Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Per naten e mire...
Flori Bruqi
Postuar nė: 15.01.2007, 23:18
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 278
Antari Nr: 3300
Bashkangjitur: 12.10.2006



Per ti qetesuar zemrat e studenteve me nate te mire,po ju postoje kete poezi te poetit tone te ndjere Azem Shkreli.

Azem Shkreli

NĖ VEND TĖ PĖRSHENDETJES

Shko se furishėm po fryn nė mua erė mallkimi qė s’tė fal.

Dhe dije

Mirė, kurrė mė njė e njė nuk bėjnė njė

Si thonte Hikmeti, aj farė poeti me kėngė prej zjarri. Shko

Merri me vete lutjet tua, edhe hijen tėnde, hiqe zvarrė

Rrugėve si gjenė e ndyrė. Mos u kthe mbas. Mos i harro

Sytė e pėrlotur nė shtekballin tim. Mos thuaj lamtumirė.

Asgjė mos thuaj. Merri me vete gjurmat nėpėr tė cilat

Erdhe njė natė mė e pėrvuajtur se frika dhe hyre nė mua.

Shko

Dhe bėhu fjalė e mbrame n’gojėn time. Bėhu shkrepėtirė

e fikur

N’ylberin e shikimit tim. Bėhu ēdogjė pos Meje e Teje

Dhe asaj qė e quajtėm Ne kur i zinim yjet si fluturat

E ua ngjisnim nga njė emėr mos ta harrojmė emrin tonė.


Kumbonat e pendimit kur ēmendet mallit vetmia ose kur

mė buza buzėn

E han n’pikllim qė mėkatin s’e lan, qė s’mundet ta shpojė

Gurin e rėndė, gurin e ftohtė tė ndarjes. Shko, mė mirė

Dhe hesht. Mos u kthe mbas. Mos i harro

Sytė e pėrlotur n’shtekballin tim. Mos mė thuaj lamtumirė

E kur t’shkojsh larg, mė larg se prej blerimi n’blerim

E kur t’shkojsh larg, mė larg se prej zemre nė zemėr

Aq larg sa ta harrosh edhe emrin tėnd dhe zėrin tim,

fshihu prej vetes

Shkurto flokėgjatat, mate me to mendjeshkurtrėn tėnde

dhe mos qaj. Shko

Se tmerrshėm po lėndrojnė sonte n’mua rrėketė e gjakut

Shko

Merri me vete edhe rrugėt tė mos kthehesh kurrė

Nė vesėn e lotit tė rrejshėm gėrmadhat e kujtimit t’i

rrėzosh. Shko

Mbyllu nė do kėshtjella tė largėta harrimi ku s’tė zgjojnė



Kumbonat e pendimit kur ēmendet mallit vetmia ose kur

buza

buzėn

E han n’pikllim qė mėkatin s’e lan, qė s’mundet ta shpojė

Gurin e rėndė, gurin e ftohtė tė ndarjes. Shko, mė mirė

Dhe hesht. Mos u kthe mbas. Mos i harro

Sytė e pėrlotur n’shtekballin tim. Mos thuaj lamtumirė

E kur t’shkojsh, mė larg se prej blerimi n’blerim

E kur t’shkojsh larg, mė larg se prej zemre nė zemėr

Aq larg sa ta harrosh edhe emrin tėnd dhe zėrin tim,

fshihu prej vetes

Shkurto flokėgjatat, mate me to mendjeshkurtrėn tėnde

dhe mos qaj.

Shko

Se tmerrshėm po lodrojnė sonte n’mua rrėketė e gjakut

tė ndezur

EPITAF I NJĖ KĖNGE

Merrni me vete tė lashtat

E verės sate qė s’erdhi

Mbilli idhur e thellė

Tė vogla tė verdha buzė heshtjes



Shih si ja bėmė vetes

Vdekshmėrinė tė pavdekshme



Mė le vjeshtor dhe timin

Le tė myken tė pathėna fjalėt



KĖRCNIMI

Mbramė...

Ku thehen krahėt e gėzimit

E diell’ i jetės tret mbas malit

Hijen tande e pashė

Ngadalė kah unė tue u matė.



Mbramė,

Nė cakun e tė gjitha caqeve

Ku fjala e kamba ngrihen,

Nė pėrshpėritjen tande tinėzake

Heret, shumė heret e ndjeva

Emnin e vogėl t’kurrkushit,

Edhe hijen time kah pėrpėlitet si gjet i vramė

E pashė ndėr dhamb’ t’pėrgjakun...


Mbramė...


E tash

Shpeshherė po e ndjej

Shushuritjen e kambėve t’tua

Livadheve t’gjoksit tim,

Dhe e dij:

- Dikund...

- Ti po vjen

- Me hapa tė mdhej sa vjeti.

EKZIL

Fjalėn e zgjuam

Nga gjumi i gjatė nga bari


Qen e ēakaj

U vunė pas ushtimės sė saj


Morėm me vete

Syrin e madh dhe vajtėm



Atė ditė e sot

Na kėrkon gjithkah e pabėra


PM
Top
drita_fr
Postuar nė: 15.01.2007, 23:26
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 274
Antari Nr: 3625
Bashkangjitur: 27.10.2006



flm shum e pranoj si nje pershendetje gjithashtu edhe per ty nj e pershendetje
PM
Top
roop
Postuar nė: 16.01.2007, 00:34
Quote Post


Mundohem tė kyqem nė bisedė
**

Posti: Antarė
Postime: 12
Antari Nr: 5010
Bashkangjitur: 01.01.2007



nje REFRESH i trurit pas debatit "te nxehte" ne temen tjeter (shifemi ne gjykate)..


----------------------------------------
me respekt,
RooP
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio