Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> Soros dhe treshja Berisha-Nano- Rama
ardi_pr
  Postuar nė: 18.01.2007, 16:22
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 811
Antari Nr: 1964
Bashkangjitur: 03.08.2006



Soros dhe treshja Berisha-Nano- Rama

http://www.sot. com.al/index. php?option= content&task= view&id=38763& lang=

Wednesday, 17 January 2007
Nga Kastriot Myftaraj - Kur lexon vetėparaqitjen e synimeve
tė Fondacionit “Soros” nė Tiranė dhe e krahason atė me
veprimtarinė e Fondacionit “Soros”, nuk mundet mos tė
habitesh nga diskrepanca (mospėrputhja) e thellė mes
qėllimeve tė shpallura dhe veprimeve nė praktikė.Nė letėr:
«Fondacioni Shoqėrisė sė Hapur pėr Shqipėrinė (OSFA) ėshtė
themeluar nė vitin 1992 dhe ka pėr mision krijimin e disa
elementeve strukturore tė Shoqėrisė sė Hapur, tė tilla si:
njė shtet demokratik tė bazuar nė ligjin e sė drejtės, njė
shoqėri civile vitale, komunitete qė nxisin vetėveprimin
dhe aksionin social, individė me pėrkushtim shpirtėror ndaj
vlerave demokratike dhe nė luftė kundėr korrupsionit si dhe
kapacitete intelektuale qė i shėrbejnė mishėrimit tė
Shoqėrisė sė Hapur. Nė kėtė kuadėr bėn pjesė edhe
inkurajimi i mendimit kritik, respektimi ndaj diversitetit
tė opinioneve, mbrojtja e tė drejtave tė minoriteteve e
shtresave tė margjinalizuara dhe nxitja e zhvillimeve
alternative nė kulturė. Kėto synime OSFA i realizon pėrmes
njė sėrė programesh nė fushėn e arsimit, kulturės, rinisė,
medias, botimeve, gruas, shėndetit publik, bibliotekat
etj». ( http: // www. soros. al) Nė praktikė, Fondacioni
“Soros” nė Shqipėri, qė nga krijimi i vet ka funksionuar si
shtabi qė financon dhe drejton njė guerrilje intelektuale,
tė llogaritur pėr tė bėrė diversion dhe pėrmbysje politike
dhe mendore nė shoqėri, sipas interesash tė caktuara.
Fondacioni “Soros” nė Shqipėri gjithherė gjatė kėtyre 15
viteve ėshtė angazhuar fuqimisht pėr pėrmbysjen e njė
lideri politik nė pushtet, i djathtė ose i majtė sipas
rastit dhe ka punuar aktivisht pėr kėtė gjė, me njė
ekstremizėm dhe brutalitet qė supozohet tė jetė i huaj pėr
shoqėrinė civile, duke vėnė nė dispozicion tė kėsaj
lėvizjeje fonde tė mėdha financiare dhe mbėshtetje
ndėrkombėtare mediatike dhe politike. I pari politikan
shqiptar nė pushtet, qė u vu nė shėnjestrėn e Soros ishte
Sali berisha, nė kohėn qė ishte President i Republikės. Nė
mars 1997, financieri i Fondacionit “Soros” nė Tiranė, Olsi
Rama, vėllai i Edi Ramės, i cili nga ana e vet ishte anėtar
i bordit drejtues tė Fondacionit “Soros”, deklaroi nė
hollin e “Rogner”, nė prag tė nisjes sė tij nė SHBA-tė, ku
do tė qendronte pėr shumė vite: “Unė po iki, misionin e
kryem; Berishėn e rrėzuam nga pushteti”. Kėto fjalė
shprehnin njė tė vėrtetė. Fondacioni “Soros” nė Shqipėri,
qė nga krijimi nė vitin 1992, erdhi duke e rritur
angazhimin e tij nė mbėshtetje tė opozitės sė majtė pėr ta
rrėzuar pushtetin e PD-sė, tė identifikuar me Presidentin
Berishėn. Nė vitin 1996 arriti njė moment kur Fondacioni
“Soros” nė Shqipėri (Fondacioni “Shoqėria e Hapur pėr
Shqipėrinė”), me tė gjitha strukturat e tij, u bė
praktikisht pjesė e opozitės sė majtė. Nė vitin 1996
Fondacioni “Soros” mori pėrsipėr drejtpėrdrejt financimin e
gazetės kryesore qė mbėshteste opozitėn, “Koha Jonė”. Mjaft
qė tė shikosh titujt e kėsaj gazete gjatė njė viti, qė nga
dita qė ajo filloi tė financohet nga Fondacioni “Soros” nė
verėn e vitit 1996 dhe deri nė verėn e vitit 1997, pėr tė
kuptuar se qėllimi i Fondacionit “Soros” ishte tė krijonte
njė media tė llojit tė agjitacionit paramilitar. Nė 1998
Fondacioni “Soros” financoi botimin e librit tė Frrok Ēupit
“Vlorė 1997”, me artikuj ultraradikalė , praktikisht me
gjuhė militare, tė botuar nga Ēupi gjatė ngjarjeve tė vitit
1997. Libri i Ēupit me shėnimin e financimit nga Fondacioni
“Soros” ėshtė epitome e angazhimit tė Fondacionit “Soros”
nė ngjarjet e vitit 1997 nė Shqipėri. Nėse edhe Frrok Ēupi
na qenka njeri i “shoqėrisė sė hapur” sorosiane, atėhere na
krijohet njė ide e qartė mbi atė se ē’ ėshtė “shoqėria e
hapur”. I gjithė bordi drejtues i Fondacionit “Soros” u
angazhua drejtpėrdrejt politikisht nė anėn e opozitės sė
majtė, madje nė linjėn mė radikale tė saj. Nė 28 janar
1997, pasi protestat e opozitės nė shumė qytete tė vendit u
shkallėzuan deri nė sulme ndaj institucioneve dhe djegie tė
tyre, 18 intelektualė, qė paraqiteshin sit ė pavarur nga
partitė politike, iu drejtuan opinionit publik shqiptar dhe
ndėrkombėtar me njė promemorje mbi zhvillimet nė vend. Nė
krye tė nėnshkruesve tė kėsaj promemorjeje ishte Agim
Isaku, drejtor i Fondacionit “Soros” nė Shqipėri, ndėrsa
pas tij vinin emrat e pothuajse gjithė anėtarėve tė bordit
tė Fondacionit “Soros”, qė nga Edi Rama, tek Fron Nazi
(alias Fran Nazi -ai e ka gjetur tė nevojshme ta ndryshojė
dhe emrin), njė person shumė interesant ky, i ardhur nga
SHBA-tė nė 1991 pėr tė krijuar Fondacionin “Soros” nė
Shqipėri, i cili ishte i biri i njė njeriu qė ishte
arratisur nga Shqipėria komuniste nė rrethana tė dyshimta,
pas tė gjitha gjasave nė njė kombinacion tė Sigurimit tė
Shtetit. Nė kėtė promemorje gjendet edhe njė apologji pėr
sulmet ndaj institucioneve dhe zjarrvėniet, njė ide e
ēuditshme kjo pėr njerėz tė shoqėrisė civile, posaēėrisht
tė shoqėrisė sė hapur sorosiane: “Ėshtė e pritshme qė njė
popull qė nuk e le t’ i korrigjojė institucionet e
pushtetit me votėn dhe opozitėn e tij, t’ i korrigjojė ato
me flakė”. (cituar sipas “Pėrpjekja”, nr. 9, 1997, f. 3)
Kėshtu, nė shoqėrinė e hapur popperiano-sorosian e,
zjarrvėnia del si njė mjet legal i protestės, dhe
zjarrvėnėsit u shpallėn si njerėz tė “shoqėrisė sė hapur”,
duke krijuar precedentin qė gjithkush ta pėrdorė kėtė
logjikė. Pas ardhjes nė pushtet tė PS-sė nė vitin 1997
njerėzit e Fondacionit “Soros” nė Tiranė morėn poste tė
larta, duke filluar qė nga drejtori ekzekutiv, Agim Isaku,
qė u bė fillimisht ambasador nė Spanjė, pėr tė qenė pastaj
shef kabineti dhė kėshilltar politik i kryeministrave
socialistė, tek Edi Rama, qė u bė ministėr kulture dhe
kryetar i Bashkisė sė Tiranės, pėr tė pėrfunduar kryetar i
PS-sė, madje post mori edhe gruaja e Remzi Lanit, qė zuri
vendin e Isdakut nė ambasadėn shqiptare nė Spanjė. Kur
Fatos Nano u bė kryeministėr, nė vitin 2002, ai duke dashur
qė tė kishte mbėshtetjen e Sorosit, mori si kėshilltar
politik ish-drejtorin ekzekutiv tė Fondacionit “Soros” nė
Shqipėri, Agim Isakun. Por tashmė Fatos Nano ishte vėnė nė
shėnjestrėn e Soros, si Berisha kur ishte President i
Republikės. Nė vitin 2003, nėn kujdesin e George Soros nė
Shqipėri u krijua Lėvizja “Mjaft”, e konceptuar si
guerrilje e shoqėrisė civile, me synimin pėr tė bėrė
diversion politik deri nė pėrmbysjen e pushtetit ekzistues,
sipas shembullit tė lėvizjeve qė ishin krijuar nė vende tė
tjera tė Europės Lindore. Lėvizja “Mjaft” ishte dhe ėshtė
njė aneks i Fondacionit “Soros” nė Shqipėri. Nė vitin 2003,
kur u krijua Lėvizja “Mjaft”, Fondacioni “Soros” shpalli
projektin e tij pėr t’ u shndrruar nė njė rrjet OJF-sh, tė
ashtuquajtura Rrjeti i Shoqėrisė sė Hapur (“shoqėria e
hapur” ėshtė termi i parapėlqyer sorosian), qė do tė
synonin tė influenconin mbi politikėn me anė tė lėvizjes
qytetare. Krijimi i Lėvizjes “Mjaft” ishte pjesė e kėtij
projekti. Nė nėntor 2006, George Soros, gjatė vizitės sė
vet nė Tiranė, e promovoi personalisht tė ashtuquajturin
Rrjeti i Shoqėrisė sė Hapur, duke e pasur Lėvizjen “Mjaft”
si pjesė tė kėtij rrjeti. Lėvizja “Mjaft”, me t’ u krijuar
nė vitin 2003 filloi njė fushatė shumė aktive kundėr
qeverisė “Nano”, qė arriti deri nė pėrplasje nervoze mes dy
palėve. Me synimin e qartė pėr ta bėrė kryeministrin Nano
qė tė humbte kontrollin e nervave dhe tė kėrkonte ndjekjen
penale pėr krerėt e Lėvizjes “Mjaft”, ēka do tė bėnte qė
Nano tė pėrcaktohej si “despot” i “shoqėrisė sė mbyllur”
kjo protestė u shkallėzua deri nė vulgaritete tė llojit tė
protestės para kryeministrisė tė njė grupi vajzash tė
veshura me fustan nusėrie, qė thoshin se kanė ardhur tė
bėhen “zonjė e parė”, duke u martuar me kryeministrin.
Vajzat, duke filluar qė nga e fejuara e rradhės e Erion
Veliajt, shkonin me rradhė tek kreu i “Mjaft”, Erion
Veliaj, qė u jepte tė provonin kėpucėn e Hirushes, pėr tė
gjetur se cila do tė ishte fatlumja. Ironia do tė ishte
sikur, duke ditur tė fejuarat qė ka ndėrruar Erion Veliaj,
njė protestė e tillė tė bėhej para selisė sė “Mjaft”, dhe
vajzat tė provonin “kėpucėn e Hirushes” pėr tė parė se kush
do tė kishte fatin tė bėhej “first lady” e shoqėrisė civile
tė Tiranės. I gjithė aksioni i Fondacionit “Soros” dhe i
“Mjaft” si krijesė e tij kundėr kryeministrit “Nano” ishte
konceptuar dhe po realizohej nė fakt si njė diversion
politik Brenda sė majtės shqiptare. Synimi ishte qė Nano tė
largohej nga pushteti dhe nga drejtimi i PS-sė, nė mėnyrė
qė t’ i hapej rruga njeriut tė zgjedhur tė Sorosit, Edi
Ramės. Nė prag tė zgjedhjeve tė vitit 2005, njeriu i Soros
nė Shqipėri, Erion Veliaj nė njė dalje tė vetėn nė
emisionin “Zonė e lirė” u shpreh se ai do tė donte qė nė
krye tė PS-s tė qe Edi Rama, ndėrsa nė krye tė PD-s, Aldo
Bumēi. Por Aldo Bumēi ėshtė qiradhėnės i Fondacionit
“Soros” nė Tiranė, duke qenė se ndėrtesa ku ėshtė selia e
Fondacionit “Soros” nė Tiranė ėshtė pronė e tij. Kėshtu
sorosiani veliaj kėrkonte qė tė dy krahėt e politikės
shqiptare tė kontrolloheshin praktikisht nga dy rrogtarė tė
Soros. Qė aksioni i Lėvizjes sorosiane “Mjaft” kundėr
kryeministrit “Nano” ishte i njė ekspedient pėr t’ i hapur
rrugėn Edi Ramės, kjo kuptohej qartė nga fakti se Lėvizja
“Mjaft”asnjėherė nuk ka bėrė protesta kundėr Bashkisė sė
Tiranės, sė drejtuar nga Edi Rama, edhe pse kjo ka shumė
probleme, qė nga ēmimet e shtrenjta tė apartamenteve pėr
shkak tė korrupsionit tė Edi Ramės nė dhėnien e lejeve tė
ndėrtimit dhe tė ruajtjes sė monopoleve nė ndėrtim, tek
korrupsioni nė tenderat bashkiakė tė ndėrtimit tė rrugėve,
ku pėrgjithėsisht fitues a priori ėshtė Koēo Kokėdhima, dhe
ku shumė rrugė kanė filluar tė prishen si pasojė e cilėsisė
sė keqe tė punimeve. Lėvizja “Mjaft” nuk bėri njė protestė
kundėr Edi Ramės kur ai doli para kamerave nė vjeshtėn e
vitit 2005, nė Bulevardin “Zogu I”, pėr tė thėnė se ky
bulevard ishte ndėrtuar para 70 vjetėsh dhe se pasi u
rishtrua tash, do tė kalonin edhe 70 vjet para se njė
tjetėr kryebashkiak tė priste shiritin e punimeve tė
rindėrtimit tė tij. Kur vetėm pas disa muajsh kamerat e
televizioneve treguan qartė shenjat e dėmtimeve tė kėsaj
rruge pėr shkak tė punimeve me cilėsi tė keqe. Por
megjithatė Lėvizja “Mjaft” nuk bėn protesta ndaj Edi Ramės,
pasi Edi Rama ėshtė njeriu pėr tė cilin George Soros mė sė
shumti ka investuar nė Shqipėri qė nga viti 1992, qė tė
rritet si njė person publik dhe si njė politikan. Lufta qė
i bėnte Lėvizja sorosiane “Mjaft” u bė pėr Nanon temė
batutash qė ai i drejtonte kėshilltarit tė vet Agim Isaku,
duke i thėnė se ku kishte njeri me mentalitet mė tė madh tė
“shoqėrisė sė hapur” qė kėrkonte Sorosi, se ai Fatos Nano
qė njeriun e Sorosit (Isakun) e mbante nė stafin e vet tė
ngushtė. Sali Berisha, para zgjedhjeve parlamentare tė
vitit 2005, ku pėrgatitej qė tė vinte nė pushtet, kėtė herė
kishte mbėshtetjen e Fondacionit “Soros” nė Tiranė dhe tė
krijesės sė tij Lėvizjes “Mjaft”, qė nė vitet 2003-2005,
praktikisht ishte nė njė linjė me opozitėn. Duke ditur
rolin qė kishin pasur sorosianėt nė pėrmbysjen e tij herėn
e parė qė kishte qenė nė pushtet, Berisha u kujdes qė t’ i
afronte sorosianėt nė stafin e vet tė ngushtė. Kur Sali
Berisha, nė janar 2005, gjashtė muaj para zgjedhjeve
parlamentare prezantoi Komitetin e Orientimit tė Politikave
(KOP) nė krah tė djathtė tė tij rrinte kryetari i Bordit tė
Fondacionit “Soros“ nė Tiranė, Edmond Leka, President i
“Western Union”, i cili njėherėsh ishte dhe anėtar i KOP.
Kjo simbolikė kishte kuptimin qė Berisha kishte bekimin e
Soros pėr t’ u rikthyer nė pushtet. Nė qeverinė “Berisha”
tė krijuar pas ardhjes sė PD-sė nė pushtet, sorosianėt qenė
tė pranishėm, me ministrin Genc Ruli, i cili qė nga viti
2002 ishte anėtar i Bordit tė Fondacionit “Soros”, si dhe
me ministrin Aldo Bumēi, i cili ėshtė qiradhėnės i
Fondacionit “Soros” nė Tiranė, duke qenė se ndėrtesa ku
ėshtė selia e Fondacionit “Soros” nė Tiranė ėshtė pronė e
tij. Nuk dihet nėse e kuptonte Berisha se Soros e ndihmoi
tė vinte nė pushtet, pasi i duhej largimi i Nanos qė t’ i
hapej rruga Edi Ramės tė dilte nė krye tė PS-sė, dhe se
pastaj Soros do tė kėrkonte dhe largimin e Berishės, qė tė
zhdukej pėrfundimisht rreziku “Nano” pėr Edi Ramėn, pasi me
largimin e Berishės, zhdukje ēdo mundėsi pėr rikthimin e
Nanos? Pas ardhjes sė PD-sė nė pushtet Soros, shumė shpejt
e vuri nė shėnjestėr kryeministrin Berisha, duke drejtuar
kundėr tij Lėvizjen “Mjaft” dhe duke nėnprodukte tė saj si
“Aksioni Civil”. Sigurisht qė struktura tė shoqėrisė civile
si “Mjaft” duhet tė bėnin oponencė ndaj qeverisė, por
mėnyra se si po bėhej kjo, tradhėtonte synimin e qartė pėr
ta larguar pėrfundimisht Berishėn nga politika. Berisha
sigurisht ka gabime tė mėdha, por kur njė kryeministėr i
zgjedhur me votėn e lirė, atakohet vetėm njė vit pas
ardhjes nė pushtet, me skemat qė u pėrdorėn nga homologet
sorosiane tė “Mjaft” nė Ukrainė, Gjeorgji, Serbi dhe
Bjellorusi, si njė autokrat, kundėr tė cilit duhet ngritur
njė “aksion civil”, atėhere kėtu nuk kemi tė bėjmė me njė
angazhim civil por me njė diversion politik. Aq mė tepėr
kur shikon liderėt e “Aksionit Civil” qė deklaruan nė tetor
2006, nė “Opinion“ nė Tv Klan, Andrea Stefani dhe Mustafa
Nano se midis atij qė ata e quajnė autoritarizėm dhe
korrupsionit, ata shohin si mė tė rrezikshėm
autoritarizmin, ēka do tė thotė se “Aksioni Civil“ ėshtė
njė lobing nė favor tė korrupsionit, me pretekstin e luftės
kundėr autokracisė sė supozuar. “Aksioni Civil“, i
konceptuar si njė lėvizje qė synon tė largojė nga politika
Berishėn dhe Nanon, nė dobi tė Edi Ramės, ėshtė njė lėvizje
qė ka bėrė njė aplikim pėr fonde financiare tek Fondacioni
“Soros“ nė Tiranė dhe e ka fituar atė, duke iu mbuluar tė
gjitha shpenzimet, ēka e bėn atė njė lėvizje proteste
luksoze, me dieta tė majme. Kėshtu, ēdo minutė qendrimi e
Erion Veliajt, Mustafa Nanos, Andrea Stefanit, Skėnder
Minxhozit, Ylli Rakipit etj, nė tubimet e “Aksionit Civil”
dhe ēdo fjalė e thėnė prej tyre nė to paguhet, ashtu siē
paguhet dhe koha e angazhimit nė kėtė lėvizje. E
pėrbashkėta e tė gjithė kėtyre njerėzve ėshtė se ata nuk
kanė kritikuar kurrė Edi Ramėn. Por gjėja mė e ēuditshme
dhe mė sinjifikative ėshtė se “Aksioni Civil” financohet
dhe nga biznesi personal i tė quajturit si kryetari i KOP,
Edmond Leka (ky vazhdon tė jetė kryetar i Bordit tė
Fondacionit “Soros”), nė cilėsinė e Presidentit tė
kompanisė financiare “Western Union-Albania” . Ekziston njė
kontratė me shkrim sipas sė cilės “Western Union- Albania”
paguan shpėrblimet e aktivizmit civil tė njėmbėdhjetė
njerėzve VIP tė “Aksionit Civil”, qė nga Mustafa Nano tek
Andrea Stefani, Skėnder Minxhozi etj. Nė fillim tė vitit
2006 Edmond Leka u bė botuesi i njė gazete (“Shqip”), qė
shpejt u bė gazeta mė antiberishiane nė qarkullim, homologe
e “Koha Jonė” nė vitet 1996-1997. Si pėr tė bėrė lidhjen
mes dy kohėve qė nė fillim analisti kryesor i kėsaj gazette
doli Frrok Ēupi. Kėtė Berisha nuk mundi ta toleronte, pasi
Ēupi luftėn kundėr Berishės e bėnte nė terma fetare duke e
quajtur “fundamentalist islamik”. Prandaj Berisha i ēoi
fjalė ish-krahut tė vet tė djathtė nė KOP se nėse Ēupi do
tė vazhdonte tė shkruante nė gazetėn e tij, atėherė ai
(Berisha) kėtė do ta kuptonte si njė mesazh se jo vetėm
miqėsia e tyre kishte marrė fund, por edhe se ishin bėrė
pėrfundimisht armiq. Pas kėsaj Leka nuk guxoi ta ēojė
sfidėn mė tej dhe e largoi Ēupin nga gazeta. Ēupi e zbuloi
lojėn duke e akuzuar publikisht me emėr Edmond Lekėn sikur
e largoi me porosi tė Berishės. Por kjo ndodhi nė pranverėn
e vitit 2006, ndėrsa mė pas Leka u bė financues i “Aksionit
Civil“ dhe gazeta e tij mbeti gazeta mė antiberishiane nė
qarkullim pas “Zėrit tė Popullit“. Kjo tregon se sorosianėt
i kanė shpallur luftė Berishės. Tashmė jemi nė fazėn kur
ėshtė duke u zhvilluar beteja finale pėr tė pastruar
politikėn shqiptare nga ata si Berisha dhe Nano qė janė
pengesa qė Edi Rama tė dominojė politikėn shqiptare. Edi
Rama mbėshtetet nga Soros se ėshtė me identitet tė dyzuar,
duke qenė nga njė familje me origjinė tė largėt hebreje,
dhe ai ka rigjetur identitetin hebre dhe ėshtė bėrė pjesė e
njė projekti tė Soros pėr ngritjen nė pushtet tė
kriptohebrejve. Ėshtė sa e ēuditshme aq edhe sinjifikuese
qė Edi Rama, njeriu mbi tė cilin ka investuar mė shumė
Soros nė inteligjencėn dhe politikėn shqiptare, pėr tė
pėrcjellė modelin e “shoqėrisė sė hapur“, ėshtė njeriu qė
ka pėrcjellė filozofinė e konfliktit mė tepėr se kushdo me
fjalė dhe veprime. Kjo tregon se qėllimi i angazhimit tė
Sorosit nė shoqėrinė shqiptare ėshtė shkallėzimi i
konfliktit. Kur Edi Rama, kėrcėnoi me luftė civile nė rast
se nuk shtyhej data e zgjedhjeve vendore, sorosianėt e
“Aksionit Civil” e potencuan ultimatumin e tij. Njė nga
liderėt e “Aksionit Civil”Andrea Stefani, nė njė debat
televiziv nė “Opinion”, nė Tv Klan, u bė zėdhėnės publik i
ultimatumit, duke thėnė se duhen shtyrė zgjedhjet qė tė
shmanget lufta civile. Ky qe stili i Musolinit nė
Konferencėn e Mynihut, qė duke thėnė se duhen lėshuar
Sudetet qė tė shmanget lufta, nė fakt mbėshteste Hitlerin.
E pra, a nuk duhej qė ky Stefani i paguar nga Fondacioni i
Soros dhe nga biznesi personal i kryetarit tė Bordit tė
fondacionit “Soros“ (pėr kėtė ka edhe njė kontratė me
shkrim) tė shprehej kundėr pėrdorimit tė luftės civile si
kėrcėnim pėr tė arritur qėllime politike? A nuk duhej qė
Fondacioni “Soros” dhe kryetari i bordit tė tij tė
distancoheshin pas kėsaj nga “Aksioni Civil“? Nė kėto
rrethana ka ardhur koha qė shoqėria shqiptare ta kqyrė mė
me vėmendje Fondacionin “Soros“ kėtė strukturė tė dyshimtė,
qė veē tė tjerash funksionon edhe si njė shėrbim sekret
privat, duke dhunuar ligjin shqiptar. Nė kėto rrethana ka
ardhur koha qė shqiptarėt tė bėjnė disa pyetje, duke
filluar qė nga ajo se pėrse Fondacioni “Soros“, i cili nė
projektin e Piro Mishės “Libra pėr njė Shoqėri tė Hapur“ ka
botuar shumė libra nė shqip, nuk ka pėrkthyer dhe botuar
librin qė i ka dhėnė titullin kolanė, pra librin e Karl
Popper “Shoqėria e Hapur dhe armiqtė e saj“? Se veprimet e
sorosianėve dalin tė jenė ato njė shoqėrie tė mbyllur? A
nuk ėshtė koha qė tė fillojė njė lėvizje qytetare pėr
dėbimin e Fondacionit “Soros” dhe tė nėnprodukteve tė tij
si “Mjaft”, si qendra diversive tė shoqėrisė sė mbyllur.


----------------------------------------
Atdhetar jam, por edhe fetar si duhet. Atdhetari pėrse turp tė ketė tek thotė e dua me shpirt fenė e vet. Hafiz Ali Korēa
PMYahoo
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio