Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet



  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Qėllimi i Jetės - Dunjaja, A e keni pyetur ndonjehere veten:
GentIeman
  Postuar nė: 16.01.2007, 06:01
Quote Post


Jam nė rrjedhoja
***

Posti: Antarė
Postime: 37
Antari Nr: 4260
Bashkangjitur: 26.11.2006



A e keni pyetur ndonjehere veten:
"Cili eshte qellimi i JETES?"
"Jeta ime?"
"Jeta jote?"


Shume njerez meditojne ne lidhje me keto pyetje. E mundet qe njerez te ndryshem te pergjigjen ne menyra nga me te ndryshmet. Disa mund te thone se qellimi i jetes eshte te fitojne sa me shume pasuri. Le te supozojme se arriten te kene gjithe pasurine qe deshen, e ēfare pastaj? Cili do te jete qellimi jetes se tyre ne kete pike?

Ne qofte se qellimi i jetes eshte te behesh i pasur, atehere nuk do te kishte me asnje qellim pasi te behesh i pasur.

Fakti eshte se njerezit kur arrijne qellimin e tyre per arritjen e pasurise ne kete jete humbin qellimin e jetes pas kesaj dhe kalojne ne tension te vazhduar duke vuajtur nga ndjenja e pavlershmerise se jetes. E si mundet atehere te konsiderohet pasuria qellimi i jetes? A mund te na garantoje pasuria per t'u ndjere i lumtur? Sigurisht qe jo.

Nje femije 5 vjecar sigurisht qe do te preferoje te kete nje loje te re sesa nje depozite te majme bankare. Nje adoleshent vlereson po ashtu me se shumti filmat, lojrat me video, pizat, shoqerimin me shoket, etj. Nje 80 vjecar nga ana tjeter preferon me mire te shpenzoje pasurine sesa ta mbaje per me vone, apo jo?! Pra duket se paraja nuk eshte qellimi ijetes se njeriut ne gjithe etapat e jetes se tij.


Pasuria mund te beje shume pak efekt apo mund te mos kete asnje efekt per lumturine e nje njeriu qe nuk beson ne Zot, sepse pavaresisht nga ēfare ka fituar ne kete jete ata gjithmone do te jetojne me frike per ate qe do te ndodhe me ta ne fund te jetes.

Adhurimi i Nje Zoti te Vertete te Madheruar (Allahu) si qellimi primar i jetes i ofron besimtarit ēdo gje per te cilen ai ka nevoje per t'ia dale mbane ne kete jete dhe ne Jeten Tjeter (Ahiret).

Fjala per paqen dhe pastertine e zemres, bindjes dhe adhurimit ne gjuhen arabe eshte ISLAM. Dhe ata qe bejne keshtu quhen Muslimane. Per Mulimanin qellimi i vetem i jetes eshte ibadeti apo adhurimi i Nje Zoti te Vetem. Termi adhurim per Muslimanin perfshin ēdo akt te bindjes ndaj Allahut te Madheruar. E ibadeti/adhurimi behet gjate gjithe jetes pavaresisht nga mosha. Ndaj jeta e besimtarit ketu ne Toke edhe pse e shkurter eshte plot kuptim brenda kuadrit te Islamit.


Ne menyre te ngjashme ne Jeten Tjeter feja e tij, qellimet, sjelljet dhe veprat e mira te tij do te vendosden ne peshoren e veprave dhe do jene ne favor te tij para Allahut, Krijuesit dhe Furnizuesit.

Per shkak se Islami na meson se kjo jete eshte vetem nje test apo prove per individin ne menyre te natyrshme besimtari e shikon vdekjen jo si fundin e gjithe gjerave, por me teper e shikon ate si fillimin e jetes tjeter e te perhershme ne Ahiret.

Ne Diten e Gjykimit ku caktohet edhe destinacioni i personit per ne Xhennet (Parajsa) apo Xhehenem (Ferri), do te gjykohet njeriu per ēfare ka punuar ne kete jete, pra do shikohen sjelljet e tij, mirenjohja qe ka treguar dhe perpjekjet qe ka bere kur ishte ne Toke. Asnje njeri nuk ka per t'u pergjigjur per punet apo besimet e dikujt tjeter, veēse te tijat. Po ashtu nuk ka per t'u pyetur per gjerat qe nuk i ka ditur (se ekzistonin) apo gjerat per te cilat nuk ka qene i afte t'i beje.


Pra me pak fjale bazuar ne mesimet e Islamit, jeta dhe qellimi i saj per ne eshte diēka logjike, e qarte dhe e thjeshte:

*Jeta e pare eshte nje test.
*Jeta e varrit eshte nje kohe pritje para Dites se Gjykimit.
*Dita e Gjykimit do vendose se ēfare do ndodhe me tutje me individin bazuar ne veprimet e tij ne Jete.
*Jeta Tjeter / Ahireti do kalohet me shperblime te mrekullueshme ose me ndershkim te rrepte.


E duke patur kete kuptim per jeten, qellimi i Muslimanit eshte qarte qe se pari ai ne mendjen e vet nuk ka as me te voglin dyshim se eshte krijuar nga Allahu, dhe do te jete per nje periudhe te shkurter kohe ne kete jete materiale apo ne dynja. Ai e di se do te vdese, e di se do te rrije per ca kohe ne varr, mire ose keq varet nga veprat e tij; ai e di se do te ringjallet ne Diten e Gjykimit; si dhe ai e di se do te gjykohet nga Zoti Fuqiplote.

Duke ditur se veprimet dhe sjelljet e tij do te analizohen me shume kujdes, ai e kupton se kjo jete e shkurter krahasuar me jeten Tjeter eshte ne te vertete vetem nje test. Kjo jete eshte kuptimplote dhe qellimplote per besimtarin musliman pasi ai e kupton se kjo jete do te vendose te ardhmen dhe poziten e tij te perhershme ne Jeten Tjeter. Si rrjedhim, Muslimani kerkon te zbatoje gjithe rregullat dhe urdherat e Zotit, si dhe ben adhurim vazhdimisht ndaj tij. Pra, qellimi i jetes per besimtarin Musliman eshte me 3 fjale: Bindje ndaj Zotit!


----------------------------------------
The Heart Hold Answers The Brain Refuses To See...
PM
Top
Guantanamo
Postuar nė: 17.01.2007, 00:36
Quote Post


Mundohem tė kyqem nė bisedė
**

Posti: Antarė
Postime: 27
Antari Nr: 4645
Bashkangjitur: 13.12.2006



Falėnderimi i takon All-llahut. Atė e falėnderojmė dhe prej Tij falje dhe ndihmė kėrkojmė. Kėrkojmė mbrojtje nga All-llahu prej tė kėqijave tė vetvetes dhe tė veprave tona. Kė e udhėzon All-llahu s'ka kush e lajthit dhe kė e largon nga rruga e vėrtetė, s'ka kush e udhėzon. Dėshmoj se s'ka te adhuruar tjetėr pėrveē All-llahut , i Cili ėshtė Njė dhe dėshmoj se Muhammedi ėshtė rob dhe i dėrguar i Tij.
"O ju qė keni besuar, keni frikė All-llahun me njė frikė tė denjė dhe mos vdisni, pos duke qenė muslimanė!" (Ali Imran: 102)
"O ju njerėz! Keni frikė Zotin tuaj qė ju ka krijuar prej njė veteje dhe nga ajo krijoi palėn e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumė burra e gra. Dhe keni frikė All-llahun qė me emrin e Tij pėrbetoheni, ruajeni farefisin, se All-llahu ėshtė Mbikqyrės mbi ju." (En-Nisa:1)
"O ju besimtarė, keni frikė All-llahun dhe thuani fjalė tė drejta. Ai (All-llahu) ju mundėson tė bėni vepra tė mira, jua shlyen mėkatet e juaja,e kush respekton All-llahun dhe tė Dėrguarin e Tij, ka shpėtuar me njė shpėtim tė madh." (El-Ahzab:70:71)
Thėnia mė e vėrtetė ėshtė thėnia e All-llahut, kurse udhėzimi mė i mirė, ėshtė udhėzimi i Muhammedit (salall-llahu aljhi ue ala alihi ue sel-lem). Veprat mė tė kėqia janė ato tė shpikurat, ē`do shpikje ėshtė bid'at dhe ē`do bid'at ėshtė lajthitje, e ē`do lajthitje ēon nė zjarr.

DUNJAJA


Me tė vėrtetė dynjaja ėshtė banesa e sprovimit. Ajo ėshtė vendmbjellje e Ahiretit, nė tė njerėzit mbjellin sot qė tė korrin nė Ahiret. Allahu i Madhėruar ka thėnė: (ky ėshtė komentimi i ajetit) "Ėshtė Ai qė krijoi vdekjen dhe jetėn, pėr t’ju sprovuar se cili prej jush do tė veprojė mė mirė. Ai ėshtė Krenari, Mėkatfalėsi."(El-Mulk: 2) Ajo po shkon drejt fundit dhe zhdukjes siē ka thėnė Allahu i Madhėruar: (ky ėshtė komentimi i ajetit) "Ēdo gjė qė ėshtė mbi tė (tokėn) do tė zhduket. E do tė mbetet vetėm fytyra e Zotit tėnd tė Madhėruar e tė Nderuar!" (Err-Rrahman: 26-27)

Mosha e saj nė krahasim me atė tė Ahiretit ėshtė shumė e vogėl. Allahu i Madhėruar ka thėnė: (ky ėshtė komentimi i ajetit) "... Ata (jobesimtarėt) u gėzuan me jetėn e kėsaj bote. Por jeta e kėsaj bote ndaj botės tjetėr nuk ėshtė tjetėr vetėm se njė pėrjetim (i shkurtėr)." (Err-Rra`d: 26)

Nga Musteurid ibn Sheddad transmetohet se Muhammedi alejhis-selam ka thėnė: "Jeta e kėsaj bote ndaj botės tjetėr ėshtė si tė futi dikush prej jush gishtin nė lum dhe tė shikojė se ēfarė do tė marrė prej tij." transmetoi Tirmidhiu.

Nė hadithin e Ibn Mes`udit thuhet se i Dėrguari i Allahut u mbėshtet mbi njė rrogoz i cili i la shenja nė trup. I thanė: A tė sjellim ndonjė gjė qė tė tė mbrojė prej saj? Tha: "Ēfarė kam unė dhe dynjaja? Unė nė dynja jam si njė kalorės qė u ul nėn hijen e njė peme e pastaj u largua dhe e la atė." transmetoi Buhariu.

Dynjaja nuk ėshtė banesė qėndrimi, ajo ėshtė vendkalimi. Sapo tė ngrihen kėmbėt e robit mbi tė, qė nė atė ēast ai ėshtė udhėtar drejt Zotit tė tij. Koha e udhėtimit tė tij ėshtė jeta e tij e cila ėshtė pėrcaktuar pėr tė. Jeta ėshtė koha e udhėtimit tė njeriut ndėrsa ditėt dhe netėt janė faza tė atij udhėtimi. Ēdo ditė dhe natė ėshtė njė fazė. Njeriu vazhdon tė kalojė nga njėra tek tjetra derisa tė mbarojė udhėtimi. I menēur ėshtė ai i cili i jep rėndėsi secilės fazė, kujdeset qė ta kalojė atė pa probleme dhe i fituar nė tė. E pasi e kalon atė i jep rėndėsi tjetrės e kėshtu me rradhė.

Kėto vėrtetėsi nė lidhje me dynjanė e bėjnė zemrėn tė mos mendojė pėr joshjet dhe sprovat e saj. Nė hadithin e Muhammedit alejhis-selam thuhet: "Dynjaja ėshtė e ėmbėl dhe e gjelbėr." Pra me shije tė ėmbėl dhe pamje tė gjelbėr. Diēka kur ėshtė e ėmbėl dhe me pamje tė kėndshme e vė njeriun nė sprovė. Kjo pra ėshtė dynjaja, e ėmbėl dhe e gjelbėr. Pastaj Muhammedi alejhis-selam tha: "Allahu ka pėr t`ju bėrė zėvendės nė Tokė e pastaj do t`ju shikojė se si do tė punoni." Transmetoi Muslimi.

A do t`i jepni pėrparėsi dynjasė ndaj Ahiretit.
Kur`ani i Nderuar e ka cilėsuar dynjanė si njė lule qė shkėlqen, magjeps mendjet dhe me bukurinė e saj tėrheq zemrėn. Por kjo nuk zgjat shumė dhe shkėlqimi shuhet dhe era e shkatėrron lulen si tė mos kishte ekzistuar ndonjėherė. Ky ėshtė shembulli i dynjasė, njė lule tėrheqėse qė mashtron e kur vetet drejtohen drejt saj dhe mendjet lidhen fort me tė, ditėt e saj mbarrojnė dhe shkėlqimi i saj tretet e bėhet pluhur e kėshtu kėnaqėsia e saj u shndėrrua nė mashtrim. Tė vėrtetėn e thotė Allahu i Madhėruar kur thotė: (ky ėshtė komentimi i ajetit) "E ti (Muhammed) paraqitja atyre shembullin e kėsaj bote qė ėshė si njė shi qė Ne e zbresim nga qielli, e prej tij bima e tokės zhvillohet e shpeshėtohet sa qė pėrzihet mes vete, e pas pak ajo bėhet pluhur qė e shpėrndajnė erėrat. All-llahu ka fuqi pėr gjithēka. Pasuria dhe fėmijėt janė stoli e kėsaj bote, kurse veprat e pėrjetshme e tė mira janė shpėrblimi mė i mirė te Zoti yt dhe janė shpresa mė e mirė." (El-Kehf: 45-46)

Ky pėrshkrim zbulon vėrtetėsinė e dynjasė nė peshoren e Islamit, qė njerėzit mos tė bėhen robėr tė saj e t`i mashtrojė gjelbėrimi i saj e pastaj t`i japin pėrparėsi asaj ndaj Ahiretit. Nuk ėshtė mendim i llogjikshėm qė njeriu tė shesi fenė e tij pėr kėtė dynja.

Njerėzit vrapojnė nė kėrkim tė dynjasė nga frika se mos e humbasin atė dhe duke dashur tė fitojnė sa mė shumė prej saj, pėr kėtė gjė ata harxhojnė kohėt mė me vlerė ndėrkohė qė lenė pas dore namazin, faljen me xhemat, adhurimet, leximin e Kur`anit dhe shpenzimin nė rrugė tė Allahut. Sado e madhe qė tė jetė begatia nė dynja ajo nuk peshon as sa njė grimcė rėre nė krahasim me begatitė e Ahiretit. Fatkeqėsitė mė tė mėdha tė kėsaj bote harrohen pėrpara begative tė Ahiretit dhe nuk krahasohen as me njė shkėndijė tė zjarrit tė Xhehennemit.

Muhammedi alejhis-selam frikėsohej pėr popullin e tij se mos binte pas dynjasė dhe sprovohej me tė. Nė sahihun e Buhariut dhe Muslimit transmetohet nga Amru ibn As se Muhammedi alejhis-selam kur erdhi njė pasuri e madhe nga Bahrejni i tha ensarėve:[b] "Pėrgėzohuni me atė qė ju erdhi. Pasha Allahun nuk i frikėsohem pėr ju varfėrisė por frikėsohem se do tė shtrihet para jush dynjaja siē ndodhi me ata qė qenė para jush dhe do tė konkuroni pėr tė ashtu siē konkuruan ata dhe do t`ju shkatėrrojė siē i shkatėrroi ata."

[b]Ndėrsa nė sahihun e Muslimit transmeton Abdullah ibn Amru se Muhammedi alejhis-selam tha:
"Kur tė ēlirohet Persia dhe Roma si do tė veproni?"
Abdurrahman ibn Aufi tha: Do tė themi siē na ka urdhėruar Allahu.
Muhammedi alejhis-selam tha: "Mund tė veproni edhe ndryshe. Tė konkuroni mes njėri-tjetrit (pėr dynjanė), pastaj do tė keni smirė njėri-tjetrin, pastaj do tė ktheni shpinat e pastaj do tė urreni njėri-tjetrin."

Kėto janė disa nga gjurmėt qė le dynjaja e tepėrt, konkurim pėr tė, pastaj smirė, pastaj luftėra dhe derdhje gjaku. Prej gjurmėve qė le dynjaja ėshtė shthurja, harrimi i Allahut dhe i botės tjetėr dhe rėnia nė gjynahe dhe mėkate.

Transmetohet se Hasen El-Basri ka thėnė: I mėshiroftė Allahu ata njerėz tek tė cilėt dynjaja ishte amanet tė cilin e mbajtėn siē duhet e pastaj u larguan prej saj me lehtėsi.
Malik ibn Dijnar ka thėnė: Sa tė mėrzitesh pėr dynjanė aq tė largohet prej zemrės dėshira pėr Ahiretin dhe sa tė hidhėrohesh pėr Ahiretin aq tė largohet nga zemra dashuria pėr dynjanė.

Dashuria pėr dynjanė i sundoi zemrat e disa njerėzve, i mashtroi gjelbėrimi i saj dhe i bėri qė ajo tė ishte qėllimi i tyre i vetėm, e adhuruan atė nė vend tė Allahut dhe i dhanė asaj pėrparėsi ndaj Ahiretit.
Muhammedi alejhis-selam ka thėnė: "Ka humbur robi i dinarit dhe dirhemit. Nėse i jepet diēka kėnaqet e nėse nuk i jepet gjė nevrikoset." Transmetoi Buhariu dhe Muslimi.

Ndėrsa njė grup tjetėr njerėzish janė zhytur nė varfėri, mjerim, poshtėrrim dhe kanė hequr dorė nga gjithēka e mirė e i janė kushtuar cepave tė fshehtė dhe faltoreve duke pretenduar se do t`i kushtohen adhurimit dhe do t`i japin pėrparėsi punės pėr Ahiretin. Me vonė ata i zė dembelizmi dhe dėshira pėr rehati dhe i mbajnė shpresat tek ajo qė i japin njerėzit, ushqim apo ēfarėdo tjetėr qoftė. Kėshtu iu larguan ndėrtimit dhe zhvillimit tė tokės duke e lenė atė nė dorė tė njerėzve tė kėqij dhe tė humbur. Nėse humbet barazpesha mes ēėshtjeve tė dynjasė dhe fesė atėherė umeti dobėsohet dhe nuk mund tė jetė mė drejtues i popujve tė tjerė.

Islami nuk i bėn haram gjėrat e kėndshme dhe nuk i nėnēmon dobitė, ngrėnien, pirjen dhe pasurinė. "Thuaj: Kush i ndaloi bukuritė dhe ushqimet e mira qė All-llahu i krijoi pėr robėrit e Tij? ..." (El-A`raf: 23)
Nga ajo qė u pėmend nuk duhet kuptuar mospėrpjekja pėr ndėrtimin e kėsaj bote, pėr qytetėrimin e saj si dhe pėrfitimin prej mirėsive tė saj. Pėrkundrazi, qėllimi ėshtė qė gjithkush tė marrė prej dynjasė duke mos dalė jashtė kufijve qė ka caktuar Allahu dhe qė ajo mos tė jetė njė plaēkė mashtruese e cila tė ngrihet mbi ēdo vlerė tjetėr duke u bėrė shkak qė njeriu tė humbasė llogjikėn e tij e kėshtu tė humbasė fenė dhe moralin e tij. Dynjaja tė cilėn e nėnēmon Islami ėshtė dynjaja e humbjes sė kohės, sė tė drejtave dhe detyrave, rėnia nė harame. Ėshtė dynjaja e cila tė bėn tė harosh Allahun dhe Ahiretin. Allahu deshi qė ajo tė jetė sundimi ynė por erdhėn disa njerėz tė cilėt nuk pranuan veēse tė jenė robėr tė saj.

Grada mė e mirė ėshtė ajo qė bashkon mes fesė dhe dynjasė, mes durimit dhe varfėrisė, mes devotshmėrisė dhe pasurisė.
Prandaj Muhammedi alejhis-selam ka thėnė: "Pasuria mė e mirė ėshtė ajo qė ka njeriu i mirė." Transmetoi Buhariu.
I Dėrguari i Allahut i lutej Zotit tė tij dukė thėnė: "O Allah, mė rregullo mua fenė timė e cila ėshtė mbrojtėse e ēėshtjes sime, mė rregullo mua dynjanė time tek e cila ėshtė jeta ime, mė rregullo mua Ahiretin tim tek i cili ėshtė kthimi im. Ma bėj jetėn shtesė nė ēdo mirėsi dhe ma bėj vdekjen rehati nga ēdo e keqe." Transmetoi Muslimi.

Ndarja dhe veēimi i ēėshtjeve tė dynjasė nga ato tė fesė ishte shkaku i prapambetjes e cila e bėri kėtė popull tė linte transmetimin e mesazhit tė tij. Kjo ndodhi kur disa persona kuptuan se nėnēmim i dynjasė do tė thotė lėnia pas dore e kėsaj jete, e ndėrtimit dhe zhvillimit tė saj, lėnia e urdhėrimit pėr tė mirė dhe e ndalimit nga e keqja. Kjo pastaj na ēoi nė kėtė pozicion negativ, veēim nga gjithēka dhe dobėsi tė cilėn feja nuk e pranon. Allahu i Madhėruar ka thėnė: (ky ėshtė komentimi i ajetit) "E, ka prej tyre nga ata qė thonė: Zoti ynė na jep mirėsi nė dynja, mirėsi edhe nė Ahiret, dhe na ruaj prej ndėshkimit tė Zjarrit!" (El-Bekare: 201)

Mirėsia nė dynja pėrfshin ēdo kėrkesė tė kėsaj bote, shėndet, banesė tė mirė, furnizim tė mirė, dije tė dobishme, vepra tė mira, mjet transporti tė rehatshėm. Ndėrsa mirėsia mė e madhe nė Ahiret ėshtė hyrja nė Xhennet, shpėtimi prej frikės sė madhe dhe lehtėsimi i llogarisė.

Shembulli mė i mirė nė kuptimin e Islamit janė sahabėt tė cilėt vepronin shkaqet e pėrfitimit tė rizkut qoftė me tregti ose bujqėsi. Kėrkonin dijen, shpenzonin kohėn, jetėn dhe pasuritė e tyre nė rrugė tė Allahut. Mes tyre kishte tė pasur qė nuk mburreshin, tė varfėr qė nuk lypnin. Ata ēliruan vende tė ndryshme, ndėrtuan qytete dhe shtete dhe pėrhapėn Islamin. Disa prej sahabėve mė tė mėdhenj ishin tė pasur por i Dėrguari i Allahut nuk i kėrkoi atyre qė tė largoheshin nga pasuria dhe tė linin tregėtinė. Sufjan ibn Ujejne ka thėnė: Tė kėrkosh prej dynjasė atė qė tė rregullon nuk do tė thotė se e do atė.
Seid ibn Musejjeb ka thėnė: Nuk ka mirėsi tek ai person qė nuk e kėrkon pasurinė me tė cilėn mund tė plotėsojė fenė e tij, tė ruajė nderin e tij dhe nėse vdes mund ta lejė atė trashėgimi pėr ata qė vijnė pas tij.

Dunjaja sipas botėkuptimit islam ėshtė rrugė pėr plotėsimin e qėllimeve tė Sheriatit dhe pregatitje pėr Ahiretin. Nėse ajo prishet mundet qė edhe feja tė shkatėrrohet. Nuk ka dyshim se nėse gjendja arrin deri aty sa nuk ka mė siguri, ka vrasje dhe rizku ėshtė i pakėt atėherė edhe feja ka pėr t`u dobėsuar.
Nėse njė musliman thotė: Unė mund ta ruaj fenė time duke e lenė dynjanė tė prishet e tė shkatėrrohet. Njė gjė e tillė nuk ėshtė e pranueshme prej tij sepse nėse dikush ėshtė i rregullt nė veten e tij por dynjaja ėshtė shkatėrruar nuk do tė vonojė qė shkatėrrimi i saj tė kalojė edhe tek ai sepse ai jeton nė tė. Gjithashtu nėse dikush ėshtė i ērregullt nė veten e tij ndėrkohė qė dynjaja ėshtė e sistemuar dhe e rregullt ai nuk ka pėr ta ndier shijen e vėrtetė tė rregullsisė sė saj e s`ka pėr tė pasur pėrfitim prej saj.

Allahu i Madhėruar ka thėnė: (ky ėshtė komentimi i ajetit) "Dhe me atė qė tė ka dhėnė All-llahu, kėrko (ta fitosh) Ahiretin, e mos harro pjesėn tėnde nga kjo botė, dhe bė tė mira ashtu siē tė ka bėrė All-llahu ty, e mos bė tė kėqia nė tokė, se All-llahu nuk i do ērregulluesit." (El-Kasas: 77)

Dhe ka thėnė: (ky ėshtė komentimi i ajetit) "Edhe atė qė dinė nga jeta e kėsaj bote, ėshtė dije e cekėt, por ndaj jetės sė Ahiretit ata janė plotėsisht tė painteresuar." (Err-Rrum: 7)
Kur`ani tregon gjendjen e disa popujve tė cilėt e shikonin dynjanė nė njė kėndvėshtrim tė shkurtėr, duke parė atė qė dukej shfaqurazi, lojėrat e saj, pėrfitimet dhe ndėrtimet e saj, pasimin e epsheve por ata nuk i njihnin tė fshehtat e saj, dėmet, lodhjen dhe fundin e saj.

Aishja (Allahu qoftė i kėnaqur prej saj!) transmeton se Muhammedi alejhis-selam ka thėnė: "Dynjaja ėshtė banesa e atij qė nuk ka banesė, pasuria e atij qė nuk ka pasuri dhe ajo mbledh ata qė nuk kanė mendje." Transmetoi Ahmedi nė Musnedin e tij.

Ata tė cilėt janė tė dhėnė pėrjetėsisht pas dynjasė nuk kanė pėr tė fituar shije tė vėrteta sado pasuri dhe thesare tė saj tė mbledhin dhe sundojnė. Etja shpirtėrore e tyre nuk do tė ketė fund. Allahu i Madhėruar ka thėnė: (ky ėshtė komentimi i ajetit) "E sikur tė donim Ne, do ta ngrinim lartė me tė (diturinė), por ai nuk iu largua tokės (dynjasė) dhe shkoi pas epshit tė vet. Shembulli i tij ėshtė si ai i qenit, tė cilin nėse e pėrzė ai e nxjerr gjuhėn ..." (El-A`raf: 176)

PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio