Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> VRASJET NGA UDB-JUGOSLLAVE...
Flori Bruqi
Postuar nė: 15.01.2007, 22:06
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 278
Antari Nr: 3300
Bashkangjitur: 12.10.2006



KUSH U VRA E U DENUA NGA U D B-a... GJATE VITEVE 1950-1960

Nė qershor 1948, me pėrjashtimin e Jugosllavisė titiste nga organizata e partive tė shteteve komunsite-Byroja Informative, pėrfundimisht prishen marrėdhėniet ndėrmjet Rusisė e aleatėve tė saj, me Jugosllavinė. Mbetja e Shqipėrisė nė pozitat proruse nėnkuptonte edhe prishjen e domosdoshme me jugosllavėt. Ndonėse gjatė kohės sė marrėdhėnieve tė mira nė relacionin Tiranė-Beograd pozita e shqiptarėve nė Kosovė dhe nė viset tjeta ishte e rėndė, pas prishjes sė kėtyre marrėdhėnieve pozita e tyre pėrkeqėsohet edhe mė shumė. Pra, pozita diplomatike e Shqipėrisė (atėkohė) e pafavorshme nė planin ndėrkombėtar, e rėndoj drejtėpėrdrejtė edhe pozitėn e shqiptarėve tė mbetur padrejtėsisht nė Jugosllavinė e avnojit. Qarqet politike antishqiptare nė Jugosllavi dhe veēanėrisht UDB-a nė krye me serbomadhin A.Rankoviq, duke e shfrytėzuar kėtė situatė, riaktualizoi projektin famkeq tė Vasa Ēubrilloviēit pėr asgjėsimin, asimilimin dhe shpėrnguljen me dhunė tė shqiptarėve nga trojet e tyre tė lashta. Dhuna e terrori i shfrenuar qysh herėt, tani i shpėrthyer me njė egėrsi tė re (pėrmes diferencimeve si "informbyroist") fillimisht nisi me kuadrot shqiptare tė luftės pėr tė vazhduar pastaj kundėr tė gjithė shqiptarėve qė konsideroheshin armiqė tė Jugosllavisė.

-Nė kėtė fushatė antishqiptare, mė 15.12.1948 UDB-a pas torturave ēnjerėzore e vrau luftėtarin e orėve tė para dhe bashkautorin e dokumenteve tė Konferencės sė Bujanit dhe sė fundi drejtor i gazetės "Rilindja" nė Prishtinė: Xheladin Shyqri Hanėn; nė maj 1949 nė njė ekspeditė policore tė drejtuar nga udbashėt: Ēedo Topalloviē dhe Ēedo Mijoviē, nė rrethana tradhtie, rrethohet njėsiti atdhetar prej 6 vetėsh nė Gajrak tė Drenicės dhe me kėtė rast vritet: Kryetari i Frontit Popullor pėr Kosovė, Rifat Latif Berisha, nga fshati Berish - i njohur pėr qėndresė e urtėsi atdhetare . Atė vit torturohet pėr vdekje, nėnkryetari i qeverisė maqedone Nexhat Agolli nga Dibra e Madhe, nė dimrin e vitit 1950 vritet mizorisht Sabaudin Gjura nga Tetova, u likuidua edhe sekretari i rrethit tė Gjakovės Faik Pruthi, Cen Shyqriu, Xhafer Vokshi e shumė tė tjerė. Pėr t'i shpėtuar likuidimit fizik shumė kuadra tė luftės si: Shaban Haxhia, Mal Sadiku, Fadil Hyseni, Mon Ēollaku, Sali Meta, Zekė Ademi, Zenel Hoxha, Sytki Hoxha, Qamil Morina etj. u detyruan tė largohen nga Kosova, pėrkohėsisht .
Nė vazhdėn e terrorit shtetėror, tė prirė nga UDB-a, veėtm me 1948 u arrestuan dhe dolėn nė gjyq 306 shqiptarė, tė akuzuar pėr vepra penale kundėr shtetit!!
Ndonėse nė luftėn e pakompromis pėr shkatėrrimin e Lėvizjes Nacional-Demokratike Shqiptare (LNDSH) nė vitet 1945-1947,OZN-a (pas vitit 1946 UDB-a) persekutoi, burgosi dhe vrau qindra veprimtarė tė kėsaj organizate, kjo fushatė e egėr nuk pushoi, vazhdoi edhe pas vitit 1948. Kėshtu, nė fillim tė vitit 1949, nė gjyqin e Qarkut nė Prishtinė, dėnohen 9 anėtarė tė LNDSH: Xhavit Gafurri (djali i patriotit tė shquar Nazmi Gafurri), Ahmet Malisheva, Rexhep Kurteshi, Menduh Maksuti, Enver Shala, Mehmet Pozharani, Safie Feta, Igballe Cuni dhe Karolin Fraki.
-Po nė kėtė Gjyq denohet edhe grupi i Drenicės i pėrbėrė nga 6 anėtarė tė Lėvizjes, si: Hasan Jashari-Likoci, Mehė Zeqiri, Dan Zeqiri, Qerim Rrypi, Halim Rrypi dhe Sylė Berisha .
Gjatė vitit 1950 u denuan disa grupe tė LNDSH dhe veprimtarė tjerė qė e kundėrshtonin,aksionin e "Otkupit" dhe veprimet diskriminuese ndaj shqiptarėve nė tėrėsi.
- Nė shkurt 1950 u burgos grupi i LNDSH-s "Lidhja e Prizrenit" i formuar nė gjashtėmujorin e dytė tė vitit 1949.Ky proces gjyqėsor mbahet nė Prishtinė nėn kryesimin e gjyqtarit Shukri Begiq nga Pazari i Ri Me kėtė rast denohen: Shaban Derguti dhe Mustafė Nixha me nga 20 vjet burg tė rėndė,Shaban Mazreku dhe Hafez Jakupi poashtu me nga 20 vjet burg tė rėndė, Bitėr Dehalla,Tomė Mjeda dhe Zekė Bajraktari me nga 17 vjet burg tė rėndė,Nezir Hoti me 15 vjet burg tė rėndė dhe Ismet dehiri me 3 vjet burg tė rėndė.

-Nė grupin e dytė tė LNDSH-sė”Lidhja e Prizrenit” denohen:Arif Hoxha me 12 vjet burg tė rėndė,ndėrsa me nga 3 vjet burg tė rėndė denohen:Zeki Ahmeti,Isuf Dellova,Islam Fisheri,Zenel Kabashi,Gjokė Spaqi,Ibrahim Gashi,Ramiz Rexhepi,dhe Shahide Kabashi...,Shemsedin Gashi, Rexhep Hoti, Malush Duraku,Halim Voci , Bajram Dehiri,Mustafė Derguti,Maliq Gashi e shumė tė tjerė .
- Nė 6 mujorin e parė tė vitit 1950, pėr sabotim tė mbledhjes sė "Otkupit" dhe me akuzėn si bashkėpunėtor tė Sigurimit shqiptar, nė Prishtinė e Prizren dėnohen: Rizan Bajram Xhoxhaj, nga Vėrmica e Prizrenit, Sefer Tafil Elezkurtaj dhe Ibish Avdi Rizanaj nga Zhuri,Xhafer Selmani(Vėrmicė),Hajdar Bytyqi (Piranė),Nazif Hoti (Krushė e Madhe - i ati i Mr.Ukshin Hotit),Hamit Nuredini,Sali Mehmeti,Haki Malushi,Xheladin Gashi,Vesel Gashi, Avdyl Kryeziu,Ali Kryeziu,Zenun Kryeziu, Mahmut Abazi, Isa Dina,Qamil Qollaku,Xhafer Idrizi,Afil Afezi, Enver Beluli,Gani-Avni e Naim Zajmi,Muhedin Hadri,Halit Qollaku,Bie Vokshi,Lutfi Spahiu,Arif Randobrava etj.

- Po atė vit nė Prishtinė burgoset dhe dėnohet grupi i dytė i Drenicės i pėrbėrė prej 11 anėtarėsh tė LNDSH, si:Ibrahim Tahiri, Hysen Hyseni, Sylė Mulliqi, Osman Beqiri me nga 10 vjet burg tė rėndė, Smajl Ferizi dhe Milazim Hyseni me nga 7 vjet burg tė rėndė,Hajredin Sadiku, Nebi Nuredini dhe Fetah Bogiqi me nga 5 vjet burg tė rėndė Rashid Obria dhe Hamit Hoda me 15 vjet burg tė rėndė (ky i fundit ne burg meqė u zbulua se ishte nė shėrbim tė UDB u bojkotua plotėsisht nga anėtarėt e LNDSH-s).
-Asokohe u dėnua edhe Hasan Rema nga Gjakova-me 17 vjet burg tė rėndė(z.Rema kishte qėndruar 3 vjet i arratisur nė Shqipėri dhe pastaj Sigurimi shqiptar e kapi dhe ia dorėzoi UDB-sė nė Kosovė!!)

- Po atė vit (1950) nė Pejė dėnohet grupi prej 9 vetash tė lėvizjes: Sylė Mehmeti i Rugovės, Sali Kelmendi i Ruhotit, Ali Fetahu i Veriqit, Bekė Tafili i Ruhotit, Ramė Bislimi i Nabėrxhanit,Gani Kastrati i Pejės,Salih Hasani dhe Sylė Shala nga Peja,Fatmir Goranci i Gjakovės dhe Ramė Isufi i Lubeniqit... Kėtė vit u dėnuan edhe: Sami Peja, Ibrahim Berisha, Musa Gjuka, Faik Basha, Qazim e Enver Berisha e shumė tė tjerė.

- Nė vitin 1951 nė Gjykatėn e Qarkut nė Prishtinė u dėnuan 11 anėtarė tė LNDSH nga Mitrovica(tė arrestuar nė shtator 1950). Ky grup pėrbėhej nga: Bejtulla Sahiti (Gushefc),Hajrullah Halili(Doberlluk),Sinan Alija(Broboniq),Imer Ajeti (Koshtovė),Avdyl Haliti (Rahovė), Shefqet Kamberi (Broboniq),Zejnullah Mehmeti (Lip),Zejnel Shabani (Mikushnicė),Hajzer Ferizi (Qabėr),Zeqir Rashidi-Rashica(Studime) dhe Bislim Fazliu (Vidishiq).

- Gjatė vitit 1952 burgoset dhe nė Prishtinė dėnohet grupi i tretė i LNDSH nga Drenica, si: Qazim Zogu,Hamdi Gruda,Bajram Dervishi,Abdullah Cakiqi, Isuf Cakiqi, Jakup Biēinca, Smajl Hoxha,Shaqir Hoxha,Idriz Obrija dhe Milazim Gradica .

- Nė vitet 1949-1953 nė Kosovė dhe nė viset tjera shqiptare u dėnuan mė shumė vite burgim edhe shumė veprimtarė tė tjerė (nė grupe dhe veē e veē) si: Ramiz Osmani, Shefki ,Nuhi dhe Musli Osmani, Zylfi Musliu, pastaj - Hamdi Gashi, Ramadan Rexha, Raif Halimi-Cėrnica,Xhemil Fluku, Mark Gashi,Ramė Sejdia,Rexhep Dajkoci,Bajram Alija, Rexhep Presheva, Ali Aliu - Presheva,Adem Elshani, Fazli Bega, Kadri Halimi (etnolog), Qamil Luzha,Rexhep Balidemaj (ushtarak nga Martinaj e Gusisė), Mulla Zekė Berdynaj,Sami Peja,Omer Qerkezi,Rexhep Rifati,Brahim Gashi,Haxhi Sylejmani, Bajram Zuka,Xhemė Lah Gashi... e qindra tė tjerė pėr tė cilėt kėrkohet njė studim i veēantė .

-Po nė vitin 1953 burgoset dhe sipas aktakuzes K 13 R 76/53,denohet grupi i anėtarėve tė LNDSH-sė nga Llapi: Sabit Kapiti-profesor i Gjimnazit nė Podujevė(tani Besianė),Ibrahim Demolli,Xhafer Meta,Nexhmi Sejdiu,Fetah Babatinca,Jusuf Humolli, Shaban Zhjeqi, Shaban Shala, Nuhi Gashi dhe Isuf Ismaili.(Atdhetari Shaban Shala mbytet nga torturat e UDB-sė) .

-Nė vitet 50-ta dhe 60-ta nė Kosovė dhe nė viset tjera etnike ,kanė vepruar edhe disa grupime politike, tė cilat ishin pjesė pėrbėrėse tė LNDSH-sė,e kėto ishin: 1.“Vatra Kosovare Nacional-Demokratike Shqiptare” (VKNDSH); 2.“Grupi Demokratik Shqipar Kosova” (GDSHK); 3.“Grupi Shqiptar Revolucionar i Maqedonisė” (GSHRM);4. “Grupi Demokrat-Indepedent Shqiptar i Kosovės” (GDISHK);5. Grupi – “Veteranėt e Luftės Shqiptare - Rezistenca Malėsore (GVLSHRM);6.”Shoqėia Demokratike Shqiptare/IsmaIl Qemali/(SHDSH- "I.Q");7. Lidhja e Vardarit - Besa Demokratike Shqiptare (LV-BDSH) dhe 8.Lidhja Shqiptare e Sharrit (LSHSH) .

-Pas aktivitetit patriotik, kundėr regjimit titist, nė vitin 1955 nė Tetovė me 10 vjet burg dėnohet mėsuesi Mehmet Gega, Muharrem Jusufi dhe Abdulla Kalishta. Nė vitin 1956 me burgime tė rėnda dėnohen disa intelektualė tjerė nga Tetova dhe Gostivari.

-Mė 1957 denohen edhe 8 anėtarė tė LNDSH-sė nė Prishtinė:Rexhep Latif Abdullahu,Qemal Novokazi,Shemsi Perani, Rexhep Parteshi,Ibrahim Galimuna, Islam Mumxhiu,Vehbi Ruva dhe Kadėr Deva. Tė gjithė kėta denohen me burg nė kohėzgjatje prej 2-12 vjet burg tė rėndė me pėrjashtim tė Islam Mumxhiut, i cili lirohet.

-Po kėtė vit burgoset dhe dėnohet grupi i dytė 9 anėtarėsh nga Prishtina: Nusret Novokazi,Rashid Krasniqi,Osman Krasniqi,Emina Krasniqi,Nikė Kajtazi,Ibrahim Binaku, Fehmi Henci, Neki Shehu dhe Mazllum Novokazi.

-Nė vazhdėn e ndjekjeve tė atdhetarėve tė LNDSH-sė,nė Shkup burgoset dhe denohet grupi 14 anėtarėsh nga Tetova, Gostivari, Dibra e Ohri:Raif Malaziu, Sherafedin Agai, Adnan Agai, Abaz Dukagjini, Burhan Pasholli, Abdurrahman Taravari,Remzi Pustina,Eshref Hoxha,Naxhi Purde,Abdylaziz Taravari,Mevaip Purde, Rifat Palloshi,Hadi Imami dhe Zeqir Lisi .

-Nė verėn e vitit 1960 zbulohet grupi i LNDSH- "Votra Kosovare Nacional-Demokratike Shqiptare" i drejtuar nga Shahin Voca i Shalės sė Bajgorės. Kjo organizatė kombėtare u themelua me 6 gusht 1952, ku fillimisht aktivitetin e vet e bėri nė Gjimnazin e Mitrovicės dhe nė shkollėn e Stantėrgut pėr t“u shtri brenda njė kohe nė Prishtinė, Podujevė, Gjilan, Prizren, Shkup e Tetovė, Pejė, Istog etj. Brenda 8 vitesh VK-NDSH-ja nė gjiun e vet organizoi 387 anėtarė besnik. Me rastin e zbulimit nga UDB-a arrestohen dhe dėnohen 21 anėtarė, prej tyre 4 veta denohen nė Gjyqin ushtarak tė Zagrebit.

-Gjykata e Qarkut nė Prishtinė dhe ajo nė Prizren dėnuan 17 veta:Ragip Sadikun, Bajram Gashin,Hasan Rexhėn,Bislim Fazliun,Muharrem Hysenin,Luz Pacolin, Nuhi Pretenin, Bilall Ramėn, Hilmi Badallajn, Ali Isufin, Rraman Jasharin,Ramė Dibranin, Niman Shalėn,Sinan Sinanin,Musli Rexhepin,Ibrahim Metajn dhe Niman Kajtazin.

-Ndėrkaq nė Zagreb mė 25.02.1961 nė bazė tė aktvendimit nr.IK 21/60, gjyqi ushtarak denon: Emin Fazliun me 8 vite burg tė rėndė, Baki Dullovin me 2 vjet e 6 muaj, Mehmet Trepēėn me 2 vjet dhe Hilmi Ajvazin me 9 muaj burg .

-Shumica e tė dėnuarve shqiptarė vitet mė tė rėnda tė burgut, pėrveē Idrizovės e Velesit nė Maqedoni,Nishit, Beogradit, Pozharevcit... nė Serbi, Titogradit nė Mal tė Zi, Bileqės, Stara Gradishkės, Lepogllavės... nė Kroaci, i kaluan mė sė shumti nė sinonimin e ferrit tė Dantes nė "Goli Otok",ujdhesė nė Adriatikun verilindor (Kroaci). Nė kėtė ujdhesė tė xhveshur e me gurė tė thepisur, tė burgosurit shqiptarė dhe jo vetėm ata, pėrjetuan ditėt mė tė tmerrshme tė jetės sė tyre. Rrėfimet e atyre qė kaluan nėpėr ferrin e Goli Otokut, dėshmojnė pėr njė trajtim tė egėr e mizor, tė papėrsėritshėm nė historinė e njerėzimit. Qėllimi ka qenė i qartė: jo vetėm thyerja por shkatėrrimi i plotė shpirtėror i ēdo tė burgosuri. Aty ėshtė praktikuar shpeshherė rrahja e tė burgosurve nė mes vete (tė burgosurit e vjetėr me ata tė rinjtė e porsaardhur). Pas punėve tė rėnda e tė mundimshme qė bėnin gjatė ditės, tė burgosurit pėr ēdo mbrėmje ishin tė detyruar tė kalonin nėpėr koridorin e gjallė e tė "tė penduarve" dhe tė udbashėve tė ēarkėdisur... Nė Goli Otok, pra tė burgosurit me karakter tė thyer e tė pėrbaltur (tipat me imoral) jo vetėm qė "vetėqeverisnin" me krejt kampin,por bėheshin edhe xhelatė tė atyre qė kishin karakter njerėzorė e tė pathyeshėm . Ky burg-kamp famkeq u bė edhe varr i shumė tė burgosurve,nė mesin e tė cilėve pati edhe shumė shqiptarė

F.B
__________________
http://floart-press.blogspot.com/2007/01/k...-d-b-gjate.html
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio