Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Persekutimet komuniste ne Kosove nga OZN-a
Flori Bruqi
Postuar nė: 15.01.2007, 21:38
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 278
Antari Nr: 3300
Bashkangjitur: 12.10.2006



15.1.07

Persekutimet e OZN-es dhe prokurorit komunist Ali Shukria
... Nė kohėn kur veprimtaria e ONDSH po merrte hov, repartet e OZN-s shpėrthyen njė fushatė tė egėr terrori kundėr atdhetarėve tė njohur. OZN-a famkeqe nėprmes bashkėpunėtorėve nga radhėt e shqiptarėve, zbuloi aktivitetin e kreut tė ONDSH, dhe vetėm nė rrethin e Prizrenit i shpalli kriminel lufte 21 shqiptarė e ndėr ta B.Pejanin, H.Spahinė, U.Sadikun, Q.Bllacėn, Beqir dhe Mifta Planen, M.Shllakun, Sh.Currin, E.Binakun, I.Lutfiun, R.Kajragdiun etj. .

Kėshtu kah fundi i korrikut 1945 H.Spahija, pasi u shkarkua nga pozitat qė kishte, nė Kukės u arrestua nga komandanti i policisė dhe punėtori i OZN-s nė Prizren: Mazllum Nimani. Ndėrkohė u arrestuan edhe disa anėtarė tė komiteteve qarkore tė Prizrenit, Suharekės, Rahovecit etj.

Me kėtė rast, nė procesin gjyqėsor tė pėrgaditur nga OZN-a (27.09.45) e tė cilin e finalizuan shqipėfolėsit: Ali Shukria (prokuror publik), Hivzi Sylejmani (kryetar i trupit gjykues) me anėtarėt: Kol Shiroka e Qamil Brovina - pėr "tradhėti ndaj popullit dhe atėdheut" me pushkatim u denuan: Halim Spahija, Tahir Deda, Rexhep A.Kabashi, Rifat Krasniqi, Sefidin Ahmeti dhe Kajtaz Ramadani, ndėrsa 12 veprimitarė tė tjerė u dėnuan me burgim tė rėndė prej 1-20 vjet.

Nė kėtė fushatė tė arrestimeve, mė 23.07.45 OZN-a i burgosi edhe anėtarėt e ONDSH pėr qarkun e Prishtinės: prof. Sylejman A.Drinin dhe Tahir Lupēin, ndėrkohė qė veprimtarėt Ajet Gėrguri, Beqir Bajgora dhe Jusuf Mornica i shpėtuan arrestimit, duke kaluar nė ilegalitet .

Pas burgosjes sė anėtarėve tė KQ tė ONDSH me seli nė Prizren, barrėn kryesore tė organizimit politik e ushtarak e mbanin OP "Besa Kombėtare" dhe KQ i ONDSH me seli nė Shkup.

Orgnaizata "Besa Kombėtare" e udhėhequr nga Prof. Ymer Berisha me qėllim tė forcimit tė rezistencės, me 30 gusht 1945 mbajti njė Kuvend nė Dobėrdol, nė tė cilin morėn pjesė 158 anėtarė dhe udhėheqės tė 19 grupevet ė rezistencės sė armatosur si dhe 62 veprimtarė tė shquar nga shumė treve tė Kosovės.

Nė kėtė Kuvend Prof.Y.Berisha u zgjodh udhėheqės politik i tė gjitha grupeve tė rezistencės shqiptare nė Rrafshin e Dukagjinit kurse Ukė Sadiku (djali i Sadik Ramės - Gjurgjeviku) u caktua komandant i kėshillit ushtarak - tė pėrbėrė prej 12 vetėsh.

Nė Kuvend u aprovua edhe thirrja e "Shtabit Suprem tė Kosovės" nė krye me Adem Gllavicėn, pėr mbajtjen e Kongresit tė parė tė LNDSH .

Nė kėtė Kongres, qė u mbajt mė 15-16 gusht 1945 nė fshatin Kopilaqė, e ku morėn pjesė pothuajse tė gjithė krerėt e rezsitencės sė armatosur, u vendos qė veprimtaria e organizatės tė zgjerohet me formimin e komiteteve tė reja, forcimin e lidhjeve nė mes ēetave tė armatosura, furnizimin e tyre me ushqime, veshmbathje, armė e municione si dhe mbajtjen e kontakteve me konsullin anglez, Xhorxh Herberg dhe me atė tė Turqisė - Emin Ēerēek nė Shkup.

Nė kėtė Kuvend u vendos qė tė gjitha organizatat dhe grupet politike e ushtarake qė angazhohen pėr ēlirimin dhe bashkimin e tokave shqiptare tė quhen me njė emėr Lėvizja pėr Lirimin e Tokave Shqiptare (LpLTSH), ndėrsa forcat e armatosura tė rezistencės Ushtria Demokratike Popullore Shqiptare (UDPSH).

Kongresi pėrcaktoi qė KQ i ONDSH nė Shkup tė jetė organi mė i lartė politik i lėvizjes qė do tė koordinonte tė gjitha aktivitetet nė vend dhe mbajtjen e kontakteve me komitetet shqiptare nė Greēi e nė Itali .

***

Siē theksuam mė lartė nga marsi 1945 nė Kosovė kanė vepruar rreth 60 grupe tė rezistencės dhe si udhėheqės suprem tė tyre konsideroheshin: Nė viset Llap-Gollak-Lipjan deri nė juglindje tė Ferizajit (Adem Gllavica, Qazim Llugagjiu, Bahtir Dumnica, Shahin Gėrdoci, Ali Staneci etj; nė Preshevė, Karadak, Kaēanik (Xheladin Kurbaliu, Hysen Tėrpeza, Hasan Remniku, Din Hoxha, Riza Goga, Sylė Zarbinca etj.; nė Viti (Hasan Kabashi); nė Shalė- Pėrmelinė (Ahmet Selaci, Osman Bunjaku, Bislim Bajgora, Ukshin Kovaēica); nė Drenicėn veriore (Sadik Lutani, Imer Fazlia, Hilmi Zariqi, Mulla Iljaz Broja etj.); nė Llapushė (Qaziim Bajraktari, Ukė Sadiku, Prof. Ymer Berisha, Feriz Bojaj); nė lugun e Baranit dhe tė Klinės (Demė Ali Pozhari, Ndue Pėrlleshi) nė bjeshkėt e Berishės (Alush Smajli, Mustafė Ibishi); nė trevėn e Gjakovės dhe tė Hasit (Ejup Binaku, Reshat Kajragdiu, Hajdar Maloku, Ibrahim Lutfiu); nė trevat e Prizrenit - nė Kabash (Rexhep A.Kabashi dhe Hysen Rexhepi), - nė rrethin e Suharekės (Adem Voca); nė Prizren (Halim Spahija, Kapiten Ali Riza), - nė trevėn e Vėrrinit (Destan (Sait) Berisha) e shumė e shumė tė tjerė .

Tė gjitha kėto grupe, ndonėse kishin komanda tė veēanta mbanin lidhje dhe koordinonin veprimet njėra me tjetrėn. Lidhja midis grupeve (drejtuesve) kryesisht mbahej me anė tė korrierėve me letra ose verbalisht (me gojė) .

Ndėrkaq lidhjet me botėn e jashtme, nė pėrjashtim tė bashkėpunimit tė KQ tė ONDSH me konzullatėn angleze dhe turke nė shkup dhe me Komitetin Shqiptar nė Greqi-pothuajse mungoin plotėsisht.

Nė tė vėrtet nė vitin 1945 dhe nė pjesėn e parė tė vitit 1946 ishte njė radiolidhės gjerman vienez, nė rajonin e Vushtrisė, i cili transmetonte nga dy lajme nė ditė nė Vjenė, ku ishin Xh.Deva dhe A.Shasivari, por ky radiolidhės u zbulua dhe e mbyti natėn nė gjum-bashkėpunėtori i OZN-s Bislim Maksuti nga Popova, i futur nė grupin e armatosur tė Osman Bunjakut .

Pėrkundėr rrethanave tė rėnda shtetėrrethimi, ku ishin mbushur tė gjita malet me ushtarė e reparte tė OZN nė ndjekje tė "bandave kaēake e balliste", grupet e rezistencės gjatė viteve 1945-46 ndėrmorrėn njė sėrė aksionesh tė koorrdinuara ndaj kriminelėve serb dhe bashkėpunėtorėve tė OZN-ės (UDB-s) nga radhėt e shqiptarėve qė nuk ishin tė paktė.

Repartet e OZN-s famkeqe, duke e parė forcimin dhe autoritetin e fituar tė grupeve tė armatosura - tek masat popullore, nė fund tė vitit 1945 dhe gjatė vitit 1946-47, pėr shkatėrrimin e tyre angazhoi oficerėt mė tė stėrvitur dhe bashkėunėtorėt mė tė pėrgaditur, tė cilėt i hodhi brenda grupeve tė armatosura.

Deri nė fund tė vitit 1946, OZN-a me bashkėpunėtorėt e vet "shqipėforlės" arriti tė depėrtoj nė shumė grupe tė rezistencės sė armatosur dhe brenda njė periudhe vranė ose pėrgaditėn terrenin pėr tu vrarė 15 udhėheqės mė tė shquar dhe shumė tė tjerė u kapėn tė gjallė pėr tu dėnuar pastaj me pushkatim ose me burgim tė rėndė .

Mė 9 gjegjėsisht mė 12 shtator 1945 OZN-a nėpėrmjet operativistit tė tyre Nazmi Kursani, zbuloi vendstrehimin e bashkėluftėtarėve tė U.Sadikut dhe tė Y.Berishės, te Ēeliat e Jellovcit afėr Siēevės, dhe me kėtė rast gjatė luftimeve jo tė barabarta ranė heroikisht: Metė Dini, Smajl Hajdari, Ali Zeqiri, Mujė Ahmeti, Tafil Murati etj., kurse u plagosėn: Alush Smajli, Sokol Ahmeti, Toger Rexhep Ismajli dhe Shaban Sadiku (vėllai i U.Sadikut) - i cili mė pas vdiq nė Gjurgjevik.

Nė kėtė pusi u plagos edhe Marie Shllaku, e cila ra nė duart e OZN-s . Nė shkurt 1946 nė fshatin Leēinė tė Drenicės u arrestuan nė njė familje, tė strehuar: Mulla Iljaz Broja dhe Ahmet Babaj tė cilėt u likuiduan menjėherė pa gjyq.

- Mė 29 mars 1946, "Te shpella Kusarit" afėr Gjakovės, OZN-a likuidoi Nue Lleshin, Zekė Arifin, Prenk Shytin (nga Prizreni), Gjon Ēunin dhe Palush Prendin.,

- Mė 1 prill 1946, pas njė qėndrese heroike, forcat e OZN-s tė ardhur nga Prizreni, vranė Alush Smajlin nga Llazica me tė vėllain Muratin dhe Ahmet Krajkun nga Gjakova. - Nė prill-maj 1946, OZN-a gjatė njė operacioni pėr asgjėsimin e ONDSH dhe tė rezistencės sė armatosur, arriti tė arrestojė disa veprimtarė tė shquar tė komitetevet ė Pejės, Gjakovės e tė prizrenit.

Gjatė njė procesi gjyqėsor tė mbajtur nė Prizren, prej 28.06.-13.07.1946, qė e kryesonte prokurori Ali Shukria, gjykata i denoi me vdekje Marie Shllakun, at Bernsard Llupin, Kolė Parubin dhe Gjergj Martinin, tė cilėt mė 25 nėntor'46 u ekzekutuan fshehurazi derisa varret e tyre nuk dihet se ku janė. Ndėrkaq me burgim, me kohėzgjatje tė ndryshme u denuan edhe Marsel Vuēaj, Isa Ēavolli, Masar dhe Hamėz Begolli, Muharrem Vokshi, Isuf Imeri, Viktor Gashi, Franjo Ēifllaku, Seb Mateja, Jak Krasniqi, Gitiė Mjeda, Lucije Lekaj, Seb Koliqi, Miftar Bala, Binak Dema dhe Gjergj Deda .

- Mė 11 qershor 1946 nė fshatin Planēor vritet udhėheqėsi dhe ushtaraku i shumė grupeve tė armatosura Prof. Ymer Berisha.

Ai vdes nė duart e Ndue Pėrlleshit dhe varroset nė fshatin Hereē tė Deēanit. Vrasja e Y.Berishės ndodhi pas shpėrndarjes nga mbledhja e mbajtur me grupet e armatosura tė Shqipėrisė veriore nė krye me Muharrem Bajraktarin, te vendi i quajtur "Lugjet e Zeza" afėr fshtit Planēor .

Nė vrasjen e Y.Berishės mori pjesė korrieri i tij (spiun i OZN-s) Rexhep Beka Alushi* nga Carrabregu i Deēanit, i cili pasi u kap pohoj se OZN-n e kishte vėnė nė dijeni edhe pėr mbajtjen e Kongresit tė III tė ONDSH mė 25 qershor 1946 nė Lypovicė tė Lipjanit. OZN-a me kėtė rast njė ditė pėrpara kongresit, arrestoi shumė veprimtarė tė ONDSH si: Halim Oranėn (i cili u likuidua pa gjyq), Januz Ballėn, Azem Moranėn, Mahmut Dumanin, Mehmet Bushin, kapiten Hysni Rudin, Hasan Bilallin, Osman Camin e shumė tė tjerė tė cilėt u dėnuan me dhjetra vjetė burgim, nė njė proces gjyqėsor tė mbajtur nė Shkup prej 27.01-07.02.1947 . - Nė gusht 1946 OZN-a arrestoi Rexhep Bunjakun dhe Hilmi Ejupin, tė cilėt u pėrpoqėn tė organizonin "Shėrbimin e Sigurimit Publik" tė ONDSH.

Kėta nė njė gjyq tė mbajtur nė Prishtinė sė bashku me I.Spahinė, Abdurrahman Gėrgurin, I.Visokėn dhe S.Qazimin u dėnuan me shumė vjetė burgim .

- Nė fillim tė nėntorit '46, OZN-a likuidoi Hajdar Malokun - Planejėn (Has), njėrin ndėr themeluesit e ONDSH tė Prizrenit. Mė 18 nėntor '46 u arrestua vepritmari Hamit Emini, ndėrsa mė 29 dhjetor '46 me tradhėti vriten Mulla Arif Shala nga Sankoci i Drenicės sė bashku me Sokol Ibrahimin dhe Izet Muratin.

Gjatė muajve tė parė tė vitit 1947 u dorėzuan, u zunė ose u vranė shumė veprimtarė dhe udhėheqės tė grupeve tė rezistencės. Kėshtu nė janar 1947 u doėrzuan vetė Din Hoxha - udhėheqės i rezistencės nė rrethin e Kaēanikut dhe Zhuk Haxhija nė rrethin e Rugovės, tė cilėt u denuan me shumė vjetė burgim.

- Mė 3 shkurt 1947 pabesisht nė Akrashticė arrestohet Ajet Gėrguri, njėri nga ideologėt e rezistencės sė armatosur .

- Mė 17 shkurt 1947, nė Sferkė tė Gashit tė tradhėtuar - nga njė pritė e OZN-ės vriten Qazim Bajraktari dhe Halil Sadria (kushėri i Ukė Sadikut), ndrėsa Uka u plagos nė kėmbė dhe iku nė malet e Pėrēevės.

Ai duke e parė se ishin sosur tė gjitha mundėsitė pėr ta luftuar me armė pushtuesin e ri sllavokomunist vendosi tė dorėzohet tek komunistėt.

Ukė Sadiku ia dorėzoj armėt deputetit jugosllav nga Llapusha - Mustafė Arifit apo Hoxhė Mustafės siē e quanin tė gjithė, dhe me kėrkesėn e tij (Ukės) iu dorėzua Fadil Hoxhės nė Prishtinė, ku me ē'rast - edhe burgoset .

- Mė 23 shkurt 1947, nė OZN u dorėzuan: Islam L.Breznica dhe Ali Riza nga Zhabari i Mitrovicės.

- Mė 23/24 shkurt 1947, u arrestua Gjon Sereēi njėri nga udhėheqėsit e Lėvizjes sė armatosur nė Kosovė, ndėrkaq po ato ditė nė rrethin e Mitrovicės u likuiduan udhėheqėsit e grupeve tė Shalės: Ahmet Selaci, Ukshin Kovaēica dhe disa bashkėluftėtarė tė tyre.

- Mė 10 mars 1947 nė fshatin Kēiē u kap tradhėtisht: Osman Bunjaku, drejtues i grupit tė rezistencės nė Vushtrri dhe u denua me vdekje, ndėrsa mė 23 mars 1947, pas njė lufte shumėvjeēare, u dorėzua Lotė Vaku, njėri nga kaēakėt mė tė vjetėr nė Kosovė .

- Mė 10 prill 1947 nė gjyqin ushtarak tė Prishtinės, u mbajt procesi gjyqėsor kundėr drejtuesve tė rezistencės sė armatosur nė Kosovė: gjon Sereēit, Ajet Gėrgurit, Ukė Sadikut, Osman Bunjakut etj., tė cilėt u dėnuan me pushkatim. Ekzekutimi i tyre (pėrveē O.Bunjakut) u krye nė mėngjesin e 31 gushtit 1947 nė Toukbashqe tė Prishtinės dhe u varrosėn nė vend tė panjohur .

Kjo fushatė e egėr vrasjesh, dėnimesh me burg e ekzekutimesh ... nga OZN-a (UDB-a) theu rezistencėn e armatosur nė Kosovė ndonėse maleve mbetėn (deri mė 1948) edhe rreth 40 luftėtarė tė armatosur pėrkrah: Demė Ali Pozharit, Ndue Pėrlleshit, Hasan Remnikut, Aziz Zhilivodės, Metė Hasanit etj., tė cilėt tė ndjekur kėmba-kėmbės disa u vranė e u burgosėn ndėrsa tė tjerėt u larguan jashtė vendit.
__________________
Flori Bruqi & Sheradin Berisha

http://floart-press.blogspot.com/2007/01/p...prokurorit.html
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio