Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Miss Futbolli !
Foks_Ecc
Postuar nė: 27.08.2008, 23:17
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 6983
Antari Nr: 6604
Bashkangjitur: 27.03.2007



Miss Futbolli

Ervin Hatibi

Pasqyra opake e rinisė sė gjithkujt

Na ishte se ē’na ishte njė herė e njė kohė njė princ djaloshar. Ky princ ishte I mbuluar I tėri nė ar, dhe prandaj njerėzia e quanin Princ I Lumtur. Nė variantin e Oscar Wilde-t, princi qėndron majė njė shtylle nė mes tė qytetit, dhe ata qė e shohin lumturohen me tė, me rininė e pasurinė e tij tė paluajtshme, ndėrsa princi vetė trishtohet pėrditė me mjerimin e tyre aty poshtė. Si nė njė krishtėrim tė ri apokrif e socialist, princi pak nga pak, e zhvesh gjithė arin e trupit tė vet dhe me anė tė njė dallėndysheje (jo pėllumbi) ua dėrgon tė varfėrve tė qytetit pėr t’u dhėnė lumturi, derisa edhe rubinėt e syve ua dhuron e nuk ka mė ē’tė dhurojė. Tė nesėrmen e gjithė vetėdhurimit martir, mbi piedestal ka mbetur njė qytetar si tė gjithė, njė qė nuk shkėlqen nga lumturia, dhe prandaj, e neveritur popullata e rrėzon pėrtokė statujėn e vetes dhe e hedh nė plehra.
Nė variantin e dytė, por mė tė vjetrin, princi I vogėl quhet Siddharta. I ati shpreson qė Siddharta tė bėhet perandor I gjithė Indisė, por njė parashikues I ka thėnė qė I biri do tė bėhet murg shėtitės nė kėrkim tė sė vėrtetės. Babai I vet e di se ēfarė I ēon njerėzit tek feja, dhe ajo qė mė sė shumti I ēon ėshtė kimia e kohės mbi materialet, dhe prandaj ia ka mbyllur rrugėt e njohjes sė vetes Siddhartės material duke e mbyllur nė njė kopėsht tė mrekullueshėm e tė trefishtė indian, rrethuar me shatėrvanė e shėrbėtorė e oborrtarė tė rinj, tė bukur e tė shėndetshėm, e me lodra e harera, qė ky tė mendojė se rinia e shkėlqimi ėshtė bota dhe jeta dhe se halli nuk ekziston. Por njė ditė Siddhartės I shfaqet pėrpara njė plak fort I vjetėruar, e princi I lumtur nuk e kupton se ēfarė lloj gjallese na qenka kjo pamje e mjerė. I thonė se ky ėshtė njeri si ne, por qė vjen nga njė kohė tjetėr: nga koha e ardhme qė na vjen tė gjithėve. Pėrfshirė edhe ty. E nis gėzimi I jetės e fiket brenda Siddhartės, se ky sheh mė pas edhe tė sėmurin dhe tė vdekurin e parė nė jetėn e vet, dhe kupton se ne jemi ēdo I vdekur dhe ēdo I sėmurė dhe ēdo plak dhe se gjithēka ėshtė thjesht ēėshtje kohe dhe se gjithēka qė ėshtė nėn kohė ėshtė vuajtje...

Ashtu si princi Siddharta edhe ne jemi fortifikuar mirė pas njė muri mental qė vazhdimisht trashet dhe na mbron nga koha. Me hir dhe hare dekorative kemi qėndisur retinėn tonė dhe e me tė vulosim lart e poshtė kohėn dhe e privatizojmė atė dhe e quajmė rini. Me kėto lloj syzesh pėr tė mos parė, po pėr tė na parė, si Siddharta e kemi rrethuar veten me statuja Princash tė Lumtur qė na bėjnė hipnozė e shoqėri dhe na bindin me rini dhe na e dhurojnė pak e nga pak arin e rinisė sė vet njėpėrdorimshe deri sa harxhohet, po ne vrik shpaketojmė njė Princ fringo nga ambalazhi kėrkėritės, pėr ta aktivizuar buzėqeshės si oborrtarin e rradhės. Mbi altaret shtėpiake mbajmė fort tė ndezur budat televizive mbushur plot shėrbet shkumėzues vajzurinash tė zhurmshme e plot djelmoshė dhėmballėbardhė plurifunksionalė, bisturia estetike na i tendos vazhdimisht velat e lėkurės e ne lundrojmė pėrpara gjithmonė pėrpara nė njė moshė kur nė fakt duhet tė pushonim (Tokė ! Tokė !), njė konspiracion rinie mbush revistat dhe rrugėt e qytetit dhe shitėset tė buzėqeshin pa tė njohur, fėmija-mbret qeveris botėn, detyron njerėzit tė veshin kėpucė atletike e pantallona tė shkurtra si ai dhe tė pėrdorin fjalė gjithnjė e mė tė shkurtra lojcake, kamikaxi i papunė palestinez, rokstari overdozė emėr njėrrokėsh, personazhi kryesor i ikonave ėshtė pėrherė njė djalė i ri eternal nėn 33 vjeē, rini, rini, rini, sukses dhe shėndet nėpėr manekinė plastikė qė nuk plaken, nuk skuqen dhe nuk kanė ftohtė kėtej e andej vitrinės, eutanazia i heq spinėn pasqyrės sė adoleshentit tė rrudhur nga tė parėt tronditės tė puērrave mbushur me reēel mollėsh tė ndaluara gjenetikisht tė modifikuara: dritat fiken. Nė azil ka gjumė tė detyrueshėm pas njė farė ore. Vetėm njė ekran i fshehtė pa zė vazhdon tė lėpijė e restaurojė me dritė rinie spektakolare rrudhat e pėrlotura tė infermieres gardiane roje nate nė plakje.

Intermexo muskuloze

Edward Said shkruante se anglezėt kur kolonizuan Indinė, guvernatorėt dhe funksionarėt e vet nuk I linin tė plakeshin. Nė mungesė tė mediave dhe kirrurgjisė plastike, thjesht sapo funksionari kolonial plakej, Kurora e zėvendėsonte direkt me njė funksionar tė ri mė tė ri: indianėt duhet ta shihnin pushtetin pėrherė riosh, vital, muskuloz e performant. Viril. Mirėpo indianėt kishin dhjetėra shekuj qė I kishin kapėrcyer muret e parabolės sė Siddhartės. (Princi I ri, siē dihet u ndriēua e u bė Buda qė njohim, si midhja qė bėhet perlė, fill pasi zgjodhi vdekjen e dėshirave e vlerave konsumiste nė rrugėn e askezės e moderacionit.) Muskujt djalosharė anglezė i mposhti pėrkorja dhe urtėsia e njė Gandi tė imėt. Megjithatė imazhi i pushtetit vazhdon tė kėmbėngulė nė mė tė sigurtėn : nė njė metaforė muskujsh.

Diskursi etik dhe konkursi fizik ose Kush s’ka kokė, s’ka kohė

Nė epokat moderne diskursi I tė mirės dhe tė keqes, ėshtė zėvendėsuar gjithnjė e mė shumė me njė lloj konkursi midis tė bukurės me tė shėmtuarėn, tė fortės me tė dobtėn, kurse sekularizimi i bukurisė dhe i forcės, bėn qė gjithnjė e mė masivisht, e bukura dhe e forta tė jenė para sė gjithash sinori i tyre fizik. Populli i zgjedhur i tė bukurve dhe tė fortėve, ėshtė pra padyshim populli i tė rinjve, ose atyre qė janė konvertuar nė tė rinj me anė tė njėrit apo tjetrit sugjestion bioteknologjik.
Paralel me rėnien poshtė tė njerėzisė nė peshoret e kėtij konkursi laboratorik fizik tė vlerave, ka pllakosur masivisht njė kulturė foshnjėrore imazhi, nė dėm tė kulturės tė shkronjės. Leximi ėshtė njė proces dekodifikimi dhe interpretimi shenjash konvencionale, i cili kėrkon kohė : kėrkon pėrvoja e njohje pėr t’i dhėnė minutazhin e duhur nėntėmujor farės sė shkronjės qė tė bujisė pastaj si jetė brenda kokės qė tė mos abortojė fjala nė mes tė vetes: fjala kėrkon njėfarė pleqėrije pėr t’u kuptuar. Ndėrkaq qė imazhi nuk ka nevojė fare pėr eksperiencėn njerėzore qė ta bėjė tė jetojė, sepse ndėrkaq ėshtė. Imazhet bile nuk kanė fare nevojė jo vetėm pėr dijen dhe ekperiencėn njerėzore qė tė jetojnė tė pavarura, ato nuk kanė nevojė as pėr rracėn njerėzore. Korbat vazhdojnė tė tremben nga dordoleci, dhe kėtij i mjafton vetėm ekzistenca e korbave pėr tė patur kuptim, kurse tabela « Ju lutem mos na e hani grurin nė arė! » i le indiferente sorrat, korbat dhe pėrvojat e tyre, ndėrsa ka kuptim vetėm pėr njė kategori njerėzish. Imazhi ėshtė mediumi i mungesės sė eksperiencės dhe mediumi i rinisė sė pėrhershme. Kush hyn nė imazh nuk plaket mė, dhe kush kundrron njė imazh nuk ka nevojė hiē tė ketė njė tė kaluar, tė ketė kaluar pra ndonjė kohė pėr tė kuptuar e mėsuar gjėra: imazhi mirėpret kėdo, dhe tė strehon patjetėr diku nė vete, qoftė dhe nė sipėrfaqje…



Po tė zbresim nga shifra e kėtij qytetėrimi rinie nevojat e kapitalizmit pėr ushtarė & mish tė ri blerėsish nepsqarė, mund ta reduktojmė thyesėn deri nė rrėzė dhe tė vijmė nė gjykimin se sipėrfaqėsimi I portretit tė Njeriut si I Ri, dhe sipėrfaqėsimi I kėtij tė fundit si mish fizik, dhe sipėrfaqėsimi I kėtij tė fundit fare (mishit) si imazh, e merr formėn e vet bruto nė konkurset e bukurisė femėrore eros dhe ato tė forcės mashkullore thanatos qė anasjelltas aplikohen nė fakt nga tė gjitha sekset njėherėsh pa dallim gjinie. "(S)tadiumet, kėto bordelle tė lavdisė…” “…ku do tė vdesim fare nė njė onanizėm kolektiv”, shkruante nja dy-tri vjet mė parė nė njė “Manifest kundėr mjerimit tė sportit” shkrimtari meksikan Alvaro M. Shtresa (gjithnjė e mė tė gjėra) tė shoqėrisė, duke pėrfaqėsuar rininė e vet nė ikje e sipėr dhe boshin e kohės brenda fanellės identitare tė skuadronit sportiv, mallėngjehen dhe madhėshtohen nė farsa tė vogla betejash pėr poshtėrimin e “atij tjetrit” mė pak tė fortė, nė ankthin pa kosto tė lartė tė tė qenit edhe vetė viktima.

Miss Albania-Miss Greqia 2-1

Populli ynė I zgjedhur me djemtė e vet mė tė zgjedhur tė sportit mė tė zgjedhur (ai qė bėhet me kėmbė) triumfoi para ca javėsh mbi djemtė mė tė zgjedhur tė njė populli tjetėr, jo tė zgjedhur. Ne ishim mė tė fortė. Populli u derdh rrugėve, jehona pushtoi qiellin, flamurėt pushtojnė qytetin, nata bėhet ditė, birra bėhet lumė, nuk flihet mė gjumė, daullet, lodrat, krismat, fishekzjarret, klaksonat: zhurma zallamahike e festės bėhet fibri komunitar qė na bėn tė gjithėve shqiptarė sapo e dėgjojmė dhe boja e kuqe e flamurit rrugėpėrmbytės na hyn nėpėr sy e mė pas nėpėr deje si nė enėt komunikuese varg, e na bėn tė gjithėve barazisht, duam apo s’duam shqiptarė. Qeveria, si e do adeti, zgjidh qesenė dhe paguan shtrenjtė trofenė duke I gostitur gjithė djemtė e topit me para tė madhe pėr atė sesi na bėnė tė ndjehemi.
Nė territorin e grave, konkurset e bukurisė shėnohen edhe ato me zhurmė e bujė specifike, sigurisht jo aq tė madhe si e stadiumit, nė mėnyrė qė gratė e reja tė mos I zerė paniku e tė braktisin me tė katra pasaralelėn, ashtu gjysėm ēipllak. E veēanta e konkursit tė bukurisė ndėr shqiptarėt ėshtė se I pari syresh, nė fillim tė viteve ’90 u emėrtua Miss Albania. Vuajerizmit thelbėsor rreth kėtij panoptikoni epidermik, I shtohej ideja se nė fakt nuk janė vetėm meshkujt shqiptarė dhe nėnat e plakura tė konkuruesve qė vėzhgojnė me sy e gojė tė njoma tė adhuruarat e tyre, po ama edhe krejt bota po na I shikon vajzat tona… e kėshtu edhe ata ta kuptojnė se ne jemi si Ata (me kėmbė, duar, gollgane etj, etj) dhe me anė tė kėtij konfirmimi kuptojmė pastaj edhe ne vetė se jemi si bota, (sigurisht, bota e qytetėruar). E shpjeguam pak mė lart nė fakt, dallimin midis eksperiencės paraprake qė lyp shkronja, dhe asgjėsė qė s’lyp imazhi, e pra nuk dihet sesi u gjet e nevojshme qė tė pėrkthehej ky muhabet nė Miss Albania kur bėnte mu paraprakisht edhe pa anglisht, edhe pa fjalė hiē. Por e veēanta tjetėr e jonė ėshtė se duke qenė njė popull me pikpamje tė ndryshme pėr veten, hiq missrat e rrangut lokal, kemi kėshtu veē Miss Albanias edhe Miss Shqipėrinė, Miss Dardaninė, Miss Kosovėn, ndoshta Miss Ēamėrinė e tanimė edhe Miss Diasporėn. Njėlloj si edhe Miss Albania, ky Miss I fundit (konkretisht: Miss Albania in Italia 2004) ėshtė njė konkurs pėr eksport, dhe kėrkon mbase qė tė ngeshmit (po ama ata shumė tė ngeshmit) nė Evropė, ta marrin vesh mirė forcėn dhe vlerėn e bukurisė shqiptare, jo mė tė asaj qė pėr pak euro bėhet e jotja natėn nėn dritėn mistike tė semaforit, jo harroje atė, fshije, kujto kėtė tjetrėn, me gati po atė veshje, nėn dritėn zyrtare tė prozhektorit nė skenė. Ndėrkaq, Miss Albania e vėrtetė, Zonjusha Shqiptare mė e njohur e gjithė kohėrave, qė s’po ia pėrmendim emrin nė kėtė paragraf nė shenjė respekti, me po aq shpenzime pėr t’I promovuar nė botė shqiptarėsinė sa edhe organizimi I vetėm njė konkursi mishi, mund tė na e ndihmonte njė milion herė mė tepėr reputacionin globalisht. Por ama, pėrfundimisht, qeveria e bizneset e mėdha shqiptare a arvanite (si telefonitė e bankat p.sh.) kanė zgjedhur tė derdhin para pa hesap kryesisht vetėm pėr misset & futbollin.
Tranzicioni I shumėpėrfolur I vendit duhet parė si njė nomadizim, ku nė shpėrnguljen e pėrhershme drejt mirazhit, objektet e vetme kulturore reduktohen nė ato mobilet, lehtė tė transportueshmet: letėrsia orale (nė rastin tonė zhargoni, mish-mashi gramatik, jingle-t e reklamava dhe titujt skandalistikė) si edhe tatuazhet ( nė rastin tonė korporalizimi I kulturės, anonimati ultraegzibicionist nė modėn pėrdita ). Nė kėtė peisazh tė lėvizshėm, gjithnjė me atė motivimin pėr konkursin e vlerave rinore qė thamė, (pėr tė rrėfyer se edhe ne jemi si Ata, biles herė-herė edhe mė tė fuqishėm dhe mė tė bukur), gjithė paraja, zhurma dhe publiciteti pėr futbollin e missin, duket se motivohen nga njė lloj nacionalizmi light , nacionalizėm pa mit e shpirt, por me mish e sport, pa kokė, por me kėmbė (ose na falni pėr shprehjen, shalė). Bakshishet e majme qeveritare dhe sponsorizimet e fuqishme tė biznesit pėr kėmbėsorinė nacionaliste tė misseve dhe futbollistėve, janė nė fakt para qė shpenzohet pėr kultin e rinimit publik, janė para pėr njė lifting kolektiv, pėr njė operacion tė dėshpėruar pajisjeje me vlera qoftė edhe nga ato tė lirat fare, qoftė edhe vetėm me mbathje, para pasqyrės sė botės ku prej kohėsh vetėm skuqemi…
2004

Republick of Albanania, ORA, 2005

http://www.ervinhatibi.com/notes_04.html


----------------------------------------
Pa diturinė s'kuptohet e vėrteta
Pa diturinė s'largohet e meta
Pa diturinė vlerė nuk ka jeta
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio