Rugoves ka majt kuvende zgjedhore ne xhamia, por tash muslimanet smund te marrin fryme prej tyre!!




----------------------------------------
Atdhetar jam, por edhe fetar si duhet. Atdhetari pėrse turp tė ketė tek thotė e dua me shpirt fenė e vet. Hafiz Ali Korēa
PMYahoo
Top
Ethnic Albanian
Postuar nė: 15.01.2007, 22:26
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 154
Antari Nr: 3787
Bashkangjitur: 02.11.2006



 Citim (ardi_pr @ 15.01.2007, 21:57)

ata kane mbajtur mbledhi neper Xhamia, kjo eshte me se e vertet, por se pari keta te rinje shfrytezohen dhe se nuk e kan kuptuar thelbin e Islamit fare, e dyta aty kane mbajt fjalime komuniste revolucionare edhe LDK-ja e Rugoves ka majt kuvende zgjedhore ne xhamia, por tash muslimanet smund te marrin fryme prej tyre!!


Rugovistet para 17 viteve shfrytezuan besimtaret mysliman, duke i mbajtur mbledhite e tyre neper Xhami e neper zyre te Bashkesis islame, prej se ata erdhen ne pushtet besimtareve musliman po ju ndertojne Kisha e katedrale mesjetare dhe madje ata nuk kane as drejta elementare, ne te njejtin sistem po mundohen ta perdorin edhe tash do OJQ, nder to me te vertet eshte edhe L. vetvendosja, pasi kan verejtur se numri i praktikuesve musliman eshte duke u rritur ne menyre drastike!
PM
Top

Topic Options Faqe: (4) [1] 2 3 ... E fundit » Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio