Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Ky vend quhet Maqedoni!!!
r.mislimi
Postuar nė: 15.01.2007, 14:25
Quote Post


studentet.info
*****

Posti: Admin
Postime: 3277
Antari Nr: 2
Bashkangjitur: 25.11.2004




IMAZH I TURBULLT

Ky vend quhet Maqedoni!!!


Nevojitet njė pėrllogaritės qė do tė balancojė rrogėn e politikanėve tė Maqedonisė me pasurinė e tyre. Tė garantuar e ka ēmimin Nobėl pėr matematikė, po tė paraqitet


HALIT AJDINI

Vendi mė i varfėr i Ballkanit Perėndimor. Vendi mė i varfėr i ish-Jugosllavisė. Rroga mesatare ėshtė dyqind euro, ndėrsa Bosnja, Mali i Zi, Serbia, kanė rrogė mesatare prej 350 eurosh, u bė e ditur zyrtarisht ditėve tė fundit. Ēmimet e gjėrave ushqimore, mjeteve tė ndėrtimit, shkollimi, pasurisė sė patundshme, janė tė njėjta me shtetet evropiane. Ky vend quhet Maqedoni. A jetohet nė kėtė vend? Cili duhet tė jetė motivi i tė jetuarit nė kėtė vend. Kjo ėshtė njė ndėr pyetjet rekorde qė bėhet nga rinia dhe familjet e qytetarėve tė kėtij vendi. Ēfarė ofron ky vend pėr qytetarėt. Ēfarė politike ndiqet pėr integrimin e vendit nė BE, me qytetarė tė diskredituar. A do tė na pranojė Evropa me kėtė disproporcion me vendet anėtare?.
E para. Askush nuk e do kėtė shtet, i cili asnjėherė nuk ėshtė nė gjendje tė sigurojė pėr qytetarėt e tij jetė te qetė. Ēdokujt qė i jepet mundėsia pėr tė gjetur strehim nė ndonjė vend tjetėr, nuk e le pa e shfrytėzuar. Nėntėdhjetė pėr qind e rinisė janė nė kllapi nga mungesa e perspektivės. Tė gjithė prej tyre zgjedhin lloj-lloj mėnyrash pėr t’u larguar nga ky vend. Nėpėr botė nuk ka vende ku lulėzojnė lule dhe jeta ėshtė si nė pėrralla, mirėpo ēdo kund ėshtė mė mirė se nė Maqedoni.
E dyta. Motivi pėr tė jetuar nė kėtė vend ėshtė i barabartė me motivin pėr tė jetuar nė njė burg, ku nuk ka rend shtėpiak, ku bandat janė gardianė burgu, ku ushqimi pėr tė burgosurit ėshtė si nė kampet e pėrqendrimit. A ka motiv tė jetojė dikush nė njė burg tė tillė. Unė jo, ju mė gjeni njė.!
E treta. Maqedonia nuk ofron asgjė pėrveē se politikė qė ta bėn bajat edhe politikėn si shkencė dhe politikanė qė janė bėrė yje. Ata kanė zėvendėsuar yjet e muzikės, teatrit, filmit, operės, sportit. Askund nė botė pėrveē se nė Maqedoni nga 30 ditėve tė muajit, 25 prej tij, mediat tė kanė nė faqe tė parė dhe nė 5 minutat e para tė lajmeve vetėm fytyrat politike. Dhe ēfarė politikanėsh se…
E katėrta. Maqedonia pėr 15 vjet pluralizėm, asnjėherė nuk ka gjetur politikanė tė ndėrgjegjshėm dhe politikanė nė kuptimin e mirėfilltė tė fjalės politikan. Nė Maqedoni politika ėshtė e pandėrgjegjshme pasi udhėhiqet nga politikanė tė pandėrgjegjshėm. Ky vend nė fillim tė viteve ’90 ka qenė shumė mė parė se vendet qė u anėtarėsuan nė Bashkimin Evropian. Politikanė tė papėrgjegjshėm, nė kėta vite dhe nė vazhdim filluan fushatė antishqiptare nė vend tė fushatės kundėr varfėrisė, ekonomisė sė tregut dhe vendi po ecėn me hapat e gaforres.

E pesta. Dallimi mes standardit jetėsor me qytetarėt e Evropės ėshtė i skajshėm Disproporcioni ndėrmjet politikanėve dhe qytetarėve ėshtė i dukshėm si Dielli.
Kėtu jetojnė mbi 2 milionė banorė. Pesėdhjetė pėr qind e tyre jetojnė me njė rrogė prej 200 eurosh. 30 pėr qind e tyre me njė ndihmė sociale prej 40 eurosh, ndėrsa 10 pėr qind janė nė mesataren mundshme tė ekzistimit. Dhjetė pėrqindėshi i pasur i Maqedonisė ka 90 pėr qind tė kapitalit tė pėrgjithshėm. Nėntėdhjetė pėr qind e kėtij 10 pėrqindėshi janė politikanė. Ky vend quhet Maqedoni. A ka ndonjė pėrllogaritės qė mund tė bėjė hesap, se si rroga e njė politikani mundėson qė ata tė jetojnė si nė pėrralla nė krahasim me qytetarėt e tyre, me njė rrogė tė njė politikani qė rrotullohet diku te njėmijė e pesėqind euro. Kėrkoj njė pėrllogaritės qė do tė balancoj rrogėn e politikanėve tė Maqedonisė me pasurinė e tyre. Tė garantuar e ka ēmimin Nobėl pėr matematikė, po tė paraqitet!!!.




----------------------------------------
www.studentet.info
PMUsers Website
Top
Uskana2006
Postuar nė: 15.01.2007, 21:13
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 2765
Antari Nr: 1800
Bashkangjitur: 21.07.2006




Urime, per besen kjo eshte pasqyre e vertete e situates socio -ekonomike ne Maqedoni, s'ka koment.
PM
Top
fancy_boy
Postuar nė: 15.01.2007, 22:02
Quote Post


Shetitje neper Mjegull
*****

Posti: Antarė
Postime: 277
Antari Nr: 9
Bashkangjitur: 28.11.2004



Cfar urime bre Uskana2006 na kaploj Fukaralleku ne ket vend te shkret.
Sdim qka bahet me tutje kemi shpresa por per ne BE Hiq skam shpresa se jemi shum larg, rroga te ulta, harxhime te medhaja No Comment ma shum :S


----------------------------------------
Mos u Mba se je, Mos u Mba se ke, Se Askush Nuk je Vetem nje Grusht DHE !
PMUsers WebsiteYahooMSN
Top
Uskana2006
Postuar nė: 15.01.2007, 22:14
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 2765
Antari Nr: 1800
Bashkangjitur: 21.07.2006




fancy situata eshte e veshtire e di shume mire por levdatat i drejtohen tekstit qe pershkruan situaten.
PM
Top
fancy_boy
Postuar nė: 15.01.2007, 22:26
Quote Post


Shetitje neper Mjegull
*****

Posti: Antarė
Postime: 277
Antari Nr: 9
Bashkangjitur: 28.11.2004



Uskana2006, ne disa tema te keti forumi po shof se je nga Shteti i Maqedonis edhe e ki kuptu shum mire situaten e keti shteti te MJERE


----------------------------------------
Mos u Mba se je, Mos u Mba se ke, Se Askush Nuk je Vetem nje Grusht DHE !
PMUsers WebsiteYahooMSN
Top
Uskana2006
Postuar nė: 15.01.2007, 22:43
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 2765
Antari Nr: 1800
Bashkangjitur: 21.07.2006




Problem te madh paraqet korrupsioni ne trojet tona, Tash edhe per tu punesuar duhet te paraqitesh te lideret politik me para thoshnin nese deshiron te punesohesh shko te Ali Ahmeti, tash thojne paraqitu te Thaqi, diplomat s'kane asnje vlere??!!! , Njerezit deshirojne te pasurohen per du dite si thone, mirepo nuk kane kuptuar se sa duhet te punojne per ta pasur ate ēka deshirojn ta kene,,,
PM
Top
Terroristi
Postuar nė: 15.01.2007, 23:17
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 189
Antari Nr: 1858
Bashkangjitur: 25.07.2006



Mir po thuke Uskan por une nuk e di se ku i bjen ki ven (Maqedonia) sepse kur skam degju me siguri tash asht formu apo asht zbulu nga ndonje zabulues ..................RESPEKT


----------------------------------------
LeGjIoNaRėT
PMIntegrity Messenger IMYahooMSN
Top
Uskana2006
Postuar nė: 15.01.2007, 23:32
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 2765
Antari Nr: 1800
Bashkangjitur: 21.07.2006




Pse s'po din o terrorist? I cilit vendi na vjen ti?
PM
Top
Terroristi
Postuar nė: 16.01.2007, 17:39
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 189
Antari Nr: 1858
Bashkangjitur: 25.07.2006



Une a mos paqe dit msoe se nga vij jam i ILIRIDES Uskana2006 per at edhe se kam te ndime ket fare maqedonie ndashta asht ne JUpiter apo Vener se ne Tok nuk ekziston nje emer i till..........


----------------------------------------
LeGjIoNaRėT
PMIntegrity Messenger IMYahooMSN
Top
blerim-blero
Postuar nė: 16.01.2007, 18:16
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 296
Antari Nr: 1768
Bashkangjitur: 18.07.2006



Teroristi skemi cka me ba duhet me e pranu se egziston nje shtet i tille edhe pse nuk na vjen mire,mirpo po duhet ndonjeher me u bo njesoj si Greket qe nuk e njohin,ja vlen nje gje e tille.
PMIntegrity Messenger IMYahooMSN
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio