Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> FOLTORJA DHE RINGU
Flori Bruqi
Postuar nė: 15.01.2007, 14:39
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 278
Antari Nr: 3300
Bashkangjitur: 12.10.2006




Foltorja dhe ringu

Filozofi amerikan John Rawls, nė librin e tij tė njohur “Teoria e Drejtėsisė” thotė se virtyti themelor i sistemeve tė mendimit ėshtė e vėrteta, ashtu sikundėr ėshtė drejtėsia virtyt themelor i institucioneve sociale. Kėto dy virtyte, nė sintezėn e tyre, do tė mund ta jepnin atė qė njihet si etikė e gazetarisė. Mbi bazėn e kėsaj etike, gazetaria e ndėrton identitetin vetjak nė tė cilin ngėrthehen kėrkimi dhe publikimi i tė vėrtetės. Po, i cilės tė vėrtetė ama, sepse tė vėrtetėn e kėrkojnė edhe diskurse tė tjera, filozofia fjala vjen, po dhe dije tė tjera humane. Veēantia e kėrkimit gazetaresk tė tė vėrtetės pėrvijohet prej faktit se gazetaria ka tė bėjė me aktualitetin, ose siē shprehet diku Milan Kundera, ajo ėshtė njė lloj “diktature e aktualitetit”. Mediat mėtojnė ta thonė tė vėrtetėn e kėtij aktualiteti, por jo ēdoherė ia dalin, duke qenė se ndėrhyjnė fuqi tė tjera brenda shoqėrisė, nė radhė tė parė pushtetet me qėllimin pėr ta pėrhapur versionin vetanak tė tė vėrtetės. Kur mediat nuk arrijnė t’i bėjnė ballė kėsaj ndėrhyrjeje, ato instrumentalizohen dhe kėsisoj devijojnė nga etika e tė vėrtetės. Fatmjerisht, gazetaria nė Kosovė ka lindur nė kontekstin e njė devijimi tė tillė. Historia e gazetarisė nė Kosovė fillon krahas me historinė e komunizmit jugosllav prej vitit 1945.
Dihet se komunizmi kudo e kurdo, pra edhe ai jugosllav, kishte njė raport krejtėsisht instrumental me mediat. Ato i shėrbenin thjesht si aparaturė sistemit tė propagandės shtetėrore, e cila, sipas njė shprehjeje tė Orwell-it, ishte ngritur deri nė nivelin e njė “sistemi grandioz tė mashtrimit”. Gazetarėt pėrkufizoheshin si “punėtorė politiko-shoqėrorė” dhe puna e tyre e nėnkuptonte publikimin dhe shpėrhapjen e tė vėrtetave zyrtare mbi aktualitetet. Kėsodore, raporti i mediave me politikėn ishte ai i njė shėrbėtori tė bindur pėr tė cilin nė botė ekzistonte njė e vėrtetė e vetme: ajo e shqiptuara nga zotėria, nė rastin konkret nga shteti dhe politika. Mendimi kritik ndaj sistemit, polemika publike me tė, tė shprehurit ndryshe nga ē’thoshte diskursi zyrtar, ishin tabu qė, nė rast se prekeshin, sanksionoheshin me ndėshkim. Gazetaria nė Kosovė u rrit brenda njė konteksti tė tillė, porse nė vitet kur u shafit komunizmi, pasojat e tij nuk ėshtė se vdiqėn bashkė me tė. Mund tė thuhet se kėto pasoja nuk kanė vdekur as sot kur numėrojmė rreth 17 vjet nga shafitja e tij. Pėr kėtė bindemi sapo t’ia hedhim njė sy “debatit publik” qė po zhvillohet nė shoqėrinė e sotme kosovare. Mbizotėrimi i tė vėrtetave zyrtare nė kontekstet e kėtij debati ėshtė dhe mbetet i padiskutueshėm. Mediat, nė pjesėn dėrrmuese tė punės sė tyre, vazhdojnė tė ngarkohen me distribuime protokollesh zyrtare. Kritika e tyre ndaj politikės ėshtė e zbehtė, madje nė mediat elektronike mungon pothuajse fare. Thjesht, mediat nuk po ia dalin tė debatojnė e tė pėrballen me politikėn, madje duke ndenjur nė bisht tė saj, po i nėnshtrohen njė procesi tė defaktorizimit.
Nėpėr demokracitė funksionale, dėshmitė dhe faktet e publikuara ndėr media pėr shkelje ligjesh kanė njė peshė aq tė rėndė sa askurrkush, pavarėsisht prej pozicionit politik, nuk u bėn dot ballė. Tė tilla fakte e dėshmi, thuaja automatikisht e mobilizojnė presionin e opinionit publik pėr t’i mėnjanuar shkelėsit e ligjit. Kėsisoj, demokracia kushtetuese vetėmbrohet nga ēoroditja dhe korruptimi. Pėr fatkeqėsi, njė mekanizėm i tillė kėtu nė Kosovė po dėftohet krejt jofunksional. Nė vend tė fuqisė sė dėshmisė, po e gjejmė dėshminė e pafuqisė sė kėsaj demokracie. Dy kryeshembujt ilustrues tė kėsaj pafuqie janė mediat dhe gjykatat. Korrupsioni strukturor, i rrėnjosur tashmė nė institucionet kosovare, ka arritur ta ngrejė njė lloj imuniteti ndaj mediave e gjykatave, njėlloj sikurse viruset infektuese tė organizmit qė bėhen imune kundrejt veprimit tė medikamenteve. E si funksionon ky imunitet i ndėrtuar nga korrupsioni nė Kosovė kundrejt veprimit tė mediave dhe gjykatave? Nėpėrmjet injorimit tė rolit tė tyre. Mediat nė Kosovė janė sot nė tė tillė pozitė, sa ajo qė quhet “gazetari hulumtuese” e ka humbur kuptimin krejt. Mund tė publikosh fakte, dėshmi, fotografi, argumente pėr shkeljet dhe aferat korruptive tė kėtij a atij politikani dhe... ēka ndodh? Asgjė! Tė nesėrmen vazhdon puna si tė mos kishte ngjarė gjė prej gjėje. Aferat fashiten brenda dy-tri ditėsh, ndėrsa shkelėsit e ligjit e vazhdojnė tė shpenguar punėn e tyre, kurse opinioni publik ngelet i zhytur nė apati. E njėjta ndodh me gjykatat. Pafuqia e tyre pėr ta mbrojtur ligjin nga shkelėsit e mėdhenj ėshtė letargjike. Prokuroritė janė pothuajse tė vdekura. Nė vend se tė iniciojnė hetime, ato i mbyllin sytė para shkeljeve. Ajo qė quhet pavarėsi e gjyqėsorit nė Kosovė, edhe shtatė vjet pas luftės vazhdon tė mbetet vetėm pjesė e retorikės politike dhe e botimeve mbi teorinė e demokracisė. E tėra kjo e ka njė emėrues tė pėrbashkėt: dėshtimin e demokracisė, sepse s’ka demokraci aty ku mediat dhe gjykatat nuk i pyet gjė kush. Vetė mediat nuk mund tė shfajėsohen pėr kėtė gjendje vetjake. Ato e bartin nė pjesė tė madhe tė fajit pse ende vendnumėrojnė nė fillet e transicionit nga gazetaria e modelit real-socialist nė atė liberal-demokratik.
Libri “Statusi pa pardon” i Shkėlzen Gashit ėshtė njė zė qė pohon se mundėsia qė ky transicion tė mos dėshtojė ekziston. Gazetaria kritike ėshtė mision i mundshėm. Libri pėrmbledh njė gamė intervistash tė zhvilluara me politikanė kosovarė lidhur me statusin politik tė Kosovės. Unė kėtu, mė parė sesa nė analizimin e argumenteve qė shpalohen ndėr intervista, argumente pro e kundėr negociatave, do tė ndalem nė raportin e tyre me gazetarinė e zhvilluar sot nga mediat kosovare. Intervistat e Shkėlzenit, tė pėrmbledhura nė kėtė vėllim, e ofrojnė gjithė atė qė sot pėr sot u mungon mediave nė Kosovė: debatin dhe mendimin kritik, polemikėn dhe konfrontimin e gazetarit me politikėn, me pak fjalė: ndėrtimin e njė raporti opozicional tė mediave me politikėn. Shkėlzeni e ndėrton intervistėn duke u nisur nga njė konceptim luftarak i saj. Intervista ėshtė njė ndeshje ringu mes intervistuesit dhe tė intervistuarit, qė duhet tė pėrfundojė me mposhtjen e njėrit dhe ngadhėnjimin e tjetrit. Gjithherė janė tė mundshme edhe barazimet. Ėshtė kjo njė ndeshje mes argumenteve, njė ndeshje dialektike, mėtim i tė cilės ėshtė ta zbulojė tė vėrtetėn e fshehur nėn stivėn e opinioneve, ku bėn pjesė edhe diskursi demagogjik. Nė rastin konkret, e vėrteta e kėrkuar ėshtė ndriēimi i procesit tė negociatave pėr statusin politik tė Kosovės. Shkėlzeni pozicionohet nė kėndin e njė pesimisti qė rrjedhat e statusit i sheh si mos mė keq pėr palėn kosovare, ndėrsa politikanėt qė bashkėbisedojnė, shumica sosh, pėrgjigjen nga kėndi i njėfarė optimizmi sipas tė cilit procesi po rrjedh nė pėrputhje me vullnetin e popullit tė Kosovės pėr shtet tė pavarur sovran. Se kush do tė zhgėnjehet, pesimisti Shkėlzen apo politikani optimist kosovar, kėtė do ta pėrcaktojė fundi i procesit, ngase proceset politike gjithnjė pėrmbajnė shumė tė panjohura, duke i dhėnė tė drejtė mendimit tė filozofit francez Edgar Morin se “e sigurtė ėshtė vetėm pasiguria”. Mbi bazėn e kėsaj pasigurie tė proceseve politike mund tė thuhet se janė krejt joseriozė ata qė ngulmojnė se “pavarėsia e Kosovės ėshtė pashmangėsi historike”, ngase nė histori nuk ka domosdoshmėri, por po joseriozė janė edhe ata qė parathonė se “Kosova do tė mbetet nėn sovranitetin e Sėrbisė nė mėnyrė shumė tė sofistikuar”. Por, tė kthehemi tek modeli i intervistės.
Shpeshherė, gjatė zhvillimit tė intervistės, Shkėlzenin intervistues e pėrshkon njė dozė agresiviteti, nė dukje njė reflektim mllefi personal ndaj gazetarėve kosovarė tė cilėt pėrgjithėsisht kultivojnė gazetari dashamirėse ndaj pushtetit. Ai niset nga premisa tė tjera nė bashkėbisedimin (pėrfytjen) e tij me politikėn, e njėra syresh ėshtė ajo e skepticizmit ndaj pushtetit dhe politikės, skepticizėm karakteristik pėr gazetarinė e proveniencės liberale. Shkėlzeni dyshon nė mėnyrė kronike tek politika, tek diskursi dhe argumentet e saj, prandaj don ta pyesė atė, me njė stil gati-gati si tė prokurorit. Dikush mund tė thotė se kjo sikur nuk shkon, sepse gazetaria nuk ėshtė prokurori. Por nuk ėshtė krejt kėshtu, sepse gazetaria ėshtė njė lloj gjykate. Madje, i nisur prej kėtij dimensioni, filozofi francez Alexis de Tocqueville e quan gazetarinė “gjykatė tė opinionit publik”. Fatkeqėsisht, po tė niseshim nga konteksti i mediave kosovare, nga mėnyra se si ato bėjnė gazetari, mendimi i Tocqueville-it do tė dukej si i gabuar, i tejkaluar mbase, po tė mos shpėrfaqeshin intervistat e Shkėlzenit pėr tė qėndruar si njė konfirmim i kėtij mendimi. Ato ia ofrojnė gazetarisė kosovare konceptimin e intervistės si njė ring ndeshjesh, si njė model qė rreket ta zėvendėsojė pėrfundimisht konceptimin e intervistės si njė foltore politikanėsh, konceptim ky ende gjerėsisht mbizotėrues nė mediat tona. Kėsodore, gazetarėve kosovarė u mundėsohet tė zgjedhin nė do tė jenė foltore prej ashti e mishi, apo boksierė brenda ringut tė politikės, nė do tė dialogojnė e tė polemizojnė me tė, apo tė jenė thjesht pėrhapės tė monologjeve tė saj. Kjo njėherėsh ėshtė dilemė dinjiteti profesional dhe dilemė thelbėsore e transicionit tė mediave kėtu ndėr ne. Sė fundmi, do shtuar se duke rrahur ēėshtje tė tilla, arsyetohet fakti qė kėto intervista tė Shkėlzen Gashit tė dalin tė pėrmbledhura nė njė ble si ky.
Blerim Latifi
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio