Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Konkurs per Transferimin dhe Registrimin ne USHT
r.mislimi
Postuar nė: 17.01.2007, 11:04
Quote Post


studentet.info
*****

Posti: Admin
Postime: 3277
Antari Nr: 2
Bashkangjitur: 25.11.2004



Universiteti Shtetėror i Tetovės
Dr`aven Univerzitet vo Tetovo
State University of Tetova

Republika e Maqedonisė, 1200 Tetovė-Tetovo, Rr.-Ul.Ilindenit-Ilindenska Rektorati i Univerzitetit-Rektorat na Univerzitetot
Republic of Macedonia, www.unite.edu.mk Tel: ++389 44 356 500 Fax: 334-222

Nė bazė tė nenit 159 tė Ligjit pėr Arsim tė lartė (“Fletorja zyrtare” e R. Maqedonisė, nr. 64/2000) dhe tė Rregullores pėr kriteret e regjistrimit nė studime deridiplomike nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės – Tetovė


Universiteti Shtetėror i Tetovės

Shpall


K O N K U R S

Pėr transferimin dhe regjistrimin e studentėve nė fakultetet dhe njėsit akademike tė USHT-sė pėr vitin akademik 2006/2007



I. Transferimi nė USHT bėhet nėpėr tė gjitha fakultetet dhe njėsit akademike ekzistuese:
 Fakulteti i Shkencave Matematikore Natyrore
 Fakulteti i Shkencave Humane dhe Arteve
 Qendra pėr Studime Politeknike
 Qendra pėr Arsim tė Lartė Profesional Mjekėsor – Infermieri
 Fakulteti Juridik dhe
 Fakulteti Ekonomik

II. Kushtet e transferimit tė studentėve nė USHT:

A. Studenti me status tė studentit tė USHT-sė:
1. Tė drejtė transferimi brenda njėsive akademike tė USHT-sė kanė tė gjithė studentėt qė kanė index tė USHT-sė.
2. Nuk lejohet transferimi i studentėve tė vitit tė parė dhe absolventėve.

B. Studentė nga jashtė:
1. Tė drejtė transferimi nga institucionet tjera tė arsimit sipėror nė njėsitė akademike tė USHT-sė kanė tė gjithė studentėt qė kanė regjistruar dhe tė pėrfunduar sė paku njė vit akademik nga Universiteti i cili vjen kandidati.
2. Studenti mund tė transferohet nė fakultetin dhe programin e njėjtė studimor ose nė drejtime tė ngjashme me fakultetet dhe programet studimore tė USHT-sė

C. Nė Universitet mund tė regjistrohen edhe kandidatėt qė kanė kryer shkollėn e lartė ose tė ngjashme.
1. Regjistrimi i tyre bėhet nė bazė tė ngjashmėrisė sė provimeve* tė dhėna dhe programeve studimore tė shkollimit paraprak.

Ē. Kandidatėt qė transferohen nė USHT regjistrohen me vetėfinancim nė studime.

III. Afatet e paraqitjes pėr transferimin dhe regjistrimin e studentėve.

Afati i dytė i transferimit

1. Paraqitja e dokumentacionit pėr afatin e Janari bėhet prej mė 09 janar dhe zgjatė deri mė 15 shkurt 2007.
2. Rezultatet e studentėve tė pranuar shpallen mė 22 shkurt 2007.
3. Regjistrimi i kandidatėve tė pranuar do tė bėhet mė 23 - 28 shkurt 2007.

IV. Dokumentacioni i nevojshėm pėr aplikim:

Fletėparaqitja pėr aplikim (e cila mund tė merret nė sportelet e njėsive akademike tė USHT-sė ose nė web faqen zyrtare tė Universitetit http://www.unite.edu.mk/)
Ēertifikata e notave dhe indexi nga Universiteti amė.
CV (biografi e shkurtėr) nė formė eseu
Dėftesat origjinale tė tė gjitha klasave (ose tė verifikuara nė noter) dhe Diplomėn e shkollės sė mesme tė kryer
Certifikatėn e lindjes dhe dėshmi pėr nėnshtetėsi tė R.M.-sė (ēertifikatė ose aktvendim)
Vėrtetim pėr pagesėn e 2000 denarėve pėr harxhime administrative paguar nė xhirollogarinė e USHT-sė: 160016005478810, deponent Banka Popullore e Maqedonisė, llogaria 1000000000630095, thirur nė numrin 723019, programi 40.

V. Dokumentacioni i nevojshėm pėr regjistrim:

Kandidatėt e pranuar pėr regjistrim duhet tė paraqesin:
Indeksin dhe letėrnjoftimin
Tri fotografi (dy tė madhėsisė 6 x 9 dhe njė 4 x 5)
Fletėparaqitjen
Dėshmi pėr pagesėn e mjeteve tė parapara financiare pėr semestrin (nė tė cilin ėshtė bėrė transferimi)

Tė gjithė kandidatėt dokumentet e tyre pėr aplikim dhe regjistrim duhet t’i dorėzojnė nė Fakultetin pėrkatės, Programin Studimor apo Qendrėn e Studimeve Politeknike tė USHT-sė.

Konkursi ėshtė i shpallur edhe nė web faqen e universitetit: http://www.unite.edu.mk/


----------------------------------------
www.studentet.info
PMUsers Website
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio