Studentet.info
 Kėrko      Antarėt      Aktivitet


  Reply to this topicStart new topicStart Poll

> KOSOVA HYRI NĖ VITIN E RI...
ardi_pr
  Postuar nė: 18.01.2007, 16:33
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 811
Antari Nr: 1964
Bashkangjitur: 03.08.2006



Kosova hyri nė Vitin e Ri-me urime pėr pavarėsi… Pavarėsi apo
Vartėsi…?

"Duhet tė reagosh ndaj sė keqės qė tė mos bėhesh fajtor pėr
ngadhnjimin e saj"
-Kant-i


Nė shoqėritė me organizim tė papėrgjegjshėm, shkruan
Rajt Mills, mundėsitė e veprimit tė intelektualit tė pavarur
ngushtohen shumė. Vetė kjo gjendje ndikon, jo vetėm qė intelektuali
t'u shėrbejė grupeve dhe institucioneve pėr manipulimin e njerėzve,
por edhe vetė ai do tė jetė i manipuluar.
Kur sundon forca mbi mendjen, atėherė, thotė Mills, autoriteti
i sė vėrtetės zėvendsohet nga e vėrteta e
autorizuar.

E vėrteta e autorizuar pėr Kosovėn

Viti 2006 shkoi. Kosova gjatė vitit 2006, qė posa
shkoi, rėndė e pėsoi. Kosova rėndė e pėsoi nė ekonomi, arsim
shėndetėsi, sidomos nė energjetikė, gati pėr ēdo ditė pa dritė e
xhepat t'u na fikė, duke na lėnė nė terr e xhepat t'u na shtjerrė…
Viti qė shkoi, rėndė na dėrmoi, shumė na mashtroi,
sepse premtimet pėr Kosovėn e pavarur nuk u realizuan,
kurse "Kosovės sė lirė", nėn UNMIK, telashet, hallet, ju shtuan… Tė
gjitha premtimet, nga vendorėt dhe ndėrkombtarėt, pėr shqiptarėt, u
avulluan me shpejtėsi, sepse Kosovės as viti 2006 nuk i solli
pavarėsi…
Statusi u shtye, me kėtė, Kosova u fye. Kjo shtyrje,
pėr Kosovėn, vėrtetė ishte fyerje.
Kėtė shtyrje tė pavarasisė e kemi peshkesh pėr shkak
tė zgjedhjeve tė Sėrbisė…Qė tė mos radikalizohet Sėrbia - Kosovės ju
shtye pavarėsia…! Kjo, thėnė shkurt, ishte e vėrteta e autorizuar,
qė e pengoi Kosovėn pėr t'u pavarėsuar…
Kėshtu, pra, as nė fund tė vitit 2006, pavarėsi pėr
Kosovėn s'ka! Kėshtu, pėrsėri, Kosova hyri nė Vitin e Ri – duke
pritur pavarėsi, apo njė tjetėr vartėsi…?!


Viti i Ri – me urime pėr pavarėsi…


Viti 2007 filloj me urime . Filloj me urime, me
pėrqafime, por edhe me shkrepje enorme fishekzjarrėsh dhe tė shtėna
tė shumta armėsh. Pati edhe vrasje e dhjetėra tė plagosur, prej
fishekzjarrėsh dhe prej tė shtėna armėsh. Natėn e Vitit tė Ri u
plagosėn edhe disa fėmijė…
Me gjithė kėto pasoja tragjike, kremtimi i Vitit tė
Ri nė Kosovė vazhdoj nė mėnyrėn mė kaotike; me pije tė ndryshme, nė
veēanti me e raki, me kėngė, valle, vallėzim, e kallėn krejt e
bėnė flakė e tym…! Me hajgare, pa lidhje, me mahi, me gjurulldi, zi
e ma zi…!Pse? Sepse ky Vit'i Ri, mė nė fund, Kosovės do t'i sjellė
pavarėsi…!
Pavarėsia - Kjo fjalė e bukur, fjala mė e lumtur…
Por, s'duhet harruar vargjet qė Gėte i ka shkruar:


Fjala mė e lumtur
Kthehet nė njė moēal,
Nėse ai qė e dėgjon,
E ka veshin e shpuar.
Ėshtė e kotė tė veprosh,
Gjithēka mbetet e palėvizur!
Mos u dėshpro.
Guri nė ujin e kėnetės
Nuk bėn rrathė.


Kosova hyri nė Vitin e Ri 2007- me urime siē e kemi
zanat. Se viti 2007 ėshtė vit i statusit, tashmė kjo ėshtė gjė e
ditur, por ne, disa u rritem, disa, u plakėm, statusin duke e
pritur…!

Duke pritur "pavarėsinė,"
mos t'harrojmė pėrgjegjėsinė…

Kosova, po na thonė, si gjithmonė, sivjet, kismet, po
bėhet shtet!
Kosova shtet me sovranitet. Po, edhe me pavarėsi. Pėr bukuri! S'ka
urim mė tė mirė pėr Vitin e Ri!
Demek, Kosova, sivjet po bėhet shtet, me sovranitet, me
pavarėsi. Me tė gjitha t'mirat varg e vi…! Por, kur vijnė t'mirat
varg e vi, ruena Zot, s'ka gjė ma zi…!
S'ka gjė ma zi sepse Kosova me kėtė "pavarėsi" ka m'u bė
edhe ma lomsh se tani, e lomshi edhe mė shumė ka m'u pėrzi…!
Kosova shtet, me kismet, do tė bėhet sivjet! Kėshtu na
ėshtė premtuar, shtet jo mė nėn UNMIK, jo shtet i shqiptarėve, por
shtet i qytetarėve, shtet modern, europian, laik, multietnik…!
Do tė bėhet Kosova shtet i zhvilluar, por pa tė drejtė
m'u nda apo me shtet tjetėr, si me Nėnėn Shqipėri, m'u bashkuar…!
Pavarėsia e Kosovės na ėshtė premtuar, por pavarėsia a
ėshtė e kufizuar, e cunguar e kushtėzuar, s'ka rėndėsi, veē le tė
ketė pavarėsi, na thonė, tjerat bėhėn mė vonė…?!
Kosova do tė bėhet shtet sovran, kėshtu na ėshtė
premtuar, por ky sovranitet mund tė jetė jo i vėrtetė. Kosova
shtet me sovranitet, por ky sovranitet mund t'na jep siklet, sepse
s'ėshtė sovranitet taman, sepse Kosova do tė mbikqyret rreptė nga
Bashkimi Europian…

Mbi shtatė vite kaluan qė "Kosova e lirė" nėn UNMIK po
vuan
. Po vuan nėn sundimin e vazhdueshėm neokolonialist tė UNMIK-ut,
kinse pėr t'na mėsuar, pėrgatitur, siguruar prej rrezikut t'armikut…


Njė administratė e thatė, por e mbushur me njerėz
tė "specializuar" , qė kanė ardhė tė paftuar, disa pėr t'u pasuruar,
disa tė tjerė pėr t'u stėrvitur, qė tė jenė edhe mė tė pėrgatitur,
popuj tjerė pėr t'i goditur…" Specialistė" tė ardhur nga mbarė bota,
qė tani do tė zėvendsohen me
"specialistė" tė tjerė nga Europa…


A mund tė jetė Kosova shtet sovran nėn Misionin e ri
europian?



Europa, ku njėzetshtatė shtete janė bashkuar, janė
integruar, po vjen nė Kosovė tonė UNMIK-un pėr ta zėvendsuar…!
Po vjen Europa nė Kosovėn e mbushur me gropa…Po vjen Europa nė Kosovėn
e varfėruar, nė Kosovėn e coptuar, nė Kosovėn e masakruar …
Nė Kosovėn e varfėruar, nė Kosovėn e coptuar, nė Kosovėn e
masakruar, po vjen njė Mision i ri neokolonialist- me
shumė "ekpertė", me shumė "specialistė" …Po vjen pėr t'na ndihmuar,
penguar apo pėr t'na tjetėrsuar…!?
Nuk kemi tė drejtė tė parashikojmė, por kemi tė drejtė
propozimin e Martti Ahtisaarit, kur tė hapet pakoja, rreptė ta
kundėrshtojmė…Rreptė ta kundėrshtojmė sepse vetveten do ta
shkatėrrojmė…
Propozimi i tij nuk ėshtė zgjidhje, por ėshtė njė tjetėr
lidhje. Lidhje me njė tjetėr ny pėr tė mbyllur kėtė ēėshtje me
dry…! Zgjidhja do tė imponohet, qė kjo ēėshtje pastaj tė
arsyetohet…! Tė arsyetohet prej atyre qė vetė janė fajtorė, prej
atyre qė moti janė bėrė horė…

Mision i ri i Bashkimit Europian nuk ka pėr detyrė qė
ta bėj Kosovėn shtet sovran, por ka pėr detyrė Kosovėn ta mbikėqyrė…
Ky Misioni i ri ka pėr detyrė mbi detyrė qė Kosovėn jo
ta pavarėsojė, por rreptė ta kontrolojė…
Ky Misioni i ri neokolonialist me "ekspertė",
me "specialistė
" , ka pėr detyrė mbi detyrė qė Kosovėn rreptė ta
mbikqyrė…! Kjo mbikėqyrje do tė jetė njė tjetėr shtyerje, njė tjetėr
fyerje…
Ky Mision i ri do tė pėrpiqet nga Kosova tė mos tėrhiqet,
derisa Kosova tė paqėsohet, tė qetėsohet, tė rehatohet, tė
tjetėrsohet…

Kur Kosova tė tjetėrsohet, duke u decentralizuar, duke u
coptuar, duke u rikolonizuar, atėherė Misioni i ri europian do tė
thotė: Statusi…? Gėzuar…! Puna jonė, e juaj, me sukses ka
mbaruar…!!!
Pra, ky Mision i ri ėshtė si UNMIK-u i vjetėr, por me
njė emėr tjetėr…

MEXHID YVEJSI, GJAKOVĖ

smil3dbd4e5e7563a.gif smil3dbd4e5e7563a.gif smil3dbd4e5e7563a.gif


----------------------------------------
Atdhetar jam, por edhe fetar si duhet. Atdhetari pėrse turp tė ketė tek thotė e dua me shpirt fenė e vet. Hafiz Ali Korēa
PMYahoo
Top
Llapi_boy
Postuar nė: 18.01.2007, 22:21
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 51
Antari Nr: 5243
Bashkangjitur: 14.01.2007




Respekt per Mexhidin!
PM
Top
Ethnic Albanian
Postuar nė: 19.01.2007, 09:49
Quote Post


Tėrė kohėn flas :)
*****

Posti: Antarė
Postime: 154
Antari Nr: 3787
Bashkangjitur: 02.11.2006




Sen i fort a smil3dbd4e5e7563a.gif
PM
Top

Topic Options Reply to this topicStart new topicStart Poll

 

Postimet janė nė pronėsi tė vet postuesve, redaksia jonė nuk mer asnjė pėrgjegjėsi per permbajtjen e tyre!

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio