Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> NJĖ KĖNDVĖSHTRIM POLITIK NĖ VIGJILE TĖ VITIT 2007
r.mislimi
Postuar nė: 17.01.2007, 10:36
Quote Post


studentet.info
*****

Posti: Admin
Postime: 3277
Antari Nr: 2
Bashkangjitur: 25.11.2004



NJĖ KĖNDVĖSHTRIM POLITIK NĖ VIGJILE TĖ VITIT 2007


Jemi nė fillim tė vitit 2007, vit gjatė tė cilit Kosova do tė kaloi nėpėr
sfida tė rėndėsishme tė zhvillimeve aktuale politike .Nė pėrgjithėsi kėto
zhvillime mund tė klasifikohen nė 4 etapa kryesore:

1.- Gjendja aktuale politike nė Kosovė karakterizohet me zhvillimet e
fundit qė kanė trazuar LDK-nė si parti politike mė e madhe nė Kosovė edhe
pas pėrfundimit tė punimeve tė kuvendit zgjedhor. Edhe pse nė shikim tė parė
pėrēarja qė ndodhi nė LDK-nė u komentua nga analistėt e shumtė politik, si
konflikt i dy ideve apo fraksioneve tė kundėrta brenda partisė, ai i krahut
tė Nexhat Dacit si vazhdimėsi e politikės postrugoviane nė njėrėn anė, si
dhe krahu i Fatmir Sejdiut si reformues i politikės postrugoviane. Sipas
mendimit tim kėto zhvillime aktuale brenda LDK-sė kanė njė karakter tjetėr
kundėrthėnės politik brenda vet subjektit politik.. Zhvillimet nė LDK duhet
parė si konflikt apo pėrballje tė dy blloqeve brenda LDK-sė me konotacion
mė tė gjerė ndėrkombėtar. Krahu i Dacit prezantohet si vazhdimėsi e
politikės ballkanikoeuropiane, qė si promotor dhe ideator i kėsaj ka qenė
udhėheqėsi i ndjerė tė LDK-sė Ibrahim Rugova, si dhe krahu i Sejdiut
prezantohet si ndjekės i kursit tė ri politik brenda LDK-sė, atij bllokut
ballkanikoamerikan , njė koncept i ri reformues brenda LDK-sė.
SHBA-ja nė prag tė pėrcaktimit tė statusit politik tė Kosovės do qė
edhe partinė politike mė tė madhe tė Kosovė, LDK-nė, ta ketė nėn ombrellėn e
saj, krahas partive opozitare PDK-sė dhe ORĖS.

Krahu i Dacit do tė duhej tė ishte shumė i kujdesshėm dhe i matur
gjatė veprimit tė mėtutjeshėm tė tij politik, pėr tė, mė mirė do tė kishte
qenė tė vazhdojė sė vepruari si fraksion brenda LDK-sė, se sa qė formoj
partinė e re –Lidhjen Demokratike. Me kėtė e pėrgjysmoi LDK-nė me ē’rast
mund tė vė nė rrezik edhe qeverinė. Pėrmbysja eventuale e qeverisė aktuale
nga ana e Dacit, i jep gjasa reale formimit tė qeverisė sė re tė koalicionit
tė mundshėm LDK-PDK-ORA apo edhe mė e skajshmja , formimin e qeverisė
teknike nė prag tė pėrcaktimit tė statusit politik tė Kosovės, e cila kėtyre
ditėve pėrflitet si njė opsion i ri i mundshėm nė Kosovė, dhe nė krye tė sė
cilės do tė vij njė kryeministėr jopartiak, dhe sipas tė gjitha gjasave ky
do tė jetė rektori aktual i Universitetit tė Prishtinės dr. Enver Hasani, qė
pėrflitet nė kuluaret politike. Kėto lėvizje eventuale tė mundshme politike
mund tė sjellin”tėrmet” nė skenėn politike kosovare si dhe prishjen
eventuale tė gjendjes sė sigurisė dhe stabilitetin e brishtė politik nė
Kosovė nė prag tė pritjes sė shpalosjes sė planit tė presidentit Ahtisari
pėr statusin Kosovės pas 21 janarit 2007.

2.- Nė zhvillimet e ardhshme politike nė Kosovė rol kyē nė pėrcaktimin e
statusit tė Kosovės do tė luajė superfuqia aktuale botėrore, SHBA-ja, nė
drejtim tė pėrcaktimit tė kaheve tė zhvillimeve politike nė Kosovė. Presioni
amerikan ndaj aleatėve tė vet brenda NATO-sė, bėri, qė Serbia sė bashku me
BeH dhe Malin e Zi tė pranohen pa kurrfarė procedure tė mėtejme nė
Partneritetin pėr Paqe. A thua e bėri kėtė SHBA-ja pėr t’i shpėrblyer ato
subjekte politike me programe tė avancimit demokratik tė Serbisė drejt
integrimeve euroatlantike tė saj, karshi pranimit tė pavarėsisė sė Kosovės,
apo qė tė ngritėn ato forca konservative dhe radikale qė janė kundėr
pavarėsisė sė Kosovės nė Serbi, nė prag tė zgjidhjeve parlamentare qė do tė
mbahen me 21 janar 2006 nė Serbi.

3.- Faktori tjetėr i rėndėsishėm dhe me peshė shumė tė madhe nė zhvillimet e
mėtejme politike tė Kosovės pa dyshim qė ėshtė edhe blloku ruso-europian.
Rusia nė krye me presidentin e saj karizmatik Putin, pėrveē zhvillimit
ekonomik megaloman tė saj, duke falėnderuar rritjes enorme tė ēmimeve tė
naftės dhe tė gazit, si furnizues kryesor i Evropės dhe Azisė, e cila nė
kohėn e fundit falė ēmimit tė lartė nė bursa botėrore tė naftės dhe gazit,
arriti tė shlyej tė gjitha borxhet ndaj kreditorėve tė jashtėm ndėrkombėtar,
falė shumės prej afro 200-250 miliard dollar tė ardhurave vjetore vetėm nga
eksporti i naftės dhe gazit rus. Rusia dėshiron qė tė riktheje pėrsėri
pozitėn e vet tė saj tė mėkėmbur nė arenėn politike globale botėrore. Ajo
haptas doli kundėr pavarėsisė sė Kosovės, duke u kėrcėnuar me veto nė
Kėshillin e Sigurimit, nė rast se nuk arrihet njė kompromis i pranueshėm pėr
tė dyja palėt, si pėr Beogradin ashtu edhe pėr Prishtinėn. Pėrball Rusisė
asnjė shtet tjetėr akoma nuk doli me qėndrim tė hapur pro pavarėsisė sė
plotė tė Kosovės, pėrveē Zvicrės,e cila ėshtė pėr pavarėsinė e plotė tė
Kosovės. Kėtu nuk duhet harruar edhe shtetet tjera evropiane nė Grupin e
Kontaktit dhe nė Unionin Evropian, sikurse qė janė Franca, Italia, Spanja,
Greqia, Qiproja, Sllovakia, Rumania,qė janė tė lėkundur nė pozitat e veta,
apo janė kundėr pavarėsisė sė Kosovės.

4.- Faktori tjetėr i rėndėsishėm por jo edhe me peshė aq tė madhe, nė
zhvillimet politike tė Kosovės, ėshtė edhe Kina, si anėtare fuqiplotė dhe
me tė drejt vetoje nė Kėshillin e Sigurimit tė OKB-sė. Kina mund tė shprehet
kundėr pavarėsisė sė Kosovės, edhe pse gjer mė tani akoma nuk e kemi tė
shprehur ndonjė opsion tė saj pro apo kundėr pavarėsisė sė Kosovės, por
duke marrė parasysh pėr bazė ishullin e vet tė ndarė Tajvanin de facto, por
de jure i papranuar nė Kombet e Bashkuara, qė pa dyshim mund tė sjell
Kosovėn nė pozitėn e tillė ndaj Serbisė, sikurse qė ėshtė Tajvani ndaj
Kinės, njė gjė e tillė mund tė jetė e pritshme dhe reale nga ana e saj. Edhe
pse nuk mund tė bėjmė kurrfarė krahasimi nė mes Kinės dhe Tajvanit nė njėrėn
anė, si dhe Serbisė e Kosovės nė tjetrėn anė, duke marrė parasysh se Kina
dhe Tajvani janė tė banuar nga i njėjti popull kinez autokton, tė ndarė ne
mes vete nė vitin 1949, pas fitores sė revolucionit kinez, si dhe kemi tė
bėjmė me tė njėjtėn gjuhė, fe dhe kulturė. I vetmi ndryshim nė mes tyre janė
sistemet aktuale politike qė janė prezent nė Kinė dhe Tajvan. Nė anėn tjetėr
dallimet nė mes Serbisė dhe Kosovės janė aq tė mėdha dhe se pothuaj kurrgjė
nuk e kemi tė pėrbashkėt pėrveē se sistemit aktual politik qė ėshtė nė fuqi.
Populli shqiptar dhe serb dallohen si pėr nga pėrkatėsia kombėtare, nė
njėrėn anė kombi serbe ėshtė me prejardhje sllave, nė anėn tjetėr kombi
shqiptar ėshtė me prejardhje ilire, nė njėrėn anė ėshtė gjuha serbe, pėrball
saj ėshtė gjuha shqipe, nė njėrėn anė ėshtė feja krishtere(riti ortodoks),
nė anėn tjera ėshtė feja islame si shumicė e pėrkatėsisė shqiptare nė
Kosovė, nė njėrėn anė Serbia gjatė gjithė kohės sė ekzistimit tė saj, plani
nacional i saj ka qenė zgjerimi dhe pushtimi i trojeve tė huaja, pėrball
jemi ne shqiptarėt gjatė gjithė kohės sė ekzistimit tė strukur dhe tė
ngushtuar nė trojet e veta etnike.

Nė fund tė kėsaj mund tė thuhet qė pėr ne nė Kosovė do tė jetė
jetike pėrcaktimi i SHBA-ve ndaj statusit pėrfundimtar tė Kosovės. A thua
SHBA-ja do tė njohė pavarėsinė e Kosovės dhe do tė sakrifikojė
partneritetin e vet, nė politikėn aktuale globale botėrore, pėrball Rusisė
dhe Kinės, pėr hir tė 2 milionė shqiptarėve tė Kosovės, mbetet tė besojmė
dhe tė shpresojmė nė vitin 2007, vit i cili nė dashtė Zoti do tė duhej tė
shėnohej me shkronja tė arta nė historinė mė tė re tė shqiptarėve nė
pėrgjithėsi e tė Kosovės nė veēanti.


Faik MIFTARI


----------------------------------------
www.studentet.info
PMUsers Website
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio